“Berisha: FMN nuk duhet të largohet, borxhi do të shkojë 85%” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Berisha: FMN nuk duhet të largohet, borxhi do të shkojë 85%” plus 9 more Lajmi i Fundit


Berisha: FMN nuk duhet të largohet, borxhi do të shkojë 85%

Posted: 06 Oct 2017 08:28 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në një intevistë per Abc News situatën ekonomike në vend. Ai tha se e përkthyer në shifra rreziku që paralajmëroi misioni i FMN-së është një kapërcim i borxghit publik në mbi 80%. Ai kritikoi vendosjen e tvsh mbi biznesin e vogël, ndërsa akuzoi kryeministri Edi Rama se gjithcka po e bën që të fusë në ekonomi paratë e drogës.

MERITA HAKLAJ: Kishim para pak ditësh misionin e FMN në Tiranë, i cili dha konstatimet e tij. Ju keni thënë diçka edhe mbi aktualitetin politik gjatë aktivitetit tuaj në rrjetet sociale. Si I komentoni qëndrimet e FMN në deklaratën e tij përfundimtare?

SALI BERISHA: Unë gjykoj se largimi FMN pa një marrëveshje dhe pa një vendim parlamenti, është një akt aventuresk i Edi Ramës, që, të jemi realist, nuk ka haber nga ekonomia por dhe atij ekipi që është po aq i dobët sa ai vetë. FMN për mendimin tim ishte dhe është i domosdoshëm sepse ekonomia shqipëtare ka sot si shpatë demokleu borxhin publik. Edi Rama, në një akt absurd rriti borxhin nga 62.4% në 76%. Dhe e vërteta është që, me operacionet e tij, me nismat e tij të dy viteve të fundit borxhi sipas FMN me chekun 1 miliardë rritet edhe 7 pikë më shumë, pra arrin në 80%. Por e vërteta është që do shtohen këtu edhe borxhi i koncensioneve, dhe në mënyrë absolute borxhi shkon në 83-85%. Cilido që ka nocionet më elementare të ekonomisë. Le të marrë të lexojë standartin ndërkombëtar të borxhit dhe detyrimit sipas IBSA 32. IBSA 32 është standarti ndërkombëtar i llogarive të qeverisë. E qartë e pa asnjë ekuivok, që çdo garanci qeveritare është borxh dhe vetëm borxh, dhe se partneritetet publik-privat përdoren nga ato qeveri, të cilat kanë rritur në qiell borxhin dhe tani, për të mashtruar qytetarët, gjejnë një formë tjetër të tipit "merr borxh se t'i garantoj unë". Kaq duhet që e tërë ajo sasi borxhi të jetë borxh i qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe Fondi e saktësoi këtë problem, që vetëm 1 miliardëshi që presupozon me partneritet publik-privat, rrit borxhin me 7 pikë. Por, po sipas këtyre standarteve, po kaq e rrisin edhe koncensionet nëse koncensionari është i detyruar të paguajë në vite sasi të caktuar atij që i ka dhënë koncensionin, pra qeveria. Kështuqë pot ë llogarisim këto të dyja borxhi shkon 85%.

Një borxh 85% është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare. Edi Rama verbërish mendon se mund të zëvëndësojë kreditë e FMN me paratë e kanabisit. Krejtësish e kundërta ndohi. Kreditë e FMN jepen dhe shfrytëzohen mbi bazën e një kontrolli ligjor rigoroz, të cilat jo vetëm që nuk dëmtojnë ekonominë por përkundrazi nxisin rritjen.

Kurse paratë e kanabisit janë para që vrasin çdo minutë, çdo orë e çdo ditë konkurrencën në tregun e lirë në këtë vend. Kjo pra nënkupton një shkatërrim të bizneseve të ndershme, shkatërrim të krahut solid të ekonomisë që mbahet me pagesat e taksave e me rregulla, sepse tani hynë thasët e narko-eurove dhe narko-lekëve dhe ata janë në gjëndje të falimentojnë çdo biznes që i vënë vetes qëllim. Ndaj dhe mendoj se FMN nuk duhet të largohet, opozita shpresoj të marrë masa të forta në këtë drejtin dhe parlamenti duhet të ketë një të drejtë të flasë, sepse është ai që ka miratuar marrëveshjen dhe është parlamenti që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë.

The post Berisha: FMN nuk duhet të largohet, borxhi do të shkojë 85% appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Futja e TVSH-së, Vasili: Rama po shkatërron pa mëshirë bizneset e vogla

Posted: 06 Oct 2017 08:15 AM PDT

Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi futjen e TVSH-së për bizneset e vogla, ka shpërthyer debati lidhur me efektet që kjo do ketë në ekonominë e këtyre bizneseve.

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI thotë se Rama po shkatërron pa mëshirë mijëra biznese të vogla.

"Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.

Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.
Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.
Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.
Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës,
supermarketeve të oligarkise", shkruan Vasili.

The post Futja e TVSH-së, Vasili: Rama po shkatërron pa mëshirë bizneset e vogla appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Trump: Nuk do ta lejojmë Iranin të mbajë armë bërthamore

Posted: 06 Oct 2017 08:00 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Irani nuk po e përmbushë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, një vlerësim që pasoi nga raportimet e mediave botërore se Trump po synon të deçertifikojë marrëveshjen e vitit 2015.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me krerët ushtarakë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm 10 ditë përpara afatit për të vendosur nëse do të vërtetonte se Irani është në përputhje me marrëveshjen.

"Ne nuk duhet të lejojnë Iranin… të ketë armë bërthamore", tha ai.

Ai shtoi se "regjimi i Iranit mbështet terrorizmin dhe shpërndanë dhunë, gjakderdhje dhe kaos në gjithë Lindjen e Mesme. Prandaj ne duhet t'i japim fund agresionit të vazhdueshëm të Iranit dhe ambicieve bërthamore. Ata nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së tyre".

Trump-i në vazhdimësi e ka kritikuar marrëveshjen e nënshkruar nga Barack Obama. Ai pati thënë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara se kjo është " një nga marrëveshjet më të kqija dhe të njëanshme që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja".

The post Trump: Nuk do ta lejojmë Iranin të mbajë armë bërthamore appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Stuhia “Xavier”, viktima dhe kaos në Gjermani

Posted: 06 Oct 2017 07:55 AM PDT

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen në Gjermani, prej stuhisë së fuqishme "Xavier" të përplasur furishëm mbi verilindjen e vendit. Me erëra që mbërrinin shpejtësinë 115 km në orë, ajo ka bllokuar rrugë e ka rrëzuar pemë, duke mbjellë panik mes banorëve.

Katër prej viktimave vdiqën në automjetet e tyre, dy të shtypur prej pemëve që u ranë sipër. Paralajmërimet e autoriteteve janë për një stuhi të kategorisë së tretë, që mund të mbërrijë nivelin e katërt, gjë që detyroi zyrtarët e Emergjencës Civile të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit, përfshirë Berlinin, ku njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë derisa stuhia të jetë larguar.

Situata e krijuar solli ngërçe të mëdha të qarkullimit urban.

"Unë kam që në 3 të mëngjesit që pres, por disa njerëz kanë mbetur këtu që prej ditës së djeshme, e nuk kanë mundur të largohen", tha Thomas Nguyen.

"Donim të merrnim trenin për në Mannheim dje në mbrëmje, por nuk arritëm dot për shkak të stuhisë. Kështu që e kaluam natën në hotel, megjithatë, tani sërish po na thonë se nuk lëvizim dot", tha Boris Krieger.

Hekurudhat gjermane e ndaluan përkohësisht lëvizjen e trenave, e vonesa pati edhe nëpër aeroporte. Disa pjesë të sistemit të metrosë në kryeqytet u mbyllën. Një sërë segmentesh rrugore, si ai që lidh Berlinin me Hamburgun, mbetën të pakalueshme, ndërsa mijëra vetë janë ende pa energji elektrike./tch

The post Stuhia "Xavier", viktima dhe kaos në Gjermani appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Pas Donald Lu, flet edhe ambasadori italian: Kriminelët janë kapur, por nuk janë dënuar

Posted: 06 Oct 2017 07:53 AM PDT

Një tjetër ambasador në Tiranë ka shpërthyer pas ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, i cili u shpreh: "Janë 4 familje të mëdha që drejtojnë të gjithë krimin në Shqipëri."

Ka qenë ambasadori Italian ai i cili nga qyteti i Korçës, ka folur këtë të premte në lidhje me luftën kundër krimit, duke thënë se pavarësisht se ka pasur rezultate në luftën kundër kanabisit, qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë në luftën kundër grupeve të mëdha kriminale.

"Italia dhe Shqipëria po bashkëpunojnë prej vitesh në luftën kundër krimit të organizuar. Krimi nuk është fenomen shqiptar, por botëror. Kemi pasur rezultate në luftën kundër kanabisit. Por Shqipëria duhet të bëje më tepër, sidomos për të luftuar grupet e mëdha kriminale. E rëndësishme është që kur të kapen përgjegjësit, të dënohen, gjë që në fakt, deri tani nuk ka ndodhur" – tha ambasadori Cutillo.

The post Pas Donald Lu, flet edhe ambasadori italian: Kriminelët janë kapur, por nuk janë dënuar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Bayerni me trajner të ri, Heynckes: Nuk do rikthehesha askund tjetër

Posted: 06 Oct 2017 07:52 AM PDT

Jupp Heynckes është trajneri i Bayern Mynchen deri në fund të sezonit. Skuadra bavareze ka zyrtarizuar lajmin që prej ditësh qarkullonte në media, për trajneri që do të drejtojë skuadrën, pas shkarkimit të italianit Carlo Ancelotti.

Bavarezët e kanë bërë zyrtar lajmin më faqen e internetit, ku kanë saktësuar se 72-vjeçari do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit në vazhdim.

Heynckes që në rininë e tij ishte pjesë e Borussia Moenchedgladach ka drejtuar edhe 3 herë të tjera më parë Bayern Munachen. Atij ju besua pankina bavareze në sezonet 87-91, ku fitoi 2 tituj kampionë dhe 2 kupa.

Në vitin 2008-2009 pati një rikthimin të shkurtër në Mynih, ku nuk mund të fitonte titullin. Skuadra ju besua për herë të tretë në sezonin 2011, ku në harkun e 2 viteve fitoi kampionatin dhe kupën e Gjermanisë, si edhe Champions League.

“Unë nuk do të kthehesha në ndonjë klub tjetër në botë, por FC Bayern Munich është një punë dashurie për mua. Ekipi im i stërvitjes dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë ekipin të luajë një futboll të suksesshëm sa më shpejt që të jetë e mundur", shkruan Heynckes në Facebook.

The post Bayerni me trajner të ri, Heynckes: Nuk do rikthehesha askund tjetër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Takimi me banorët, Gjiknuri: Himara do rindërtohet, banorët do shpronësohen

Posted: 06 Oct 2017 07:49 AM PDT

Deklarata për media e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pas takimit me banorët në Himarë ku u diskutua mbi planin urbanistik.

Objektet janë përfshirë të gjitha në skemën e shpronësimit. Në përputhje me legjislacionin shqiptar, skema e shpronësimit do të vazhdojë dhe përgjithësisht ajo ka funksionuar edhe për projektin. Nga ana tjetër, ka persona që kanë pretendime në lidhje me tokën apo pronën ku kalon projekti. Ne si qeveri kemi marrë angazhimin që të sjellim një grup të veçantë për të bërë matjet e duhura, identifikimin dhe për të ndihmuar këta njerëz që të marrin çertifikatat, në rastet kur u takojnë dhe në përputhje me ligjin për rastet kur e kanë të trashëguar apo të fituar sipas 7501. Qeveria shqiptare është e vendosur që projekti të vazhdojë por njëkohësisht, të gjithë banorët e prekur, qofshin ata me ndërtime apo troje e toka, të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi.

A ishin dakord banorët me këtë proces?

Në përgjithësi, banorët e panë këtë shumë pozitive. Aty brenda ka edhe individë që përfaqësojnë parti politike apo shoqata të caktuara. Kuptohet, Himara ka probleme më të mëdha me pronësinë. Unë këtu dua tu them të gjithë qytetarëve se çështjet e pronësisë së Himarës, si shumë vende të tjera të Shqipërisë por sidomos në Himarë do trajtohen në vitet në vijim. Ne duam ti japim një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronës këtu. Edhe ajo që unë kam thënë më parë dhe që është bërë premtim edhe nga qeveria për një zyrë shërbimi të hipotekës në Himarë do ta bëjmë realitet. Zgjidhja e çështjeve të pronësisë është një proces që do të marrë më shumë kohë. Ajo që po flasim tani është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës dhe që ndikon për gjithë komunitetin. Vlera e këtyre pronave do të rritet, Himara do të jetë një vend më i vizitueshëm dhe komuniteti himariot do të përfitojë nga investimet që do të bëjë qeveria.

Një nga përfaqësuesit e OMONIA-s akuzoi për diskriminim të minoritetit. Si e konsideroni këtë?

Nuk dua të futem në deklarata politike se çfarë është Himara. Ai, si përfaqësues i OMONIA-s përfaqëson interesat e partisë apo organizatës së tij. Ajo për çka unë isha këtu është se po flisnim për një projekt konkret, me banorë konkret dhe sipas legjislacionit për territorin e Republikës së Shqipërisë, ku gjithë jemi shtetas dhe të barabartë.

Kur nis zbatimi i projektit dhe çfarë përfshin ai?

Do të nisë, pas identifikimit të problematikave të fundit. Projekti përfshin ndërtimin e shëtitores, zgjerimin e disa hapësirave publike. Gjithçka është në interes të publikut dhe nuk bëhet fjalë për projekte privat por për projekt që i shërben gjithë komunitetit.

The post Takimi me banorët, Gjiknuri: Himara do rindërtohet, banorët do shpronësohen appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shoku i Suel Çelës ruante qytetin me kamera, ja si e mbante policinë në vëzhgim

Posted: 06 Oct 2017 07:48 AM PDT

Për t'i shpëtuar arrestimit, Enea Bekteshi kishte instaluar në qytetin e Cërrikut katër kamera sigurie, të cilat monitoronin të gjitha lëvizjet e policisë dhe forcave speciale. 31-vjeçari dyshohet se drejtonte makinën e blinduar që goditi më 18 shtator makinën e policisë në Elbasan.
Sipas burimeve pranë uniformave blu, në gjendje pune kanë qënë katër kamera. E para ishte vendosur te rrethi i konviktit të qytezës, e dyta pranë Medreses, e treta tek rrugica që të dërgon te banesa e kunatit të tij dhe e katërta ishte vendosur poshtë një pallati pesë katësh.

Serverat e këtyre kamerave u sekuestruan nga Policia e Elbasanit dhe u dërguan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkruan ABC News.

Në këtë mënyrë, ai ruante lëvizjet e policisë dhe ishte gjithmonë i gatshëm të lëvizte në rast se pikaste një tentativë për të mësyrë në banesën ku fshihej.

Sipas ABC News, hetimet kanë zbuluar se Bekteshi kishte lënë gjurmë gishtërinjsh te makina 'Audi A8' që goditi policinë. Pavarësisht këtyre provave, i prangosuri Bekteshi vijon të mos flasë gjate marrjes në pyetje. Ai ka kërkuar më shumë kohë dhe procesin e marrjes në pyetje kërkon ta zhvillojë në prani të avokatit.

Emri i Enea Bekteshit ka qenë më herët i skeduar për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasnit. Organi i akuzës së rrethit, kishte kërkuar që ai të mbahej nën mbikqyrje nga forcat operacione speciale, pasi kishte dyshime se ishte përfshirë në atentatin me antitank ndaj banesës së familjes Çapja. Kjo ngjarje e pazakonte ndodhi në fillim të gushtit të këtij viti por fatmirësisht pa viktima. Sipas burimeve nga prokuroria, 31-vjeçari Enea Bekteshi dyshohet se ka qenë në drejtim të automjetit të vjedhur në Durrës, tip BMW X3, qe u dogj në periferi të qytetit të Elbasanit, pasi goditi me antitank ndërtesën e Çapjave. Për atë ngjarje u kërkuar që të mbaheshin nën përgjim edhe dy persona të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

The post Shoku i Suel Çelës ruante qytetin me kamera, ja si e mbante policinë në vëzhgim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ky është rasti kur iPhone të shpëton edhe jetën

Posted: 06 Oct 2017 07:43 AM PDT

Mund të kishte qenë viktima e 59 e marrëzisë së Stephen Paddock, por u shpëtua nga iPhone i saj.

Një vajzë që ndodhej në koncertin "country" të kthyer në shënjestrën e agresorit të Las Vegasit i ka treguar taksistit që e çoi në shtëpi se si telefoni kishte devijuar një plumb, që ndoshta mund t'i kishte marrë jetën. Taksisti i bëri iPhone-it një foto dhe e postoi në rrjetet sociale. Pjesa e sipërme e aparatit është shkatërruar nga plumbi, por e zonja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, nuk ka asnjë gërvishtje.

Në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet e autoriteteve për të zbardhur motivet e masakrës më të madhe me armë zjarri në historinë e vendit. Kreu i policisë së Las Vegasit tha se është me rëndësi që autoritetet të flasin me këdo që e njihte Paddock, ndërsa po përpiqen të identifikojnë ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm. Sipas sherifit Joe Lombardo, duke marrë parasysh numrin e armëve dhe eksplozivëve që autori i ngjarjes kishte në makinën e tij, vështirë të besohet se Paddock e ka kryer sulmin i vetëm.

Hetuesit kanë zbuluar së fundi se 64-vjeçari kishte rezervuar edhe të tjera dhoma me pamje nga sheshe të koncerteve. Në vëmendjen e tij mësohet të ketë qenë edhe Ilinoisi e Bostoni. Një burrë me të njëjtin emër kishte telefonuar për një dhomë në Blackstone Hotel të Çikagos në kohën kur atje zhvillohej festivali i muzikes Lollapalooza, por, sipas menaxherëve, nuk ishte paraqitur kurrë.

Në mesin e frekuentuesve të këtij festivali janë dhe vajzat e ish-Presidentit Barack Obama, Malia e Sasha.

Në një lëvizje surprizë, Shoqata Kombëtare e Armëve mbështeti një ditë më parë vendosjen e rregullave më të ashpra mbi pajisjet e jashtme që i krijojnë armëve mundësinë të qëllojnë me të njëjtin ritëm si automatiku, një hap i rrallë ky, edhe pse i vogël, nga grupimi që i kundërvihet prej vitesh kontrolleve të reja mbi armët.

Paddock kishte përdorur një mekanizëm të tillë për të shtuar fuqinë goditëse të pushkës së vet.

The post Ky është rasti kur iPhone të shpëton edhe jetën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rama sulmohet nga Vasili: Po i heq bukën e gojës biznesit

Posted: 06 Oct 2017 07:35 AM PDT

Deklarata e kryeministrit Rama për biznesin e vogël dhe faktin se të gjithë do paguajnë TVSH ka bërë që ish- kreu i LSI-së, Petrit Vasili të reagojë.

Në një mesazh në faqen e tij të 'Facebook'-ut Vasili theksoi se kryeministri shkatërroi pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.
Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.
Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.
Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s'ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.
Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t'ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës,
supermarketeve të oligarkise.

The post Rama sulmohet nga Vasili: Po i heq bukën e gojës biznesit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.