“Basha: Vendi buzë greminës. PD do nisë aksion politik kundër krimit” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Basha: Vendi buzë greminës. PD do nisë aksion politik kundër krimit
- Sulmohet me thikë në rrugë në Itali, shqiptari në gjendje të rëndë
- 50 të vdekur në Las Vegas, ISIS merr përgjegjësinë
- Sekuestrohen 712 kg drogë në Otranto, arrestohen 3 skafistë
- E rëndë në Tiranë, digjen dy automjete, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme
- Bie nga parashuta, plagoset qytetari nga Kosova në Tiranë
- U kritikua për aktrim në Kuvend, flet Rigerta: Unë nuk mjel dhitë
- Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 30 vjeçari i akuzuar për plagosje
- Iu sekuestruan 32 kg heroinë dhe armë ne banesë, arrestohet shqiptari në Itali
- Atentati me tre të plagosur në Vlorë, Ferdinand Llanaj në spital: Duan të më eliminojnë
| Basha: Vendi buzë greminës. PD do nisë aksion politik kundër krimit Posted: 02 Oct 2017 07:53 AM PDT
"Blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Rama dhe PS u bë falë parave të pista të krimit dhe ndihmës së bandave", ka deklaruar Basha. Edhe pse nuk ka cituar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, që kritikoi strukturat e shtetit për dështim në luftën ndaj kriminalitetit, Basha ka theksuar se shqiptarët e kanë të qartë që qeveria është e blerë. "Sepse kur përdoren lekët e kriminelëve për të ardhur në pushtet, shteti do të jetë krah kriminelëve dhe jo qytetarëve", ka thënë Basha. Në këto kushte, "kur vendi ndodhet pranë greminës", Basha ka njoftuar përgatitjen e një plani nga PD, për të nisur një një luftë që sipas kreut të opozitës do të ketë një përfundim: "mposhtjen e krimit të organizuar". "T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i thuash të luftojë vetëveten. T’i japim vendit zgjidhjen e kësaj gjendjeje duke larguar kartelin krim-politikë", ka shtuar Basha. The post Basha: Vendi buzë greminës. PD do nisë aksion politik kundër krimit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Sulmohet me thikë në rrugë në Itali, shqiptari në gjendje të rëndë Posted: 02 Oct 2017 07:31 AM PDT
Nga të dhënat e para autoritete italiane bëjnë të ditur se pas sulmit të tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy shqiptarët kanë marrë plagë të rënda. Por njëri prej tyre vetëm 25-vjeç ka marrë plagë të rëndë mëlçi dhe mushkëri, ndërsa tjetri është goditur në njërën këmbë. Ata janë marrë me ambulancë dhe janë çuar urgjentisht në spital rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme. The post Sulmohet me thikë në rrugë në Itali, shqiptari në gjendje të rëndë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| 50 të vdekur në Las Vegas, ISIS merr përgjegjësinë Posted: 02 Oct 2017 07:21 AM PDT
Në një deklaratë të publikuar nga media propagandistike e ISIS, Amaq, agjencia lajmëroi se agresori ishte "luftëtar i Shtetit Islamik". Lajmi është bërë i ditur nga media angleze "Independent" edhe pse autoritetet amerikane nuk e kanë hetuar si rast terrorist sulmin e djeshëm. Sulmi me armë në koncertin country në Mandalay Bay Las Vegas është vepër e një 'ujku të vetmuar", që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste". Në këtë pikë në përjashtojnë që ka të bëjë me një akt terrorist edhe pse nuk dihet ende pse ky person ka hapur zjarri në koncert, duke vrarë 50 persona dhe plagosur mbi 200 të tjerë"- ka thënë policia e Las Vegas-it. The post 50 të vdekur në Las Vegas, ISIS merr përgjegjësinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Sekuestrohen 712 kg drogë në Otranto, arrestohen 3 skafistë Posted: 02 Oct 2017 06:58 AM PDT
Po ashtu, blutë tregojnë se kanë arrestuar 3 skafistët. Në aksion kanë marrë pjesë policia shqiptare, greke dhe italiane. Ka qenë Policia Kufitare e Vlorës, që ka shkëmbyer informacion menjëherë me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë, si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka aktivizuar në det dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare, e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit. Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht: L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç. The post Sekuestrohen 712 kg drogë në Otranto, arrestohen 3 skafistë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| E rëndë në Tiranë, digjen dy automjete, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme Posted: 02 Oct 2017 06:49 AM PDT
“Fordi” në pronësi të K.D, 23-vjeç është djegur pjesërisht teksa ndodhej i parkuar. Në të dyja rastet policia dyshon se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve. The post E rëndë në Tiranë, digjen dy automjete, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Bie nga parashuta, plagoset qytetari nga Kosova në Tiranë Posted: 02 Oct 2017 06:28 AM PDT
Nga hetimet paraprake dyshohet se parashuta ka pësuar defekt. Një grup parashutistësh kanë fluturuar mbi qiellin Tiranës dje duke dhënë spektakël në ajër. Organizimi ka qenë nga Federata shqiptare e Aeronautikës në vijim të aktiviteve për promovimin e këtij sporti në vendin tonë./shqiptarja.com The post Bie nga parashuta, plagoset qytetari nga Kosova në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| U kritikua për aktrim në Kuvend, flet Rigerta: Unë nuk mjel dhitë Posted: 02 Oct 2017 06:04 AM PDT
Ajo e konsideron të çuditshëm reagimin e kreut të PDsë, Basha, ndaj saj, ndërkohë që priste që opozita ta përkrahte për problemet e fshatit që ajo ngriti. Rigerta tregon edhe arsyet që u përfshi në politikë në 2013, duke kandiduar në Lezhë për FRD-në, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë lidhje as me Rilindjen dhe as me ndonjë parti politike. Fjala juaj nxiti reagime të natyrave të ndryshme, veçanërisht nga ana e opozitës. Si i shikoni komentet e bëra pas sesionit të Parlamentit të parë Rural? The post U kritikua për aktrim në Kuvend, flet Rigerta: Unë nuk mjel dhitë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 30 vjeçari i akuzuar për plagosje Posted: 02 Oct 2017 05:54 AM PDT
Ilir Xhepaj (Lika), 30 vjeç, banues në Gjorm-Laç është kthyer deportiv nga pala Greke. Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ka konsumuar elementë të veprave penale : "Plagosja e lehtë me dashje" si edhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, lidhur me një ngjarje të ndodhur më datë 23.08.2017, në Tiranë. Njoftimi i plotë i policisë: The post Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 30 vjeçari i akuzuar për plagosje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Iu sekuestruan 32 kg heroinë dhe armë ne banesë, arrestohet shqiptari në Itali Posted: 02 Oct 2017 05:40 AM PDT
Sipas mediave italiane apartamenti i shqiptarit, i cili u arrestua, i ngjante një laboratori të vërtët droge. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për drejtësine italiane pasi kishte pasur edhe më parë probleme. Ai u arrestua gajtë një kontrolli në rrugë nga policia, kur ishte duke lëvizur me makinënë etij, brenda së cilës u gjet edhe një armë e cila rezultonte e vjedhur në vitin 2010 në Itali. The post Iu sekuestruan 32 kg heroinë dhe armë ne banesë, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Atentati me tre të plagosur në Vlorë, Ferdinand Llanaj në spital: Duan të më eliminojnë Posted: 02 Oct 2017 05:31 AM PDT
Burime nga organi i akuzës thonë për tvklan.al se 39-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje. "Duan të më eliminojnë. Nuk kam parë asnjë. Dyshoj se ndodhi për hakmarrje", mësohet të ketë deklaruar Ferdinand Llanaj. Plagosja e trefishtë në Vlorë, arrestohet në spital i plagosuri, ajo që u gjet në vendngjarje e 'groposi' Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Transballkanike në lagjen "Pavarsia", ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre shtetas, ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të ngjarjes. The post Atentati me tre të plagosur në Vlorë, Ferdinand Llanaj në spital: Duan të më eliminojnë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Kryetari i PD, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin e organizuar.
Një ditë më parë, dy shtetas shqiptarë u sulmuan në rrugë me thikë, nga tre persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Bolonjë.
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë që ka lënë 50 të vdekur në Las Vegas.
Një sasi e madhe është sekuestruar ditën e sotme në afërsi të Otrantos, ku sipas bluve janë 712 kg kanabis sativa.
Ditën e sotme, të paktën dy automjete janë djegur në Tiranë. Makinat e përfshira nga flakët janë një “Ford” dhe “Toyota”.
Parashuta me të cilën po fluturonte mbi Tiranë ka pësuar defekt dhe një qytetar nga Kosova është rrëzuar duke u plagosur. Policia thotë 36-vjeçari F.SH ka pësuar frakturë në kyçin e dorës në momentin që po ulej.
Një intervistë ekskluzive ka ardhur nga Rigerta Loku, fermerja nga Mirdita, e cila foli dy ditë më parë në Parlamentin e parë Rural për gjendjen e fshatit.
Policia kufitare në Kapshticë ka arrestuar një 30 vjeçar nga Laçi, në hyrje të Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.
Policia italiane ka sekuestruar 32 kg heroinë e paketuar në 63 pako, 40 kg substancë që përdoret për përzierjen e përgatitjen e heroinës, instrumente për dozimin e konfeksionimin e drogës, dy pistoleta me numër serie të fshirë si dhe 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm në banesën e një shqiptari.
Një ditë pas atentatit në Vlorë, ku u plagosën 3 persona, i arrestuari, Ferdinand Llanaj ka deklaruar para hetuesve se nuk ka mundur të shikojë asnjë prej atentatorëve të tij.