“Vendimi i parë i Haradinajt: Shkarkon Komisionin e Murat Mehës, emëron Shpejtim Bulliqin” plus 9 more Ferizaj Press |
- Vendimi i parë i Haradinajt: Shkarkon Komisionin e Murat Mehës, emëron Shpejtim Bulliqin
- Haki Demolli ia dorëzon detyrën Rrustem Berishës
- Kryeministri Haradinaj pret në takim pune zëvendëskryeministrin Limaj
- Pal Lekaj merr zyrtarisht detyrën e ministrit
- Hamza e merr detyrën nga Krasniqi, shkëmbejnë lëvdata për profesionalizëm
- Shpejtim Bulliqi flet për Express: E pranoj detyrën, do ta korrigjojmë Demarkacionin
- Fehmi Mehmeti caktohet ushtrues detyre i Guvernatorit
- Gabimet më të mëdha tek ngjyrosja e flokëve në shtëpi
- Svarqa: Nuk ka shtim të numrit të nxënësve nëpër paralele. Ka vende të lira në shkolla profesionale.
- Zbulohen detaje të iPhone 8 (FOTO)
| Vendimi i parë i Haradinajt: Shkarkon Komisionin e Murat Mehës, emëron Shpejtim Bulliqin Posted: 11 Sep 2017 10:09 AM PDT Kryeministria ka njoftuar se nga sot ky Komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK'së Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim.Qeveria do të mblidhet sonte në ora 18:00, ku edhe pritet të merret vendimi për shkarkimin e këtij Komisioni. |
| Haki Demolli ia dorëzon detyrën Rrustem Berishës Posted: 11 Sep 2017 10:09 AM PDT Demolli e njoftoi ministrin e porsazgjedhur me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim. Nga ana e tij, Berisha pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Demolli duke e përgëzuar për sukseset që ka shënuar kjo forcë, dhe njëherësh konfirmoi përkushtimin e tij për të vazhduar me angazhim maksimal në drejtimin dhe realizimin e detyrave dhe projekteve të përgjithshme për Ministrinë dhe FSK-në. |
| Kryeministri Haradinaj pret në takim pune zëvendëskryeministrin Limaj Posted: 11 Sep 2017 10:09 AM PDT Haradinaj e Limaj, biseduan për dinamikat e reja qeverisëse, për proceset nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për reformat që duhet ndërmarrë për mirëqenien qytetare. |
| Pal Lekaj merr zyrtarisht detyrën e ministrit Posted: 11 Sep 2017 10:08 AM PDT Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për projektet e realizuarra deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat e preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës. Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, ministrin Lekaj. Ndërsa ministri i ri i MI-së Pal Lekaj, falenderoi ish-ministrin Muharremi për punën që ka bërë në këtë ministri. Pranim dorëzimi u bë në zyret e Ministrisë së Infrastrukturës. |
| Hamza e merr detyrën nga Krasniqi, shkëmbejnë lëvdata për profesionalizëm Posted: 11 Sep 2017 10:08 AM PDT Krasniqi me t'i dorëzuar postin, tha se e dorëzon postin me bilancë bankarë prej 467 milionë euro. "Ju po ktheheni në shtëpinë e juaj. Unë kam kënaqësinë që po iu dorëzoj juve detyrën edhe jam shumë i bindur se ashtu siç pres unë, presin edhe gjithë të tjetër se ju keni me pas sukses. E di që nuk është kohë shumë e lehtë, por e di që përvoja e juaj, profesionalizimi ka me pas sukses. Është mirë që po e dorëzojmë dhe po e bëjmë këtë pranim-dorëzim në kohën kur bilanci është mbi 467 milionë euro, por kjo nuk është ndonjë siguri e madhe duke i ditur obligimet që i ka Qeveria. Unë jam i sigurt që ju do të keni sukses. Më lehët e keni ju se krejt ministrat besoj", ka thënë Krasniqi. Ish-guvernatori i BQK-së, tash ministër, Bedri Hamza, tha se udhëheqja e këtij dikasteri nuk është e lehtë por që beson që në këtë ministri ka njerëz profesional dhe se ia lehtësojnë punën. Ai po ashtu u zotua se do të kujdeset për ruajtjen e stabilitetit makro fiskal. "Për mua është përgjegjësi, përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe pranimi i postit të ministrit të Financave. Asnjëherë nuk ka qenë lehtë të jesh ministër i Financave, nuk është lehtë as tash e sigurisht nuk do të jetë lehtë as në të ardhmen. Krejt këtë shkallë nivel të përgjegjësish më bënë të ndihem më i sigurt fakti që në kuadër të MF-së gjithmonë ka pasur njerëz të përgatitur, kompetentet, isnstitucionalist të devotshëm në punë….Jemi të sigurt se do të arrimë ta ruajmë stabilitetin makro fiskal, ta mbajmë deficitin buxhetor brenda parametrave të pranueshëm, ta ruajmë bilancin bankar dhe të jemi të kujdesshëm me borxhin publik", tha Hamza. Ai po ashtu e ka falënderuar Krasniqin për punën e dhënë deri tash në ministri për vite me radhë. |
| Shpejtim Bulliqi flet për Express: E pranoj detyrën, do ta korrigjojmë Demarkacionin Posted: 11 Sep 2017 10:08 AM PDT E ky i fundit në një bisedë telefonike për Express, ka bërë të ditur se e ka pranuar pozitën e dhënë nga shefi i Qeverisë. |
| Fehmi Mehmeti caktohet ushtrues detyre i Guvernatorit Posted: 11 Sep 2017 10:07 AM PDT |
| Gabimet më të mëdha tek ngjyrosja e flokëve në shtëpi Posted: 11 Sep 2017 09:14 AM PDT Nuk ka rëndësi që tetoja në pakon (e ngjyrës) duket mrekullueshëm nën vrushkujt e bukur të flokëve të saj të verdhë – me rëndësi është se si do të reagojë ngjyra në kontakt me flokët tuaj.Flokët i ngjyrosni në shtëpi! Shumë mirë! Me ofertën e sotme të ngjyrave mund të arrini pa problem rezultate profesionale dhe të kurseni kohë dhe para, por kjo nuk do të thotë se kësaj detyre nuk duhet t'i qaseni seriozisht. Këto janë gabimet më të zakonshme që i bëjnë femrat kur është fjala për ngjyrosjen e flokëve: 1. E përhapni ngjyrën gabimisht Përveç nëse bëhet fjalë për ngjyrosjen e parë të flokëve, ju nuk mundeni që thjesht vetë ta shpërndani ngjyrën si të dëshironi. Madje edhe aplikimi i njëtrajtshëm i ngjyrës është një veprim i gabuar, sepse në flokët që nuk janë trajtuar me ngjyrë (rrënjët), ngjyra duhet të qëndrojë më gjatë. Së pari, aplikojeni ngjyrën në pjesën më afër majës së kokës, prisni 10 minuta, dhe pastaj aplikojeni në të gjithë flokët. Nëse gjithmonë i ngjyrosni flokët me të njëjtën ngjyrë, mund t'i ngjyrosni edhe vetëm rrënjët. 2. Nuanca e gabuar sjell rezultate katastrofale Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat bionde dhe ato që duan flokë të kuqe. Nuk ka rëndësi që tetoja në pakon (e ngjyrës) duket mrekullueshëm nën vrushkujt e bukur të flokëve të saj të verdhë – me rëndësi është se si do të reagojë ngjyra në kontakt me flokët tuaj. Nëse doni rezultat të mirë, dhe jo flokë të gjelbër apo me ngjyrë të së verdhës së vezës – para ngjyrosjes në shtëpi konsultohuni me parukieren. 3. Ngjyrosja në shpejtësi Mos thoni që vërtet nuk mund t'i ndani 50 minuta për t'i ngjyrosur flokët si duhet! Femrat shpesh e lënë ngjyrosjen në shtëpi për moment të fundit, gjë që, sigurisht, çon në rezultate të dobëta. Nëse nuk keni kohë për t'i ngjyrosur flokët si duhet, atëherë atë ditë mos i ngjyrosni fare. 4. I harroni fytyrën dhe qafën Të gjitha femrat që i ngjyrosin flokët e tyre me ngjyrë kafe dhe të zezë, me siguri të paktën disa herë janë ballafaquar me këtë problem. Ngjyra ka dalë mirë por njollat në veshë, qafë dhe ballë nuk hiqen me ditë të tëra! Për ta shmangur këtë, kurrsesi mos harroni ta lyeni lëkurën përgjatë skajeve të flokëve me ndonjë krem më të yndyrshëm ose me vazelinë. Vërejtje e rëndësishme – mos përdorni krem të parfumosur, sepse në kontakt me ngjyrën e flokëve mund të shkaktojë reagime negative në lëkurë! /Telegrafi/
|
| Svarqa: Nuk ka shtim të numrit të nxënësve nëpër paralele. Ka vende të lira në shkolla profesionale. Posted: 11 Sep 2017 09:04 AM PDT Ferizaj.11.09.2017. Gjimnazet e Ferizajt edhe javën e parë të shtatorit kanë filluar të përballen me presion nga nxënësit dhe prindërit të cilët duan që të regjistrohen në këto shkolla. Por sipas shënimeve të DKA-së në Ferizaj numri i nxënësve të paraparë me konkurs në këto shkolla është plotësuar dhe nuk ka më vende të lira. Tani vende të lira ka vetëm në shkollat profesionale, gjegjësisht në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë "Zenel Hajdini" Zyrtarë të kësaj shkolle po kërkojnë përkrahje instutucionale, ndërsa lidhur me këtë sot është prononcuar edhe kreu i Ferizajt, Muharrem Sfarqa. Ai ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të vazhdon mos harmonizimi i shkollës me nevojat e tregut të punës. Sipas tij prespektiva e vendit tonë është e lidhur me drejtimet e agrobiznesit dhe teknologjisë. Ai ndër tjerash ka apeluar tek nxënësit që të orientohe në drejtimet që ofron kjo shkollë. Sipas tij edhe më tutje po vazhdon avazi i vjetër i kërkesave të pakuptimta për regjistrim në profesionet të cilat prodhojnë një hiperproduksion të kuadrove të papunë. "Përkitazi me këtë, unë apeloi tek të gjithë nxënësit që të orientohen tek shkollat profesionale në veçanti në shkollën e bujqësisë për të cilën ne, kemi bërë një numër të madh të subvencioneve edhe për nxënësit e dalluar të atyre shkollave.Në të njëjten kohë besoi se do të punojmë me përkushtim që të plotësojmë klasat edhe në ato shkolla, sepse shkollat profesionale të drejtimeve teknike në aftin e parë kanë qenë të përmbushura dhe janë realizuar të gjitha synimet për numrin e nxënësve aty. Nuk ka asnjë kuptim që të vazhdon mos harmonizimi i shkollës me nevojat e tregut të punës, kërkesave të kompanive publike dhe private për pranim të atyre nxënësve. Unë besoi se agrobinzeset dhe drejtimet bujqësore janë perspektiva e komunës së Ferizajt" ka përfunduar Sfarqa. Kryetari Sfarqa, apelon tek nxënësit që të orientohen në këto drejtime ngase perspektiva e vendit lidhet me këto drejtime. Viteve të fundit institucionet kanë subvencionuar nxënësit me projekte të ndryshme shkollore. Kjo është bërë me qëllim të rritjes së interesimit për drejtimet bujqësore. Ndonëse deri më tani në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë ende nuk është plotësuar numri i nevojshëm drejtues të kësaj shkolle kanë thënë se ka lëvizje dhe presin që deri ka fundi i këtij muaji ky numër të rritet. "Lëvizje ka por që nuk janë në suazat e numrit dhe kërkesave që kemi për nxënës" ka thënë Abdullah Imeri, drejtor i kësaj shkolle. Për tepër zyrtar të kësaj shkolle kanë thënë se institucionet e pushtetit kanë premtuar se do të rrespektojnë kriterin e regjistrimit në shkollat tjera, të mos lejojnë rritjen e numrit ngase kjo kishte me pasë ndikimin edhe në ritjen e numrit në këtë shkollë në profilet që i disponon bazuar në kërkesat e tregut të punës. Ndryshe në këtë shkollë krahas drejtimeve standarde sivjet ka nisë edhe pilotimi i profilit të konfeksionit, një drejtim për të cilin po thuhet se është mjaft aktual dhe i kërkueshëm. |
| Zbulohen detaje të iPhone 8 (FOTO) Posted: 11 Sep 2017 09:03 AM PDT Përderisa Apple po përgatitet që ta lansojë modelin më të ri të celularit iPhone këtë javë, duket se një punëtor 'i pakënaqur' i kompanisë e ka mposhtur gjigandin teknologjik, duke zbuluar emrin e pajisjes dhe veçoritë. iPhone 8 është celulari më i rëndësishëm i krijuar ndonjëherë nga Apple dhe pritet të lansohet gjatë një eventi të kompanisë në zyrat e reja në Kaliforni nesër. Por, ajo çfarë do të duhej të mbetej befasi për 10 vjetorin e celularit të parë të Apple duket se është shkatërruar nga një punëtor i pakënaqur, i cili zbuloi detaje të tij në internet, thuhet sipas BBC, transmeton Gazeta Express. Blogeri i Apple, John Grubber, tha se është pothuajse i sigurt se ky zbulim ishte i qëllimshëm. "Jam shumë i sigurt që ky nuk ishte ndonjë gabim, por një veprim i qëllimshëm nga një punëtor mashtrues i Apple. Punëtori zbuloi dizajnin e iPhone në detaje, një pamje të kamerës së përmirësuar dhe një sistem të ri radikal për hapjen e celularit, me një mori informacionesh të tjera. Sipas punëtorit, Apple do t'i emërojë celularët iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus për dy pajisjet LCD. Më pas, iPhone X është emri për modelin OLED. Në vend të një skaneri të padukshëm për shenja të gishtit, përdoruesit do të përdorin një kod ose sistemin e ri për njohje të fytyrës për ta hapur celularin. Apple ka konfirmuar se iPhone i ri do të lansohet në teatrin Steve Jobs brenda zyrave të reja të kompanisë më 12 shtator. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






