“U arratis nga komisariati i Pukës, ja kush është “skifteri” që vuri në alarm FNSH-në” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- U arratis nga komisariati i Pukës, ja kush është “skifteri” që vuri në alarm FNSH-në
- Pas Meksikës, një tërmet 5.3 ballë godet Japoninë
- U dërgua me urgjencë në spital pasi u gjet i plagosur, vdes i riu në Fier
- Kanabis kudo në shtëpi, arrestohet bosi shqiptar në Angli
- Tregohuni të vëmëndshëm, njihuni me shenjat që ju lajmërojnë për ulcerën në stomak
- Tiranë, policia bllokon disa mjete luksoze dhe shoqëron 23 persona
- Reali ndalet nga Levante, humbet edhe dy pikë të tjera
- Aktorja e filmave për të rritur filmon një skenë erotike në kishë, prokuroria e qytetit merr një vendim
- Tërmeti 8 ballë në Meksikë, shkon në 61 numri i viktimave
- Partizani me mungesa ndaj ndeshjes me Laçin, vjen një lajm i mirë nga Alban Hoxha
| U arratis nga komisariati i Pukës, ja kush është “skifteri” që vuri në alarm FNSH-në Posted: 09 Sep 2017 08:06 AM PDT
I arrestuari është shtetasi Ermirjon Nikja, banues në rrugën "Don Bosko" në Laprakë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje". Ndërkohë bëhet e ditur se për kapjen e tij janë ngritur në këmbë gjashtë grupe të FNSH-së dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij. Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dha urdhër për hetim disiplinor për personat përgjegjës. Për kapjen e tij janë njoftuar edhe drejtoritë e Policisë në Kukës, Lezhë dhe Shkodër. Ndërkohën Nikja dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më 24 gusht të këtij viti, dhe për ngjarjen u kap më 6 shtator nga forcat e Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë. Me datë 24.08.2017, është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi M. N, banues në Vau Dejës (emigrant) i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë ka qënë duke udhëtuar me mjet, ku në momentin që ka ndaluar, një shtetas i pa identifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 leke. Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e menjëhershme, si dhe me datë 06.09.2017, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit Nr. 3 Tiranë, u bë ndalimi dhe vendosja para përgjegjësisë ligjore e shtetasit: Emirjon Nikja, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të "Vjedhjes" Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale "Vjedhjeme dhunë" "Kanosje" parashikuar nga neni 139 e 84 të Kodit Penal. The post U arratis nga komisariati i Pukës, ja kush është "skifteri" që vuri në alarm FNSH-në appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Pas Meksikës, një tërmet 5.3 ballë godet Japoninë Posted: 09 Sep 2017 07:28 AM PDT
Mësohet se një lëkundje e tokës me magnitudë 5,3 shkallë të Rihterit e goditi sot në mbrëmje veriun e Japonisë, ndërsa fatmirësisht, sipas Agjencisë meteorologjike japoneze, nuk ka cunam. Sipas informacioneve, tërmeti u regjistrua në 10 kilometra thellësi, rreth orës 13:23 GMT në prefekturën Akita (veri) sipas Agjencisë meteorologjike japoneze. Ndërkohë, të dhënat, tregojnë se deri tani nuk ka dëme materiale apo viktima. The post Pas Meksikës, një tërmet 5.3 ballë godet Japoninë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| U dërgua me urgjencë në spital pasi u gjet i plagosur, vdes i riu në Fier Posted: 09 Sep 2017 07:21 AM PDT
32-vjeçari, Altin Kadhe, banues në lagjen "Sheq i Vogël" dhe dyshohet se është vetëplagosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes" thuhet ne njoftim. The post U dërgua me urgjencë në spital pasi u gjet i plagosur, vdes i riu në Fier appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Kanabis kudo në shtëpi, arrestohet bosi shqiptar në Angli Posted: 09 Sep 2017 07:14 AM PDT
Bëhet me dije se shtetasi Mariglent Alla, 27-vjeç, mohon kultivimin e kulture të 730 bimëve të gjetura muajin e kaluar në shtëpi në Henry Street, Redca. Furnizimi me energji i bimëve bëhej nëpërmjet disa kabllove elektrike të lidhur nëntokësorë. Shaun Dryden, ku ka mbrojtur Allën, tha se e ka gjetur vetën në mesin e trafikantëve dhe se klienti i tij ka qenë i dënuar më parë. The post Kanabis kudo në shtëpi, arrestohet bosi shqiptar në Angli appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Tregohuni të vëmëndshëm, njihuni me shenjat që ju lajmërojnë për ulcerën në stomak Posted: 09 Sep 2017 07:04 AM PDT
Në parim, është një shtresë e hollë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet tretëse, që janë super acidike. Në çdo moment që ka një thatësirë të mukozës, lëngjet gërryejnë indet që rrethojnë stomakun, duke shkaktuar kështu ulcerë. Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me aspirinën dhe barnat antiinflamatore josteroidiale, si për shembull ibuprofeni ose naproksen. Ndryshe nga besimet popullore, ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulcerë në stomak. As stresi. Megjithatë, nëse vuani nga ulcera, të dyja këto mund të përkeqësojnë simptomat. The post Tregohuni të vëmëndshëm, njihuni me shenjat që ju lajmërojnë për ulcerën në stomak appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Tiranë, policia bllokon disa mjete luksoze dhe shoqëron 23 persona Posted: 09 Sep 2017 06:54 AM PDT
Njoftimi i policisë Kontrolle për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të atyre me makina të blinduara, të personave të shpallur në kërkim, të personave me precedent kriminal etj. Gjatë kontrolleve të ushtruara janë shoqëruar në ambjentet e Policisë Tiranë, 23 shtetas për verifikim. Janë kontrolluar dhjetra makina luksoze. Është sekuestruar një pistoletë neutralizuese. Janë shoqëruar në pikë bllokimi disa automjete për verifikim të mëtejshëm të numrit të shasisë. Kontrollet do të vijonë në orë të ndryshme. Duke filluar nga data 11 shtator këto kontrolle do të shtrihen edhe në afërsi të shkollave. The post Tiranë, policia bllokon disa mjete luksoze dhe shoqëron 23 persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Reali ndalet nga Levante, humbet edhe dy pikë të tjera Posted: 09 Sep 2017 06:41 AM PDT
"Galaktikët" pas barazimit 2-2 në javën e dytë të kampionatit kundër Valencias kanë humbur një tjetër dy pikësh që në fund të kampionatit, pavarësisht se është herët, mund t'i penalizojë. Në "Bernabeu" të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Ivi-t në minutën e 12-të. Më pas vendasit u hodhën në sulm dhe 10-të minuta para fundit të pjesës së parë barazuan shifrat me gol të Lucas. Edhe pse në pjesën e dytë "galaktikët" krijuan raste për shënim nuk mundën t'a gjenin golin e fitores duke lënë 4 pikë brenda 2 javësh. Pas 3 ndeshjesh në "La Liga" Real Madrid renditet i 4-i me 5 pikë. The post Reali ndalet nga Levante, humbet edhe dy pikë të tjera appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Posted: 09 Sep 2017 06:24 AM PDT
Filmimi u publikua në një faqe interneti që e ka pornostarja hollandeze Kim Holland, duke nxitur reagime nga bordi i kishës, shkruan "Daily Mail". Pas kësaj ngjarjeje, e reja nuk mori asnjë akuzë dhe dënim, pasi nuk ka ligje për blasfeminë. Por prokurori në qytetin e Bredës ka vendosur tani që padia penale të hidhet poshtë pasi sipas tij nuk ka "asnjë vepër të dënueshme".
The post Aktorja e filmave për të rritur filmon një skenë erotike në kishë, prokuroria e qytetit merr një vendim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Tërmeti 8 ballë në Meksikë, shkon në 61 numri i viktimave Posted: 09 Sep 2017 06:19 AM PDT
Ndërkohë, forcat e emergjencave civile, ushtarakë dhe forca policie po punojnë intensivisht për gjetjen e të mbijetuarëve. "Epiqendra e tërmetit më të fortë të shënuar në këtë vend në një shekull, me magnitudë 8,2 ballë regjistruar në Paqësor, rreth 100 kilometra në brigjet e lokalitetit Tonala, në brigjet e shtetit Chiapas", sipas qendrës gjeologjike amerikane USGS. Por ka qenë shteti i Oaxaca më i prekuri nga tërmeti, me 46 të vdekur, përfshirë të paktën 17 vetëm në lokalitetin Juchitan, ku viktimat janë gjendur nën rrënojat e shtëpive. The post Tërmeti 8 ballë në Meksikë, shkon në 61 numri i viktimave appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Partizani me mungesa ndaj ndeshjes me Laçin, vjen një lajm i mirë nga Alban Hoxha Posted: 09 Sep 2017 06:04 AM PDT
Përpos ardhjes së portierit Hoxha, stafi nuk i ka të gatshëm të gjithë lojtarët për Laçin. Çani dhe Fili pritet të mungojnë për probleme fizike, ndërsa braziliani Uarlej nuk ka kondicionin e duhur. Kamerunasi pati një debat me mbrojtësin Ibrahimi, për një ndërhyrje të rrezikshme, por edhe të tjerët u ankuan se nuk pasonte. Dje Xhixhiua ka pasur një takim special me Luçiano Moxhin, i cili i ka dhënë kurajë sulmuesit./panoramaplus The post Partizani me mungesa ndaj ndeshjes me Laçin, vjen një lajm i mirë nga Alban Hoxha appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Një 20-vjeçar është arratisur ditën e sotme nga Komisariati i Policisë së Pukës, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Shkodrës, pasi gjykata caktoi për të masën "Arrest me burg".
Pas tragjedisë në Meksikë, Teksas, Florida dhe Kubë, natyra ka goditur edhe Japoninë.
Vdes në spital i riu nga qyteti i Fierit i cili u gjet i plagosur nga familjarët.
Policia angleze ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi qindra mijëra paundë drogë iu zbuluan në shtëpi.
Sëmundja e ulcerës në stomak është një lezion i mukozës/cipës gastrike.
Ditën e sotme, policia e Tiranës ka bërë kontrolle të befasishme në të gjithë rrethin, ku mësohet se janë shoqëruar në komisariat për verifikim 23 shtetas. Po ashtu, mësohet se janë bllokuar disa mjete luksoze.
Real Madrid ka marrë barazimin e dytë radhazi në kampionat pasi në ndeshjen e përfunbduar pak çaste më parë është ndalur me rezultatin 1-1 në "Bernabeu" kundër Lavantes.
Një ngjarje aspak e këndshme është raportuar në Hollandë, ku një pornostare filmoi veten duke bërë seks brenda kishës së Shën Jozefit, në Tilburg.
Të paktën 61 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur raportohen në jug të Meksikës pas tërmetit me 8 ballë.
Partizani ka qenë i plotë dje, pasi grupit i është bashkuar edhe kapiteni Alban Hoxha, i cili ka qenë i grumbulluar me ekipin kombëtar.