“Topalli: Kjo nuk është PD, Lulzim Basha ka lënë vendin pa opozitë” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Topalli: Kjo nuk është PD, Lulzim Basha ka lënë vendin pa opozitë
- PD dënon rrjedhjen e votave: Kush shet votën nuk ka vend në grupin tonë parlamentar
- Rrjedhja e votave për Rucin, Berisha: E pafalshme, deputetët turpëruan PD-në
- Zbulohet modeli më i ri elektronik i Mercedes
- Kampionia e botës në body builder humb jetën në një aksident me makinë
- Dibrani gjendet i vdekur në dhomën e hotelit
- Policia bën “kërdinë” në Tiranë, vendos 1056 masa administrative në 48 orët e fundit
- Ruçi kryetar Kuvendi/ Shkelzen Berisha reagon për rrjedhjen e votave nga PD, ja ç’shkruan
- Dyshimet/ “Rusia ose Irani mund të kenë ndihmuar Korenë Veriore”
- Rrjedhja e votave, reagon Jozefina Topalli: Luli nuk më zhgënjen për asgjë
| Topalli: Kjo nuk është PD, Lulzim Basha ka lënë vendin pa opozitë Posted: 10 Sep 2017 07:08 AM PDT
Ajo shprehet se reagimi i demokratëve në rrjetet sociale ka qenë një fortunë. "Dikush i shkruante:" Nuk besoj të ketë votuar Lul Basha për Ruçin se do ishte nepotizëm". Dikush tjetër " Hera e parë në historinë e vendit që një opozitë jepet me koncesion nga një sharlatan". Tjetri:"Nëse ky lajm është i vërtetë dhe janë shitur qysh sot 3 deputetë të opozitës, atëherë nuk është faji i Edvinit, por i PD që i është thyer busulla morale". Të tjerë:" Do bëhesh Kryeminister ti?! Ty të vjedhin votat në Parlament." Nëse ambasadori amerikan bojkotoi Ruçin po ti pse nuk e bojkotove?"" Megjithatë, Topalli thotë se nuk u habit që "lista e Lulit votoi Ruçin". "Prej shume vitesh, Luli nuk më zhgënjen për asgjë: Nuk më zhgënjen: "Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgjë me PD. Ata nuk kanë patur kurrë lidhje me këtë forcë politike deri në 2005. Dhe që nga ky vit, ai i vetëm e ka vjedhur atë deri më: 17-18 maj, kur kreu aktin e tradhëtisë ndaj demokratëve; më 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashë Isufi listën e familjes dhe klientëve të saj; më 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulën e PD përmes falsifikimit të votave e pjesëmarrjes. E deri dje, kur i dhuroi Ruçit 3 vota nga lista e tij". "Kur kryetari shet vendet e listës së deputetëve, edhe deputetit i duket se ka të drejtë të shesë votën e tij. Ajo thekson se demokratët duhet të largojnë Lulzim Bashën "nga karriga e uzurpuar me vjedhje e falsifikim votash, pas shitjes që i bëri Pd dhe rezultatit katastrofik të 25 qershorit". The post Topalli: Kjo nuk është PD, Lulzim Basha ka lënë vendin pa opozitë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| PD dënon rrjedhjen e votave: Kush shet votën nuk ka vend në grupin tonë parlamentar Posted: 10 Sep 2017 07:03 AM PDT
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Ruçit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA. Kjo deklaratë vjen pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, një ditë pasi për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, votuan edhe deputetë demokratë. The post PD dënon rrjedhjen e votave: Kush shet votën nuk ka vend në grupin tonë parlamentar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Rrjedhja e votave për Rucin, Berisha: E pafalshme, deputetët turpëruan PD-në Posted: 10 Sep 2017 06:59 AM PDT
Në mbledhjen e thirrur me urgjencë nga Lulzim Basha, Berisha nuk ka kursyer askënd, duke kërkuar ndëshkim për atë që e cilësoi tradhti brenda grupit. "Kam dalë i pikëlluar e me kokën poshtë nga seanca e djeshme. Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata qe e bënë duhet ta dine që ne e dënojmë. Na duhet prova për të qenë seriozë. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben të mbajmë qëndrim në falsitet, se nuk jemi vetëm, është populli që na gjykon. Nuk mund të gjejmë pretekst që t'i hedhim hi syve." Pakënaqësinë së kurseu as ndaj dy deputetë të rinj, Grida Duma e Ervin Salianji, të cilët përmes postimeve në rrjetet sociale akuzuan socialistet se i manipuluan votat për Ruçin. "Sa dolëm nga parlamenti Ervin, news-i thoshte Ruci u zgjodh me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t'ia tregosh votat një për një sërish kjo nuk bind. Ti thua gjëra te tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim, se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti, me një qëndrim të kryesisë së grupit. Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcohej. Unë kam bindjen që aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Këta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Më vjen keq Ervin, por këtu s'jam dakord. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohë që kjo që themi ne, shitblerja e deputetëve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Në 27 vjet ka 50 raste shitje, kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë." Lulzim Basha e dënoi po ashtu rrjedhjen e votave, por pa hedhur poshtë variantin e manipulimit. "Rrjedhja e votave në seancë është e papranueshme. Vendimi i grupit është për tu respektuar në unanimitet. Partia Demokratike dënon edhe manipulimin e Partisë Socialiste si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të opozitës në këtë proces votimi." Por ndaj Bashës kritik ka qenë edhe njëri prej aleatëve, Dashamir Shehi, i cili i ka kërkuar Lulzim Bashës që është përgjegjësia e tij të gjejë deputetët që votuan kundër vendimit të grupit, citon klan. The post Rrjedhja e votave për Rucin, Berisha: E pafalshme, deputetët turpëruan PD-në appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Zbulohet modeli më i ri elektronik i Mercedes Posted: 10 Sep 2017 06:54 AM PDT
Makina pritet të paraqesë bazën për prodhimin e klasës së ardhshme elektrike A, dhe në versionin koncept ka tri dyer dhe pamje sportive. Dizajni i këtij automjeti është i karakterizuar nga koncepti EQ i Mercedesit, i cili është paraqitur në sallonin e veturave në Paris, në shtator të vitit të kaluar. Detajet teknike do të bëhen të ditura para fillimit të sallonit të veturave në Frankfurt dhe modeli pritet të arrijë në treg në vitin 2019. Sipas informacioneve të mëhershme, Mercedes EQ A do të prodhohet në fabrikën Rashtat, në Gjermani. The post Zbulohet modeli më i ri elektronik i Mercedes appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Kampionia e botës në body builder humb jetën në një aksident me makinë Posted: 10 Sep 2017 06:43 AM PDT
Rubio, tre herë kampione bote po shkonte në një turne në Argjentinë me katër konkurrentët e saj. Të gjithë ata vdiqën si pasojë e flakëve që përfshiu automjetin, pas përplasjes me një kamion. Sportistët e tjerë ishin Elias Torres, Guadalupe David, Emanuel Villalba dhe Daniel Motivero. Ekspertët e mjekësisë ligjore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Drejtuesi i kamionit dhe ndihmës shoferi i tij pësuan djegie të rënda dhe u dërguan në një spital në Anatuza aty pranë. The post Kampionia e botës në body builder humb jetën në një aksident me makinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Dibrani gjendet i vdekur në dhomën e hotelit Posted: 10 Sep 2017 06:39 AM PDT
"Rreth orës 22:30, në Shkallnur, në hotelin "Rexha", në pronësi të shtetasit F.R., 54 vjeç banues në Shkallnur, është gjetur i vdekur në dhomë, 38- vjeçari A.S., banues në Dibër. Viktima po qëndronte prej disa ditësh në hotelin ku u gjet i pajetë. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se nuk ka shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja e 38-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim", tha policia. The post Dibrani gjendet i vdekur në dhomën e hotelit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Policia bën “kërdinë” në Tiranë, vendos 1056 masa administrative në 48 orët e fundit Posted: 10 Sep 2017 04:54 AM PDT
89 masa janë vendosur për mos vendosje të rripit të sigurimit, 54 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse, 44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 35 masa për shpejtësi tej normave të lejuara, 28 masa për parakalim të gabuar, 14 masa për shkelje të semaforit, 12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme. Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat: 24 për shpejtësi tej normave të lejuara, 21 për pije alkoolike, 16 për shkelje të tjera. The post Policia bën "kërdinë" në Tiranë, vendos 1056 masa administrative në 48 orët e fundit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Ruçi kryetar Kuvendi/ Shkelzen Berisha reagon për rrjedhjen e votave nga PD, ja ç’shkruan Posted: 10 Sep 2017 04:44 AM PDT
Në postimin e tij ai shkruan se "opozita duhet ta kishte bojkotuar seancën e djeshme". "Opozita duhet te kishte bojkotuar dje zgjedhjen e Cigares kryetar kuvendi njelloj si SHBA" shkruan Shkëlzen Berisha. Ruçi u zgjodh dje ne krye te Kuvendit me 80 vota bashkë me votat e opozitës. The post Ruçi kryetar Kuvendi/ Shkelzen Berisha reagon për rrjedhjen e votave nga PD, ja ç’shkruan appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Dyshimet/ “Rusia ose Irani mund të kenë ndihmuar Korenë Veriore” Posted: 10 Sep 2017 04:27 AM PDT
Sipas "The Telegraph", zyra e jashtme britanike po zhvillon hetime nëse "vendet e tashme dhe të dikurshme atomike" e kanë ndihmuar Phenianin për të zhvilluar armatim bërthamor me kapacitet për bartje në raketa. "Irani është në krye të listës së vendeve të dyshuara, se i kanë dhënë ndonjë formë të ndihmës, derisa Rusia është po ashtu në fokus", shkruan gazeta. Zyrtarë të lartë të paidentifikuar për "The Telegraph" thanë se "nuk është e besueshme" që shkencëtarët e Koresë Veriore ishin në gjendje që vetë të arrijnë avancime atomike./REL The post Dyshimet/ “Rusia ose Irani mund të kenë ndihmuar Korenë Veriore” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Rrjedhja e votave, reagon Jozefina Topalli: Luli nuk më zhgënjen për asgjë Posted: 10 Sep 2017 04:21 AM PDT
Topalli thotë se vendi është pa opozitë. "Menjëherë pas betimit si deputetë, lista e deputetëve e familjes së Lulzin Bashë Isufit, kontriboi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, 27 vite pas rrëzimit të komunizmit", shkruan ish – numri dy i PD. Më tej, ajo shprehet se reagimi i demokrateve ne rrjetet sociale ka qene nje fortune. "Dikush i shkruante:" Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizem". Dikush tjeter " Hera e pare ne historine e vendit qe nje opozite jepet me koncesion nga nje sharlatan". Tjetri:"Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte faji i Edvinit por i PD qe i eshte thyer busulla morale". Te tjere:" Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament." Nese ambasadori amerikan bojkotoi Rucin po ti pse nuk e bojkotove?"" Megjithatë, Topalli thotë se nuk u habit që lista e lulit votoi Ruçin. "Prej shume vitesh , Luli nuk me zhgenjen per asgje: Nuk me zhgenjen: "Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgje me PD. Ata nuk kane patur kurre lidhje me kete force politike deri ne 2005. Dhe qe nga ky vit, ai i vetem e ka vjedhur ate deri me: 17-18 maj kur kreu aktin e tradhetise ndaj demokrateve; me 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashe Isufi listen e familjes dhe klienteve te saj; me 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulen e PD permes fallsifikimit te votave e pjesemarrjes. E deri dje, kur i dhuroi Rucit 3 vota nga lista e tij". "Kur kryetari shet vendet e listes se deputeteve, edhe deputetit i duket se ka te drejte te shese voten e tij. Ajo thekson se demokratët duhet të largojnë Lulzim Bashën "nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim votash, pas shitjes qe i beri Pd dhe rezultatit katastrofik te 25 qershorit". The post Rrjedhja e votave, reagon Jozefina Topalli: Luli nuk më zhgënjen për asgjë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Jozefina Topalli ne nje postim ne rrjetet sociale nje dite pas rrjedhjes se votave per Gramoz Rucin, thekson se kjo nuk është Partia Demokratike dhe vendi është pa opozitë. "Menjëherë pas betimit si deputetë, lista e deputetëve e familjes së Lulzin Bashë Isufit, kontriboi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, 27 vite pas rrëzimit të komunizmit", shkruan ish – numri dy i PD.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjen që ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Në një deklaratë për mediat të shpërndarë nga selia blu, thuhet se nëse erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votës, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut, por "një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar", theksohet në deklaratë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer ndaj Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pas rrjedhjes së të paktën dy votave në seancën plenare të së shtunës gjatë votimit të Gramoz Rucit në krye të kuvendit.
Kompania gjermane ka prezantuar skicën e dizajnit të konceptit elektrik EQ A.
Ka humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti me makinë kampionia e botës në body builder Alejandra Rubio.
Një 38-vjeçar është gjetur i pajete në një hotel në Durrës, beri me dije policia. Viktima është gjetur i pajetë në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës.
Policia e Tiranës njofton se gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1056 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha, ka komentuar sot në Facebook votimin e Gramoz Ruçit si kryetar parlamenti.
E përditshmja londineze, "The Telegraph", raporton se zyrtarët britanikë kanë shprehur shqetësime se Irani ose Rusia mund të kenë ndihmuar Korenë Veriore për "avancimin e papritur" në zhvillimin e armatimit atomik.
Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me rrjedhjen e votave nga anët e Partisë Demokratike në votimin e Gramoz Rucit për Kryetar të Kuvendit.