Tirana Observer: “Putin: Kush kontrollon Inteligjencën Artificiale dominon botën!” plus 9 more |
- Putin: Kush kontrollon Inteligjencën Artificiale dominon botën!
- Alarmi i Parisit: Raketat e Kim mund ta arrijnë Europën përpara parashikimit
- FOTO & VIDEO/ SHBA armatos Shqipërinë, shikoni blindat që ka dhuruar për ushtrinë
- Akademia e Shkencave mbrohet me “amanetin e fundit” të Dritëroit
- Pasuria e “sheikut” Arben Ahmetaj, mijëra euro, apartamente dhe makina luksoze
- Ish-deputeti demokrat jep “alarmin”: Në PD po instalohet sistemi i PS, Basha në gjurmët e Ramës
- Ndalen 177 azilkërkues; ndalohen edhe 4 prindër
- Letra para vrasjes, Babai i Fildes Hafizit i kërkonte ndihmë Ylli Manjanit
- Maradona: Icardi në Kombëtare falë Zanetti-t. Wanda Nara telefononte 3 herë në ditë…
- Berisha: Ju tregoj ndëshkimin që iu bëhet gjimnazistëve me librat e shkollës
| Putin: Kush kontrollon Inteligjencën Artificiale dominon botën! Posted: 05 Sep 2017 09:33 AM PDT Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar të premten e kaluar me studentët me rastin e fillimit të vitit shkollor, theksoi drejtpërdrejtë se ai që do të arrijë të jetë lider në sektorin e Inteligjencës Artificiale (IA) do të ketë mundësinë të dominojë botën. "Inteligjenca Artificiale është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë qenien njerëzore. Kjo sjell mundësi të mëdha, por edhe kërcënime që janë shumë të vështira të parashikohen. Ai që do të bëhet lider në këtë sektor do të jetë sovrani i botës", deklaroi Putin. Por presidenti rus nuk e fsheh që ka rreziqe që lidhen me zhvillimin e IA-së, duke mbajtur gjatë këtij fjalimi një pozicion shumë të ngjashëm me atë të Elon Musk që në korrik, kishte bërë një ftesë për të miratuar një normativë për të vendosur brenda disa rregullave zhvillimin e IA-së. "Nëse do të ekzistonte një subjekt apo një komb në gjendje të dominonte sektorin e IA-së do të krijohej një monopol shumë i rrezikshëm", shtoi Putini. "Nëse ne do të bëhemi lider në këtë sektor do ta ndajmë këtë njohuri me të gjithë botën ashtu si bëjmë me teknologjinë bërthamore", theksoi presidenti rus. Megjithatë deklaratat e Putinit duhet të vendosen edhe në kontekstin aktual që Rusia nuk ka arritur të vendoset mes kombeve që mund të konsiderohen aktualisht lider në këtë sektor, si Kina dhe SHBA-ja. Kina kohët e fundit ka publikuar një plan investimesh që shpreson të arrijë të drejtojë sektorin e Inteligjencës Artificiale deri në vitin 2030. Në krahun tjetër, SHBA-ja mund të humbasë terren përballë Kinës për shkak të reduktimit të burimeve që i dedikohen kërkimit teknologjik dhe shkencor të vendosur nga Administrata Trump. Ndërsa një prej liderëve në sektorin e teknologjive të reja, Elon Musk, e ka krahasuar aktivitetin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale me një demon. Përfitimet që vijnë në shumë fusha, nga sektori industrial deri tek ai shëndetësor, vihen në rrezik nga aplikimi në fushën e armëve autonome, për të cilat Musk bashkë me 100 ekspertë të tjerë të robotikës dhe IA-së i kanë kërkuar OKB-së ta ndalojë këtë zhvillim në fushën e armatimit. |
| Alarmi i Parisit: Raketat e Kim mund ta arrijnë Europën përpara parashikimit Posted: 05 Sep 2017 09:05 AM PDT Koreja e Veriut mund të zhvillojë përpara parashikimeve raketat balistikë në gradë për të arritur Europën. Alarmi është dhënë nga ministrja franceze i Mbrojtjes, Florence Parly, në një fjalim përpara ushtarakëve dhe deputetëve transalpinë. “Skenari për një konflikt të madh nuk duhet përjashtuar”, ka shtuar Parly. Ndërkohë, sipas Presidentit rus Vladimir Putin, vendosja e sanksioneve të mëtejshme ndaj Koresë së Jugut është krejtësisht e padobishme. "Ata më mirë hanë bar, sesa të heqin dorë nga ambiciet e tyre bërthamore", deklaroi shefi i Kremlinit në kohën kur Uashingoni përgatitet të paraqesë në OKB një rezolutë të re me masa ndëshkuese akoma më të ashpra se deri tani ndaj vendit komunist. "Sanksionet e çdolloji do të ishin të kota dhe jo të efektshme. Ata nuk do ta braktisin programin bërthamor deri në momentin që do të ndihen të sigurtë. Çfarë mund ta ofrojë këtë siguri? Rivendosja e ligjit ndërkombëtar. Ne duhet të promovojmë dialogun mes të gjitha palëve të interesuara në këtë çështje", tha Putin. Edhe pse e dënon me forcë testin e fundit të Penianit, Putin, duke cituar aspektin humanitar, thotë se pasojat e masave më të rrepta do t'i vuanin miliona njerëz. Sanksionet janë shteruar tashmë si mundësi, argumenton kreu i shtetit rus. Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit votoi unanimisht për ndalimin e eksporteve koreano-veriore dhe kufizimin e investimeve në vend. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB Nikki Haley tha më herët se Kim Jong Un praktikisht po lutet për lufte, por ndërsa përmendi sanksionet shtesë, nuk sqaroi se ku do të konsistojnë ato. Ekspertët mendojnë se një embargo nafte do të kishte efekt paralizues në ekonominë koreano-veriore e mund të vendoset gjithashtu bllokimi i kompanisë ajrore kombëtare, reduktimi i mundësisë së punësimit të koreano-veriorëve jashtë kufijve si dhe ngrirje të aseteve e ndalim-udhëtimi për zyrtarët e lartë të vendit. |
| FOTO & VIDEO/ SHBA armatos Shqipërinë, shikoni blindat që ka dhuruar për ushtrinë Posted: 05 Sep 2017 08:42 AM PDT Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA-ve me vlerë 300 mijë dollarë. Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Ministrja Kodheli u shprehu mirënjohjen dhe falënderimet ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi si "aleat dhe mik strategjik". Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Kodheli theksoi se historia e marrëdhënieve tona është e shtrirë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë të reformimit të Forcave të Armatosura. "Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer", theksoi ajo. Ministrja Kodheli vlerësoi rolin e rritur të batalionit të dytë të këmbësorisë në angazhimet në kuadër të NATO-s dhe se këto mjete janë më të domosdoshme se kurrë. "Në rritjen e standardeve të FA, këto mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të blinduara, një projekt të cilin ne e nisëm së bashku që në vitin 2015. Kjo ndihmë vjen absolutisht në kohën e duhur, në momentin kur Batalioni i Dytë i Këmbësorisë po rrit ndjeshëm angazhimet në kuadër të Aleancës dhe kjo do të ndikojë cilësisht në përmbushjen e detyrimeve dhe objektivave e kapaciteteve". Nga ana e tij, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësojnë këto mjete. "Ju (Shqipëria) jeni vetëm një nga 4 aleatët e NATO-s në Europë që merrni këto makina të avancuara. Qeveria e SHBA është e përkushtuar të forcojë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s. Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që FA të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO-s që të kenë një grup këmbësorie të modernizuar plotësisht operacional dhe autonom deri në 2019", tha ambasadori Lu, i cili përgëzoi shefin e ri të Shtabit të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si dhe falenderoi ministren Kodheli "për vitet e saj të shërbimit të përkushtuar në mbështetje të FARSH". Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMËV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës. |
| Akademia e Shkencave mbrohet me “amanetin e fundit” të Dritëroit Posted: 05 Sep 2017 08:06 AM PDT Në kulmin e debateve dhe polemikave që po prodhon zgjedhja e kreut të ri në Akademinë e Shkencave, duke se ky institucion ka gjetur një "amanet" të Dritëro Agollit, për t'iu mbyllur "gojën" të gjithëve atyre që kanë lëshuar një sërë kritikash ndaj tyre. Në faqen e tyre në rrjetin social "Facebook", ata kanë postuar letrën e akademikut Dritëro Agolli, ku ndër të tjera thoshte se: "Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare". Një ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi se akademia do ketë zero fonde nga buxheti i shtetit, nëse nuk reformohet.
Amaneti i fundit Amaneti i fundit i akademikut Dritëro Agollit për Akademinë e Shkencave "Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare". Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër. Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje. A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën. Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t'i ruajnë e t'i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra. Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t'u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t'ia kërkojë përgjigjen? Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qëndrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam. Pse është zvogëluar Akademia jonë? |
| Pasuria e “sheikut” Arben Ahmetaj, mijëra euro, apartamente dhe makina luksoze Posted: 05 Sep 2017 07:47 AM PDT Arben Ahmetaj cilësohet si “sheiku” i qeverisë. Jo sepse tani do të drejtojë një super ministri si ajo e Financave, Ekonomisë dhe Punës, Tatime dhe Doganat, por sepse është ministri më i pasur. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016 ai ka deklaruar 1,541,554 lekë të ardhura nga posti si ministër dhe shpërblimet ndërsa pasuria e tij është shtuar me 46,200 lekë nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe 92,400 lekë nga pjesëmarrja në Komisionin e ndihmës Shtetërore. Llogaria personale Arben Ahmetaj në monedhën euro është pakësuar me 2,577 euro si dhe një tjetër është shtuar në vlerën 1,453 euro. Llogari e përbashkët e bashkëshortëve është pakësuar me 75,482 euro pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bono thesari. Sipas deklaratës së bashkëshortes, Albina Mancka, të ardhurat e saj janë shtuar nga paga me shumën e 5,393 258 lekëve, nga qiradhënia e ambienteve tek 'Samos Toëer' me 10,200 euro si dhe nga qiraja e ambienteve tek 'Tobourg' me vlerën 12,000 euro. Për 2015-ën Ahmetaj ka shlyer 11,811 euro nga kredia e vitit 2006 me vlerë kredie 100,000 euro. Gjithashtu ai ka shlyer 3,861 euro kredi të marrë në vitin 2009 me vlerë 24,111 euro, ku kanë mbetur edhe 2,630 euro. Një tjetër kredi e shlyer është dhe ajo me 3,009 euro një hua leasing për makinë, mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetor 2015 vlera prej 2,747 euro. Në llogarinë e ministrit janë shtuar 974,301 lekë. Ka një tjetër llogari me 78 dollarë gjendje. Gjendje në minus 2,658 euro llogaria e lidhur me kartën AMEX. Pakësuar 35,780 lekë llogaria e pagës. Zonja Mancka ka shtuar llogari në euro me shumën e 284 euro. Llogaria në lek është shtuar me 431,989 lekë. Llogari në lek për prepaid card 10,000 lekë. Llogari plan pensioni kursimi nga banka shtuar me 913,684 lekë dhe totali datë 31 dhjetor 2,254,596 lekë. Ndërkohë që janë shtuar edhe dy llogaritë e fëmijëve përkatësisht një 30,027 euro dhe tjetra 40,036 euro. Pak javë më parë ai u aksidentua me Range Rover, i cili nuk rezulton në deklarimet e ministrit, gjithashtu nuk rezulton as makinë e shtetit. Viti 2010-2014 Gjatë vitit 2010, pasuria e ministrit të Financave, Ekonomisë dhe Punës, Arben Ahmetaj, ka kapur shifra gjigante. Vetëm në vitin 2010, ai ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 300 mijë euro, e cila më pas është ndarë në disa llogari të tjera me vlera të mëdha. Ahmetaj ka përfituar shuma gjigante edhe si konsulent i jashtëm, pasi në "Bendi Integratet", gjatë periudhës 2008-2009 ka marrë 45 mijë euro. Ndërsa si konsulent në "H-Communication SH.A" ka përfituar 10 milionë lekë. Në këtë vit bashkëshortja ka deklaruar 2 apartamente, me vlerë 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar automjete me vlera 25-30 mijë euro. Në deklaratën më të fundit, atë të vitit 2014 Ahmetaj ka deklaruar disa llogari të majme bankare. Ai ka shitur disa makina dhe apartamente duke futur në bankë 114 mijë euro. Nga ana tjetër, bashkëshortja ka bërë rivlerësimin e banesës, duke deklaruar një çmim prej 560 milionë lekë të vjetra. |
| Ish-deputeti demokrat jep “alarmin”: Në PD po instalohet sistemi i PS, Basha në gjurmët e Ramës Posted: 05 Sep 2017 06:54 AM PDT Ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu jep alarmin se Partia Demokratike po kthehet si Partia Socialiste, ku Lulzim Basha sipas tij po ecën në gjurmët e Edi Ramës duke eliminuar demokracinë e brendshme. STATUSI I PLOTË I SHEREFEDIN SHEHUT Kur Ne Nuk Bëjme Zgjedhje Në Parti Dhe Në Qeveri, Atëherë Si Mund Të Bëjmë Në Akademi? Është për të ardhur keq që zgjedhjet u bënë farsë edhe në krye-institucionin e shkencës. Me sa duket edhe shkenca nuk mund të bëjë përjashtim nga farsat zgjedhore që ne bëjmë në Parti dhe në Qeveri. Me një mungesë totale përgjegjësie, Kryeministri Rama u hakërrye, jo për farsën por për mospërfilljen, dhe deklaroi se tani nuk do t'i japë asnjë lek Akademisë së Shkencave, thua se ai i ka lekët në xhep dhe mund ti japë vetëm tij që do ai. Në vend të kësaj deklarate boshe, Rama duhet të mbajë përgjegjësinë për farsën sepse edhe Akademia zbatoi modelin e zgjedhjeve që ai vetë e instaloi. Le të kujtojmë vitin 2005 kur, ditën e parë të zgjedhjev në PS, Ramës, si kandidat, i dështoi modeli që propozoi për zgjedhjen e Kryetarit dhe në vend që të dorëhiqej "me punë dhe përpjekje" arriti që ditën e dytë të zgjidhej Kryetar. Në 2009, humbi zgjedhjet, u dorëhoq me të drejtë ri-kandidimi dhe, megjithëse humbës, korri një fitore plebishitare kundër kandidatit tjetër Maqo Lakrori. Ndërsa kur i mbaroi mandati në 2013, ndonëse Kryeministër, kishte frikë se mos e turpërontë Ben Blushi dhe vendosi të mos bëjë zgjedhje fare dhe sot vazhdon të jetë Kryetar i PS. Këtë model po e shtrin edhe në zgjedhjet qeveritare ku rezultati paracaktohet me marrëveshje para zgjedhjeve dhe në ditën kur kutia mbushet me vota vetëm çertifikohet. Edhe në PD po instalohet sistemi i PS. Por, ndryshe nga Rama i vitit 2013, Basha u vetë-ngri dhe eci në gjurmët e Ramës gjysëm të përparuar të vitit 2009, duke emëruar Eduard Selamin si kandidat alternativ dhe arritur një fitore plebishitare kundër tij. Por ama Basha është i ndërgjegjshëm që ne nuk bëjmë zgjedhje por farsa dhe u tregua i sinqertë duke mos thënë asnjë fjalë për farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave. Ky është një alarm i madh, dhe profesorët, shkencëtarët dhe ndonjë civil nga shoqëria, që mund të ketë mbetur pa u njollosur akoma, duhet të bërtasin me të madhe. Mos prisni që këtë ta bëjë politika, përfshirë edhe mua që po ju jap mend, sepse duhej të kisha folur më heret. Prandaj të dashur profesorë, shkencëtarë dhe akademikë i dilni zot vetes.
|
| Ndalen 177 azilkërkues; ndalohen edhe 4 prindër Posted: 05 Sep 2017 06:50 AM PDT Vetëm gjatë muajit gusht 177 shtetasve u është refuzuar kalimi jashtë territorit të Shqipërisë përmes Aeroportit të Rinasit, pasi nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara për frenimin e fenomenit të azilkërkimit. 17 persona të tjerë, 9 prej të cilëve të arrestuar kanë tentuar të kalojnë me dokumenta të falsifikuara. "Nga analizat tona na rezulton se shumica e personave që i është refuzuar kalimi janë i njëjti kontigjent që janë deportuar njëherë, por që tentojnë sërish të dalin jashtë vendit me qëllim azilkërkimin. Do të vijojmë me këto masa dhe nuk do ketë tolerime në këtë drejtim", thotë Përparim Dema, Shefi i Policisë Kufitare në Rinas. Por edhe 4 prindër janë proceduar për braktisje të fëmijëve. "Kemi edhe raste që udhëtojnë familje dhe më pas braktisin fëmijët në zonën Shengen me qëllim azilin dhe kthehen pa ta. Për çdo rast kemi referuar materialet në prokurori", shton Dema. Ndërkohë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur baza e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në vend e cila pritet të parandalojë abuzimin me kërkesat për azil. Nga kjo bazë do të bëhet shkëmbimi i informacionit policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përdorin këtë motiv për të kërkuar azil. Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vazhdimisht Policia e Shtetit merr kërkesa nga homologët e tyre për verifikimin e deklaratave të shtetasve shqiptarë që pretendojnë se janë në gjakmarrje. |
| Letra para vrasjes, Babai i Fildes Hafizit i kërkonte ndihmë Ylli Manjanit Posted: 05 Sep 2017 06:46 AM PDT Babai i Fildez Hafizit, Bynjamin Hafizi, duket se e ka parandjerë fundin tragjik të së bijës dhe mosndëshkimin e ish-bashkëshortit të saj Fadil Kasemi. Ai i është drejtuar me një letër ministrit të Drejtësisë më 11 maj 2016, kohë në të cilën ky dikaster drejtohej nga Ylli Manjani, ku pasi i parashtronte të gjitha faktet e ngjarjes së ndodhur më 17 korrik 2015, mosndëshkimin në kohë të autorit dhe vonesat në procesin gjyqësor të divorcit, kërkonte anulimin e vendimit dhe rigjykimin e çështjes. "Mbas 9 muajsh nga kjo ngjarje zhvillohet procesi gjyqësor i zvarritur, i heshtur, i dyshimtë, pa njoftimin e familjarëve dhe të personit të dhunuar. Nuk thirret të pyetet e dhunuara në proces, nuk dihet kush është avokati mbrojtës dhe pse është vonuar çështja për kaq muaj. Për të gjitha këto anomali dhe vonesa unë kërkoj anulimin e këtij gjyqi fals dhe gjykimin nga një trupë tjetër gjykuese, e cila do të vërtetojë të gjitha këto veprime",thuhet në letrën e Bynjamin Hafizit, drejtuar ministrit të Drejtësisë. Ndërkaq, në përgjigjen e mbërritur më 7 qershor 2016, thuhet se ministri Manjani ka urdhëruar verifikimin e ankesës, veprim nga i cila ka rezultuar se nuk ka pasur zvarritje në procesin e divorcit mes Fildez Hafizit dhe Fadil Kasemit, por janë ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara. Ndërsa lidhur me kërkesën për rigjykim të dosjes penale, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nuk ka qenë në gjendje për t'i kthyer një përgjigje të plotë, duke kërkuar specifikime konkrete për çështjen dhe palët e përfshira në gjykim./Tch |
| Maradona: Icardi në Kombëtare falë Zanetti-t. Wanda Nara telefononte 3 herë në ditë… Posted: 05 Sep 2017 06:39 AM PDT Ligat më të rëndësishme të futbollit botëror janë në një periudhë pushimi këto ditë, duke qenë se futbollistët janë të impenjuar me kombëtaret e tyre, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Rusisë të vitit 2018. Një nga lajmet më të bujshme të javës së kaluar ishte mosgrumbullimi i sulmuesit të Juventus-it Gonzalo Higuain nga trajneri i ri i Kombëtares së Argjentinës, për ta zëvendësuar atë me rivalin e tij në Serinë A italiane, Mauro Icardi. Trishtim te bardhezinjtë, por festë për interistët që prej kohësh e prisnin këtë grumbullim. Ndër personazhet e botës së futbollit, të cilët nuk e vlerësojnë shumë Icardin është edhe Diego Armando Maradona. Legjenda argjentinase nuk ka një mendim aspak pozitiv për Icardin. Që prej "trekëndëshit" të dashurisë Maxi Lopez-Wanda Nara-Icardi, Maradona ka qenë gjithnjë agresiv ndaj sulmuesit të ri. Ai ka dhënë një tjetër intervistë së fundmi, ku shprehet se lënia në shtëpi e Higuain për Icardi-n ishte një gabim dhe se interisti është grumbulluar vetëm falë Javier Zanetti-t. "Të mos grumbullosh Higuain do të thotë të lësh të të ikë një mundësi e madhe. Aq më tepër kur mendon se e ke zëvendësuar me Icardi-n, sikur të kishe gjetur Batistuta-n e ri. Mauro është në Kombëtare sepse ka Javier Zanetti-n si përfaqësues", – shprehet legjenda e futbollit botëror, duke rikonfirmuar mendimin e tij. Më tej, ai shton: "Duke folur me Edgardo Bauza-n (ish-trajner i Argjentinës), më rrëfeu se një ditë kishte marrë 3 telefonata nga Wanda Nara, bashkëshortja e Icardi-t. Ai më tha i habitur: Nga e gjeti ajo numrin tim?" – insiston Maradona në mikrofonin e DirecTV Sports, duke mos kursyer aspak sulmet për dyshen e famshme. |
| Berisha: Ju tregoj ndëshkimin që iu bëhet gjimnazistëve me librat e shkollës Posted: 05 Sep 2017 06:36 AM PDT
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të "Facebook"-ut një mesazh të një gjimnazisteje dixhitale. Berisha pohon se nxënësit ndëshkohen ume librat e shkollës, shqetësim që ai e ka ngritur edhe më herët. Ndërkohë, në mesazhin e gjimnazistes në vit të parë thuhet se ata që duan të blejnë libra për vitin e parë, duhet me patjetër që të marrin dhe ata të vitit të dytë. MESAZHI I BERISHËS |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















