Tirana Observer: “Patozi ka një pyetje për antikomunistët” plus 9 more |
- Patozi ka një pyetje për antikomunistët
- “Pushooooo”! Artan Lame tregon përse nuk pushonte atë natë në “Opinion”
- Pse uraganet kanë emra femrash dhe disa kuriozitete shkencore mbi stuhitë e fuqishme oqeanike
- Brenda trurit të një vrasësi serial
- INTERVISTA / Nicole Kidman: Mbush 50 vjeç dhe jam e lumtur. Sepse e di çfarë dua!
- Mesazhi i fshehtë i pikturës që zbulon sekretin e sekreteve, vendndodhjen e Zotit…
- INSTAT: Veriu i Shqipërisë tejet i varfër, vetëm 24% e mesatares së BE-së
- Paraja jashtë bankave, në 4 muaj fluturojnë 60 milionë euro
- Nuk ndalet eksodi i mjekëve nga Shqipëria, pritet largimi i 140 të tjerëve
- Rikthehet Kim Kardashian!
| Patozi ka një pyetje për antikomunistët Posted: 07 Sep 2017 09:46 AM PDT Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së, përmes një komenti në rrjetet sociale, i ka drejtuar një pyetje të gjithë atyre që sot shfaqen si antikomunistë. Referuar seancës 9 shtatorit, ku pritet që Kuvendi të zgjedhë si kryeparlamentar, Patozi pyet ata që kanë paralajmëruar protesta se kë kanë më të rëndë, faktin që Gramoz Ruçi do të zgjidhet apo Jozefina Topalli që mbeti jashtë. "Një pyetje e thjeshtë kam për të gjithë antikomunistët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre: Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë? Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë (shkrirë) të Partisë Demokratike, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996-a e këtej (8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj… etj…, se nuk dua t'i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishitar të 22 korrikut?", shkruan Patozi. |
| “Pushooooo”! Artan Lame tregon përse nuk pushonte atë natë në “Opinion” Posted: 07 Sep 2017 09:36 AM PDT Sot emisioni "Opinion" në një transmetim maratonë ka dhënë për publikun disa nga emisionet më të suksesshme dhe që kanë ngelur në mendjen e audiencës ne keto 20 vite. Një ndër ta është edhe emisioni ku pati një debat në studio mes Artan Lames dhe gazetarit Blendi Fevziut, i cili më pas u përhap në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale. Një "Pushoooooooo" e Fevziut, edhe sot pas disa viteve vazhdon të mbahet mend nga të gjithë. Kështu Artan Lame është rikthyer në emision me një jatagan dhe një shpat, duke ia drejtuar me humor Blendi Fevziut, kjo për ti kthyer reston e drejtimit të shkopit nga ai disa vite më parë. Blendi Fevziu e ka mirëpritur dhe më pas i ka shfaqur pjesët filmike. Më pas Fevziu ka thënë se nuk ka pritur që ajo gjë të ndodh në studio pasi ata njihen prej 20 vitesh. Fevziu e ka pyetur se perse nuk pushonte ate dite ne emisioni dhe Lamja ka dhene nje pergjigje. Fevziu: Si ka mundësi që nuk qetësohesh kurrë në emision? Artan Lame: Unë ato që i them i besoj. Të ka ndodhur pas emisionit që unë të them atë e thash se duhet thënë, unë i them gjërat se i ndjej dhe i besoj. Artan Lame: Më kujtohet kur u takuam tek kryeministria dhe i ke thënë gocës ky është ai xhaxhi që i bërtita. Fevziu: Edhe ajo u hutua shumë dhe tha, këtij i bërtite. Fevziu i ka dhënë po ashtu edhe një dhuratë, një skulpturë të vogël të Gjergj Kastriot Skënderbeut. /opinion.al |
| Pse uraganet kanë emra femrash dhe disa kuriozitete shkencore mbi stuhitë e fuqishme oqeanike Posted: 07 Sep 2017 09:00 AM PDT Në Shtetet e Bashkuara sezoni i uraganeve fillon më 1 qershor dhe përfundon më 30 nëntor të çdo viti. Stuhitë e fuqishme të cilat krijohen mbi oqeanin Indian quhen ciklone. Ato që formohen mbi pjesën veri-perëndimore të oqeanit Paqësor quhen tajfune, ndërsa uraganët janë stuhitë e fuqishme të krijuara mbi pjesën lindore të oqeanit Paqësor si dhe mbi oqeanin Atlantik. Një stuhi me emrin e këndshëm Irma po sjell shkatërrime të mëdha dhe viktima në disa vende të Amerikës. Ka shekuj tashmë që përdoren emra njerëzish për dukuritë natyrore. Një shkencëtar australian filloi t'u vinte stuhive emra të përveçëm femërorë në fundin e shekullit të 19-të. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkencëtarët përdorën për stuhitë emrat e bashkëshorteve apo të dashurave të tyre. Specialistët amerikanë të motit filluan t'u vinin stuhive emra femrash në vitin 1953. Në vitin 1979, ata filluan të përdornin edhe emra meshkujsh. Shkencëtarët vendosin se cilët emra të përveçëm të përdorin shumë kohë para se stuhitë të ndodhin. Gjatë takimeve të Organizatës Botërore të Motit, ata krijojnë lista të posaçme me këto emra. Qendra Kombëtare e Uraganëve në Miami të shtetit të Floridas ka një listë me emra të stuhive të Atlantikut për çdo periudhë gjashtë-vjeçare. Specialistët fillojnë t'u japin emra stuhiv kur erërat arrijnë shpejtësinë 62 kilometra në orë, edhe në rastet kur shpejtësia e erës nuk rritet më tepër dhe stuhia kalon pa u vënë re. Emri i parë që përdoret në fillimin e sezonit të stuhive fillon me shkronjën A. I dyti me shkronjën B, e kështu me rradhë. Shkronjat Q,V, X, Y dhe Z nuk përdoren. E njëjta listë nuk mund të përdoret sërish pas gjashtë vjetësh. Në vende të ndryshme të botës përdoren lista të ndryshme. Një emër hiqet nga përdorimi atëherë kur stuhia që kishte atë emër ishte tepër shkatërrimtare. Stuhitë oqeanike krijohen kur temperatura e ajrit në një zonë është e ndryshme nga ajo e zonës pranë saj. Ajri i ngrohtë ngjitet lartë ndërkohë që ajri i ftohtë zbret poshtë. Këto lëvizje krijojnë ndryshim në trysninë atmosferike. Nëse trysnia ndryshon përgjatë një zone të gjerë, erërat fillojnë të fryjnë në rrathë të mëdhenj. Ajri me trysni të lartë shkon drejt qendrave me trysni të ulët. Re të dendura bëjnë që të bien shira të rëndë, ndërkohë që stuhia zhvendoset mbi oqean. Stuhitë fitojnë fuqi gjithmonë e më të madhe kur shkojnë drejt zonave të oqeanit me ujë të ngrohtë. Erërat më të forta janë ato përreth qendrës së stuhisë. Qendra e stuhisë, ose syri, në vetvete është një zonë më e qetë. Stuhitë oqeanike krijojnë gjithashtu dallgë të mëdha që mund të arrijnë edhe më tepër se 6 metra lartësi. Dallgët janë përgjegjëse për rreth 90 përqind të viktimave të shkaktuara nga stuhitë oqeanike. Qendra Kombëtare e uraganëve në Miami kontrollon me kujdes ecurinë e stuhive të fuqishme oqeanike. Ajo bashkëpunon ngushtë me autoritetet shtetërore si dhe me radiot e televizionet për të informuar njerëzit. Specialistët mendojnë se sistemi i paralajmërimit që po përdoret ka ndihmuar mjaft, në vitet e fundit, për të pakësuar numrin e viktimave të stuhive oqeanike. Por në disa raste njerëzit nuk mund të largohen, ose vendosin të mos largohen, prej zonave ku pritet të kalojë stuhia. Disa studime tregojnë se disa njerëz nuk largohen prej zonave të kërcënuara pasi nuk kanë mundësi transportimi. Një tjetër arsye është se ata kanë frikë nga dëmtimet që mund t'u shkaktohen pronave të tyre nga njerëzit, në rastet kur këto prona i shpëtojnë stuhisë. Gjithashtu, ka persona që nuk duan të braktisin kafshët e tyre shtëpiake apo të fermave. Sot, ekzistojnë shumë më tepër plane shpëtimi për kafshët në krahasim me vitet e shkuara. Ekspertët e motit përdorin programe kompjuterike për parashikimin e zhvendosjeve të stuhive. Këto programe ndërthurin të dhëna të lidhura me temperaturën, shpejtësinë e erës, trysninë atmosferike dhe nivelin e lagështisë së ajrit. Këto informacione mblidhen nga satelitët dhe pajisjet që lundrojnë mbi ujin e oqeaneve. Specialistët gjithashtu marrin të dhëna nga anijet dhe aeroplanët. Autoritetet shtetërore dërgojnë aeroplanë të veçantë të fluturojnë përreth dhe brenda stuhive. Prej tyre lëshohen pajisje matëse me parashutë. Shkencëtarët përdorin Shkallën Saffir-Simpson të Uraganëve për të përcaktuar fuqinë e tyre, duke përdorur shpejtësinë e erës. Kjo shkallë matëse ndihmon në parashikimin e përmbytjeve dhe të dëmeve që stuhia mund të shkaktojë. Shkalla është e ndarë në pesë grupe apo kategori. Uragani më pak i fuqishëm është ai i kategorisë "Një". Erërat e këtij lloji uragani fryjnë me shpejtësi nga 120 deri në 150 kilometra në orë. Kjo stuhi mund të dëmtojë pemë apo struktura të dobëta. Mund të shkaktojë edhe përmbytje. Erërat e uraganit të kategorisë "Dy" arrijnë shpejtësi deri në 180 kilometra në orë. Erërat midis 180 dhe 250 kilometra në orë shpejtësi u përkasin uraganëve të kategorive "Tre" dhe "Katër". Stuhitë edhe më të fuqishme se kaq janë uraganët e kategorisë "Pesë". |
| Brenda trurit të një vrasësi serial Posted: 07 Sep 2017 08:45 AM PDT Shkencëtarët po studiojnë vrasësit serialë në masë, për të kuptuar se çfarë fshihet pas krimeve të tyre makabre. Studiuesit e neuroneve po fillojnë të ndërtojnë një panoramë të mendjeve të turbulluara pas disa prej krimeve më shokuese, mbi të cilat është hedhur dritë në dekadat e fundit Ata janë magjepsës dhe tmerrues njëkohësisht, por për shumë njerëz, kuptimi i motiveve të vrasësve serialë për të vrarë shumë herë, mund të jetë i vështirë për t'u marrë me mend. Psikologët dhe shkencëtarët e neuroneve po fillojnë të ndërtojnë një panoramë të mendjeve të turbullta pas disa prej krimeve më shokuese, mbi të cilat është hedhur dritë në dekadat e fundit. Ata kanë zbuluar ngjashmëri befasuese mes këtyre vrasësve në masë dhe madje kanë gjetur prova që sugjerojnë një anomali gjenetike që mund të veprojë si një nxitës për krimet e llahtarshme. Doktoreshë Helen Morrison, një psikiatre e mjekësisë ligjore që jeton në Çikago, ka studiuar dhe ka intervistuar 135 vrasës serialë. Ajo beson se në shumë raste, vrasësit kanë vuajtur nga një anomali kromozomi që i ka shkaktuar një kromozom ekstra në ADN-në e tyre. Për shembull, Bobby Joe Long, që është aktualisht në dënim me vdekje në Florida për sulm seksual dhe vrasje të të paktën 10 grave në zonën e Gjirit Tampa, kishte një kromozom X ekstra. Sipas doktoreshë Morrison-it, kjo çoi në sasi të tepërta të estrogjenit që filloi t'i shkaktojë atij turpërim dhe zemërim gjatë pubertetit teksa atij i zhvilloheshin gjinjtë. Po në të njëjtën mënyrë, Richard Speck, që torturoi, përdhunoi dhe vrau tetë studente infermierie në Çikago, kishte një kromozom Y ekstra. Morrison-i gjithashtu tha se vrasësit serialë priren të zhvillojnë një ndjesi shkëputjeje nga pjesa tjetër e botës në një moshë shumë të hershme. Kjo si përfundim i detyron ata të ndiejnë mungesë dhembshurie për viktimat e tyre. Kërkimi nga profesor Jim Fallon, një neuroshkencëtar në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, gjithashtu ka studiuar trurin e psikopatëve duke përdorur skanimin e trurit. Ai zbuloi aktivitet të paktë në lëvoren e tyre orbitale që duket se ka lidhje me sjelljet sociopate dhe sjell vështirësi në shtypjen e zemërimit dhe dhunës. Puna e tij ka treguar se truri i disa personave duket se është më i predispozuar ndaj dhunës. Ndoshta befasia më e madhe që ai zbuloi është se skanimet e trurit të tij tregonin të njëjtin aktivitet të ulët të lëvores orbitale, ashtu si një vrasës serial. Skanimet e trurit të djalit të tij tregonin aktivitet normal. Lëvorja orbitale besohet se lidhet me sjelljen etike, vendimmarrjen dhe kontrollin e impulseve. Aktiviteti i pakët në këtë zonë të trurit shkakton vetëpërmbajtje më të vogël ndaj zemërimit, dhunës, të ngrënit, seksit dhe konsumit të alkoolit. Shkencëtarët besojnë se për të krijuar një vrasës serial nevojiten tre faktorë: përbërja gjenetike, format e trurit dhe abuzimi në fëmijëri. Profesor Fallon-i gjithashtu testoi ADN-në e familjes së tij për gjenet e lidhura me dhunën dhe identifikoi një gjen të njohur si gjeni MAO-A. Përgjegjës për prodhimin e një enzime të quajtur monoamine oxidase A, ai njihet gjithashtu si "gjeni i luftëtarit" dhe rregullon nivele të hormonit të gjendjes shpirtërore seretoninë në tru. Zbulimet e profesor Fallon-it rreth trurit të tij, e çuan në ndryshimin e pikëpamjes nëse gjenet dhe funksioni i trurit ishin të vetmet pjesë të enigmës. Tani ai beson se eksperiencat e fëmijërisë mund të kenë vepruar si një lloj shkaktari që kombinohet me këta faktorë të tjerë për ta kthyer dikë në një vrasës serial apo në një psikopat. Profesor Fallon-i ngriti pyetjen: "përse përballë faktit që unë kam të gjithë elementët biologjikë të psikopatisë u bëra një profesor i suksesshëm dhe njeri familjar?" "Një arsye shumë e mundshme është se pavarësisht se kam të gjithë përbërjen gjenetike të një psikopati të lindur, disa nga këto gjene të rrezikut te dikush i mbuluar me dashuri nga fëmijëria e deri te vitet më të vështira të rritjes, duket se çaktivizojnë psikopatinë dhe rreziqet e tjera gjenetike"- iu përgjigj ai dilemës së tij. Shpresohet se kërkimet e tjera do ta bëjnë më të lehtë identifikimin dhe kapjen e vrasësve serialë në të ardhmen. Fakte mbi vrasësit serialë Vrasës serial është një person i cili ka vrarë tre ose më shumë persona në të paktën tri ose më shumë vendndodhje, shpesh me një periudhë "qetësimi" ndërmjet tyre. Vrasësit serialë i kryejnë krimet e tyre kryesisht gjatë një cikli: shpesh gjatë periudhave të stresit dhe pas vrasjeve ndihen të lehtësuar. Motivet e vrasjeve shpesh variojnë, por kryesisht janë sipas kategorive të mëposhtme: Për të marrë para, për të përjetuar ndjesinë, për një ndjesi pushteti, nga dëshira për të hequr qafe keqbërësit. Një studim i 50 vrasësve serialë zbuloi se shumica e tyre ishin abuzuar në fëmijëri. Vrasësit serialë kurrë nuk e shohin veten si një pjesë të integruar të botës dhe kjo i bën ata të mos lidhen emocionalisht me viktimat e tyre. |
| INTERVISTA / Nicole Kidman: Mbush 50 vjeç dhe jam e lumtur. Sepse e di çfarë dua! Posted: 07 Sep 2017 08:29 AM PDT "Nuk ka jetë të përsosur për askënd. Dhe askush nuk e di se çfarë qëndron prapa një dere të mbyllur. Shumë shpesh ne vendosim qëllime të pamundura dhe përfundojmë duke besuar se jemi personazhet që themi se jemi. Përballë të tjerëve, por edhe përballë vetes tonë. Pastaj, papritmas, e kuptojmë se nëse i lejojmë vetes të ndihmojmë dhe të komunikojmë me të tjerët, jeta është më e thjeshtë. Dhe më mirë" Eshtë kaq e madhe (dhe jo vetëm për shtatin një e tetëdhjetë metra), saqë në Cannes kanë dashur të krijojnë një çmim posaçërisht për të: çmimin special për 70-vjetorin e Festivalit. Nicole Kidman është mirënjohëse, por jo aq e ngazëllyer sepse nuk ka nevojë për medalje në një ditëlindje të pesëdhjetë. Në fakt, u kthye qetësisht në Nashville para ceremonisë, të cilën e ndoqi me video: "Më vjen shumë keq që s'jam atje me ju, por unë jam me familjen time", shpjegoi ajo. Pastaj, iu deshën vetëm disa ditë për t'u kurorëzuar princeshë e kurorës. Kush ka prezantuar ndonjëherë katër filma në Festival? Dhe mbi të gjitha, katër personazhe kaq të ndryshme, origjinale dhe unike? Nicole e shqetësuar, e turbulluar dhe mbrojtëse tek "The Deception" i Sofia Coppola. Nicole matriarke e punk-ut anglez tek "How to talk to girls at parties". Nicole gruaja elegante tek "The killing of a sacred deer". Nicole, plakë dhe e frikësuar tek "Top of the lake", i Jane Campion. Pothuaj 50-vjeçare, keni më shumë energji dhe kërshëri se kurrë. "Ende kam entuziazmin si kur isha 20 vjeç! Ose kur, në adoleshencë, futesha në një kinema, në një dhomë të errët, që të "shëtisja" në universe të tjera. Më pëlqen ende të aktroj shumë, dhe zgjedhja e projekteve që unë besoj, më jep një energji të pakontrollueshme, pasioni për të vepruar është ndoshta edhe më intensiv se kur isha më e re. Për mua, çdo rol është një eksplorim, një udhëtim në gjendjen njerëzore. Megjithatë në Kanë ishte një rastësi e pastër që të kishim kaq shumë filma bashkë". Kohët e fundit, gjithmonë zgjidhni të keni më shumë histori për gratë. Tek "The Deception", i vetmi burrë në grup është Colin Farrell. "Po, historia është përqendruar te gratë, na tregon se çfarë jemi në gjendje të bëjmë nëse e provojmë. Ne luajmë me kostume të mrekullueshme, vendi ku xhiruam në jug të Shteteve të Bashkuara është i mrekullueshëm. Unë kam punuar me shumë regjisorë, por më duhet të pranoj se Sofia ka një ndjeshmëri të veçantë. Të kupton dhe përpiqet të të rrijë pranë në momentet më të vështira. Në xhirime, ne ishim një ekip i bukur vajzash, shumë të përshtatura. Dhe më pëlqen të punoj me brezat e rinj. E pëlqej kaq shumë këtë punë, saqë shpresoj se mund t'u mësoj diçka aktoreve të reja, sepse vajzat kanë nevojë për dikë që t'i mbrojë dhe t'i drejtojë". Si është Colin Farrell? "Tmerrësisht joshës. Tek "Deception" ka një skenë ku unë duhet ta laj atë me një sfungjer. Nuk do ta harroj. Edhe sepse kaluam një ditë të tërë për ta xhiruar!" Ai është gjithashtu partneri juaj tek "Killing of a Sacred Deer". "Një film shumë i vështirë. Kam interpretuar bashkëshorten e një kirurgu, pikërisht Colin, i cili do ta gjejë veten të detyruar të marrë një vendim të tmerrshëm, kur një djalë i vogël që takon do të fillojë të sillet në një mënyrë të ligë. Regjisori u përpoq të më thoshte të mos merrja gjithçka seriozisht, të veproja sikur të ishte diçka komike, por nuk ishte e lehtë. Ishte sikur të isha hipnotizuar nga tema. Kurrë nuk kam përjetuar një përvojë të tillë". Tek "How to Talk to Girls at Parties", jeni një matriarke punk-u. Një rol shumë larg nga personaliteti juaj, elegant dhe i sofistikuar. "Jam argëtuar shumë në këtë rol. Por i mbaj larg vajzat e mia, nga disa filma që luaj. Ato do t'i shohin kur të rriten, edhe pse preferoj t'u siguroj jetën më normale të mundshme. Me to më pëlqen të jem vetëm nëna e tyre! Ato më panë në filmin "Paddington" në rolin e të keqes, dhe nuk e pritën shumë mirë. Që nga ajo kohë, mendohem dy herë para se t'u tregoj një film që luaj. Sidoqoftë, unë mendoj se ato kanë vetëm një ide të mjegullt të zanateve të nënës dhe babait. Dhe për momentin nuk më vjen fare keq". Sa rëndësi ka miqësia femërore? Shumë. Jam e bindur që, nëse gratë kuptojnë se është më mirë të jenë shoqe dhe të mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën, në vend që të jenë xheloze, gjithçka bëhet më e lehtë. Së bashku jemi forcë e madhe. Keni thënë se plakja nuk është më problem, por një mundësi. "Kur isha e re, kisha frikë, por tani po ndryshojnë koha, gratë janë gjithnjë e më të vetëdijshme dhe tërheqëse në çdo moshë dhe e dua këtë kohë të jetës sime, sepse kurrë nuk i kam pasur idetë kaq të qarta, për atë që dua të bëj dhe atë që dua të jem. Pastaj, kur je e rrethuar me dashuri, gjithçka bëhet më e lehtë". Ju dhe Keith, përkundër thashethemeve për krizë, dukeni më të lidhur se kurrë. Në Kanë ju ishit emblema e dashurisë. "Përtej suksesit që mund të kem në karrierën time, të paturit e një familje është gjëja më e rëndësishme. Për mua është një përparësi për ta bërë të funksionojë këtë martesë, sepse unë me të vërtetë besoj". Disa njerëz mund të bëhen shumë konkurrues kur partneri i tyre ka talent dhe sukses. Sidomos nëse janë dy yje. "Keith është gjithmonë pranë meje dhe mund të mbështetem në ndihmën e tij në çdo gjë: me vajzat, apo edhe për një mendim të sinqertë për punën time". A është e vërtetë që mendoni të keni fëmijë të tjerë? "Gjithmonë kam dashur një familje të madhe dhe ai gjithashtu. Dhe një fëmijë është gjëja më e bukur që mund të ndodhë. Ju kurrë nuk do të jeni kundër një të ardhuri të ri në familje! Do të ishte një gëzim i pabesueshëm për mua, Keithin dhe vajzat! " Ndër të tjera, ai është një baba i madh. "I mrekullueshëm. Mjaft të them se lumturia e vajzave të vogla dhe e imja është për të dhurata më e madhe". A është jeta juaj më në fund e përsosur? "Nuk ka jetë të përsosur për askënd. Dhe askush nuk e di se çfarë qëndron prapa një dere të mbyllur. Shumë shpesh ne vendosim qëllime të pamundura dhe përfundojmë duke besuar se jemi personazhet që themi se jemi. Përballë të tjerëve, por edhe përballë vetes tonë. Pastaj, papritmas, e kuptojmë se nëse i lejojmë vetes të ndihmojmë dhe të komunikojmë me të tjerët, jeta është më e thjeshtë. Dhe më mirë". / Vanity Fair – Bota.al |
| Mesazhi i fshehtë i pikturës që zbulon sekretin e sekreteve, vendndodhjen e Zotit… Posted: 07 Sep 2017 08:15 AM PDT Ekzistojnë piktura që të lënë gojëhapur për nga bukuria e të tjera që të mrekullojnë për nga pikëpyetjet që ngrenë. E famshmja "Krijimi" ("Creazione") e Mikelanxhelos, për shembull, mund të jetë një krijim simbolik nëpërmjet të cilit artisti na shtyn të mendojmë se Zoti, fundja, është një produkt i mendjes njerëzore? Është hipoteza e neurologut amerikan Frank L. Meshberger, St. John's Medical Center, Indiana, që duke vrojtuar kryeveprën që Mikelanxhelo pikturoi në Kapelën Sistinë, i cili ka vënë re se pëlhura dhe ëngjëjt përreth Zotit formojnë konture me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me seksionin e prerjes tërthore të trurit. ![]() Ngjashmëria e pikturës me seksioni tërthor të trurit që bëri Leonardo Një rastësi? Për të kuptuar nëse bëhët fjalë për një rastësi duhet të kuptojmë se çfarë ndodhte në mendjen atyre që pikturonin, e çështje të tilla duhet të ngrihen edhe për piktura të tjera të kohës së Rilindjes. Me të vërtetë ekzistojnë kuptime të fshehta në pikturat më të adhuruara të asaj kohe? Asokohe, tradita mesjetarë të tipit magjik ishen ende të zëshme dhe, për pasojë, shpesh gjenden gjurmë në shumë piktura të kuptimeve ezoterike dhe alkimie. Në përgjithësi, këto kuptime të fshehta janë pranuar edhe nga historianët e artit, por në disa raste misteret e artit janë aq të mëdha saqë vijojnë të mbeten edhe sot objekt debati. Është rasti i profesorit Meshberger, sipas të cilit forma që krijohet nga figura e Zotit dhe e ëngjëjve në pikturën e Mikelaxhelos është e tillë që të nxisë qëllimisht të mendojmë për seksionin e trurit. Fundja, thotë Meshberger, Mikelaxhelo praktikonte edhe studimin e anatomisë. Për më tepër, kishte dijeni edhe për arsyetimet neoplatonike që e vendosnin katedrën e intelektit në ventrikulën e trurit. Mbase, atëherë, Mikelanxhelo kishte me të vërtetë për qëliim që të na linte të kuptonim që Zoti është një krijim i mendjes. Po të ishte kështu, titulli "Krijimi i Adamit" ("La creazione di Adamo") mund të lexohet edhe si: "Ajo që Adami krijon me mendje". Është e tëpërt ta përsërisim se sa shumë debat ka krijuar ky interpretim. Sidoqoftë, mbetet gjithmonë shumë e rrezikshme t'u atribuojmë interpretime moderne pikturave të vjetra. Rrezikohet kështu që të zbulojmë çdolloj sekreti, kod apo mister që realisht nuk ka qënë në mendje e artistit por vetëm në atë të vrojtuesit modern. Është një rrezik që na shpie të marrim seriozisht romane si Kodi i Da Vinçit apo t'u futemi kërkimeve të thella e të kushtueshme në kërkim të pikturave të humbura të Karavaxhios apo Leonardos. |
| INSTAT: Veriu i Shqipërisë tejet i varfër, vetëm 24% e mesatares së BE-së Posted: 07 Sep 2017 08:00 AM PDT Nëse Shqipërisë në vetvete do ti duhen shumë vite për të arritur standardet europiane, Rajoni të Veriut i duhen shumë më tepër. Duke raportuar të dhënat e detajuara për rajonet, INSTAT thotë se PBB-ja për frymë e shqiptarëve ishte sa 29.6 për qind e PBB-së se mesatares të BE në vitin 2015, por rajoni i Veriut (Dibra, Durrësi, Kukësi, Lezha dhe Shkodra) i pati të ardhurat për frymë sa 24.1 për qind e mesatares së BE-së. Në këtë mënyrë qytetet e veriut kanë një hendek më të madh në raportin e konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se mesatarja e Europës në mënyrë që të arrihen standardet europiane) e për pasojë do ti duhen më shumë vite për të mbuluar hendekun e nivelit të jetesës jo vetëm me BE, por edhe me pjesën tjetër. Me pozicion inferior në raport me të ardhurat kombëtare paraqitet edhe Rajoni i Jugut të vendit me qarqet e Beratit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës. Produkti i brendshëm Bruto për Frymë në Rajonin e Jugut ishte sa 27.3 për qind e të ardhurave mesatarë të BE më 2015. Rajoni i Shqipërisë se mesme me qarqet e Elbasanit dhe Tiranës paraqitet në një pozicion më të mirë ku mesatarja e të ardhurave për frymë ishte sa 35.5 për qind e mesatares së vende të BE-së më 2015. Ndërsa sipas Komisionit Europian të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012. Integrimi në BE ka komponentin e tij më të rëndësishëm ekonominë. Në këtë drejtim, për Shqipërinë, shifrat nuk sjellin pamje optimiste. Veçanërisht në dy drejtime krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataret e BE, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Të ardhurat për frymë dhe treguesit e eksporteve tregojnë se në rrugën tonë drejt BE ne nuk kemi ecur por thjesht kemi qëndruar në vend. Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012, teksa vendet e tjera të Rajonit kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë. Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia duke u zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit në raport me BE-në. Për herë të parë Shqipërisë ia kaloi edhe Bosnja, shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike. Në vlerë absolute, të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të FMN. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal për frymë. Më mirë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, paraqitet Mali i Zi rreth 6,600 dollarë (84), Serbia rreth 5,400 USD (vendi 92)./Monitor |
| Paraja jashtë bankave, në 4 muaj fluturojnë 60 milionë euro Posted: 07 Sep 2017 07:37 AM PDT Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare ka vijuar të rritet edhe në korrik për të katërtin muaj radhazi, duke reflektuar tendencën që konstatohet çdo herë që zhvillohen zgjedhjet. Sipas statistikave të publikuara nga banka e Shqipërisë, paraja jashtë bankave në fund të muajit korrik arriti në 253 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro. Në krahasim me muajin mars, kur dhe filloi tendenca rritëse, ky tregues është shtuar me 3.4%, ose 8.5 miliardë lekë (rreth 62 milionë euro), shkruan Monitor. Megjithatë, në raport me zgjedhjet e kaluara, rritja e parasë jashtë bankave ka qenë më e moderuar. Megjithatë, këtu mund të ketë ndikuar edhe fakti që këtë vit ka pasur një përdorim të lartë të valutës që hyn nga burime informale, që nuk reflektohet në statistikat zyrtare. P.sh. në maj-qershor 2015, para zgjedhjeve vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë. Në prill -maj 2013, për zgjedhjet e përgjithshme paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në prill qershor 2009, ky indikator u zgjerua me rreth 6.6 miliardë lekë. Qarkullimi i parave jashtë bankave është nxitur vitet e fundit edhe nga politika lehtësuese që ka ndjekur Banka e Shqipërisë. Ulja e normës bazë të interesit në 1.25% është reflektuar në uljen e interesave të depozitave në lekë. Nëse indeksojmë interesin e depozitave në banka me inflacionin e muajit, interesi real është në negativ me -1%. Banka e Shqipërisë ka njoftuar së fundmi për rigjallërimin e fenomenit të huadhënies informale. Ka një lidhje empirike ndërmjet rritjes së parasë që qarkullon jashtë bankave dhe fenomenit të fajdeve. Edhe në vitin 2015, kur financimet me kontrata huaje nga noterët u rritën jashtë normales, pati një rritje jo të zakontë të qarkullimit të parasë jashtë kanaleve bankave. |
| Nuk ndalet eksodi i mjekëve nga Shqipëria, pritet largimi i 140 të tjerëve Posted: 07 Sep 2017 07:24 AM PDT Një fushatë rekrutimi për 49 infermierë dhe 1 mjek infeksionist është njoftuar, nga Qendra Spitalore dhe Universitare "Nënë Tereza", duke nxjerrë në pah nevojat e shërbimit shëndetësor për të mbushur vendet e mbetura vakante. Emigrimi i bluzave të bardha drejt vendeve të BE-së, vijon të mbetet i lartë. Kjo konfirmohet për Report TV nga Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj. E për pasojë nevoja për mjekë dhe specialistë është emergjente. "Pak a shumë me të njëjtat ritme si vitet e kaluara, viti i kaluar u mbyll me 145 mjekë të larguar dhe deri tani për këtë vit kanë marrë certifikatën për sjellje të mirë 125 mjekë", shprehet Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj. Brahimaj shpjegon shkaqet e emigrimit të mjekëve shqiptarë. "Si gjithë të tjerët shkojnë për një jetë më të mirë, kjo është përgjigjja e parë që na japin. Me shpresën që në vendin ku do të shkojnë do të gjejnë vlerësim më të mirë moral dhe material, do të gjejnë mundësi të rritjes në karrierën profesionale, kushte dhe teknologji për të bërë mjekësi bashkëkohore, po ashtu mendojnë se janë më të mbrojtur", përfundon Brahimaj QSUT thotë se kjo fushatë punësimesh ndërmerret në kuadër të reformës së re spitalore të QSUT, që prej disa muajsh, drejtohet nga Enkelejd Joti. Por presidenti i urdhrit të mjekut thotë se nevoja për të rekrutuar personel nga fenomeni i emigrimit të mjekëve është në të gjithë vendin. |
| Posted: 07 Sep 2017 06:59 AM PDT Pasi pozoi totalisht nudo e ngjitur në një pemë, Kim Kardashian rikthehet me një veshjet tjetër provokuese edhe pse këtë herë është e mbuluar, ndërsa ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve. Ajo ka pasur një sërë transformimesh të imazhit gjatë viteve të fundit dhe këtë gjë e ka bërë edhe të mërkurën, teksa ka ndryshuar ngjyen e flokëve. Kim është fotografuar gjatë javës së modës në "New York Fashion Week", ku sigurisht tërhoqi vëmendjen me veshjen, një fustan i zi i ngushtë pas trupin, i cili i nxirrte në pah format e saj. Një ditë më parë, u bë publik edhe lajmi se Kim dhe Kanye presin fëmijën e tretë nga një nënë surrogate, zëvendësuese, pasi Kim i është thënë nga mjekët se do të jetë shumë e rrezikshme për të të sjellë në jetë një tjetër fëmijë pas komplikacioneve në dy lindjen e para.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















