Tirana Observer: “Opozita iraniane, liderja e rezistencës: Nuk jemi shuar” plus 9 more |
- Opozita iraniane, liderja e rezistencës: Nuk jemi shuar
- Amishët, amerikanët që ‘jetojnë’ si në mesjetë dhe nuk preken nga kanceri
- Bregu ka një mesazh për të përgjumurit: Nga nesër…
- Zbulimi shkencor në Greqi mund të ndryshojë teoritë mbi evoluconin njerëzor
- Letrat/ Gruaja që nuk e la asnjëherë Çërçillin të dorëzohej
- Mourinho habit duke luajtur portier (VIDEO)
- Vladimir Putin flet për sundimin e botës, luftërat e ardhshme dhe jetën në Mars
- Laps e letër vajza! Armina ju tregon sekretin se si të jeni gruaja që ai gjithmonë do dashurojë
- Leku dobësohet përballë Euros
- Monika Kryemadhi, fjalë të ndjera për Gjovalin Kadelin në dasmën e djalit: Prania jote është kudo
| Opozita iraniane, liderja e rezistencës: Nuk jemi shuar Posted: 03 Sep 2017 09:30 AM PDT "Regjimi iranian ka dështuar në qëllimin e tij të çrrënjosjes së forcave demokratike", deklaroi presidentja e rezistencës iraniane, Marym Rajavi, përpara qindra diplomatëve, politikanëve dhe aktivistëve të mbledhur në ceremoninë përkujtimore të 52 pjestarëve të organizatës së muxhahedinëve të popullit, PMOI, të vrarë në mërgim, në Irak 4 vjet më parë. Aktivistët politikë, sipas saj, u ekzekutuan nga qeveria e atëhershme e vendit, që po i strehonte me urdhër të regjimit të ajatollahëve. "Katër vjet kanë kaluar që prej ekzekutimit masiv të anëtarëve të kësaj organizate në Ashraf, por skemat e vijueshme për anihilimin e PMOI kanë dështuar, ndërsa sakrificat e viktimave të tyre kanë frymëzuar e motivuar akoma më shumë protestat dhe gatishmërinë shoqërore. Dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, mullahët as e kanë larguar ekonominë vendase nga pragu i falimentimit dhe as i janë përgjigjur kërkesave të shoqërisë sfiduese të vendit", u shpreh Maryam Rajavi. Në një tubim masiv të mbajtur sakaq të shtunën, në Hagë, pjestarë të komunitetit iranian në Hollandë, personalitete vendase dhe juristë ndërkombëtarë, i bënë thirrje qeverisë hollandeze të kthehet në kryesuesen e përpjekjeve për krijimin e një komiteti të pavarur, i cili të hetojë vrasjet e 30.000 të burgosurve politikë në Irak, në 1988-ën dhe t'i nxjerrë personat përgjegjës para drejtësisë. Protestuesit, një pjesë e të cilëve të afërm të viktimave të asaj periudhe, theksuan se është koha, që pandëshkueshmërisë së zyrtarëve iranianë, të përfshirë në ato krime, t'i vijë fundi. |
| Amishët, amerikanët që ‘jetojnë’ si në mesjetë dhe nuk preken nga kanceri Posted: 03 Sep 2017 09:13 AM PDT jerëzit që shikoni në foto njihet si populli i Amishëve që jetojnë në Ohajo të SHBA-ve. Sipas studimeve të "Cancer Causes and Control", është zbuluar se në mesin e amishëve, gati nuk është evidentuar ndonjë rast i kancerit. Ndaj ata konsiderohen si njerëzit më të shëndetshëm në Amerikë. Amishët janë një grup njerëzish që jetojnë pa teknologjinë moderne. Ekspertët vendosën që të hulumtojnë edhe më thellë mënyrën e tyre të jetesës, ushqimin e tyre, në mënyrë që të gjejnë arsyen për këtë gjetje. Amishët nuk pinë, nuk konsumojnë duhan dhe kjo mënyrë e tyre e jetës ndikon në masë të madhe në zvogëlimin e rasteve të kancerit. Një tjetër faktor është dhe volumi i madh i punës fizike. Shumica e amishëve merren me bujqësi, ndërtimtari dhe punë tjera, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik, që i bën ata të jenë të shëndetshëm. Amishët vetë mbjellin dhe kultivojnë ushqimin të cilin e hanë. Shfrytëzojnë metodat organike, përmes të cilave fitohen pemët dhe perimet e shëndetshme, qumështi dhe mishi i shëndetshëm, ushqimi i papërpunuar të cilin shumica e amerikanëve, edhe popujve tjerë kurrë nuk do të kenë mundësi ta shijojnë.
|
| Bregu ka një mesazh për të përgjumurit: Nga nesër… Posted: 03 Sep 2017 09:12 AM PDT Integrimi evropian ka qënë në fokus të diskutimit të sjellë nga Majlinda Bregu. Duke paralajmëruar një nisje të vrullshme drejt kësaj rruge nga nesër, ish-deputetja Bregu flet për ngritjen dhe organizimin e Shkollës Verore Evropiane, një iniciativë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. Ajo ndër të tjera nënvizon se shkolla do të vazhdojë t'i ndihmojë të përgjumurit që të zgjohen, edhe si një përpjekje e parë institucionale për të forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve në këtë proçes. "Kur Jean Monnet tha: "Asgjë nuk është e mundur pa njerëz, pa institucione nuk Për këdo që ka punuar dhe është marrë me andrallat e kësaj përpjekje, përfshirë mua nuk besoj ka qenë aq e qashtër vetëdija për grackat e kësaj rruge. Mua m'u deshën per shembull disa vite për të kuptuar mungesën e dukshme të shqetësimit ndër ne vendimmarrësit, për problemin e vërtetë që kemi me rrugëtimin tonë evropian: Ne duam të jemi në Evropë, por e kemi kaq të zorshme të investojmë pandërprerje e palakuar që kjo, të paktën për sa na takon ne, të jetë e patëmetë! Dhe për të qënë e tillë, do këmbëngulje, metodologji, dhe nerva të forta. Eksperienca më mësoi gjithashtu se nevojën për të ruajtur të pandryshuar vullnetin politik pro evropian, po aq dhe rëndësinë e rendit të duhur të punëve, asnjëherë të mbaruara tërësisht për një proçes kaq "të ngeshëm", si ky i integrimit evropian. Thënë këtë dhe meqë një sfidë çon në një tjetër, ndjehem mirë që në një kohë Edhe pse ky është viti i dytë, përpjekja për të përmirësuar dhe zgjeruar më tej rrezen e kësaj nxënie, ka qenë edhe më e madhe. Edhe më e lodhshme po të doni. Shpresoj që kjo shkollë do të vazhdojë t'i ndihmojë të përgjumurit që të zgjohen, edhe si një përpjekje e parë institucionale për të forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve në këtë proçes. Janë institucionet ato që zgjasin, por pa njerëzit e duhur, nuk bëhet asgjë. Nëse Jean Monnet do të na shihte sot, jam besimplotë se do të ishte "i lumtur" me dozën tonë të idealizmit pragmatik lidhur me BE e sotme. Fillojmë nesër", përfundon ajo. |
| Zbulimi shkencor në Greqi mund të ndryshojë teoritë mbi evoluconin njerëzor Posted: 03 Sep 2017 08:45 AM PDT Gjurmët e këmbëve të fosilizuara, të vjetra 5.7 milionë vjet, që u gjetën në Kretë mund të trondisin teoritë e pranuara gjerësisht rreth evolucionit të hershëm njerëzor, raporton Daily Mail. Ato kanë formën e një këmbe të njeriut, me një gisht të qartë dhe tabanin (shtratin nën shputë) që nuk mund të gjenden te majmunët. Data tregon se gjurma u krijua në kohën kur mendohej se njerëzit origjinalë ishin të vendosur vetëm në Afrikë dhe kishin këmbë majmuni. Të gjitha studimet, në dekadat e fundit, kanë treguar se të gjithë paraardhësit njerëzorë, gjurmët e fosilizuara, të të cilëve, ishin më të vjetër se 1.8 milion vjet, jetuan dhe u zhvilluan në Afrikë. Studiuesit thonë se tani ka shanse që Hominidët e hershëm mund të jenë vendosur jo vetëm në Afrikë, por edhe në Europën Juglindore përpara se Kreta të jetë ndarë nga pjesa greke dhe para se Sahara të ketë ekzistuar. "Ky zbulim sfidon narrativën e krijuar të evolucionit të hershëm njerëzor dhe ka të ngjarë të gjenerojë shumë debate", thotë paleontologu suedez Per Ahlberg. |
| Letrat/ Gruaja që nuk e la asnjëherë Çërçillin të dorëzohej Posted: 03 Sep 2017 08:31 AM PDT Ka qenë një grua, ajo që ka inkurajuar gjithnjë mendjen dhe sedrën e Winston Churchill (Uinston Çërçill). Një grua që nuk e linte asnjëherë të dorëzohej, dhe që e frymëzoi që kur ishte ende fëmijë me lavdinë. Ajo ishte nëna e tij. Janë të pafundme letrat e shkëmbyera mes tyre që tregojnë për një marrëdhënie, që do të ndikonte në atë çfarë më vonë do të ndodhte me jetën e djaloshit, i cili do të kthehej në një prej figurave më të rëndësishme të Britanisë së Madhe. E ëma e Çërçillit, Lejdi Randolf ishte amerikane, vajza e një financieri të suksesshëm të Nju Jorkut dhe pronar i disa gazetave. Me të birin Uinston, që e kishte sjellë në jetë në 30 nëntorin e vitit 1874, kishte patur atë edukim tipik të aristokratëve, dalluar nga një përzierje e hollë midis autoritetit dhe konfidencialitetit, e cila nuk e kishte penguar të birin t'i shkruante vazhdimisht, qysh kur ishte në shkollë e pastaj edhe në politikë, letra të hollësishme mbi aktivitetet dhe opinionet e tij. Ishte një marrëdhënie e forcuar edhe nga vdekja e parakohshme e të atit, Lordit Randolf. Ajo qe përpjekur më tepër se ndëshkuese, të ishte bindëse për të birin, të cilit kur ai ishte student në shkollën e mesme në kolegjin ushtarak në Harrou, do t'i shkruajë: "Shumë i dashuri Uinston, më bën të ndihem shumë e palumtur; kisha ushqyer kaq shpresa tek ty e ndihesha krenare dhe tani gjithçka ka humbur. Ngushëllimi im i vetëm është që ke një sjellje të mirë dhe je një fëmijë i dashur, por rezultatet e tua janë një fyerje për inteligjencën tënde. Dy vitet e ardhshme, mënyra si do i përdorësh, do të ndikojnë gjithë jetën tënde; reflekto përpara se të jetë tepër vonë". Lejdi Randof, nuk kishte si të mos ishte pesimiste për të ardhmen e të birit të saj, nisur nga rezultatet tepër të dobëta, qysh prej vitit të parë të shkollës e deri në kolegj. Rezultat e tij janë më të ulëtat nga të gjithë nxënësit e klasës e kjo, për pothuajse çdo semestër të viteve të shkollës. "Sa e urreja shkollën dhe sa jetë të ankthshme do të jetoja. Bëja fare pak përparime në mësime dhe aspak në lojëra", shkruan Çërçilli në kujtimet e tij duke iu referuar viteve të para të shkollës. Në fillore, është i njëmbëdhjeti në njëmbëdhjetë nxënës. Në sporte, nuk ka asnjë dëshirë për t'i mësuar dhe shëndeti i plogësht e bën edhe më dembel dhe të painteresuar. Në moshën njëmbëdhjetëvjeçare, Uistoni sëmuret nga një pneumoni të rëndë, që për pak i merr jetën. ![]() Duke u rritur shëndeti i tij do të jetë i brishtë, ndaj për shkak të klimës, prindërit vendosën ta çonin në kolegjin Harrou, ku si në ata të mëparshmit, Sent Xhorxh e Brajton edhe këtu, jeton në konvikt. Asnjëherë nuk i mjaftojnë paratë edhe pse shuma e përmuajshme nuk ishte e vogël dhe do t'i shkruajë vazhdimisht prindërve për t'i dërguar para shtesë, kërkesa që jo gjithnjë gjejnë aprovimin e tyre. "Për paratë je duarshpuar", i shkruan e ëma. Edhe pse disa rezultate në histori, gjeografi e gjuhë u rritën djeshëm, Lordi Randolf nisur nga rezultatet, mendon mos ta dërgojë të birin në universitet, por të ndërmarrë karrierën ushtarake. "Për vite kam besuar se im atë, me eksperiencën dhe intuitën e tij, kishte zbuluar tek mua cilësitë e një gjeniu ushtarak, por vite më pas mësova, se kishte arritur në përfundimin, që nuk isha aq inteligjent sa për të bërë avokatin", kujton Çërçilli. Kur Uinstoni i ri humbi në një moçal, një orë të çmuar floriri, dhuruar nga i ati, ky i shkruan: "Nuk mund të arrij ta besoj sesi mund të jesh kaq budalla. Xheku është pambarimisht më i mirë se ty përsa i përket përkushtimit, vëmendjes për gjërat e tij dhe evitimit për të bërë budallallëqe". Nisur nga prapambetja në mësime, vendosin që ta regjistronin në një nga kolegjet ushtarake, të cilat aplikonin një program mësimor, të ndryshëm nga kurikulumi universitar. Në provimin e hyrjes, Uinstoni arrin një rezultat të dobët duke mos patur mundësinë për të hyrë në radhët e kadetëve më të mirë, që diplomohen oficerë të artilerisë dhe të xhenios. Pikët e marra do të mjaftonin për t'u regjistruar në degën e aspirantëve oficerë të këmbësorisë dhe të kalorësisë. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, pasi nuk e kalon dy herë radhazi, do të japë për herë të tretë provimin e hyrjes. I befasuar, mëson se e ka kaluar këtë provimin me një rezultat, me të cilin nuk mund të regjistrohej në këmbësori, por të mjaftueshëm për t'u regjistruar në kolegjin ushtarak në degën e kalorësisë, ku shkonin më të dobëtit. ![]() Këto rezultate, kishin shkaktuar zemërimin e Lordit Randolf, i cili në vitin 1893, i shkruan Uinstonit si vijon: "Nguliti për tërë jetën këto fjalë: nëse rezultatet e tua dhe veprimet e tua në Sandarst, do të jenë të ngjashme me ato që ke patur në shkollat e mëparshme, ku në mënyrë të kotë është përpjekur të të jepet njëfarë edukimi, atëherë përgjegjësia ime ndaj teje, do të jetë minimale… Jam i sigurt, se nëse nuk do dish të evitosh atë jetë dembele, të kotë e të zbrazët, që ke bërë gjatë ditëve të shkollës do të bëhesh, asgjë tjetër, veç një mbeturinë shoqërore, derisa të perceptosh në një ekzistencë meskine, të palumtur dhe të kotë". Megjithatë, Çërçilli në Sandarst e ndjen veten shumë mirë dhe kalorësia e apasiononte aq shumë, sa do të arrijë të bëhet një kalorës i shumë i mirë. Ekuitacioni do t'i hynte shumë në zemër, edhe pse i ati i tij, e quan nivel të ulët, atë çfarë aspironte i biri. "Do të bësh mirë që ta heqësh nga koka këtë ide, të paktën përsa të jem gjallë dhe të varesh prej meje", i shkruan Lordi Randolf të birit, kur ky i shpreh dëshirën për të vazhduar karrierën ushtarake në kalorësi. "Shpresoj akoma", i shkruan Uinstoni të ëmës, "se kur të shikojë sesa shumë më pëlqen, nuk do të më detyrojë në kundërshtim, me atë çfarë më jepet më shumë". Lord Randolf, vdes në janar të vitit 1895, nga sëmundja e sifilizit, prej të cilës kishte kohë që vuante duke e ditur veten se ishte i pashpresë, sëmundje për të cilën, Uinstoni nuk do të jetë dijeni deri në një moshë të pjekur. Qysh i ri, Uinstoni do të ketë paranojën se familja e tij nuk jeton gjatë, nisur nga vdekjet e parakohshme të Çërçillëve, duke menduar se është një fakt gjenetik, të cilit as ai vetë nuk ka për t'i shpëtuar. Jeta do të vërtetojë tërësisht të kundërtën. Në 20 shkurt të vitit 1895, Uinstoni bëhet pjesë e trupave të kalorësisë duke i akorduar gradën e togerit të dytë, në garnizonin në Aldershot. Aktiviteti aty është shumë i qetë dhe vetëm një orë në ditë komandon një skuadër me tridhjetë ushtarë duke "vërejtur gjendjen e kuajve, larjen dhe ushqimin e tyre, pastërtinë e dhomave e ndonjë gjë tjetër të vogël", shpjegon në kujtimet e tij. Gjithë jeta aty sillej rreth kuajve. "Po kryejmë manovra të plota. Tetë orë në ditë duke kalëruar, pastaj dy orë në stallë dhe fund luajmë polo", i shkruan nga kazerma të ëmës. Duke shpjeguar monotoninë e vazhdueshme, Uinstoni do t'i lutet të ëmës që të përdorë gjithë njohjet e saj të rëndësishme, përfshirë edhe mikun e saj, ministrin britanik të Luftës, që ta transferojnë në kolonitë britanike, atje ku konfliktet janë të ndezura. Dëshira e tij është për të shkuar në regjimentet e Egjiptit, por nuk i plotësohet. Përfshihet në një situatë dëshpërimi si dhe nga frika se, do të mbetej gjatë gjithë shërbimit ushtarak, në monotoninë e mërzitshme të kazermës. Ai i shkruan të ëmës shumë herë: "E ke të kotë që më predikon mua ungjillin e durimit. Shumë të tjerë janë dërguar në misione e janë rritur në karrierë e çfarë shpresash kam unë për t'i arritur ata? Prandaj po të them, si e bardha mbi të zezë, se nuk duhet të lësh gjë pa bërë për të ndihmuar, me gjithë njohjet e shumta që ke. Nuk mund ta kuptosh sesa kjo jetë më është tmerrësisht e padurueshme, ndërkohë që ndodhin shumë gjëra në vende të tjera, ku anglezët ndodhen". Uinstoni njëzetenjëvjeçar, më së fundi transferohet për në Indi, në shtator të vitit 1896, edhe pse nuk është pikërisht ai vendi që ai aspiron për t'u gjendur në ballë të frontit, por sigurisht është shumë herë më interesante, sesa kazerma e Aldershotit. Mbërrin në Bombej dhe prej aty sistemohet në lokalitetin e vogët Pona, ku do të bëjë një jetë të qetë ushtarake, mes komoditeteve dhe pa u përballur me armët. Feston në Indi njëzetedyvjetorin e tij dhe i shkruan sërish të ëmës, që të ndërhyjë për ta transferuar prej aty, për në Egjipt. "Dy vjet ushtri në Egjypt duke marrë pjesë në një fushatë luftarake, do të më jepnin të drejtën për të zëvendësuar shpatën me dosjen me letra, për të marrë pjesë në mitingje". Është e habitshme përllogaritja e tij, e shprehur në disa momente, sesi duhet patjetër të bjerë në sy në ushtri, ndaj e kërkon dëshpërimisht konfliktin e armatosur për të treguar veten, dhe jo në emër të madhështisë së perandorisë britanike, por të ambicies së tij për pushtet. Pjesëmarrja në luftë, është një element thelbësor për të nisur një karrierë politike, të cilën ai e ëndërronte. Kërkon ta transferojnë në Kretë, ku po zhvillohen luftime midis ushtrisë turke që ka pushtuar ishullin dhe grekëve, që përpiqen ta çlirojnë atë. Anglia është në krahun e turqve dhe pengon furnizimet e patriotëve kretenë nga Athina. Sakaq, Turqia i deklaron luftë Greqisë dhe ai dëshiron të shkojë atje, si korrespodent i ndonjë gazete angleze. Çërçilli, i cili më parë është shprehur për një mbështetje ndaj grekëve dhe për një përbuzje ndaj Turqisë dhe islamit të saj, i drejtohet në një letër Lejdi Randolfit: "Nëse mund të më gjesh kredenciale të mira për turqit po shkoj nga ata; nëse arrin t'i gjesh për grekët, po shkoj nga ana e grekërve". Deklaratat e tij dhe letrat, dëshmojnë qartë se nuk kishte aspak te djaloshi i ri, dëshirë për krenari të Anglisë, të atdheut, por dëshirë për t'u aventuruar, ku pak rëndësi ka, se cilën palë do të mbështesë. Mund të bëhej me të gjithë, mjafton që të realizojë fiksimin e tij, megjithatë, nuk arrin dot të shkojë në Kretë. Qysh i vogël ka treguar një zell të ekzagjeruar për të shkruar letra të shumta. Do të shkruajë të tilla, të ëmës, të vëllait, të atit, të gjithë të njohurve dhe miqve të tij duke shpjeguar me hollësi, çdo detaj, qofshin edhe të mërzitshëm, si ditët e kota të kaluara në kolegj apo në regjiment, dëshmi e një grafomanie të theksuar, që do ta shoqërojë tërë jetën duke shkruar mijëra faqe e botuar shumë libra. Letrat a gjata nuk rreshtin edhe nga India, nëpërmjet të cilave i kërkon të ëmës, që të bisedojë me mikun e saj, Lordin Rothçajlld, për ta lidhur me redaksinë e ndonjë gazete, për të cilën ai mund të shkruajë prej andej. Por edhe këtë kërkesë, Uinstoni nuk e ka nga pasioni për gazetarinë, as nga dëshira për të bërë karrierë në publicistikë. Qëllimi i tij është më largpamës dhe dinak: nëpërmjet artikujve të publikuar do të bëhet i njohur në opinionin publik, ndihmesë bazike për t'u marrë me politikën. Më vjeshtën e vitit 1897, Uinston Çërçill do të transferohet për në veri të Indisë britanike, në territoret që ndajnë këtë vend të madh me Afganistanin, ku konflikti është ndezur midis vendasve dhe forcave anglezo-indiane. Prej aty, i dërgon shkrime të përditshmes, "Daily Telegraph" duke përshkruar situatën komplekse dhe të rrezikshme, në kufirin verior të zotërimit britanik, shkrime të cilat botohen. Të ëmës i shpreh mendimin se duhet t'i firmosë shkrimet me emrin e tij të vërtetë, sepse vetëm në këtë mënyrë, "do të jenë ndihmë në aspektin e perspektivës politike, për t'u paraqitur përpara opinionit publik". Më pas ai dërgon të tjera shkrime, ku përshkruan me hollësi të detajuara ndodhitë, në të cilat vihet re edhe një talent për t'i letrarizuar, për t'i bërë më tronditëse, duke mos ngurruar të përshkruajë edhe detajet e vdekjes së oficerëve britanikë. Natyrisht, artikuj të tillë, në Londrën e mijëra kilometrave larg, ku asgjë nuk merrej vesh se ç'ndodhte në anën tjetër të botës, krijonin jo vetëm një efekt të madh, por edhe interes. Çërçilli, me një saktësi llogjike kalkuluese, e dinte efektin e shkrimeve të tij dhe ishte i bindur se pas disa kohësh, pasi të bëhej i njohur nga reportazhet e luftës, do ta kishte të hapur terrenin e politikës. Shkrimi i letrave mbeti një nga pasionet e tij më të mëdha deri në fund të jetës. |
| Mourinho habit duke luajtur portier (VIDEO) Posted: 03 Sep 2017 08:15 AM PDT Në stadiumin "Loftus Road" u luajt të shtunën një ndeshje bamirësie për mbledhje fondesh për viktimat e zjarrit që ra në Kullën Grenfell. Ish-futbollistë, këngëtarë dhe VIP-a morën pjesë në këtë ndeshje, ku u ballafaquan skuadra e drejtuar nga Rio Ferdinand me atë të drejtuar nga Alan Shearer. Pikërisht te skuadra e ish-sulmuesit të kombëtares angleze habiti Jose Mourinho, i cili në pjesën e dytë të ndeshjes u fut në lojë si portier. Performanca e trajnerit të Manchester United shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale. |
| Vladimir Putin flet për sundimin e botës, luftërat e ardhshme dhe jetën në Mars Posted: 03 Sep 2017 07:55 AM PDT Presidenti rus Vladimir Putin priti studentë në një "orë mësimi", duke ofruar njohuritë e tij për të ardhmen e luftës, rëndësinë e teknologjisë së përparuar dhe mbijetesën e njeriut në Mars. Putin e nisi fjalimin e tij në një sallë studentësh në Yaroslavl, me një bisedë të zjarrtë për të rinjtë, duke u kërkuar atyre të bëjnë "hapin e radhës" për të ardhmen e Rusisë, një pikë në një vazhdimësi të gjatë, mijëvjeçare. "Nëse vazhdojmë të ekzistojmë edhe për më shumë se një mijë vjet dhe ne po e zhvillojmë këtë aftësi në mënyrë aktive, duke u bërë më të fortë, atëherë do të thotë se ka diçka që e bën këtë të ndodhë", deklaroi ai të premten, në një ngjarje të transmetuar në mbarë vendin nga Kremlini si dhe nga lëvizjet rinore të Kremlinit. "Kjo gjë është reaktori i brendshëm bërthamor për popullin tonë". Duke mos u ndalur shumë në të kaluarën, Putini nxitoi të japë mendime se qëndron Rusia dhe e ardhmja e botës. "Inteligjenca artificiale është e ardhmja jo vetëm e Rusisë, por edhe e njerëzimit," tha Putini. "Këtu ka mundësi dhe kërcënime kolosale që është e vështirë të parashikohen sot. Kushdo që bëhet lider në këtë sferë do të jetë zoti i botës, dhe do të më pëlqente shumë që të mos kishte asnjë monopol në duart e ndonjë pale të veçantë". Putin u zotua se, nëse Rusia do të arrinte këtë pozitë të lakmueshme të epërsisë mbi Inteligjencën Artificiale, "ne do t'i ndajmë këto teknologji me të gjithë botën, ashtu sikurse sot ndajmë teknologji atomike dhe bërthamore". Një fushë tjetër zhvillimi, ku Rusia nuk mund të pretendojë ende udhëheqjen, tha Putini, janë automjetet pa pilot. "Dhe ky është një nga drejtimet më të rëndësishme (për zhvillim), i rëndësishëm për ne në të gjitha fushat – në ekonomi dhe në mbrojtje – theksoi Putini. Rusia është ende duke punuar në zhvillimin e një programi të qëndrueshëm dronësh për ushtrinë, dhe rritja e automatizimit është një një objektiv vendimtar në strategjinë e modernizimit ushtarak, para vitit 2020. "Shumë vende kanë dronë fluturues me aftësi ngarkese mjaft të mëdha. Ne ende po punojmë për këtë", tha Putini. Prodhuesit e armëve ruse këtë vit zbuluan planet për një dron rus prej pesë tonësh, edhe pse ende nuk është në prodhim. Nëse e ardhmja do të jetë ashtu si parashikojnë ekspertët e mbrojtjes tani, tha Putin, një ditë "luftërat do të përfundojnë, kur të gjithë dronët e njërës palë, të shkatërrohen nga dronët e palës tjetër". Putini preku në temën e teknologjive hapësinore, duke shpresuar që teknologjia e udhëtimit hapësinor mund të përdoret një ditë për udhëtime pasagjerësh, megjithëse jo domosdoshmërisht për udhëtime në hapësirën e jashtme. Ai e përshkroi uljen e kohës së fluturimit nga qyteti më i madh perëndimor rus, Kaliningrad, në pjesën më lindore të saj, Vladivostok, si "një ëndërr". Sa i përket udhëtimit në hapësirë, Putini u tha studentëve se ka shpresë për jetë në planete të tjera në Sistemin tonë Diellor. "Fluturimi në Mars do të kërkonte jo më pak se gjysmë viti, ndoshta edhe më shumë", tha Putin. "Nëse fluturoni në Mars dhe varroseni diku atje, atëherë mund të ekzistoni për një periudhë kohore. Por do t'ju duhej të gërmonit thellë, sepse qelizat thjesht vdesin në sipërfaqe", i "paralajmëroi" studentët udhëheqësi rus. / Newsweek – Bota.al |
| Laps e letër vajza! Armina ju tregon sekretin se si të jeni gruaja që ai gjithmonë do dashurojë Posted: 03 Sep 2017 07:42 AM PDT Armina Mevlanin nuk duhet ta marrim si shembull vetëm për kombinimet e rrobave që ajo bën pasi kjo vajzë duket se ka një dhunti edhe për sa i përket dashurisë. Jo më kot partneri i saj Shkëlzen Berisha shfaqet aq i dedikuar dhe romantik në lidhje me të. Një sekret duhet të ketë. Por Armina edhe kur vjen fjala te dashuria nuk mund të mbajë larg pasionin e saj për veshjet. Këtë herë teksa është bërë gati për një natë speciale e romantike siç ajo vetë është shprehur, ka vendosur të ndajë me të gjitha ndjekëset e saj një sekret të vogël bukurie që do t'i bëjë ato shumë të pëlqyeshme nga meshkujt. "Tema e sotme e kombinimit: Gruaja që ai do të dashurojë gjithmonë" – ka shkruar Armina teksa ajo është e veshur me një fustan të kuq flakë me dekolte të hapur ku dukshëm i ekspozon formën e gjoksit që ajo e ka shumë të mirë. Sigurisht kësaj pamjeje s'mund t'i mungonte edhe një buzëkuq në ngjyrën e fustanit dhe disa aksesorë të vegjël ngjyrë floriri. Tani, kur e thotë Armina këtë recetë, ne mirë bëjmë ta provojmë, mbase kështu do ta bëjmë për vete përgjithmonë, siç thotë blogerja. /Blitz.al/ |
| Posted: 03 Sep 2017 07:27 AM PDT Me fillimin e shtatorit dhe përfundimin e sektorit turistik, leku i është rikthyer rënies. Surpriza e kësaj jave në tregun e këmbimit valutor vendas ishte rritja me 10% e monedhës së përbashkët europiane. Euro arriti në kuotën e 133.5 lekëve, ndërsa kishte arritur një ekuilibër të ri në tre muajt e verës ku nuk këmbehej më shumë se 132 lekë. Java që shkoi ishte hera e parë që mposhti në këto nivele monedhën europiane në harkun kohor të një viti, raporton Tv Klan. Që prej dhjetorit, leku kishte filluar një forcim të pandalshëm. Të gjitha efektet në forcimin e euros lidhen me konjekturat e tregut vendas. Në bursat ndërkombëtare monedha europiane ka humbur pikë përballë dollarit, i cili rritjen e ka reflektuar edhe në Shqipëri. Një dollar këmbehet sot me 112.3 lek nga 111 që vlente një javë më parë. Ekspertët e lidhin këtë dukuri me rënien e fluksit të turistëve të huaj dhe largimin e emigrantëve. Një tjetër efekt ka edhe rritja e konsumit gjatë muajit shtator, e cila detyron bizneset të shtojnë importet me tregjet europiane, pagesat e të cilave bëhen në euro. |
| Monika Kryemadhi, fjalë të ndjera për Gjovalin Kadelin në dasmën e djalit: Prania jote është kudo Posted: 03 Sep 2017 07:12 AM PDT
Pak kohë më parë, deputeti i LSI Gjovalin Kadeli, ka humbur jetën. Sigurisht që kjo ka qenë një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për LSI-në. Mbrëmjen e djeshme djali i tij është martuar dhe Monika Kryemadhi ka bërë një dedikim të ndjerë për deputetin. Kryetarja e LSI ka publikuar një video gjatë dasmës së djalit të tij e bashkangjitur me të ka shkruajtur: "I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove Të të trashëgohet djali Gjovalin. Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon." Sigurisht që ky fjalim ka prekur të gjithë ndjekësit e Kryemadhit dhe jo vetëm…
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





































