Tirana Observer: “Nard Ndoka paralajmëron largimin nga PD-ja e Lulzim Bashës” plus 9 more |
- Nard Ndoka paralajmëron largimin nga PD-ja e Lulzim Bashës
- I shkruan këngëtarit Jovanotti-t: Është faji yt që nuk jam bërë gjyshe
- Tiranë/ Tërhoqi 260 mijë dollarët e nipit, gjyshi në gjyq për pastrim parash
- Nga mjalti te çokollata e zezë: 8 produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë
- Kompania kanadeze e arit pezullon investimin prej miliarda dollarësh në Greqi
- Ja se pse meshkujt nuk i pëlqejnë femrat e trukuara
- Seanca, PD anulon pyetjet për kryeministrin Rama; LSI përgatit 19
- Nënë e bir u ekzekutuan me 11 plumba, vijon saga e gjyqeve. Gjyshi akuzohet për pastrim parash
- Mjeti lundrues mbetet në mes të detit të trazuar në Sarandë, ndërhyn policia kufitare
- Braktisin podiumin kur dëgjojnë himnin e Kosovës, skandali me sportistet serbe
| Nard Ndoka paralajmëron largimin nga PD-ja e Lulzim Bashës Posted: 11 Sep 2017 09:39 AM PDT Nard Ndoka arriti me vështirësi të hynte në Kuvendin e ri, ndonëse ishte vendosur në një pozicion të favorshëm në listën e Partisë Demokratike. Tashmë që opozita katërvjeçare sapo ka nisur, Ndoka ka paralajmëruar largimin nga PD-ja. Ndoka shprehet se Basha është duke humbur terren si lider i opozitës. Kreu i demokristianëve thekson se Basha po përfaqëson vetëm PD-në në Kuvend, ndërkohë që Ndoka vetë tregon se preferon një bashkëpunim me LSI-në në opozitë. Reagimi: Opozita, morali dhe e vërteta! Ka një debat sot të fryrë dhe të sponsorizuar mediatikisht për votat e deputetëve opozitarë në Kuvend, për votimin e kryetarit të kuvendit. Z.Basha ka një përgjegjësi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës. Tendenca për të marrë vetëm timonin e PD-së, duke anashkaluar faktorët e tjerë opozitarë, është i njejti mentalitet dhe fenomen i Kryeministrit të tepsisë dhe timonit! Z.Basha është Lideri i Opozitës, drejtues i PD-së, por edhe përfaqësues i Republikanëve, Demokristianëve, Minoriteteve dhe nacionalistave liberale të LZHK, përballe PS-së dhe qeverisë së saj. Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD-në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi. Kjo klimë e acartë në kampin opozitar, thellohet akoma më shumë në duelin e heshtur me një tjeter parti opozitare, LSI-në, e cila po kërkon bashkëpunim dhe axhendë të përbashkët opozitare. Marrëveshja Rama-Basha e ngjizur në orët e vona të natës, po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare për fatin e keq edhe axhendën opozitare. |
| I shkruan këngëtarit Jovanotti-t: Është faji yt që nuk jam bërë gjyshe Posted: 11 Sep 2017 09:26 AM PDT "Është faji jot që nuk jam bërë akoma gjyshe", kjo është letra e hapur që një nënë i shkruan në rrjetet sociale këngëtarit të famshëm italian, idhullit të vajzës së saj, Jovanottit. Ajo e kritikon këngëtarin se është një brez i tërë që po rritet me këngët e tij dhe që beson se ekziston njeriu perfekt. Postimi bëhet viral në Facebook dhe sjell edhe përgjigjen e këngëtarit. "Është e nevojshme që ti, i dashur Jovanotti, të publikosh një letër të hapur dhe të deklarosh nën betim se ke difekte, që fryma jote mban erë në mëngjes dhe që ajo që shkruan është frut i fantazisë, se mashkulli perfekt nuk ekziston, se asnjë mashkull i shëndetshëm mendërisht nuk do të hipte në një palë shkallë për të bërë serenatë, dhe se ne jetë, duhet të jemi të vetëdijshëm se janë difektet që na bëjnë njerëz më interesant, sepse perfeksioni është një mërzitje e madhe", shkruan Anna Zucca. Këngëtari iu përgjigj menjëherë postimit të saj, pasi mjaft njerëz filluan të reagojnë. "Sa për propozimin tënd për tu bërë gjyshe, mos u nxito, deri në fund do të shkruaj këngë për vajzat që janë magjike dhe gjyshet janë më të bukura, si në foton e vajzës, dhe mund të të sjellë prova që këngët e mia janë realiste, dokumentare muzike më shumë se sa këngë", shkruan këngëtari. |
| Tiranë/ Tërhoqi 260 mijë dollarët e nipit, gjyshi në gjyq për pastrim parash Posted: 11 Sep 2017 09:14 AM PDT Gati një dekadë pas vrasjes së Elton Deliut dhe nënës së tij në apartamentin ku banonin në dhjetor të 2008, ende vazhdojnë gjyqet mes familjarëve të tij për pronat dhe llogaritë bankare, që ai kishte krijuar. Në gjykatën e Tiranës është duke u gjykuar gjyshi i Eltonit, Adem Caushi, për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Akuza nuk ka të bëjë me fshehjen e pronave apo llogarive bankare që dyshohen se ishin vënë nga Eltoni në mënyrë të kundraligjshme, por me marrjen e 260 mijë dollarëve nga gjyshi i Eltonit në llogarinë e nipit të vrarë. Sipas prokurorisë, llogaria në fjalë i takon vajzës së Eltonit, të cilën gjykata ia njohu pas vrasjes dhe për të cilën familjarët e Eltonit patën kundërshtimet e tyre. Por duke qenë se gjyshi i të ndjerit e kishte tërhequr më parë llogarinë prej 260 mijë dollarëve si trashëgimtari më i afërt i Eltonit, prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Pasi trashëgimtarja e parë sipas gjykatës është e bija dhe jo gjyshi. Gjatë hetimit, Adem Caushi nuk ka dhënë asnjë shpjegim se ku kanë përfunduar 260 mijë dollarë, ndërsa pritet që shumë shpejt prokuroria të paraqesë pretencën ndaj të moshuarit Adem Caushi./TCH |
| Nga mjalti te çokollata e zezë: 8 produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë Posted: 11 Sep 2017 08:40 AM PDT Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit. Ne po ju rendisim disa prej tyre. Kripa
Çokollata e zezë
Sheqeri
Erëzat dhe perimet e thara
Mjalti
Uthulla
Orizi
Salca e sojës
|
| Kompania kanadeze e arit pezullon investimin prej miliarda dollarësh në Greqi Posted: 11 Sep 2017 08:22 AM PDT Kompania kanadeze "Eldorado Gold", ka paralajmëruar pezullimin e një investimi shumë të madh në Greqi, që synon në zbulimin dhe shfrytëzimin e rezervave të arit në vend. Kompania ka thënë se shkak për këtë vendim janë vonesat në miratimin e lejeve përkatëse nga ana e qeverisë greke. Presidenti i "Eldorado Gold", George Burns, deklaroi të hënën në Athinë se vendimi përfundimtar për tërheqjen nga Greqia do të merret brenda dhjetë ditëve. Nëse problemi nuk zgjidhet deri më 22 shtator, atëherë minierat do të mbyllen dhe punonjësit do të largohen nga puna. "Nuk është një vendim u mor me zemër të lehtë. Ftoj qeverinë greke që të marrë parasysh mijëra punonjësit grekë të kompanisë, por dhe vetë vendin", tha gjatë konferencës për shtyp zoti Burns. Si një nga investitorët më të mëdhenj në Greqi, me investime që arrijnë 1 miliard dollarë, "Eldorado Gold" ka disa miniera në gadishullin e Halkidikisë dhe në zonën e Thrakës. Por qysh në fillim të këtij investimi, disa vite më parë, projekti ka ndeshur në kundërshtimin e fortë të një pjese të komunitetit lokal, që mbështetej edhe nga SYRIZA, që ndodhet sot në pushtet. Kundërshtimet kanë qenë shpeshherë të dhunshme. Një nga aktet e para të qeverisë Tsipras, ishte pezullimi i licencave të Eldorado Gold, në shkurt 2015. Eldorado thotë se gjykata administrative ka nxjerrë 18 vendime në favor të kompanisë, megjithatë procesi i zhbllokimit të licencave nuk ka avancuar. "Është e pamundur që miratimi i licencave të jetë peng i qëllimeve politike apo i pikëpamjeve të një minorance verbale", tha në konferencën për shtyp presidenti i Eldorados. Nga ana e vet, Ministri grek i Energjisë, Jorgos Stathakis, deklaroi se Eldorado nuk ka respektuar rregullat e kontratës dhe se ministria ia ka çuar çështjen arbitrazhit, ku procedurat pritet të fillojnë më 15 shtator. Ministri sulmpoi kompaninë kanadeze, për të cilën tha që "është e qartë se nuk është mësuar të funksionojë në vendet europiane". Vendimi i kompanisë kanadeze u publikua vetëm pak orë pasi kryeministri Aleksis Tsipras kishte deklaruar se nën qeverisjen e vet Greqia ka thyer çdo rekord sa u përket investimeve të huaja. Shefi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, reagoi mjaft ashpër, duke akuzuar qeverinë se "me cinizmin e vet luan lojëra politike në dëm të njerëzve të thjeshtë, që humbasin vendet e punës, ndërsa vazhdon të traumatizojë imazhin e vendit". Lidhja e Industrialistëve të Greqisë së Veriut, i dërgoi të hënën një letër kryeministrit Tsipras, ku kërkon ndërhyrjen e tij personale. "Duke përfshirë edhe privatizimin e minierave, investimi i Eldorado Gold në Greqi arrin në 3 miliardë dollarë", theksojnë industrialistët, duke vënë në dukje se projekti ndihmon maksimalisht ekonominë lokale, por edhe në përgjithësi ekonominë greke./ Robert Goro – Ora News
|
| Ja se pse meshkujt nuk i pëlqejnë femrat e trukuara Posted: 11 Sep 2017 08:10 AM PDT Meshkujt tërhiqen shumë nga "thjeshtësia" e fytyrës së femrave. Një studim ka zbuluar se ata nuk i pëlqejnë partneret të cilat trukohen e aq më shumë ato që e teprojnë në këtë drejtim Pa truk për të tërhequr vëmendjen: meshkujt duket se tërhiqen më shumë nga fytyrat e "pastra" të femrave. Këtë e thotë një studim i publikuar nga "Royal Society Open Science", sipas të cilit kjo tërheqje për thjeshtësinë do të shpjegohej me tendencën e trurit për të dekodifikuar stimuj më pak kompleksë. "Një fytyrë e 'pastër' është një fytyrë që truri mund ta dekodifikojë në mënyrë eficiente, pra duke përdorur vetëm pak neurone', ka shpjeguar profesori Julien Renoult për sajtin "Medical Daily". "Një fytyrë e 'pastër' – vazhdon ai – zakonisht paraqet një fytyrë të qetë, me konture të ëmbla dhe pak rrudha". Për studimin, grupi i studiuesve të Qendrës Kombëtare për Kërkimet Shkencore të Parisit, ka pyetur 169 meshkuj, të cilët janë ndalur në rrugën e Montpellier për të dhënë opinionin e tyre për fytyrat e 168 femrave, të cilat i përkisnin moshës nga 18 deri në 26 vjeç. Fytyrat i përkisnin vitin 2010-2011, të fotografuara dhe të edituara në mënyrë që sfondi pas çdo koke të dukej i zi ndërsa qafa dhe flokët të sfumuara (të turbullta). Studiuesit më pas i kanë kërkuar më pas vullnetarëve që të identifikonin fytyrat më tërheqëse. Nga informacionet e marra, studiuesit kanë krijuar një algoritëm për të identifikuar dhe ruajtur fytyrat të cilat u identifikuan si më të "mirat". Këto të fundit rezultuan si më të thjeshtat dhe të ëmblat. Edhe pse nuk është e thjeshtë se çfarë është një "fytyrë e pastër", studiuesit besojnë se tërheqja e provuar nga meshkujt për këtë lloj fytyre shpjegohet me tendencën e trurit për të preferuar stimuj të shpejtë dhe të thjeshtë për t'u dekodifikuar. Për të njëjtin motiv ne njerëzit në përgjithësi pëlqejmë format gjeometrike të thjeshta se sa ato komplekset. Studimi vë në diskutim edhe teoritë e shumë shkencëtarëve, sipas të cilëve ideja e bukurisë ashtu si edhe tendenca për të zgjedhur një partner më shumë sesa një tjetër përcaktohet nga zgjedhjet natyrale. "Për shembull – lexohet në sajtin 'Medical Daily' – fytyrat e reja interpretohen si sinjale të një gatishmërie për pjellorinë". "Këto fytyra që kemi identifikuar me studimin tonë – shpjegon Renoult – bëjnë vend për faktorë të tjerë biologjikë, kulturorë dhe individualë që mund të ndikojnë zgjedhjen e një partneri". Rrjetet sociale dhe tendenca pa make-up Tendenca e fundit e rrjeteve sociale për të publikuar foto pa make up, në fakt nuk është se ka lindur pa baza. Nga të dhënat e një studimi të fundit amerikan, ky trend është konsideruar edhe më i pëlqyer nga meshkujt. Këtyre të fundit, femrat natyrale u duken më atraktive, kështu që, nëse lodheni çdo ditë para pasqyrës për të bërë sa më shumë përshtypje, duhet të hiqni dorë: është e kotë. Selfie pa make-up është një përpjekje gjithmonë në rritje, e cila po funksionon. Nuk ka rëndësi si nisi ky trend i ri i rrjeteve sociale, por ajo çka është vënë re nga studimi, është fakti që meshkujve po u pëlqejnë gjithmonë e më shumë femrat pa make up. Psikologët e "Bangor University" dhe "New York University" kanë zbuluar se tualeti u shton fare pak pikë pamjes së femrave. E kundërta ndodh, nëse ato paraqiten natyrale në sytë e meshkujve. Fotografitë e 44 femrave, me moshë nga 18 deri në 22 vjeç, me dhe pa tualet, iu dhanë një grupi prej 70 studentësh, meshkuj edhe femra, duke iu kërkuar që të jepnin vlerësimin e tyre, nga 1 deri në 8. Rezultatet zbuluan se prania ose jo e tualetit luante një rol rreth 2 për qind nga gjykimi kompleks mbi pamjen e vajzave. 70 për qind e të pyeturve vlerësonin tiparet dhe karakteristikat e vajzave të fotografuara pa tualet. Megjithatë, studiuesit pranojnë se bota pa make up e femrave është një sfidë e humbur, por ajo që këshillojnë ata ka të bëjë me teprinë e pudrës, buzëkuqit, apo nxirjes së syve. Në dukje, çdo përbërës magjik i make up-it të femrave është pushtet më vonë, pranojnë studiuesit. |
| Seanca, PD anulon pyetjet për kryeministrin Rama; LSI përgatit 19 Posted: 11 Sep 2017 08:10 AM PDT Për Partinë Demokratike, vazhdimi i seancës parlamentare në orën 18.00, sipas proçedurës së rregullores së Parlamentit, lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim, pa të drejtën e replikës apo debatit. "Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale", thuhet në një deklaratë për shtyp të selisë blu. Partia më e madhe e opozitës pretendon se, koha e përgjigjeve asnjëherë nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën dhe propagandën e kryeministrit. "Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore. PD nuk do t'i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë kohën në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët", thuhet në deklaratë. Për rrjedhojë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare. "Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit, ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve", përfundon deklarata. Ndërkohë, grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vendosur të paraqesë këto pyetje: 1. Cilat janë prioritet e qeverisë për investimet publike? |
| Nënë e bir u ekzekutuan me 11 plumba, vijon saga e gjyqeve. Gjyshi akuzohet për pastrim parash Posted: 11 Sep 2017 07:25 AM PDT Gati një dekadë pas vrasjes së Elton Deliut dhe nënës së tij në apartamentin ku banonin në dhjetor të 2008, ende vazhdojnë gjyqet mes familjarëve të tij për pronat dhe llogaritë bankare, që ai kishte krijuar. Në gjykatën e Tiranës është duke u gjykuar gjyshi i Eltonit, Adem Caushi, për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Akuza nuk ka të bëjë me fshehjen e pronave apo llogarive bankare që dyshohen se ishin vënë nga Eltoni në mënyrë të kundraligjshme, por me marrjen e 260 mijë dollarëve nga gjyshi i Eltonit në llogarinë e nipit të vrarë. Sipas prokurorisë, llogaria në fjalë i takon vajzës së Eltonit, të cilën gjykata ia njohu pas vrasjes dhe për të cilën familjarët e Eltonit patën kundërshtimet e tyre. Por duke qenë se gjyshi i të ndjerit e kishte tërhequr më parë llogarinë prej 260 mijë dollarëve si trashëgimtari më i afërt i Eltonit, prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Pasi trashëgimtarja e parë sipas gjykatës është e bija dhe jo gjyshi. Gjatë hetimit, Adem Caushi nuk ka dhënë asnjë shpjegim se ku kanë përfunduar 260 mijë dollarë, ndërsa pritet që shumë shpejt prokuroria të paraqesë pretencën ndaj të moshuarit Adem Caushi. |
| Mjeti lundrues mbetet në mes të detit të trazuar në Sarandë, ndërhyn policia kufitare Posted: 11 Sep 2017 07:10 AM PDT SARANDE– Një mjet lundrues me disa persona në bord, të cilët dyshohet se janë turistë ka mbetur në mes të detit të trazuar në Sarandë. Mjeti lundrues ka kërkuar ndihmë nga policia kufitare, e cila ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar personat. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por dyshohet se mjeti ka pësuar defekt. Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme policia kufitare shpëtoi një çift turistësh francezë në Ksamil.
|
| Braktisin podiumin kur dëgjojnë himnin e Kosovës, skandali me sportistet serbe Posted: 11 Sep 2017 06:55 AM PDT Në Shkup gjatë fundjavës është zhvilluar Kampionati Ballkanik i Xhudos për të rritur ku përfaqësuesja e Kosovës u kurorëzua me gjashtë medalje, dy prej të cilave të arta të fituara nga Loriana Kuka në peshën 78 kg dhe Distria Krasniqi në peshën 52 kg. Medaljet e fituara nga sportistet kosovare prodhuan një rast të paprecedentë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dy konkurentet serbe nuk e respektuan himnin e Kosovës duke u larguar nga podiumi. Këtë e raporton vetë trajneri Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social "facebook". "Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si kampione e ardhshme, fitoi tri luftëra nga garueset nga Turqia, Serbia dhe në finale kundër garueses nga Bosnja Sabina Haracich. Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje solli diçka josportive. Garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit! Loriana Kuka s'u hidhërua që garuesja që i shkaktoi humbje nga Serbia nuk qëndroi në podium. E njëjta situatë ndodhi edhe me Distrien gjatë ceremonisë, por as ajo s'u hidhërua fort. Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit", ishte mesazhi i trajnerit Kuka. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Federata Kosovare e Xhudos që sjellejn e kombëtares fqinje do ta cilësonte të ulët dhe josportive.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Për mijëra vjet kripa përdoret për ruajtjen e ushqimit. Mekanizmi është i thjeshtë: kripa thith ujin, duke e bërë ushqimin jo tërheqës ndaj baktereve që mund ta prishin atë. Në fakt, bakteret e ujit nuk mund të shumëzohen. Është e qartë se kripa nuk ka afat.
Ajo mund të konservohet në kushte të mira për më shumë se dy vjet, më shumë se çokollata me qumësht. Është substanca e bardhë; e ngjashme me mykun ajo që mbulon sipërfaqen e një cope çokollate dhe që për një farë kohe nuk i bën dëm organizmit tonë. Pllakat e çokollatës e ruajnë cilësinë e tyre në një temperaturë të caktuar dhe përpunimi i saj lejon formimin e kristaleve të gjalpit të kakaos, e strukturuar në mënyrë që të favorizohet fortësia dhe mpirja e saj, e të shkrihet vetëm në gojë. Kur kalon më shumë se 20°C, disa kristale mund të modifikohen, duke formuar një sipërfaqe të bardhë mbi pllakat e çokollatës. Kjo nuk do të thotë se ajo është e pangrënshme, por shija dhe qëndrueshmëria nuk janë më të njëjta, nëse nuk rikthehet në temperaturën e duhur. Kështu që gjithmonë mbajeni çokollatën nën 20 ° C.
Ashtu si kripa që përthith lagështinë e disa produkteve, të njëjtin efekt e ka edhe sheqeri. Për pasojë ai përdoret për konservimin e ushqimit, siç është marmelata. Në disa raste përdoret së bashku me kripën, siç është specialiteti nordik, i quajtur Gravlax.
Sekreti i qëndrueshmërisë së tyre është tek mungesa e lagështirës që i bën ato të pathyeshme nga bakteret dhe myku. Përveç kësaj, mungesa e ujit ndalon enzimat që të hapin farën. Nëse janë të vulosura mirë, erëzat dhe perimet e thara mund të jenë një burim i mirë proteinash edhe pas disa viteve konservimi.
Është pa dyshim një nga ushqimet më të mahnitshme në natyrë dhe në mesin e shumë përfitimeve të tij, mjalti ka edhe rezistencë ndaj kohës. Shkencëtarët gjetën mjaltë në varrin e një faraoni 3300-vjeçar dhe ai ishte ende i konsumueshëm. Mjalti që hani zakonisht ka një datë skadimi (e detyrueshme me ligj). Rezistenca e tij shumë efektive ndaj kohës është për shkak të përmbajtjes së ulët të ujit dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit që e bën atë pothuajse imun ndaj sulmit bakterial.
Mund të konsiderohet si një verë e keqe ose musht dhe ndoshta kjo është arsyeja qeë nuk ka një afat skadimi. Konservimi i saj për një kohë të gjatë vjen për shkak të baktereve Acetobacter që oksidojnë alkoolin e pijeve alkoolike dhe parandalojnë bakteret e tjera nga kolonizimi. Me kalimin e viteve asnjë lloj uthull nuk bëhet e rrezikshme për shëndetin: disa ndryshojnë ngjyrën ose shijen, por uthulla e bardhë mbetet krejtësisht e pandryshuar.
Nëse ruhet në një temperaturë të ultë (rreth 3 ℃) dhe në mungesë të oksigjenit, ai mund të zgjasë deri në 30 vjet. Krundja që përftohet nga orizi, konsiderohet si mjaft e shëndetshme, por mund të prishet. Kur orizi integral mban era bojë, është mirë që ta hidhni atë larg.
Ajo mund të zgjasë për më shumë se 3 vjet. Është e fermentuar si uthulla dhe gjithashtu përmban kripë.
