Tirana Observer: “Nano: Politika e sotme, një biznes pa pasion” plus 9 more |
- Nano: Politika e sotme, një biznes pa pasion
- Basha: Në opozitë derisa të na votojnë shqiptarët, jo përfshirje në qeverisje
- Kjo është skuadra e re e Lulzim Bashës
- Misteri/ Çfarë ndodhi në qiellin meksikan përpara tërmetit?
- Në fund të vitit francezët fillojnë kërkimet për naftë në veri të Korfuzit
- Pamjet e tmerrshme të tërmetit 8-ballësh që goditi Meksikën (FOTO)
- Kursi këmbimit, dollari arrin në kuotën më të ulët nga tetori 2014
- Pas gafës, Ngjela takon myftiun e Tiranës dhe tërhiqet nga padia
- Pas 5 vitesh, jep dorëheqjen sekretari Ndërkombëtar i LSI-së: Pse largohem
- Berisha takon këshilltarin e CDU: Opozitë e fortë ndaj Ramës, ndihma që na duhet
| Nano: Politika e sotme, një biznes pa pasion Posted: 08 Sep 2017 10:23 AM PDT Ish-kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer në një bisedë me gazetarin Blendi Fevziu ndjeshmëritë e një politikani, i cili pas një kohe të gjatë në pushtet, përballet me mosmirënjohjen e atyre që vetë ka promovuar. Nano tregoi ndjeshmëritë e largimit nga politika dhe raportet me bashkëpunëtorët dhe miqësitë e ruajtura.
Është e vështirë të jesh i pari? Pyetja doli me shumë kuptim. Është e vështirë të jesh i pari? Për të mos folur për një filozofi popullore që fshatarët e periudhës së luftës në zonën e Pezës, kur i përcillnin djemtë partizanë, u thoshin djemve: Bir mos rri në krye, se ha ndonjë plumb qorr, por edhe në fund mos rri, se të kapin rob. Kështu që duhet të jesh gjithmonë diku nga mesi? I pari në të gjithë spektrin që ju e përmendët nuk ka të bëjë vetëm me radhën e shfaqjes, por ndoshta edhe me fenomenet dhe problemet që janë shtuar. Është e vështirë të jesh i pari, sidomos në Shqipëri, sepse politikanët shqiptarë dolën nga një periudhë e gjatë komunizmi dhe, mesa duket, në mendjet dominante, edhe të klasës politike, vazhdonin të ishin të pranishme konceptet e Luftës së Ftohtë. Bardhezi. Cilido që është përballë dhe kërkon pushtetin për të cilin po luftoj vetë, është armik. Nga kjo pikëpamje, pjesa dominante e politikës dhe e politikanëve shqiptarë e 20 viteve që po flasin, kanë qenë shumë konvencionalë. Ju falënderoj që ju e keni shënuar faktin që unë nuk isha përgjithë- sisht konvencional dhe, mesa duket, mënyra e veçantë me të cilën i kam ushtruar gjërat, kam kërkuar partneritet, nuk është gëlltitur dot nga mjedisi i madh i politikës postkomuniste. Prandaj edhe i pari shpesh ngelet edhe vetëm (qesh). Ngelet vetëm, por qëllon të ngelet në fund? Në kuptimin kur në fund vjen ëmbëlsira, pse jo. Prej 20 vjetësh ke qenë në "Opinion". Kë mendoni si emisionin më të vështirë dhe deklaratën më të sikletshme? Të gjithë do mendonin debatin me Berishën. Kam përshtypjen që nuk do të jetë ai? Ai meriton të gjithë vlerësimin, sepse është një emision që jo thjesht nga emocionet që takoheshin dy njerëz që i kishte ndarë burgu, por që ndodhte për herë të parë një takim publik i dy drejtuesve të kampeve politike në Shqipëri. Po vazhdojmë të flasim me logjikën e Luftës së Ftohtë. Por ndoshta nuk gabohem të them që intervista më e vështirë, por edhe më e arrirë, ka qenë ajo e 2001-shit në prag të katarsisit. Ishte një gjest në atë kohë që mori shumë vëmendje, të ndaheshe nga gruaja dhe të deklaroje një lidhje tjetër live në TV, ishte njëlloj risie. Si e more vendimin? Nuk më mbetet vetëm të përsëris ato që thashë atëherë. Mora një vendim që erdhi natyrshëm nga, për fat të keq, i konsumimit të martesës së parë, shumë i vështirë për shkak të një familjeje shumë të shëndetshme që kishim krijuar bashkë me bashkëshorten, Rexhina. Dhe që për fat të mirë më në fund, pavarësisht nga një zgjidhje me sëpatën e dardarit, siç ndodhin fundet e bashkëjetesës në Shqipëri, e kemi menaxhuar me shumë kujdes dhe sot kemi një gjendje me dy familje sigurisht, të cilat edhe janë shtuar, krejtësisht normale, dhe që na lejon të marrim frymë shumë më lirisht. Je penduar që je marrë me politikë? Jo, nuk mund ta them këtë gjë, sepse është vonë për të pyetur veten çfarë mund të bëja tjetër dhe herë pas here i kthehem arkivit dhe më del se nuk e kam bërë keq punën. E kam bërë me shumë dashuri. Ka qenë një kohë që politika ka pasur pasion më të madh, jo vetëm nga ju, por edhe nga kundërshtarët tuaj, pra të gjithë ata që angazhoheshin në politikë… Me keqardhje më duhet ta pranoj këtë gjë. Sot jemi larg parametrave të përjetimit jetim të ngjarjeve dhe ballafaqimeve politike. Në atë kohë ishte pasion, sot është edhe pak biznes kam përshtypjen politika? Nëse e bëjmë kompromisin që biznesi s'ka pasione fare, atëherë është krejtësisht biznes. Keni qenë 4 vite në burg, ndërkohë keni qenë disa herë Kryeministër i Shqipërisë. Po ta marrësh nga kohëzgjatja, ndoshta jeni më jetëgjatët në Shqipëri. Keni humbur apo fituar më shumë nga ky angazhim? Kam fituar formim. Kam fituar në rreth shoqëror. Kam fituar në marrëdhëniet reciproke, vlerësimin e madh që më japin njerëzit kudo, jo vetëm në Shqipëri. Dhe sigurisht kam humbur disa nga vitet më të mëdha të jetës, që mund të kishin kaluar ndryshe, por nuk jam i përgatitur të arsyetoj se çfarë lloj fitimi do të kishin pa politikën. Ju keni qenë nga njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi. Keni marrë njerëz që i keni ngritur menjëherë në pozita të larta, u keni dhënë pushtet. Në momentin që nuk e ke fuqinë e parë dhe shkëputesh, jep dorëheqjen, sipas një deklarate që kishe bërë që do të largohesh. Pasi je larguar, në jetën tënde, njerëzit që ke ndihmuar të braktisin kur nuk e ke më fuqinë? Është një sjellje ciklike në Shqipëri. Unë që kam avancuar jo vetëm në moshë, por edhe në distancë nga politika aktive. U bënë 10 vjet, edhe më shumë, jam në gjendje të dalloj këtë lloj zhvillimi ciklik. Shfaqja e parë e këtij raporti është mungesa e mirënjohjes. Kthimi i kokës në anën tjetër. Është evidente? Ndihet? Ndjeshëm. Ndjehet në mënyrë të tillë që duhet të kesh përgatitjen për ta përballuar. Më pas kur davariten edhe emocionet e atyre që adoptojnë këtë sjellje, sepse sigurisht reagimi i parë bëhet në funksion të një karriere që duhet të vazhdojë në parti. Kur pastaj davariten edhe tymnajat që kanë errësuar gjykimin mbi figurën time në këtë rast, njerëzit kthehen. Dhe kthehen jo thjesht duke kërkuar ndjesë, qoftë edhe nëpërmjet mënyrës së reagimit dhe sjelljes, por edhe duke rivlerësuar se përse vallë janë bjerrë një numër vlerash dhe arritjesh që i bëmë së bashku atëherë. Ky është një kompensim shumë i madh. Po njerëz mirënjohës, ka? Ka, por janë specie e rrallë dhe natyrisht janë nga miqtë e mi më të patundur. Është e vështirë për një njeri shumë të fuqishëm, që befas një ditë mos ta ketë këtë fuqi, të paktën vizivisht, pra përmes postit, se fuqia e njeriut jo gjithmonë njihet nga posti? A të mungon pushteti? Nëse pushtetin do ta quajmë fuqinë për të vendosur për fatet e të tjerëve, jo. Nuk më mungon, sepse ka qenë një përjetim shpesh në zgrip. Duhet të kishe përgjegjësinë dhe kthjellësinë maksimale që çdo vendim të merrej të paktën në dobi të shumicës së qytetarëve dhe pastaj të kishe një mekanizëm për të rikuperuar dëmet që mund t'i bëje pakicës. Në këtë pikëpamje, jo. Por, nëse pranojmë se pushtet do të thotë edhe emër i mirë, edhe vazhdim i shfaqjes së admirimit. Sepse shumë të rinj nuk kishin lindur në atë kohë dhe që vijnë natyrshëm edhe kërkojnë një foto, unë prej tyre po mësoj edhe "selfie"-n, sepse duan provë që dëshmitë familjare kanë qenë të vërteta. Çfarë nuk e duron fare në emisionin tim? Po shikoja një pjesë të intervistave tona. Duhet ta them, jemi bërë të dy vitalë. Kemi qenë të dy më të bukur, më të vërtetë dhe më të thellë. Kemi qenë edhe shumë më seriozë. Por ndoshta, sepse profesioni juaj ka shumë ritëm, ndoshta për të mbajtur këtë ritëm, sepse nuk e ke fajin vetëm ti, nuk të lë të mendohesh thellë për të reaguar. Një këshillë do ta jepja si partner, gjej kohë dhe shikoje veten tënde në intervistat më të mira që ke bërë. |
| Basha: Në opozitë derisa të na votojnë shqiptarët, jo përfshirje në qeverisje Posted: 08 Sep 2017 10:20 AM PDT Mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar, kryetari i PD, Lulzim Basha e nisi me një mesazh të qartë. Forca politike që ai drejton nuk do të jetë e përfshirë në qeverisje dhe nuk do të ketë ndarje pushtetesh. Basha tha se do të jetë në opozitë derisa shqiptarët ta votojnë për të qeverisur vendin. "Dua ta filloj me një mesazh të qartë, qëndrimi ynë është i qartë: Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votën drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë e nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Opozita ka një rol të madh në çdo shoqëri demokratike dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë një domosdoshmëri e madhe për vendin", tha Basha. Basha renditi tre sfidat kryesore të PD në keto 4 vite opozitë, ndërsa tha se do jetë jo vetëm alternativë politike, por edhe alternativa morale. Ai theksoi PD do të propozojë zgjidhje ligjore dhe politike në interes të publikut, ndërsa u shpreh se do të të luftojmë kundër drogës dhe krimit. Kreu i PD paralajmëroi deputetët e rinj të kësaj force politike se i pret një punë jo e lehtë. "Opozita jonë nuk do të jetë e lehtë. Sistemi ynë politik nuk i jep opozitës asnjë pushtet real, ndërkohë qeveria kontrollon të gjitha instrumentat. Madje kontrollon edhe pushtetet jo politike që janë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë, sic janë mediat dhe shoqëria civile. Deputetëve të rinj dua t'i uroj një fillim të mbarë të misionit politik në shërbim të njerëzve: Mirësevini në botën e ashpër të politikës shqiptare. Do t'ju fyejnë, sulmojnë, do t'ju vënë në dyshim, por ju duhet të ruani dinjitetin dhe durimin dhe mos ndalni së shërbyeri njerëzve dhe së luftuari për të drejtat e tyre. Puna juaj do të shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve", tha Basha. |
| Kjo është skuadra e re e Lulzim Bashës Posted: 08 Sep 2017 10:13 AM PDT Grupi parlamentar i PD-së ka zgjedhur sot ekipi i ri opozitar të Lulzim Bashës. Grupi i ri Parlamentar i PDsë ka zgjedhur Edmond Spahon, si kryetar grupi. Spaho zëvendëson Edi Palokën, që është propozuar për nënkryetar Parlamenti. Grida Duma është zgjedhur zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së PD do të drejtojë 3 komisione parlamentare. Deputetja e PD-së Albana Vokshi do të drejtojë Komisionin e Medias, deputeti Genc Pollo do të drejtojë komisionin e integrimit dhe Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin e shëndetësisë. Ekipi i ri i Bashës 1- Edi Paloka- Nënkryetar i Parlamentit 2- Edmond Spaho- Kryetar i grupit parlamentar të PD-së 3- Enkelejd Alibeaj- Nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së 4- Gent Strazimiri- Nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së 5- Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së për reformat e komisionet 6- Grida Duma- Zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së 7- Ervin Salianji- Sekretar i grupit parlamentar të PD-së 8- Jorida Tabaku- Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë 9- Eduard Halimi- Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve 10- Albana Vokshi- Nënkryetare e Komisionit të Medias 11- Florion Mima- Nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
|
| Misteri/ Çfarë ndodhi në qiellin meksikan përpara tërmetit? Posted: 08 Sep 2017 10:00 AM PDT Meksika u përfshi nga tërmeti më i fuqishëm në 100 vitet e fundit, por diçka misterioze ndodhi disa minuta më herët. Në qiellin e kryeqytetit të vendit, Mexico City u panë disa shkëndija jeshile misterioze që u pasuan më pas nga tërmeti prej 8.2 ballësh. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi paralajmërim për tsunami për të paktën tetë vende dhe njerëzit dolën menjëherë në rrugë. Një person mori një video të fenomenit të dritës së tërmetit. Nuk dihet ende saktësisht se pse ndodh kjo. Sizmologu Stephen Hicks tha: "Dritat e tërmetit nuk janë provuar kurrë. Shpjegim më i thjeshtë është shpërthimi i vogël në gjeneratorët elektrikë dhe sistemet e energjisë". Dritat janë të ngjashme me aurorat dhe ndonjëherë mund të vazhdojnë disa minuta pas ose para tërmetit. Për shembull, në vitin 1975, dritat misterioze u shfaqën gjatë dhe menjëherë pas goditjes kryesore të tërmetit të Kalapanës në Havai. Ata vijnë në shumë ngjyra dhe forma dhe njerëzit kanë raportuar se i shohin ato për qindra vjet, por vetëm kohët e fundit shkencëtarët vijnë pak më afër për të përcaktuar pse shfaqen. Pse ndodhin? Një hipotezë është se gjenerimi i shkëmbinjve të tërmetit "përfshin jonizimin e oksigjenit në anionet e oksigjenit duke thyer lidhjet e peroksidit në disa lloje shkëmbinjsh nga stresi i lartë para dhe gjatë një tërmeti", sipas një shpjegimi në faqen wikipedia, cituar nga "Metro". 'Pas jonizimit, jonet udhëtojnë nëpër çarjet e shkëmbinjve. Sapo të arrijnë atmosferën, këto jone mund të jonizojnë xhepat e ajrit, duke formuar plazma me dritë". Një tjetër shpjegim është se dritat janë shkaktuar nga rezultati i dy shtresave të materialit të njëjtë për shkak të tensionit. Sipas profesorit Troy Shinbrot të Universitetit Rutgers, i cili zhvilloi një eksperiment laboratorik, shkarkimet e tensionit në ajër, të cilat pastaj elektrifikojnë ajrin dhepër pasojë krijojnë një dritë elektrike të ndritshme. Të tjerë besojnë se dritat janë shkaktuar nga UFO-t dhe janë shenja të apokalipsit. Tërmeti më shkatërrues që ka goditur Meksikën ndodhi në vitin 1985, me një fuqi prej 8.1 ballësh, duke shkaktuar 10 viktima. Ora News |
| Në fund të vitit francezët fillojnë kërkimet për naftë në veri të Korfuzit Posted: 08 Sep 2017 09:45 AM PDT Konsorciumi i kompanive Total, Hellenic Petroleum dhe Edison (kompani e grupit francez EDF) që ka marrë të drejtën për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në veri të Koruzit, një zonë detare afër Shqipërisë i ka kërkuar parlamentit grek të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen. Çështja u rikthye në qendër të vëmendjes për shkak të vizitës së Presidentit, francez Emanuel Macron në Athinë. Dekreti për koncesionin përfundimtar të zonës së kontestuar nënujore ishte në pritje që nga korriku i vitit 2015, por marrëveshja u vulos në pranverë me nënshkrimin e marrëveshjes në Ministrinë e Mjedisit. “Ne presim që ratifikimi i marrëveshjes nga Parlamenti Grek të ndodhë deri në fund të vitit në mënyrë që të fillojmë punën. Ne jemi të interesuar për mundësitë e ofruara nga zona bregdetare e Greqisë “- tha dhe drejtori ekzekutiv Patrick Puyen. Ndërsa kreu i Dhomës Ekonomike Greke nuk ka hezituar të nxjerrë në pah neglizhencën e qeverisë për të ratifikuar konventën nga Kuvendi për bllokun 2 në veri të ishullit grek. Kërkimet do të zhvillohen në një zonë detare fare afër Shqipërisë me të cilën Greqia ka pezull çështjen e përcaktimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike, pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes për kufirin detar. |
| Pamjet e tmerrshme të tërmetit 8-ballësh që goditi Meksikën (FOTO) Posted: 08 Sep 2017 09:30 AM PDT Një tërmet i fuqishëm me magnitude 8 ballë ka rënë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës. Tërmeti shkaktoi së paku 6 viktima, mes tyre 2 fëmijë. Epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, 35 km në thellësi. Një paralajmërim për tsunami u lëshua menjëherë për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin, ndërsa për brigjet perëndimore amerikane nuk është dhënë ende një alarm i tillë. Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nëse konfirmohet magnituda e tij prej 8-ballësh, atëherë ky tërmet do të jetë i të njëjtës fuqi me ata që kanë goditur vendin në vitin 1985 dhe 1995. I pari e pati epiqendrën në afërsi të Mexico City dhe shkaktoi mijëra të vdekur. Bregu lindor i Meksikës sakaq po kërcënohet nga afrimi i uraganit Katia. Stuhia e kategorisë së parë është rreth 300 km në juglindje të Tampico. Erërat e saj, sipas qendrës kombëtare të uraganëve, mbërrijnë shpejtësinë 140km/h. Presidenti meksikan, Enrike Penja Nieto, deklaroi se ky ishte tërmeti më i fuqishëm në këtë vend në 100 vjetët e fundit. Instituti gjeologjik topografik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte i fuqisë 8.1 shkallë të Rihterit, por presidenti meksikan pohon se ai ishte 8,2.
|
| Kursi këmbimit, dollari arrin në kuotën më të ulët nga tetori 2014 Posted: 08 Sep 2017 09:15 AM PDT Monedha amerikane ka arritur gjatë ditës së sotme, jo vetëm në nivelin më të ulët të këtij viti, por edhe që nga tetori i 2014-s. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 110.67 lekë, me një rënie prej 0.69 lekë në raport me ditën e mëparshme. Monedha e gjelbër është shumë më e lirë në raport me fillimin e këtij viti, kur ai këmbehej me gati 130 lekë. Sot, për të blerë 100 dollarë duhen rreth 11 mijë lekë, ndërsa në janar për të blerë të njëjtën sasi dollarësh ishin në nevojshme rreth 13 mijë lekë. Pra kursimi është gati 2,000 lekë për 100 dollarë, raporton "Monitor". Rënia e dollarit i bën importet e produkteve që blihen me këtë monedhë më të lira. Kursimi është veçanërisht i lartë për naftën, që blihet me dollarë dhe ku tregtuesit mund të amortizojnë rritjen e çmimeve në bursa përmes zhvlerësimit të monedhës së gjelbër. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e importeve blihen në dollarë. Edhe për blerjet online ka më shumë leverdi të kryhen në dollarë, apo dhe gjithë tregtarët që punojnë me Turqinë për blerjen e veshjeve e mallrave të ndryshme. Në të kundërt, euro është forcuar gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke u ngjitur sërish në 133.29 lekë, pas rënies që shënoi në ditët e para të javës. Arsyeja kryesore e forcimit të euros lidhet me ecurinë e saj në bursat ndërkombëtare ku euro arriti sot në 1.21 USD, në nivelet më të larta që nga janari i vitit 2015. Pavarësisht nervozizmit të tregjeve për nivelin e lartë të euros, sërish ajo ka vijuar të mbetet e fortë. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, gjatë ditës së djeshme sinjalizoi se mund të kishte plane në tetor për të hequr dorë nga stimujt mujorë prej 160 miliardë euro, pavarësisht euros së fortë, çka e mbajti lart monedhën e përbashkët. Ndonëse në bursa euro është e fortë, në tregun vendas ajo vijon të jetë e nënvlerësuar. Në Shqipëri, në janar 2015, kur euro është në të njëjtat nivele me dollarit si sot, ajo arriti për disa ditë edhe mbi 140 lekë, ndërsa sot ajo kuotohet me më pak se 134 lekë.
|
| Pas gafës, Ngjela takon myftiun e Tiranës dhe tërhiqet nga padia Posted: 08 Sep 2017 09:14 AM PDT Pas gafës ku për shkak të një mbiemri – Gurra – Spartak Ngjela i lëshohet me akuza deri dhe në thirrje për burgosje, Myftiut të Tiranës Ylli Gurra, avokati është shfaqur në një kronikë në Vizion Plus në një tentativë për të rehabilituar veten "A kanë forcë shqiptarët të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra? Ky është një barbar osman tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit. Një osman barbar na quan turq ne shqiptarëve që jemi populli më i vjetër i Europës, pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë; Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Fan Nolit Gjergj Fishtës dhe të shenjtores së madhe Nënë Tereza? Nëse kjo prokurori e dominuar nga hordhitë otomane Berishë- Beograd, nuk respekton Kodin Penal për fyerje të tharmit shqiptar nga një barbar, kjo do të përbëjë krim që do ta ndjekë vetë prokurorinë e sotme kompetente shqiptare, menjëherë sa të formohet SPAK", tha Ngjela dy ditë më parë. Vizion Plus raporton se pas këtyre deklaratave, myftiu i Tiranës, Gurra dhe avokati Ngjela kanë pasur një takim së bashku, takim i cili ka bërë që avokati të tërhiqet nga qëndrimi i tij fillestar. "Ai më tha se nuk e kishte thënë kurrë që 'shqiptarët janë turq". Në rregull i thashë. Nëse është kështu unë tërhiqem nga aksioni im për të bërë padi. I thashë se kisha dëgjuar imamët e tij ta thoshin me zë këtë. Atëherë ai prapë krijoi rezervën e vetë dhe më tha: Nuk janë imamë zyrtarë. Janë të vetëshpallur imamë. Unë nuk mbaj përgjegjësi për ata që janë vetëshpallur imamë dhe kanë hyrë në një xhami që nuk është në strukturën time, të Komunitetit Mysliman". Dhe këtu kishte të drejtë", tha avokati për Vizion Plus, pas takimit me myftiun Gurra. |
| Pas 5 vitesh, jep dorëheqjen sekretari Ndërkombëtar i LSI-së: Pse largohem Posted: 08 Sep 2017 09:05 AM PDT Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni ka dhënë dorëheqjen sot nga kjo detyrë duke sqaruar me anë të një statusi në profilin e tij në "Facebook" edhe arsyet e këtij vendimi. Gjoni thotë se ky është një hap i natyrshëm që i hap rrugë një brezi tjetër, duke prezantuar në këtë post deputeten Kejdi Mehmetaj e cila si nënkryetare e LSI-së do të marrë stafetën e marrëdhënieve ndërkombëtare. STATUSI I PLOTË Të nderuar miq gazetarë e kolegë, Ju bëj me dije se sot i kam paraqitur Kryetares së LSI znj. Monika Kryemadhi, dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit Ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kam patur kënaqësinë ta mbaj këtë detyrë dhe përgjegjësi që prej shkurtit të vitit 2012 dhe sot pas 5 vjetësh ndjehem krenar për atë çka kemi arritur në drejtim të vendosjes së një standardi koherent, profesional dhe evropian të praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me forcat e tjera politike në vend. I kam uruar njëkohësisht suksese znj. Kejdi Mehmetaj, e cila në cilësinë e Nënkryetares së LSI merr stafetën e marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë, si dhe kam uruar znj. Kryemadhi për drejtimin e mëtejshëm të LSI-së, duke i dëshiruar sukses në reformimin e ridimensionimin e LSI-së në përballje me sfidat e ardhshme politike në Shqipëri. Dua të falënderoj të gjithë kolegët e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorë e punonjës të institucioneve të huaja, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, veçanërisht në Grupin Socialdemokrat, të gjithë kolegët e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të Jashtëm të BE-së në Bruksel, dhe patjetër kolegët e dashur amerikanë të Departamentit të Shtetit dhe institucioneve të tjera në Washington DC – për bashkëpunimin e ngushtë, të sinqertë e profesional që kemi pasur gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Marrëdhëniet ndërkombëtare mbeten fusha ime e preferuar politike, ndërkohë që unë personalisht mbetem në pritje të sfidave të reja në të ardhmen e afërt. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë miqtë virtualë që nuk rreshtin kurrë së ndjekuri angazhimin tim politik… |
| Berisha takon këshilltarin e CDU: Opozitë e fortë ndaj Ramës, ndihma që na duhet Posted: 08 Sep 2017 08:57 AM PDT Ish-kryeministri Berisha priti në një takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Hans-Joachim Falenski dhe Valter Gloss, përfaqësues për Shqipërinë i fondacionit Konrad Adenahuer. Berisha dhe këshilltari gjerman Falenski diskutuan gjërësisht mbi situatën në vend. Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanëshme ndaj Partisë Demokratike, që ajo të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE. Berisha i shprehu Falenskiy falenderimet për grupin parlamentar dhe CDU për interesin e madh që tregon për PD dhe Shqipërinë, ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë PD dhe do të vazhdojë të japë me modelin e saj të suksesshëm në politik-bërjen gjermane. "Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme," tha Berisha. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |















