Tirana Observer: ““The Mirror”: Rruga e re e mafies shqiptare për trafikimin e emigrantëve ” plus 9 more |
- “The Mirror”: Rruga e re e mafies shqiptare për trafikimin e emigrantëve
- Flori Mumajesi uron Marinën dhe Getin me një mesazh special
- Alienë në Antarktidë?
- 7 ushqimet që do ju rrafshojnë barkun
- Bella Hadid dhe Kendall Jenner pushtojnë pasarelat
- Damiano dhe Armela nuk janë ndarë? Dyshja e njohur darkojnë së bashku
- Tradhtia, arsyeja që e çoi aktoren e njohur të ‘Kuzey-Guney‘ të kërkojë divorcin
- Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina do të ndalojë prodhimin e makinave të naftës
- Rrjedhja e votave për Ruçin, aleati i përvishet Bashës: Ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne
- Më në fund, Ingrit Gjoni na prezanton partnerin
| “The Mirror”: Rruga e re e mafies shqiptare për trafikimin e emigrantëve Posted: 10 Sep 2017 09:36 AM PDT E përditshmja angleze "The Mirror" i ka kushtuar sërish një artikullit anës së errët të shqiptarëve, trafikantët që çojnë njerëz kontrabandë në Britani. "Mafia shqiptare ka gjetur një rrugë të re për trafikimin e emigrantëve në Britani, duke përdorur një port të frekuentuar spanjoll," shkruan Mirror. Hetimi i "Sunday People" zbuloi se pasi u dorëzojnë shumën e majme bosëve të mafies, emigrantëve u jepet një telefon dhe një shifër prej 700 paundësh në dorë, në mënyrë që t'ia japin trafikantëve që do të merren me shpërndarjen e tyre në Britani. Të gënjyer me premtimin për punë të jashtëligjshme në Londër, në lavazhe apo ndërtim, ata janë të pavetëdijshëm që do të përfundojnë në mëshirën e bandave. Madje një i ri shqiptar nga Peshkopia, i quajtur Ismail, i cili qëndronte sëbashku me nipin e tij në një çadër dy vendëshe, në intervistë për "Sunday People" tha: "S'kisha rrugë tjetër si të vija në Angli. E di që ka njerëz të cilët mund t'i paguash, por unë nuk kam para. Më duhet ta provoj që të shkoj atje pa para, duke trafikuar veten". Në mesin e të ndaluarve përfshiheshin 60 irakianë, 45 afganë dhe 25 pakistanezë. Deri më tani, shkruan gazeta, 950 prej tyre erdhën nga Shqipëria. Me papunësinë e lartë në vend në mesin e të rinjve, shumë të tjerë janë emigrantë ekonomikë. Shumë hidhen nëpër kamionë në lëvizje ose fshihen nëpër trajlera të parkuar me shpresën që të mund të sigurojnë rrugën. Të tjerë ndihmohen që futen në kontenierë, duke rrezikuar që të asfiksohen ndërkohë që ndodhen në pritje që dyert të hapen sërish, shkruan The Mirror.
|
| Flori Mumajesi uron Marinën dhe Getin me një mesazh special Posted: 10 Sep 2017 09:18 AM PDT Mesazhet në ditë të rëndësishme të miqve të tij, Flori Mumajesi zakonisht i ka private. Janë të rralla rastet, si në ditëlindje, kur postimet e Florit ndryshojnë profil nga herët e tjera kur shohim foto e video nga koncertet apo edhe postime me humor për të ngacmuar e argëtuar fansat. Sot, Flori e ka uruar edhe përmes Instagramit çiftin që këtë mbrëmje do të kurorëzojë në martesë dashurinë. Geti, një prej bashkëpunëtorëve dhe miqve të hershëm të kantautorit, sot hap një kapitull të ri në jetën e tij, kështu që mes urimeve, nuk mund të mungonte ai i Florit. Ende nuk dihet nëse Flori do të jetë i ftuar të këndojë në dasmë, por paraprakisht, me një foto të çiftit, ai ka shkruar urimin e tij – me fjalë të vogla, siç di ai. 'Është dita juaj, jeta juaj' shkruan Flori në foton e Getit dhe Marinës. |
| Posted: 10 Sep 2017 09:05 AM PDT Njerëzimi mbase s'ka përse kërkon mes yjeve për jetë aliene, pasi kjo mund të gjendet në Tokë. Sipas një studimi australian, në shpellat e ngrohta nën akullin e Antarktidës mund të ketë kafshë dhe bimë të gjalla. Studiuesit thanë se kjo nxehtësi vjen nga mali "Erebus", një vullkan aktiv në ishullin "Ross" në Antarktidë, i cili është i rrethuar nga mijëra shpella të hapura në akull nga avulli i nxehtë. Studiuesit e Universitetit Kombëtar Australian në Canberra thanë se morën kampione dheu nga disa prej shpellave rreth vullkanit dhe gjetën te to gjurmë intriguese ADN-je nga lloje myshku, algash dhe kafshësh të vogla. Sipas shkencëtarëve, temperaturat në disa prej këtyre shpellave mund të arrijnë deri në 25 gradë Celsius, në mes të acarit të Antarktidës. Studiuesit treguan se për shkak të shkrirjes, e rrjedhimisht hollimit të akullit nga nxehtësia e vullkanit, drita e ka më të lehtë të shkojë deri te këto shpella. Pas analizimit të ADN-së së gjetur, studiuesit thanë se shumë kampionë i ngjajnë bimëve apo kafshëve në Antarktidë, por disa prej tyre ishin plotësisht të panjohura. Kërkuesit thanë se tashmë shpellat duhen ekzaminuar në detaje, në kërkim të bimëve dhe kafshëve të gjalla, e nëse këto gjenden do të kemi mundësinë të eksplorojmë një botë të huaj brenda botës sonë. |
| 7 ushqimet që do ju rrafshojnë barkun Posted: 10 Sep 2017 08:50 AM PDT Dëshira për bel më të hollë dhe bark më të rrafshët nuk duhet pasur vetëm për t'u dukur bukur me xhinse. Njerëzit që kanë sasi të madhe dhjami që mbështjell organet kanë më shumë rrezik nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2, veçanërisht kur perimetri i mesit te gratë i kalon 90 cm. Nuk ka ndonjë formulë magjike kundër dhjamit të barkut, por kërkimet tregojnë që ta mbushësh pjatën me ushqime që luftojnë dhjamin e barkut, si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të ndihmojë. Këtu gjeni ushqimet që duhet të hani për ta pasur më të lehtë të hiqni dhjamin abdominal. 1.Kefiri Ky qumësht i fermentuar si kos është plot probiotikë, baktere të shëndetshme që banojnë në zorrët e tua. Në një studim, keffiri ka ndihmuar në humbjen e peshës dhe zvogëlimin e perimetrit të mesit më shumë sesa pija e vendosur për kontrollin e eksperimentit nga studiuesit. Në një tjetër eksperiment të publikuar në Revistën Britanike të Ushqyerjes, kur pjesëmarrësit konsumuan qumësht të fermentuar që përmbante probiotikë, për 12 javë, shfaqën një Indeks më të ulët të Masës Trupore dhe një perimetër më të vogël të mesit dhe vitheve. Probiotikët mund të mbrojnë nga inflamacioni në aparatin e tretjes, që ndikon në grumbullimin e dhjamit abdominal. Kefiri mund të ketë shije shumë të fortë, por shmang kefir-ët e aromatizuar që kanë sheqerna të shtuara, më mirë ëmbëlsoje natyralisht duke e hedhur në një smoothie frutash. 2.Çaji i gjelbër Një tjetër pije shumë e mirë për bark të rrafshët është çaji i gjelbër. Ky çaj përmban catechin-a, përbërës antioksidantë bimorë që kanë veti kundër obezitetit. Pija gjithashtu përmban kafeinë, që mund të ndihmojë për të përshpejtuar metabolizmin. Në një studim në vitin 2012 te kinezët e rritur, çaji reduktoi sasinë e këtij lloji të rrezikshëm dhjami pas 12 javësh. Avantazh është që nëse nuk i shton sheqer, çaji i gjelbër nuk përmban kalori, kështu që mund ta pish në kohën e lirë. 3.Vezët Sasia e duhur e proteinave në dietën tënde është esenciale për të qëndruar e padhjamosur. Jo vetëm të ndihmojnë për t'u ngopur gjatë vakteve, por gjithashtu mund të rrisin metabolizmin dhe të ndihmojnë në zmadhimin e muskujve dhe rritja e indit muskulor rrit dhe metabolizimin më shumë. Njerëzit që hanë rregullisht "burime cilësore proteinash", ose ushqime që ofrojnë afërsisht 10 gramë aminoacide esenciale (si vezë, mish pa dhjamë dhe qumësht) çdo vakt kanë më pak dhjamë abdominal, ka raportuar një studim në revistën Nutrition & Metabolism. Megjithatë, shumica i hanë këto ushqime në darkë. Problemi me këtë është që muskujt e kanë të vështirë të përdorin kaq shumë proteina njëherësh, kështu që mënyra më e mirë për të djegur dhjamin, është t'i shpërndash këto burime proteinash gjatë gjithë ditës dhe të stërvitesh rregullisht. 4.Angjinaret Angjinaret kanë shumë vlera, por një nga më të njohurat është përmbajtja e lartë e fibrave. Ti merr 7 gramë fibra në një angjinare të mesme të gatuar që e bën atë një perimet më të pasura me fibra, duke qenë që është më shumë sesa një e katërta e sasisë që një grua ka nevojë gjatë ditës. Të hash sa më shumë ushqime si këto është e rëndësishme. Sipas një studimi të publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, sa më shumë fibra ha, aq më pak mundësi ke të vësh bark. Perime të tjera të pasura me fibra janë lakrat dhe bishtajat, si thjerrëzat dhe bizelet. 5.Avokadot Nëse e përdor, je me fat. Një studim i fundit ka zbuluar që avokado mund të ndihmojë në zvogëlimin e shifrave të perimetrit të mesit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, të shoqëruara me sindroma metabolike, një grumbull faktorësh risku që rrisin mundësitë për sëmundje zemre, atak dhe diabet. Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme, si dhe ushqyes të tjerë, si magnezi dhe phytosterol-i që mund të përmirësojnë nivelet yndyrnave në gjak dhe presionin e gjakut. Një studim i mëparshëm, i realizuar në vitin 2013 sugjeron që ata që e pëlqejnë avokadon i ulin në gjysmë shanset për sindromën metabolike. 6.Kikirikët Shumë bishtajore e kanë të ulët indeksin glicemik që mat ndikimin e ushqimit në nivelin e glukozës. Kikirikët renditën ndër ushqimet me ngarkesë më të ulët glicemike, duke ndihmuar për ta mbajtur glukozën në një nivel të balancuar. Kjo është e rëndësishme sepse, siç thuhet në një studim të Universitetit të Alabama-s në Birmingham, kërkuesit dolën në përfundimin që burrat dhe gratë mbi peshë, që ndoqën një dietë me ushqime me ngarkesë glicemike të ulët për 8 javë, patën 11 për qind më pak dhjamë rreth organeve sesa ata me një dietë të kundërt. Kjo mund të ndodhë sepse ushqimet me NG të ulët nxisin më pak çlirimin e insulinës dhe si pasojë grumbullimin më pak të yndyrës. Një kërkim tjetër ka treguar gjithashtu që frutat e thata, përfshirë kikirikët, shoqërohej me një mes më të hollë dhe një Indeks të Masës Trupore më të ulët. 7.Qiqrat Sido që t'i hani, të pjekura dhe kërcitëse, të grira në hummus apo të thërrmuara mbi sallatë, qiqrat janë një ushqim me ngarkesë të ulët glicemike që japin një sasi të mirë fibrash (5 gramë) dhe proteinash (5 gramë) dhe vetëm 105 kalori për gjysmë filxhani. Të gjithë këta faktorë ndihmojnë për ta mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe të mbajnë të ngopur dhe të kënaqur nga ushqimi, më gjatë. Nga kjo, njerëzit që hanë qiqra dhe hummus kanë 53 për qind më pak mundësi për të qenë obezë dhe e kanë mesin 5 cm më të hollë sesa ata që nuk i hanë këto bishtaja, siç ka zbuluar një kërkim i vitit 2016. Kur i blini në kanaçe, shpëlajini, ose blini nga ato me pak ose pa kripë të shtuar, për të ulur sasinë e kripës që të fryn barkun./intv |
| Bella Hadid dhe Kendall Jenner pushtojnë pasarelat Posted: 10 Sep 2017 08:40 AM PDT Modelet e njohura morën pjesë në sfilatën e Alexander Wang në javën e modës të New York në mbrëmjen e së shtunës. Bella Hadid dhe Kendall Jenner iu bashkuan modeleve të tjera me emër në prezantimin e koleksionit Wang Fest. Të dyja 'pushtuan' pasarelat teksa ecnin me veshje të zeza, duke reklamuar veshjet e sezonit të ri pranverë/verë 2018. Të dyja mbanin në kokë 'kurora' që i përshkruanin. Bella kishte 'party animal' ndërsa Kendall mbajti 'hangover.' Dihet se para dy ditësh, Kendall mori cmimin 'Icon Fashion of Decade', por kjo nuk e ka ndaluar që të rikthehet në punë.
|
| Damiano dhe Armela nuk janë ndarë? Dyshja e njohur darkojnë së bashku Posted: 10 Sep 2017 08:23 AM PDT Ata janë pa dyshim ndër çiftet më të komentura të Big Brother 9. Sapo përmendet emri Damiano, na vijnë në mend shumë lajme. Por ndër më kryesorët për të cilët është folur ish-banori i shtëpisë, është lidhja e tij me modelen bukuroshe Armelën. Ata krijuan një lidhje brenda shtëpisë, por që pasi u mbyll aventura e tyre në lojë, ata deklaruan se nuk janë më bashkë. Kjo gjë mesa duket nuk është e vërtetë, pasi çifti ose ruajnë raporte të mira pas ndarjes, ose nuk janë ndarë asnjëherë. Disa foto të shkrepura nga ndjekësit e tyre kanë janë dërguar në inbox-in e Revistës Class, ku shihen Damiano dhe Armela teksa darkojnë në një restorant në kryeqytet në shoqërinë e nënave respektive. Dyshja e njohur, ose vazhdojnë të jenë miq të mirë, ose e kanë bërë lidhjen e tyre akoma më serioze. |
| Tradhtia, arsyeja që e çoi aktoren e njohur të ‘Kuzey-Guney‘ të kërkojë divorcin Posted: 10 Sep 2017 08:20 AM PDT Merve Bolugur, aktorja e njohur në Shqipëri me rolin e Zeynep në serialin 'Kuzey-Guney', ka vendosur të largohet nga shtëpia në Stamboll dhe të kërkojë një shtëpi të re, pas shpalljes së divorcit me këngëtarin Murat Dalkilic. Pak javë më parë, çifti pranuan se kanë nisur procedurat e divorcit dhe se kanë vendosur të mos kenë probleme pas ndarjes. Dy vjet pasi e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe pak muaj pasi deklaruan se kishin dëshirë të bëheshin me fëmijë, çifti i kanë dhënë fund. Sipas mediave turke, arsyeja e kësaj ndarjeje mendohet të jetë tradhtia e këngëtarit. Sipas miqve afër çiftit, Merve Boluğur mësohet të ketë thënë se “Dashuria jonë për njëri-tjetrin ka mbaruar dhe kjo martesë nuk ka më kthim", ndaj edhe ata i janë drejtuar gjykatës pa asnjë seancë pajtimi. Merve Boluğur, në fakt, ka bërë çmos për ta shpëtuar martesën e saj, por kohët e fundit ka hequr dorë. Pretendohet se një natë kur këngëtari kishte një koncert me 22 korrik, në Alaçatı me mikun e tij Oğun Dalkılıç, ka pasur një flirt me një vajzë me ngjyrë. Disa prej miqve të aktores Merve Boluğur, që kishin shkuar rastësisht në të njëjtin vend, kanë parë skenën dhe këngëtarin shumë të afërt me një tjetër. Sapo është lajmëruar për këtë flirt, Boluğur ka vendosur të largohet qysh atë ditë nga shtëpia dhe menjëherë më pas kërkoi divorcin. Seanca e parë e divorcit do të mbahet më 15 shtator dhe pretendohet që çifti të mos pranojë seancë pajtimi, kështu që vendimi përfundimtar do të merret në Gjykatën Familjare, më 27 tetor, me një seancë të vetme. |
| Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina do të ndalojë prodhimin e makinave të naftës Posted: 10 Sep 2017 08:18 AM PDT Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina planifikon të ndalojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve me naftë. Zv.ministri kinez i Industrisë njoftoi se Kina, tregu më i madh i automobilëve në botë, ka nisur kërkimet përkatëse, por ende nuk ka vendosur se kur do të hyjë në fuqi ndalimi. "Masat që do të ndërmarrim do të sjellin ndryshime drastike në zhvillimin e industrisë sonë të automjeteve", tha Xin Guobin për agjencinë shtetërore të lajmeve "Xinhua". Kina ka prodhuar 28 milionë automjete vitin e kaluar, rreth një të tretën e totalit në rang global. Si Britania, edhe Franca kanë njoftuar tashmë planet për ndalimin e makinave me naftë deri në vitin 2040, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e karbonit. Prodhuesi kinez i makinave, "Volvo" njoftoi në korrik se të gjitha modelet e reja të automjeteve do të kenë motor elektrik nga viti 2019. Geely, pronari kinez i "Volvo"-s, synon që të shesë një milion makina elektrike deri në vitin 2025. Edhe firma të tjera globale të prodhimit të makinave, si "Renault-Nissan", "Ford" apo "General Motors" janë duke punuar që të gjitha në zhvillimin e makinave elektrike në Kinë. Prodhuesit e mëdhenj janë duke nxitur rritjen e tregut kinez, përpara se të shpallin rregullat e reja që synojnë të luftojnë ndotjen. Kina kërkon që makinat e reja me bateri elektrike dhe ato hibride të përbëjnë të paktën një të pestën e shitjeve deri në vitin 2025. Propozimet pritet t'u kërkojnë prodhuesve që 8% të shitjeve të tyre të jenë makina elektrike ose hibride duke nisur nga viti i ardhshëm, me një rritje prej 12% në vitin 2020. Xin parashikoi që ndryshimi do të sjellë "kohë të turbullta" në këtë industri. Por kjo kthesë pritet të ketë efekte edhe në kërkesën për naftë në Kinë. Vendi është aktualisht konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara. |
| Rrjedhja e votave për Ruçin, aleati i përvishet Bashës: Ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne Posted: 10 Sep 2017 08:10 AM PDT Në vijim të diskutimeve në kryesinë e Partisë Demokratike ditën e sotme për për rrjedhjen e votave për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, Basha është sulmuar edhe nga 1 prej aleatëve të tij. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është drejtuar kryetarit të PD, duke i thënë se i takoj atij të gjejë se kush votoi pro-Ruçit. "Është përgjegjësia jote që të gjesh kush e ka bërë, se nëpër Facebook ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne," mësohet t'i ketë thënë Dashamir Shehi, Bashës. Debate të shumta në kryesinë e PD-së, pati edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ervin Salianjit e Grida Dumës. Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar të papranueshme rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD në seancën e djeshme për votimin e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit. Basha ka diskutuar me deputetët procesin e votimit të Ruçit dhe kjo çështje do të hapet sërish nesër në seancën plenare. Basha ka deklaruar se vendimi i grupit duhet të respektohej në unanimitet dhe ka dënuar rrjedhjen e votës si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve.
|
| Më në fund, Ingrit Gjoni na prezanton partnerin Posted: 10 Sep 2017 07:59 AM PDT Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni prej vitesh është në skenë, por vazhdon e pëlqehet njësoj nga publiku. Ingridi ka tashmë fansat e saj besnik që e ndjekin kudo në koncerte. Këngëtërja bukuroshe, përveç karrierës së saj, ajo është edhe mami i një djali mjaft të bukur. Paridi duket se ia ka zbukuruar shumë jetën mami Ingritit. Ajo herë pas here poston foto të djalit në rrjetet sociale, por asnjëherë të babait, partnerit të këngëtares. Sot Ingridi në fakt na ka treguar një foto aq të ëmbël të dy meshkujve më të rëndësishëm në jetën e saj, sa ne nuk e prisnim të tregohej aq “bujare”. Këngëtarja bashkangjitur fotos shkruan “Pidi me babin”. A ka më bukur? |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





