Tirana Observer: “Blendi Fevziu rikthen Fatos Nanon pas shume vitesh në ekran” plus 9 more

Tirana Observer: “Blendi Fevziu rikthen Fatos Nanon pas shume vitesh në ekran” plus 9 more


Blendi Fevziu rikthen Fatos Nanon pas shume vitesh në ekran

Posted: 04 Sep 2017 09:10 AM PDT

Pas shumë vitesh i larguar nga vëmendja e publikut dhe ajo mediatike ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano do të rikthehet.

Nano do të jetë pjesë e natës së madhe në 7 shtator, pra në 20 vjetorin e emisionit "Opinion".

Kujtojmë që ky rikthim bëhet pas shumë kohësh në media, pasi Nano është tërhequr tërësisht nga vëmendja publike.

Mustafaj tregon pse Bregu e ka refuzuar postin e ministres në kabinetin “Rama 2”

Posted: 04 Sep 2017 08:58 AM PDT

I ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24" Besnik Mustafaj komenton aktualitetin politik në vend, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Ndërsa foli për një opozitë të dobët, ai komentoi edhe zërat që qarkulluan për Majlinda Bregun, të cilës mund t'i besohej Ministria e Integrimit në kabinetin qeveritar "Rama 2".

Sipas tij, kjo e fundit mund ta ketë refuzuar vetë një post të tillë.

"Zonja Bregu është një personalitet i ardhur në PD në mënyrë aktive nëpërmjet KOP ku u përpoqëm të tërheqim njerëz teknicienë, përfshi edhe Bashën. Falë aftësive të saj, s'do ishte e çuditshme të kishte edhe poste në qeveri të tjera. Pra, ajo ka treguar profil të lartë të njeriut që di të bëjë punë. Fakti që nuk u bë pjesë e qeverisë mendoj që ka qënë vendim i saj, se zonja Bregu është pozicionuar qartë tek PD, ose jashtë politikës. Nuk kam parë tek ajo prirje për kompromis me PS apo qeverinë e majtë", komentoi Mustafaj.

Statistikat e duelit Maqedoni-Shqipëria, bilanci flet në favor të maqedonasve

Posted: 04 Sep 2017 08:45 AM PDT

Maqedonia dhe Shqipëria do të sfidojnë njëra-tjetrën për herë të 10-të  në histori, në sfidën më të rëndësishme mes tyre pasi në këtë duel luhet vendi i 3-të në grupin G, kualifikues të Botërorit, Rusi 2018-të.

Nga 1994 e deri më sot në 9 përballjet e mëparshme bilanci flet në favor të maqedonasve, por kuqezinjtë do të përpiqen të ndryshojnë këtë trend negativ dhe pas suksesit 2-1 në Loro Borici në sfidën e parë do të synojnë fitoren e 2-të rradhazi ndaj Maqedonisë për të përmirësuar edhe statistikat në përballjet direkte mes tyre.

Në 9 ndeshjet e mëparshme kryeson Maqedonia me 4 fitore kundrejt dy të Shqipërisë ndërsa tre takime kanë përfunduar në barazim, megjithatë kuqezinjtë kanë fituar sfidën që ka patur më shumë vlerë pikërisht duelin e Shtatorit të kaluar në Shkodër.

8 nga këto 9 ndeshje mes Maqedonisë kanë qenë miqësore me sfidën e parë që është zhvilluar në 14 Maj të 1994-ës dhe që ka përfunduar me fitoren e thellë 5-1 të maqedonasve. Kjo ka qenë edhe humbja më e rëndë e Shqipërisë në përballjet mes tyre.

Fitoren e parë kuqezinjtë e kanë regjistruar në një miqësore të vitit 1999 që përfundoi me suksesin 2-0, ndërsa të gjithë e mbajnë mend duelin e fundit në Maqedoni mes këtyre dy kombëtareve që u zhvillua në vitin 2011 në Prilep dhe që përfundoi në barazim pa gola.

Në atë sfidë tifozët maqedonas ofenduan shqiptarët me koret e tyre raciste. Shpresojmë që të tilla ngjarje që kalojnë kufijtë sportiv dhe prishin bukurinë e futbollit të mos përsëriten në sfidën e kësaj të marte në Strumicë.

Lamtumira e vështirë/ Polici ndahet nga “kolegu” besnik

Posted: 04 Sep 2017 08:30 AM PDT

Një polic në Konektikat u detyrua t'i thoshte lamtumirë partnerit të tij të guximshëm, qenit të policisë, pasi ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të mëlçisë.

K9 Hunter, siç quhen në vendet anglishtfolëse këta qen, ka qenë sëmurë për një javë dhe kur testet zbuluan diagnozën e dhimbshme, vetë stërvitësi i tij oficeri Michael D'Aresta ka vendosur që kafsha të shpëtojë nga dhimbjet nëpërmjet eutanazisë.

Oficeri  D'Aresta dhe qeni gjurmues shërbyen në qytetin e Middletown, SHBA së bashku nga 2007 deri sa mbi qenin u ushtrua eutanazia të shtunën.

Kush janë tre shqiptarët e Maqedonisë që do të përballen me kuqezinjtë në Strumicë

Posted: 04 Sep 2017 08:19 AM PDT

Kombëtarja Shqiptare do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Maqedonisë në një ndeshje e cila ka marrë edhe ngjyra që nuk i takojnë futbollit.

Por, si për të zbutur disi atmosferën, trajneri Igor Angelovski pritet të aktivizojë nga minuta e parë në stadiumin e Strumicës tre futbollistë shqiptarë që ka në përbërje të ekipit të tij.

Ezgjan Alioski

Alioski është një prej futbollistëve më cilësorë që Kombëtarja e Maqedonisë ka në mesfushë. 25-vjeçari që ka lindur në Prilep mban edhe pasaportën zvicerane dhe luan në kampionatin anglez me skuadrën e Lidsit, ku ka shkëlqyer në këtë start kampionati. Alioski është pjesë e Kombëtares së Maqedonisë që nga viti 2013 dhe ka luajtur 13-t ndeshje duke shënuar 1 gol. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e të gjithë ekipeve Kombëtare të moshave.

Visar Musliu

22-vjeçari që ka lindur në Gostivar ka qenë në fushë në ndeshjen që Kombëtarja e Maqedonisë luajti ndaj Izraelit dhe një gjë e tillë parashikohet të ndodhë edhe në sfidën që do të luhet në Strumicë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka luajtur sezonin e shkuar te Renova, por është transferuar te Vardari.

Enis Bardhi

Emri i 22-vjeçarit që është transferua Spanjë te skuadra e Levantes është një nga më të lakuarit në Kombëtaren e Maqedonisë si një siguri për të ardhmen. Bardhi mund të luajë si mesfushor krahu, por edhe si sulmues i deklaruar. Pavarësisht moshës ai ka luajtur gjashtë ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë, por ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.

10 gjëra që duhet të dini për Thethin, që guidat turistike nuk ua thonë

Posted: 04 Sep 2017 08:10 AM PDT

Nga Blerina Gjoka 

Prej të paktën 2 vitesh kisha planifikuar të shkoja në Theth, e bombarduar gjithandej nga imazhe të bukura si të dala nga përrallat.

Isha bërë ndjekëse e disa faqeve të bujtinave në Theth dhe shpesh më dilnin para syve foto të bukura të miqve që vizitonin këtë vend ose artikuj në media duke ma bërë edhe më të ethshme dëshirën për të shkuar atje.

Të paktën 2 vite duke i thënë vetes çdo verë; kur do shkoj në Theth? Ai duhet të jetë vendi më i bukur në botë. (…dhe në fakt është!)

Tentova të shkoj fundjavën e datës 26 gusht pasi ishte dhe një koncert me Elina Dunin, Shpat Dedën,etj., po nuk bëhej fjalë të gjeje dhomë, edhe pse telefonova një javë përpara.

Të premten e javës që shkoi vendosa t'a provoj dhe një herë.

Telefonova disa bujtina, të cilat i njihja virtualisht. Nuk ka vende më thanë të gjitha. Epo, kjo tregon se ky vend është kaq i kërkuar nga turistët sa duhet të jesh me fat të gjesh vend!

Në darkë vonë më telefonojnë nga njëra prej bujtinave: "U kancelua një prenotim nga booking, nëse doni ejani". Lumturi e madhe! E pyes zotërinë: "Ne kemi makinë të ulët, a kalon dot?"

Përgjigjia: "Rruga është e pashtruar 15 km që të sjellin në fshat, por kalohet me kujdes".

Gabim! Fjala e tij dhe mungesa e informacionit nga ana ime më la 4 orë në mes të maleve, pasi u shpua goma në rrugën me gurë gjithë cepa dhe pse ecëm me shpejtësi më pak se 10km në orë.

Ja këshillat e mia për ata që nuk kanë vajtur akoma në Theth:

1-E para gjë që do të duhet të dini kur shkoni në Theth është; Rruga nuk kalohet me asnjë makinë tjetër përveçse makinë e tipit fuoristradë, pra të jetë e lartë, të jetë 4×4, e kontrolluar më parë tek tekniku që është në kushte optimale. Mos harroni kriko, gomë rezervë dhe të gjitha mjetet teknike. Mund të shkoni dhe me furgon ose kamion, por jo me Benz B-class, siç bëra unë, ose me makina të tjera të ulëta, të vogla.

Gjëja më vogël që mund t'ju ndodhë është shpuarja e gomës, se mund t'ju çahet edhe serbatori apo t'ju prishet motorri. Një karrotec që t'ju marrë atje kërkon të paktën 30 mijë lekë të reja. Historitë për familje që kishin mbetur në mes të natës në mal, ose për makina që ishin lënë me javë parkuar në Qafë Thore tregonin plot në Theth. Mos rrezikoni të bëheni pjesë e një historie të tillë, në fund të fundit keni shkuar për qejf.

2- Mos hezitoni të kërkoni ndihmë! Banorët e zonës janë shumë të gjendur ndaj turistëve kur u ndodhin avari në rrugë. Të mos ishte Mondi, (mbiemrin nuk ia mësova dot) që ndaloi, nxorri mjetet e punës dhe na ndihmoi të vinim gomën rezervë, e më pas na bleu një gomë të përdorur në Shkodër e na e dërgoi me miqtë e tij, makina jonë do të ishte sot akoma në Theth. Në fshat ndodhet dhe një djalë që nxjerr jetesën duke bërë mekanikun me turistët që u mbetet makina në male. Quhet Ylber dhe të gjithë ia kanë numrin e telefonit, por nëse ai nuk është atje, do të kërkoni ndihmë banorëve të zonës që e bëjnë atë rrugë shpesh.

3-Që mos të rrezikoni, parkoni makinën në fshatin Bogë që është para rrugës së prishur të Thethit dhe merrni një taksi që ju çon atje. Taksia kushton 60 euro vajtje-ardhje brenda ditës dhe Gjeloshi, i zoti i Fuoristradës, thotë se ju bën edhe guidë në pikat turistike të natyrës në Theth. Nëse 60 euro ju duken shumë, do ta kuptoni se do ju dalë më shumë amortizimi i makinës tuaj kur të ktheheni, edhe nëse jeni me fat e nuk ju shpohet goma.

4-Nëse jeni tip nazeli dhe u pëlqen rehati ose jeni mësuar vetëm në hotele me 5 yje, mos e merrni mundimin të shkoni atje; nuk është për ju!

Në Theth ka vetëm bujtina, që do të thotë "krevat dhe mëngjes" me 15 euro personi. Nuk ke banjo personale në dhomë. Preferohet të jesh grup shoqëror, pasi dhomat kanë 4 ose 5 krevatë. Rrallë gjen dhoma çift.  Megjithatë nuk mungojnë as bujtinat me banjë dhe dush në dhomë dhe me krevat dopio. I vetmi hotel në Theth është Bjeshkët e Namuna, ish-kampi i punëtorëve, i privatizuar. Aty mund të keni banjon tuaj në dhomë, por mos prisni kushedi se çfarë nga kushtet. Një hotel që vihet në funksion vetëm 3 muaj verë, pasi në dimër mbyllet dhe rrënohet, dhe pronarëve u duhet të investojnë çdo vit përsëri në të.

5-Mos kërkoni fruta deti në Theth, as karbonara ose lloje të tjera makaronash. (Dy çifte nga Tirana e bënë këtë). Ej, njerëz jeni në mes të Alpeve, jeni në fshatin më të thellë. Atje hahet mish derri, qengji ose viçi, hahet mazë (gatim tradicional me djath, gjalpë e miell misri. Super!), hahet buka e bërë vetë, djathi, patate furre, byrek dhe kos, por mos kërkoni gjë tjetër.

6-Nuk ka fashion-party në Theth. Duhet të marrësh atletet më të vjetra që ke, që t'i prishësh atje. Ose mundësisht këpucë kambale, të gjithë turistët e huaj vishnin të tilla. Rroba pambuku, tuta, bluzë me mëngë të shkurtra dhe një me mëngë të gjata. Disa palë çorape dhe një kapele.

7-Ecni në këmbë! 

Nga fshati tek Ujëvara ose Syri i Kaltër, dy atraksionet më të bukura të natyrës, por jo të vetmet, ishte të paktën 1 orë me makinë. Kujdes, ishte rrugë për zetor, jo për makinë, pra më e mira ishte ta bëje në këmbë. Nëse je tip që nuk të pëlqen ecja, ke probleme me zemrën, ose nuk je fare tip sportiv, më mirë lërë fare këtë gjë, nuk është sport për ty. Shqiptarët ishin turistët më të llastuar, shkonin me makinë deri afër dhe pastaj mezi ngjiteshin 20-30 minuta në këmbë. Të huajt e bridhnin gjithë zonën në këmbë.

8- Koha më e bukur për t'a vizituar.
Shumica e turistëve vërshojnë në verë aty, por banorët e zonës të thonë se periudha më e bukur për t'a vizituar është maji- qershori, që atje përkon me ardhjen e pranverës, ku fushat e fshatit janë të mbushura me lule ose 2-javëshi i fundit i shtatorit, ku ka nisur vjeshta dhe pylli me ahe merr ngjyrat më të bukura, e gjelbër, e kuqe, e nuancat e së verdhës.

9- Vetëm apo me agjenci?!
Agjencitë turistike kanë paketat 79-euroshe për një natë dhe një ditë në Theth, por duhet të dini se kaq nuk mjaftojnë për t'a shijuar atë vend. Duhet të rrini të paktën 2 netë dhe 3 ditë ose 5 ditë që të shëtisni dhe të përjetoni gjithë atë bukuri. Ndryshe do të ikësh i pangopur që aty me dëshirën që të kthehesh prapë një ditë…edhe hajt të bëhesh mbarë. Agjencitë kanë dhe një gjë tjetër që të ngre nervat, duhet të bëheni 20 veta në një mendje. Grupi që ndodhej aty kur ishim ne nuk arritën të shkonin tek Syri i Kaltër sepse binte shi paradite dhe një grua rreth të 50-ve që kishin në grup i bindi që nuk shkohet në shi se ka baltë e rrëshket. Por shiu në Theth nuk të krijon asnjë pengesë. Rrugët dhe shtigjet janë me shumë gurë dhe nuk krijojnë baltë. Mjaft të presësh të hapet pak koha.

10-E fundit! Nëse do të shijosh natyrën me të vërtetë shko në ditë jave kur s'ka shumë popullim, merr bukë me vete dhe bëje një piknik ose pranë ujëvares ose tek syri i kaltër. Ujë dhe pije nuk të duhen tek Syri i Kaltër, pasi Shukja, një banore e zonës që ka shtëpinë aty ngjitur, ka mendur për këtë. Me një kovë të madhe mbushur me birra dhe pije të ndryshme të futura në ujin e akullt, me çmimin 200 lekë të reja për pije, ajo ka ngritur një biznes veror, jo pak fitimprurës. Bashkëshorti i saj ka sajuar disa tavolina prej druri që shkojnë në harmoni me natyrën, nga ku mund të shijosh për 1 orë ose më shumë një pikturë të gjallë të natyrës që do të mbetet në mendje shumë gjatë.

Mos harroni të merrni qeset dhe plehrat tuaja kudo që shkoni dhe t'i hidhni në kosh! Rreziku më i madh që i kanoset atij vendi është NJERIU! Njeriu është i aftë ta prishë atë që ka krijuar natyra…por ju lutem mos e bëni ju këtë gjë!

Nga Blerina Gjoka, e pangopur me bukurinë e Thethit dhe me dëshirën që t'i dija këto 10 gjëra para se të nisesha.

Alket Rizai bëhet “bamirës”, mbledh fonde për vogëlushen e sëmurë

Posted: 04 Sep 2017 08:00 AM PDT

Midis emrave që kanë mbledhur para për kurimin me një terapi për kancerin në një klinikë në Londër të një vogëlusheje greke nga Kreta ka qenë edhe i burgosuri shqiptar Alket Rizai.

Nga burgu i Dhomokosë, ku vuan dënimin, vitet e fundit ai ka bërë një fushatë bamirësie tek të gjithë të burgosurit dhe ka mbledhur një shumë parash në ndihmë të familjes së tetëvjeçares greke.

Më pas i ka telefonuar babait të vajzës dhe i ka thënë se ka mbledhur një shumë parash nga një grup i madh të dënuarish të këtij burgu për shpenzimet e terapisë.

Madje, për të dalë këto para në mënyrë të ligjshme nga burgu Rizai ka kërkuar edhe një urdhër ministri, në bazë të ligjit, që do të bënte të mundur që këto para të shkojnë në llogarinë bankare të familjes së vajzës.

Lajmin e kanë transmetuar edhe shumë kanale private të cilat kanë mësuar hollësi nga avokati i Alket Rizait, Sakis Kehajoglou, i cili ka cituar fjalët e tij në këtë përpjekje: "Ajo që ka rëndësi është të shkojë vogëlushja dhe të bëhet mirë. Gjithë të tjerat janë pa vlerë".

Edhe gjyshi i vajzës së sëmurë, e cila quhet Evangjelia Kastrinaki, nga Agia Marina në Hania të Kretës, i ka falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar financiarisht mbesën e tij dhe në mënyrë të veçantë Alklet Rizain, për të cilin ka thënë se një gabim që ndoshta ka bërë në moshë të re nuk mund të fshehë një shpirt të ndjeshëm dhe bujar.

Statistikat e duelit Maqedoni-Shqipëri, bilanci flet në favor të maqedonasve

Posted: 04 Sep 2017 07:50 AM PDT

Maqedonia dhe Shqipëria do të sfidojnë njëra-tjetrën për herë të 10-të  në histori, në sfidën më të rëndësishme mes tyre pasi në këtë duel luhet vendi i 3-të në grupin G, kualifikues të Botërorit, Rusi 2018-të.

Nga 1994 e deri më sot në 9 përballjet e mëparshme bilanci flet në favor të maqedonasve, por kuqezinjtë do të përpiqen të ndryshojnë këtë trend negativ dhe pas suksesit 2-1 në Loro Borici në sfidën e parë do të synojnë fitoren e 2-të rradhazi ndaj Maqedonisë për të përmirësuar edhe statistikat në përballjet direkte mes tyre.

Në 9 ndeshjet e mëparshme kryeson Maqedonia me 4 fitore kundrejt dy të Shqipërisë ndërsa tre takime kanë përfunduar në barazim, megjithatë kuqezinjtë kanë fituar sfidën që ka patur më shumë vlerë pikërisht duelin e Shtatorit të kaluar në Shkodër.

8 nga këto 9 ndeshje mes Maqedonisë kanë qenë miqësore me sfidën e parë që është zhvilluar në 14 Maj të 1994-ës dhe që ka përfunduar me fitoren e thellë 5-1 të maqedonasve. Kjo ka qenë edhe humbja më e rëndë e Shqipërisë në përballjet mes tyre.

Fitoren e parë kuqezinjtë e kanë regjistruar në një miqësore të vitit 1999 që përfundoi me suksesin 2-0, ndërsa të gjithë e mbajnë mend duelin e fundit në Maqedoni mes këtyre dy kombëtareve që u zhvillua në vitin 2011 në Prilep dhe që përfundoi në barazim pa gola.

Në atë sfidë tifozët maqedonas ofenduan shqiptarët me koret e tyre raciste. Shpresojmë që të tilla ngjarje që kalojnë kufijtë sportiv dhe prishin bukurinë e futbollit të mos përsëriten në sfidën e kësaj të marte në Strumicë.

Siguracionet ulen sërish, çmimet zbresin në 11 700 lekë, ja lista sipas kategorive

Posted: 04 Sep 2017 07:07 AM PDT

Siguracionet e makinave janë ulur sot me 30% në tregun vendas nga ana e kompanive të sigurimit.

Bëhet fjalë për sigurimin motorik të detyrueshëm të njohur si TPL (sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).

Në datën 24 gusht në treg ndodhi e njëjta situatë ku çmimet u ulën me 20%, por pak ditë më vonë  u kthyen në normalitet për të përsëritur sot të njëjtin cikël, por me një ulje më të theksuar.

Nga një vëzhgim i Monitor, kompanitë duket të kenë dy sjellje në treg. Të parët shkruajnë primin aq sa e shesin ndërkohë që të dytët shkruajnë primin normal, pra pa ulje,  por që në mënyrë informale aplikojnë uljen.

Sa shitet sot një policë sigurimi

Sot një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 11 700 lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarisht në treg ishte 17.600 lekë.

Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite  primi sot është rreth 12 000 lekë ndërkohe që më herët ishte rreth 18 000 lekë.

Për mjetet me kubikazh 1600-2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 300 lekë ndërkohe që sot i njëjti prim shitet rreth 12 000 lekë.

Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 12 500 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 900 lekë.

Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 12 500 lekë ndërkohe që më herët ishte 19 000 lekë.

Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 13 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë.

Ulet edhe kartoni jeshil me 50%

Ulja e primit nuk është bërë vetëm tek TPL por edhe tek kartoni jeshil. Kompanitë po aplikojnë sot çmime 50% më të ulëta.

Konkretisht kartoni jeshil për një afat 15 ditor nga 40 euro po shitet 20 euro ndërkohë që ai për një afat 1 mujor nga 60 euro në 30 euro./Monitor

RENEA shqiptare, një nga njësitë më të mira kundër terrorizmit në Ballkan

Posted: 04 Sep 2017 07:00 AM PDT

Portali "Military Zone" ka bërë një shkrim mbi repartin e Policisë shqiptare, RENEA, duke e cilësuar si një nga njësitë më të mira kundër terrorizmit në Ballkan.

Në shkrimin e publikuar një muaj më parë theksohet se, reparti i Neutralizimit të Elementeve të Armatosura, i njohur zakonisht nga akronimi RENEA, është njësia kryesore anti-terroriste shqiptare dhe reaguese ndaj incidenteve kritike.

Forca u krijua në fillim të viteve 1990 në përgjigje të niveleve në rritje të krimit në vend pas rënies së komunizmit.

Përgjegjësitë e RENEA janë operacionet e shpëtimit, situatat e pengjeve, kundër-terrorizmi dhe reagimi ndaj formave veçanërisht të dhunshme të krimit.

Që nga viti 1991, njësia ka humbur katër burra në veprim dhe më shumë se dyzet të plagosur.

Aftësitë e tyre konsiderohen shumë mira brenda Shqipërisë dhe në Perëndim dhe janë trajnuar nga GSG.

Përzgjedhja dhe Trajnimi i RENEA

Procesi i përzgjedhjes mbahet vetëm një herë në vit dhe zgjat dymbëdhjetë javë. Më pas, rekrutët trajnohen për nëntë muaj të tjerë në aftësi të tjera të tilla si gjuha, sinjalet, fotografimi dhe bisedimet me pengjet. Kandidatët gjithashtu vazhdojnë t'i nënshtrohen testeve strikte psikologjike dhe fizike.

Vetëm pas një periudhe prej tre vjetësh rekrutimi mund të bëhesh operator i RENEA. Rreth 90 përqind e kandidatëve vijnë nga degë të tjera të policisë dhe të Gardës Kombëtare, ndërsa pjesa tjetër janë ushtarake.

Kandidatët ushtarakë që kalojnë përzgjedhjen duhet gjithashtu të përfundojnë një kurs gjashtë mujor mbi jurisprudencën. Mosha maksimale për përzgjedhje është 26 vjet dhe kandidatët pritet të jenë anëtarë të njësive përkatëse të mëparshme për jo më pak se dy vjet.

Roli i negociatorëve

Prej vitit 1991, negociatorët e njësisë kanë zgjidhur, pa përdorur dhunën, më shumë se 500 nga 600 rastet që kanë të bëjnë me rrëmbyesit dhe profesionet e armatosura.

Të gjithë negociatorët duhet të kenë shërbyer për një minimum prej dhjetë vjetësh me forcën policore dhe janë persona me temperament të mirë dhe balancë mendore, me njohuri të të gjitha dialekteve dhe mentaliteteve rajonale.

Ata kanë një diplomë në ligj ose kanë marrë pjesë në akademinë e policisë.

Përveç kësaj, ata përfundojnë kurse trajnimi me FBI në Akademinë Quantico FBI dhe me agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara.

Negociatorët janë të parët që ndërhyjnë në rastet e një okupimi me ose pa pengje.

Askush nuk ndërhyn pa urdhrin e tyre të qartë, përveç rasteve kur pengu është tashmë i vdekur.