Ju mund të shkarkoni aplikacione të tjera nga kanali BlueStacks ose t’i vendosni aplikacionet tuaja të parapëlqyera nga telefoni Android në kompjuterin tuaj personal përgjatë BlueStacks Cloud Connect. Pas instalimit, ju do ta gjeni një vegël në këndin e djathtë të sipërm të ekranit tuaj. Klikimi në këtë vegël do ta zgjerojë një paletë me aplikacione.
Në pjesën e poshtme ju i keni butonat për Meny, Lëvizje, Zmadhim dhe për t’i paraqitur të gjitha aplikacionet në qendër me butonat për lëvizje dhe mbylle të aplikacioneve. Butoni për zmadhim i kthen pamjet mes ekranit të plotë dhe pamjes standarde. Klikimi në butonin All Apps do të tregojë veglën BlueStacks me paletën e aplikacioneve.
Ju mund të shkarkoni aplikacione shtesë të sistemit Android nga BlueStacks Channel. Klikoni Get More Apps në paletën e aplikacioneve të veglës. Në vizitën e parë, ju duhet të kyçeni me llogarinë tuaj në rrjetin Facebooj. Sapo të jeni kyçur, ju mund të zgjedhni dhe të instaloni një aplikacion duke klikuar butonin Subscribe nën të.
Një mundësi shumë e mirë e këtij aplikacioni është qju mund t’i bartni aplikacionet nga pajisja juaj Android në kompjuterin tuaj personal duke e përdorur opsionin BlueStacks Cloud Connect. Për ta përdorur veçorinë BlueStacks Cloud Connect, ju së pari duhet ta instaloni aplikacionin BlueStacks Cloud Connect në telefonin tuaj nga tregu i aplikacioneve në Android.
Sapo ta keni kryer, hapeni faqen Cloud Connect në shfletuesin e kompjuteri tuaj personal për ta marrë një pin të telefonit. Hapeni aplikacionin në telefonin tuaj, shkruajeni PIN-in dhe shtypni OK. Ju duhet tani të jeni në gjendje që të shihni një listë të të gjitha aplikacioneve brenda BlueStacks Cloud Connect. Shikoni aplikacionin që e dëshironi ta vendosni në kompjuterin tuaj personal dhe klikoni Sync.
Ju duhet të prisni për pak kohë që aplikacionet të sinkronizohen me kompjuterin tuaj. Kur sinkrionizimi mbaron, ju mund të filloni që t’i përdorni aplikacionet e Android në kompjuterin tuaj personal.
Aplikacioni BlueStacks me të vërtetë që ka kaluar parashikimet. Ai mundëson funksionimin e aplikacioneve të Androidit me pak ose aspak ngecje dhe ofron mediumin e vet për të bartur aplikacione nga pajisja në kompjuterin personal. Por kjo vegël i ka disa kufizime. Për shembull, ju nuk mund t’i përdorni aplikacionet ose t’i luani lojërat që varen në multi-touch – një gjë e cila mund të zgjidhet në të ardhmen.
Për momentin, vetëm versioni pa pagesë është i mundshëm dhe mund të ofrojë vetëm 26 aplikacione të shkarkueshme (duke mos përfshirë edhe 10 aplikacione që vijnë bashkë me BlueStacks). Aplikacioni funksionon në Windows Vista dhe Windows 7.







