“Shqipëri – Lihtenshtejn, ky është rezultati i pjesës së parë” plus 9 more Ferizaj Press

“Shqipëri – Lihtenshtejn, ky është rezultati i pjesës së parë” plus 9 more Ferizaj Press


Shqipëri – Lihtenshtejn, ky është rezultati i pjesës së parë

Posted: 02 Sep 2017 10:29 AM PDT

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Lihtenshtejn.

Në pjesën e parë të zhvilluar në 'Elasan Arena', mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit, nuk është shënuar asnjë gol, duke shkuar skuadrat në pushim me golat e paprekura.

Këto gabime në punë ua dëmtojnë karrierën

Posted: 02 Sep 2017 09:55 AM PDT

Ju mund të mendoni se "punonjësi i përsosur" punon pa pushim, kontrollon vazhdimisht emailet dhe nuk pushon asnjëherë apo nuk merr pushimet. Por ky është perceptim i gabuar.

Në fakt, njerëzit më të suksesshëm kanë prirjen ta dinë se kur të shkëputen, të relaksohen dhe të rifokusojnë energjitë. Kështu që, nëse po kërkoni rritje page, rritje në detyrë apo qoftë edhe disa fjalë të mira nga shefi, ja disa gabime që bëhen zakonisht e që duhet t'i korrigjoni. Shefi do ta vlerësojë shumë produktivitetin tuaj, ashtu sikurse dhe ju vetë.

Vonoheni

Gjëja e parë që bën, është të kontrollosh emailin

Emailet i ke shumë të gjatë

Rri ulur në tavolinën tënde

Përpiqesh të bësh shumë gjëra njëherësh

Nuk mban shënim për ditën tënde

Nuk del për "pushimin e lumtur"

Nuk ke një hobi

Nuk merr pushime

As gjatë ditës nuk pushon

Po sakrifikon shëndetin dhe gjumin.

Tahiri: Politikanët që deri dje më shkruanin çdo ditë, sot as telin nuk e hapin

Posted: 02 Sep 2017 08:15 AM PDT

Deputeti i LAA-së, Labinot Tahiri ka thënë se personalisht posedon më shumë vlera, se sa ashtu siç po shihet kohët e fundit –si një numër.

Tahiri përmes Facebook, ka treguar se disa prej bashkëpunëtorëve politikë nuk po i lajmërohen as në telefon derisa siç ka thënë sikur e kërkonin çdo ditë.

Tahiri ka  thënë se nuk është vetëm një numër në jetë apo rrethin e shoqërisë, por që posedon më shumë vlera, se sa siç ka thënë njerëzit I shohin në tabelën e shumëzimit.

"Do të keni nevojë për mua deri të vdes, jo larg por shumë shpejt", ka thënë ndër të tjera, Tahiri.

"Ata qe ma kishin nevojën deri dje, me thërrisnin e me shkruanin për ditë…, kjo vlen për disa nga bashkëpunëtorët politik. Sot po ndodhë kundërta, as sms-të nuk i kthejnë, apo edhe as telin nuk ta hapin. Çudi ë", ka shkruar ai.

"A thua, a do të kisha vepruar kështu ndonjëherë me bashkëpunëtorët politik?!Si ka qenë ajo fjala popullore. Për një laknurë, 500 pite me ti humb a si ishte?".

"Nesër, nëse këta bashkëpunëtorë nuk do ta kanë mundësinë që të qasen me mua në telefon apo takime, mos të me shajnë mbrapa shpinës por le ti kujtojnë veprimet që i bëjnë me paramendim", ka shkruar Tahiri.

Gëzohuni! Tashmë do të shohim seriale edhe në Facebook

Posted: 02 Sep 2017 07:39 AM PDT

Agjencia e lajmeve "Reuters" ka raportuar ditën e sotme se Facebook është tashmë në bisedime me studiot e Hollivudit për të prodhuar një "tv show" tërësisht të tijin.

Ndërkohë që "Wall Street Journal" shkruan se rrjeti social nuk do të ketë një "tv show", por seri të tërë programacioni që do të publikohet në fund të verës së këtij viti.

Facebook ka mbledhur një buxhet prej rreth 3 milionë dollarësh për episod. Audienca që synohet të kapet është e moshave 13 deri në 34 vjeç, e fokusuar kryesisht në atë 17 deri në 30 vjeç.

Seriali do të publikohet në formën e vjetër, pra një episod në një periudhë të caktuar dhe jo si Netflix, i cili publikon një sezon të tërë.

Bleron Luzha dhe Mirlinda Toshi përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Kickboxit

Posted: 02 Sep 2017 07:00 AM PDT

Ferizaj.02.09.2017. Bleron Luzha  dhe Mirlinda Toshi , nga Klubi i Kickboxit “Kastrioti” Ferizaj, nën petkun e Reprezentacionit të Kosovës do të garojnë për titullin Evropian në diciplinën Kick Light në kategorin e Juniorëve.

“Shpresojmë që do të triumfojnë dhe do ti sjellin Kosovës dhe qytetit tonë medalje nga ky Kampionat zyrtar Evropian,që mbahet nga 2 shtatori deri me 10 shtator në Shkup. Edhe pse realisht KASTRIOTI sivjet kishte gjithësejt 10 kampion të Kosovës të cilët përmbushën kushtet për të qenë pjesëmarrës në këtë garë, për shkak të kushteve material ky numër i pjesëmarrësve u reduktua vetëm në këta dy garues. Por shpresojmë në vetdijësimin e institucioneve që të investohet më shumë në sport për shkak të përfaqësimit më të denjë të shtetit tone në arenat ndërkombëtare” ka thënë  Raif Musa ,trajner i Kickboxit

Enca është e martuar dhe ju nuk e keni ditur? (Foto)

Posted: 02 Sep 2017 06:46 AM PDT

Këngëtarja e njohur Enca me sa duket 'e ka perjetuar' keq faktin qe nuk ka qene e ftuar ne asnje dasme te bere se fundmi nga disa VIP-a shqiptare.

Këngëtarja ka shprehur disa fjalë në profilin e saj në Instagram në lidhje me eventet më të përfolura të momentit.

"Me gjithë këto dasma që po bëhen, kam nisur të mendoj për veten. E dini çfarë… askush nuk do ta dijë kur unë të martohem. Mbase unë jam martuar qëkur dhe askush prej jush s'e di,- shprehet ajo në një Instastory.

Hulumtim: Vendet më dembele në rajon, nuk do ta besoni ku rradhitet Kosova

Posted: 02 Sep 2017 06:38 AM PDT

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga kërkuesit e Universitetit të Stanford-it, shqiptarët janë ndër popujt që ecin më së shumti.

Nga harta e publikuar prej tyre, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa. Krahasuar me vendet e rajonit shqiptarët lëvizin më shumë gjatë ditës. Grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, ndërsa maqedonasit në intervalin e 5000-5500 hapave.

Mali i ZI, Kosova dhe Serbia përllogaritet se kryejnë rreth 4500-5000 hapa në ditë. Kërkuesit e Stanford-it përdorën smartphone-t për të gjurmuar nivelin e aktivitetit it në mijëra njerëz në mbarë globin. Duke marrë në konsideratë se 5.3 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të mungesës së lëvizjes, studiuesit matën aktivitetin në miliona njerëz për të gjetur pse obeziteti është një problem më i madh në disa vende se sa në disa të tjera.

Studimi përdori të dhënat nga smartphone-t për të analizuar sjelljen e 717 mijë burra dhe grave më 111 shtet, hapat e të cilëve u studiuan për më shumë se 95 ditë.

Hapat dhe telefonat e mençur

Smartphone-t janë të pajisur me sensorë të vegjël të quajtur akselerometër të cilët automatikisht regjistrojnë çdo hap. Kërkuesit i mblodhën të dhënat për këtë studim nga programi Azumio Argus, i cili gjurmon aktivitetin fizik dhe sjelljet e shëndetit. Auzmio në mënyre anonime mundësoi të dhënat demografike si mosha, gjinia, lartësia dhe pesha. Dy të dhënat e fundit bënë të mundur që kërkuesit të përllogarisnin Indeksin e Masës Trupore për çdo person.

Shtetet më aktive

Në krahasim me vendet e tjera, Hong Kongu ka qytetarët më aktivë, të cilët bëjnë mesatarisht 6,880 hapa në ditë. Kërkuesit gjetën gjithashtu se britanikët janë më aktivët krahasuar me fqinjët e tyre, me një mesatare prej 5444 hapa në ditë, të barabarta me 5 kilometra. Nga ana tjetër më dembelët në botë janë indonezianët të cilët qëndrojnë të fundit në renditje me një mesatare prej 3513 hapa në ditë. Ky numër është shumë më i ulët se mesatarja botërore prej 5000 hapash në ditë

​Këshilla për flokë kaçurrelë

Posted: 02 Sep 2017 04:10 AM PDT

Flokët kaçurrele me të vërtetë mund të jenë vështirë për t'u mirëmbajtur po ne ju sjellin disa këshilla se si t'i mirëmbani ato.

Pasi dilni nga dushi dhe doni t'i krihni gjithmonë në fillim krehër me dhëmbë  të gjerë, pasi që ai parandalon humbjen e formës natyrale të kaçurreleve dhe parandalon majat e ndara.

Kur krihni flokët filloni nga majat e flokëve, duke vazhduar lart tek rrënja e flokëve. Kështu e keni shumë më të lehtë të ndani flokët e lidhura mes vete.

Para se të hyni në tush aplikon në flokët tuaja zbutës flokësh dhe mbulojini ato ne kapele dushi, derisa sa jeni duke pastruar trupin dhe pastaj vazhdoni pastrimin normal të flokëve.

Mos e largoni të gjithë zbutësin nga flokët kur i shpërlani ato. Nëse keni flokë kaçurrel natyral, ato kanë nevoje për sa më shumë lagështim prandaj është më mire të mos i shpërlajmë komplet ata nga zbutësi për flokë.

Mbuloja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut

Posted: 02 Sep 2017 04:02 AM PDT

Një ditë para përkujtimit të betejës së Albulenës apo e njohur edhe si beteja e Ujëbardhës që
u zhvillua me 2 shtator , 1457 midis forcave të drejtuara nga Gjergj Kastrioti dhe atyreve
pushtuese osmane, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra me një klan antishqiptar vendosin që bustin e
heroit tonë që edhe për së vdekuri ta mbulojn me një burk të zez, se pak na kanë mbuluar osmant
mbi 500 vite pushtim e tani së fundmi edhe këta erdoganista-vehabista të flliqur. Ky klan
antishqiptar dhe aniti çdo kulture shqiptare që është europian po mundohen që edhe bustet të na
mbulojn të mos duken edhe atë me një ngjyr të zezë duke i'a vën përpara. Duhet i'u rikujtuar
këtyre të mjerve se edhe baballarët e tyre para 560 vitesh luftuan krahpërkrah me Skenderbeun
dhe triumfuan dhe kjo betej konsiderohet nga hsitoriografia si beteja e zhvilluar në fush të hapur
ku pësuan osmant shumë dëme vetem për brenda dy orësh forcat shqiptare i shpartalluan të gjitha
forcat pushtuse. Këta të " përkushtuar" ndaj Zotit-perëndis në vend se të shkojn të i'a dërgojn
nga një lule bustit të heroit tonë në përkujtim të kësaj betej të lavdishme që na bëri të jemi fal tij
si komb shqiptare dhe që e ruajtëm identitetin tonë kombëtar me shqiponjën dy krenare që e
trashëguam nga heroi ynë. Po deshën të falen me qindra xhamija ka Shqipëria dhe me kilometra
rrug tjera janë boshe e sheshe dhe një logjik e thjesht të dërgon në një përfundit pse po dashka që
falja e besimtarve të kryhet para përmendores së heroit edhe atë tani duke e mbuluar, dhe si nuk
ju vjen turp të krruseni para këmbëve të heroit që ai i luftoi ata që na mbollën këtë rëligjion me
dhunë. Po këso flliqësira të njejta kohë më parë e dëmtuan edhe skulpturën e Idriz Seferit në
Muçibab të Gjilanit aty ku ai kishte bërë rezistencën kundër pushtusve osman e sllav, çfar i bëri
kjo skulptur në maje të një mali, e që nuk janë në gjendje që të i'a ndrrojn atë emër të flliqur të
fshatit por si duket një pjes e meritojn edhe atë emër.
Unë personalisht po të isha në vendin e tyre dhe vetëm një pik gjak të më rrah në venat e mia
si shqiptar dhe si nacionalist kurr nuk do të mundja të ulesha aty të bëj rite fetare të një pushtusi
e aq me pak nga të gjith ata besimtar që nuk doli një me thën i nderuar myfti si është e mundur të
bëhet kjo pamje vandalist e bustit me këtë mbuloj, nuk do të më duhej as parajsa nëse do të
shihja heroin tim ashtu. Këto rryma erdoganist-saudike-vehabiste shihen qartë tendencat e tyre
mjafton vetëm së fundmi të shikojm një donacion që ka dhënë shteti turk për shqiptaret e
maqedonis për të ndërtuar xhami kurse për ata maqedon për ndërtimine një teatri kjo politik
është fiks e njejt sikur ajo otomaniste për 500 vite që vetëm shqiptarve i'a ndaloj kulturën,
alfabetin dhe na imponoj dogma fetare përçarse kurs popujve tjerë ballaknik i'a mundësoj edhe
zhvillimin e kulturës së tyre.
Duhet që të reagoj qeveria shqiptare e Shqipëris dhe e Kosovës, Akademia e Shkencave e
Shqipëris dhe Kosovës, Shoqëria Civile dhe të dalë Bashksia Islame e Shqipëris të kërkoj falje
pubike për këtë aktë çyçar dhe të zotohet se nuk do ta përsëris më kurr këtë aktë, që të mos na
përdhos figurat kombëtare se fundja feja e shqiptarit është shqiptaria, kur vjen puna për çshtje
kombetare për heronjët tanë, religjioni është shumë përiferik e pavlerë.

Valon Jashari:
*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i "Lëvizjes së Lirisë", lëvizje që
vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e
Dobrosinit dhe tani akoma në këtë proces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat
e shoqërisë shqiptare.

Gjergj Kastrioti është Dielli im, Dielli i Kombit dhe Atdheut tim-mos ma mbulo kurrë më me lecka islame o ju Hamza Kastriota!

Posted: 02 Sep 2017 03:59 AM PDT

Sot në Kujtim të Betejës ndër më të Lavdishme të Kombit tonë, Betejës së Albulenës ( 2 shtator 1457), ku u vranë mbi 15.000 deri në 30.000 pushtues Osman, dhe u kapën robë edhe 15.000 të tjerë, mes tyre edhe tradhtari Hamza Kastrioti!
Më shumë se kurrë, mësimet e kësaj Beteje Famëmadhe, duhet sot t'i Zbatojmë!
Më 1 shtator 2017, pushtuesi osmano-sllave, na hyri deri në Tiranë( siç hyri deri afër Mamurrasit në Betejën e Albulenës), e përbërë nga më pak se 5000 "zuzarë"! Derisa sot, më 2 shtator në kujtim të Gjergj Kastriotit, t'i shporrim nga Arbëria jonë, edhe këto mbetje shqipfolësish- le ta fitojmë Betejën e Sotme të Albulenës( 2 shtator 2017)!
Me krenari që jam Shqipëtar, jam ushtar i Gjergj Kastriotit, kujtoj Betejën e Albulenës!

Islami si në shekullin XIV, erdhi në Ballkan, përmes Perandorisë Osmane në koalicion me dy princët serbë, duke luftu kundër Princit tonë Arbërorë! Aleanca islamiko-ruse edhe më fortë e forcuar me rastin e rënijes së Konstantinopojës, në maj 1453!
Edhe sot, e shohim të njejtën dukuri! Përhapjen e " islamit terrorist"( jo vetëm islamit ekstremist-radikal, sepse shihet qartë që bëhet thirrje për akte konkrete terroriste), filloi në vitet 1990, në Trojet e pushtuara Shqipëtarë, kryesuar nga Agjenturat e Serbisë të mbështetura nga Sulltani i vetëshpallur Erdogan! Hoxhallarët janë shërbëtor të Shërbimeve sekrete serbe, nga viti 1990 deri më sot, shumica e të cilëve kanë këto karakteristika: rrjedhin nga familje pa traditë dhe kulturë të pastër Shqipëtare; kanë gjak të përzier me kombet tjera si serb, boshnjak, maqedon, malazez, goran, turq; familjarët e tyre i kanë patur shërbëtor të regjimeve okupuese; familjarët dhe ata vetë kurrë s'kanë qenë zë për Kombin tonë dhe as nuk ishin pjesëmarrës në Luftrat Çlirimtare Shqipëtare e as në Lëvizjet Paqësore për Liri të Trojeve tona; janë servile për nga karakteri; shumica kanë precedente kriminale ordinere; financohen nga burime të dyshimta si nga Serbia e veçmas nga fondet e Organizatave terroriste islamike( që mjetet-fondet e tyre alokohen përmes agjenturave të Serbisë!). Pra shkurt e shqip, janë tradhëtar dhe familje tradhëtarësh të Kombit tonë- siç bënë edhe Tradhëtarët në Kohën e Gjergj Kastriotit ( shih Mësimi 1- më poshtë!)!
Më 1 shtator 2017, ditën e fillimit të Shkollës, të Dijes dhe Ditë e Shpëtimit tonë Kombëtar( të ardhur prej Shkollës, në Kohën e Rilindasve tonë), ne shohim mes Kryeqyetit të Shtetit Amë, gjënë më të ndyrë, që na prek dhe fyen dinjitetin tonë Kombëtar Shqipëtar! Të ngarkuar hoxhallarë nga qarqet Antishqipëtare sllave, turke, arabe dhe ruse, si dikur i ngarkonte tradhëtarët edhe Sulltan Mehmeti II, për ta shkretu Arbërinë tonë, sot këta hoxhallarë tentuan ta hijëzojnë Rrezen e Dritës së Shpirtit të Gjergj Kastriotit për Gjithë Njerëzimin dhe veçmas për Kombin tonë! Lumi ju që e keni kuptu, se Dielli i Shqipes nuk mbulohet me Hixhab, perçe e leckë islamike, e që jeni pendu për Tradhëtinë që dje keni bë-merrni mësim nga Mojsi Golemi, kthehuni në Rrugën e Dritës së Kombit tonë( Mësimi 2)! Mjeri ai nga ju, që ende qëndroni në këtë Tradhëti, që e bëtë dje. Mos harroni ju, që Perandoria Osmane- Islami, Serbia dhe sllavët tjerë të Ballkanit, Rusia etj etj, vërshuan qindra e mijëra herë mbi Atdheun tonë, me luftë gjithëherë të turpëruar nga ne janë nda! Shumë tradhëtarë si ju, kanë tradhëtu Bijtë e Bijat më të mirë të Kombit tonë, por kurrë Fundin e Gëzuar nuk e keni patur- edhe Hamza Kastrioti si ju bëri, Perandoria Osmane e la të vdes si lypsar( shih mësimi 6), derisa Kombi jonë e quan Tradhëtarë( shih mësimi 3)!
Shqipëtarët gjithmonë, kemi duruar shumë, por durimi kur ka mbaru, grushti yn, ka rrëzu-lëkund edhe Perandori! Ne për Bujarinë që kemi, u falim këtë Tradhëti, por kurrë jo ta përsërisni- Gjergj Kastrioti na mësoi t'i falim Tradhëtarët! Në Motin e Kastriotit, ushtria e tij me pak luftarë mposhti Perandorinë Osmane, e pak vite më parë Ushtritë Tona Çlirimtare të Kosovës; të Preshevës Bujanovcit dhe Medvegjës; Kombëtare( në Iliridë), mposhtën Jugosllavinë-Serbinë dhe sllavët! Mos i premtoni o shqipfolës armiqëve të dikurshëm( Turqëve, sllavëve, rusëve, arabëve) që me veprime të tila mund ta mposhtni Identitetin Tonë Kombëtar Shqipëtarë-merrni mësim nga përfundimet e tradhëtarëve( mësimi 2 ,3 dhe 6)! Ne Shqipëtarët, juve o shqipfolës, ua njohim edhe të vdekurit, edhe të gjallët, edhe dëshirat edhe qëllimet tuaja, andaj e dijmë sesi do ju trajtojmë!- ne kemi Porosinë e Gjergj Kastriotit, që na e dha në Mësimin 4.
Dje në Betejë të Albulenës ishit 40.000 ushtar Osman, dhe gjithsej 80.000 ushtar Osman të shpërndarë në Arbëri, sot ne Shqipëtarët jemi 20.000 milion në mbarë botën! Kishim me Gjergj Kastriotin 20.000 ushtar në gjithë Arbërinë e më pak se 7.000 ushtar në Betejë të Albulenës! Sot jemi Zot, për ju në Tokë! Kjo është Beteja e Sotme e Albulenës, betejë Apokaliptike për mbetjet shqipfolëse në Atdheun tonë! Sado që Serbia, Rusia, Turqia, Arabia ju ndërsen, financon, organizon, ne do ju luftojmë edhe më me efikasitet sesa në Kohën e Shentit tonë Gjergj Kastriotit-merrni mësim nga Mësimi 5!

Rikujtim i Betejës së Albulenës, ndër më të Famshmet në Historinë tonë Kombëtare!
(Mësimi 1.) Pas Betejës së Beratit 1455, disa fisnikë Shqipëtar u lëkundën duke kalu në anën e osmanëve, siç ishte Moisi Golemi( Arianiti) dhe Hamza Kastrioti! Tradhëtarët ishin edhe nga familja e afërme e Gjergj Kastriotit, si djali i motrës së tij-Gjergj Stres Balsha, e kulmoi me nipin e tij Hamza Kastriotin.
(Mësimi 2.) Sulltan Mehmeti II, në fund të pranverës 1456, e ngarkoi Moisi Golemin, ku në Betejën e Oronikut( pranë Ohrit) u ndeshën, ku tmerrësisht humbi nga ushtria e Gjergj Kastriotit!
(Mësimi 3.) Pasi Sulltan Mehmeti II, u çliru nga luftimet me hungarezët, iu drejtu Shqipërisë madje i nxitur nga premtimi i Hamza Kastriotit, se me një ushtri të fuqishme do mposhtej Skenderbeu! Në korrik 1457 nën komandën e Isa bej Evrenozit( i shoqëruar edhe nga Hamza Kastrioti), me rreth 80.000 ushtar, vërshojnë mbi Shqipëri.
(Mësimi 4.) Skenderbeu, shkaku që e dinte që Hamza Kastrioti, njihte shumë mirë ushtrinë Shqipëtare dhe artin e saj luftarak, aplikoi taktikën krejtësisht të re, pas disa betejash jo të rëndësishme, shpërndau ushtrinë shqipëtare, duke ia dhënë përshtypjen forcave osmane gjoja në shpërbërje të ushtrisë së Skenderbeut.
(Mësimi 5.) Më 2 shtator 1457, rreth 40.000 ushtar turq, pushonin në fushën e Ujëbardhës( Albulenës) afër Mamurrasit. Ishte pasdite, ku ushtarët Osman bënin gjumin e mesditës, pa armë, pa kuaj të shaluar, kur u zgjuan nga zhurma e tmerrshme, kur kalorsit Shqipëtarë i vinin stuhi nga perëndimi derisa këmbësorët Shqipëtar korrnin koka ushtarësh turq në qendër të kampit Osman! Në betejë u vranë varësisht nga burimet historike nga 15.000 mijë deri në 30.000 mijë turq, dhe u kapën robë rreth 15.000 ushtar turq mes tyre edhe Hamza Kastrioti. Të lumtur ishin ata ushtar turq që mund të arrinin të iknin gjallë në drejtim të Tiranës për në Elbasan! Beteja që zgjati as dy orë, e nami e jehona e saj u përhap kudo në botë si rrufe, :" një grusht ushtarësh me Skenderbeun, thyen ushtritë e pambarim të osmanëve"!
(Mësimi 6.) Hamza Kastrioti u dërgu në burg të Napolit, e që më pas u fal, por që shkoi në Perandorinë Osmane, e që vdiq si lypës në vitin 1460.

KURRË MË NUK LEJOJMË QË SHQIPFOLËS TË BËJNË AKTE TË TILLA,T'A MBULOJNË PËRMENDOREN E DIELLIT TONË( GJERGJ KASTRIOTIT)- PARA TIJ MUND TË PËRKULEN PËR T'I KËRKU FALJE PËR TRADHËTINË E TYRE( siç bënë edhe tradhëtarët në Mësimin 2 dhe 3)!
Ne jemi prirë në Luftra, në Paqe, në Jetë dhe Vdekje, në çdo nismë, me Figurën Emblematike dhe Gjenetike të Kombit tonë- Gjergj Kastriotin! Nuk kemi asnjë rast, që Një Shqipëtar i Penës dhe i Pushkës, që mos të krenohet me Gjergj Kastriotin!
E ju!!!

Më:02.09.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.