“Saakashvilit nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë” plus 17 more Radio Evropa e Lirë |
- Saakashvilit nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë
- Irani dhe SHBA-të me shpjegime të kundërta për një incident
- Rreth 40 raste të dëmtimeve të objektet fetare
- Uragani Irma e goditi vendin Florida Keys
- Zgjedhjet lokale, test për sigurimin e legjitimitetit qendror
- Guterres: K. Veriore – kriza më e keqe “për vite”
- Haradinaj: Do të jem në shërbim të shtetit dhe qytetarëve
- Me kërkesën e opozitës, nis dhe ndërpritet seanca e jashtëzakonshme
- Pakistan: 10 anëtarë të një familjeje e humbën jetën në aksident trafiku
- Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
- Raporti: Dyshime se Rusia ose Irani mund ta kenë ndihmuar K. Veriore
- Irma drejtohet kah Tampa pas shkatërrimeve në Karaibe
- Trump - Erdogan: Pajtueshmëri për të punuar së bashku, megjithë tensionet
- Konstituohet Kuvendi i Shqipërisë, kryetar Gramoz Ruçi
- Diskriminim gjinor në paga
- Haradinaj zgjidhet kryeministër
- Haradinaj, dy herë kryeministër
- Turqi: Shtetasit të mos udhëtojnë në Gjermani
| Saakashvilit nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë Posted: 10 Sep 2017 09:06 AM PDT Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili më vonë u bë edhe guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, po përpiqet të kthehet në Ukrainë për ta kundërshtuar vendimin për tërheqjen e shtetësisë së tij ukrainase. Pas disa orëve të pritjes në një tren nga Polonia për në Ukrainë, Saakashvili vendosi të largohej nga treni dhe të provonte që në Ukrainë të shkonte me autobus. Udhëtarëve të trenit, ku ishte edhe Mikheil Saakashvili, u ishte thënë sot se ata mund të udhëtojnë me autobusë specialë, nga Polonia për në Ukrainë, meqë policia e Ukrainës i kishte informuar autoritetet e e shërbimeve hekurudhore në Poloni, se "një person pa leje për të hyrë në Ukrainë, ishte në tren". Ish-presidenti i Gjeorgjisë tha se aksionet e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, kundër tij, nënkuptojnë se ai "ndjen kërcënim ekzistencial" nga Saakashvili. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Irani dhe SHBA-të me shpjegime të kundërta për një incident Posted: 10 Sep 2017 08:07 AM PDT Irani thotë se ia ka tërhequr vërejtjen një luftanijeje amerikane gjatë shpëtimit të një anijeje në Gjirin e Omanit, derisa Marina e Shtetevetë Bashkuara e ka hedhur poshtë çfarëdo kontakti direkt me forcat iraniane. Agjencia Tahmin, e linjës së fortë në Iran, ka raportuar sot se luftanija amerikane është larguar pas vërejtjes nga anija ushtarake iraniane, e armatosur me raketa. Anija iraniane, pastaj e tërhoqi një anije për peshkim, e cila kishte dërguar sinjal për ndihmë pasi kishte probleme. Por, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një verzion tjetër për këto zhvillime, për të cilat thuhet se kanë ndodhur më 6 shtator. Marina amerikane tha se patrulla bregdetare, USS Tempest, e ka dëgjuar thirrjen për ndihmë nga një anije e vogël e paidentifikuar, në largësi prej afro 140 kilometrash, nga pozicioni i luftanijes, USS Tempest. Mëtutje, u tha se një anije tjetër shumë më afër kishte ofruar ndihmë, ndërsa ajo anije kishte komunikuar me forcat detare iraniane. "Në asnjë kohë nuk ka pasur ndonjë kontakt direkt ndërmjet forcave detare amerikane dhe iraniane", tha Komanda Qendrore e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara. Forcat detare të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara disa herë në mënyrë rutinore janë gjetur përballë njëra-tjetrës. Në muajin gusht të këtij viti, një fluturake pa ekuipazh dhe e paarmatosur e Iranit i është afruar një aeroplani ushtarak amerikan, derisa ai përgatitej të ateronte në aeroplanbartësin e Shteteve të Bashkuara, patën thënë zyrtarët amerikanë në atë kohë. Më herët, në muajin korrik, Marina e Shteteve të Bashkuara tha se njëri prej helikopterëve të saj kishte hapur zjarr për t'i tërhequr vërejtjen një luftanijeje iraniane, që i afrohej asaj amerikane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rreth 40 raste të dëmtimeve të objektet fetare Posted: 10 Sep 2017 06:21 AM PDT Policia e Kosovës, deri në muajin korrik ka regjistruar 38 raste të dëmtimeve të objekteve të konfesioneve të ndryshme fetare. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Uragani Irma e goditi vendin Florida Keys Posted: 10 Sep 2017 06:12 AM PDT Uragani Irma e ka goditur sot pjesën e ulët të vendit Florida Keys në Shtetet e Bashkuara dhe po lëvizë rrugës përgjatë Gjirit të Floridës, për në bregun e Meksikës, afër qendrave të banuara, siç janë Tampa dhe St. Petersburg. Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara, tha se fuqia e stuhisë është intensifikuar dhe është klasifikuar në kategorinë 4, pak kohë pasi pjesa e stuhisë me erërat më të fuqishme, i sulmoi ishujt në Florida Keys, afro 25 kilometra në juglindje të lokalitetit, Key West. Shpejtësia e erërave sot ishte edhe mbi 210 kilometra në orë. Zyrtarët kanë raportuar dëme të mëdha përgjatë bregut qendror dhe verior të Kubës gjatë ditës së djeshme, ndërsa më së shumti është prekur rajoni, Ciego de Avila Province. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zgjedhjet lokale, test për sigurimin e legjitimitetit qendror Posted: 10 Sep 2017 05:45 AM PDT Zgjedhjet lokale në Maqedoni, të caktuara të mbahen më 15 tetor, kanë mobilizuar partitë si asnjëherë më parë, pasi rezultati i tyre shihet si test për qeverisjen me pushtetin qendror. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Guterres: K. Veriore – kriza më e keqe “për vite” Posted: 10 Sep 2017 05:14 AM PDT Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, thotë se kontesti lidhur me programet atomike dhe të raketave balistike të Koresë Veriore, është kriza më e keqe në botë "për vite". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Do të jem në shërbim të shtetit dhe qytetarëve Posted: 10 Sep 2017 04:59 AM PDT Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka falënderuar deputetët që e votuan dhe ata që e kundërshtuan votimin e tij për kryeministër. "Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë", ka shkruar Haradinaj. Ai është zotuar para qytetarëve se do të jetë në shërbimin të tyre e të shtetit, dhe do të punoj me mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare. "Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunoj ngushtë me opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median", shkruan ndër të tjera Haradinaj. Ai ka treguar se ka marrë urime të ndryshme nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, dhe nga diplomatë e përfaqësues shtetesh. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Me kërkesën e opozitës, nis dhe ndërpritet seanca e jashtëzakonshme Posted: 10 Sep 2017 04:11 AM PDT Kuvendi i Kosovës ka nisur dhe përfunduar një tjetër seancë të jashtëzakonshme me kërkesën e partive politike opozitare, por pa praninë e kabinetit qeveritar dhe deputetët e partitive politike në pushtet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pakistan: 10 anëtarë të një familjeje e humbën jetën në aksident trafiku Posted: 10 Sep 2017 04:00 AM PDT Nga Pakistani raportohet se së paku 10 vetë e kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë lënduar kur një makinë e udhëtarëve mbrëmë është përplasur me një rimorkio në provincën jugore, Punxhab. Policia tha se aksidenti ishte shkaktuar nga shpejtësia e madhe e shoferit të minibusit të udhëtarëve, pasi e humbi kontrollin dhe u ndesh me rimorkion afër qytetit Lajah. Autoritetet thanë se 10 vetë, që e kanë humburr jetën në minibus, ishin anëtarë të një familjeje dhe udhëtonin për të shkuar në një dasmë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës Posted: 10 Sep 2017 02:26 AM PDT Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot në orën 12 të mbahet seancë e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës. Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se pika e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me "Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021". Partitë opozitare LDK, Alternativa dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për programin e qeverisë së re. Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës mbrëmë e ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër, Ramush Haradinajn. Qeveria Haradinaj është zgjedhur për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. I gjithë procesi i zgjedhjes është kritikuar ashpër nga opozita, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Raporti: Dyshime se Rusia ose Irani mund ta kenë ndihmuar K. Veriore Posted: 10 Sep 2017 01:50 AM PDT E përditshmja londineze, The Telegraph, ka raportuar se zyrtarët britanikë kanë shprehur shqetësime se Irani ose Rusia ndoshta e kanë ndihmuar Korenë Veriore për "avancimin e papritur" në zhvillimin e armatimit aatomik. Kjo gazetë ka raportuar sot se Zyra e jashtme britanike po zhvillon hetime nëse "vendet e tashme dhe të dikurshme atomike" e kanë ndihmuar Phenianin për të zhvilluar armatim bërthamor me kapacitet për bartje në raketa. "Irani është në krye të listës së vendeve të dyshuara, se i kanë dhënë ndonjë formë të ndihmës, derisa Rusia është poashtu në fokus", ka shkruar gazeta. Zyrtarë të lartë të paidentifikuar i kanë thënë gazetës, Telegraph, se "nuk është e besueshme" se shkencëtarët e Koresë Veriore ishin në gjendje që vetë të arrijnë avancime atomike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Irma drejtohet kah Tampa pas shkatërrimeve në Karaibe Posted: 10 Sep 2017 01:36 AM PDT Parashikimet më të reja thonë se uragani Irma do ta qëlloj në mënyrë direkte qytetin Tampa në Floridë të Shteteve të Bashkuara, pasi kjo stuhi po afrohet duke lënë pas vetes shkatërrime në Kubë dhe në ishujt e tjerë të Karaibeve. Irma, prej kategorisë 5 që është tejet e lartë, ishte cilësuar në kategorinë 3, derisa e goditi bregdetin kuban. Megjithatë, ende ka erëra me shpejtësi më të madhe se 200 kilometra në orë. Zyrtarët kanë raportuar dëmë të mëdha përgjatë bregut qendror dhe verior të Kubës gjatë ditës së djeshme, ndërsa më së shumti është prekur rajoni, Ciego de Avila Province. Sot në mëngjes, derisa stuhia lëvizte kah Florida Keys, uragani është forcuar dhe u klasifikua në kategorinë 4, me erëra deri në 210 kilometra në orë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump - Erdogan: Pajtueshmëri për të punuar së bashku, megjithë tensionet Posted: 10 Sep 2017 01:18 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike, janë pajtuar për të punuar së bashku për lidhje më të forta dhe për siguri rajonale, kanë thënë zyrat e të dy liderëve. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zoti Trump ka "theksuar përkushtimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, për të punuar së bashku, për ta shtuar stabilitetin në rajon". Presidenca e Turqisë ka njoftuar se të dy liderët kanë theksuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve dhe "rëndësinë e vazhdimit të punës së përbashkët për forcimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale dhe për rritjen e stabilitetit në rajon". Kjo bisedë telefonike u bë një ditë pasi Erdogan i dënoi akuzat e autoriteteve amerikane kundër disa shtetasve turq për shkelje të sanksioneve financiare kundër Iranit, përfshirë dhe ish-ministrin e ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan. Erdogan tha se akuzat ishin politikisht të motivuara kundër Turqisë, që është aleate shumëvjeçare e Shteteve të Bashkuaa dhe anëtare e NATO-s. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Konstituohet Kuvendi i Shqipërisë, kryetar Gramoz Ruçi Posted: 10 Sep 2017 01:02 AM PDT Kuvendi i Shqipërisë në përbërje të 140 deputetëve të rinjë, është konstituuar mbrëmë, ndërsa për kryetar është zgjedhur Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste. Zoti Ruçi u zgjodh pasi për të votuan 80, ndërsa kundër ishin 40 ligjvënës. Partia Demokratike në opozitë votoi kundër tij, ndërsa partia tjetër në opozitë, Lëvizja Socialiste për Integrim, në shenjë proteste u largua nga seanca para votimit. Në këtë përbërje të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Socialiste i ka 74 deputetë, Partia Demokratike 43, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka 19 deputetë, ndërsa katër vendet e tjera i kanë dy parti më të vogla. Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nominuar për kryeministër dhe e ka formuar një kabinet të reduktuar në krahasim me qeverinë e mëparshme, për të cilin votimi në parlament pritet të mbahet javën e ardhshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 10 Sep 2017 12:50 AM PDT Gratë në Kosovë, edhe pse me vështirësi arrijnë të sigurojnë një vend pune, pavarësisht kualifikimeve arsimore dhe përvojës së punës, ato paguhen më pak se sa kolegët e tyre meshkuj, thonë përfaqësues të punëtorëve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj zgjidhet kryeministër Posted: 09 Sep 2017 11:53 AM PDT Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn. Qeveria Haradinaj është zgjedhur për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. I gjithë procesi i zgjedhjes është kritikuar ashpër nga opozita, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.(Video: Bujar Tërstena) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj, dy herë kryeministër Posted: 09 Sep 2017 11:41 AM PDT Ramush Haradinaj ka marrë për herë të dytë postin e kryeministrit të Kosovës. Ish-komandant i lartë i ish-UÇK-së dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka udhëhequr me Qeverinë e Kosovës tre muaj, në kohën kur kishte lidhur koalicionin me kryetarin e LDK-së dhe liderin shumëvjeçar të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Turqi: Shtetasit të mos udhëtojnë në Gjermani Posted: 09 Sep 2017 10:30 AM PDT Qeveria e Turqisë u ka tërhequr vërejtjen shtetasve turq që jetojnë ose udhëtojnë për në Gjermani, duke përmendur retorikën rascite në rritje, para zgjedhjeve parlamentare gjermane më 24 shtator. Në kumtesën e sotme, Ministria e jashtme turke ka kërkuar që shtetasit e Turqisë "të kenë kujdes në Gjermani, ku ata mund të rrezikohen nga trajtimi ksenofobik apo racist". Ministria, po ashtu, i ka këshilluar shtetasit që tu shmangen debateve politike dhe tubimeve para zgjedhjeve. Në kumtesë, po ashtu, theksohet se kandidatët gjermanë e kanë formuar fushatën e tyre zgjedhore në deklarime antiturke, për ta parandaluar anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Raportet ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë janë përkeqësuar prej puçit të dështuar të vitit të kalur kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe për shkak të kritikës së fuqishme të Gjermanisë kundër goditjes së autoriteteve turke pas grushtshtetit, me ç'rast janë arrestuar më se 50 mijë vetë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





