“Saakashvili thotë se vëllai i tij është arrestuar në Ukrainë” plus 11 more Radio Evropa e Lirë |
- Saakashvili thotë se vëllai i tij është arrestuar në Ukrainë
- Kremlini: Putin nuk merr pjesë në AP të OKB-së
- Irak: Nga sulmi në një kapacitet energjetik ka të vrarë dhe të plagosur
- Rusia: Kërkesat amerikane - kërcënim për shtetasit rusë
- Përplasjet politike shpërqendrojnë opinionin nga problemet e vërteta
- Vuçiq: Në dialogun me Kosovën ndërmjetësuese është vetëm BE-ja
- Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve
- Presidenti i Kazakistanit e ka mbështetur strategjinë e Trumpit
- Pakistan: Në sulmin kundër ligjvënësit opozitar janë vrarë dy vetë
- Merkel: Kërkohet lirimi i 12 gjermanëve në Turqi
- Trump angazhohet për reformë të OKB-së
- Për 6 muaj 160 raste të reja me kancer në gji
| Saakashvili thotë se vëllai i tij është arrestuar në Ukrainë Posted: 02 Sep 2017 09:00 AM PDT Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, tha se vëllai i tij David është arrestuar në Kiev të Ukrainës. Zoti Saakashvili, që dikur ishte edhe guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, ka shkruar në rrjetin Facebook se vëllai i tij ishte arrestuar sot në mëngjes afër shtëpisë së tij, nga tetë oficerë të agjencive të zbatimit të ligjit. Saakashvili theksoi se autoritetet e Ukrainës "qartazi po përpiqen të ndikojnë që ai të kthehet" në këtë vend. Aktualisht ai është në Poloni dhe muajin e kaluar i ka shpallur planet për kthim në Ukrianë më 10 shtator, duke e kaluar kufirin polako-ukrainas në rajonin perëndimor Lvov të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ia tërhoqi Saakashvilit shtetësinë unkrainase, më 26 korrik të këtij viti. Këtë veprim, Saakashvili e ka dënuar, duke e cilësuar si "mënyrë ilegale për ta larguar atë nga skena politike në Ukrainë". Autoritetet e Ukrainës kanë thënë se nuk do ta lejojnë hyrjen e Saakashvilit në këtë vend dhe se do t'ia konfiskojnë pasaportën, nëse ai provon të hyjë në Ukrainë. Në vitin 2015, Mikheil Saakashvilit i ishte marrë shtetësia e tij e Gjeorgjisë, pasi atij i ishte dhënë pasaporta e Ukrainës, me qëllim që të bëhej guvernator i rajonit Odesa. Nga ky post ai dha dorëheqje në muajin nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se qeveria në Kiev po i sabotonte reformat madhore. Nga ana tjetër, Gjeorgjia e kërkon ekstradimin e zotit Saakashvili, për tu ballafaquar me akuza për shpërndarje të dhunshme të protestuesve dhe për ndërhyrje në një stacion privat televiziv. Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, thotë se akuzat janë politikisht të motivuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kremlini: Putin nuk merr pjesë në AP të OKB-së Posted: 02 Sep 2017 08:22 AM PDT Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë këtë muaj. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin, është cituar sot nga mediat se lideri rus nuk do të udhëtoj për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme. "Jo, kjo nuk është në planet e presidentit", i tha Peskov agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS. Debati në asamble do të filloj më 19 shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump, planifikohet që ta mbajë fjalimin e tij të parë në OKB. Delegacionin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do ta udhëheq ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, i cili pritet të flasë më 21 shtator, raporton agjencia TASS. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Irak: Nga sulmi në një kapacitet energjetik ka të vrarë dhe të plagosur Posted: 02 Sep 2017 06:18 AM PDT Së paku 7 vetë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga një sulm kundër centralit për prodhimin e energjisë elektrike, që udhëhiqet nga shteti, në pjesën veriore të Irakut, kanë thënë zyrtarët e sigurisë. Të armatosur me garanata dhe duke bartur jelekë me eksploziv, tre sulmues kanë hyrë në këtë kapacitet në Samarra, që është 100 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë zyrtarët. Sulmuesit për pak kohë e kanë marrë këtë central, ku ishin të pranishëm punëtorët. Pas arritjes së përforcimeve të sigurisë, janë vrarë dy sulmues dhe punëtorët janë evakuuar, ka raportuar faqja e pavarur në Internet, Alsumaria News. "Situata në Samarra tash është nën kontroll të forcave të sigurisë", ka thënë një burim i paemëruar i sigurisë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, shpeshherë kanë kryer sulme vetëvrasëse me bomba në Irak. Agjencia e lajmeve, Associated Press ka raportuar se së paku tre sulmues kanë hyrë në këtë objekt në Samarra dhe e kanë aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre, duke i vrarë 7 punëtorë dhe plagosur tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Një zëdhënës i kompanisë energjetike i ka thënë kësaj agjencie se ishin katër sulmues, dhe se njëri prej tyre është vrarë ndërsa tre të tjerët janë vrarë pasi kanë ndërmarrë sulm vetëvrasës duke e aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia: Kërkesat amerikane - kërcënim për shtetasit rusë Posted: 02 Sep 2017 05:50 AM PDT Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit në SHBA, synojnë të bëjnë kontroll në Konsullatën e saj në San Francisko dhe në disa rezidenca diplomatike dhe ka shprehur shqetësim se kërkesat amerikane paraqesin "kërcënim direkt"për shtetasit e saj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Përplasjet politike shpërqendrojnë opinionin nga problemet e vërteta Posted: 02 Sep 2017 05:03 AM PDT Në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të caktuara më 15 tetor, janë shtuar zënkat ndërmjet opozitës dhe pushtetit se kush është patriot dhe kujdeset për interesat kombëtare dhe ato shtetërore të Maqedonisë, kush i ka cenuar ato me veprimet e saj pas intensifikimit të marrëdhënieve diplomatike të Qeverisë së re të Maqedonisë me vendet fqinje në vend se të shtrohen problemet, me të cilat përballen qytetarët, si mungesa e ujit, rrugëve të asfaltuara, mungesa e shkollave, problemi me menaxhimin e mbeturinave dhe shumë të tjera. Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, thotë se e vërteta për më shumë çështje do të arrijë vështirë deri te qytetarët përderisa nuk arrijnë të reformohen mediat. "Mungesa e informimit joprofesional gjatë viteve të fundit ka ngulfatur nxitjen e masës kritike në aspektin profesional për shumë çështje madhore që janë me interes për qytetarët dhe vetë shtetin. Por, gjithçka qytetarët janë të prirë ta perceptojnë si të gatshme se kush është tradhtar dhe kush është patriot. Nevojitet kohë që edhe mediat të konsolidohen në masë që të jenë në funksion të informimit të mirëfilltë, po edhe të edukimit për të pasur masë kritike", thotë Troshanovski. Ndërkaq, Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se edhe pas krijimit të qeverisë së re, kriza politike është e pranishme në Parlamentin e Maqedonisë, ngase, thekson ai, për mungesë të dialogut politik, pengohet miratimi i ligjeve që do të çonin kah reformimi i sistemit gjyqësor dhe nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin. Selmani konsideron se gjithë debati nuk arrin të fokusohet në problemet e vërteta, me të cilat përballen qytetarët, por në gjetjen e patriotëve dhe tradhtarëve, ose atyre që gënjejnë ose thonë të vërtetën. "Po të njëjtit kuvendarë, për të cilët ka dyshime se kanë bërë keqpërdorime të detyrës, qofshin ato individuale apo kolektive, duhet të bëjnë kallëzime dhe t`i drejtohen gjykatës. Po në këtë rast, këta individë luajnë rolin e kuvendarit, gjyqtarit apo në raste të caktuara të zhbllokimit të mendësisë që kanë krijuar duke defokusuar vëmendjen në publik se cila palë e do shtetin më shumë apo vepron në mbrojtje të interesave shtetërore". "Pra, aktorët politikë të strukturave të caktuara për të mbuluar krimet që kanë bërë dhe vazhdojnë t`i bëjnë qëllimisht e defokusojnë opinionin nga çështjet me rëndësi siç janë realizimi reformave rrënjësore në shumë segmente, siç është sistemi gjyqësor, pavarësia e medieve, etj". "Një nga problemet esenciale është se për momentin është i kapur edhe Kuvendi i Maqedonisë, në të cilin institucion, në bazë të rendit të ditës, duhet të shqyrtohen ligjet që janë me prioritet për përshpejtimin e integrimit të vendit në Bashkimin evropian dhe njëherësh janë në interes edhe të vetë qytetarëve, është shpërqendruar i gjithë debati në fajësinë ose pafajësinë e personave të caktuar", vlerëson ish-gjykatësi Selmani. Çështja e patriotizmit është bërë prezentë pas intensifikimit të marrëdhënieve diplomatike të qeverisë së re të Maqedonisë me vendet fqinje. Opozita maqedonase akuzon pushtetin se në mënyrë jotransparente përpiqet t'i zgjidhë çështjet e hapura që ka Maqedonia me vendet fqinje. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vuçiq: Në dialogun me Kosovën ndërmjetësuese është vetëm BE-ja Posted: 02 Sep 2017 03:35 AM PDT Presidenti i Sebrisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Beograd se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se Beogradi nuk ka synim për ndryshim të këtij formati. Me rastin e raportimeve në disa media se ekziston mundësia që në dialogun Serbi – Kosovë të përfshihen edhe disa "lojtarë" të tjerë, zoti Vuçiq tha se për Serbinë, BE-ja është ndërmjetësues nën të cilin zhvillohet dialogu dhe nëse disa fuqi të mëdha do të kërkojnë të përfshihen, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë, por është shprehur se nuk mendon se kjo çështje është "në lojë", raporton agjencia Beta nga Beogradi. "Çdoherë është mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët kinezët...pasi çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijen e faktorëve të rëndësishëm, por ata që janë direkt të angazhuar në dialog në këtë moment, është BE-ja", tha Vuçiq gjatë një konfrence për shtyp. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve Posted: 02 Sep 2017 02:06 AM PDT Bizneset në Kosovë e shfrytëzojnë fare pak mundësinë që kanë rreth zgjidhjes së kontesteve të ndryshme përmes arbitrazhit, pa pasur nevojë që t'u drejtohen gjykatave. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Presidenti i Kazakistanit e ka mbështetur strategjinë e Trumpit Posted: 02 Sep 2017 01:53 AM PDT Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka biseduar dje me telefon me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me ç'rast është diskutuar për raportet e dyanshme dhe për çështjet rajonale, kanë njoftuar zyrat e të dy liderëve. Shtëpia e Bardhë tha se Nazarbaev ka shprehur mbështetje për strategjinë për Azinë Jugore të Trumpit, që është shpallur aktualisht, në të cilën parashihet forcimi i luftës së Shteteve të Bashkuara kundër talibanëve në Afganistan dhe ndëshkimi i Pakistanit për strehim të miliantëve antiafganë brenda kufijve të vet. Nga ana e tij, presidenti Trump ka "shprehur falënderim për lidershipin rajonal dhe global të Kazakistanit, përshfirë edhe rolin e kryesuesit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe e ka uruar presidentin Nazarbaev për mikpritje të manifestimit Astana Expo 2017", ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Presidenca e Kazakistanit ka njoftuar se presidenti Trump e ka ftuar presidentin Nazarbaev për një vizitë zyrtare në Uashington. Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar se ishte bërë ftesë për vizitë të Nazarbaevit në Uashington. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pakistan: Në sulmin kundër ligjvënësit opozitar janë vrarë dy vetë Posted: 02 Sep 2017 01:35 AM PDT Zyrtarët e Pakistanit thonë se dy persona të panjohur e kanë sulmuar ligjvënësin opozitar, Khawaja Izharul Hasan, por i kanë vrarë dy persona të tjerë në qytetin-port, Karaçi. Zoti Hasan shpëtoi i paprekur nga sulmi i sotëm, por u vranë një polic dhe një kalimtar rasti dhe janë plagosur katër persona të tjerë, kanë thënë zyrtarët lokalë policorë. Një udhëheqës i policisë së Karaçit tha se njëri prej sulmuesve ishte vrarë nga policia. Ligjvënësi Hasan ishte sulmuar derisa i përshëndeste njerëzit pas faljes së Bajramit, në një lagje veriore të Karaçit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm. Një lider i lëvizjes MQM, së cilës i takon ligjvënësi Hasan, ka shkruar në rrjetin Twitter se sulmuesit ishin me uniformë policore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Merkel: Kërkohet lirimi i 12 gjermanëve në Turqi Posted: 02 Sep 2017 01:18 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se qeveria e saj mund të "mendoj përsëri" për raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Turqinë, pasi autoritetet turke i kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë. Gjithsej 12 shtetas gjermanë tash janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si "akuza politike". Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh. Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për involvim në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, zonja Merkel tha se nuk ka "baza juridike" për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për "akuza politike", dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të "mendoj përsëri" për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump angazhohet për reformë të OKB-së Posted: 02 Sep 2017 01:03 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, që shpeshherë i ka kritikuar Kombet e Bashkuara, do të synoj të fitoj mbështetje për reforminin e kësaj organizate, gjatë një tubimi në selinë e OKB-së në Nju Jork më 18 të këtij muaji, kanë raportuar mbrëmë mediat. Sipas agjencive Reuters dhe AFP, vendet do të ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të organizuar nga zoti Trump, nëse ato e nënshkruajnë deklaratën për mbështjetje të përpjekjeve nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, për "inicimin e reformës efektive dhe kumptimplote", me të cilën elimonohen dyfishimet në mesin e agjencive të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Trump është ankuar se pjesa e Shteteve të Bashkuara për buxhetin e OKB-së, është shumë e madhe dhe ka propozuar zvogëlimin e fondeve. Ai e ka përshkruar OKB-në si një "klub i rekreacionit" dhe që nuk ka "të arritura". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Për 6 muaj 160 raste të reja me kancer në gji Posted: 02 Sep 2017 12:15 AM PDT Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë, janë paraqitur 160 raste të reja me kancer në gji. Përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 20 raste më pak, bëjnë të ditur zyrtarë shëndetësorë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





