“Përfundon vera e nxehtë! Cfarë dimri na pret këtë vit? Ja parashikimi” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Përfundon vera e nxehtë! Cfarë dimri na pret këtë vit? Ja parashikimi
- Aksident i rëndë në aksin Kavajë – Rrogozhinë, “Benzi” përplas motorin, vdes 64-vjeçari
- Rrëfimi mes lotësh i nënës së dy fëmijëve: Më përplasën tek Presidenca, kam humbur kujtesën
- Mogherini jep një lajm të keq për vendet e Ballkanit
- I riu çan rrethimin në Rinas, dhe tenton të futet në avion: Më lini të shkoj në Angli
- Berisha “sfidon” Ramën: Hajde të bëjmë testin e drogës!
- Ibrahimovic ironizon lojtarin e ri të Manchesterit: ‘’Hunda ime është me e madhe se kariera e tij’’
- Tifozët e Tiranës: Nuk kthehemi tani si inferiorë në çdo drejtim
- Kapet me kanabis, ndalohet çifti maqedonas në Qafë- Thanë
- Uragani ‘’Irma’’ shkatërroi mijëra banesa, vetëm xhamia i rezistoi (Video)
| Përfundon vera e nxehtë! Cfarë dimri na pret këtë vit? Ja parashikimi Posted: 12 Sep 2017 07:40 AM PDT
Të dhënat e publikuara nga “UK Met Office Glosea”, tregojnë se sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do te kemi temperatura mesatarisht të ulëta. Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë. Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende e ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre. Vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 ishte më i ashpër duke shënuar temperature të ulëta. The post Përfundon vera e nxehtë! Cfarë dimri na pret këtë vit? Ja parashikimi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Aksident i rëndë në aksin Kavajë – Rrogozhinë, “Benzi” përplas motorin, vdes 64-vjeçari Posted: 12 Sep 2017 07:30 AM PDT ![]() Një makinë tip “Benz” ka përplasur një motor në aksin rrugor Kavajë- Rrogozhinë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i motorit, 64 vjeç. Ndërkohë, është dërguar në spital pasagjerja, një 46-vjeçare, e cila ka marrë plagë të rënda. Mësohet se shoferi i automjetit ishte 46 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. The post Aksident i rëndë në aksin Kavajë – Rrogozhinë, “Benzi” përplas motorin, vdes 64-vjeçari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Rrëfimi mes lotësh i nënës së dy fëmijëve: Më përplasën tek Presidenca, kam humbur kujtesën Posted: 12 Sep 2017 07:19 AM PDT
Monika, e cila disa kohë më parë kishte pësuar një aksident të rëndë dhe kishte qëndruar një kohë të gjatë në koma tha mes lotësh se ndihet me fat që përqafon sërish sot fëmijët e saj, pas gjithë peripecive. "Jam Monika nga Tirana. Të mora në telefon se kam një problem që dua ta bëj publik, sepse dua që edhe njerëzit të sensibilizohen. Unë jam e martuar dhe kam dy fëmijë dhe mund të them që çdo gjë shkon shumë mirë. Në momentin që çdo gjë po shkonte shumë mirë më ndodhi një aksident me rrezik vdekje. Kam qenë dy javë në koma dhe mjekët nuk më operonin dot se nuk merrja frymë dhe nuk merrja dot narkozën. Për tre muaj kam humbur memorien dhe kam vetëm 2 muaj që jam rikthyer. Më pas më operuan dhe doktori thotë se për 37 vjet nuk kam parë një thyerje kocke dhe dëmtim të gjuri të tillë. Më ka shkuar në rregull, por kam akoma disa mangësi. Përveç këtij problemi, desha t'i them të gjithë publikut që të gjithë ata që ngasin makina se kanë në dorë jetët e të tjerëve. Nuk e di se sa e vlerësoj faktin që janë gjallë dhe puth fëmijët e mi. Kini shumë kujdes dhe mos kini besim 100%. Kam parë shumë njerëz që e kalojnë rrugën në mes të autostradës. Mua më ka parë Zoti. Uroj që disa persona të më dëgjojnë. E para e punës të vënë sa më shumë polici rrugës. Mua më ka ndodhur aksidenti para Presidencës dhe në atë vend nuk mund të ecësh me atë shpejtësi marramendëse", rrëfeu Monika. Bëni kujdes dhe mos kini besim 100 përqind kur kaloni rrugën, ishte thirrja sensibilizuese e nënës së dy fëmijëve./klan/ The post Rrëfimi mes lotësh i nënës së dy fëmijëve: Më përplasën tek Presidenca, kam humbur kujtesën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Mogherini jep një lajm të keq për vendet e Ballkanit Posted: 12 Sep 2017 07:11 AM PDT
Gjithsesi nga ana tjetër Mogerini theksoi se procesi i zgjerimit në BE nuk është ndalur. Por ajo ka përmendur dhe deklaratën e Zhan Klod Juner disa kohë më parë ku kishte thënë qartë se BE nuk do të kishte anëtarë të rinj, dhe se ky ishte realiteti. Sipas saj asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishte gati për t'u bërë pjesë e BE-së para tre vjetësh. Por Mogerini shtoi se që procesi i anëtarësimit të funksionojë duhen reforma ekonomike, gjyqësore dhe institucionale, si dhe bashkëpunim me fqinjët, duke kujtuar se pikërisht në Ballkan u bëmë dëshmitarë të luftës së fundit në Evropë 20 vjet më parë. Ajo këmbënguli se synimi i saj personal është që në përfundimin e mandatit të Komisionit të BE-së, kemi edhe dy vjet, të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor të jenë në një pikë të tillë në procesin e integrimit në BE që procesi të jetë i pakthyeshëm. Për sa i përket një ndikimi më të madh të fuqive si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Ballkan, Mogerini u shpreh se nuk ishte e shqetësuar. Kjo sepse sipas saj Fuqia tërheqëse e BE-së në Ballkan është shumë e fuqishme. Madje rreth 70-80% e njerëzve në Ballkan e mbështesin BE-në, shifra që vetëm mund të ëndërrohen brenda BE-së. Mogerini tha se nëse BE dhe shtetet anëtare do të jenë koherentë në dhënien e mbështetjes për këto vende, nuk ka Turqi, Rusi apo shtete të Gjirit që të maten me 'të. Fuqia tërheqëse në terma të ekonomisë, të të drejtave, reformave dhe integrimit rajonal që mund të ofrojë BE-ja nuk ka rivalë, përfundoi ajo. The post Mogherini jep një lajm të keq për vendet e Ballkanit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| I riu çan rrethimin në Rinas, dhe tenton të futet në avion: Më lini të shkoj në Angli Posted: 12 Sep 2017 07:00 AM PDT
Madje, edhe mund të kishte hipur, në rast se një polic "vigjilent" i kufirit s'do arrinte në kohë për ta ndaluar. Burime nga Policia e Shtetit thanë se adoleshenti kishte arritur të priste rrjetën e rrethimit të pistës së avionëve dhe nga aty ka vrapuar drejt avionit të parë që ishte gati për fluturim. Ai është futur në mes të pasagjerëve që sapo kishin zbritur nga autobusi dhe po afroheshin për të ngjitur shkallët për t'u futur në avion. Për të nuk kishte rëndësi se cili ishte destinacioni i avionit, mjaftonte që të shkonte në një prej vendeve të Bashkimit Europian e më pas do të gjente një zgjidhje për të shkuar në Britaninë e Madhe. Madje, lutjet dëshpëruese të tij nuk ia ka kursyer as policit që e ka ndaluar bashkë me personelin e sigurisë së aeroportit. "Të lutem, më lër të hipi në avion. Dua të shkoj në Angli!" Kështu i është drejtuar ai efektivit kur po i vendoste prangat në duar. Burimet thanë se fillimisht është dyshuar për ndonjë sulm të mundshëm dhe menjëherë forca të shumta policie e kanë rrethuar të riun "klandestin", që pas kontrollit fizik, ka rezultuar i pastër. Madje, mësohet se në xhepa kishte vetëm një shumë modeste parash dhe një kartë identiteti, asgjë tjetër. E. Gega është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Rinasit dhe ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për dy akuza. Atë të shkatërrimit të pronës dhe kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror. Në deklarimet që ka dhënë para oficerit të policisë, 17-vjeçari ka pohuar se ishte djali i vetëm i një familjeje të varfër në Pukë dhe donte patjetër që të shkonte në Britaninë e Madhe, të punonte atje për të ndihmuar familjen. Madje, ka pohuar se e kishte provuar që të shkonte atje edhe në mënyra të tjera, por e kishin kthyer, raporton "Panorama". Duke mos pasur mundësi ekonomike për të udhëtuar me një biletë drejt BE, ai ka deklaruar se ka tentuar këtë mënyrë, edhe pse të vështirë, që të hipte në avion. E megjithatë, ky incident tregoi sërish sa sa e brishtë vijon të mbetet siguria e pistës së avionëve në Rinas, që u thye për herë të tretë brenda një viti. The post I riu çan rrethimin në Rinas, dhe tenton të futet në avion: Më lini të shkoj në Angli appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Berisha “sfidon” Ramën: Hajde të bëjmë testin e drogës! Posted: 12 Sep 2017 06:47 AM PDT
"Hajde bëjmë teste e drogës kur të duash, ti nuk vjen atëherë kemi problem. U mboll drogë në mënyrë të paimagjinueshme. Ne qëndruam kundër, e denoncuam kudo. Ku jemi sot? Tunelet e ushtrisë, rezervat shtetërore janë mbushur me tonelata drogë që presin për tu shitur. Nuk kanë mbjellë sa vitin e kaluar, se nuk e kanë shitur të vjetrën. S'ke arrestuar as 5 vetë për drogë, ke urdhëruar të bllokohen radarët. Pra, shumica jote është shumicë droge. I duhet krimi si hanxharë kundër mediave. Në këto kushte, a mund të jetë një shumicë e kushtetutës morale të një kombi? Kurrë", u shpreh Berisha, duke ngritur pyetjen se përse në Shqipëri nuk ka investime nga të huajt. "E dini pse ska investime në Shqipëri? Nga ambasadat. Doni shembuj? Dy muaj më parë një gjigant i botës së prodhimeve sportive, i kërkoi opinion ambasadës për të investuar dhe ajo i thotë: nuk është vend miqësor. Atëherë godbye!", theksoi ish-kryeministtri. The post Berisha “sfidon” Ramën: Hajde të bëjmë testin e drogës! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Ibrahimovic ironizon lojtarin e ri të Manchesterit: ‘’Hunda ime është me e madhe se kariera e tij’’ Posted: 12 Sep 2017 06:33 AM PDT
Pasi u krahasua me lojtarin më të ri të Manchester Unitet, 24- vjecarin Romelu Lukaku, ai bëri një deklaratë të fortë. "Lukaku më i mire se mua? Po më bëni të qesh, hunda ime është me e madhe se kariera e tij."- mendohet të këtë thënë shtatlarti suedez, i cili në të gjitha skuadrat që ka lozur ka shkëlqyer, duke fituar 9 vite me radhë cmimin si lojtari më i mirë në vendin e tij The post Ibrahimovic ironizon lojtarin e ri të Manchesterit: ''Hunda ime është me e madhe se kariera e tij'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Tifozët e Tiranës: Nuk kthehemi tani si inferiorë në çdo drejtim Posted: 12 Sep 2017 06:23 AM PDT
Grupimi më i madh i tifozëve bardheblu që kanë qenë një mbështetje shumë e madhe për ekipin në vitet e fundit, pas bojkotit në thuajse gjysmën e sezonit të kaluar, tashmë kanë vendosur të kthehen në stadium në Kategorinë e Parë. Por, vendimi i këtij grupimi ka bërë që të ketë edhe debate e qëndrime të ndryshme nga tifozët e tjerë. Pjesë e bojkotit ishte edhe grupimi "Ëest Boys 1986", që ka dalë me një deklaratë dhe ka shprehur qëndrimin kundër vendimit të marrë nga "Fanatics" që janë edhe grupi më i madh në mbështetje të Tiranës. REAGIMI The post Tifozët e Tiranës: Nuk kthehemi tani si inferiorë në çdo drejtim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Kapet me kanabis, ndalohet çifti maqedonas në Qafë- Thanë Posted: 12 Sep 2017 06:17 AM PDT
Shtetasit në fjalë u arrestuan pasi në valixhen personale, posedonin sasinë e dyshuar të drogës: 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa. Më datë 11.09.2017, shtetasit e mësipërm, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus me targa GV945BM, i cili kishte si destinacion Maqedoninë.
The post Kapet me kanabis, ndalohet çifti maqedonas në Qafë- Thanë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Uragani ‘’Irma’’ shkatërroi mijëra banesa, vetëm xhamia i rezistoi (Video) Posted: 12 Sep 2017 06:11 AM PDT
Ajo që ka bërë përshtypje, ka qenë se nga gjithë këto shkatërrime dhe trazira, xhamia në atë zonë nuk është prekur fare. Ajo është e bardhë, si e ndërtuar si në fillim. As nuk është bërë pis, apo krisur. Kujtojmë atë që i ndodhi Indonezisë në 2004, ku cdo gjë u shkatërrua, vetëm xhamia jo. Për më shumë, shihni videon:
The post Uragani ''Irma'' shkatërroi mijëra banesa, vetëm xhamia i rezistoi (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Parashikimet e para për dimrin këtë vit, pas një vere tmerrësisht të nxehtë tregojnë se në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë.
Një grua nga Tirana ka telefonuar sot në "Aldo Morning Show" nga ku ka bërë një thirrje sensibilizuese drejtuar të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, deklaroi se asnjë nga vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian për të paktën dy vitet e ardhshme. Në një intervistë për televizionin slloven RTV, Mogerini shtoi se vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin janë ende në fillim të reformave
Një adoleshent nga Puka, që kishte dështuar në disa tentativa të mëparshme për të shkuar në Angli, ka tentuar te realizojë ëndrrën nga Aeroporti i Rinasit. Edhe pse ka vënë në jetë një skenar të dështuar, 17-vjeçari E. Gega, ka arritur të afrohet te shkallët e avionit, raporton "Panorama".
Ish-kryeministri Berisha, duke hedhur akuza mbi pazaret e drogës dhe përfshirjen e Ramës, i ka kërkuar këtij të fundit t'i nënshtrohet testit të drogës, për të provuar nëse është ose jo përdorues i lëndëve narkotike.
Zlatan Ibrahimovic ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave ditën e sotme.
"Tirona Fanatics" ka vendosur të kthehet në stadium në mbështetje të Tiranës.
Policia kufitare e Qafë-Thanës, në vijim të punës së tyre kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Metodi Maraichkov, 40 vjeç si edhe Ljubica Zucovikj, 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.
Florida pothuajse u shkatërrua nga Uragani ''Irma'', ku me mijëra njerëz u evakuan.