Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit Gazeta Tribuna |
| Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit Posted: 23 Sep 2017 04:54 AM PDT Dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës janë duke u kërcënuar nga disa të rinj në rrejtët sociale se nëse ata nuk dënohen do të marrin drejtësinë në duart e tyre. Madje, po paralajmërohet edhe ekzekutimi i tyre. Nëpër rrjetet sociale janë duke u paralajmëruar se do të publikohen edhe video dhe foto komprometuese për të dy të dyshuarit. Vrasje, publikim i videove dhe fotove komprometuese po paralajmërohet për Guxi H. dhe Riga G, të dyshuarit kryesor për vrasjen e para një jave të Aulon Zekës, 16 vjeçit nga Prishtina. Këto paralajmërime po bëhen nëpër rrjetet sociale si FB dhe Instagram, ku janë hapur edhe profile me emrat e të dyshuarve, ku po bëhet thirrje edhe për vrasje. Këto thirrje po i bëjnë duke kushtëzuar dënimin e dy të miturve me dënim të përjetshëm. Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën e kaluar derisa Policia një ditë më vonë arrestoi Guxim H dhe Riga G, si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e 16 vjeçarit. Prokuroria ka intervistuar dy të dyshuarit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë. Guxim H. edhe përmes rrjeteve sociale kishte paralajmëruar vrasjen. Sa ishte në Amerikë kishte thënë se do të vinte në Kosovë për të marrë jetën e atyre që po i shkaktonin probleme të dashurës së saj. Zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë nuk kanë folur nëse po hetohen shokët e Aulonit për kërcënimet që po i bëjnë nëpër rrjetet sociale se do të vrasin të Guximin e Rigën. Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, bashkë me paralajmërimin për vrasje, shokët e Aulonit, po shkruajnë se as Guximi dhe as Riga nuk do të dënohen për shkak se kanë ndikim në organet e drejtësisë. Madje, vazhdimisht, theksohet se vajza e dyshuar e ka babën si pjesëtarë të Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës. Ndërkohë, babai i Guximit, është Arbër Hadri, ish-drejtor i Muzeut të Kosovës. Disa orë para se të vritej, i mituri Aulon Zeka, ishte takuar me dy të miturit e tjerë, tanimë të arrestuar, G. H. dhe R.G., në picerinë "Bellmonde" në lagjen "Arbëria". Takimi mes tyre dyshohet se ishte organizuar për në orën 13:30 nga e mitura 15-vjeçare, Riga shtë e dashura e G.H. Të tretë, në atë lokal dyshohet se kanë qëndruar rreth dy orë. Prej aty, që të tretë kanë shkuar me taksi në lagjen "Dardania" dhe te Posta e Madhe dyshohet se e mitura Riga është ndarë prej tyre. Aulon Zeka bashkë me Guximin kanë vazhduar në drejtim të rrethit të lagjes "Arbëria", duke shkuar pastaj në drejtim të shkollës fillore "Qamil Batalli". ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() The post Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










