Ora News: “Rimëkëmbja e Teksasit mund të kushtojë 180 miliardë dollarë” plus 9 more

Ora News: “Rimëkëmbja e Teksasit mund të kushtojë 180 miliardë dollarë” plus 9 more


Rimëkëmbja e Teksasit mund të kushtojë 180 miliardë dollarë

Posted: 04 Sep 2017 12:13 AM PDT

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se rimëkëmbja e vendit të tij, pas uraganit Harvey, mund të kushtojë 180 miliardë dollarë.

Ai tha se dëmet janë më të këqija se ato që ka shkaktuar uragani Katrina, i cili ka shkatërruar Nju Orllinsin më 2005.

Por, kreu i agjencisë qeveritare për menaxhimin e katastrofave tha se shtetet e goditura nga përmbytjet, nuk duhet të mbështeten tek Uashingtoni.

Brock Long tha se Harvey duhet të jetë thirrje zgjimi për zyrtarët lokalë.

Operacionet e rimëkëmbjes janë në zhvillim e sipër në Teksas dhe në Luizianë.

Uragani shkatërrues ka zbarkuar javën e kaluar dhe ka marrë së paku 47 jetë njerëzish.

Rreth 43,000 njerëz po qëndrojnë në strehimore.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

12 këngët më të mira për t’i dëgjuar në shtator

Posted: 04 Sep 2017 12:04 AM PDT

Mos u mërzisni, nëse ju ka mbaruar 'playlista' e hiteve verore, pasi muaji shtator ju jell këngët më të ngrohta dhe më të dëgjuara.

Shtatori ndryshe nga gushti, sjell melodi të reja nga Shania Twain,  Tori Amos, Paloma Faith e shumë të tjera.

Revista Elle, ka përgatitur një 'playlist' të këngëve të cilat preferohen t'i dëgjoni gjatë këtij muaji.

Paloma Faith, “Crybaby”

Deerhoof ft. Awkwafina, “Your Dystopic Creation Doesn't Fear You”

Tori Amos, “Up the Creek”

The Blow, “Get Up”

Shania Twain, “Swingin’ With My Eyes Closed”

Leikeli47, “2nd Fiddle”

Jessie Ware, “Selfish Love”

Amadou & Mariam, “La Confusion”

Annie Hart, “I Don’t Want Your Love”

Wyclef Jean, “What Happened to Love?”

Florist, “Understanding Light”

Anna of the North, “Money”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina përfundon brenda në shtëpi, plagosen 4 persona

Posted: 04 Sep 2017 12:03 AM PDT

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Rawcliffe, York, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në dhomën e ndjenjes së një shtëpie. Pasi shkatërroi murin e shtëpisë makina mori flakë.

Nga incidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur 4 persona, shoferi i golfit të bardhë VW, së bashku me dy pasagjerë, si edhe pronari i  shtëpisë që ishte ulur në divan brenda shtëpisë. Një grua dhe  një fëmijë që ishin në dhomë arritën që të dilnin në kohë jashtë ndërsa burri pësoi lëndime të rënda në këmbë.

Të plagosurit janë ndihmuar nga banorët vendas, anëtarët e familjes dhe shërbimet emergjente.

Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit dhe polica po heton për zbardhjen e ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Testi bërthamor, Rusia dhe Kina parandalim kaosit në gadishullin Korean

Posted: 04 Sep 2017 12:02 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping gjatë një takimi kanë rënë dakord se është e rëndësishme që të parandalohet kaosi në gadishullin Korean. Ata njëzëri kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike për krizën.

"Të dy udhëheqësit kanë rënë dakord ti përmbahen objektivit që është denuklearizimi në gadishullin Korean dhe për të ruajtur një komunikim të ngushtë dhe koordinim për të trajtuar situatën e re" raporton angjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Të dy liderët zhvilluan një takim gjatë një samiti që u zhvillua në qytetin juglindor kinez Xiamen.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja me kë po i kalon pushimet Nora Istrefi

Posted: 03 Sep 2017 11:53 PM PDT

Edhe pse sezoni i plazhit mbaroi, disa të famshëm nuk kanë pushuar ende. Angazhimet e shumta gjatë verës nëpër koncerte, shumë këngëtare kanë zgjedhur muajin shtator të kalojnë pushimet verore.

Nora Istrefi së bashku me familjen e saj kanë zgjedhur bregdetin e Turqisë për të kaluar disa ditë pushime. Këtë na e ka bërë të ditur vëtë këngëtarja nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin e saj social Instagram, ku shfaqet në breg e veshur me bikini dhe e shoqeruar nga vajza a e saj e vogël Renee.

 

My 🌏 Renee

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Greqia pret sot një transh të kredisë, Moscivici kritikon vendimmarrjen

Posted: 03 Sep 2017 11:50 PM PDT

Ekspertët teknikë të eurozonës do të takohen pasditen e të hënës (4 shtator)  në Bruksel, për të shqyrtuar ecurinë e reformave në Greqi.

Në fund të ditës, pritet që ekspertët të vendosin për disbursimin ose jo të një transhi me vlerë 800 milionë euro, të kredisë prej 86 miliardësh që i është akorduar Greqisë në kuadër të programit të tretë të shpëtimit.

Ekspertët do të shqyrtojnë se si kanë avancuar 113 kërkesat paraprake, që i ishin vënë si kusht Greqisë për marrjen e këtij transhi.

Kësaj here Athina është më optimiste në pritshmëritë e saj, edhe pse ka çështje që mund të përbëjnë sërish pika fërkimi midis kreditorëve dhe qeverisë greke. Një nga këto çështje është legjislacioni i ri për marrëdhëniet në punë, që sipas mediave kritike ndaj qeverisë, nuk ka marrë miratimin e kreditorëve.

Në këtë takim që njihet si Euro Working Group, do të marrë pjesë edhe ministri grek i financave, Euklidis Tsakalotos.

Ai do të përpiqet t'u shpjegojë ekspertëve të eurozonës hapat që do të ndërmarrë qeveria me qëllim që në fillim të muajit dhjetor Greqisë t'i jepet notë pozitive në vlerësimin e ecurisë së përgjithshme të realizimit të programit të shpëtimit, raporton Ora News. 

Moscivici kritikon vendimmarrjen nga kreditorët

Të njëjtën gjë do të bëjë Tsakalotos edhe në takimin me komisionerin Mocovici, ditën e martë.

Moscovici ka bërë një deklaratë të fortë, që në Athinë interpretohet si një tentativë për zbutje të presionit ndaj Greqisë nga ana e Komisionit Europian.

Në një intervistë për gazetën italiane Corriere de la Sera, komisioneri për financat e ka cilësuar si "një skandal" programin e masave të ashpra që partnerët dhe kreditorët i kanë imponuar Greqisë në shtatë vitet e krizës.

"Është një skandal sa u përket procedurave demokratike, jo se ishin vendimet skandaloze", ka sqaruar Moscovici, raporton Ora News.

Ai shtoi se e kishte fjalën "për detaje bazike të jetës së një vendi, që u vendosën nga një organizëm, me dyer të mbyllura, pa pjesëmarrjen e mediave dhe pa kontrollin më minimal nga ana e parlamentave".

"Është skandal të vendosësh në këtë mënyrë për fatin e një populli, të imponosh vendime për pensionet dhe tregun e punës", ka theksuar komisioneri europian për financat, Pierre Moscovici.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Drogë dhe granata luftarake në biznes, pranga dy vëllezërve Kapurani

Posted: 03 Sep 2017 11:47 PM PDT

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën në një pikë karburanti me një sasi prej rreth 9 kilogramë kanabis sativa, 4 granata luftarake ofensive si edhe 3 kapsolle detonatore.

Dy prej të arrestuarve janë vëllezër, njëri prej të cilit pronar i pikës së karburantit ku u gjet droga dhe granatat, ndërsa personi tjetër i arrestuar për moskallëzim krimi është punonjës i këtij biznesi.

Policia sqaron se” Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit “Intenerari”, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve 

  • Andrea Kapurani, 35 vjeç,
  • Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe
  • Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar,  në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar materialet e paligjshme.”

Gjithashtu lidhur me këtë rast, policia thote se po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të  ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim"; "Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake", si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Princesha heq dorë nga statusi mbretëror për tu martuar me pianistin

Posted: 03 Sep 2017 11:41 PM PDT

Mbesa e madhe e perandorit të Japonisë Akihito, Princesha Mako, ka hequr dorë nga statusi i saj mbretëror për tu martuar me një shok klase në universitet, që e fitoi zemrën e saj me anë të një buzëqeshje të ndritshme dhe me sinqeritetin e tij.

Mako dhe i fejuari i saj Kei Komuro, të dy 25-vjeç, me anë të një konference për shtyp njoftuan se dashuria e tyre lindi kur princesha u ul pas tij gjatë një takimi në kampus, 5 vite më parë në Universitetin e Katolik Ndërkombëtar të Tokios, ku u diplomuan.

Por me vendimin që ka marrë ajo duhet  të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror pasi Komuro është njeri i thjeshtë dhe i bie pianos.

"Së pari u tërhoqa nga buzëqeshja e tij e shëndritshme si dielli,"-tha Mako. "Për herë të parë kemi biseduar gjatë këtij aktiviteti për studentët në lidhje me program për studime jashtë vendit dhe më pas filluam që të takoheshim. Me kalimin e kohës mësova se është një punëtor i sinqertë, i fortë dhe me një zemër të madhe."

Çifti kanë pasur një marrëdhënie në distancë gjatë studimit jashtë shtetit, Mako në Britani dhe Komuro në SHBA për një vit.

Princesha e prezantoi me prindërit e saj Princi Akishino dhe Princesha Kiko dhe ata e kishin pranuar vendimin e saj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I dërguari i Papa Françeskut mbërrin sot në Kosovë

Posted: 03 Sep 2017 11:21 PM PDT

I dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, kardinali shqiptar, Ernest Simoni do të mbërrij sot në Kosovë.

Agjenda e Kardinalit për ditën e hënë do të jetë kjo:

Ora 10:00 – Arritja në Katedralen e Prizrenit "Zoja Ndihmëtare".

Ora 12:00 – Konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvinë e Kosovës (pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë).

Ora 12:30 – Dreka me të varfërit tek Menza e të varfërve, që gjendet te Kisha e Shën Ndout në Ulpianë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trazira në një nga burgjet më të mëdha në Britani

Posted: 03 Sep 2017 11:00 PM PDT

Trazira të shumta kanë shpërthyer në një nga burgjet më të mëdha në Britani të Madhe.

Oficerë të armatosur kanë shkuar në Birmingham, në një nga burgjet më të mëdha të vendit, duke kërkuar që të ndalen trazirat e ndezura.

Trazirat filluan pas protestave të burgosurve për kushtet në burg.

Është e paqartë nëse ka pasur ndonjë dëmtim gjatë trazirave, por autoritetet thanë se nuk ka rrezik për publikun.

Gjithashtu të burgosurit janë dëgjuar duke kënduar "ne duam të digjemi"- duke iu referuar ndalimit të cigares e cila erdhi si lidh në burgjet e Britanisë së Madhe që nga 1 shtatori.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter