Ora News: “Rama në Velipojë, dita e dytë e takimit me Ministrat e rinj” plus 9 more

Ora News: “Rama në Velipojë, dita e dytë e takimit me Ministrat e rinj” plus 9 more


Rama në Velipojë, dita e dytë e takimit me Ministrat e rinj

Posted: 06 Sep 2017 11:53 PM PDT

Kryeministri Edi Rama vijon sot për të dytën ditë me rradhë takimin në Velipojë me Ministrat dhe zëvendës/kryeministren.

Në fokus të diskutimeve të takimit është zbatimi i programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor. 

Mbledhja informale e qeverisë së re mbahet vetëm pak ditë përpara seancës së parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, thirrur për të shtunën e 9 shtatorit në orën 10.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama  njoftoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re do ti jepet fund burokracive në zyrat e shtetit

Edi Rama: Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rrezikon Rita Ora, pa reçipeta në GQ Awards

Posted: 06 Sep 2017 11:45 PM PDT

Ajo është e njohur për veshjet e saj të guximshme. Dhe ylli i popit, Rita Ora ka rrezikuar shumë me veshjen e saj në GQ Awards. E veshur me njç xhaketë të hapur që i ekspozonte gjoksin, 27-vjeçarja nuk mabnte veshur reçipeta.

Me një kombinim unik të veshjes këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq tepër provokuese në Tate Modern në Londër të martën.

Xhaketën e kishte kombinuar me pantallona të zeza të çara deri në bel si edhe çizme ngjyrë lejla.

RITA ORA SEEN LEAVING THE GQ MEN OF THE YEAR AWARDS AT THE TATE MODEN IN LONDON. TUESDAY 5TH SEPTEMBER – 07753 30 30 77

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Merr flakë “Benzi” i parkuar në Lungomare, djeg dhe një mjet tjetër

Posted: 06 Sep 2017 11:44 PM PDT

Dy automjete në Vlorë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u djegur pjesërisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, në Lungomare.

Policia thotë se  "janë djegur pjesërisht në pjesën e përparme, dy automjete të parkuara, një tip " Mercedes Benz"në pronësi të shtetasit F.D dhe mjeti tip "Opel" në pronësi të shtetasit E.R".

Fatmirësisht nga djegia e automjeteve nuk ka persona të lënduar.

Nga veprimet e para hetimore të policisë  ka rezultuar se vatra e zjarrit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në mjetin Benz të sapo parkuar në të cilin ka qenë prezent edhe drejuesi i tij dhe për pasojë ka marrë flakë edhe mjeti tjetër i parkuar.  

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Putin: S’do të përdoren armë të shkatërrimit në masë në gadishullin korean

Posted: 06 Sep 2017 11:32 PM PDT

Tensionet me Korenë e Veriut nuk do të përshkallëzohen deri në luftë. Këtë bindje ndau Presidenti rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok.

“Ne shpresojmë se nuk do shkojmë deri në një konflikt me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Azinë Verilindore. Ekzistojnë mundësitë për zgjidhur problemet me Phenianin me mjete diplomatike. Kjo është e mundur dhe duhet të bëhet, “tha ai.

Putin beson në mundësinë e zgjidhjes së çështjes së gadishullit Korean.

“Ne mundemi dhe duhet të arrijmë rezultate pozitive”, tha Putin.

Ai kujtoi se në vitin 2005, pjesëmarrësit në bisedimet rreth situatës në gadishullin korean ishin afër zgjidhjes së problemit.

“Ne pothuajse u pajtuam për gjithçka në vitin 2005. Janë arritur marrëveshje, sipas të cilave Koreja e Veriut mori detyrimin për të kufizuar programin e raketave bërthamore dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në këtë proces premtuan të kontribuojnë në këtë proces dhe folën për nevojën për të rivendosur marrëdhënie të mira midis Veriut dhe Jugut, mbi mundësinë e zbatimit të projekteve trepalëshe Rusi-Veri-Jug “, vuri në dukje udhëheqësi rus.

“Por, për fat të keq, sipas mendimit tim, dikush kërkoi nga Koreja e Veriut atë çfarë nuk mund të premtonte, dhe gradualisht kjo situatë u përkeqësua në nivelin aktual”, tha Putin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kërkohej nga Italia për vjedhje me dhunë, arrestohet në Malësi të Madhe

Posted: 06 Sep 2017 11:22 PM PDT

Arrestohet për llogari të drejtësisë italiane një 42-vjeçar, banues në Koplik. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana u bë arrestimi i shtetasit Edmond Como, i shpallur në kërkim ndërkombëtar,

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Leçes në  Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.

Policia thotë se "në shtetin italian  personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet".

Ndalimi i  42 vjeçarit u bë me qellim ektradimin drejt Italisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Uragani Irma shkatërron Karaibet, raportohen 7 të vdekur

Posted: 06 Sep 2017 11:16 PM PDT

Sikundër dhe ishte paralajmëruar, Uragani Irma ka shkaktuar dëme të shumë në ishuj Karaibe. Sipas njoftimeve të mediave lokale, të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga stuhia shkatërrimtare.

Pothuajse 90% e ishullit të Barbudës është shkatërruar. Stuhia ka arritur në Porto Riko, ku Guvernatori deklaroi se pret dëme të konsiderueshme. Rreth 300,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa një mijë njerëz janë vendosur në strehimoret e ngritura gjatë ditëve të fundit.

Guvernatori i ishullit, Ricardo Rossellò, konfirmoi ndërprerjen e shërbimit në disa komuna në qendër të qytetit dhe në veri, si pasojë e rrëzimit të pemë nga erërat e forta.

Dy ishujt e vegjël francezë të Saint Martin dhe Saint Barthelemy në Detin e Karaibeve janë shkatërruar pothuajse plotësisht nga Uragani Irma, i kategorisë së 5, erërat e së cilit janë mbi 300 kilometra në orë.

Kuba gjithashtu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në krahinat lindore të Guantanamos, Santiago de Kuba, Granma, Holguin, Las Tunas dhe pjesën qëndrore të Camaguey, Ciego de Avila dhe Villa Clara  ku pritet të kalojë stuhia Irma.

Për momentin, rajoni i Havanës, me dy milionë banorët e saj, ende nuk është prekur nga rreziku. Fluturimi i Papës, i cili mbërriti mbrëmë në Kolumbi, u devijua për të shmangur uraganet.

Uragani Irma mund të godasë 37 milionë njerëz, sipas vlerësimeve të OKB-së, të cilat vendosën ekipet humanitare në Barbados për të punuar me Agjencinë e Menaxhimit të Disastereve të Karaibeve.

Zyrtarët e OKB-së në Haiti janë angazhuar për të siguruar mbështetjen e nevojshme për qeverinë lokale.

Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar është i gatshëm të ndihmojë shtetet anëtare të prekura nga stuhia, thotë Christine Lagarde.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot konstituimi i Parlamentit të Kosovës

Posted: 06 Sep 2017 10:57 PM PDT

Parlamenti i Kosovës do të mblidhet sot për përfunduar seancën konstituive e cila filloi më 3 gusht, por nuk u përmbyll pasi deputetët dështuan të zgjedhin udhëheqjen e parlamentit, që është hapi i parë drejt ngritjes së institucioneve të reja.

Mbledhja e paralajmëruar për sot pasoi kërkesën e koalicionit të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Aleancës Kosova e Re për vazhdimin e seancës.

Në kërkesën e këtij koalicioni drejtuar kryesuesit të parlamentit, Adem Mikullovci që është deputeti më i vjetër, thuhet se “është krijuar shumica parlamentare për konstituimin e parlamentit dhe institucioneve të tjera.”.

Kërkesa e tyre pasoi negocimin gjatë gjithë ditës së mërkurë me përfaqësuesit e Listës serbe, të cilët ngulën këmbë që të kenë tre Ministri përfshirë edhe atë të bujqësisë, që fillimisht ishte ndarë për Aleancën Kosova e Re të afaristit Behgjet Pacolli.

Të hënën ishte arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Aleancën Kosova e Re.

Marrëveshja u kritikua nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat thanë se një qeveri e tillë nuk do të mund të ketë jetë të gjatë dhe se e njëjta do të jetë e varur nga Beogradi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Akademia e Shkencave, Milo: Shumë e vjetëruar! Boçi: Të reformohet

Posted: 06 Sep 2017 01:56 PM PDT

Çfarë duhet të ndodhë me Akademinë e Shkencave? Profesor Paskal Milo, i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se kjo Akademi duhet të ndryshojë cilësisht dhe domosdoshmërish duhet të ekzistojë.

I këtij mendimi është edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, ndërsa profesor Selami Xhepa shprehet se vetëm në Shqipëri ekziston termi akademik dhe paguhet për këtë.

Milo: Akademia duhet të ekzistojë si institucion dhe për mua kjo nuk ka diskutim. Është atabtuar Qendra Kombëtare Shkencore dhe ku Akademia e Shkencave, qoftë Qendra Albanalogjike dhe institutet e tjera të jenë të varura. Akademia e Shkencave nuk eliminohet, por bëhet pjesë e arkitekturës së kërkimit shkencor. Akademia nuk ka pse të ndryshojë emrin, por duhet të ndryshojë cilësisht. Ajo është e vjetëruar shumë, jo vetëm nga mosha por edhe nga idetë. Ajo duhet të rinovohet në përbërje dhe në koncept.

Boçi: Duhet të ekzistojë por të vendoset në eficencë. Reformimi duhet të nisë nga brenda i Akademisë. E gjitha të jetë pjesë e debatit shkencor. Qeveria duhet të stimulojë financiarisht shkencën. Qeveria duhet të stimulojë financiarisht shkencën. Mos funksionimi sjell atë sëmundjen e madhe të mungesës së shkencës në Shqipëri. Duhet të ekzistojë, të reformohet, të dëgjohet debati i brendshëm. Në qoftë se ka nevojë për faktor politik, ne jemi të gatshëm.

Xhepa: Nuk ka pse të zhduket emri. Por shtëpia e njerëzve të dijes nuk mund të jetë një klub ekskluziv të përzgjedhur të disa anëtarëve. Akademia të ishte një platformë koordinuese e kërkimit shkencor sepse gjithë institucionet marrin pjesë në të. Njerëzit e dijes shkojnë në Akademi për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri. Jashtë shtetit të jesh anëtar akademie nuk kërkon pagesa.

 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhepa: Kemi fituar më pak projekte shkencore nga BE se sa Mali i Zi

Posted: 06 Sep 2017 01:42 PM PDT

Profesori Selami Xhepa i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se Shqipëria ka fituar më pak projekte shkencore nga Bashkimi Evropian se sa Mali i Zi

Xhepa: Po shikoja çfarë projektesh ka fituar Shqipëria në projektet Horizont 20/20 të BE-së për financimin e shkencave. Vendet e tjera kanë fituar projekte pa fund. Shqipëria edhe më pak se Mali i Zi.

Dhe kemi aplikuar më pak dhe kemi marrë më pak. Nuk ka koncept akademik dhe nuk ka në vende të botës kështu.

S'kemi pse të ketë status të veçantë, pasi marrin pension të përjetshëm. Kemi profesor dhe doktor dhe këto janë grada shkencore. Nuk kemi pse t'i japim merita të paqena dikujt.

Këto nuk janë fare serioze sepse në një shoqëri të hapur nuk veprohet në këtë mënyrë. Ka pasur filozofë të jashtëzakonshëm që nuk kanë shitur vepra. Kemi Niçen, Van Gogun.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhufi: Putinizëm akademik! Zgjedhjet tek Albanologjia farsë

Posted: 06 Sep 2017 01:35 PM PDT

Profesori Pëllumb Xhufi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se në universitetet publike prej 20 vitesh të njëjtët persona zgjidhen dhe rizgjidhen në poste drejtuese. Ai i konsideroi farsë zgjedhjet në Institutin e Albanalogjisë, duke akuzuar ministren teknike të Arsimit. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi fajësoi ministren Lindita Nikolla për ndryshimin e emrit të këtij institucioni.

Xhufaj: Bëhet një lidhje e shkurtër midis kandidatëve për drejtor të Institutit Albanalogjik dhe ministres së re teknike, brenda ditës. U organizuan zgjedhjet që është mungesë serioziteti që ndryshoi edhe emrin Akademi Albanalogjike që është butafori. Pra organizohen këto zgjedhje që janë realisht farsë. Ka ardhur një qeveri që nuk është qeveria që të vuri ti. Jemi qendër shkencore, s'jemi me drejtor të përjetshëm. Edhe universitetet në 25, rektor, zv/rektor, dekan, zv/dekan. Putinizëm akademik.

Boçi: Për çështjen e transferimit të emrit në Akademi është bërë takim informal midis ministres Nikolla dhe anëtarëve të Senatit. U konsiderua riorganizim.

Xhufi: Nuk u përfshimë në ligjin e arsimit të lartë.

Boçi: Ata nuk qëndruan urtë dhe kur tentuan t'i marrin godinën.

Xhufi: Kur ju morë godina, duhet të ulërinin.

Boçi: Pa viston e ministres nuk e bënin ata të senatit dhe nuk e ka bërë ministrja teknike.

Xhufi: Ajo futi duart edhe në politikën e jashtme të shtetit shqiptar.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter