Ora News: “Pas Karaibeve, Uragani Irma godet ishujt Turks dhe Caicos” plus 9 more |
- Pas Karaibeve, Uragani Irma godet ishujt Turks dhe Caicos
- “Lady in Red”, Elvana Gjata shkëlqen me të kuqe
- Vizitë në shtëpinë e të fundmit të familjes: Jam e vdekur për së gjalli
- Nxjerr të pasmet, aktorja deklaron: “Nuk e bëj me qëllim”
- Një tërmet me magnitudë 8.1 godet Meksikën, alarm për tsunami
- Modelja me këmbët më të gjata në botë
- Pronari i lokalit sherr me katër të rinj, njëri nxjerr armën dhe e qëllon
- Modelja e njohur: Vazhdoj të jem mikeshë me ish-bashkëshortin
- Kap mat të dashurën me milionerin, pret litarët e jahtit
- Paralajmërimi i Poroshenkos: Rusia mund të na pushtojë
| Pas Karaibeve, Uragani Irma godet ishujt Turks dhe Caicos Posted: 07 Sep 2017 11:57 PM PDT Uragani Irma ka goditur ishujt Turks dhe Caicos pas shkatërrimit në masë të ishujve Karaibe, duke vrarë të paktën 14 persona. Erëra të forta dhe dallgë të fuqishme deti goditën territorin britanik. Ndërkohë ka pasur disa dëme dhe përmbytje në Haiti, që ende po vuan pasojat e tërmetit shkatërrues të vitit 2010. Uragani shumë shpejt pritet të arrijë edhe në shtetin e Floridas të SHBA-ve, thonë zyrtarët amerikanë. Rreth 500.000 persona janë paralajmëruar të largohen nga pjesa jugore e Floridas përpara mbërritjes së uraganit Irma të dielën. Qendra e Uraganëve thotë se Irma do të mbetet një stuhi e kategorisë 4 ose 5 për disa ditë. Erërat e stuhisë janë zvogëluar pak, duke shkuar në 270 km/ h, nga 285 km në orë që ishte shpejtësia maksimale. Rreth 1.2 milionë njerëz janë prekur nga Irma dhe numri mund të rritet ndjeshëm deri në 26 milionë, thotë Kryqi i Kuq. Ka shqetësime për përhapjen me shpejtësi të sëmundjeve në zonat ku shërbimet e ujit të pijshëm dhe kanalizimet janë shkatërruar dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet. Irma është pranë Turks dhe Caicos Islands dhe është parashikuar të lëvizë drejt Bahamas. Stuhia parashikohet të arrijë në Kubë, përpara se të godasë shtetin e Floridës në fundjavë, thotë kreu i agjencisë së emergjencës amerikane, i cili parashikon që uragani të ketë pasoja vërtet shkatërruese.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Lady in Red”, Elvana Gjata shkëlqen me të kuqe Posted: 07 Sep 2017 11:48 PM PDT Këngëtarja e njohur Elvana Gjata gjithmonë surpizon me stilin e saj të veçantë. Dhe këtë herë nuk ka zhgënyer. "Lady in Red" është shfaqur në Firence të Italisë e veshur e gjitha me të kuqe dhe duket mahnitëse.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vizitë në shtëpinë e të fundmit të familjes: Jam e vdekur për së gjalli Posted: 07 Sep 2017 11:32 PM PDT Në historinë e Shqipërisë ata cilësohen heronj, por jeta e tyre shkoi aq ters si të ishin dënuar me vdekje. Atë 12 dhjetor të vitit 1985 teksa futeshin në Ambasadën italiane në Tiranë dhe kërkuan azil politik, 2 vëllezër dhe 4 motra të familjes Popa i dhanë grushin më të rëndë regjimit komunist. Pas 32 vjetësh pesë prej tyre kanë vdekur. Gjallë është vetëm Ermioni, vajza e vogël e familjes që sapo ka mbushur 75 vjeç. Jeton mes skamjes dhe pamundësisë së jetës. E braktisur dhe e rrënuar nga gjithçka, ajo është në kufijtë esktremë. Gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Debati në Channel One" Roland Qafoku ishte në shtëpinë e saj në një apartament në katin e parë të një pallati parafabrikatesh në Durrës dhe solli me zë dhe figurë vuajtjet e heroinës. Fraza e përsëritur më shpesh gjatë intervistës ishte: "Jam e vdekur për së gjalli". Por në emisionin e dytë të këtij sezoni të ri, gazetari Roland Qafoku ka bërë një zbulim që vjen për herë të parë për opinionit publik. Në janar të vitit 1987, Presidenti i regjimit komunist Ramiz Alia dërgoi në Ambasadën italiane për të negociuar Kristaq Ramën, babain e kryeministrit të sotëm Edi Rama. Gazetari Qafoku publikoi mbrëmë të gjithë raportin që Kristaq Rama, deputet dhe anëtar i presidumit të Kuvendit Popullor hartoi për Ramiz Alinë pas takimit disa orësh me familjen Popa. Më poshtë është e zbardhur një pjesë e këtij raporti të hartuar nga Kristaq Rama. "Sot më datë 23 janar 1987, ora 10.00 u bë takimi në Ambasadën italiane. Në hyrje të Ambasadës na priti një punonjës i Ambasadës i cili na drejtoi në një studio ku na priste Ambasadori (Claudio Gentile). Paraprakisht, mbasi u ulëm, Ambasadori filloi të më pyesë a po punoj për statujën e shokut Enver në sheshin "Skënderbej" dhe biseduam për monumentet që kam punuar unë… Në dhomë u futën një burrë dhe një grua që ishin Akili dhe Liljana. Kur u futën ata as nuk na përshëndetën por na shihnin pak të çuditur. Vumë re se ishin shumë të irrituar dhe ishin veshur me rroba shumë të përdorura shqiptare që nga këpucët e deri te palltot. Kur i tha Ambasadori që e njihin zotin Rama, ata e mohuan atëherë unë i thashë se njihemi se jemi durrsakë dhe me Liljanën kemi qenë në shkollë, në Liceun Artistik, ajo prapë nuk dha të njohur. Ishte shumë e zbehtë dhe e zbardhur komplet. Kur u ulëm i thashë ku janë të tjerët? Kjo pyetje i befasoi, panë njëri-tjetrin dhe thanë këtu janë. Kur i pyetëm përse nuk duan të vinë unë dua të bisedoj me të tërë, përgjigja qe se janë të sëmurë dhe jemi ne dhe s'ka nevojë ëpr ta. Po kaq keq janë sa nuk mund të lëvizin? Unë desha të bisedoj dhe takoj edhe ata që të dëgjojnë edhe ata. Por dhoma ku ishim ne dhe nga karriget që ishin vendosur dukej që paraprakisht ishte menduar se ato do të ishin vetëm dy vetë. Akili më pyeti përse kisha ardhur. Unë i shpjegova që si deputet në takim me popullin më kanë pyetur për ju dhe më kanë ngarkuar t'ju takoj tju shpjegoj dhe sqaroj pozitën tonë duke ju bërë thirrje të reflektoni. …. Herë pas herë ata bënin këto ndërhyrje: Ne nuk kemi punë me ju. Jemi italianë se jemi në tokë italiane. Çështjen tona do ta shqyrojë OKB dhe gjyqi i Hagës. Nuk kemi punë me autoritetet tuaja. Unë i thashë që Ambasada është në tokë shqiptare. Unë ju përgjigjem se ne jemi shtet sovran e i pavarur që lirinë e kemi mbrojtur gjithmonë vetë dhe asjë armik nuk na tremb. Këtë e ka treguar historia. ….Akili falenderoi Ambasadorin italian dhe u largua pa na përshëndetur. … Ambasadori më tha se policia shqiptare nuk mund të futet në godinën e Ambasadës italiane se kjo është tokë e padhunueshme. Ai më tha se Sigurimi kishte përgjuar bisediat e tij me Popajt por unë e kundërshtova. ..Gjatë gjithë kohës Liljana fliste italisht. Gjatë gjithë kohës më drejtoheshin me fjalën Juve, qeveria juaj duke nënkuptuar që ata nuk ishin shqiptarë. Mua më thanë se i kishim burgosur, internuar dhe persekutuar. Unë iu thashë se ju nuk keni qenë as të burgosur e as të internuar dhe se lëvzinin si ju donte qefi. I sigurova ata se nga territori shqiptar ata nuk kishin për të dalë kurrë prej andej nëpërmjet Ambasadës, por të dalin vetë dhe se do jenë të lirë. Do përfitojnë edhe nga amnistia. Në këtë moment Liljana nxori nga xhepi një pilulë dhe tha: Unë pi këtë dhe nuk dal prej këtej. Atëherë Akili brofi në këmbë dhe tha po atëherë përse për Aleksandër Kondon iu drejtua Gjykatës së Hagës?" Raporti nga Kristaq Rama. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Nxjerr të pasmet, aktorja deklaron: “Nuk e bëj me qëllim” Posted: 07 Sep 2017 11:32 PM PDT Aktorja e famshme Ariel Winter është shfaqur shumë provokuese me veshjet e fundit duke mos i lënë vend imagjinatës. Ylli 19-vjeçar është shfaqur duke shëtitur në Los Angeles e veshur me pantallona të shkurtra që i ekspozonin të pasmet. Kjo gjë është kritikuar shumë nga fansat e saj të cilët e kanë akuzuar se e ka bërë këtë gjë qëllimisht. Por ajo e ka mbrojtur vendimin e saj për të veshur pantallona shumë të shkurtra dhe me anë të një postimi në Twitter ka këmbëngulur se nxjerrja e të pasmeve nuk ishte e qëllishme. "Unë nuk përpiqem të tregoj apo të shfaq të pasmet e mia kur vesh pantallona të shkurtra."
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Një tërmet me magnitudë 8.1 godet Meksikën, alarm për tsunami Posted: 07 Sep 2017 11:12 PM PDT Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur bregun jugor të Meksikës. Epiqendra ishte rreth 100 km (62 milje) në jug-perëndim të qytetit të Pijijiapan dhe thellësi prej 35 km. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për Meksikën, Guatemalën, Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaragua, Panamanë dhe Honduras. Tërmeti u ndje në Mexico City, me ndërtesa të cilat u dridhën dhe njerëz që vraponin në rrugë nga frika. Një vizitor në qytet, Luis Carlos Briceno, tha për Reuters: “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë që toka të dridhet kaq shumë". Në disa zona të kryqytetit meksikan është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike. Nëse konfirmohet magnituda 8.1, tërmeti do të ishte i barabartë në forcën e tërmeteve që goditën Meksikën në vitet 1995 dhe 1985. Kjo e fundit goditi në afërsi të qytetit të Meksikos dhe shkaktoi mijëra të vdekur. Nuk ka paralajmërim për tsunami për bregun perëndimor të SHBA në tërmetin e fundit. Aktualisht Meksika po kërcënohet gjithashtu në bregun e saj lindor nga Uragani Katia. Kategoria e uraganit është rreth 300 km në jug-lindje të Tampicos dhe është shoqëruar me erëra 140km / h, thuhet nga Qendra Kombëtare e Uraganeve. ![]() Pamje nga një qendër tregtare në Meksikë pas tërmetit ![]() Ekipet e shpëtimit në jug të Meksikës duke hequr rrënojat nga ndërtesat e shembura pas goditjes së tërmetit Persona te frikesuar nga termeti kane dale ne rruge Persona te frikesuar nga termeti kane dale ne rruge ![]() Persona te frikesuar nga termeti kane dale ne rruge
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Modelja me këmbët më të gjata në botë Posted: 07 Sep 2017 11:08 PM PDT Kjo modele ruse është kurorëzuar me një rekord Guinness si femra me këmbët më të gjata në botë. Ekaterina Lisina, 29 vjec, më parë kishte thyer një tjetër rekord, duke u cilësuar si modelja më e gjatë në botë, shkruan "Mirror". Rusja është 2 metër e gjatë dhe këmbën e majtë e ka 132.8cm të gjatë, ndërsa këmba e djathtë është 132.2cm. Modelja vjen nga një familje shumë e gjatë, me vëllain e saj që është 198cm, babai i saj 195cm dhe nëna e saj 182cm.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Pronari i lokalit sherr me katër të rinj, njëri nxjerr armën dhe e qëllon Posted: 07 Sep 2017 11:01 PM PDT Një 32 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes, 7 shtator 2017, në Laç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 , në lagjen Nr.3 të qytetit. I plagosuri Rudolf Toma, pronar i një lokali mësohet se është konfliktuar me katër të rinj. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të. Toma ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka identifikuar katër autorët e përfshirë në konflikt.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Modelja e njohur: Vazhdoj të jem mikeshë me ish-bashkëshortin Posted: 07 Sep 2017 01:40 PM PDT Modelja e njohur, Miranda Kerr ka pranuar se vazhdon të jetë mikeshë me ish-bashkëshortin Orlando Bloom. Ata u martuan në 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë djali i tyre, Flynn që është 6 vjeç. "Ishte gjëja më e mirë që ndodhi. Ne nuk po i sillnim asnjë të mirë njëri-tjetrit. Nuk ka armiqësi mes nesh, do mbetemi gjithmonë miq," – ka thënë ajo për revistën The Edit. Dihet se Miranda tani është e martuar me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel dhe tregon se ndihet shumë mirë në krahët e tij. Marrëdhënia po shkon shumë mirë, ndërsa është gjithcka spontane mes tyre dhe bëjnë cfarëdo që i shkon ndër mend. Nuk dihet nëse së shpejti do bëhet nënë për herë të dytë. a.m/oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kap mat të dashurën me milionerin, pret litarët e jahtit Posted: 07 Sep 2017 01:25 PM PDT Një djalë ka pranuar se ka shkaktuar dëm te motori i një jahti me vlerë 450 mijë paund pasi kapi të dashurën në një pozicion provokues me pronarin milioner. "Dave Taylor shkoi në anijen 'Coco' të Michael Hay dhe gjeti të dashurën e tij Hannah Brookes, 26 vjec të ulur përballë tij duke kryer lëvizje seksuale," – njoftoi gjykata. Taylor ishte aq i zemëruar sa preu litarët e ankorimit që lidhnin jahtin me bregun e Newcastle duke vënë jetën e tyre në rrezik. Pas kësaj ai preu edhe litarët e një anije tjetër aty pranë që i përkisnin milionerit. Zjarrfikëset, rojet bregetare, policia dhe anijet u thërritën menjëherë që ti vinin në ndihmë atyre. Incidenti shkaktoi dëm prej më shyumë se 10 mijë paund. Ndërkohë milioneri ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se mund të jetë në një lidhje me ish-kërcimtaren. Fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë serioze dhe do mbahet një seancë tjetër me 8 tetor për të dhënë dënimin për Taylor.
a.m/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Paralajmërimi i Poroshenkos: Rusia mund të na pushtojë Posted: 07 Sep 2017 01:15 PM PDT Në prag të nisjes së një seance stërvitore të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka paralajmëruar se kjo lëvizje mund të jetë pikënisja e Moskës për të marrë territore të tjera ukrainase. Gjatë një fjalimi kreu i shtetit dhe i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë shenjë që të bën të mendosh se rusët do të tërhiqen nga Donbasi apo Krimeja. Ai shtoi se kjo është një tymnajë për të orkestruar pushtime të tjera mbi Ukrainën. "Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që stërvitjet ushtarake të Rusisë organizohen me qëllim që trupat e tyre të pushtojnë Ukrainën. 7 mijë ushtarë të pajisur me armatime po i afrohen kufirit tonë dhe ne nuk kemi asnjë garanci se ata do të kthehen në vendin e tyre pas përfundimit të seancës stërvitore, për këtë arsye kemi nevojë që të jemi të përgatitur", tha Poroshenko. Më tej Poroshenko kërkoi edhe ndihmën e partnerëve Perëndimorë për tu pajisur me armatime. Sipas tij është mjaft e rëndësishme që të konkretizohen marrëveshjet për furnizim me municione në kushtet kur rreziku rus sa vjen dhe shtohet. Seanca ushtarake e Rusisë pritet të zgjashë një javë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








