Ora News: “Nuk vëren se skena po hapet, e papritura ndodh për liderin e Metallica” plus 9 more |
- Nuk vëren se skena po hapet, e papritura ndodh për liderin e Metallica
- Humbet gishtërinjtë e dorës, i zëvëndëson me të këmbës
- Rama diskuton me Ministrat programin në Velipojë
- Klaudia Pepa mahnit në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias
- Kapet skafi me rreth 4 ton marijuanë, arrestohen tre shqiptarë
- Pa Akademinë e Shkencave, Shqipëria nuk do të jetë më qendra e studimeve albanologjike!
- Parisi: Raketat e Penianit mund të godasin Europën përpara SHBA-ve
- Dil në shesh t’i themi ndal dhunës ndaj grave
- Duhet të ishit me mijëra, vetëm kështu ligji do të ndryshonte në favorin tuaj
- Kur Dritëro Agolli shkruante: Askujt të mos i shkojë ndër mend të zhbëjë Akademinë e Shkencave
| Nuk vëren se skena po hapet, e papritura ndodh për liderin e Metallica Posted: 06 Sep 2017 12:17 AM PDT Një e papritur ka ndodhur për liderin e grupit Metallica, James Hetfield. Ndërsa performonte në Hollandë legjenda 54-vjeçar nuk e vuri re që skena po hapej dhe u rrëzua me fytyrë. Për fat të mirë kitaristi doli nga pjesa e skenës së hapur, ku u rrëzua pa u dëmtuar dhe filloi koncertin. Nuk është hera e parë që ylli i Nothing Else Matters është lënduar në skenë. Në vitin 1992 gjatë turneut me grupin e Guns n'Roses, Hetfield u dogj kur u afrua shumë me fishekzjarret.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Humbet gishtërinjtë e dorës, i zëvëndëson me të këmbës Posted: 05 Sep 2017 11:50 PM PDT Një 55-vjeçar i cili humbi gishtërinjtë e dorës pas një aksidenti të tmerrshëm, i ka zëvëndësuar ata me të këmbës. Jeremy Payton kishte frikë se do të mbetej me aftësi të kufizuara për gjithë jetën kur preu të gjithë gishtërinjtë e dorës së djathtë në një makineri industriale. Por me anë të një operacioni kirurgët arritën që ti hiqnin tre gishtërinjtë e këmbës duke ia vendosur në dorë. Tashmë Payton mësuar dalëngadalë që të jetojë me dorën e tij të re si edhe të kryejë punë të përditshme si lidhjen e këpucëve apo gatimin.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rama diskuton me Ministrat programin në Velipojë Posted: 05 Sep 2017 11:41 PM PDT Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot mbledhjen e dytë joformale me 13 Ministrat e rinj dhe zëvendëskryeministren Senida Mesi përpara votimit të tyre në Kuvend dhe më pas dekretimit nga Presidenti. Takimi do të zhvillohet në zonën turistike të Velipojës, në Shkodër. Më herët në 28 gusht Rama preferoi ti mblidhte ministrat në Llogara në takimin e parë informal. Në takimin e parë u diskutua struktura e re qeverisëse, strukturat e reja që do të kenë në varësi si dhe përgatitjen për planin e punës që do të ketë secili prej ministrave. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Klaudia Pepa mahnit në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias Posted: 05 Sep 2017 11:29 PM PDT Balerina e famshme Klaudia Pepa gjithmonë di si të na surprizojë dhe mahnit me prezencës e saj. E ndërsa filloi dhe Festivali i Filmit në Venecia, ku do të jetë pjesmarrës shumë yje të Hollywood, Klaudia është shfaqur në tapetin e kuq. Balerina ka postuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram. Veshur me fustan blu me dekolte të hapur ajo rrezaton. Edicioni i 72 i filmit të Festivalit ka nisur mbrëmjen e së martës dhe për 11 ditë në tapetin e kuq do ecin dhjetra aktorë, regjisorë, producentë nga e gjithë bota.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kapet skafi me rreth 4 ton marijuanë, arrestohen tre shqiptarë Posted: 05 Sep 2017 11:27 PM PDT Kapet lumë droge në brigjet e Italisë gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza së Barit dhe Policisë italiane. Një sasi prej 3 ton e 992 kilogramë marijuana është sekuestruar në një jaht në orët e para të mengjesit. Sipas policisë jahti ishte me flamur të SHBA.(Delaware) Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues. Në ekuipazhin e jahtit u arrestuan tre shtetas shqiptarë F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes. Policia e Shtetit bën me dije se hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare, ndërsa nuk jep infiormacione të mëtejshme për shkak të sekretit hetimor. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë malazeze për zbardhjen e këtij Ky është operacioni i dytë i tillë në 30 ditët e fundit.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Pa Akademinë e Shkencave, Shqipëria nuk do të jetë më qendra e studimeve albanologjike! Posted: 05 Sep 2017 11:18 PM PDT Mbyllja e Akademisë së Shkencave është paravendosur prej qeverisë të paktën dy vjet më parë, qyshse Kuvendi që do të mbahet mend si i vetmi në botë që miratoi një ligj për të dekriminalizuar vetveten, votoi ligjin ” Për arsimin e lartë e kërkimin shkencor në universitete”. E pata paralajmëruar atë kohë në sallën e Kuvendit, si “një pabesi të madhe ndaj shkencës kombëtare” këtë projekt të qeverisë, si për të parathënë gjithë sa po ndodh aktualisht e që po i serviret publikut si një farsë! Por jo më si farsa e zgjedhjeve që u zhvilluan në Akademi, që në fakt është vetëm njëri prej akteve të zgjedhjeve – farsë që zhvillohen në këtë vend; farsë zgjedhjet politike me vota të vjedhura e të blera, farsë zgjedhjet lokale, farsë zgjedhjet nëpër universitete ku rektorët zgjidhen dekanë e dekanët ish-rektorë ribëhen rektorë, njësoj si në Akademi, farsë zgjedhjet nëpër parti e kështu me rradhë! Farsa e ashtuquajtur e Akademisë, në fakt është farsë e qeverisë! Sepse atë që projektoi me ligjin “Për arsimin e lartë e kërkimin shkencor në universitete” mbi dy vjet më parë, qeveria e ka bërë realitet përpara zgjedhjeve politike që u mbajtën 25 qershorin e këtij viti për tepsinë e timonin. Në një projekt derguar ministrive e institucioneve të varësisë në ditët e para të korrikut, pra menjëherë pas zgjedhjeve, qeveria e ka parashikuar mbylljen e Akademisë së Shkencave! Ndaj i gjithë debati për gjoja reformimin e Akademisë, përfshirë edhe “shpërthimin” inatçor të kryeministrit në mëngjes para, e në drekë pas zgjedhjeve të datës 4 shtator në Akademi, është farsa e vërtetë! Referuar projektit të qeverisë, ristrukturimi i saj nuk parashikon më as Akademinë e Shkencave dhe as Qendrën e Studimeve Albanologjike, por parashikon krijimin e Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor! Pra do të mbyllet Akademia e Shkencave, do te mbyllet Qendra e Studimeve Albanologjike, do te mbyllen edhe te gjitha institutet e tjerë të kërkimit shkencor!Thënë shkurt e shqip: zhdukja e Akademisë është projekt qeveritar dhe loja me opinionin është farsa e kryeministrit. E gjitha kjo nuk ka lidhje as me farsën e zgjedhjeve në Akademi, as me gozhdën e fundit të arkivolit siç u shpreh P. Milo, as me pikën e fundit të ujit të Lindita Nikollit dhe natyrisht as me letrat e hapura për kryeministrin të A. Fugës. Pa asnjë mëdyshje jam pro idesë së reformimit e riorganizimit të Akademisë së Shkencave e jo vetëm të saj, por të tërësisë së institucioneve të kërkimit shkencor. Jam gjithashtu edhe për një proces të hapur e gjithpërfshirës reformimi, i cili të jetë produkt i debatit e ballafaqimit publik të ideve e projekteve, sepse edhe Akademia e problemet e saj nuk mund të jenë çështje e një rrethi të kufizuar e për me keq të selektuar njerëzish. Pavarësisht qasjeve të ndryshme edhe ndaj rolit të Akademisë së Shkencave e të ardhmes së saj, debati është i vlefshëm, paçka se paradoksalisht në debatin për Akademinë vetëm akademikët nuk po marrin pjesë! Zgjedhje e tyre, ndonëse në vlerësimin tim jo më e mira! Opinioni ka nevojë të dijë e të njohë cili është qëndrimi i akademikëve e të mos fshihen pas emrit të Akademisë! Sfida e reformimit të Akademisë është padyshim edhe sfidë e tyre, të cilën ata nuk duhet e nuk mund ta sodisin në heshtje! Eshtë afërmendsh edhe sfidë e qeverisë, e cila nga sa na jep mundësi të mësojmë projekti i sajë, ka zgjedhur rrugën më të shkurtë, pra edhe më të lehtën; që Shqipëria të mos ketë më Akademi të Shkencave. Thënë më drejtpërdrejtë, Shqipëria nuk do të jetë më qendra e studimeve albanologjike! Kryeministri është ende në kohë të rikonsiderojë projektin e vet per zhdukjen e Akademisë e të inicojë e udhëheqë vetë ringritjen e saj përmes një procesi gjithpërfshirës e transparent, me njerëz të ditur e vullnetmirë për të ruajtur 45 vite akademizëm kombëtar e për të ndërtuar mbi atë traditë që ka në themel kontributet e paçmuara të Aleks Budës, Eqrem Çabejt, Androkli Kostallarit, Mahir Domit, Shaban Demirajt, Dhimitër Shuteriqit, Petrit Radovickës, Kolë Popës e shumë të tjerëve si themelues të saj 45 vjet me parë, por edhe e të tjerëve më pas si Dritero Agolli, Ismail Kadare, Petrit Gaçe, Ylli Popa, Stefanaq Pollo, Selaudin Bekteshi, Odhise Paskali, Jorgo Bulo, Farudin Hoxha, Rexhep Meidani, Skender Gjinushi, Besim Elezi, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ferid Murati, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Titos Jochalis e shumë e shumë të tjerëve, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë europiane. Sot nuk është as mençuri e as forcë të thuash “nuk të jap paratë” a thua se i ke te xhepit tënd apo të “nxjerr nga godina” e cila në fakt është pronë private! Aq më tepër e thënë kjo përmes një gjuhe ultimatumi e kercënimesh, e padenjë për komunikimin me cilindo e jo më me një institucin shkencor dhe me akademikët e vendit, e denjë për çifligarët turkoshakë të mesjetës! Forcë e demonstrim lidershipi është të inicosh e udhëheqësh me guxim e mençuri, me urtësi e largpamësi një proces reformues e jetësimi të Akademisë së Shkencave, në funksion të tërësisë së reformave zhvillimore e integruese të vendit, me cak mbërritës anëtarësimin në Bashkimin Europian, ku do të duhej që Akademia e Shkencave të gjendej në krye të punëve për hartimin e platformave e projekteve të mëdha kombëtare. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Parisi: Raketat e Penianit mund të godasin Europën përpara SHBA-ve Posted: 05 Sep 2017 11:14 PM PDT Raketat e Koresë së Veriut mund të mbërrijnë në Europë, shumë përpara nga ç'mund të jetë parashikuar. Alarmi vjen nga Ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly. Duke folur para forcave të armatosura franceze në Toulon, Ministri deklaroi: “Skenari i përshkallëzimit drejt një konflikti të madh nuk mund të hidhet poshtë. Europa ka të ngjarë të jetë brenda fushëveprimit të raketave të Kim Jong Un më herët nga sa pritej”. Ndërkohë, nga Pheniani ka ardhur një paralajmërim i ri në SHBA. “Masat e fundit të vetëmbrojtjes së Koresë së Veriut janë një paketë dhuratë vetëm për Shtetet e Bashkuara, ata do të marrin më shumë”, tha Han Tae Song, ambasadori i Koresë së Veriut në OKB, duke folur në Gjenevë dy ditë pas testit bërthamor të Phenianit. Shtetet e Bashkuara “do të marrin pako shtesë nga vendi im përsakohë të ndërmarrin provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut”. Por nga ana tjetër nuk ka munguar dhe kundërpërgjigjia e SHBA. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar përmes një postimi në twitter se do të lejojë Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë më shunë armatime ushtarake shumë të sofistikuara nga Shtetet e Bashkuara” për të kundërshtuar Korenë e Veriut.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Dil në shesh t’i themi ndal dhunës ndaj grave Posted: 05 Sep 2017 10:00 PM PDT Mbi 10 organizata janë angazhuar t’i bashkohen një manifestimi kundër dhunës në familje dhe vrasjes së grave. Manifestimi do të zhvillohet sot (e mërkurë, 6 shtator) në orën 18:00 në sheshin "Skënderbej", para hotel Tirana International. Në apelin që kanë postuar online organizatorët bëjnë thirrje qytetarë t’i bashkohen kësaj kauze. “Fildez Hafizi! Një tjetër jetë e marrëdhunshëm! Një tjetër grua, nënë, mike, motër, kolege, fqinjë e mirë që bie pre e dhunës në familje! DIL NË SHESH që të mos i lemë vetëm vajzat dhe gratë që jetojnë nën kërcënimin e dhunës! DIL NË SHESH që t'u themi familjarëve të viktimave të dhunës se ata nuk janë vetëm! DIL NË SHESH që të dëshmojmë se kurrë, kurrë nuk do të bëhemi indiferentë qoftë edhe ndaj një jete të vetme të humbur për shkak të dhunës! DIL NË SHESH që t'ju kërkojmë burrave, djemve, baballarëve, vëllezërve, miqve, kolegëve të mos lejojnë kërrkënd të ngrejë dorën ndaj një gruaje! DIL NË SHESH që t'ju kërkojmë policëve, prokurorëve, gjykatësve tëtregojnëzero tolerancë për çdo shfaqje të dhunës ndaj grave! DIL NË SHESH që t'ju kërkojmë institucioneve publike të vënë në dispozicion, me prioritet, të gjitha burimet e duhura njerëzore dhe financiare për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe për t'u dhënë grave viktima të dhunës një shans për një jetë me dinjitet!
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Duhet të ishit me mijëra, vetëm kështu ligji do të ndryshonte në favorin tuaj Posted: 05 Sep 2017 03:52 PM PDT Për gratë që ziejnë fasule… Ku jeni mi, gra, që i keni lënë këto vajza vetëm të luftojnë për ju. Prapë dajak do hani, prapë do t’ju vrasin, sa kohë nuk e mbroni veten. Duhet të ishit me mijëra, vetëm kështu ligji do të ndryshonte në favorin tuaj. Një ligj që mjafton vetëm të kërcënoheni, tjetri, “burri i paburrë” shkon në burg dhe i paamnistuar. Vetëm një ligj shumë shumë i ashpër, që të veprojë për një kohë 20 a 30 vjet, aq sa ta mendoni ju që nuk rrezikoheni, aq sa të ndryshojë ky mentalitet i poshtër se ju jeni pronë, do të mund ta bëje kthesën e madhe për ju. Po ku jeni ju? As kur ju kërkohet me alarm, nuk dilni, por zini fasule. Këtë ligj të ashpër duhet ta kishin kërkuar ju me mijëra në shesh. Nuk e bëtë, shteti nuk ju ka faj. Të ishte vrarë një grua e zakonshme në Perëndim, sepse nuk ka vepruar ligji, bulevardi nuk i nxinte gratë. Të ishte vrare një gjykatëse në Perëndim, një njeri që duhet të mbrojë të drejtat e të tjerëve, një grua si shembull i grave që mbrojnë më të dobëtit, ishte anuar shteti. Shteti e vrau Erieta Avdylin, me marrëveshje politike. Hipokritë dhe hipokrite, Fildes Hafizi nuk ka nevojë për shtëpi pas vdekjes, por të mos vdiste! /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kur Dritëro Agolli shkruante: Askujt të mos i shkojë ndër mend të zhbëjë Akademinë e Shkencave Posted: 05 Sep 2017 03:44 PM PDT Akademia e Shkencave ka publikuar amanetin e fundit të Dritëro Agollit, publikuar në maj 2016 kur diskutohej reformimi i Akademise se Shkencave, shkrirja e Qendres se Studimeve Albanologjike e jo vetem. Kur jemi ne kulmin e debatit per Akademine e Shkencave, ky amanet eshte postuar nga Akademia ne profilin e saj ne facebook Amaneti i fundit i akademikut Dritero Agollit për Akademinë e Shkencave “Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”. Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje. Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën. Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t'i ruajnë e t'i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra. Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t'u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t'ia kërkojë përgjigjen? Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qendrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam. Pse është zvogëluar Akademia jonë? Kjo pyetje duhet të na shqetësojë. Do të ishte një gabim i madh të bëheshin reforma për ta zvogëluar akoma. Shkenca shqiptare ka shumë kundërshtarë, tezat e kësaj shkence nuk mund të braktisen, të lihen jetime. T'i kërkohet përgjegjësi Akademisë për të ndryshuar pozitivisht, por mendimi për ta kufizuar rolin e saj dhe aq më keq për ta zhbërë nuk duhet t'i shkojë askujt në mend. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








