Ora News: “Ndërron jete akademiku Farudin Hoxha” plus 8 more

Ora News: “Ndërron jete akademiku Farudin Hoxha” plus 8 more


Ndërron jete akademiku Farudin Hoxha

Posted: 11 Sep 2017 12:05 AM PDT

Ka ndërruar jetën në moshën 82-vjeçare akademiku dhe profesori Farudin Hoxha.

Akademiku Hoxha ka qenë projektues i shumë veprave hdiroenergjitike në Shqipëri.

Gjithashtu, akademiku me profesion inxhinier hidroteknik ai ka qenë edhe ish-ministri i Ndërtimit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Do t’u hapë dyer të reja

Posted: 10 Sep 2017 11:56 PM PDT

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Fillimi i një tjetër viti thotë Basha do ti bëjë fëmijët më të mirë dhe do t’u hapë atyre dyer të reja. 

Basha gjithashtu ka uruar edhe prindërit dhe mësuesit për punën e palodhur të tyre që bëjnë me fëmijët.

Basha: Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t'i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t'u hapë dyer të reja. Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot 16 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Posted: 10 Sep 2017 11:47 PM PDT

Si sot 16 vjet më parë, Amerika por e gjithë bota u trondit nga sulmet e tmerrshme terroriste, që i morën jetën rreth 3 mijë personave. 

Më 11 shtator të vitit 2001, dy avionë të rrëmbyer nga terroristët goditën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua Pentagoni.

Sulmet në vitin 2001 i u kryen nga pjesëtarë të grupit terrorist Al Kaeda, ndërsa kjo ngjarje tragjike e shënoi fillimin e fushatës së përgjithshme amerikane dhe perëndimore kundër terrorizmit, e cila rezultoi me luftërat në Afganistan dhe Irak, me hapjen e burgut në Guantanamo, përforcim të masave të sigurisë dhe agjencive në favor të së drejtave të njeriut, me rritje të buxhetit ushtarak.

Lufta kundër terrorizmit ende vazdon, por Al Kaedan, lideri i të cilës Osama bin Laden është vrarë, e zëvendësuan degët e saj dhe Shteti Islamik, kundër të cilëve zhvillohen luftime në Lindjen e Afërt, në Siri dhe në Irak.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Haradinaj pritet ta marrë sot postin e kryeministrit

Posted: 10 Sep 2017 11:27 PM PDT

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, pritet që sot në mesditë t'ia dorëzojë postin Ramush Haradinajt.

Kështu të paktën ka paralajmëruar në “Facebook”, këshilltari i Haradinajt dhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, i cili ka përmendur që pranim dorzimi do të ndodhë në orën 11:30, shkruan Rtk.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Plagoset Papa Françesku

Posted: 10 Sep 2017 11:10 PM PDT

Papa Françesku ka pësuar një dëmtim të lehtë në fytyrë, pasi goditi padashje një pjesë të makinës të tij, gjatë një turneu takimesh në Kolumbi.

Mediat kanë publikuar foto të Papës, i cili duket i dëmtuar në vetull dhe sy.  Ngjarja u konfirmua edhe nga një zyrtar  i Vatikanit.

Papa Françesku ndodhet për vizitë zyrtare në Amerikën Latine dhe është duke vizituar Kolumbinë, ndërsa ka bërë ndaluar në qytetet Bogota, Medellin dhe Kartagjena.

Mësohet se incidenti ndodhi kur Ati i Shenjtë, 80 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij personale të rrethuar me xhama antiplumb dhe e goditi kokën duke dashur ta përshëndeste turmën.

Vatikani tha se ai mori trajtimin me akull dhe se tashme ishte mirë. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ilir Meta zhvillon sot në Itali vizitën e parë zyrtare si President

Posted: 10 Sep 2017 11:00 PM PDT

Ilir Meta nis  sot në Itali vizitën e tij të parë zyrtare si President i Republikës së Shqipërisë.

Vizita dy ditore e Presidentit Meta do të nisë me takimin në mesditë me Presidentin italian  Sergio Mattarella.

Në ora 19.30 të mbrëmjes së sotme Presidenti i Shqipërisë  do të pritet në sallën e Kavalierëve në Parlamentin italian nga kryetaria e dhomës së deputetëve Laura Boldrini.

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Romë, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim pune dhe me kreun e Dhomës së Senatit z. Pietro Grassi.

Gjithashtu Presidenti Meta do të takohet në Romë dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar si dhe me gazetarë vendas.

Në qëndër të takimeve do të jenë marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë e Italisë, rrugëtimi europina i vendit tonë, lufta kundër krimit të organizuar si dhe tematika të aktualitetit ndërkombëtar si kriza e emigrantëve e rreziku nga terrorizmi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot viti i ri shkollor, 33 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka

Posted: 10 Sep 2017 10:49 PM PDT

Mbi 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë nisin sot vitin e ri shkollor 2017-2018.

Nga ky numër total, rreth 33 mijë vogëlushë do të përjetojnë emocionet e uljes për herë të parë në bankat e shkollës.

Sipas Udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, shkolla fillon në 11 shtator dhe përfundon në 2 qershor 2018 për arsimin fillor, dhe 14 qershor për shkollat e mesme.

Ndërkohë një ditë përpara fillimit të shkollës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur një urdhër të detajuar për masat e posaçme me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla dhe përreth tyre.

Policia do të shkëmbejë informacione me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes ngapersoneli roje i shkollës, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.

Gjithashtu do të mbyllen lokalet e tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë janë pika të grumbullimit të personave me precedent kriminal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot seancë plenare, Rama prezanton programin politik

Posted: 10 Sep 2017 10:13 PM PDT

Kryeministri Edi Rama sot do të prezantojë në Kuvend programin e tij politik të qevrisë për 4 vitetet e ardhshme.

Seanca e sotme parlamentarë që do të nisë në orën 10:00 do të ketë  pyetje dhe diskutime dhe më pas do të marrë edhe votëbesimin e deputetëve.

Qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën pas betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave tek Presidenti i Republikës, gjë që parashikohet të ndodhë pas kthimit të Ilir Metës nga Italia.

Programi 28 faqesh nis me një përmbledhje të mandatit të shkuar (2013 – 2017) dhe më pas vijon me ndryshimet që pritet të sjellë qeveria në sektorë të ndryshëm si ekonomia, drejtësia, shëndetësia, turizmi e deri tek politikat e jashtme dhe integrimi europian.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bombola e gazit shpërthen në piceri

Posted: 10 Sep 2017 01:51 PM PDT

Një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në lagjen nr. 1.

“Më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një telefonatë se në lagjen ”Nr.1” , tek një piceri, aksidentalisht ka rënë një vatër zjarri. Vatra e zjarrit është shkaktuar si pasojë e plasjes së një bombule gazi”, sqaron policia. 

Si pasojë e zjarrit  janë djegur  disa  sende dhe aparatura të lokalit. Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter