Ora News: “Mesazhi prekës i vajzës së akademikut Farudin Hoxhës” plus 9 more

Ora News: “Mesazhi prekës i vajzës së akademikut Farudin Hoxhës” plus 9 more

Mesazhi prekës i vajzës së akademikut Farudin Hoxhës

Posted: 11 Sep 2017 11:44 PM PDT

Juli Hoxha, vajza e akademikut Farudin Hoxha, i cili u nda nga jeta një ditë me parë, ka dhënë një mesazh për babain e saj.

"E bekuar si bija jote, me gjithë dashurinë që më dhe, me gjithçka më mësove dhe edukove. Ti je në themel të asaj ç'ka jam. Krenare për ty babush! Të qoftë dheu i lehtë!",  shkruan vajza e inxhinierit në FB.

Farudin Hoxha është projektuesi i disa prej veprave kryesore energjetike në vend.

Hoxha është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë, për arritjet në punën studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimeve hidroenergjetike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kujdes Bella!

Posted: 11 Sep 2017 11:35 PM PDT

Bella Thorne njihet për guximin e saj në veshje dhe stilin e veçantë

Dhe këtë herë ka tronditur me veshjen e saj.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme kishte veshur një bluze të rozë të prerë deri tek gjoksi, ndërsa nuk mbante reçipeta. Kjo bëri që shpesh herë të tregojë më shumë se ç'duhet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Elbasan, eksploziv lokalit të ish-efektivit të krimeve

Posted: 11 Sep 2017 11:15 PM PDT

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën e Universitetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet se kush janë autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, i cili ka qenë ish-efektiv i krimeve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Ne foto, lokali ku ndodhi shperthimi

Ne foto, lokali ku ndodhi shperthimi

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina me dy persona bie në lumin Drin, po udhëtontë drejt Tiranës

Posted: 11 Sep 2017 11:01 PM PDT

Një makinë me dy persona ka rënë në ujërat e lumit të Drinit në zonën e njohur si Ura e Bahçallëkut në Shkodër.

Mësohet se mjeti Ford Focus ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, dhe dyshohet se në të ndodheshin shoferi dhe një pasagjer.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke pritur mbërritjen e polumbarëve për të nisur kërkimet në ujë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë terreni i vështirë nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme. 

Foto: Pamje nga vendi ku u rrezua makina me dy persona ne lumin Drin

Kuvend, sot debatet për programin e qeverisë “Rama 2”

Posted: 11 Sep 2017 10:48 PM PDT

Kuvendi do të diskutojë sot programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Seanca plenare e cila do të nisë në orën 09:00 të paradites, do të jetë një seancë maratonë, pasi pothuajse të gjithë deputetët kanë regjistruar emrat për të folur.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të legjislaturës IX janë të rinj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në seancën e djeshme rikujtoi rregulloren.

Por porosia e Ruçit më tepër se për deputetët e rinj u duk të ishte për ish-kryeministrin Berisha, kur tha se "koha e çdo diskutanti do jetë 20 minuta dhe asnjë diskutant nuk mund të marrë kohë nga një diskutant tjetër".

Ndërkohë në seancën e pasdites së djeshme, kryeministri Rama iu përgjigj 19 pyetjeve të depozituara nga LSI dhe 4 nga socialistët për programin e qeverisë në këtë mandat.

Partia Demokratike nuk depozitoi asnjë pyetje duke kërkuar debat, ndërsa lideri Basha la që në minutat e para seancën. Në lidhje në procesin e integrimit të vendit, Kryeministri Rama tha se kjo nuk është më një  çështje në dorë të Shqipërisë por Brukselit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Amnesty International: Drejtësi e mohuar për viktimat e dhunës seksuale në Bosnje

Posted: 11 Sep 2017 10:41 PM PDT

Amnesty International ka publikuar sot një raport, sipas të cilit më shumë se 20.000 të mbijetuarve nga abuzimi seksual gjatë luftës së fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, u mohohet drejtësia.

Pas qerek shekulli nga shpërthimi i luftës në ish- Jugosllavi, raporti kritikon duke thënë se "pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të këtyre krimeve dhe pengesat e pajustifikueshme, i ndalojnë gratë të marrin ndihmën që u nevojitet dhe dëmshpërblimin ligjorë që u takon"

"Më shumë se dy dekada pas luftës, dhjetëra mijëra gra në Bosnjë po vazhdojnë jetën e tyre të shkatërruar, me shumë pak ndihma mjekësore, psikologjike dhe financiare" ka thënë Gauri van Gulik, zëvendësdrejtor për Evropë i Amnesty International, në një përmbledhje të gjetjeve të raportit.

Grupi për të drejtat e njeriut të organizatës, kanë thënë se raporti i cili bazohet në hulumtimin dyvjeqarë, zbulon se si mungesat sistematike dhe mungesa e një konsensusi politik, ka lënë anash një gjeneratë të tërë të të mbijetuarve nga dhunimet gjatë konfliktit.

Që kur ka filluar gjyqi i krimeve të luftës në Bosnjë, në vitin 2004, më pak se 1 përqind e numrit të përgjithshëm të viktimave të dhunës seksuale kanë raportuar rastet në gjykatë.

Mes tjerash, në raport thuhet se për të rritur vetëbesimin e të mbijetuarve, Bosnja duhet të forcojë mekanizmat që mbrojnë viktimat dhe të adoptojë programin për viktimat e dhunës seksuale, që përfshinë kompensimin ndaj tyre./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sondazhi/ Kush mbizotëron në News 24, ‘Studio e Hapur’ apo ‘Të Paekspozuar’?

Posted: 11 Sep 2017 01:50 PM PDT

Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin News 24.

Dy emisionet e marra nga sondazhi, janë "Studio e Hapur" dhe "Të Paekspozuar", ku për të parin 59% thonë se e kanë ndjekur dhe 42% shkojnë në favor të emisionit të dytë. Ndërkohë, 74% thonë se e pëlqejnë emisionin "Studio e Hapur", kundrejt 70% që pëlqejnë emisionin "Të Paekspozuar".

Për sa i përket drejtuesve, 68% thonë se e njohin Eni Vasilin, për të cilën 75% kanë mendim pozitiv, ndërsa 64% thonë se e njohin Ylli Rakipin që drejton emisionin "Të Paekspozuar", për të cilin 66% thonë se kanë mendim pozitiv.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhjet, 75% e shqiptarëve i besuan sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News

Posted: 11 Sep 2017 01:49 PM PDT

Sondazhet e IPR Marketing dhe Ora News të cilat i ranë në kokë rezultatin zgjedhor të 25 qershorit rikonfirmojnë besueshmërinë tek shqiptarët.

Të pyetur "Sipas jush, sondazhet e publikuara nga Ora News, ishin…?

75% e të anketuarve i kanë vlerësuar të besueshme, 22% janë përgjigjur Nuk e di dhe vetëm 3% e të pyeturve i kanë vlerësuar si jo të besueshme.

Lexoni te gjitha pergjigjet e sondazhit te IPR Marketing: Ora News televizioni i tretë më i ndjekur

Te dhenat e sondazhit u transmetuan mbremjen e 11 shtatorit 2017 ne Tonight Ilva Tare ne Ora News.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Babë e bir plagosin çiftin e bashkëshortëve me mjete prerëse

Posted: 11 Sep 2017 01:45 PM PDT

Burrë e grua mbetën të plagosur me mjete prerëse mbrëmjen e sotme pas një konflikti me një familje tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21: 00 në rrugën “Shefqet Ndroqi”.

Policia sqaron se "shtetasit G.D 34 vjeç dhe I.D 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh 65 vjeç dhe T.Xh 58 vjeçe ( burrë e grua )".

Këta të fundit janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi I.D, 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri është shpallur në kërkim.

Policia vijon punën për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sondazhi/ Kush është emisioni më i pëlqyer në Vizion Plus

Posted: 11 Sep 2017 01:43 PM PDT

Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin Vizion Plus.

Kështu, rreth 49% thonë se ndjekin emisionin "Oktapod" dhe 35% emisionin "Dritare". Për sa i përket pëlqyeshmërisë, dy emisionet marrin përqindje të barabarta.

Kur bëhet fjalë për drejtuesve të emisioneve "Oktapod" dhe "Dritare", Rudina Xhunga që drejton emisionin e fundit, merr përqindje më të larta, ku 81% thonë se e njohin dhe 68% kanë mendim pozitiv, ndërkohë për drejtuesin e "Oktapod", Turjan Hysko, 71% e njohin dhe 66% kanë mendim pozitiv për të.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter