Ora News: “Lajm i keq për adhuruesit e filmit ‘Seksi dhe qyteti’” plus 9 more |
- Lajm i keq për adhuruesit e filmit ‘Seksi dhe qyteti’
- Turqia hap bazën më të madhe ushtarake në Afrikë, do trajnojë 10 mijë ushtarë
- Adidias zgjedh modele të padepiluar, fyerje dhe kërcënime për vajzën e spotit
- Jeta misterioze e gruas së diktatorit Kim Jong Un
- Evropa ime, nuk ka demokraci neutrale
- Referendumi në Katalonjë, tensionohet situata jashtë qendrave të votimit
- Rifillon qarkullimi i trenave në Kosovë
- Martohet ylli i ‘Nrg Band’, publikohen fotografitë e para nga dasma
- Haradinaj e Mustafa, pozicione të pandryshuara për Demarkacionin
- Reagon Rigerta pas bujës së fjalimit të saj në Parlament
| Lajm i keq për adhuruesit e filmit ‘Seksi dhe qyteti’ Posted: 30 Sep 2017 11:42 PM PDT Lajme të këqija vijnë për të gjithë adhuruesit e filmit "Seksi dhe qyteti". Protagonistja e filmit, Sarah Jessica Parker ka konfimuar se nuk do të ketë më një seri të tretë të filmit. "Ka mbaruar…Ne nuk do ta bëjmë,"-u shpreh shumë e zhgënjyer ylli i Hollywood. Aktorja nuk dëshironte që kjo eksperiencë dhe filmi i 4 shoqeve të merrte fund. "Jam e zhgënjyer. Kemi pasur skenarin më të bukur, argëtues dhe gazmor. Nuk është zhgënjyesje vetëm fakti që nuk do të arrijmë ta tregojmë këtë histori, por më shumë për audiencën që ka kohë që shpreh dëshirën e një filmi tjetër."
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Turqia hap bazën më të madhe ushtarake në Afrikë, do trajnojë 10 mijë ushtarë Posted: 30 Sep 2017 11:32 PM PDT Turqia ka hapur bazën më të madhe ushtarake në Afrikë, në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, duke forcuar kështu lidhjet e saj me kombin e paqëndrueshëm mysliman, por strategjik. Më shumë se 10 mijë ushtarë somalezë do të stërviten nga oficerët turq në bazë, tha një zyrtar i lart turk përpara ceremonisë në kryeqytetin Somalez, ku mori pjesë edhe shefi i shtabit ushtarak turk Hulusi Akar, shkruan Reuters. Hapja e kësaj baze kushtoi 50 milionë dollarë dhe dhe do të trajnojë trupat somalezë në luftën kundër terroristëve al-Shabaab. Por gjithashtu kjo sinjalizon lidhjet gjithnjë e më të ngushta mes Turqisë dhe Somalisë. Në ceremoninë e hapjes së bazës ushtarake që u zhvillua ditën e shtunë, kryeministri i Somalisë Hassan Ali Khaire falenderoi qeverinë turke për hapjen e shkollës së trajnimit dhe tha se kjo do të ndihmonte qeverinë për të rindërtuar edhe njëherë ushtrinë. Objekti mund të trajnojë dhe strehojë njëkohësisht 1000 ushtarë. Marrëdhëniet e Turqisë me këtë zonë të Afrikës datojnë që nga Perandoria Osmane, por qeveria e Presidentit Tayyip Erdogan është bërë aleat i afërt i qeverisë së Somalisë vitet e fundit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar dy herë Mogadishun dhe kur ai bëri udhëtimin e tij të parë në vitin 2011, ai u bë udhëheqësi i parë jo afrikan që vizitoi vendin e shkatërruar nga lufta. Analistët thonë se pas Pranverës Arabe, Ankarja ka gjetur një partner të gatshëm siç është Somalia. "Është një vend ku Turqia mund të bëjë një ndryshim, pa patur domosdoshmërisht që të konkurrojë me fuqitë rajonale apo globale", tha stidiuesi Sinan Ulgen. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Adidias zgjedh modele të padepiluar, fyerje dhe kërcënime për vajzën e spotit Posted: 30 Sep 2017 11:23 PM PDT Arvida Bystrom është një fotografe suedeze e cila prej vitesh po lufton me provokime dhe pargjykime gjinore. Por 25-vjeçares iu është dashur që të përballet me diçka akoma vështrië. E zgjedhur nga marka e njohur Adidas, ajo ka pozuar e padepiluar dhe kjo është beteja më e madhe me të cilën po përballet. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja se përse Adidas ka përzgjedhur Arvidën për të qenë pjesë e spotit të #Superstar, kushtuar ikonave të së nesërmes. Në spot, e veshur me stilin e viteve 1980, ajo shprehet: "Mendoj se feminizmi është një koncept kulturor. Kushdo mund të jetë femëror, mund të bëjë gjërat që bën një grua dhe shoqëria ka frikë nga kjo." Por pas publikimit të spotit publicitar fotografja ka marrë shumë komente fyese, si edhe kërcënime për përdhunim përmes email. "As nuk mund ta mendoj se çfarë do të thotë të përpiqesh ti rezistosh të gjithë kësaj bote pa pasur privilegjet që unë kam." /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Jeta misterioze e gruas së diktatorit Kim Jong Un Posted: 30 Sep 2017 10:53 PM PDT Pak detaje dihen për jetën e Ri Sol-ju, gruan e cila në vitin 2012 u bë e njohur për publikun si bashkëshortja e diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong Un. Ri mendohet se është 28 vjeçe dhe sipas raporteve të inteligjencës së Koresë së Veriut ka tre fëmijë, edhe pse ky është një informacion i pakonfirmuar. Ri Sol-ju nuk shfaqet shpesh në publik. Ajo zakonisht shihet kur Kim feston lëshimin e testeve raketore. Gruaja e tij gjithmonë fotografohet duke buzëqeshur me mirësi, dhe e veshur me rroba të pastërta. Ishte viti 2012 kur ajo për herë të parë u paraqit si gruaja e diktatorit, shteti i Koresë Veriore e konfirmoi këtë zyrtarisht. Mendohet se ajo ka lindur në një familje elitare, babai i saj ishte profesor ndërsa nënën e kishte doktoreshë-mirëpo, megjithatë dihet shumë pak për jetën e gruas që u bë bashkëshortja e diktatorit të gjallë më famëkeq në botë. Në pjesën e parë të këtij viti, Ri u zhduk nga syri i publikut për disa muaj të tërë, duke ngjallur dyshime për shëndetin e saj. Në Gusht, inteligjenca e Koresë Jugore raporti se ajo kishte lindur një fëmijë dhe për këtë arsye ishte larguar nga publiku.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Evropa ime, nuk ka demokraci neutrale Posted: 30 Sep 2017 10:31 PM PDT Pas suksesit të AfD-së në zgjedhjet parlamentare, dy trena po ecin kundrejt njëri-tjetrit, shkruan autorja gjermano-kroate, Jagoda Mariniç: dy kuptime të demokracisë, që nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Lufta e kulturave, “Clash of Civilisations”: ky ishte libri i studimeve të mia të larta, tezat e të cilit u diskutuan në klasat e seminareve. Samuel Huntigtoni preferonte të përdorte për argumentim luftën e fundit në Evropë, e cila çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë. Unë e kam konsideruar për një kohë të gjatë idenë e luftës për burime si problematikën më qendrore. Deri pak kohë më parë, mendoja që pyetja:”Kujt i përket bota?” kishte forcën që t’i trondiste situatat mbizotëruese. Por nga lëvizja e shkurtër “Occupy”, e cila tematizoi pasurinë e 1 përqind të botës, nuk u krijua solidaritet. Përkundrazi: njerëzit në arrati, të cilët erdhën në Evropë në vitin 2015, shtruan me mjerimin e tyre jo pyetje të reja për shpërndarjen e mirëqënies dhe të paqes në këtë botë, por sollën një krizë të solidaritetit humanitar. E shprehur në mënyrë të thjeshtuar, fryma e kohës manifestohej në fjali si: “Kur ka kaq shumë të varfër, atëherë unë nuk duhet të ndihem i detyruar që të jap ndihmë. Dua ta mbroj me gardh territorin tim, në mënyrë që të jem mirë.” Kulmi i kësaj mënyre të menduari ishte dhe është “America First” e Donald Trumpit. Grindja e Katalonjës të kujton ish-Jugosllavinë Rreth 20 vjet më vonë, ndoshta duhet t’i jap të drejtë Huntigtonit. Bëhet fjalë sërish për kulturë dhe dominancë. Edhe në Evropë. Spanja ndodhet para një situate, që të kujton kohën në Jugosllavi. Çështja e madhe që shtrohet është ajo e vetëvendosjes nacionale dhe ajo e respektimit të kulturës. Ushtria spanjolle vepron tani kundër policisë katalanase. Çfarë mund të thuash për zgjedhjet, që ende nuk është thënë? Mediet, pas së cilave ndodhen edhe mendje që mendojnë, akuzohen ose merren në mbrojtje. Shumë pak vetë pyesin se ndaj ç’presioni janë të ekspozuara këto mendje që mendojnë, për të ofruar kuota të mira. Se me ç’presion përballen mediet e shtypit, në luftë për zotërimin e lajmit në kohën e Facebook-ut. A mbetet e gjitha kjo në sipërfaqe, apo është në fakt luftë për burime? Në mënyrë paradoksale, kjo luftë për burime imponon që mediet të keqpërdoren si platformë për luftën e kulturave. Vëmendja e një numri të kufizuar spektatorësh duhet gozhduar. Psikologjia e masës nuk ka qenë kurrë një psikologji e diferencimit. Pas këtyre zgjedhjeve, shumë në këtë vend donin të përhapnin optimizëm: thanë se 87 përqind kanë zgjedhur parti demokratike. Kjo natyrisht që aktivizon rezistencën e 13 përqind demokratëve të tjerë, gjithsesi edhe ata zgjodhën në mënyrë demokratike dhe janë pjesë e kësaj demokracie. Kjo mund të ndodhë. Por nuk është e parëndësishme se për cilën demokraci flasim. Demokracia nuk është e kufizuar as në Bundestag, as në të dielën e zgjedhjeve. Ajo është një diskurs i gjallë i përditshëm. Dhe ajo bazohet në parime, të cilat – kur sulmohen – e rrezikojnë demokracinë në vetvete. Gati të gjitha janë të diskutueshme, por jo të gjitha janë të negociueshme, kur flet për një demokraci. Ka X shembuj në histori, kur qytetarët i kanë eleminuar vetë me zgjedhje të drejtat e tyre. Pas suksesit të AfD: banalizimi nuk do të ndihmojë Në dekadat e fundit ka ekzistuar kjo epërsia gjermane. Shumë këtu i kanë konsideruar kombet që merreshin vetëm me veten, si inferiore. Që rrinin të mbërthyera në rrethana të ngjashme me luftën, në një kohë që Gjermania mund të kujdesej për inovacionin, eksportin dhe rritjen. Këto zgjedhje do ta ndryshojnë këtë situatë. Ato e kanë ndryshuar tashmë. Pas këtyre zgjedhjeve, me AfD-në si forcë të tretë politike, edhe në skenën e kulturës gjermane po formohet rezistencë, që kryesinë e Komisionit të Kulturës në Bundestag ta marrë Alternativa për Gjermaninë: një parti, në të cilën gjejnë vend fjali si “Përmendorja (për hebrenjtë) është turp”, nuk duhet të lejohet të marrë kryesinë e një komisioni, i cili kujdeset për kujtesën. Ai që tani nuk arrin ta dallojë se këtu po ecin dy trena kundër njëri-tjetrit, ai nuk i ka sytë as nga Gjermania, as nga Evropa dhe as nga roli i SHBA për botën. Në thelb nuk ka rëndësi, nëse njëri nga trenat është tri herë më i gjatë se tjetri. Këtu po ecin kundër njëra-tjetrës dy kuptime të ndryshme të demokracisë, të cilat nuk pajtohen me njëra-tjetrën. Banalizimi nuk të ndihmon. Sepse ata 13 përqind do të mund ta shprehin më në fund tërbimin e tyre, me bubullimën e Donald Trumpit si mbështetje. Një zemërim, nga i cili i patën çmësuar për dekada me radhë lëvizjet në minoritet. Përcjellja e pamjes së një të ziu të revoltuar qe No-Go për të gjithë. Kështu nuk të merrnin seriozisht, thuhej, kështu nuk argumentoje dot, më mirë në mënyrë të arsyeshme, atëherë mund të të dëgjonin. Tani është i bardhi i zemëruar që bubullon. Është ai që dëgjojnë. Treni ecën. Më shkon mendja te libri i historianit të famshëm amerikan, që për fat të keq ka vdekur, Howard Zinn: “Nuk mund të jesh neutral në një tren në lëvizje”./DW/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Referendumi në Katalonjë, tensionohet situata jashtë qendrave të votimit Posted: 30 Sep 2017 10:26 PM PDT Situatë e tensionuar është krjuar jashtë qendrave të votimit në Katalonjë përpara referendumit të pavarësisë. Zyrtarët rajonalë thanë se kutitë e votimit ishin gati dhe parashikohet një pjesëmarrje të madhe. Madridi ka premtuar që të ndalë votimin dhe dhjetëra automjete policore kanë lënë bazën e tyre për tu drejtuar drejt Barcelonës. Gjatë natës, mijëra mbështetës separatistë pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi. Policia thotë se ata do të dëbohen. Organizatorët e referendumit u kishin kërkuar votuesve që të ngrihen “të mbrojnë” qendrat e votimit dhe të presin që votimi të fillojë në orën 09:00. Ata kërkuan rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi policor. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rifillon qarkullimi i trenave në Kosovë Posted: 30 Sep 2017 01:57 PM PDT Një prej mjeteve më kryesore të transportit nuk ka qenë në dispozicion për qytetarët për rreth dy muaj. Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës. Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Politike se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë nesër (e diele). "Po mund tu konfirmoj se nesr në ora 16:00 edhe zyrtarisht do të jemi bashkë për të rifilluar qarkullimi i trenit", ka thënë ministri Lekaj. Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Martohet ylli i ‘Nrg Band’, publikohen fotografitë e para nga dasma Posted: 30 Sep 2017 01:32 PM PDT Solisti i grupit Nrg Band, Besnik Qaka kurorëzon sot me martesë lidhjen e tij të dashurisë me Lolita Begollin. Ai po zhvillon ceremoninë e dasmës te hotel Dukagjini në Pejë ku ka ftuar shumë emra të njohur të showbizit. Lidhja e tij e dashurisë u bë e njohur para pak muajsh, ndërsa fejesa e tij u bë në muajin gusht të këtij viti. Ndërkohë janë postuar fotografitë e para nga dasma nga miqtë e tyre që janë të pranishëm. Këtë vit shumë persona të njohur kanë vendosur të martohen dhe pritet që nga mesi i muajit tetor të kurorëzohet dashuria e moderatorit nga Kosova, Labinot Gashi.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Haradinaj e Mustafa, pozicione të pandryshuara për Demarkacionin Posted: 30 Sep 2017 01:30 PM PDT Demarkacioni me Malin e Zi ende mbetet një sfidë serioze për institucionet e vendit. Kryeministri Ramush Haradinaj shpreson se komisioni i ri do ta vlerësojë saktë kufirin midis dy shteteve, derisa thotë se Kosova nuk a votë për versionin aktual. Ndërsa, kryetari i LDK-së Isa Mustafa mendon se duhet të kryhen kushtet e caktuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave. Në Vetëvendosje presin nga komisioni i ri ta bëjë rishikimin e marrëveshjes nga fillim Isa Mustafa edhe tash kur ndodhet në opozitë dhe nuk është kryeministër, në një deklaratë për rtv21.tv ka bërë të ditur se vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë për marrëveshjen e demarkacionit, të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015. "Tash unë nga kjo pozitë nuk dëshiroj të jap udhëzime se si kjo gjë duhet të bëhet, sepse duhet t'i marrin përgjegjësitë qeveria e tanishme edhe Kuvendi, por jam i bindur se ne duhet të plotësojmë kushtet e BE-së", tha Mustafa. Ai më tutje konstatoi se duhet gjetur zgjidhje për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen. "Unë mendoj se duhet të gjindet zgjidhja për liberalizimin e vizave, por edhe për plotësimin e kushtit të Bashkimit Europian për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi", tha Mustafa. Njëri nga kriteret e mbetura të Komisionit Europian që institucionet kosovare duhet ta plotësojnë për liberalizim vizash është demarkacioni me Malin e Zi. Kushti tjetër është një historik solid i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, Ramush Haradinaj tha për RTV 21 se për versionin aktual të demarkacionit nuk ka vota në Kuvend. "Nuk ka votë Kosova për këtë version. Kjo është e vërtetë. Kush doni me ia qitë lapsin e gjani që s'janë dy të tretat për këtë version", tha Haradinaj. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, kur Haradinaj vizitoi Tiranën të mërkurën, tha që beson se Haradinaj do të lëvizë nga pozicioni i tij opozitar për demarkacionin, tash kur është në qeveri. Por Haradinaj në vendimin e tij të parë si kryeministër shkarkoi pikërisht komisionin që caktoi vijën kufitare me Malin e Zi, sipas marrëveshjes së gushtit 2015, duke emërua arnëtarë të rinj të këtij komisioni. Haradinaj tha për RTV 21 se komisioni i emëruar prej tij do ta gjejë të vërtetën e kufirit me Malin e Zi. "Ata që janë në komision, ata e gjajnë të vërtetën. Atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshje me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje", tha Haradinaj. Edhe deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj- Bujupi pret që komisioni i ri ta korrigjojë marrëveshjen aktuale. "Rrjedhimisht, komisionit të ri duhet t'i jepet kohë që të përgatisë dhe të propozojë vesionin e ri për të cilin shumë nga antarët e komisionit të ri kanë pasur një qasje të duhur dhe të drejtë", tha Donika Kadaj- Bujupi, duke shtuar se po pret që ata të dalin me versionin e korrigjuar. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Reagon Rigerta pas bujës së fjalimit të saj në Parlament Posted: 30 Sep 2017 01:26 PM PDT Rigerta Loku thotë se nuk tha asgjë të veçantë në Parlament dhe sipas saj, situatën në fshat e njohin të gjithë. Reagimi i saj në Facebook: Nuk di ku te gjej fjalet per te falenderuar secilin prej jush! Une nuk thashe asgje te vecante, thashe ate qe njohim e dime te gjithe. Falenderoj ata qe me dhane mundesine qe ta them. Perulem perpara secilit prej jush per fjalet e mira dhe inkurajuese, me zemer, FALEMINDERIT!!! /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






