Ora News: “Divorci kushton!” plus 9 more

Ora News: “Divorci kushton!” plus 9 more


Divorci kushton!

Posted: 31 Aug 2017 11:57 PM PDT

Vrasja  makabre e ish- gruas nga babai i fëmijëve të saj, ka ngjallur një valë zemërimi dhe patetizmi kundër drejtësisë dhe pafuqisë së shoqërisë sonë për ta ndalur këtë plagë. Është një ritual që përsëritet pas çdo tragjedie dhe do të vazhdojë të përsëritet. Shto këtu dhe melodramacitetin e faktit, që viktima është edhe gjyqtare, pra është viktimë dyfishe e profesionit të saj dhe martesës së saj.

Nuk jam shumë i prirur të besoj se dhuna në familje dhe krimi për shkak të divorceve është përgjegjësi vetëm e drejtësisë. Ajo ka një peshë të madhe në vendime shpesh absurde, por nuk është e gjitha. Kam parë përshembull vendime gjykate skandaloze në Kavajë, që i imponojnë gruas së ndarë të shkojë të jetojë me ish- vjehrrën dhe vjehrrin derisa të përfundojë gjyqi i pasurisë, çka nënkupton dënim me vdekje për njërën palë. Quhet Luan Lusha dhe është i njëjti gjyqtar që i ka dhënë këtij vrasësit dënimin qesharak për tentativë vrasje. Apo vendime të tjera absurd, kur ti merr urdhër mbrojtje por gjykata urdhëron burrin t'i rrijë 2 metra larg në një dhomë katër me katër si ai në Fier, dhe pastaj ai e hedh nga ballkoni.

Por problemi kryesor nuk është drejtësia, por vetë pafuqia e shtetit dhe qeverisë shqiptare për të krijuar një infrastrukturë që përballon këtë dramë shoqërore. Është një kosto e madhe, e pamarrë seriozisht kurrë.

Gjatë komunizmit, fuqia e shtetit ishte më e madhe dhe frika nga ai edhe më e madhe, dhe kjo detyronte çiftet e divorcuara t'u nënshtroheshin ligjeve të shtetit.

Tani kjo situatë është e ndryshme. Numri anomalisht i lartë i divorceve, dhe arsyet e forta emocionale të divorceve, përplasin viktimat e tyre në një shoqëri të varfër, të pashpresë, pa infrastrukturë dhe fuqi të përballojë këtë "luks" të shoqërisë së sotme.

Nëse duhet marrë seriozisht ndonjëherë kjo çështje, Shqipëria ka nevojë për një legjislacion të ri dhe buxhet social, që të përballojë këtë plagë. Të gjitha aktet e dhunës vijnë nga varfëria me të cilën përballen çiftet pas divorcit, panikut për jetën, dhe në raste më të pakta, nga konflikti për pasurinë, kur ka qenë  e madhe. Kur burrat janë në anën e humbur të pasurisë, janë dhe më agresivë.

Të përballosh këtë plagë duhen miliona për shtëpi sociale, miliona për streha grash të dhunuara, për burra të shkalluar nga trutë dhe mbi të gjitha, një infrastrukturë punësimi për ata, që të ndjehen të sigurtë.

Kjo nuk është çështje lotësh në Facebook, apo aksidente për të cilat mund të thuhet se e ka fajn Saliu, Rama, Meta apo Fatos Nano. Ky është një realitet që ne nuk e përballojmë dot ende si shoqëri dhe shkojmë në drama të tilla, të cilat nuk besoj se do të pushojnë, pasi të pushojnë lotët tanë të krokodilit.

Shqipëria është nga vendet e para në Europë qysh në vitin 1923, që falë zotit ka një ligj për divorcin, para se ta kishte Italia apo ndonjë vend tjetër. Por e  drejta e divorcit në Shqipëri nuk përputhet me kulturën e shoqërisë për divorcin dhe as me kulturën e vet aktorëve të divorcuar. Dhe kjo duhet të jetë po ashtu pjesë e një beteje afatgjatë emancipuese, që nis qysh me edukimin e njerëzve për martesa të sigurta dhe për fund të tyre pa drama, kur nuk prodhojnë më asgjë.

Viktima e sotme nuk u vra si gjyqtare, por si grua e ndarë që nuk zgjidhte dot historinë e divorcit me një burrë idiot. Ajo ishte e dënuar të jetonte në një lagje me të, të përballej me kërcënimet e tij dhe indiferencën tonë. Fakti që vrasësi është liruar nga drejtësia, edhe pse duket dramatik, nuk është thelbi i çështjes, pasi ai mund ta kishte vrarë edhe nëse lirohej pas një viti nga burgu, sipas dënimit.

Problem është fakti që divorci në Shqipëri është një problem i zgjidhur me ligj dhe i pazgjidhur nga shoqëria, shteti, familja, dhe mbi të gjitha nga pikëpamja financiare. Divorci kushton. Fatkeqësisht shpesh herë dhe jetën. Ndaj para tij duhet të mendohen të gjithë, shteti, shoqëria, individët. Është sëmundje luksoze e shoqërive të reja e të pafuqishme si e jona. Nuk është çështje emrash, biografish apo OJQ. Më së paku OJQ. Ato janë neveria e kësaj zhurme. /gazetatema.net/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekuestrohen 36 kg kanabis në Tepelenë dhe Memaliaj, dy të arrestuar

Posted: 31 Aug 2017 11:51 PM PDT

Goditen dy raste të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”në qarkun e Gjirokastrës.

Në operacionet e zhvilluara në Tepelenë dhe Memaliaj u sekuestruan 36 kg kanabis, ndërsa u vunë në pranga dy poseduesit e drogës.

Operacioni i parë u zhvillua në fshatin Lekël, Tepelenë. Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi Hajri Pushi dispononte lëndë narkotike në banesën e tij, ushtruan kontroll.

Në një godinë që përdorej për të mbajtur vegla pune, në një ambjent të përshtatur u gjetën dy bidona plastik, brenda të cilëve kishte 31 kg kanabis.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasi Hajri Pushi 58 vjeç për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”

Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K, 58 vjeç, banues në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj, në tavanin e shtëpisë iu gjet një thes me ngjyrë të zezë, brenda të cilit kishte 5 kg kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytjet në Houston, ‘koncert’ në mes të ujit

Posted: 31 Aug 2017 11:48 PM PDT

Në mes të ujrave të përmbytjeve katastrofike, ky zotëri nga Teksas gjeti ngushëllim në pianon e tij.

Në video, Aric Harding, luan një melodi të butë dhe të jashtëzakoshnshme, fytyra e tij është në hije, instrumenti i nxjerr në pah nga dielli dhe këmbët e tij të brenda në ujë që rrethon dhomën e tij.

Momenti u regjistrua nga një shok i tij të martën në Houston, për ti treguar djalit të tij 13-vjeçar se piano ende punon mië, madje edhe në një shtëpi të përmbytur.

Familja e tij ishte evakuar disa ditë më parë, kur ujrat e përmbytjeve nga Harvey filluan të depërtojnë në dysheme. Ai ishte kthyer në shtëpi për të marrë disa kafshë që ishin shumë të dashura për 7 fëmijët e tij.

Harding ka postuar videon në Instagram dhe melodia e tij muzikore ka prekur zemrat e të gjithë njerëve në mbarë botë.

 

I went back to our street today because as you guys have probably seen the water has come back with a vengeance. I hope this was its high point. I grabbed the kids’ favorite stuffed animals that we had left behind and a couple of games to keep the kids occupied. I think it’s all finally sinking in a little. What we used to have going as a city is gone. I really think God is going to do something completely new here. I am excited to see the new beauty in the suffering. Our pastor @bruce_wesley reminded us of that truth from Romans 8 this morning on his Facebook Live broadcast. "For I consider that the sufferings of this present time are not worth comparing with the glory that is to be revealed to us. For the creation waits with eager longing for the revealing of the sons of God. For the creation was subjected to futility, not willingly, but because of him who subjected it, in hope that the creation itself will be set free from its bondage to corruption and obtain the freedom of the glory of the children of God. For we know that the whole creation has been groaning together in the pains of childbirth until now. And not only the creation, but we ourselves, who have the firstfruits of the Spirit, groan inwardly as we wait eagerly for adoption as sons, the redemption of our bodies. For in this hope we were saved. Now hope that is seen is not hope. For who hopes for what he sees? But if we hope for what we do not see, we wait for it with patience. Likewise the Spirit helps us in our weakness. For we do not know what to pray for as we ought, but the Spirit himself intercedes for us with groanings too deep for words. And he who searches hearts knows what is the mind of the Spirit, because the Spirit intercedes for the saints according to the will of God. And we know that for those who love God all things work together for good, for those who are called according to his purpose." ‭‭Romans‬ ‭8:18-28‬ ‭ESV‬‬

A post shared by Aric Harding (@aricharding) on

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet tropojani me “Porsche Panamera” e pistoletë “Glock” në Tiranë

Posted: 31 Aug 2017 11:46 PM PDT

Një 31 vjeçar është arrestuar teksa lëvizte me pistolë “Glock” nëpër Tiranë hipur mbi një tip “Porsche Panamera”.

Arrestimi i Bylbyl Halili, 31 vjeç, nga Tropoja është bërë rreth orës 14: 30 të 31 gushtit, gjatë gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl” nga Skuadra Shigjeta.

“Në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës "Glock", me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i markës Porsche Panamera, pistoletë e markës "Glock"me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm. 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro, 55.500 lekë të reja, një telefon i markës Blackberry.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Summer 2017” sekuestron 5 mjete, dyshime se u trafikuan nga BE

Posted: 31 Aug 2017 11:33 PM PDT

Pas Tiranës, edhe policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një operacion për bllokimin e mjeteve të trafikuara nga vendet e BE.

“Summer 2017” çoi në sekuestrimin e 4 makinave dhe një motoçikletë të dyshuara si  të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikuar.

Mjetet e bllokuara janë:

-Mercedes Benz

-Volkswagen

-Rover

-Alfa Romeo

-Yamaha (motoçikletë)

Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër

Ndaj tyre janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, dhe stampave”.

Policia e Shkodrës thotë se gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar:

-919 mjete

-879 dokumentacione të automjeteve

-1307 shtetas

Ndërkohë janë kontrolluar dhe verifikuar 22 shtetas  me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve.

Gjithashtu nga Sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative.

Në këtë operacion morën pjesë 230 forca policore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E kuqe e nxehtë si Courtney Stodden

Posted: 31 Aug 2017 11:31 PM PDT

Padyshim që Courtney Stodden është një nga modelet dhe aktoret më seksi. Dhe këtë e ka treguar ndërsa pushonte në plazh në Los Angeles.

E veshur me bikini të kuqe ylli 23-vjeçar ka ekspozuar format e saj bombastike.

Edhe pse këtë vit është divorcuar nga bashkëshorti i saj Doug Hutchison, ajo duket mjaft e lumtur dhe në formë.

 

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 48-vjeçari

Posted: 31 Aug 2017 11:22 PM PDT

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 48-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. Në pranga ka rënë Agron Tashi, banues në fshatin Çikallesh.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.T., 37 vjeçe.

Gjithashtu ndaj saj, u plotësua dhe  kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama uron myslimanët me Xhaminë e Beqarëve në Berat

Posted: 31 Aug 2017 11:17 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Në një postim në fb, ai ka zgjedhur për ta shoqëruar urimin me foton e Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër.

Më herët, besimtarët myslimanë në kryeqytet falën namazin e Bajramit në sheshin "Skëndërbej".


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komandanti amerikan: Lideri i ISIS me gjasë është gjallë

Posted: 31 Aug 2017 11:07 PM PDT

Një komandant i ushtrisë amerikane tha se lideri i grupit militant Shteti Islamik është me gjasë gjallë dhe se fshihet në luginën e Lumit Eufrat, midis Irakut dhe Sirisë.

"Po e kërkojmë çdo ditë. Nuk mendoj se është i vdekur", tha gjenerali Stephen Townsend, komandant i koalicionit kundër Shtetit Islamik.

Lideri i grupit ekstremist, Abu Bakr al-Baghdadi, është raportuar disa herë i vrarë. Në muajin qershor, ushtria ruse ka thënë se ai mund të jetë vrarë në një sulm ajror në Siri.

Komandanti amerikan, Townsend, tha se nuk ka parë "prova bindëse" për vdekjen e tij.

"Kemi po ashtu disa tregues në kanalet e inteligjencës se ai është ende gjallë", tha Townsend./REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kurban Bajrami, qindra besimtarë falën namazin në sheshin “Skëndërbej”

Posted: 31 Aug 2017 10:47 PM PDT

Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e festës së Kurban Bajramit, për herë të parë në sheshin 'Skëndërbej'.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj, iu drejtua mbarë shqiptarëve se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.

Bruçaj: "Le ta shfrytëzojmë këtë ditë të begatë duke u gjendur më afër njerëzve në nevojë, duke forcuar lidhjet farefinsore, duke falur dhe mirëkuptuar gabimet e njëri-tjetrit, duke respektuar më shumë të moshuarit tanë, duke gëzuar me dhurata dhe përkëdhelje fëmijët tanë, duke kontribuar për të mirën tonë të përbashkët sepse vetëm me këtë mënyrë mund të fitohet kënaqësia e Zotit.Le të lutemi të gjithë së bashku në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit që të mbretërojë paqja, solidariteti, respekti, harmonia dhe dashuria mes njerëzve pa dallim dhe përjashtim. Zoti na përcjelltë vullnetin dhe ndjesën e sakrificës për të përhapur të mirën dhe të bukurën dhe jo të keqen dhe të shëmtuarën, të përhapim paqen dhe sigurinë mes njerëzve dhe jo konflikt dhe përçarje,  të përcjellim shpresë dhe dashuri dhe jo pesimizëm dhe urrejtje.Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët".

Ndërsa myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, përcolli për besimtarët mesazhin se islami nuk mund të jetë kurrë armë në duart e atyre që e keqpërdorin.

Vitet e kaluara, namazi i Kurban Bajramit është falur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë ish-hotel Dajtit.

Ndërkaq është drejt përfundimit Xhamia e Madhe e Tiranës, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, ndërsa në të mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.

 

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter