Ora News: “Demat ndeshen në rrugë, burri i dehur përpiqet që ti ndajë” plus 9 more

Ora News: “Demat ndeshen në rrugë, burri i dehur përpiqet që ti ndajë” plus 9 more


Demat ndeshen në rrugë, burri i dehur përpiqet që ti ndajë

Posted: 05 Sep 2017 12:12 AM PDT

Ndërsa dy dema ndeshen me njëri-tjetrin në rrugë një burrë i dehur është përpjekur që ti ndajë. Por ajo çfarë i ndodh është e papritur për 'heroin'.

Një mik i tij e mban nga mbrapa që ta ndalonte por ai nuk e dëgjon duke u futur midis dy tyre. Por demat nuk janë të kënaqur që dikush i ndërpreu dyluftimin, ndaj njëri prej tyre e sulmon duke e hedhur në ajër.

Ndërsa demat rifillojnë duelin e tyre, burri i tronditur ngrihet para se të ulet në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Azi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Si të veprohet me Phenianin?

Posted: 04 Sep 2017 11:52 PM PDT

Pas testit të fundit atomik të Koresë së Veriut, u mblodh Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Në tryezë janë opsione të ndryshme. Shumica janë të vështira për t’u realizuar. Mbetet vetëm një mundësi.

“Ai po lyp luftë”. Kështu e interpreton ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, testin e fundit me bombë të diktatorit korean, Kim Jong Un. SHBA nuk kanë dashur kurrë luftë, as tani, deklaroi ajo të hënën para KS të OKB-së. Anëtarët e KS u takuan në një mbledhje urgjente për të diskutuar për provokimet më të fundit të Koresë së Veriut.

Të hënën Koreja e Veriut ndezi një bombë me hidrogjen. Ajo shkaktoi një tërmet të shkallës 6,3. Një bombë e ndezur në 9 shtator 2016 shkaktoi një tërmet të shkallës 5,3. Programi ka avancuar, deshi të linte të kuptonte me këtë Kim Jong Un.

Kërcënimet nuk bëjnë efekt

Para së gjithash, koreanoveriori la të kuptohet se nuk pranon që t’ia përcaktojnë rregullat as Kombet e Bashkuara dhe as SHBA. Në fillim të gushtit, Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi sanksione masive kundër Koresë së Veriut. Me rezolutën e pranuar njëzëri, Kombet e Bashkuara vendosën të bojkotojnë artikuj të rëndësishëm eksporti të vendit: qymyr, hekur, plumb, por as fruta deti nuk lejohet më të eksportojë Koreja e Veriut. Përgjigjia e regjimit: manovra të tjera ushtarake dhe teste.

Edhe fjalët e drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo mbetën me sa duket pa efekt: “Përsa i përket regjimit, shpresoj që do të gjejmë një rrugë për ta ndarë nga sistemi”, deklaroi ai në qershor. Kjo deklaratë u kuptua nga të gjithë si një aluzion për një ndryshim regjimi.

Sanksione ekonomike problematike

Edhe sanksione të tjera ekonomike pritet të bëjnë pak efekt. Edhe të tashmet thuajse nuk kanë arritur gjë. Sipas një raporti të OKB-së të marsit të këtij viti, dy nga tre koreanoveriorë janë të nënushqyer. “Kur vendi është në gjendje të keqe ekonomike, te ushtria regjimi kursen jo në krye, por në fund”, thotë politologu që jep mësim në Universitetin Pacific të Hawaii, Seung-Kyun Ko në një intervistë me CNN. “Në Korenë e Veriut janë mësuar me vuajtje dhe regjimi është shumë i ushtruar për ta duruar.”

Edhe një gjë tjetër flet kundër një embargoje më të gjerë: rezistenca që pritet e Kinës. Rrëzimi i Kim Jon Unit jo vetëm do ta afronte në kufirin e Kinës rivalin strategjik të Kinës, SHBA. Edhe kaosi dhe një emigrim masiv konsiderohet si skenar tmerri në Pekin. “Në thelb, Kina dhe SHBA duhet të bien dakord për ta mënjanuar problemin e “Koresë së Veriut”, thotë  në bisedë me DW Wang Jiangyu, profesor i asociuar në National University of Singapor. “Qeveria e Phenianit përfiton nga rivaliteti midis Uashingtonit dhe Pekinit.”

Dialogu si opsion i fundit

Edhe në rrugë negociatash, Kim Jong Un si zor që të heqë dorë nga programi raketor. Ai duhet ta ketë parë se si përfunduan regjimet e shteteve të shpallura “shtete vagabonde”, në Irak dhe në Libi, kur hoqën dorë nga programi atomik. Udhëheqësit e të dyja vendeve nuk e mbijetuan ndryshimin e sistemit, të iniciuar njëherë nga SHBA dhe njëherë nga NATO. Të dyja shtetet që atëherë ndodhen prej vitesh në buzë të kolapsit.

E vetmja mundësi për ta bërë Phenianin që të ndryshojë qëndrim duket se është instrumenti më i vjetër i politikës: dialogu. Këtë e kujtoi në një telefonatë me Presidentin koreanojugor Moon Jae-in Presidenti rus, Vladimir Putin. Të gjitha mjetet politike-diplomatike duhet të përdoren aktivisht, kërkoi ai. /DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artistja qëndron në ajër për 9 orë, mbahet nga 20 mijë tollumbace

Posted: 04 Sep 2017 11:48 PM PDT

Artistja Noemi Lakmaier ka qëndruar në ajër për 9 orë, e mbajtur nga 20 mijë tollumbace heliumi. Kjo gjë ka ndodhur të dielën në programin special Sydney Opera House.

Kjo punë e krijuar prej saj quhet 'Cherophobia' dhe do të thotë frikë nga lumturia. Ajo u inspirua nga eksperienca e saj pasi është e paralizuar dhe nuk mund të lëvizë mjaftueshëm si të gjithë të tjerët.

Rreziku i rënies së saj ishte shumë i vogël pasi ishte lidhur mirë dhe qëndronte e shtrirë pa lëvizur. Performanca e saj nisi në 8 të mëngjesit dhe njerëzit vizitonin vazhdimisht Operën, hyrja e së cilës ishte falas për të gjithë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjen burrin me të dashurën, ajo çfarë i ndodh është e tmerrshme

Posted: 04 Sep 2017 11:47 PM PDT

Një grua ka zbuluar tradhëtinë e burrit të saj pasi e gjeti me të dashurën në makinë.

Pasi dyshonte se bashkëshorti kishte një marrëdhënie jashtëmartesore e ka ndjekur. Sapo i ka parë së bashku në makinë është përpjekur që të hapë derën e pasagjerit.

Por burri nuk ndalon, nis të ecë me makinë dhe e përplas. Gruaja nga Zhongshan, Guangdong, gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi goditja që mori ishte fatale për jetën e saj. Ndërkohë burri është dorëzuar në polici, raporton Live Leak.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Azilkërkuesit”, 177 qytetarëve u është refuzuar ndalja nga Shqipëria

Posted: 04 Sep 2017 11:40 PM PDT

Plot 177 qytetarëve shqiptarë u është refuzuar dalja nga Shqipëria që prej hyrjes në fuqi në fillim të muajit gusht të masave shtesë në kufi për bllokimin e shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.

 Aktualisht janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.

Policia kufitare në Rinas bën me dije se gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e  të huaj, ndërsa kanë dalë 201.332 shtetas shqiptarë e të huaj.

Gjatë gjithë muajit gusht ka pasur  një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë , ku numri arrin deri në 13.500  shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.

Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.

Përgjatë muajit gusht, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për  veprën penale  “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.

Janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë proceduar penalisht  për veprën penale atë të ”Braktisjes së femijëve të mitur” 4 shtetas, dy burra dhe dy gra.

Policia Kufitare e Rinasit thekson se është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bella Hadid tepër transparente

Posted: 04 Sep 2017 11:32 PM PDT

Bella Hadid është një nga modelet më të mira dhe më të kërkuara të momentit.

Ylli 20-vjeçar sapo ka thyer rekordin si modelja me më shumë covera në revistën prestigjioze Vogue. E ndërsa shijon suksesin, ajo ka provokuar fansat në rrjetin social Instagram.

Ylli i pasarelave ka pozuar me veshje transparente, pa reçipeta duke ekspozuar format e saj mahnitëse.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Startojnë fushatat pro martesave të së njëjtës gjini

Posted: 04 Sep 2017 11:31 PM PDT

Fushatat për votimin e martesës së dy personave të së njëjtës gjini kanë nisur në Australi. Qeveria po planifikon të mbajë një studim jo të detyrueshhëm për të vlerësuar ndryshimin e ligjit në mënyrë që të lejohet martesa e të njëjtit seks.

Kryministri Malcolm Turnbull ka thënë se votimi mund të cojë në paraqitjen e një projekt-ligji në paralment.

Fushata intensive ka filluar, por sondazhi nuk do zhvullohet nëse ka kundërshtime të mëdha. Të martën dhe të mërkurën në gjykatë do paraqiten dy avokatë që flasin dhe kundërshtojnë njëri-tjetrin për këtë ligj.

Sipas BBC, ekspertët ligjorë besojnë se gjykata do vendosë për cështjen sepse qeveria planifikon të dërgojë anketat nga 12 shtatori.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arben Duka: Komunizmi në Shqipëri ra vetë. Mos të mburret kush!

Posted: 04 Sep 2017 11:28 PM PDT

Editorialisti në vargje i gazetës "Dita", Arben Duka, deklaron se komunizmi në Shqipëri u rrëzua vetë dhe nuk mund të mburret askush që e rrëzoi.

I ftuar në start të sezonit të ri televiziv të emisionit "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, Duka tha:

"Çorapja komuniste u shthur në Rusi dhe vijoi domino në të gjithë Evropën. U rrëzua edhe te ne. Më kot mburren trimat sot por edhe të persekutuarit politikë që e rrëzuan ata sistemin komunist. Ai u rrëzua vetë ".

Për Dukën fakti që në krye të lëvizjes të dhjetorit 1990 ishin komunistët tregon se ai sistem u rrëzua vetë.

Autor i 1 milionë vargjeve, autor i 50 vëllimeve poetike, autor i 3 mijë tekste këngësh mes tyre autor i 50 teksteve të festivaleve në RTSH në të cilat 7 janë vlerësuar me çmime të para, Arben Duka, është një nga krijuesit më prodhimtarë në Shqipëri.

Për të të gjithë politikanët janë bërë pjesë e vjershave të tij plot satirë dhe humor. Por për Dukën Sali Berisha veçohet.

"Sali Berisha mbetet kombinat humori për një krjues për mënyrën se si bën politikë", tha ai.

Për Lulzim Bashën thotë se është pa taban. Ndërkohë Duka deklaroi se Edi Rama është Kryeministri më i mirë që Shqipëria ka patur pas vitit 1990.

"Reformat që Rama ka marrë duke menduar edhe kostot e bëjnë atë superior mes të gjithëve", tha Duka.

Por për Dukën edhe Rama të jep mundësinë të bësh humor.

"Unë e lavdëroj, ai deklaron se në katër vitet që kaluan ka qeverisur keq. Hajde merre vesh"!

Por Duka nuk la pa treguar se si u zbulua dhe shpërtheu talenti i tij si autor teksteve.

Që ai të spikatej dhe të bëhej i famshëm me tekste që edhe sot mbahen mend si "Më dhe dritë nga syri yt", "Lot me ty o djalë se ta di merakun", "Çel si gonxhe dashuria", "Dashuria nuk njeh sekret".

Duka kaloi një provë jo të lehtë kur u zbulua talenti. Për gazetarin Qafoku, Duka tregoi se ishte në vitin e katërt të shkollës së mesme ushtarake "Skënderbej" në Tiranë kur pasi iku pa leje nga mësimi shkoi direkt në zyrën e Zhuljana Jorganxhi në Radio Tirana.

I dha një tekst për ta lexuar dhe përgjigjia e saj ishte se teksti ishte i mirë por duhet ta shikonte kompozitori Agim Krajka.

I bindur se Jorganxhi e kishte përcjellë për të mos u kthyer më, Duka vazhdoi rrugën dhe shkoi plot guxim në studion e Krajkës.

"Përse te mua të solli ajo", ishte përgjigja e mjeshtrit. Edhe ai i bindur se adoleshenti  me uniformë ushtarake do dështonte, Krajka i luajti me nota muzikën e një kënge që sapo e kishte kompozuar dhe i tha Dukës që mbi bazën e saj duhet të bënte një tekst.

 Duka u largua me mendjen tek notat që kishte krijuar Krajka. Për 20 minuta e krijoi tekstin dhe u kthye sërish në studion e mjeshtrit Krajka duke ia dorëzuar.

Titulli ishte "Ore ore lule borë". Krajka e pëlqeu shumë. Ra dakord dhe kënga e kënduar nga Irma Libohobva në Festivalin e  vitit 1974 u bë jo vetëm starti i karrierës së tij por edhe një nga këngët e bukura të kohës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama uron miqtë me rrugëtimin në Bjeshkët e Namuna

Posted: 04 Sep 2017 11:16 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tu urojë mirëmëngjesin ndjekësve të tij në rrjetet sociale me reportazhin e  tre ditëve më parë të Financial Times mbi rrugëtimin në "Bjeshkët e Namuna".

Autori i këtij shkrimi ka shkelur vetë në çdo centimetër të vargmaleve misterioze të Kosovës.

Martin Fletcher nder reshta duket i mrekulluar me natyrën dhe jetën e kësaj zone, ku ndër të tjera shkruan se edhe jeta baritore ka mbetur e pandryshuar, pavarësisht trazirave politike që kanë zgjatur me dekada e numrit të madh e gjithnjë në rritje të vizitorëve.

Në tregimin e tij narativm, ku pothuajse në çdo reshta e pamje lexohet admirim dhe emocion Martin Fletcher shkruan se me dhimbje në këmbë dhe mushkëritë që po shpërthenin u ndalëm në majën e shkëmbit të malit Gjeravica, malit më të lartë të Kosovës.

"Ishte një përpjekje që ia vlejti" thotë ai, nga pikëpamja jonë prej 8714 metrave ne pamë disa prej pejsazheve më të egra më mahnitëse dhe më së paku të paprekura që kanë mbetur në Europë. Nën qiellin e kaltër dhe me ajër të pastër ne admironim majat e maleve dhe luginat e gjelbëra dhe të pacënuara që shtriheshin në çdo drejtim.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump-Moon, pro sanksioneve të forta të OKB ndaj Phenianit

Posted: 04 Sep 2017 11:02 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij në Seul ranë dakord të hënën të heqin kufizimet ndaj Koresë së Jugut për kapacitetin e raketave dhe të angazhohen për sanksione edhe më të forta në Kombet e Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

Dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë 40 minutëshe, një ditë pasi Koreja e Veriut zhvilloi atë që thuhet se ishte provë e armës së saj të re termo-bërthamore.

Sipas një njoftimi për shtyp të zëdhënësit presidencial të Koresë së Jugut dy udhëheqësit diskutuan në thellësi mbi masat kundër provës të gjashtë bërthamore të Koresë së Veriut.

Zyrtarët e qeverisë në Seul u thanë gazetarëve se Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri gjithashtu thirrje që Kombet e Bashkuara të marrin në konsideratë mundësinë e bllokimit të dërgesave me naftë në Veri.

Sipas ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë këtë javë një projekt-rezolutë të re lidhur me Korenë e Veriut dhe do të kërkojnë që ajo të hidhet në votë më 11 shtator.

Presidenti Moon zhvilloi më pas një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, sipas të cilit e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën në gadishullin Korean është përmes diplomacisë dhe bisedimeve.

Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij jo vetëm ndaj Phenianit, por edhe Seulit.

Pas provave të fundit me raketa, zoti Trump kritikoi qeverinë e zotit Moon për ato që i cilësoi si “bisedime pajtimi”.

Presidenti amerikan dhe disa anëtarë kyç të kabinetit të tij vazhdojnë të paralajmërojnë Phenianin për një reagim masiv ushtarak, nëse ai kërcënon drejpërdrejt Shtetet e Bashkuara ose aleatët e saj.

Zoti Trump dhe sekretari i Thesarit Steven Mnuchin u zotuan të ndalojnë tregtinë me çdo vend që bën biznes me Korenë e Veriut, një masë që do të synonte kryesisht fqinjin e Phenianit dhe partnerin kryesor tregtar të tij, Kinën.

Po të hënën, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, foli me terma të forta në adresë të Koresë së Veriut, pas aktit të së dielën kur besohet se Pheniani vuri me sukses në provë një bombë termo-nukleare me hidrogjen.

Diplomatja amerikane foli gjatë sesionit urgjent të Këshillit të Sigurimit sot në Nju Jork, ku tha se duhet përdorur çdo mjet i mundshëm diplomatik para se të jetë tepër vonë. Ajo bëri thirrje për masat më të forta të mundshme diplomatike. "Udhëheqësi i Koresë së Veriut – tha zonja Haley – po lutet që të shpërthejë lufta. Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë, por durimi ynë ka një kufi," tha ajo.

Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, Pheniani po përgatitet për një provë tjetër me raketë balistike.

Dje Pheniani njoftoi se kishte realizuar me sukses një provë një bombë me hidrogjen që mund të hidhet me një raketë ndërkontinentale. Një zyrtar i shërbimeve amerikane të zbulimit tha se nuk ka asnjë dyshim që Pheniani ka vënë në provë një armë bërthamore 10 herë më të fuqishme se arma që vuri në provë një vit më parë.

Ndërkohë në takimin e Këshillit të Sigurimit, ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara tha se Pekini nuk do të lejojë destabilitet në rajon. Ai tha se çdo veprim duhet të merret në koordinim me Rusinë dhe Kinën, dy vende shumë të rëndësishme në atë pjesë të globit./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter