Ora News: “Bërtet “Allahu Akbar”, autori sulmon 7 persona, mes tyre 3 policë” plus 9 more |
- Bërtet “Allahu Akbar”, autori sulmon 7 persona, mes tyre 3 policë
- PS mbledh sot grupin parlamentar dhe kryesinë
- Mbi 100 mijë objekte arkeologjike presin një muze për ekspozim
- “5 mijë dollarë kush i shkul një fije floku Clinton”, burg për Martin Shkrelin
- Sot sërish Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë
- Protestë kundër legjislacionit për gjuhën shqipe
- Rama mban premtimin, qeveria heq certifikatat
- Kikia: Se kuptoj pse duhet të ketë ministër Shëndetësie nëse vijohet me PPP-në
- “Rossman & Lala” në Ring, hipermarketi i njohur me një tjetër dyqan
- Kikia: Shoqëria ka pësuar goditje të rënda nga kanabisi
| Bërtet “Allahu Akbar”, autori sulmon 7 persona, mes tyre 3 policë Posted: 14 Sep 2017 12:14 AM PDT Një ish-pacient i një spitali psikiatrik në Francë ka sulmuar shtatë persona mes të cilëve edhe tre efektivë policie, duke bërtitur "Allahu Akbar". Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez Toulouse rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, ndërsa autori është një 42 vjecar. Pas ardhejes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në makinën e policisë, sulmuesi bërtiste në gjuhën arabe "Allahu është i plotfuqishëm". "Ishim duke biseduar në rrugë kurai filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën", ka deklaruar një dëshmitar. Të lënduarit u dërguan në spital për kujdes mjekësor, ndërsa nuk pati viktima. Policia franceze tha se autori i dyshuar u lirua nga një spital psikiatrik në muajin prill. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| PS mbledh sot grupin parlamentar dhe kryesinë Posted: 13 Sep 2017 11:47 PM PDT Partia Socialiste të mbledhë sot grupin parlamentare dhe Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithësej. Mbledhjet do të bëhen në orën 09:00 dhe 09:30. Përveç emrave të kryetarëve, Partia Socialiste do të diskutojë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione. Nga kampi i opozitës duket se Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë. Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë, ndërsa Petrit Vasili është propozuar si kryetar i komisionit paralmentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë. Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar për kryetar të komisionit të Medias Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mbi 100 mijë objekte arkeologjike presin një muze për ekspozim Posted: 13 Sep 2017 11:27 PM PDT Mungesa e një muzeu por edhe një laboratori për përpunimin e objekteve arkeologjike mund të vërë në pikëpyetje serioze gjurmët e disa periudhave mesjetare në vendin tonë. Instituti arkeologjik në bodrumet e të cilit qëndrojnë mbi 20 mijë objekte i drejton një apel qeverisë të financojë me fonde këtë pasuri të madhe ndërsa kërkon Piramidën si një nga objektete më të përshtatshme për tu kthyer në një Muze Arkeologjik. Ndërkohë ekspertët duket se kanë gjetur disa vendbanime të rëndësishem në liqenin e Prespës. Këto që po shihni nuk janë objekte arkeologjike të ekspozuar në një muze ku cdokush mund të shkojë për të shuar kureshtjen për periudhën antike apo edhe për të dhënat, mënyrën si kanë jetuar në kohën e mretërisë ilire. Mbi 20 mijë objekte qëndrojnë në një tunel në Insituttin e Arkeologjik. Një ambient që edhe pse i përshtatur duket se nuk i përmbush të gjitha parametrat për t i ruajtur këto objekte të padëmtuara. Kreu i Insitutit të Arkeologjisë ka një apel të përsëritur jo vetëm për më shumë fonde por për një laborator të mirëfilltë për përpunimin e objekteve. Luan Përzhita: Ne kemi nevojë për shtesë buxheti, kemi nevojë dhe për mbështetje financiare por fal edhe bashkëpunimit me të huajtë ne i kemi realizuar më së miri kërkesat që kanë të bëjnë me kërkimin në terren, me studimim dhe ngritjen e shkollës së doktoraturës me shkëmbimet që janë bërë nga fondacione ose nga donacione të ndryshme. Për hir të së vërtetës edhe pse mendojmë që nevoja është shumë e madhe sërisht mendojmë që arkeologjia po ecën në rrugën e duhur. Një ndër problemet kryesore lidhet me investimet që duhet të bëhen kryesisht në infrastrukturën, që ka të bëjë me një laborator që duhet të shërbejë për përpunimin e materialit, konservimin dhe restaurimin. Shqipëria numëron deri tani 100 mijë objekte arkeologjike që janë një provë e rëndësishme e kultures iliro-shqiptare. Një nga mundësitë që Instituti ka hedhur për ta kthyer në Muze Arkeologjik është ndërtesa e Piramidës e cila vijon të jetë një objekt i braktisur dhe i lënë në mëshirë të fatit edhe pse ndodhet në qendër të metropolit shqiptar. Luan Përzhita: Ne kemi një pasuri mjaft të madhe arkeologjike që i kalon mbi 100.000 objekte. Ato përvecse duhet të konservohen duhet të reastaurohen por edhe duhet të mirëmbahen herë pas herë në mënyrë që ato të jenë një thesar i rëndësishëm i kultures iliro-shqiptare që të shoh në të ardhmen dhe vendosjen e tyre në një Muze Kombetar te Arkeologjisë sic dhe herë pas here kemi bërë një propozim që mbase godina e Piramidës t i jepet arkeologjisë për ta kthyer atë në një Muze Arkeologjik Kombetar. Aktualisht Institutit Arkeologjik ka 18 projekte në të gjthë vendin midis të cilave janë gërmimet në Shkodër, Koman, Durresit, Bylisit, Butrintit, Antigones ndërsa dy zona të reja ku po gërmohet dhe me shumë interes janë Sarta dhe Foinike . Me interes kohët e fundit shihen zbulimet nënujore. Luan Përzhita: Po bëjmë kerkime nënujore sic është rasti i dy kërkimeve që kemi bërë në liqenin e Ohrit dhe të Prespës, ku në të parin është zbuluar një vendbanim neolitik palafit dhe tepër i rëndësishëm për turizmin. Po dhe një vendbanim tjetër që është zbuluar në liqenin e Prespës dhe që lidhet me kulturën ilire, kryesisht të bronzit të vonë dhe të hekurit. Të gjitha gërmimet synojnë të zbulojnë kulturën arbëreshe dhe periudhën mesjetare cka do të rriste interesin e vizitorëve jo vetëm vendas por edhe të huaj. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “5 mijë dollarë kush i shkul një fije floku Clinton”, burg për Martin Shkrelin Posted: 13 Sep 2017 11:12 PM PDT Një gjyqtare dha urdhër të mërkurën për burgimin e Martin Shkrelit, ish drejtor ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, pasi arriti në përfundimin se ai kishte shkelur marrëveshjen e lirimit me kusht, duke shkruar një mesazh në Facebook që ajo tha se përbënte kërcënim për ish-kandidaten presidenciale Hillary Clinton. Muajin e kaluar, Shkreli u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare që ai administronte, por ishte lejuar të qëndronte i lirë me kusht, deri në shpalljen e dënimit, që është caktuar për në mes të janarit. Urdhri i djeshëm i gjyqtares në gjykatën federale të Bruklinit erdhi pas një postimi të Shkrelit, ku ai ofronte një dhuratë prej 5 mijë dollarësh për cilindo që do t'i shkulte zonjës Clinton një fije floku gjatë turit që ajo po bën për promovimin e një libri të ri. Avokatët e Shkrelit thanë se postimi ishte një satirë politike. Por gjyqtarja Kiyo Matsumoto tha se nuk e shihte këtë si humor dhe se oferta e Shkrelit mund të merrej seriozisht nga kundërshtarët e ish-kandidates Clinton. Oferta mund të shihet si “një thirrje për të sulmuar", tha gjyqtarja, duke i hequr Shkrelit lirinë me kusht të arritur kundrejt një pagese prej 5 milion dollarësh. “Kjo nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë”, tha gjyqtarja. “… Ekziston rreziku që dikush ta marrë seriozisht ofertën.” Autoritetet qeveritare i kishin deklaruar gjyqtares se mesazhi në Facebook kishte alarmuar Shërbimin Sekret që mbron zonjën Clinton. Të mërkurën paradite, Shkreli i shkroi gjykatës duke kërkuar falje për sjelljen e tij, me fjalët: “Unë nuk jam një person i dhunshëm”. Por për gjyqtaren Yamamoto kërkesa ishte e vonuar. “Ai nuk duhet të më kërkojë falje mua,” – tha ajo. “Ai duhet t'i kërkojë falje qeverisë, Shërbimit Sekret dhe Hillary Clintonit.” Pala mbrojtëse këmbënguli se fjala ishte thjesht për një shaka pa kripë, të krahasueshme me disa nga komentet e Presidentit Donald Trump. Shkreli u bë i njohur për rritjen shumëfish të çmimit të një ilaçi, por shpallja e tij fajtor nga gjykata muajin e kaluar nuk kishte lidhje me këtë incident që tërhoqi vemendje të madhe në media. Në seancën e shpalljes së dënimit më 16 janar ai përballet me deri në 20 vjet burgim./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sot sërish Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë Posted: 13 Sep 2017 11:00 PM PDT Kuvendi do të mblidhet sërish sot në një seancë që do të fillojë në orën 11:00. Në këtë seancë grupet parlamentare do të dorëzojnë zyrtarisht emrat dhe përbërjet e Komisioneve Parlamentare dhe organeve drejtuese të Kuvendit dhe më pas do të bëhet zgjedhja e tyre. Ndërkohë sot pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithësej. Nga kampi i opozitës duket se Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë. Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë, ndërsa Petrit Vasili është propozuar si kryetar i komisionit paralmentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë. Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar për kryetar të komisionit të Medias Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit. Përveç emrave të kryetarëve, Partia Socialiste do të diskutojë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione. Rendi i ditës në Kuvend 1. Njoftime (Nenet 7, 13, 14, 44, pika 3 e Rregullores) /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Protestë kundër legjislacionit për gjuhën shqipe Posted: 13 Sep 2017 10:32 PM PDT Më se 100 vetë janë tubuar mbrëmë para Parlamentit të Maqedonisë për të protestuar kundër propozim-legjislacionit për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, derisa ligjvënësit e kanë filluar debatin për këtë dokument. Protesta ishte organizuar nga disa organizata nacionaliste të linjës së fortë, përfshirë Kongresin Botëror Maqedonas. Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimin "Tradhtia nuk është demokraci" dhe kërkuan që qeveria ta tërheq këtë propozim. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka premtuar miratimin e këtij legjislacioni kur e ka arritur marrëveshjen për koalicion qeveritar me partitë shqiptare, më herët këtë vit. Legjislacioni aktual e definon shqipen si gjuhë zyrtare, por këtë status e ka vetëm në hapësirat ku shqiptarët e përbëjnë së paku 20% të popullatës. Shqiptarët e përbëjnë pothuajse një të katërtën e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë, që i ka më tepër se dy milionë banorë./REL Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rama mban premtimin, qeveria heq certifikatat Posted: 13 Sep 2017 01:53 PM PDT Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për të lejuar printimin e certifikatave apo dokumenteve të tjera që i lëshojnë institucionet shtetërore në mënyrë elektronike. Në mbledhjen e parë të kabinetit Rama II është kërkuar prej institucioneve përfshirja në rrjetin dixhital për t’i afruar prej aty shërbimin shtetasve shqiptarë. Ndërsa për të garantuar autenticitetin e dokumentit do të ketë dhe një vulë elektronike të institucionit që e lëshon, duke siguruar saktësinë e të dhënave të aplikuesve. Në fund të çdo dokumenti të marrë në formatin pdf, do të shënohet se "është lëshuar nga sistemi elektronik, referuar bazës së të dhënave shtetërore të institucionit lëshues”. Aplikimi për një dokument do ti adresohet institucionit që administron bazën e të dhënave shtetërore, i cili gjeneron dokumentin administrativ elektronik. Për shërbimet për të cilat aplikohet tarifë, do të krijohen mundësi për qytetarët që të kryejnë edhe pagesat on-line. Për të ulur numrin e aplikimeve për dokumente, qeveria ka vendosur që institucionet të kenë akses në bazën e të dhënave. Në këtë mënyrë, kur për shkak të procedurës administrative nevojiten dokumente të tjera të lëshuara nga institucione publike, vetë institucionet do të marrin të dhënat elektronikisht për çdo qytetar pa qenë nevoja për të aplikuar sërish nga këta të fundit. Shkurtimi i numrit të dokumenteve dhe aplikimeve nga qytetarët shqiptarë ishte një zotim i Kryeministrit, i cili e ka konsideruar këtë praktikë si sorollatëse për njerëzit. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kikia: Se kuptoj pse duhet të ketë ministër Shëndetësie nëse vijohet me PPP-në Posted: 13 Sep 2017 01:52 PM PDT Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News flet për Rilindjen Urbane të qendrave të qyteteve si dhe dhënien e koncesioneve në shëndetësi. Kika: Ka qenë absolutisht e nevojshme të ndërhyhej në qendrat e qyteteve, por unë me aq sa kuptoj, janë ngritur ca gjëra të shëmtuara. Shikoj ca qytete të shtruara me pllaka majolike. Shëndetësia nëse do të vazhdohet me dhënien e shërbimeve me koncesion nuk e kuptoj pse duhet të ketë ministër shëndetësie. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Rossman & Lala” në Ring, hipermarketi i njohur me një tjetër dyqan Posted: 13 Sep 2017 01:47 PM PDT Prej kësaj të mërkurë, Ringut i është bashkuar dhe hipermarketi i njohur gjerman "Rossman & Lala”, një emër shumë familjar për konsumatorin shqiptar.Perveç risive dhe larmishmërisë "Rossman & Lala” afroi në ditën e hapjes dhe 10% ulje në të gjitha produktet, dhurata për çdo blerës dhe aktivitete dedikuar fëmijëve. E pozicionuar në një nga zonat më strategjike të Tiranës, Qendra Tregtare Ring po sjell gjithmonë më pranë vizitorëve të saj, markat më të zgjedhura dhe të kërkuara në tregun vendas. Prej kësaj të mërkure, Ringut i është bashkuar dhe hipermarketi i njohur gjerman "Rossman & Lala”, një emër shumë familjar për konsumatorin shqiptar. Përveç risive dhe larmishmerisë,"Rossman & Lala” ofroi në ditën e hapjes dhe 10% ulje në të gjitha produktet, dhurata për çdo blerës dhe aktivitete dedikuar fëmijëve. Gjatë këtij sezoni, Ringut i janë shtuar dhe do ti bashkohen markat më të reja dhe ekskluzive në tregun vendas. Adidas,Rossman & Lala , Baboo nail bar, Fit Express etj janë risitë e këtij viti në Qendrën Tregtare Ring. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kikia: Shoqëria ka pësuar goditje të rënda nga kanabisi Posted: 13 Sep 2017 01:26 PM PDT Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se edhe sikur edhe sikur gjatë vitit pasardhës të mos mbillet asnjë rrënjë kanabis në Shqipëri, shoqëria ka marrë goditje shumë të rënda. Pjesë nga deklarata: Kikia: Gjithë kjo sasi droge që u kap apo kultivua nuk mund të quhet epokë e mbyllur. Edhe sikur gjatë vitit pasardhës të mos mbillet asnjë rrënjë kanabis në Shqipëri, shoqëria ka marrë goditje shumë të rënda, si në aspektin ekonomik dhe në atë social. Është kriminalizu financiarisht dhe nuk dihet se sa do të shpërlahet, është infektuar organikisht dhe nuk dihet. Unë them se do t'ia dalë. Por nuk është ky suksesi. Sot kemi një shoqëri në degradim. Nëse ne arrijmë të shkulim fizikisht kanabisin, nuk mund të shkulim fenomenin nga shoqëria. Mos harro se kemi moshën më të ulët në Evropë për përdorimin e drogës. Është një situatë totalisht jashtë kontrollit. Përdorimi i drogës ka mbërritur deri në shkollat e ciklit tetëvjeçar. Nëse jemi në një krizë të përgjithshme shoqërore, nuk më duhen strategjitë e mëdha. Hila: A mendoni se Xhafaj është në vendin e duhur? Kikia: Nuk mendoj se është çështje e një personi. Nëse ka një vullnet politik për ta lejuar do ta lejojë edhe ministri më satrap. Nëse ka vullnet për ta luftuar, funksionojnë të gjitha strukturat. Xhafaj ishte fare pak në atë detyrë dhe unë them se është një bast i vështirë për një njeri që sapo ka hyrë në zyrë.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





