“Ndodh në Tiranë/ Makina e nuses dhe e dhëndrit bën aksident (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Ndodh në Tiranë/ Makina e nuses dhe e dhëndrit bën aksident (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Ndodh në Tiranë/ Makina e nuses dhe e dhëndrit bën aksident (Foto)

Posted: 03 Sep 2017 07:33 AM PDT

Nusja dhe dhëndri aksidentohen ditën e dasmës. Ngjarja ka ndodhur pranë Yrshekut në Tiranë, ndërsa fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas dëshmitarëve, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një makinë tip "Porsche" ku udhëtonin një çift të rinjsh. Ata kanë dalë menjëherë nga makina dhe janë spostuar anë rrugës. Shkak i aksidentit sipas burimeve për JOQ u bë makina që përplasi "Porsche"-n e çiftit, pasi po udhëtonte në krah të kundërt.

"Para 1 ore ndodhi afer QTU-se afer zones Yrshek… ndodhi aksidenti, makina qe ka dal nga rruga shkoj i ra Porsche. Po aty kishte qen nusja me gjithe dhender. Dhe doli nusja nga makina u be trafik. Duket pak a shume makina qe ka dal ne krah te kundërt…,- shprehet djali.

The post Ndodh në Tiranë/ Makina e nuses dhe e dhëndrit bën aksident (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Eneda Tarifa tallet rëndë me Irgenin e ‘’Portokallisë’’ në dasmën e Bes Kallakut (Video)

Posted: 03 Sep 2017 07:24 AM PDT

U bënë dy ditë nga dasma e Bes Kallakut, ndërsa në Instagram cdo ditë publikohen foto nga ajo ceremoni madhështore.

Përveç çiftit edhe personazhet VIP, janë kënaqur pafund si dhe kanë ditur ta ngrohin pafund atmosferën. Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja Eneda Tarifa, e cila me tu bashkuar me grupin e aktorëve të "Portokallisë" kanë nisur të bëjnë shaka.

Një prej tyre ka qenë edhe çasti i ëmbëlsirës e cila kishte një formë të rrumbullakët dhe duhej çarë për tu shijuar. Eneda me shaka i ka rënë edhe kokës së ish-kolegut të saj Irgen Çelës, i cili gjithashtu u lidh në martesë përpara disa ditësh.

😂😂😂😂😂😂😂 Embelsira magjike… @cela_irgen @marlin_lako 😘😘

A post shared by Eneda Tarifa ♈️ (@enedatarifa) on

The post Eneda Tarifa tallet rëndë me Irgenin e ''Portokallisë'' në dasmën e Bes Kallakut (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kosova nuk ia del, Kroacia fiton

Posted: 03 Sep 2017 07:19 AM PDT

Është duke u luajtur në stadiumin "Maksimir" të Zagrebit, takimi mes Kroacisë dhe Kosovës i vlefshëm për eliminatores e Kupës së Botës, Grupi I.

Ndeshja u ndërpre dje për shkak të terrenit të papërshtatshëm nga reshjet e bollshme të shiut. UEFA në bashkëpunim me FIFA-n vendosën që kjo sfidë të rifillonte sot në orën 14:30 nga minuta e 21-të ku u ndërpre.

MINUTË PAS MINUTE
Përfundon takimi, Kroaci-Kosovë 1-0
90′ Topi i gjatë nga Berisha, Jashinica devijon me kokë por pa rrezikshmëri.
88′ Kroaci mundohet të menaxhojë avantazhin duke e ulur disi ritmin e sulmeve.
84′ Modriç hedh një top në zonë nga goditja e dënimit. Pas rrëmujës së krijuar, Kaliniç provon të gjuaj por topi në duart e portierit Ujkani.
80′ Berisha harkon në zonë, por sulmuesi Atdhe Nuhiu tregohet i pasaktë me kokë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
75′ Goditje dënimi për Kroacinë! Mordiç kroson bukur nga e djathta për Vidën, i cili me kokë dërgon topin në rrjetë duke kaluar në avantazh të tijët, 1-0.
73′ Lojë mjaftë e luftuar në mesfushë. Kosova i bën presion kroasisë duke mos e lejuar t'i afrohet zonës.
66′ Kroaci bëhet më kërkuese në këto minuta. Pivariç lëshon një gjuajtje të rrezikshme, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.
64′ Rrëmujë në zonën e Kosovës. Kramariç nuk shfrytëzon dot një rast mjaft të mirë shënimi, shumë afër vijës fatale. Me fat portieri Ujkani.
62′ Brozoviç provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, e lehtë goditja, pa problem për Ujkanin.
57' Kroaci provon të shtyjë përpara, Kosova mbrohet mirë duke mos i lënë hapësira kundërshtarëve.
52′ Mundësi e shkëlqyer për Kosovën. Muriqi i nxjerr një top të bukur Berishës, i cili nuk mendohet 2 herë dhe lëshon një gjuajtje të fuqishme, por topi përfundon shumë pranë portës së portierit kroat.
49' Brozoviç kroson nga këndi rrezikshëm, kosovarët e largojnë për një moment rrezikun por topi shkon në këmbët e Perisiç, i cili lëshon një goditje me të majtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën.
46′ Ka filluar pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Kroaci-Kosovë 0-0
44′ Kosova e mbyll në sulm pjesën e parë. Berisha kroson nga e djathta, Kololli devijon topin por shumë larg portës së Subashiç.
43′ Rakitiç nis një top të bukur për Perisiç, gjuan me të majtën mesfushori por vetëm rrjetë e jashtme.
41′ Modriç provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk kordinohet siç duhet. Topi përfundon jashtë kuadratit.
38′ Valon Berisha e tepron me mbajtjen e topit, ia rrëmben Versajlko por në momentin e fundit ndërhyn Alushi me sparkatë duke e nxjerrë topin në korne. Vendasit pretendojnë për 11 metërsh. Nuk ka asgjë për gjyqtarin.
33′ Aksion i rrjedhshëm për kroatët, Versajlko fut një harkim të rrezikshëm për Manxhukiç, del Ujkani i vëmendshëm.
32′ Arbër Zeneli bën një lëvizje mjaft të mirë dhe lëshon një goditje me të djathtën nga 25 metra, por topi përfundon jashtë kuadratit.
27′ Berisha kroson bukur për Muriqin, i cili i me kokë servir një top shumë afër portës për Rrahmanin, por mbrojtësi kosovar nuk koordinohet mirë duke shpërdoruar një rast të artë.
26′ Kosova provon të dalë përpara falë një inkursioni të Berishës, por mbrojtësit kroatë largojnë topin në goditje nga këndi.
24′ Brozoviç kroson nga këndi, Lovren ul topin për Perisiç, i cili në afërsi të pikës të penalltisë ka gabuar duke e dërguar topin mbi kuadrat.
23' Kroacia qarkullon bukur topin në mesfushë në minutat e para të rifillimit të ndeshjes.
Ndeshja u ndërpre mbrëmjen e të shtunes dhe rifilloi të dielën në orën 14:30
21′ Ndeshja ndërpritet për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
20′ Kroacia ka një mundësi të mirë për të rrezikuar, pavarësisht vështirësisë së terrenit. Perisiç provoi me një gjuajtje nga e majta që përfundoi jashtë, duke mos i pasuar Brozoviç që gjendje në pozicion të volitshëm.
16' Versajlko harkon nga e djathta dhe gjen Perisiç në anën tjetër, i cili vonohet dhe nuk gjuan.
15′ Nga një goditje këndi vjen rreziku i radhës i Kroacisë, por fatmirësisht lojtarët kroatë ngatërrohen njeri me tjetrin. Në fund gjuan Vrsajlko, por godet mbrojtësin.
14 ' Loja vazhdon pa gjuajtje në portë, për shkak të fushës që është në gjendje të mjerueshme.
12 ' Kosova rrezikon me një goditje këndi, që largohet me vështirësi nga mbrojtja vendase pasi Subashiç vendosi të mos dilte nga katër lëndori.
8 ' Ujkani kontrollon një devijim të Manxhukiç, duke larguar rrezikun nga katërkëndori i tij.
3 ' Aksion i shpejtë i Rashicës, pro del portieri kroat që mbron portën.
2 ' Lojtarët e të dy skuadrave kanë vështirësi të mëdha të pasojnë, në terrenin kthyer në moçal.
1' Fillon ndeshje na një terren shumë të rënduar.
Kroaci-Kosovë 1-0
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Pivariç, Perisiç, Rakitiç,(Kramariç 55′), Kovaçiç (Badelj 55′) Modriç, Brozoviç, (Kaliniç 73′), Manxhukiç.
Trajner: A.Cacia
Kosova: Ujkani, Jashanica, Kulolli, (Paqarada 70′), Vojvoda, Rrahmani, Alushi, Kryeziu, Zeneli, (Nuhiu 79′), V.Berisha, Muriqi (Fejzullahu 67′)
Trajner: A.Bunjaki
Gjyqtar: S.Johanenson (Suedi)
KV: Muriqi 65′, Vojvoda 83′

 

 

The post Kosova nuk ia del, Kroacia fiton appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kafeja dëmton eshtrat? Studiuesit përgjigjen

Posted: 03 Sep 2017 07:16 AM PDT

Konsumimi i shumë kafeve në ditë mund të rrisë dëmtimin e eshtrave, thekson një studim i fundit.

Por a është i vërtetë ky konstatim? Ja përgjigjja.
Disa studime kanë konfirmuar se njerëzit që konsumojnë shumë kafe i kanë eshtrat më të dobëta, por ka edhe nga ata që besojnë se këto pretendime janë ekzagjeruar, transmeton portali arbresh.info
"Kjo nuk paraqet asnjë rrezik", ka thënë Dr.Robert Reker, nga Universiteti Ohama.
"Studime të shumta në vende të ndryshme të botës, të kryera në nivel kombëtar, nuk kanë gjetur një dëshmi se kafja ndikon në dëmtimin e eshtrave", ka shtuar ai.

Sipas një studimi të kryer në Suedi, ku janë hulumtuar më shumë se 61 mijë gra, është gjetur se pirja e kafës ndikon në një masë të vogël në ndryshimin e densitetit të eshtrave, por nuk paraqet rrezik për thyerje.
Këtë vit, revista "Food and Chemical Toxicology", ka ardhur në përfundim se një person që konsumon tetë filxhana kafe në ditë mund të kërcënohet nga rreziku i thyerjes së eshtrave.
A mund të çojë pirja e kafesë në humbjen e kalciumit?
Studiuesit thonë se po, sepse ata theksojnë se konsumimi i tepërt i kafes mund të zvogëlojë sasinë e kalciumit në trup./arbresh.info/

The post Kafeja dëmton eshtrat? Studiuesit përgjigjen appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Djali sheh foton e shkrepur para 20 vitesh, sfondi i saj e lë pa fjalë (Foto)

Posted: 03 Sep 2017 06:55 AM PDT

Djali nga Anglia ka parë rastësinë më të bukur të jetës.

Teksa me vëllezërit po shihte foto të fëmijërisë, ai sheh dicka shumë të bukur. Fotografia tregon atë së bashku me vëllezërit e tij duke luajtur në rërë por pas tij ndodhet një vajzë e vogël. Nick nuk arrin tu besojë dot syve kur sheh që vajza e vogël është vajza me të cilën do të martohet më vonë.
Që të dy, Nick Wheeler e Aimee Maiden, ndodhen disa metra larg të përjetësuar në fotografi.

Në të vërtetë familjet e tyre jetonin 65 kilometra larg dhe ka qenë rastësi që të dyja palët kanë kaluar pushimet e tyre, në të njëjtin vit, në Mousehole, të Britanisë së Madhe.
Dy dekada më pas, dy fëmijët të cilët nuk njiheshin, por që rastësisht ishin shumë afër në plazh, u bënë burrë dhe grua.
Një shenjë e fatit? Nuk e dimë por ngelet një rastësi e bukur

The post Djali sheh foton e shkrepur para 20 vitesh, sfondi i saj e lë pa fjalë (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kroacia në avantazh, Kosova ‘’dorëzohet’’

Posted: 03 Sep 2017 06:48 AM PDT

Takimi mes Kroacisë dhe Kosovës, i vlefshëm për eliminatores e Kupës së Botës, Grupi I, vazhdon.

MINUTË PAS MINUTE
75′ Mordiç kroson bukur nga e djathta për Vidën, i cili me kokë dërgon topin në rrjetë duke kaluar në avantazh Kroacinë. 1-0
73′ Lojë mjaftë e luftuar në mesfushë. Kosova i bën presion kroasisë duke mos e lejuar t'i afrohet zonës.

66′ Kroaci bëhet më kërkuese në këto minuta. Pivariç lëshon një gjuajtje të rrezikshme, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.
64′ Rrëmujë në zonën e Kosovës. Kramariç nuk shfrytëzon dot një rast mjaft të mirë shënimi, shumë afër vijës fatale. Me fat portieri Ujkani.
62′ Brozoviç provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, e lehtë goditja, pa problem për Ujkanin.
57' Kroaci provon të shtyjë përpara, Kosova mbrohet mirë duke mos i lënë hapësira kundërshtarëve.
52′ Mundësi e shkëlqyer për Kosovën. Muriqi i nxjerr një top të bukur Berishës, i cili nuk mendohet 2 herë dhe lëshon një gjuajtje të fuqishme, por topi përfundon shumë pranë portës së portierit kroat.
49' Brozoviç kroson nga këndi rrezikshëm, kosovarët e largojnë për një moment rrezikun por topi shkon në këmbët e Perisiç, i cili lëshon një goditje me të majtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën.
46′ Ka filluar pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Kroaci-Kosovë 0-0
44′ Kosova e mbyll në sulm pjesën e parë. Berisha kroson nga e djathta, Kololli devijon topin por shumë larg portës së Subashiç.
43′ Rakitiç nis një top të bukur për Perisiç, gjuan me të majtën mesfushori por vetëm rrjetë e jashtme.
41′ Modriç provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk kordinohet siç duhet. Topi përfundon jashtë kuadratit.
38′ Valon Berisha e tepron me mbajtjen e topit, ia rrëmben Versajlko por në momentin e fundit ndërhyn Alushi me sparkatë duke e nxjerrë topin në korne. Vendasit pretendojnë për 11 metërsh. Nuk ka asgjë për gjyqtarin.
33′ Aksion i rrjedhshëm për kroatët, Versajlko fut një harkim të rrezikshëm për Manxhukiç, del Ujkani i vëmendshëm.
32′ Arbër Zeneli bën një lëvizje mjaft të mirë dhe lëshon një goditje me të djathtën nga 25 metra, por topi përfundon jashtë kuadratit.
27′ Berisha kroson bukur për Muriqin, i cili i me kokë servir një top shumë afër portës për Rrahmanin, por mbrojtësi kosovar nuk koordinohet mirë duke shpërdoruar një rast të artë.
26′ Kosova provon të dalë përpara falë një inkursioni të Berishës, por mbrojtësit kroatë largojnë topin në goditje nga këndi.
24′ Brozoviç kroson nga këndi, Lovren ul topin për Perisiç, i cili në afërsi të pikës të penalltisë ka gabuar duke e dërguar topin mbi kuadrat.
23' Kroacia qarkullon bukur topin në mesfushë në minutat e para të rifillimit të ndeshjes.
Ndeshja u ndërpre mbrëmjen e të shtunes dhe rifilloi të dielën në orën 14:30
21′ Ndeshja ndërpritet për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
20′ Kroacia ka një mundësi të mirë për të rrezikuar, pavarësisht vështirësisë së terrenit. Perisiç provoi me një gjuajtje nga e majta që përfundoi jashtë, duke mos i pasuar Brozoviç që gjendje në pozicion të volitshëm.
16' Versajlko harkon nga e djathta dhe gjen Perisiç në anën tjetër, i cili vonohet dhe nuk gjuan.
15′ Nga një goditje këndi vjen rreziku i radhës i Kroacisë, por fatmirësisht lojtarët kroatë ngatërrohen njeri me tjetrin. Në fund gjuan Vrsajlko, por godet mbrojtësin.
14 ' Loja vazhdon pa gjuajtje në portë, për shkak të fushës që është në gjendje të mjerueshme.
12 ' Kosova rrezikon me një goditje këndi, që largohet me vështirësi nga mbrojtja vendase pasi Subashiç vendosi të mos dilte nga katër lëndori.
8 ' Ujkani kontrollon një devijim të Manxhukiç, duke larguar rrezikun nga katërkëndori i tij.
3 ' Aksion i shpejtë i Rashicës, pro del portieri kroat që mbron portën.
2 ' Lojtarët e të dy skuadrave kanë vështirësi të mëdha të pasojnë, në terrenin kthyer në moçal.
1' Fillon ndeshje na një terren shumë të rënduar.
Kroaci-Kosovë 0-0
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Pivariç, Perisiç, Rakitiç,(Kramariç 55′), Kovaçiç (Badelj 55′) Modriç, Brozoviç, (Kaliniç 73′), Manxhukiç.
Trajner: A.Cacia
Kosova: Ujkani, Jashanica, Kulolli, Vojvoda, Rrahmani, Alushi, Kryeziu, Zeneli, V.Berisha, Muriqi (Fejzullahu 67′)
Trajner: A.Bunjaki
Gjyqtar: S.Johanenson (Suedi)

 

The post Kroacia në avantazh, Kosova ''dorëzohet'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kroacia i gjunjësohet Kosovës, Berisha pranë golit (video)

Posted: 03 Sep 2017 06:44 AM PDT

Në vazhdim të ndeshjes së ndërprerë një natë më parë prej reshjeve të dendura të shiut, Kosova po bën një lojë të mirë ndaj Kroacisë.

Valon Berisha ka pasur një rast të mirë për gol, por goditja e yllit të Salzburgut shkoi vetëm disa centimetra mbi shtyllën transversal.

The post Kroacia i gjunjësohet Kosovës, Berisha pranë golit (video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vrasja e gjyqtares, deklarata e PD: Çako takoi personalisht viktimën, pse nuk e mbrojti?

Posted: 03 Sep 2017 06:35 AM PDT

Partia Demokratike, përmes një njoftimi për mediat, ka reaguar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj, para dy ditësh në Tiranë.

Selia blu thotë se vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohej nga veprimet e papërgjegjshme të shtetit. Po ashtu, duke ju referuar ngjarjes të ndodhur në 2015 kur, Fadil Kasemi kishte tentuar për ta vrarë Hafizin, PD-ja shprehet se nëse ai nuk do të ishte liruar nga një aministi skandaloze apo nëse policia do t'i kishte dhënë gjyqtares mbrojtjen që i njeh ligji çdo qytetari, ajo sot do të jetonte.

Dhe për këtë ngjarje, Partia Demokratike sqaron se gjyqtarja në fjalë, e ka takuar personalisht Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Haki Çakon, dhe Drejtorinë e Krimeve në Polici, duke ju kërkuar ndihmë, por ajo nuk është vënë nën mbrojtje nga blutë.
Duke renditur disa pyetje për kreun e qeverisë Edi Rama, selia blu paralajmëron se ky krim nuk do të kalojë në heshtje vetëm për të pritur krimin e radhës.
"Qeveria duhet të japë llogari:
Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë? Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëve që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje? Pse policia nuk i afroi mbrojtje gjyqtares Hafizi kur ajo e kërkoi më shumë se një herë? Pse nuk vepruan për parandalimin e tragjedisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalisht nga gjyqtarja ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?
Partia Demokratike do të propozojë në fillim të legjislaturës së re një ligj i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Ne do të propozojmë edhe ashpërsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune. Ndërkohë, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të rishikojë me urgjencë procesin e ofrimit të mbrojtjes nga shteti, për të shmangur mundësinë e injorimit të qytetarëve që u kërcënohet realisht jeta.", -thuhet në njoftimin për mediat. /Gazeta Express/

The post Vrasja e gjyqtares, deklarata e PD: Çako takoi personalisht viktimën, pse nuk e mbrojti? appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

100 mijë familje në shtator do të përfitojnë një rritje të ndihmës ekonomike me 6%

Posted: 03 Sep 2017 06:32 AM PDT

Rritja ishte parashikuar në mes të majit, por me dy udhëzime të pak muajve më parë, ajo u shty për shtatorin.

Udhëzimi i përdorimit të fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike i jep të drejtën Këshillit Bashkiak të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet që nuk janë përfituese nga sistemi i pikëzimit.
Nga vendimi, përfitonin 51 mijë persona nga 13 kategori sociale me trajtim shtetëror. Përmes një tjetër udhëzimi, ndryshon përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike.

Me përllogaritjen e re është hequr ndihma e pjesshme prej 800 lekësh, dhe aplikohet përllogaritja e re, e vlefshme për rreth 100 mijë familje.
Fondet për mbështetjen e shtresave në nevojë vijojnë të mbeten të ulëta ndaj buxhetit. Megjithatë, në 7 muajt e parë të këtij viti, Ministria e Financave vlerësohet të ketë nxjerrë nga thesari 11.3 miliardë lekë./Abc Neës

 

The post 100 mijë familje në shtator do të përfitojnë një rritje të ndihmës ekonomike me 6% appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Armë në kokë të riut në Shkodër, sherri nisi për celularin

Posted: 03 Sep 2017 06:27 AM PDT

Një plagosje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Edmir Nilaj është 21 vjecari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe i cili ka marrë një plumb në kokë por edhe dëmtime në kafkën e tij teksa është goditur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:35 në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë. 21 vjecari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia dyshon se autor i plagosjes së rëndë është shtetasi Admir Dekovi. Konflikti ka nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina. 21 vjecarit Edmir Nilaj që ndodhej me disa shokë në lokal i ka humbur një celular. I plagosuri në lidhje me celularin e humbur ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të. Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes Admir Dekovi i cili punonte si bodiguard. Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin. Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21 vjecarin, raporton ShkodraNews.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Shkodrës të personave të përfshirë në konflikt të identifikuar nga kamerat e sigurisë. Policia po punon edhe për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Admir Dekovi.

The post Armë në kokë të riut në Shkodër, sherri nisi për celularin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.