“Ndërhyrje në fytyrë, Kylie Jenner tregon arsyen: Djali që më dha puthjen e parë më kritikoi se kisha buzë të holla” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Ndërhyrje në fytyrë, Kylie Jenner tregon arsyen: Djali që më dha puthjen e parë më kritikoi se kisha buzë të holla” plus 9 more Lajmi i Fundit


Ndërhyrje në fytyrë, Kylie Jenner tregon arsyen: Djali që më dha puthjen e parë më kritikoi se kisha buzë të holla

Posted: 11 Sep 2017 09:15 AM PDT

Një nga femrat më seksi dhe më të përmendura në botë, është Kylie Jenner.

Bukuroshja e reality show-t "Keeping Up With the Kardashians" ka treguar publikisht një situatë në jetën e saj vite më parë, kur ajo ishte 15 vjeç. Edhe Kylie ka pasur pasiguri lidhur me pamjen e saj të jashtme, si shumica e adoleshentëve në ditët e sotme.
"Unë isha 15 vjeç dhe isha e pasigurt për bukurinë e buzëve të mia. I kisha vërtet të holla",- i ka treguar ylli i reality show-t terapistit të saj.

Jenner ka treguar se pasi ka dhënë puthjen e parë me një djalë ka përjetuar një moment vërtet të keq pasi djali e ka kritikuar, duke i thënë se buzët e saj ishin shumë të vogla.
"E përjetova shumë keq. Kur ti pëlqen një djalë dhe ai të thotë këtë fjali, pa diskutim që nuk të vjen mirë. U ndjeva e padëshiruar dhe kërkova të kisha buzë më të mëdha. Më mbeti në mendje",- ka rrëfyer Kylie në episodin e së dielës në "Keeping Up Ëith The Kardashians".
Ndonëse është e gjitha plastikë, 20-vjecarja është cilësuar si një nga vajzat më të bukura të ekranit.
Sot ajo cilësohet, edhe pse të gjithë e dimë se ka ndryshuar falë ndërhyrjeve të shumta në pamje.

The post Ndërhyrje në fytyrë, Kylie Jenner tregon arsyen: Djali që më dha puthjen e parë më kritikoi se kisha buzë të holla appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Elbasan, nëna pëson infarkt teksa po vajtonte në varrin e djalit

Posted: 11 Sep 2017 09:10 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një grua rreth moshës 56 vjeç ka gjetur vdekjen.

Gazetarja e Elbasanit në "Aldo Morning Show" raporton se gruaja shkonte çdo ditë tek varri i të birit, të cilin e kishte humbur vetëm pak ditë më parë në një aksident.

Mësohet se gruaja ka gjetur vdekjen mbi varrin e të birit si pasojë e një infarkti për shkak të dhimbjes së madhe./tvklan

The post Elbasan, nëna pëson infarkt teksa po vajtonte në varrin e djalit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Dyshohet se ka vjedhur vepra arti, arrestohet në Berat 51 vjeçari

Posted: 11 Sep 2017 09:03 AM PDT

Policia e Beratit ka arrestuar një 51 vjeçar, pasi në mjetin e tij janë gjetur disa sende të dyshuara si vepra arti.

Blutë njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi Beqir Gurra, banues në Elbasan.

Ai është arrestuar në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij me targa AA 461 BL, një shpatë antike, një pistoletë të vjetër disa statuja, papiruse dhe disa vepra arti të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,
Materalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat dhe 51 vjeçari Gurra do të përballet me akuzën e trafikimit të veprave të artit dhe kulturës.

The post Dyshohet se ka vjedhur vepra arti, arrestohet në Berat 51 vjeçari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Trafikonin kokainë, tre shqiptarë burgosen në Belgjikë

Posted: 11 Sep 2017 08:58 AM PDT

Tre shqiptarë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim nga një gjykatë belge për trafik të kokainës. Gjykata e Tournai i ka dënuar me 4 vite burg në total shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Mediat belge shkruajnë se dy prej shqiptarëve janë dënuar me 30 muaj burgim në total, ndërsa i treti me 18 muaj burg.

Sipas prokurorit të çështjes, tre shqiptarët kishin shkuar në qytetin e Tournai vetëm për të shitur drogë. Gjykata urdhëroi gjithashtu që të sekuestrohet edhe një shumë parash prej 16 mijë euro, të cilat janë përfituar prej shqiptarëve nga aktiviteti i tyre kriminal.

Në kohën që u arrestuan, atyre ju sekuestrua 80 gram kokainë në apartamentin ku ata qëndronin. Nga kqyrja e celularëve të tyre, u zbulua se kontaktet e shqiptarëve i përkisnin pikërisht rrjetit të trafikut të drogës, citon klan.

The post Trafikonin kokainë, tre shqiptarë burgosen në Belgjikë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ronaldo ‘habit’me dëshminë e tij në gjykatë: Jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll (Video)

Posted: 11 Sep 2017 08:53 AM PDT

Problemet e Ronaldos me ligjin, është kthyer një shqetësim i madh për të. Teksa ka shprehur dëshirën e tij për t'u kthyer në Angli, pasi aty nuk do të kishte më probleme me autoritetet financiare, ai tregon së problemet në Spanjë duket sikur sdo të marojnë.

Në fund të korrikut, ylli portugez ka dalë para gjykattëses.

"Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Angli, ndaj për këtë arsye… nuk dua ta them… do të më pëlqente të kthehesha në Angli', deklaron ndër të tjera Ronaldo para gjykatëses Monika Gomez Ferrer.

"I kam paguar taksat në vitin 2014. Kam vetëm 6 klasë shkollë, ajo që di të bëj është të luaj futboll. Nëse më duhet të paguaj më shumë, jam gati të paguaj më shumë që të mos kem probleme", shtoi futbollisti duke shpjeguar se kjo ishte arsyeja pse kishte punësuar kompani që të merreshin me çështjet e tij financiare dhe nuk merrej direkt ai.

The post Ronaldo 'habit'me dëshminë e tij në gjykatë: Jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rrezikuan mbytjen në det, policia shpëton katër turistët e huaj në Sarandë

Posted: 11 Sep 2017 08:52 AM PDT

Kater turiste te huaj u shpetuan nga policia diten e sotme ne Sarande pasi rrezikuan mbytjen ne det. Burimet zyrtare njoftuan se më datë 11.09.2017, QOND ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare se disa turistë kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e “Manastirit”.

Sipas policise, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.

“Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe 4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxierrë në breg të detit turistët sëbashku me mjetin lundrues. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore!”, thuhet ne deklarate.

The post Rrezikuan mbytjen në det, policia shpëton katër turistët e huaj në Sarandë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Detajet/ Tentuan të dërgonin 1 ton kanabis në Itali, autorët i shpëtuan policisë (Video)

Posted: 11 Sep 2017 08:42 AM PDT

Vëzhgimi i prokurorisë dhe i policisë kishte mbi dy javë që monitoronte 3 trafikantët e drogës në Vlorë, por përsëri këta të fundit mundët t'i shpëtonin arrestimit të uniformave blu.

1 ton drogë të sekuestruar një ditë më pare në "Plazhin e vjtër" pranë portit të qytetit bregdetar, ka ngritur shumë pikëpyetje për organet ligjzbatuese, duke krijuar dyshimin për dekonspirim të aksioneve policore.

Sipas burive që "Abc neps" ka arritur të sigurojë, trafikantët kishin dështuar 3 herë të tjera për të dërguar drogë drejt Italisë. Kështu në raportin e hollësishëm, thuhet se mbrëmjen e premte, pranë plazhit të Zvërnecit ishte tentative e pare, por që nuk u krye, pasi dërguesit e drogës kishin dyshuar se po përgjoheshin nga policia, duke e shtyrë një ditë më vonë transportin e kanabisit drejt Italisë.
Ndërkohë që tentativa e dytë dhe më guximshmja për të çuar me gomone 1 ton kanabis do të kryhen mbrëmjen e 9 shtatorit në plazhin e ri, ose siç njihet ndryshe Lungomare. Gomonia është afruar 2 metra larg bregut të detit por përsëri, trafikantët nuk ishin të sigurt për dërgimin e kanabisit drejt vendit fqinj.
Dyshimet për dekonspirim dhe rrjedhje të informacionit bëri që droga të ngarkohej në një tjetër vend. Mjeti lundrues u largua drejt portit të Vlorës thuhet në raportin e policisë, dhe qëndronte rreth 30 metra larg bregut të detit.
Trafikantët arritën ti largoheshin ndjekjes së policisë, ndërsa u sekuestrua lënda narkotike dhe baza ku ata qëndronin.

Së bashku me drogën u kapën edhe 6 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm. Hetimet janë në proces verifikimi edhe nga kontrolli i brendshëm i policisë së shtetit, pasi dyshohet se ka pasur dekonspirim nga uniformat blu. /ABC News/

https://web.facebook.com/lajmifundit.al/videos/1515866845136456/

The post Detajet/ Tentuan të dërgonin 1 ton kanabis në Itali, autorët i shpëtuan policisë (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Berisha përplaset keq me dy përkrahësit e Bashës në grupin e PD

Posted: 11 Sep 2017 08:25 AM PDT

Kur nuk ishin mbushur ende 24 orë nga votimi i Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, thirri kryesinë dhe Grupin Parlamentar.

Rrjedhja e të paktën dy votave nga demokratët në favor të zgjedhjes së Ruçit në krye të Kuvendit ishte diskutimi kryesor gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, e cila u shoqërua me debate të forta, shkruan "Panorama".

Mbi dy orë diskutime në mbledhjen e Grupit Parlamentar i shoqëruan debatet dhe paralajmërimet për këdo që theu vendimin e mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe votoi pro zgjedhjes së Ruçit.
Burime nga Grupi Parlamentar sqaruan se më i ashpër në qëndrimet e tij ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha e ka cilësuar si thikë pas shpine votën e të paktën dy demokratëve, që kundër vullnetit të shumicës së Grupit, votuan pro zgjedhjes së Ruçit në krye të Parlamentit.
Sipas burimeve, Berisha në Grup nuk ka kursyer kritikat edhe për dy nga prurjet e reja të PD, Ervin Salianjin dhe Grida Dumën, për deklarimet e tyre publike në lidhje me votimin në Parlament. Berisha nuk e ka mbështetur tezën e vjedhjes së votave për zgjedhjen e Ruçit dhe u ka kërkuar dy deputetëve të rinj që të kursejnë qëndrimet në emër të Grupit në daljen e tyre publike.

Me tone të ashpra dhe kërcënuese ka folur për deputetët që shkelën vendimin e Grupit edhe kreu i PD-së, Basha, i cili paralajmëroi se për "tradhtarët" nuk do të ketë vend në PD.
Grupi i PD-së, sipas ndarjes që do të kenë në Komisionet Parlamentare, u mblodh edhe dje në mbrëmje për të përcaktuar pikat ku secili do të bëjë oponencë me qeverinë. Gjatë seancës së sotme do të marrin fjalën për të folur të gjithë deputetët e PD-së.
DEBATI
Lulzim Basha: Thirrëm mbledhjen e Grupit Parlamentar për të diskutuar mbi qëndrimet që do të mbajmë nesër në seancë, por edhe për të diskutuar në lidhje me atë që ndodhi dje në sallë. Sigurisht që nuk ishte pjesë e axhendës së sotme, por kurrsesi nuk mund ta anashkalojmë.
Sali Berisha: Unë dua të flas pak për atë që ndodhi dje, se jo vetëm për shkak të eksperiencës, por edhe për përvojën parlamentare jam ndjerë i ofenduar dhe kam dalë kokulur nga ajo sallë. Dua ta them qartë. Grupi i PD nuk duhet ta falë atë që nguli thikën pas shpine. Po, po. Ashtu ka qenë për çdo demokrat, ngulje pas shpine ai votim. Ai/ajo që e ka bërë duhet ta dijë mirë që ne e dënojmë si veprim, si sjellje. Ne nuk mund t'i falim, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje kaq serioze, kur nuk bëhet fjalë për një individ si ai për të cilin bëhet fjalë, por për një vendim të Partisë Demokratike.
Unë, kryetar, mendoj se duhet mbajtur një qëndrim i ashpër në lidhje me këtë situatë, që precedentë të tillë të mos përsëriten në të ardhmen. Tjetër gjë që doja të them lidhet me disiplinën që çdo deputet i Grupit Parlamentar duhet të ketë kur flet për publikun. Ne kemi marrë mandate dhe jemi në Parlament nga populli, ndaj edhe nuk mund t'i hedhim hi syve duke i thënë se votat na i vodhën dhe pretekste të tjera si këto. Jo, këtë s'e pranoj. Për këtë duhet prova, se ka qenë diç- ka publike, ka qenë "live" në televizion. Unë sapo kam dalë nga Parlamenti, kam lexuar, Ervin, deklaratën tënde se ka pasur manipulim të komisionit.
Ervin Salianji: Pa diskutim që ajo që ka ndodhur është tronditëse. Nga ajo që ndodhi në parlament ne kemi dalë me dy vota më pak dhe kundërshtari ynë me dy vota më shumë. Por ne në katër vite opozitë e kemi denoncuar me fakte vjedhjen e votës në parlament. Dhe unë mendoj se mungesa e anëtarit tonë në komision e legjitimon pretendimin tonë për manipulimin e votave. Edhe unë mendoj se kush e ka shitur shpirtin nuk ka vend në PD dhe duhet qëruar, por jemi në një situatë që e dimë kush ka votuar. Ndaj edhe ajo që unë deklarova pas parlamentit nuk ka qenë thjesht deklaratë, unë e kam bindje atë që ka ato vota janë manipuluar.
Sali Berisha: Jo, jo, unë s'mund ta pranoj atë që ti thua thjesht se ti e ke bindje. Në qëndrimin zyrtar që grupi do të dalë pas kësaj mbledhjeje duhet theksuar edhe fakti që deputetët mund të jenë blerë. Po e përsëris se unë nuk e pranoj që dilet publikisht me qëndrime në emër të Grupit. Jo vetëm ti, por edhe zonja Duma nuk mund të dilnit me qëndrime tuaja pas asaj që ndodhi. Ajo ishte e rëndë dhe për të do të merrej një vendim në Grup. Vendimi i Grupit është më i rëndësishëm se çdo qëndrim që secili nga ne mund të japë.
Ervin Salianji: Doktor, unë e respektoj mendimin tuaj, por edhe një herë po e përsëris se kam bindjen se ai ishte një manipulim i pastër i socialistëve. Unë problemin më shumë e shoh te PS. E kam më të lehtë të besoj se kolegët e mi sesa te socialistët.
Sali Berisha: Ndërsa unë kam bindjen e plotë se ajo ka qenë një tradhti. E përsëris edhe një herë se nuk mund t'u hedhim sy mbështetësve tanë. Unë nuk mund t'i ngushëlloj përkrahësit e PD-së me një mashtrim. Ti ke bindjen që ajo që ndodhi ishte një manipulim i socialistëve, ndërkohë që unë po të them se në këto 27 vite në Parlament kurrë, por kurrë nuk kam parë manipulim të komisionit që administron procesin. Por kam parë se si blihen deputetët dhe për këtë të numëroj më shumë se 50 raste. Shitblerja e deputetëve është diçka që ka ndodhur dhe që mund të ta them me bindje, kurse ajo që më thua ti s'ka ndodhur kurrë. Megjithatë, edhe nëse kemi dyshime, ka procedura Parlamenti. Kërko komision hetimor dhe merri votat nëse ke dyshime. Por edhe një herë dua të përsëris se qëndrime personale në emër të Grupit nuk duhen mbajtur.
Lulzim Basha: Fillimisht do të kërkoja që të jeni më të kujdesshëm se si i ndërtoni replikat në mbledhjet e Grupit. Ai votim ka qenë një turp, dhe çdokush që i ka hedhur ato vota, duhet ta ketë të qartë se nuk ka vend në PD. Absolutisht çdo deputet që shet votën e marrë nga demokratët nuk mund të jetë pjesë e kësaj partie. Është e vërtetë që ka qenë një gabim tërheqja nga ana jonë e anëtarit në komisionin që ndoqi procesin për zgjedhjen e Gramoz Ruçit, por rrjedhja e votës është e papranueshme. Kishte një vendim të marrë në Grup për të votuar kundër dhe ai vendim duhej të respektohej.
Dashamir Shehi: Është detyra jote të zbulosh se kush e votoi Gramoz Ruçin. Se këtu nuk mund të bëhen pis të gjithë. Kam dëgjuar se deputetë të PD, kanë dalë edhe kanë akuzu aleatët në këto mediat online. Duhet të jemi seriozë në qëndrimet që mbajmë.
Lulzim Basha: Qëndrimi që Grupi Parlamentar duhet të mbajë duhet të jetë dënimi i aktit që ndodhi të shtunën në seancë plenare. Askush nuk mund të ndihet krenar me atë që ndodhi. Askush nuk duhet të japë versione në media mbi atë votim nëse ka qenë një manipulim apo vjedhje e votës së demokratëve. Deputetët e PD duhet ta kenë të qartë se kush e shet votën, nuk ka vend në këtë parti. Gramoz Ruçi, që SHBA i ka mohuar vizën që nga 2005, zgjodhi që të hyjë në Parlament si mafioz dhe ne na takon që të bëjmë opozitë./Panorama.

The post Berisha përplaset keq me dy përkrahësit e Bashës në grupin e PD appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Provokuese dhe forma perfekte, Olta Gixhari pozon me bikini (Foto)

Posted: 11 Sep 2017 08:07 AM PDT

Olta Gixhari pozon me bikini! Teksa duket se kanë filluar shirate fillim vjeshtë, akorja sexy Bukurishja nuk ka të ndalur me postimet e saj buzë detit.

Ajo ka publikuar një foto ku duket llahtarisht sexy.

Aktorja padyshim është një nga femrat që lakohet më së shumti për pamjen e saj dhe postimete provokuese.

The post Provokuese dhe forma perfekte, Olta Gixhari pozon me bikini (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Replikat/ “O timonier, ke fituar zgjedhjet fillo dhe puno’’, Rama: Shiko edukatën tënde, jo punët e mia

Posted: 11 Sep 2017 07:59 AM PDT

''Masakrohet'' sërish kryeministri Rama. Ai ka marrë shumë kritika dhe reagime nga ana e ndjekësve në faqen e tij "Facebook", lidhur me postimin ku shkruante "ERTV Live😊: Sot në Kuvend – Sinteza e Programit të Qeverisë së Re✌️🇦🇱".

Replikat
Qytetari: O timonier, leri hartimet se i ke fituar zgjedhjet po fillo bej ndryshimet se vend vari lesht jemi.

Rama: Zako, lesh paske plot po shiko edhe edukaten se sa per vendin nuk te ka mbetur ty t'ia qash hallet, he vella 😉
Qytetari: Leri borxhet cfare ke trashegu por cfare do besh per popullin qe eshte pa pune dhe pa asnje lloj ndihme ekonomike,dhe ata qe marrin ndihme ekonomike eshte sa nje kafe ekspres e jotja 2500 leke te reja ne muaj qe nik dalin as per buke thate!
Rama: Gentian, popullin lere se flet vete dhe foli qarte fare shume pak muaj me pare, ti shiko veten te marresh sa me shume dije e kulture atje ne United Kingdom, se paske deficite te ndjeshme! Po me deshire e me vullnet arrihet cdo gje, forca Gentian ✌️
Qytetari: Edi Rama e para punes banoj ne Durres dhe e dyta jam Socialist me teser qe ne 1994 mund dhe ta shikosh,me behet qejfi qe e more mundimin per te kthyer pergjigje,sa per dije dhe kulture bej nje Kerkim ne arkivat e PS-se se do te dali emri im ne gazetat e asaj kohe te 28 Majit,kam dhene aq shume per PS dhe nuk jam pishman dhe as kam per tu bere ndonjehere ,por te arrij puna kur jane dy te papune ne moshen 60 vjec ne shtepi pa asnje lloj perkrahje dhe ndihmen ekonomike qe as nuk ua japin dhe cfare ndihme simbolike eshte qe as per buke thate nuk te del,me vjen per te qare! Ju uroj te ja kaloni sa me mire dhe mos te arrish te katandisesh si ato pleqte qe po te shkruaj!( Dhe sa per dijeni ne ate UK kur je pa pune ajo zyra e punes atje te merr te dhenat e profesionit dhe deri ne momentin qe te gjen punen,te paguan ate shtepine dhe te ngrenen)!
Qytetari: Thuaje drejt negociatat nuke hapen vetem se Jane bosmenet e medhenj Te kokaines dhe hashashit rrugve Te europes dhe Europa e di qe eshte vete shteti I implikuar ne kete se populli shkrete dridhet me nje kile hashash kurse keta cojne me ton sdo mend shum ta kuptosh mjer ne qe na ka zene me ju Te gjith pa perjashtim PS pd…
Rama: Jo, une them te hapesh ndonje liber qe ta edukosh sic duhet ate beben e bukur qe keni, sepse me keto brockulla rrezikon ta besh si veten tende sot dhe s'te ka ka asnje faj e asnje borxh femija! Prandaj librat Arjan, lexo e kthjellohu, se ke jete te gjate perpara si burre e si prind.
Qytetari: sa per librat fales te keni turp tua shisni ato femijeve vidhni femijet dhe skeni turp mua me vodhet vajzen 4 vjece kur aplikova pasaporten vajza paguan njesoj sa mua dhe pasaporten e ka sa gjysma pasaportes time.nje pytje zoti kryeminister ne cvend te botes keni pare qe femija te paguaj dy fish nga te rriturit apo e dini se populli do i beje pasaportat dhe na e fusni
Rama: Emiol si juventin qe je nuk po e merr direkt nje te kuqe me kete gjuhe rruge, po here tjeter shtroji shqetesimet si juventin jo si i dehur!
Qytetari: zoti Rama nuk azgje personale me ju por e kam me ligjet qe nuk zbatohen ose zbatohen vetem per shtresen e varfer.un kam pas shum besim tek ju por ndjehem i zhgenjyer.shumica e gjerave nuk shkojne mire ne vendin tone dhe kjo me irriton nga ju sigurisht qe kam prit me shume

The post Replikat/ "O timonier, ke fituar zgjedhjet fillo dhe puno'', Rama: Shiko edukatën tënde, jo punët e mia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.