“Mos ia ndaloni internetin, por kufizojani” plus 9 more Ferizaj Press |
- Mos ia ndaloni internetin, por kufizojani
- Pse është shumë e rëndësishme t’u thoni “JO” fëmijëve
- Elvanës ia përgatisin një fustan përrallor, ku pritet ta veshë ajo ? (Foto)
- Posta e Kosovës vazhdon rritjen në tregun postar
- Nitaj për kushtet e Listës Srpska: Ramushi nuk bën më kompromise
- Nis tmerri: Uragani Irma merr gjithçka me vete (Video)
- Ministrja e Integrimeve: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit (Video)
- Vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve në vijim
- Kush janë dy aktorët e famshëm të “Dashuri e Pafund” që janë shqiptarë?
- Ja çfarë shkakton rënien e sheqerit në organizëm
| Mos ia ndaloni internetin, por kufizojani Posted: 06 Sep 2017 09:49 AM PDT Sipas rekomandimeve më të reja, fëmijët mund të kenë qasje në internet. Për këtë arsye duhet t`i përgatisni fëmijët tuaj për internetin e sigurt, njësoj si dhe për çështje të tjera. Ata që kanë një vit e gjysmë deri në dy, munden që me prindërit të shikojnë televizor, transmeton Telegrafi. Fëmijët më të rinj se dy vjeç NUK do të duhej që me dhunë t'i largoni nga telefonat e mençur apo nga kompjuteri, sepse nuk janë aq të rrezikshëm, madje mund të jenë edhe të dobishëm për zhvillimin e tyre – është konkludimi i anëtarëve të Akademisë amerikane të pediatërve. Ata këshillojnë prindërit që përdorimi i tyre duhet të përkufizohet në një apo dy orë në ditë, por jo t'u ndalohet plotësisht.
Ata fëmijë që kanë edhe nga një vit e gjysmë deri në dy vjet, mund të shohin televizor bashkë me prindërit, ndërkaq nga viti i pestë një orë në ditë mund ta kalojnë në internet, në programin cilësor të dedikuar moshës së tyre. Parashkollorët janë mjaftueshëm të rritur për të lundruar në internet dhe për të mësuar rreth komjuterit. Fëmijët që nga mosha pesë vjeç mund të vizitojnë faqet e internetit për fëmijë bashkë me ju dhe të mbajnë korrespondencë e-maili me familjarët dhe miqtë. Interneti shndërrohet në një mjet shumë të vlefshëm për detyrat dhe projektet e adoleshentëve. Në të njëjtën kohë ata bëhen më të pavarur dhe më të sigurt në vete, duke kërkuar më tepër liri dhe duke u influencuar më tepër Sipas rekomandimeve më të reja, është e përshtatshme që fëmija më i ri se 18 vjeç të hulumtojë shërbimet siç janë "Facebook" dhe "Skype". Përgatitja e një strategjie të internetit të sigurt për fëmijët tuaj zvogëlon rrezikun e krijimit të problemeve.
Çfarë mund të bëjnë prindërit ▪ Të kontrollojnë mirë faqet e përshtatshme për fëmijët e vegjël. Ju duhet të jeni të përgjegjshëm për përzgjedhjen vetëm të atyre faqeve që mund të vizitohen nga fëmijët e kësaj moshe. ▪ Rekomandohet një mbikëqyrje e afërt. ▪ Zgjidhni faqe dhe vendosini ato si shënime (bookmark) për fëmijët e vegjël. ▪ Përdorni zonat e sigurta për këtë grupmoshë, veçanërisht kur ata fillojnë shkollën dhe mund të bëjnë vetë akoma më tepër. ▪ Kufizoni korrespondencën me e-mail vetëm me disa anëtarë të familjes dhe familjarë që ju i keni aprovuar. ▪ Përdorni filtra për të kufizuar aksesin aksidental në materiale të papërshtatshme. /Telegrafi/ |
| Pse është shumë e rëndësishme t’u thoni “JO” fëmijëve Posted: 06 Sep 2017 09:43 AM PDT Është normale t'ia dëshironi fëmijës të gjitha të mirat e jetës, por lazdrimi i fëmijëve dhe realizimi i çdo dëshire të tyre mund të jetë i dëmshëm për ta në periudhë afatgjate. Një psikologe e fëmijëve i ka theksuar brengat e saja për prindërit e shtresës së mesme, ku thotë se paaftësia për t'i thënë "jo" fëmijëve shpie në sjellje të keqe dhe paaftësi për t'u ballafaquar me "realitetin e botës", transmeton Telegrafi. Amanda Gummer ka treguar se prindërit shpeshherë janë tejet ambiciozë për fëmijët e tyre saqë nuk e kuptojnë se realizimi i çdo dëshire është duke i lazdruar ata dhe do t'iu shkaktojë dëme në periudhë afatgjate. Ajo tregon se këta fëmijë rriten të kenë probleme me konkurrencën, duke besuar se çdo gjë u përket atyre, ndërsa prindërit refuzojnë ta marrin përgjegjësinë për veprimet e fëmijës. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni së trajtuari mirë fëmijët apo të interesoheni më pak në jetën e tyre të përditshme, por sugjeron t'ua inkurajoni atyre pavarësinë kur është e nevojshme dhe, më e rëndësishmja, asnjëherë të mos frikësoheni t'i thoni fëmijës "JO". /Telegrafi/ |
| Elvanës ia përgatisin një fustan përrallor, ku pritet ta veshë ajo ? (Foto) Posted: 06 Sep 2017 09:32 AM PDT Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku, derisa famën e saj ajo së fundmi është duke e shtrirë edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton ORAinfo. Për të qenë ajo gjithmonë në top-formë, për Elvanën kujdesen një numër i madh stilistësh dhe make-up artistë . Së fundmi ajo në rrjetin social intsgram ka postuar një fustan përrallor, e që më shumë kujdes e ka punuar , stilisti, Valdrin Sahiti. Një fustan të tillë e kemi parë vetëm në ceremoni të mëdha mbretërore, por ende nuk e dimë se ku do ta veshë një fustan të tillë, Elvana Gjata./ORAinfo/ |
| Posta e Kosovës vazhdon rritjen në tregun postar Posted: 06 Sep 2017 08:26 AM PDT Prishtinë, 5 shtator 2017 – Në bazë të matjeve dhe analizave të ARKEP-it, Posta e Kosovës gjatë vitit 2016 ka mbuluar 96.12 për qind të tregut postar kosovar, ndërkaq të gjithë operatorët postar privat kanë arritur të mbulojnë 3.88 për qind. "Indeksi i lëvizjes së volumit të dërgesave nga viti 2012 deri në vitin 2016, tregon rritje të vazhdueshme të volumit të dërgesave tek Posta e Kosovës SH.A., ndërsa rënie të vazhdueshme të volumit të dërgesave tek operatorët privat postar", thuhet në raportin e ARKEP-it, i publikuar në faqen zyrtare të internetit. Përveç rritjes së numrit të dërgesave postare, Posta e Kosovës ka shënuar edhe rritje në të hyrat financiare nga shërbimi postar. Posta e Kosovës ka 67.10 për qind të të hyrave, ndërkaq dymbëdhjetë operatorët privat kanë realizuar së bashku 32.9 për qind të të hyrave. Bordi i Drejtorëve, Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha si dhe Menaxhmenti kanë mirëpritur raportin e ARKEP-it. "Ky rezultat është arritur falë angazhimit dhe punës profesionale të punonjësve të Postës, në veçanti të sektorit të shërbimit postar. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, ndërsa qytetarët i siguroj se Posta e Kosovës do të vazhdoj përkushtimin në interes dhe në shërbim të tyre", ka deklaruar kryeshefi Hoxha. Rritja e vazhdueshme e mbulimit të tregut postar dhe e të hyrave nga ky treg ka filluar nga viti 2012 kur Posta e Kosovës është ndarë nga PTK. Asokohe Posta mbulonte 74.3 për qind të tregut të gjithmbarshëm postar.
|
| Nitaj për kushtet e Listës Srpska: Ramushi nuk bën më kompromise Posted: 06 Sep 2017 08:09 AM PDT Nitaj thotë se kreu i AAK'së mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë dhe më bujarë, por kjo nuk i jep hapësirë kushtëzimeve që mund të bëjnë grupimet politike. "Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës", ka shkruar Nitaj në Facebook. Më tej, ai ka shtuar se Haradinaj deri më tani ka bërë kompromis të mëdha për hir të stabilitetit në vend dhe në dëm të AAK'së, por, sipas zëdhënësit të kësaj partie, 'këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij. /Express/ |
| Nis tmerri: Uragani Irma merr gjithçka me vete (Video) Posted: 06 Sep 2017 08:08 AM PDT Uragani solli në ishullin fqinj Antigua shira dhe erëra të forta, derisa njerëzit janë mbledhur nëpër shtëpi dhe nëpër strehimore qeveritare. Zyrtarët me kumtesë i kanë paralajmëruar banorët që të largohen nga "shkatërrimi" të cilin po e sjellë Irma, lajmëron AP dhe transmeton gazetametro.net. Më herët Qendra Kombëtare për Uragane (NHC) ka publikuar se uragani Irma është gjithnjë e më afër ishujve Livord në Detin e Karaibeve, ndërsa gjatë ditës së sotme kjo stuhi e kategorisë 5 duhet të kalojnë nëpër ishuj tjerë të Karaibeve. Pretendohet se ky uragan katastrofik sjellë erërat me shpejtësi maksimale prej 295 kilometra në orë, transmeton Reuters. "New York Times" pretendon se Irma mund të shkaktojë shkatërrim të madh në Porto Riko, territor amerikan në Karaibe në të cilin jetojnë 3.4 milionë njerëz, në ishujt e afërt Hispaniola, të cilat i ndajnë Republika Dominikane dhe Haiti, Antigua, Sent Kits, dhe Nevis, si dhe në Ishujt Virgjionale amerikane, ndërsa edhe Kuba është e rrezikuar. NHC ka publikuar se gjithashtu në Gjirin e Meksikës gjatë ditëve të ardhshme do të krijohet uragani i ri rreth 155 kilometra në lindje të Tampikos në Meksikë. |
| Ministrja e Integrimeve: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit (Video) Posted: 06 Sep 2017 08:08 AM PDT Ajo në një intervistë për Telegrafin ka thënë se mundësia e përsëritjes se eksodit të vitit 2015, vazhdon të jetë brengë dhe çështje e angazhimit të saj. "Nga bisedat me drejtorin e policisë dhe me institucionet tjera përkatëse, del se linjat e autobusëve janë të njëjtat dhe se nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk kemi numër të rritur të linjave. Pastaj edhe në bisedat me shtetet anëtare të BE-së, nuk na kanë thënë se ka rritje të numrit të azilkërkuesve, ka shtuar Ahmetaj. Sipas saj, qytetarët e kanë të garantuar lëvizjen e lirë, duke shtuar se i kanë marrë të gjitha masat që ta ndërpresin këtë fenomen. "Secili nga ne e dimë se Kosova trajtohet si vend i sigurt i origjinës, ku asnjë qytetar nuk ka të drejtë të marrë azil. Ne e kemi këtë brengë në vazhdimësi. Jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka që është e mundur, që një gjë e tillë të mos ndodhë", ka theksuar Ahmetaj. |
| Vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve në vijim Posted: 06 Sep 2017 08:08 AM PDT Komunikata e plotë nga KEDS: Prishtinë Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit -Nuk ka Mirëmbajte të planifikuar 1. Më 08.09.2017 në NS 35/10 kV Badovci do të shkyçet: Dalja 10 kV Mramor-Slivovë (Kodi:10014001) prej orës 10:30 deri në orën 15:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci. Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trases dhe revizioni i LP 10 kV. 2. Me 08.09.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet: Dalja 10 kV Nr 17 Qafa (Kodi:12000011) prej orës 11:00 deri në orën 12:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qafa Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtim i mbrojtjes rele 3. Me 08.09.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet: Dalja 10 kV Nr 18 Arberia 2 (Kodi:12000012) prej orës 12:00 deri në orën 13:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: lagjja Arberia (nje pjese). Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtim i mbrojtjes rele 4. Me 08.09.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet: Dalja 10 kV Dalja Nr 20 (Kodi:12000013) prej orës 13:00 deri në orën 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Xhamia e Llapit, Kodra e Trimave. Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtim i mbrojtjes rele Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 08.09.2017 në NS 220/35/10kV Podujevë do të shkyçet: · Dalja 10 kV Llausha (Kodi: 14000013) prej orës 11:00 deri në ora 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë. Arsyeja e shkyçjes: Ngritja e shtyllave Prizren Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 07.09.2017 në në NS 35/10 kV Zhuri do të shkyçet: · Dalja 10kV Hoqa e qytetit (30035005) prej orës 12:00 deri në ora 13:00. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë, afariste: resturant |
| Kush janë dy aktorët e famshëm të “Dashuri e Pafund” që janë shqiptarë? Posted: 06 Sep 2017 06:02 AM PDT I ndoqëm në ekran për muaj me radhë por ky fakt i rëndësishëm na paska shpëtuar. Bëhet fjalë për aktorin e njohur si Emir në “Dashuri e pafund”. Nëse do të kërkoni në Wikipedia për të do të zbuloni se Kaan Urgancioglu ka lindur më 8 maj 1981 në Izmir dhe rrjedh nga një familje turko-shqiptare. Babai i tij është turk ndërsa nëna nga Shqipëria. Megjithatë, siç mund ta dini, Kaan nuk është i vetmi aktor me origjinë shqiptare në këtë serial. Gizem Karanca e njohur si komisarja e serialit është gjithashtu me origjinë shqiptare. Madje, ajo ka ndarë në Instagram një video me gjyshen e saj duke folur shqip. Të tjerë aktorë turq me origjinë shqiptare janë Kivanc Tatlitug, Baris Arduc etj. Kliko këtu për të parë listën e plotë! |
| Ja çfarë shkakton rënien e sheqerit në organizëm Posted: 06 Sep 2017 05:57 AM PDT Personat që vuajnë nga diabeti, gjatë verës kanë probleme shtesë me hipoglikemi.Dehidrimi te ky grup i pacientëve vjen si pasojë e djersitjes së tepërt. Në ditët e ngrohta te personat e sëmurë nga diabeti rritet mundësia për probleme serioz. Ata humbin lëngje si pasojë e djersitjes, që manifestohet me gojën e thatë, buzë të copëtuara, plogështi dhe temperaturë të rritur. Nuk janë të rralla as ngërçet. Kjo është me rrezik për këta persona, sepse humbja e lëngjeve mund të shkaktojë gjendjen e komës dhe çrregullime të tjera. Problemi me rënien e sheqerit shfaqet kur personat vuajnë kohë të gjatë nga diabeti. Për ta parandaluar këtë, ata duhet të pinë më shumë ujë, por jo edhe lëngje të pemëve, sepse përmbajnë sheqer. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









