“Ministrat e Brendshëm të Ballkanit mblidhen në Greqi” plus 5 more 24 ore lajme

“Ministrat e Brendshëm të Ballkanit mblidhen në Greqi” plus 5 more 24 ore lajme


Ministrat e Brendshëm të Ballkanit mblidhen në Greqi

Posted: 30 Sep 2017 02:40 AM PDT

Javën e ardhshme në Selanik do të zhvillohet për herë të dytë takimi i ministrave të Brendshëm të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë për forcimin e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimin ndërkufitar. CNN-i grek shkruan se takimi rajonal do të mbahet në datat 4 dhe 5 tetor, i cili është një iniciativë e ministrit të Jashtëm ...

Tensione në Kataloni: Spanja përpiqet të ndalë referendumin, qytetarët pushtojnë qendrat e votimit

Posted: 30 Sep 2017 02:35 AM PDT

Mijëra separatistë katalonas kanë marrë pjesë në një tubim përfundimtar, një ditë përpara referendumit të së dielës për pavarësinë nga Spanja. Presidenti katalonas,  Carles Puigdemont, tha para turmave të qytetarëve se besonte se Katalonia ishte duke marrë hapat e parë si një komb sovran. Mijëra policë ekstra janë dërguar  nga gjithë Spanja, sepse qeveria e ...

Pas grushteve mbi Zekën, Frashër Krasniqi ndalohet nga Prokurori

Posted: 30 Sep 2017 02:32 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pasi mbrëmë në një debat televiziv grushtoi deputetin e Nismës, Milaim Zeka. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.  Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV’së gjendet në paraburgim. "Me urdhër të prokurorit Krasniqi ...

Ministrat e Ramës, negociata për Himarën, palët pranë marrëveshjes

Posted: 30 Sep 2017 01:59 AM PDT

Në qytetin e Vlorës janë zhvilluar këtë të premte negociatata mes përfaqësuesve të qeverisë, Bashkisë së Himarës dhe banorëve të qytezës së vogël bregdetare që kundërshtojnë projektet për rregullimin e infrastrukturës. Kështu, të pranishëm në negociata ishin ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri; ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro; kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano; ish-kandidati Fredi Bejleri; ...

Katër të plagosur në Tiranë, sherri në lokal përfundon me plumba

Posted: 29 Sep 2017 11:38 AM PDT

Një konflikt midis disa personave në një lokal në Tiranë për pak mund të ishte kthyer në një tragjedi. Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën "Gjergj Legisi" në kryeqytet. Sipas policisë, personat e plagosur janë E.L 31 vjeç, M.B, 31 vjeç, B.K 33 vjeç dhe A.B 46 ...

Ekspo-Kongres për menaxhimin dhe trajtimin e integruar të mbetjeve

Posted: 29 Sep 2017 11:34 AM PDT

Ndërsa sot një nga çështjet me të diskutuara janë problemet e mjedisit, ngrohja globale, menaxhimi i mbetjeve dhe zgjidhjet teknologjike përkatëse, zhvillimi i qëndrueshëm, shtimi i sipëfaqeve të gjelbra, kursimi dhe mirëmenaxhimi i rezervave natyrore, të qenurit miqësor me ambientin ne industri e bizneset që ushtrojnë veprimtari të ndjeshme ndaj mjedisit, në Tiranë, merr jetë ...