El Clasico do të zhvillohet më vonë gjatë këtij muaji, saktësisht në ditën e festës kombëtare shqiptare, 28 nëntor, me Barcelonën që ndjek me një pikë Real Madridin në majën e tabelës së La Liga.
“A kam frikë nga Madridi? Jo. I respektoj ata, siç e bëj këtë çdo vit. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, siç ishte në sezonet e kaluara. Kënaqem me gjithçka që kam fituar me klubin – por gjithmonë dua të fitoj më shumë”, ka thënë Messi.