Mesazhi.com: “Vjehrra çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore!!” plus 9 more |
- Vjehrra çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore!!
- Ja shenjat që tregojnë se jeni njeri me inteligjencë emocionale
- Nuk është pikturë, por foto e vërtetë
- Meteorologu “bën kurban veten” për të treguar fuqinë e uraganit Irma (video)
- Amnisty International: Myanmar-i po përdor minat tokësore kundër myslimanëve Rohingya
- Çfarë ndodh nëse përzieni dhe pini lëngun e rrushit me limon
- Pamje të shkatërrimeve në Karaibe, nga uragani Irma (Foto/Video)
- 14-vjeçarja nga Batllava kërkon ndihmë (Video)
- Lepaja: Korrupsioni nuk mund të rritet më, e ka arritur limitin!
- Shpëtohen 305 refugjatë sirianë në Qipro
| Vjehrra çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore!! Posted: 10 Sep 2017 02:00 PM PDT A e di se nëna e burrit tënd, është çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore?! 1. Largoju ankesave drejtuar burrit tënd për atë që e vepron nëna e vet: Ngase kjo është shumë e rëndë për burrin, dhe ai bie në një pozitë shumë të keqe mes dy palëve të rëndësishme në jetën e tij, nënën dhe gruan e vet. Për këtë arsye, kujdesu që ai të dëgjon çdo gjë që e buzëqesh dhe nxit lumturi në shpirtin e tij, dhe ia pakëson lodhjet dhe mundimet, kurse ankesa ka mundësi të jep rezultate jo të lavdëruara! 2. Fol për vjehrrën tënde mirë: Pa marrë parasysh para saj apo larg saj, para burrit të saj apo familjes së saj, apo edhe të huajve, ngase kështu e ndjen vjehrra se kjo grua e donë me të vërtetë dhe me sinqeritet. 3. Të vizituarit e saj dhe interesimi për gjendjen e saj: Nëse ajo banon në shtëpi tjetër, atëherë vizitoje dhe interesohu për gjendjen e saj. Kjo është respekt dhe nder i madh për të, dhe kjo do të afron më tepër tek ajo, madje të bëhesh edhe më e dashur se bijat e saj. 4. Respektoje lidhjen e veçantë mes burrit tënd dhe nënës së vet: Kjo do të thotë leji asaj hapësirë me burrin tënd, nëse burri jot i flet diçka nënës së tij në vesh apo e kundërta, mos u lodh që ta dish se çka i tha asaj. Nga sjellja e mirë dhe respekti, është ta kuptosh se ajo çështje ty nuk të intereson! 5. Mbjell në shpirtrat e fëmijëve tuaj dashurinë ndaj gjyshes dhe gjyshit të tyre: Mësoi ata që ta respektojnë vjehrrën tënde dhe të sillen mirë me të. T'i ndihmojnë nëse ka nevojë për ndihmë, t'i japin dhurata dhe gjëra tjera që aludojnë në respekt të veçantë ndaj saj!! 6. Jepi përparësi kërkesave të vjehrrës tënde: Vjehrra e jote është grua e moshuar, ka qëndruar zgjuar dhe është lodhur dhe ka dhënë shumë për fëmijët e saj. Për këtë arsye, e patjetërsueshme është të ndjesh se nevojat dhe kërkesat e saj janë primare për tu realizuar. 7. Takoje vjehrrën tënde e buzëqeshur dhe me buzëqeshje të sinqertë: Buzëqeshja ka ndikim magjik, dhe ajo mbjell dashuri në zemër, dhe i largon problemet dhe mospajtimet mes veti. Gruaja e vetëdijshme mundet të mëson shumë nga vjehrra e saj, nëse e përmison sjelljen e vet. Mirëpo nëse sillet keq me të, do ta humb rehatinë e saj dhe ardhmërinë e saj. Islami na urdhëron që ta respektojmë të madhin. Dhe në fund, rikujto se sa herë që imani jot është i thellë dhe i sinqertë, edhe sjellja e jote me nënën e burrit tënd do të jetë më e mirë!! Nga arabishtja: Irfan Jahiu-/Mesazhi/ The post Vjehrra çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore!! appeared first on Mesazhi.com. |
| Ja shenjat që tregojnë se jeni njeri me inteligjencë emocionale Posted: 10 Sep 2017 02:00 PM PDT Inteligjenca emocionale është aftësia për të njohur dhe menaxhuar emocionet e tua, por edhe emocionet e të tjerëve. Sipas "Psychology Today", ajo përgjithësisht mund të ndahet në tre aftësi: ndërgjegjja emocionale; aftësia për të shfrytëzuar emocionet dhe përdorur ato në detyra si të menduarit dhe zgjidhja e problemeve; dhe aftësia për të menaxhuar emocionet, që përfshin rregullimin e emocioneve të tua, si dhe ngritjen e humorit apo qetësimin e të tjerëve". Ja shenjat që edhe ju zotëroni inteligjencë emocionale 1. Ju pranoni kritika pa u zemëruar, pa fajësuar apo mohuar Të qenit i vetëdijshëm është një shenjë e inteligjencës emocionale, dhe kjo manifestohet në aftësinë për të parë gabimet tuaja dhe pranuar kur keni bërë një gabim. Njerëzit me një inteligjencë emocionale të lartë mbajnë shënim kritikat, analizojnë atë që u është thënë dhe mësojnë prej tyre. 2. Ju përqafoni ndryshimin Njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk kanë frikë nga ndryshimi – ata janë fleksibël dhe gjithmonë të prirur për t'u përshtatur me rrethanat e reja. 3. Ju ndjeni dhembshuri Aftësia për të vënë veten në vendin e dikujt tjetër është një shenjë kryesore e inteligjencës emocionale. E njëjta gjë vlen për të qenit në gjendje të dallosh kur një koleg ose mik është i stresuar, apo i mërzitur. Edhe kjo është aftësi./Bota.al/ 4. Ju mendoni për reagimet tuaja Njerëzit emocionalisht inteligjentë jo vetëm mendojnë se si po i bëjnë të tjerët të ndihen, por edhe se si reagimet e tyre do të ndikojnë te të tjerët. Është e rëndësishme të mendoni gjërat dhe të peshoni pro-të dhe kundra-t e një situate, para se të reagoni fort. 5. Ju nuk ofendoheni kollaj Shumica e njerëzve emocionalisht inteligjentë nuk janë tepër të ndjeshëm. Kjo ndodh sepse nëse ndiheni të sigurt në veten tuaj dhe e dini se kush jeni, është e vështirë të ofendoheni nga ajo që thonë njerëzit. 6. Nuk mbaheni pas mendimeve negative dhe i lini gabimet të shkojnë Edhe nëse bëhet fjalë një gabim që keni bërë ju ose kolegu juaj, njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk përqëndrohen gjatë tek ai, por tek anët pozitive dhe ecin përpara. 7. Ju nuk mbani mëri Në mënyrë të ngjashme, aftësia për të falur dhe harruar është një shenjë e inteligjencës emocionale. Lënia pas e një mosmarrëveshjeje ju bën të ndiheni më mirë, gjë që është diçka që njerëzit emocionalisht inteligjentë e dinë fare mirë. 8. Ju jeni kureshtarë për njerëzit A e gjeni veten gjithmonë duke bërë më shumë pyetje për njerëzit sesa shumica bëjnë për ju, sepse jeni vërtet të interesuar? Nëse po, mund të jeni më inteligjentë emocionalisht se shumica. Kurioziteti është shumë i lidhur me ndjeshmërinë. Ndoshta më e rëndësishmja, megjithatë, njerëzit inteligjentë emocionalisht e dinë se janë në kontroll të lumturisë së tyre, dhe asgjë që ndokush mund të thotë, nuk do jua prishte./Mesazhi/ The post Ja shenjat që tregojnë se jeni njeri me inteligjencë emocionale appeared first on Mesazhi.com. |
| Nuk është pikturë, por foto e vërtetë Posted: 10 Sep 2017 01:15 PM PDT Siç fotoja e Alanit 3-vjeçar pa jetë në breg të detit, një tjetër shkrepje e rrallë arrin të bëhet një hit trishtimi nga lufta në Siri. Është kjo fotoja e një burri pak para se të japë shpirt. Në shikim të parë, imazhi duket si një skulpturë greke e ndonjë figure antike ose e ndonjë portreti mjeshtëror pikture në vaj. Por në të vërtetë është fotoja e një burri të quajtur Obeid al-Kaaka Jay, vdekur në Raka të Sirisë./Tesheshi/ Ai ndërroi jetë pikërisht menjëherë pas shkrepjes së kësaj fotoje, e cila përcjell simbolikisht dhe realisht tmerret që po përjeton populli sirian./Mesazhi/ The post Nuk është pikturë, por foto e vërtetë appeared first on Mesazhi.com. |
| Meteorologu “bën kurban veten” për të treguar fuqinë e uraganit Irma (video) Posted: 10 Sep 2017 01:07 PM PDT Uragani Irma dhe stuhitë e kategorive të ngjashme janë aq të forta dhe të rrezikshme, sa edhe mediat me pajisje të sofistikuara nuk guxojnë të përpiqen të ilustrojnë efektet që ato kanë. Një nga të paktët që guxuan të bënte këtë ishte Justton Drake, një meteorolog që rrezikoi të përballet me një erë të fortë në një ishull afër Floridas. Drake e la makinën teksa era frynte me një shpejtësi të lartë, ndërsa për të mbrojtur veten ka vendosur një maskë, e cila i fluturon shpejt. Në disa raste, era e shtynte pak metra prapa, por Drake mbahej akoma në këmbë./Mesazhi/ The post Meteorologu "bën kurban veten" për të treguar fuqinë e uraganit Irma (video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Amnisty International: Myanmar-i po përdor minat tokësore kundër myslimanëve Rohingya Posted: 10 Sep 2017 01:03 PM PDT Amnesty International (AI) akuzoi të dielën Myanmar-in se ka vënë në objektiv qëllimisht pakicën Rohingya, duke vendosur mina tokësore përgjatë rrugëve që refugjatët përdorin për të kaluar në Bangladesh. Sipas raportimeve, rrugët nga kalojnë miljëra të zhvendosur nga dhuna, janë të minuara nga ushtria dhe forcat e sigurisë.
Minat e tjera nëntokësore u konfirmuan nga organizata Amnesty International, të premten. Reagimi i AI mbi dhunën e nisur në Myanmar prej javës së fundit të gushtit dhe faktimi për përdorimin e minave tokësore kundër civilëve, përbën një nga denoncimet më të forta deri më tani mbi atë çka po ndodh kundër myslimanëve Rohingya. Ndërkohë, kryengritësit Rohingya kanë bërë thirrje për një armëpushim 1-mujor duke filluar nga sot, në mënyrë që të lejojnë ndihmën humanitare për të arritur tek njerëzit e prekur nga konflikti. Luftëtarët e Ushtrisë së Shpëtimit të Arakanit (ARSA), siç e quajnë veten, nisën një sulm mbi dhjetra posta të policisë dhe një baze ushtarake në fund të muajit të kaluar, që pasoi me zhvendosjen e më shumë se 300,000 njerëzve. Përmes një deklarate inkurajohen grupet e ndihmave që të rifillojnë shpërndarjen për të gjithë të prekurit e krizës humanitare, pavarësisht nga përkatësia etnike ose fetare./Tesheshi.com/ Njoftimi i armëpushimit vjen një ditë pasi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i kujtoi Myanmarit se ndërsa Uashingtoni mbështet luftën kundër dhunës në shtetin veriperëndimor Rakhinë, ndihma humanitare duhet të arrijë për njerëzit në nevojë. Haley bëri një deklaratë të premten, duke thënë: "ne e mirëpresim qeverinë e Myanmarit që lejon ndihmë humanitare për të gjithë të zhvendosurit me dhunë, por do të vazhdojmë ta nxisim atë që të sigurojë që kjo ndihmë t'i arrijë njerëzve në nevojë, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe që ndihma të shpërndahet në një mënyrë që mbron të drejtat dhe dinjitetin e tyre". Departamenti i Shtetit tha se është i fokusuar në rifillimin e ndihmës humanitare në shtetin verior Rakhinë të Myanmar dhe se është shumë i shqetësuar për pohimet e vazhdueshme të abuzimeve në atë zonë./Mesazhi/ The post Amnisty International: Myanmar-i po përdor minat tokësore kundër myslimanëve Rohingya appeared first on Mesazhi.com. |
| Çfarë ndodh nëse përzieni dhe pini lëngun e rrushit me limon Posted: 10 Sep 2017 01:00 PM PDT Është stina e rrushit. E gjejmë në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të kuqe. Të tre këta lloje janë super të shijshëm. Në Shqipëri, rrushtë konsiderohen si një prej frutave më popullorë dhe më të shijshëm por edhe me vlera, sepse ato janë një burim i vitaminës A, C, B6, folatit, por edhe kaliumit, kalciumit, hekurit, fosforit, magnezit dhe seleniumit. Studime të shumta kanë zbuluar një lidhje mes verës së kuqe dhe parandalimit të sëmundjeve të zemrës. E njëjta gjë mund të thuhet për lëngun e rrushit. Madje, ky i fundit është i përshtatshëm për fëmijët dhe njerëzit që nuk pijnë alkol. Ata që tregojnë kujdes për kaloritë, duhet të ndihen të lehtësuar sepse mund t’i marrin të gjitha përfitimet e lëngut të rrushit pa marrë shumë kalori. Lëngu i rrushit përmban shumë antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin, përmirësojnë sistemin imunitar, falë vitaminës C dhe kanë sheqerna të thjeshta që japin energji të menjëhershme. Vlerat shëndetsore të lëngut të rrushit përfshijnë aftësinë për trajtimin e konstipacionit, problemeve me tretjen, lodhjes, çrregullimeve të veshkave dhe problemeve me sytë. Përfitimet e lëngut të rrushit Lëngu i rrushit është një burim i mirë i vitaminës B-6, C, thiaminës, apo edhe mineraleve si mangani dhe kaliumi. Përfitimi kryesor vjen nga flavonoidët, antioksidantë që luftojnë radikalet e lira në organizëm, të cilët shkaktojnë shumë dëme në qeliza. Lëngu i rrushit ka përmbajtjen më të madhe dhe gjithëpërfshirëse të polifenolëve dhe antioksidantëve. Tromboza Lëngu i rrushit, ndihmon në uljen e rrezikut të formimit të trombozës që mund të shkaktojë atak në zemër. Ekspertët sugjerojnë se lëngu i rrushit jo vetëm që pakëson gjasat e mpiksjes së gjakut në arterie, por edhe forcon oksidin nitrik që i mban arteriet të shëndetshme e të forta. Shëndeti i zemrës Lëngu i rrushit përmban flavonoidë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të keq në trup, që shkakton një barrë të rëndë në arterie dhe shkakton arterosklerozë. Si ta përgatisni në shtëpi Përbërësit: 2 gota me kokrra rrushi, të zinj, të kuq ose të bardhë, por të ëmbël. Gjysëm limoni 1 deri në 1 gotë e gjysmë me ujë 6-8 kuba akulli Udhëzimet: -Lajini ose shpëlajini rrushtë në ujë të rrjedhshëm për të larguar papastërtitë dhe pesticidet. Hiqni kërcenjtë e vegjël. -Hidhini kokrrat në enën e mikserit. -Shtoni një gotë me ujë dhe përzijini së bashku. Me një lugë druri, shtypini mbetjet e rrushit për të përfituar më shumë lëng. -Merrni një napë të pastër, dhe kullojeni lëngun e formuar mbi një enë të re. Shtrydhni sipër lëngun e limonit dhe shtoni kubat e akullit. Përzijeni lëngun me një lugë. Nëse është shumë i ëmbël shtoni edhe gjysëm gote me ujë. Servireni të ftohtë./Mesazhi/ The post Çfarë ndodh nëse përzieni dhe pini lëngun e rrushit me limon appeared first on Mesazhi.com. |
| Pamje të shkatërrimeve në Karaibe, nga uragani Irma (Foto/Video) Posted: 10 Sep 2017 12:56 PM PDT Pasi goditi rëndë Karaibet e sidomos Kubën, e pasi u fuqizua duke u rikthyer në stuhi të kategorisë së katërt, uragani Irma arriti në ekstremin jugor të Floridës. Mbi 3.6 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen, me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjekë stuhia. Dëmet e shkaktuara më parë, mund t'i shikoni më poshtë. /Mesazhi/
The post Pamje të shkatërrimeve në Karaibe, nga uragani Irma (Foto/Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| 14-vjeçarja nga Batllava kërkon ndihmë (Video) Posted: 10 Sep 2017 12:35 PM PDT Një 14 vjeçare nga Podujeva, e cila ka lindur me deformime në shtyllën kurrizore për 110 shkallë, po kërkon ndihmën e bamirësve për shërimin e saj. Ajo për Tribuna Channel tregoi për pengesat që po i shkakton për të jetuar në mënyrë normale. Babai i saj tregoi se shërimi i saj do të mund të bëhet me 17 mijë euro. Është 14 vjeçare, por dallon shumë pamja fizike nga moshataret e saj. Kjo për shkak se shtylla kurrizore e saj ka deformime 110 shkallësh. Ajo është nga Podujeva dhe ka vetëm një dëshirë, që pamja e saj të jetë sikur shoqet e saj të klasës. E babai i saj tha për Tribuna Channel se shërimi për vajzën mund të kushtojë 17 mijë euro, duke apeluar tek vullnet mirët që të ndihmojnë për t'ia kthyer vullnetin për jetë vajzës. Ai shtoi se nëse nuk bëhet ndërhyrje e shpejtë, rrezikon që të mund të ketë shërim më pastaj. Mehmeti tregoi se nuk është i vetmi rast në familje me pasoja fizike. Gruaja e tij, kishte vdekur në operim, duke e lindur djalin e saj, i cili ka mbetur me pasoja të rënda, për shkak të mungesës së oksigjenit në inkubatorin që ishte vendosur. Këto raste kur fëmijët lindin me deformime të mëdha në boshtin kurrizor deri në 110 shkallë janë shumë të rralla në Kosovë.
The post 14-vjeçarja nga Batllava kërkon ndihmë (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Lepaja: Korrupsioni nuk mund të rritet më, e ka arritur limitin! Posted: 10 Sep 2017 11:28 AM PDT Nuk e kuptoj përse gjithë ky shqetësim lidhur me premtimin e ministrit të ri të drejtësisë lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Krimi i organizuar është i njohur se nuk i përfillë premtimet e qeverisë, pastaj te ne është i rritur mjaft dhe nuk ka nevojë për përkujdesjen e qeverisë. Sa i përket korrupsionit, po ashtu nuk ka arsye të shqetësohemi sepse edhe ashtu nuk mund të rritet më. E ka arritur limitin, ka kohë tashmë. Së fundmi, edhe ashtu asnjë qeveri deri më tani nuk i ka mbajtur premtimet lidhur me këto çështje, përfshi këtu edhe ish presidenten e cila pat formuar edhe një këshill të veçantë anti krim dhe anti korrupsion ku i pat mbledhur të gjithë kokat e … po e dini. Në fund fare, edhe pas gjithë këtyre premtimeve dhe angazhimeve, falë zotit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë top fare, si molla, qysh thotë populli dhe shqetësimet vendore dhe ndërkombëtare për deklaratën fatkeqe të ministrit të ri janë krejt të panevojshme./Mesazhi/ The post Lepaja: Korrupsioni nuk mund të rritet më, e ka arritur limitin! appeared first on Mesazhi.com. |
| Shpëtohen 305 refugjatë sirianë në Qipro Posted: 10 Sep 2017 11:21 AM PDT Dy anije të mbipopulluara me 305 refugjatë sirianë kanë mbërritur në Qipro gjatë natës, ka thënë sot policia. Ky ishte njëri prej grupeve më të mëdha të emigrantëve që kanë mbërritur në ishull që prej shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011. Anijet u gjurmuan teksa lundronin në veriperëndim të ishullit dhe besohet se ato ishin nisur prej qytetit bregdetar turk, Mersin. "Për sigurinë e tyre, anijet u tërhoqën në port", ka thënë një zëdhënës i policisë. Njëra prej anijeve kishte filluar të mbushej me ujë, ka shtuar ai. Qipro është shteti anëtar i Bashkimit Evropian që ndodhet më së afërmi Sirisë, por prapëseprapë shumë sirianë që kanë ikur nga konflikti e kanë shmangur me të madhe ishullin për shkak se nuk ka qasje të drejtpërdrejt me pjesën tjetër të kontinentit./Mesazhi/ The post Shpëtohen 305 refugjatë sirianë në Qipro appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Organizata e të drejtave njoftoi për shpërthimet e minave tokësore, duke përfshirë atë ndaj një të riu, ndërsa po kujdesej për bagëtitë pranë kufirit.



























