Mesazhi.com: “Si trajtohen gurët në tëmth me lëng molle” plus 9 more |
- Si trajtohen gurët në tëmth me lëng molle
- Vaji i kokosit vret qelizat e kancerit
- Këshilla për të ndërtuar muskuj
- Zyrtare: Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në ora 10:00
- Ministri i ri i Drejtësisë: Premton rritje të krimit dhe korrupsionit
- Ezani që rrënqethë edhe historinë (Video)
- Çfarë ka brenda mishit të Dynerit?
- Disa fakte që si keni ditur për kafen turke
- 400 mijë njerëz kërkojnë heqjen e Nobelit për Suu Kyi
- Arabia Saudite ndërpret çdo komunikim me Katarin
| Si trajtohen gurët në tëmth me lëng molle Posted: 09 Sep 2017 02:59 PM PDT Gurët në tëmth janë "gurë" të vogël apo në copa të forta, të cilët gjinden në fshikëzën e tëmthit. Fshikëza e tëmthit është organ i vogël, ndërsa gurët e tëmthit përbëhen nga depozitat e kalciumit, kolesterolit dhe substancave tjera. Gurët mund të dallojnë sa i përket madhësisë, disa janë më të butë, disa më të fortë, etj. Nëse krahasohen me gurët në veshkë, gurët e tëmthit janë zakonisht më të butë sepse kryesisht përbëhen nga kolesteroli, transmeton Telegrafi. Megjithatë, si t'i trajtoni në mënyrë natyrale gurët e tëmthit? Trajtimi i tyre me lëng molle Shumë individë anë e mbanë botës i trajtojnë gurët e tëmthit me ndihmën e lëngut të mollës. Kjo për shkak se besojnë se lëngu i mollës ndihmon në zbutjen e gurëve dhe kësisoj ata shpërbëhen. Ky mendim është publikuar në një letër në vitin 1999, dhe kishte marrë shembull një grua e cila i kishte trajtuar gurët e tëmthit me këtë metodë, por vlen të ceket se nuk ka studime shkencore që e mbështesin këtë ide. /Mesazhi/ The post Si trajtohen gurët në tëmth me lëng molle appeared first on Mesazhi.com. |
| Vaji i kokosit vret qelizat e kancerit Posted: 09 Sep 2017 02:00 PM PDT Ky vaj vret 93% të kancerit të zorrës së trashë në vetëm 2 ditë! Ky vaj vret 93% të kancerit të zorrës së trashë në vetëm 2 ditë! Ky vaj vret 93% të kancerit të zorrës së trashë në vetëm 2 ditë. Vaji i kokosit ka qenë i njohur për një kohë shumë të gjatë si një kurë natyrore dhe një alternative efektive ndaj trajtimeve farmaceutike dhe ilaçeve. Megjithatë, studimi i ri ka treguar se vaji i kokosit është një alternativë e mundshme për trajtimin e kancerit tipik të zorrës së trashë, shkruan "Hearty Soul". Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Adelaide i Australisë, studiuesit gjetën se acidi lurik, një yndyrë e ngopur që është një nga përbërësit kryesorë të vajit të kokosit, ishte në gjendje që të shkatërrojë 93% të qelizave të kancerit të zorrës së trashë që ishte testuar në më shumë se 48 orë. Kjo e bën vajin e kokosit një trajtim premtues alternativ të kancerit të zorrës së trashë. Si në "in vitro" (në epruveta) dhe "in vivo" (tek minjtë) studimet janë kryer mbi efikasitetin e acidit lurik në qelizat e kancerit të zorrës së trashë, dhe secili prej tyre ka dhënë rezultate të barabarta. Vaji i kokosit është konstatuar gjithashtu që ka përfitime që tejkalojnë vetitë e tij si vrasës i kancerit, siç kanë treguar studime të shumta klinike të kryera nga Shoqata Amerikane e të ushqyerit. Sipas studimeve, yndyrat që gjenden në vajin e kokosit "mund të jenë të dobishme në shërimin dhe parandalimin e gjendjeve si diabeti, osteoporoza, sëmundjet virale (mononucleosis, hepatiti C, herpes etj), sëmundjet e traktit biliar, sëmundje Kronit dhe kanceri"./Mesazhi/ The post Vaji i kokosit vret qelizat e kancerit appeared first on Mesazhi.com. |
| Këshilla për të ndërtuar muskuj Posted: 09 Sep 2017 01:00 PM PDT Edhe pse rënia nga pesha është një trend bashkëkohor, janë një pjesë e njerëzve që duan të arrijnë të kundërtën, të shtojnë peshë ose të ndërtojnë muskuj. Njerëzit të cilët dështojnë ta ruajnë peshën e shëndetshme shpesh kanë probleme shëndetësore, mungesë apetiti, ose janë persona që përpiqen të ndërtojnë muskuj për arsye sportive. Dhe, derisa stërvitjet janë çelës për të ndërtuar masë muskulore, shtimi në përgjithësi i peshës zakonisht fillon që nga pjata e shëndetshme. "Dieta e qëlluar është vendimtare për të zhvilluar masë muskulore. Shumica e kërkimeve shkencore këshillojnë që niveli i konsumimit të proteinave në bazë ditore të jetë nga 1 gram për kilogram deri në një gramë për një paund (rreth gjysmë kilogrami)", thotë Jason Gee, trajner i fitnesit në Toronto të Kanadasë. Për shembull, nëse ju jeni 75 kilogramë (165 paund, njësi matëse amerikane) ju duhet të hani rreth 75 deri në 165 gramë, thotë Gee. Kjo është ekuivalente me tre këmbë pule në ditë. Por studimet kanë treguar se për disa njerëz është e pamundshme ata të bëhen obezë ose të mbipeshë. Një prej studimeve kishte përcjellë vullnetarë me peshë të dobët, të cilët kishin dështuar të shtojnë në peshë për arsye gjenetike pavarësisht sa ushqim kalorik ata kishin konsumuar. Sipas Gee, shumicën e rasteve të nënpeshës ka alternativa. Një kombinim i pushimit të duhur, ushqyeshmërisë së mirë dhe stërvitjeve për ndërtimin e muskujve kryesorë, u ndihmojnë shumicës së njerëzve të krijojnë masë muskulores. Hani më shumë proteina dhe karbohidrate Kjo mbase është e kuptueshme, por për ata që kërkojnë të shtojnë peshë gjëja e parë që duhet bërë është të fillojnë nga ajo çfarë hanë. "Së bashku me shtimin e proteinave, karbohidratet po ashtu janë të patjetërsueshme për të shtuar masën e muskujve", thotë Jason Gee. Karbohidratet u ofrojnë muskujve energji para stërvitjeve dhe ju duhet të konsumoni ato nga 45 deri në 60 minuta para stërvitjeve, dhe 15 minuta pas. Gee po ashtu rekomandon yndyra të shëndetshme si bajamet, arrat, avokado, vaj ulliri, vaj peshku, vaj të farave të lulediellit ose vaj të farave të lirit. Shtoni numrin e stërvitjeve Stërvitjet me numër të vogël të përsëritjeve (nga tre deri në gjashtë) janë më mira për të zhvilluar fuqinë e përgjithshme, por nëse kërkoni të shtoni masën e muskujve, Gee rekomandon të mbështeteni në shtatë deri në 12 përsëritje për çdo stërvitje. Bëni gjumë të duhur Koha e fjetjes është esenciale kur është fjala për shtimin në peshë. "Shumica e riparimeve të muskujve dhe rritja e tyre bëhet derisa ne flemë. Kjo është arsyeje se pse pushimi gjatë ditës dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishme për zhvillimin e muskujve", thotë Gee. Muskujt e stërvitur duhet të kenë nga 48 deri në 72 orë në dispozicion për rikuperim të plotë dhe ju duhet të synoni nga tetë orë gjumë çdo natë. Etiketoni muskujt e mëdhenj Nëse dëshironi të shihni rezultate të mëdha, ju duhet të filloni të stërvitni grupet e mëdha të muskujve. Gee thotë se duhet të fokusoheni në muskujt e përparmë dhe të pasmë të këmbës, shpinë dhe gjoks. "Duke i surëvitur këta grupe të muskujve të mëdha ju poas htu do ta bëni trupin të djegë më shumë kalori dhe në këtë mënyrë të shtrojë dhjamin e trupit", thotë Gee. Pini ujë Kur është fjala për shtimin e masës së muskujve, konsumimi i ujit është po ashtu i rëndësishëm. "Uji deponohet në vetë muskulin, andaj kur ne nuk pimë mjaft ujë për masën e muskujve, madhësia mund të bie", thotë Gee. Jo vetëm për këtë, por qëndrimi i hidratuar po ashtu është i dobishëm edhe për funksionin e përgjithshëm të trupit dhe muskujve./Mesazhi/ The post Këshilla për të ndërtuar muskuj appeared first on Mesazhi.com. |
| Zyrtare: Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në ora 10:00 Posted: 09 Sep 2017 12:38 PM PDT Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10:00. Shkas i kësaj është kërkesa për seanca të jashtëzakonshme nga Vetëvendosje dhe LDK. The post Zyrtare: Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në ora 10:00 appeared first on Mesazhi.com. |
| Ministri i ri i Drejtësisë: Premton rritje të krimit dhe korrupsionit Posted: 09 Sep 2017 12:31 PM PDT Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se do të angazhohet për një qasje profesionale, transparente, për respektim të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta. Por ai më tej në një postim në Facebook, ia ka huq duke thënë se së bashku me kolegët e tij do të angazhohet për forcimin e sundimit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtë lëshim ai e ka përmirësuar menjëherë. Ky është postimi që kishte bërë ministri Tahiri bashkë me lëshimin. The post Ministri i ri i Drejtësisë: Premton rritje të krimit dhe korrupsionit appeared first on Mesazhi.com. |
| Ezani që rrënqethë edhe historinë (Video) Posted: 09 Sep 2017 12:19 PM PDT Një video ku shihet një djalë i ri duke thirrur ezanin në pallatin e Alhambra në Grenada të Spanjës është shpërndarë gjerësisht në internet, dhe ka emocionuar ata që e njohin sadopak historinë. Ezani u thirr nga Mouaz Al-Nass i cili është me origjinë siriane. Ai i tha IlmFeed-it se ndiente se muret kishin humbur pa e dëgjuar ezanin. Muslimanët erdhën në Spanjë në vitin 711 dhe sunduan për gati 800 vjet. Pallati i Alhambrës ishte ndërtuar nga Sundimtarët Musliman të Granadës. Në vitin 1492, Granada hyri nën sundimin e krishterë dhe muslimanët u detyruan të ktheheshin në krishterim ose rrezikonin të përballeshin me tortura. Shumë njerëz u konvertuan sa për sy e faqe dhe praktikuan Islamin fshehurazi. Deri në vitin 1501, asnjë musliman nuk mbeti zyrtarisht në Granada. /MESAZHI/ The post Ezani që rrënqethë edhe historinë (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Çfarë ka brenda mishit të Dynerit? Posted: 09 Sep 2017 12:06 PM PDT Dynerët janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia. Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme. Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dish çfarë ka brenda në mishin që po ha? AgroWeb.org ka kryer një vëzhgim mbi shumë prej dyqaneve që shërbejnë doner ose sufllaqe dhe ka zbuluar se shumë prej përbërësve të tyre nuk janë ato që reklamohen tek konsumatori. Shumë njerëz besojnë se shtresat e puthitura të mishit të përpunuar janë me të vërtetë prej mishit pulës, viçit ose qengjit, i përzier me erëza nga më të ndryshmet. Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej një lloji të vetë, prej pule, viçi, apo qengji. Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit. Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas, pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota është tronditur nga lajmet e importit të mishit të kalbur dhe të mbushur me hormone nga Brazili. Investigimet kanë treguar se mishi i dynerit që shërbehet në këto dyqane të ushqimit të shpejtë nuk është ashtu siç reklamohet. Një vëzhgim i AgroWeb.org në tregun e përgatitjes së donerit ka zbuluar se në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi. Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri. Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë. Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit si këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në plehra. Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike, gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve. E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin. Hulumtimet e AgroWeb.org tregojnë se donerët në të vërtetë kanë një përmbajtje shumë të lartë kripe dhe dhjami, që e bën masën shtazore më të lëngshme. Një porcion me doner përmban 14.7 gramë kripë, më shumë se dyfishin e sasisë së lejuar ditore të kripës që është 6 gramë. Niveli i yndyrës është gjithashtu shqetësues: 117.2 gramë yndyrë, ndërkohë që doza ditore e lejuar për meshkujt është 95 gramë dhe për femrat 70 gramë. Kjo sasi është e barabartë me një shishe 750 ml me vaj vegjetal. Cilësia e këtij të fundit është për t'u diskutuar. Nga ana tjetër, kur vjen puna te servirja e donerit, masa cilindrike zhvishet dalëngadalë ndërkohë që mishi rrotullohet dhe piqet. Në shumë dyqane ku xhiroja nuk është shumë e madhe, një doner i plotë nuk shitet brenda ditës. Kjo do të thotë se ai paketohet, ruhet në frigorifer (në rastin më të mirë) dhe vendoset të piqet sërish të nesërmen ose të pasnesërmen në varësi të shitjeve. Pra, i njëjti mish, ngrohet dhe ftohet çdo ditë deri në copën e fundit, ndonëse të gjithë e dimë sa e pashëndetshme për njeriun është një praktikë apo metodë e tillë. Për fat të keq, pavarësisht studimeve dhe vëzhgimeve është krejt e pamundur të dish plotësisht se çfarë përmban me të vërtetë ai 'mal' mishi në cilindër. Fakte ushqimore Një racion me doner përmban 175 kalori, 11.5 yndyrna, 60 mg kolesterol, 265 mg sodium, 2 gramë karbohidrate, 0.5 gramë fibër, 0.5 gramë sheqer dhe 16 gramë proteina. Nëse njeriut i nevojiten normalisht 2,000 kalori në ditë, një racion me doner ofron 25% të dozës së lejuar ditore të yndyrnave të ngopura, 20 përqind të kolesterolit, 10 përqind të sodiumit dhe 30 përqind të proteinave. Është e qartë që doneri nuk është zgjidhja ideale për një shëndet të mirë, por si gjithmonë, kjo mbetet në dorën e konsumatorit. Është ai që mban frerët e shëndetit të vet./AgroWeb.org/ The post Çfarë ka brenda mishit të Dynerit? appeared first on Mesazhi.com. |
| Disa fakte që si keni ditur për kafen turke Posted: 09 Sep 2017 12:00 PM PDT Në shtëpitë tona kemi kafe të cilën me shumë dashuri dhe përkushtim prindërit tanë e pinë në mëngjes ose në mbrëmje. Kemi dëgjuar aq shumë mbi kafenë turke e cila është e pranishme çdo ditë në shtëpi, por me shumë siguri nuk i dini këto "sekrete". 1. Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë. Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë. 2. Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza. 3. Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t'ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund. 4. Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson. 5. Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin. Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t'u martuar. Dhëndri duhet ta pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë. 6. Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku./Mesazhi/ The post Disa fakte që si keni ditur për kafen turke appeared first on Mesazhi.com. |
| 400 mijë njerëz kërkojnë heqjen e Nobelit për Suu Kyi Posted: 09 Sep 2017 11:43 AM PDT Një kërkesë për shfuqizimin e çmimit Nobel për paqen ndaj Aung San Suu Kyi në "change.org", ka grumbulluar deri më tani 400 mijë nënshkrime. Ajo akuzohet se nuk po bën asgjë për të ndaluar atë që quhet "krime kundër njerëzimit në vendin" e saj, ku qindra e mijëra myslimanë janë shpërngulur nga vendi i tyre nga forcat e ushtrisë. "Gjatë tre viteve të fundit, më shumë se 140,000 myslimanë të Rohingya kanë jetuar në kushte të rënda në kampet e refugjatëve në Myanmar dhe në shumë vende të tjera, përfshirë Indonezinë", shpjegon peticioni Change.org. "3,000 Rohingyas janë vrarë brenda tri ditëve midis 25 dhe 27 gushtit 2017," citon peticioni, duke cituar Këshillin Evropian të Rohingya (ERC). Agjencia e migracionit e OKB-së, IOM, konfirmoi të enjten se një total prej 270,000 njerëz kanë ikur nga dhuna në Mianmar që nga 25 gushti. Qendrat e refugjatëve të braktisur dhe objektet e kujdesit shëndetësor në Bangladesh po përpiqen të përballen me fluksin e pashembullt. IOM deri tani ka ndarë 1 milion dollarë fonde emergjente për të ndihmuar në përballimin e krizës. Autorët e peticionit bëjnë një pyetje mjaft të theksuar: "Çfarë është e gabuar të jesh mysliman, Suu Kyi?" Kjo lidhet me vërejtjen që Suu Kyi bëri gjatë një interviste në vitin 2013 në 'BBC Today', me Mishal Husain, gazetar me prejardhje myslimane. "Askush nuk më tha se unë do të intervistohem nga një mysliman", tha Suu Kyi, në atë kohë. /Zhurnal/ The post 400 mijë njerëz kërkojnë heqjen e Nobelit për Suu Kyi appeared first on Mesazhi.com. |
| Arabia Saudite ndërpret çdo komunikim me Katarin Posted: 09 Sep 2017 11:16 AM PDT Arabia Saudite ka ndërprerë çdo dialog dhe komunikim me Katarin, me arsyetimin se mediat e këtij shteti raportuan të pavërteta për bisedën telefonike ndërmjet liderëve të dyja shteteve, princit saudit Mohamed bin Salaman dhe emirit të Katarit, sheikut Tamim bin Hamad al Tani. Agjencia e lajmeve e Katarit raportoi se liderët e të dyja shteteve theksuan nevojën për zgjidhjen e krizës përmes lansimit të dialogut, me të cilin sigurohet uniteti dhe stabiliteti i vendeve të Gjirit, pas të cilit Arabia Saudite reagoi me zemërim, duke thënë se kumtesa e Dohës zyrtare nuk është e vërtetë. Që nga muaji qershor, Arabia vendosi bllokadë totale ndaj fqinjit – Katarit, duke shkaktuar përqarje të mëtejshme në Lindjen e Mesme. /MESAZHI/
The post Arabia Saudite ndërpret çdo komunikim me Katarin appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






