Mesazhi.com: “Shkenca: Mos kërkoni falje!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shkenca: Mos kërkoni falje!” plus 9 more


Shkenca: Mos kërkoni falje!

Posted: 11 Sep 2017 02:50 PM PDT

Studimet e reja tregojnë se kërkimfaljet mund të kenë efekte negative.

Pasi lëndoni ndjenjat e dikujt ose bëni diçka gabim, del se kërkimfalja mund të mos jetë zgjidhja më e mirë. Në fakt, një kërkimfalje vetëm i hedh benzinë zjarrit, zbuloi një studim i fundit nga studiuesit e Kolegjit Dartmouth dhe Universitetit të Texas.

Për të vlerësuar ndikimin e kërkimfaljeve pas refuzimeve shoqërore, studiuesit iu afruan mijëra njerëzve dhe iu bënë atyre pyetje që të merrnin pjesë në eksperimente.

Kur iu kërkuan të shkruanin ''një mënyrë të mirë për të thënë jo'', 39 përqind e pjesëmarrësve përfshinë një kërkimfalje në shënimet e tyre me besimin se do të ndriçonin situatën. Mirëpo, kur ata pranuan këto shënime të kërkimfaljes, ata raportuan se ndihen më të lënduar.

Kërkimfaljet në fakt mund të nervozojnë njerëzit dhe t'i nxisin ata të kërkojnë hakmarrje, zbuluan studiuesit. Në një tjetër eksperiment, ata mbajtën refuzime sy më sy për të kuptuar se si të refuzuarit ndiheshin pas një incidenti.

''Njerëzit shpesh nuk dëshirojnë të pranojnë se kanë ndjenja të lënduara, kështu që në disa nga studimet, ne shikuam se sa njerëz dëshironin të kërkonin hakmarrje'', shpjegon autori udhëheqës i studimit, Dr. Gili Freedman.

Në eksperiment, kur refuzoheshin me një kërkimfalje, të refuzuarit kërkuan hakmarrje: shumë vendosën më shumë salcë djegëse për personin i cili i refuzoi ata pasi i treguan se atij nuk i pëlqejnë gjërat djegëse.

Nuk ndalon këtu. Pavarësisht se a janë të sinqertë apo jo, kur njerëzit pranojnë kërkimfalje, ata shpesh ndihen sikur duhet të falin personin edhe nëse nuk janë gati. Pasi iu kërkuan pjesëmarrësve të shikonin video të njerëzve duke u refuzuar, kur një person pranoi një kërkimfalje së bashku me një refuzim, shumë shikues ndjeheshin se personi ishte i obliguar të falte edhe nëse nuk e ndjente atë.

''Studimi ynë ka zbuluar se pavarësisht qëllimeve të mira, njerëzit shkojnë në anën e gabuar'', thotë Freedman.

Kështu që herën tjetër kur mendoni të kërkoni falje duke menduar se do të ndihmojë, mendoni dy herë.

The post Shkenca: Mos kërkoni falje! appeared first on Mesazhi.com.

Si të shpëtoni nga faturat e larta të energjisë?

Posted: 11 Sep 2017 02:00 PM PDT

Teksa shumë prej nesh mendojnë të bëhen më konservativë me përdorimin e energjisë, për të kursyer në faturat e tyre, ka nga ata që nuk dinë se nga t’ia nisin për këtë qëllim.

Një eksperte buxheti australiane, Michelle Thompson-Laing thotë se ka kursyer gjithë vitin 5400 dollarë nga fatura e energjisë. Nëna e tre fëmijëve thotë se gjithçka duhet nisur që nga llampat që përdorni për ndriçim.

Dritat halogjene përdorin 75-80 për qind më shumë energji se ato LED. Pasi shtëpia e saj kishte mjaft drita, gjëja e parë që bëri kur hyri në shtëpi ishte ndryshimi i llampave, që ndoshta i kushtoi shumë kur i bleu por ia vlejti duke parë faturën e energjisë.

Ajo këshillon gjithashtu që njerëzit gjithmonë të fikin dritat, kompjuterët, televizorët dhe ngrohëset kur largohen nga dhoma. Madje duhet të shkurtojnë koston e ngrohjes apo ftohjes dhe të rregullojnë kondicionerin me timer. Temperatura optimale në verë është 23 gradë Celcius dhe në dimër 18 gradë Celcius.

Thompson-Laing thotë më tej se 20 % e energjisë mund të kursehet vetëm duke siguruar ndryshimin e pajisjeve të kuzhinës, duke u fokusuar tek ato me harxxhim më të pakët energjie.

Përsa i përket frigoriferit dhe ngrirjes, ajo thotë se njerëzit duhet të sigurohen ti kenë plot që të mos përdorin më shumë energji se sa është e nevojshme dhe të shmangin hapjen dhe mbylljen e shpeshtë të tyre. Këtë gjë duhet tua mësojnë edhe fëmijëve, që të vendosin se çfarë duan të marrin e të mos shtangen para derës së hapur të frigoriferit./Mesazhi/

The post Si të shpëtoni nga faturat e larta të energjisë? appeared first on Mesazhi.com.

Alarm i kuq në Kroaci, janë të mundura përmbytje përgjatë bregut të Detit Adriatik

Posted: 11 Sep 2017 01:50 PM PDT

Në Kroaci pasdite është publikuar meteoalarm i kuq me paralajmërim për rrezik nga përmbytje përgjatë bregut të Detit Adriatik, pasi u përmbytën Zara, ishulli Hvar, si dhe pjesë të magjistrales Adriatike.

Meteorologët nuk kanë lajme inkurajuese për ndërprerje të shiut.

Më i goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut është qyteti Zarë, ku deri tanë kanë rënë më shumë se 200 litra në një metër katror, që është dyfish më shumë nga mesatarja mujore për në shtator.

Në Zarë pa ndërprerë po bie shi shtatë orë, ndërsa janë përmbytur spitali dhe një qendër tregtare, një numër i madh i shtëpive dhe hapësirave afariste. Uji i ardhur shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe të lidhjeve komunikuese, ndërsa uji nga çezmat nuk është i pijshëm.

Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se 300 ushtarë dhe 13 kamionë transportues janë në gjendje të gatishmërisë së plotë, në rast se ka nevojë për ndihmë plotësuese.

Për shkak të përmbytjeve përfaqësuesit e kreut shtetëror kroat i ndërprenë aktivitetet e rregullta dhe u nisën drejt Zarës.

Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviq, kryeministri Andrej Plenkoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozhoviq dhe i Mbrojtjes Mlladen Kërstiçeviq do të bisedojnë me autoritetet lokale./Mesazhi/

The post Alarm i kuq në Kroaci, janë të mundura përmbytje përgjatë bregut të Detit Adriatik appeared first on Mesazhi.com.

Ishulli ku nuk ka ujë, vetura e teknologji, por veç të zgjedhurit mund të rrinë aty! (Foto/Video)

Posted: 11 Sep 2017 01:44 PM PDT

Në shikim të parë Ni'ihau duket si një vend i përkryer për të kaluar pushimet. Është vendi me më së paku banorë në ishullin e Havait, kurse shtrihet në 179 kilometra katrorë përgjatë bregut perëndimorë të Kauai.

Në këtë parajse tropikale që rrethohet nga Oqeani Paqësor, temperaturat sillen midis 20 dhe 30 gradë Celsius gjatë gjithë vitit, kurse plazhet janë të mbushura me guaska të rralla, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të keq një numër i vogël i njerëzve mund ta vizitojnë këtë "parajsë" në tokë. Quhet ishulli i ndaluar pasi është pronë private, kurse atë e vizitojnë vetëm ata që kanë ftesë të veçantë.

Mbreti Kamehameda IV e kishte shitur Ni'ihaun në vitin 1863 tek Elizabeth Sinkler për 8.300 euro, kurse pasardhësit e saj – familja Robinson – menaxhon me këtë ishull tash e mbi 100 vite.

Sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2009, në këtë ishull jetojnë 130 persona, por supozohet se kjo shifër është rritur ndërkohë në 250, të cilët e kalojnë jetën e tyre larg botës moderne, duke shmangur qiranë.

Brenda këtij ishulli nuk ka rrugë të asfaltuara, hotele apo supermarkete. Një herë në javë zbarkon një anije e cila është e mbushur më gjësende të ndryshme, por në rast të ndonjë fatkeqësie pronarët kanë një helikopter. Kuajt dhe biçikletat janë mjeti kryesor për transport në ishull.

Banorët nuk posedojnë telefona mobil, kurse energjia elektrike akumulohet nga panelet solare.

Pronarët e ishullit janë të vendosur që të ruhet tradita e Havait, dhe kështu ky është ishulli i vetëm në Havai ku rrallë kush e flet gjuhën angleze. /Mesazhi/

The post Ishulli ku nuk ka ujë, vetura e teknologji, por veç të zgjedhurit mund të rrinë aty! (Foto/Video) appeared first on Mesazhi.com.

Mot i fuqishëm në Sarajevë (FOTO)

Posted: 11 Sep 2017 01:35 PM PDT

Era e fuqishme e shoqëruar me reshje të shiut në disa lokacione të kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë rrëzoi drunj dhe kulme të shtëpive.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut zgjatën pothuajse një orë, ndërsa rrigët e vërshuara shkaktuan rrëmujë në komunikacion.
Enti federal hidrometeorologjik i BeH-së dha paralajmërim të portokalltë për dukuri të erës së fuqishme./Mesazhi/

 

The post Mot i fuqishëm në Sarajevë (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Stuhia rrëzon kulmin e Komunës, dëmtohen dy vetura (Foto)

Posted: 11 Sep 2017 01:06 PM PDT

Erërat e forta, të përcjella me shi, që përfshin kryeqytetin në orët e mbrëmjes, kanë rrëzuar kulmin e Komunës së Re në lagjen "Arbëria".

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit, raporton Ekonomia Online.

"Një pjesë e pullazit ka rënë në tokë, duke dëmtuar dy vetura civile", tha për EO, një zyrtare e Komunës.

Zyrtarët policorë bënë të ditur se nuk ka të lënduar.

The post Stuhia rrëzon kulmin e Komunës, dëmtohen dy vetura (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Përfitimet nga dieta mesdhetare

Posted: 11 Sep 2017 01:00 PM PDT

Ndryshe nga dietat e tjera, dieta mesdhetare karakterizohet nga ushqimi i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.

Perimet, frutat, drithërat, marinimi me erëza, vaji i ullirit dhe vera bëjnë për vete këdo.

Kjo dietë ul kolesterolin e keq dhe mund të ulë edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Por, jo vetëm kaq. Rëndësi në këtë dietë nuk ka thjesht ushqimi, por edhe si hahet ai.

Cilësia dhe shija ecin paralel me njëra-tjetrën në vendet mesdhetare. Edhe pse pjatat përgatiten thjeshtë, përbërësit janë të shkëlqyer.

Pak kripë, pak sheqer dhe pothuajse aspak përbërës artificialë të shtuar.

Gjithashtu, dieta mesdhetare nuk ofron ushqime që nuk janë të stinës. Kjo bën që frutat dhe perimet të jenë gjithmonë të freskëta dhe të shijshme, pasi konsumohen vetëm kur kanë kohën e tyre./Mesazhi/

The post Përfitimet nga dieta mesdhetare appeared first on Mesazhi.com.

Ushqyerja e fëmijëve me zor është dhunë e pastër

Posted: 11 Sep 2017 01:00 PM PDT

 

Shqetësimi gjithnjë në rritje për problemet në lidhje me ushqimin si mbipesha, anoreksia dhe bulimia, i ka shtyrë shkencëtarët të studiojnë me shumë kujdes se si ndërtohen këto probleme dhe kur duhet filluar të jemi të vëmëndëshëm që të mund ti shmangim. 

Arsyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme.

Në këtë mënyrën e keqe të ushqyerjes përfshihet, që nga sasia e duke vazhduar me përdorjen e ushqimit si shpërblim apo duke e ushqyer me zor dhe kohë e pa kohë e vënd e pa vënd.

Gjithashtu rezultatet e kërkimeve kanë treguar, se masa më e saktë e një vakti është grushti I dorës së vetë fëmijës.

Një vakt duhet të përbëhet nga dy masa sa grushti, njëra të jetë me proteina dhe perime tjetra me karbohidrate fibra dhe fruta. 

Pra sasia e shqimit, që duhet të marrë fëmija në një vakt, duhet të jetë e barabartë me madhësinë e dy grushteve të dorës së vetë fëmijës. Sasia e tepërt është stërmundim për organizmin.

Praktikat me 'dhunë'

Praktikat që përdorin të rriturit për të ushqyer fëmijën varion nga të ushqyerit me zor, të mbaruarit deri në fund pjatën, apo se kush mbaron i pari është kampion, apo mania e nënave që fëmija i tyre të hajë çdo gjë.

Dhe ajo që i vë kapakun, është të ushqyerit në rrugë. Të gjitha këto mënyra të ushqyeri që u cituan, janë veprime gjymtyese gati përdhunuese që ja kthejnë ushqimin në bezdi e dhunë fëmijës.

Prindër ushqyerja me zorr është dhunë e pastër. Të gjithë të rriturit dhe sidomos prindërit, nëse vërtetë dëshirojnë, që fëmija i tyre të ushqehet mirë, duhet të njohin më parë, se çdo të thotë dhe cila është në të vërtetë ushqyerja e mirë dhe pse duhet të jemi shumë të kujdeshëm e të vëmëndëshëm në këtë proces.

E ngrëna është një proçes i dyfishtë psiqik. Ekzistenca dhe perceptimi i vetes dhe mjedisit, si i mirë apo i keq, i kanë zanafillat pikërisht tek ushqyerja.

Fëmija fillon të perceptojë veten më vete, pikërisht kur fillon shtesa ushqimore në periudhën 4-6 muaj. Kujdes prindër mos, e ktheni fëmijën në një shishe që duhet mbushur me ushqim.Nga Lira Gjika Pediatre-/Femra.net/ /Mesazhi/

The post Ushqyerja e fëmijëve me zor është dhunë e pastër appeared first on Mesazhi.com.

Halimah Yacob do të jetë presidentja e parë femër e Singaporit

Posted: 11 Sep 2017 12:58 PM PDT

Ish-unionistja dhe kryetarja e Parlamentit të Singaporit, do të jetë presidentja e parë femër e këtij vendi.

Të mërkurën, ajo do të dalë në selinë e Shoqatës së Popullit, në sheshin e Mbretit George, për të dorëzuar letrat e saj të nominimit. Nëse ato janë në rregull, zyrtari do t´a deklarojë atë presidente të zgjedhur, dhe ajo do të fillojë mandatin e saj të enjten.

Ja një biografi e shkurtër e saj.

Gusht 23, 1954 – U lind në shtëpinë e familjes së saj në Queen Street, më e vogla nga pesë fëmijët.

1962 – Babai i saj, një rojtar, vdiq kur ajo ishte tetë vjeçe.

Në fund të viteve 1960 – Ajo mori pjesë në shkollën e vajzave kineze të Singaporit, dhe ishte një nga nxënësit e vegjël Malay.

1970 -Shkoi në shkollën e vajzave të Tanjong Katong dhe në Universitetin e Singaporit, ku u diplomua me një diplomë të drejtësisë.

1978 – U bashkua me Kongresin e Bashkimit Kombëtar të Tregtisë (NTUC) si një zyrtare ligjore. Ajo kaloi më shumë se 30 vjet atje dhe u emërua përfundimisht zv.Sekretare e Përgjithshme.

1980 – U martua me Mohamed Abdullah Alhabshee, një biznesmen. Ata kanë pesë fëmijë të cilët tani janë të moshës 26 deri 35 vjeç.

2001 – Hyri në politikë me nxitjen e kryeministrit të atëhershëm Goh Chok Tong, dhe ka fituar në katër zgjedhjet e përgjithshme që prej asaj kohe.

2011 -U bë ministre e Shtetit në Ministrinë e Zhvillimit të Komuniteteve, Rinisë dhe Sportit.

2013 – U emërua kryetarja e parë e Parlamentit në Singapor.

11 shtator 2015 – Nëna e saj, vdiq në moshën 90 vjeç në ditën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015. Zonja Halimah ishte shumë pranë saj dhe e përshkroi atë si "momenti më i trishtuar i jetës sime".

Shtator 11, 2017 – Do të jetë Presidentja e parë femër e Singaporit, pasi është e vetmja kandidate presidenciale që do të marrë një çertifikatë të pranueshmërisë./Mesazhi/

The post Halimah Yacob do të jetë presidentja e parë femër e Singaporit appeared first on Mesazhi.com.

“Qetësohet” Irma, ja çka thonë meteorologët

Posted: 11 Sep 2017 12:05 PM PDT

Skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit në Florida kanë nisur operacionet e tyre pasi me zbardhjen e ditës, po zbulohet edhe shkallën e vërtetë e dëmit të sjellë nga Uragani Irma.

Stuhia e madhe u dobësua teksa kalonte përgjatë bregut perëndimor të shtetit, por Miami dhe të tjera zona urbane kanë mbetur të përmbytura.

Në ishujt e Florida Keys, menaxherët e emergjencave lokale kanë paralajmëruar një "krizë humanitare".

Mediat raportojnë të paktën 4 viktima për shkak të Irmës, që tashmë është dobësuar në një stuhi tropikale. Më parë, Irma shkatërroi rreth 10 vende dhe territore në Karaibe, duke vrarë të paktën 28 persona.

Më shumë se 3,4 milionë shtëpi në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. Linjat energjetike janë mbyllur në thuajse mbarë Majemin dhe zona të mëdha janë përmbytur, edhe pse qyteti duket se ka shpëtuar paq krahasuar me të tjera zona. Pamjet filmike nga qyteti i Napolit në bregun e Gjirit të Meksikës, tregojnë nivelin e shkatërrimit të sjellë nga Irma.

Presidenti Donald Trump ka aprovuar një deklaratë për katastrofë madhore dhe ndihmë emergjente federale për Floridën, duke e cilësuar uraganin si një "përbindësh të madh".

Do të jetë e nevojshme mbledhja e fondeve për t'u kujdesur për viktimat, për të pastruar mbeturinat, për të rilidhur energjinë elektrike dhe për të riparuar dëmet në shtëpi e biznese.

Rreth 6,3 milionë personave në shtet i ishte kërkuar të evakuoheshin përpara se Irma të mbërrinte./Mesazhi/

The post “Qetësohet” Irma, ja çka thonë meteorologët appeared first on Mesazhi.com.