Mesazhi.com: “Pyetja që duhet të bëhet në çdo intervistë pune” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pyetja që duhet të bëhet në çdo intervistë pune” plus 9 more


Pyetja që duhet të bëhet në çdo intervistë pune

Posted: 06 Sep 2017 02:20 PM PDT

Suksesi juaj i parë i këtyre sfidave në masë të madhe varet nga zona që ju punoni. Por megjithatë të gjitha këto sfida mund të kalohen me një këshillë të thjeshtë.

Ju dhe punëdhënësi juaj i ardhshëm të keni një qëllim të përbashkët në një intervistë pune: për të kuptuar nëse ju mund të punoni së bashku në mënyrë efektive në lidhje me të gjitha aspektet e punës që ofrohen.

Në mënyrë që të përgjigjeni në këtë çështje, është një pyetje që gjithmonë duhet ta bëni.

"Kush arrin të ketë sukses në këtë pozitë pune?, ose mund ta parafrazoni edhe ndryshe, "Si mund ta definonin suksesin për këtë pozitë pune?".

Përgjigja e punëdhënësit tuaj në këtë pyetje ju mundëson juve që të keni informata për pozitën e punës, informata që nuk i gjeni në përshkrimin e punës.

Përgjigja u mundëson të kuptoni specifikat e punës, prioritetet e punës, strategjia që u duhet të adaptoni në mënyrë që të bëheni më të mirë në punën tuaj, ashtu si edhe për kulturën dhe etikën e punës që duhet të zbatoni.

Nëse e bëni këtë pyetje, shefi juaj i ardhshëm do ta kuptojë se e merrni seriozisht punën, pasi dëshironi të dini çdo detaj për të.

Po ashtu, ju do të kuptoni se sa lehtë është të komunikoni me shefin e ardhshëm.

Mos harroni: vendi i punës është vendi ku do të kaloni më së shumit kohë, andaj është e rëndësishme të gjeni lumturinë dhe rehatinë./Mesazhi/

 

The post Pyetja që duhet të bëhet në çdo intervistë pune appeared first on Mesazhi.com.

Qytetarët të mllefosur, ikin nga Kosova

Posted: 06 Sep 2017 01:49 PM PDT

Në këto momente në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, janë mbledhur shumë qytetarë të cilët presin autobusin për të ikur nga Kosova.

Ali Sadriu nga Podujeva i mllefosur ka thënë se politikanët kanë shitur çdo gjë në Kosovë. Ai u ka bërë apel të rinjve të ikin.

"Hashim Thaci ka shitur çdo gjë me fabrika. Albini është tejet i keq po i detyron qytetarët ta thyejnë vendin. Neve nuk do askush sepse nuk kemi punuar për vend tonin. Këta të shkretë kanë shitur cdo gjë. Oj rini vetëm mos mujshi me dal, krejt dilni. Këtu nuk ka jetë, nuk ka shëndetësi si duhet, nuk ka asgjë", thotë ai.

The post Qytetarët të mllefosur, ikin nga Kosova appeared first on Mesazhi.com.

Mikullovci: Seanca nesër në ora 11:00

Posted: 06 Sep 2017 01:26 PM PDT

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci ka konfirmuar se nesër do të mbahet seanca konstituive. Ai ka thënë se vendimi për tu mbajtur kjo seanca është marrë pas kërkesës që ka bërë PAN.

"Po, nesër mbahet seanca. Ajo do të nis në ora 11:00 dhe thirrja e saj është bërë pas kërkesës që ka bërë PAN", ka thënë Mikullovci.

The post Mikullovci: Seanca nesër në ora 11:00 appeared first on Mesazhi.com.

PAN-i kërkon që seanca e Kuvendit të mbahet nesër

Posted: 06 Sep 2017 01:19 PM PDT

Krerët e koalicionit PAN kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci që ta caktojë seancën konstituive për ditën e nesërme (e enjte) në orën 10:00.

Kjo kërkesë e koalicionit PAN ka ardhur pas një takimi që krerët e këtij koalicioni kanë pasur me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

The post PAN-i kërkon që seanca e Kuvendit të mbahet nesër appeared first on Mesazhi.com.

Dorëzohet Pacolli, Lista Serbe e mori Ministrinë e Bujqësisë

Posted: 06 Sep 2017 01:17 PM PDT

Pas disa orë negociatash është arritur marrëveshja në mes koalicionit PAN-AKR me Listën Serbe, sipas së cilës AKR ka hequr dorë nga drejtimi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila do t'i takojë Listës Serbe.

Burime të Telegrafit brenda takimit të drejtuesve të katër partive kryesore të koalicionit PAN-AKR, kanë arritur marrëveshje me Listën Serbe, e cila ka insistuar që të marrë Ministrinë e Bujqësisë.

Pas disa orë negociatash lideri i AKR-së është bindur të heq dorë nga Ministria e Bujqësisë, të cilën e kishte fituar gjatë marrëveshjes me koalicionin PAN, raporton Telegrafi.

Merret vesh se NISMA dhe AKR gjithashtu kanë hequr dorë edhe nga një zëvendësministër, të cilët do t'u takojnë minoriteteve.

Në ndërkohë, në zyrën e Presidentit të vendit është duke u zhvilluar një takim mes krerëve të PAN-it dhe vetë presidentit Hashim Thaçi ku po diskutohet lidhur me datën e mundshme të caktimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

The post Dorëzohet Pacolli, Lista Serbe e mori Ministrinë e Bujqësisë appeared first on Mesazhi.com.

Ja disa gjëra që nuk duhet t’i postoni në Facebook…

Posted: 06 Sep 2017 01:00 PM PDT

Problemi qëndron në faktin se ne kurrë nuk e dimë se kush është duke i parë në të vërtetë të dhënat tona.

"Facebook" është bërë si "Google" i rrjeteve sociale. Nëse nuk keni përditësuar statusin tuaj tani, me gjasa jeni duke postuar ndonjë foto.

Ne postojmë një sërë detajesh intime rreth jetës sonë që normalisht nuk duhet t'i ndajmë me askënd tjetër.

Mendojmë se për sa kohë që të dhënat e privatësisë sonë janë të vendosura në rregull, jemi të sigurt dhe rehat me rrethin tonë të miqve.

Por, llogaria e miqve tanë mund të jetë hakuar kur ata kanë instaluar një aplikacion mashtrues, ose nëse ata e ndajnë atë me ndonjë mik, apo më keq akoma nëse kanë harruar pa i bërë "Log out" asaj në kompjuterë apo telefonat e të tjerëve.

1. Datën e plotë të ditëlindjes suaj apo të familjes

Të gjithëve na pëlqejnë urimet e ditëlindjeve nga miqtë tanë në Facebook. Kjo na bën të ndiheni më mirë duke e ditur se njerëzit kujtohen për ditët tona të veçanta dhe kujdesen që të na dedikojnë një urim special.

Problemi qëndron në faktin se kur ju listoni ditëlindjet tuaja jeni duke i dhënë hajdutëve 3-4 copëza të informacioneve personale që atyre u duhen për të vjedhur identitetin tuaj.

Më e mira do të ishte që të mos e shfaqni fare datëlindjen, por nëse nuk mundeni, të paktën lini pa bërë publik vitin e lindjes. Miqtë tuaj të vërtetë do ta dinë këtë informacion gjithsesi.

2. Statusin tuaj social

Nëse jeni në një marrëdhënie ose jo, më e mira do të ishte të mos bëni publike asgjë. Gjahtarët do të duan të dinë nëse ju jeni rishtazi 'single'.

E nëse ju e ndryshoni statusin social duke specifikuar 'single', kjo i jep atyre dritën e gjelbër që po kërkonin.

Kjo i lë gjithashtu atyre të kuptojnë se ju jeni vetëm në shtëpi, përsa kohë që partneri juaj nuk është më me ju. Më e mira e mundshme do të ishte ta lini të paplotësuar këtë të dhënë.

3. Vendndodhjen tuaj aktuale

Ka shumë njerëz që e dashurojnë opsionin e etiketimit në "Facebook", që i lejon të tjerët të dinë se çfarë janë duke bërë ata 24/7.

Problemi qëndron në faktin se më këtë ju sapo i keni thënë dikujt se jeni me pushime, udhëtim jashtë qytetit apo që thjesht nuk ndodheni në shtëpi.

Nëse shtoni akoma se sa zgjat udhëtimi juaj, ju i keni thënë hajdutit se sa kohë i duhet për të vjedhur shtëpinë tuaj.

Idealja do të ishte që t'i hidhni fotot nga udhëtimi apo takimi që patët dhe të vendosni vendndodhjen kur të shkoni në shtëpi. I bëni xheloz 'miqtë' edhe në këtë formë!

4. Faktin se jeni vetëm në shtëpi

Është tmerrësisht e rëndësishme që prindërit të sigurohen që fëmijët e tyre nuk do të vendosin një status që janë vetëm në shtëpi.

Ne mendojmë se aksesin për të lexuar statusin tonë e kanë vetëm miqtë tanë, por në të vërtetë ne nuk e dimë me saktësi se kush po e lexon atë.

Adresa e mikut tuaj mund të jetë vjedhur, ai mund ta ketë harruar atë hapur në ndonjë qendër interneti apo në telefonin e dikujt tjetër.

Gjëja më e mirë është të mos publikoni asnjë status apo postim që nuk do donit ta lexonin të panjohurit.

5. Foto e fëmijëve tuaj duke etiketuar emrat e tyre

Ne i duam fëmijët tanë. Do të bënim gjithçka për t'i pasur ata të sigurt, por shumica e njerëzve postojnë qindra foto apo video të fëmijëve të tyre në "Facebook" pa e menduar dy herë.

Madje shkojnë edhe më tej duke zëvendësuar foton tonë të profilit me një foto me fëmijët tanë.

Me siguri 90% e prindërve postojnë emrin e plotë të fëmijës, datën e saktë dhe orën e lindjes ndërsa janë ende në spital, paslindjes.

Ne gjithashtu postojmë foto të fëmijëve tanë dhe etiketojmë aty edhe miqtë, motrat, vëllezërit apo familjarët tanë.

Ky lloj informacioni që qarkullon më pas edhe në profilet e personave të 'tag-uar' është ideal për hajdutët.

Këta të fundit mund të përdorin këto lloj informacionesh për t'i joshur fëmijët dhe për t'i bindur ata se nuk janë persona të panjohur sepse dinë informacione të detajuara që i ndihmojnë të ndërtojnë një raport me fëmijët tuaj.

Nuk po themi të hiqni apo të mos postoni asnjë foto të fëmijëve tuaj por nëse e bëni këtë të paktën hiqni të dhënat personale si emri i plotë apo datëlindja.

Hiqni etiketimet nga fotot. Miqtë tuaj të vërtetë i dinë emrat e tyre gjithsesi./Mesazhi/

The post Ja disa gjëra që nuk duhet t'i postoni në Facebook… appeared first on Mesazhi.com.

Arsyet pse jeni vazhdimisht të uritur

Posted: 06 Sep 2017 01:00 PM PDT

Oreksi është një prej gjërave të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm. Mungesa e tij shpeshherë sinjalizon probleme me shëndetin.

Mirëpo edhe oreksi i tepërt në fakt është gjithashtu tregues se diçka nuk po shkon siç duhet në organizmin tonë. Me poshtë renditen disa nga arsyet perse ndjejmë uri edhe kur jemi te ngrënë.

Mungesa e gjumit

Gjumi është një nder rregullatorët kryesor te konsumit te ushqimit pasi lidhet me funksionin e dy hormoneve qe sinjalizojnë urine dhe ngopjen. Pagjumësia mund te shkaktoje ndjesinë e urisë se vazhdueshme dhe çrregullim te konsumit te ushqimit.

Dehidratimi

Sensoret e urisë dhe etjes janë vendosur shume pranë ne hipotalamusin e trurit. Kështu, etja mund te perceptohet si "uri" shume lehte. Beni prove, kur te ndjeni uri te pashpjegueshme, konsumoni ujë ne vend te ushqimit dhe prisni pak minuta. Ka shume gjasa qe uria te zhduket.

Stresi

Kur trupi gjendet nen stres, ai prodhon hormone te lidhura me te, qe janë kortizoni dhe adrenalina. Këto dy hormone nxisin konsumin e energjisë ne mënyrë qe te përballojmë një situate te vështirë, për këtë arsye sinjalizojnë trurin qe te çlirojë hormone qe shkaktojnë uri.

E ngrëna shpejt

Pas konsumit te një vakti, nevojiten rreth 20 minuta qe truri te marre sinjalin e ngopjes. Gjate kësaj kohe, nëse vazhdojmë konsumin e ushqimit, ka shume gjasa qe te jemi duke marre me shume kalori nga sa nevojitemi. Është e nevojshme te hamë ngadalë dhe ti japim kohe sinjaleve te brendshme te na udhëzojnë siç duhet.

Konsumi i ëmbëlsirave

Konsumi i sheqerit te thjeshte, sidomos me stomakun bosh, shkakton rritje te menjëhershme te insulinës e cila e ul sheqerin me shume seç duhet nga qarkullimi.

Kur nivelet e sheqerit bien ne gjak, truri ynë alarmohet dhe menjëherë jep "urdhër" te konsumohet sheqer për te stabilizuar glicemine.

Por ky është një alarm fals, pasi nëse presim disa minuta sheqeri do te stabilizohet vetvetiu me mekanizmat fiziologjik te rregullimit te tij.

Është llogjike te kuptojmë se pas konsumit te një ëmbëlsire apo te një vakti te pasur ne karbohidrate te thjeshte, siç janë makaronat apo orizi, nuk ka nevoje me për sheqer tjetër, për te paktën disa ore!

Mungesa e yndyrave dhe/ose proteinave ne ushqim

Ushqimi i varfër ne yndyra dhe proteina e le organizmin te paplotësuar dhe sensori i urisë rri "i ndezur".

Marrja e yndyrave esenciale si vaji i ullirit, gjalpi i bagëtive te rritura me gjelbërim, avocado, arrat, bajamet dhe farat e ndryshme ndihmon te ndjehemi me shpejt te ngopur, ndërsa marrja e proteinave ne çdo vakt ndihmon qe ngopja te zgjasë me shume./Mesazhi/

The post Arsyet pse jeni vazhdimisht të uritur appeared first on Mesazhi.com.

Shtëpia e Bardhë kërkon 5.9 dollarë nga Kongresi për shkak të stuhisë Harvey

Posted: 06 Sep 2017 12:11 PM PDT

Kongresi ndanë një shumë për familjet e prekura nga uragani Harvey Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve sot miratoi njëzëri pakon e ndihmës emergjente prej 7.85 miliardë dollarësh, për dëmet e shkaktuara nga uragani Harvey.

Kongresmenët republikanë dhe demokratë kanë treguar unitet në miratimin e kësaj pakoje, që është një gjë e rrallë votimi unanim i dy partive.

The post Shtëpia e Bardhë kërkon 5.9 dollarë nga Kongresi për shkak të stuhisë Harvey appeared first on Mesazhi.com.

Shteti pranë kolapsit, PAN-AKR, nuk po munden me nda pushtetin me Listën Serbe

Posted: 06 Sep 2017 12:07 PM PDT

Edhe pas më shumë se pesë orë bisedimesh, koalicioni PANA (PDK-AAK-Nisma-AKR) nuk ka mundur të gjejë zgjidhje për kërkesën e Listës Serbe që të drejtojë me Ministrinë e Bujqësisë.

Kjo bllokadë mbetet e tillë edhe pas zhvendosjes së krerëve të PANA dhe Listës Serbe nga hoteli i Behgjet Pacollit në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se takimi në Kuvend është duke vazhduar edhe në këto momente (ora 20 e 10 min).

Në këtë takim po marrin pjesë krerët e koalicionit PANA, ata të Listës Serbe, si dhe ata të pakicave tjera joserbe

The post Shteti pranë kolapsit, PAN-AKR, nuk po munden me nda pushtetin me Listën Serbe appeared first on Mesazhi.com.

Vetëm katër skuadra më dobët se Kosova (Foto)

Posted: 06 Sep 2017 12:01 PM PDT

Kosova po dështon në kërkim të fitores së parë zyrtare që kur u pranua zyrtarisht në FIFA.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaki ka grumbulluar vetëm një pikë në tetë ndeshje të luajtura deri më tani.

Sa ju përket pikëve të grumbulluar për Kualifikimet e Kupës së Botës, vetëm katër përfaqësuese qëndrojnë më keq se ne.

San Marino, Malta, Liechtensteini dhe Gjibraltari janë skuadrat e vetme që nuk kanë grumbulluar asnjë pikë në këto tetë ndeshje.

Dy ndeshjet e ardhshme Kosova i zhvillon kundër Ukrainës si vendas dhe udhëton në Islandë.

 

The post Vetëm katër skuadra më dobët se Kosova (Foto) appeared first on Mesazhi.com.