Mesazhi.com: “Pse nuk duhet të pini 8 gota ujë në ditë” plus 9 more |
- Pse nuk duhet të pini 8 gota ujë në ditë
- Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës
- Çfarë ndodh nëse nuk ushqehemi?
- Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës
- Zyrtare: Gjyqtari vendos, ndërpritet përfundimisht ndeshja Kroaci-Kosovë, shkaku…
- A e dini si i identifikon Gjermania refugjatët që nuk ikin nga vatrat e luftës?
- Pas vrasjes së gjyqtarës, 25 gra denoncojnë familjarët në polici për përdorim dhune
- Partia e Pacollit përcaktuese e fatit të Kosovës
- Gjyqtari ndërprenë përkohësisht ndeshjen Kroaci-Kosovë, vendimi final pas 10 minutave
- 3 arsye pse duhet të zgjidhni oriz dhe jo makarona!
| Pse nuk duhet të pini 8 gota ujë në ditë Posted: 02 Sep 2017 01:40 PM PDT Një studim i ri sfidon këshillat popullore shëndetësore… Kur bëhet fjalë për ujin e pijshëm, sa më shumë është gjithmonë më mirë … A është kjo e vërtetë apo jo? Jo domosdoshmërisht. Pavarsisht se është thënë ndër vite që duhet konsumuar 8 gota ujë në ditë, sasia aktuale e lëngjeve që na nevoitet ndryshon nga personi në person. Tani, një studim i ri ka zbuluar se çfarë ndodhë në trurin dhe trupin tonë kur arrijmë limitin tonë të hidratimit – dhe pse mund të jetë e rrezikshme të injoroni ndjesinë e ngopjes. Hulumtimi në fjalë, i botuar në Akademinë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi se njerëzit kishin vështirësi më të madhe që të gëlltisnin pas konsumit të tepruar të ujit. Kjo gjendje mund të jetë potencialisht fatale e quajtur hiponatremia, e njohur edhe si toksicitet i ujit. Për studimin, studiuesit vunë 20 njerëz në skanerë funksionalë dhe iu është kërkuar që të vlerësojnë nivelin e përpjekjeve të nevojshme për të gëlltitur sasi të vogla të ujit në dy gjendje apo kushte të ndryshme – pasi kishin ushtruar, kur ishin të etur, dhe më vonë pasi kishin pirë rreth një litër ujë. Pjesëmarrësit vlerësuan vështirësi më të madhe deri tri herë në skenarin e dytë se sa në të parin. Kjo vlente njëlloj si për ujin e thjeshtë ashtu edhe për ujin e ëmbël me sheqer. Kjo tregoi se ata duhej të tejkalonin një lloj rrezistence, pasi refleksi i gëlltitjes frenohej më shumë pasi të jetë pirë sasi e mjaftueshme e ujit. Ky ndalim i gëlltitjes duket se ndihmon në rregullimin e marrjes së ujit dhe ruajtjen e niveleve të lëngjeve në trupin e njeriut, por nuk është akoma 100% e besueshme. Në fund të fundit, pjesëmarrësit ishin akoma në gjendje të gëlltisnin, megjithëse më vështirë se zakonisht. Në fakt, skanimet treguan se zonat e duhura prefrontale të trurit të pjesëmarrësve ishin shumë më aktivë kur ata përpiqeshin të gëlltitnin pas tepricës së ujit. Kur trupi është i mbingarkuar me ujë, nivelet e natriumit mund të ulen në mënyrë abnormale – një gjenjde e quajtur hyponatremia që mund të çojë në letargji, të përziera madje edhe në fatalitet. Njerëzit që humbasin sasi të mëdha të natriumit përmes djersës dhe nuk i plotësojnë nivelet e tyre (me kripë apo pije elektrolite) janë veçanërisht në rrezik të madh. Lexoni edhe këtë: Çfarë mesazhi jep fustani me ngjyrë të kuqe? Fatmirësisht, pjesëmarrësit e studimit nuk kishin konsumuar sasi të mëdha uji dhe nuk ishin në asnjë rrezik real. Por ka raste kur njerëzit mund të kenë më shumë ujë se sa është e sigurtë sasia, thonë autorët, dhe mund të shpërfillin sinjale nga truri i tyre për të ndaluar pirjen. Ka raste kur atletët gjatë maratonës janë ngarkuar me sasi të madhe të ujit dhe kanë vdekur si pasojë në rrethana të caktuara, sepse kanë ndjekur rekomandimet duke pirë shumë ujë më tepër se sa nevojat e mjaftueshme. Natyrisht, edhe mungesa e pirjes së ujit paraqet poashtu problem të zakonshëm te atletët, por edhe personat tjerë. Dehidrimi i lehtë nuk mund të çojë direkt në probleme serioze shëndetësore por lidhet me nivele të ulëta të energjisë, dhimbje koke, kapsllëk madje edhe trashje. Personat e moshuar zakonisht nuk pinë ujë të mjaftueshëm dhe duhet të monitorojnë futjen e sasisë së lëngjeve. Pra, sa lëngje duhet konsumuar në bazë ditor? Instituti i Mjekësisë rekomandon që meshkujt të pijnë diku afër 3.5 litra lëngje në ditë ndërsa femrat 2.5 litra, por që këtu përfshihet uji nga ushqimet dhe pijet tjera si lëngjet, çaji madje edhe kafeja. Ky numër mund të ndryshojë edhe në bazë të moshës, peshës, kushteve tjera shëndetësore dhe sa aktivë apo të djersitur jeni. Pra, me një fjalë mos e sforconi veten apo ta ngarkoni me vështirësi. Thjeshtë konsumoni ujë sipas etjes suaj se sa me orar të caktuar. Nëse veprojmë ashtu si na kërkon trupi ynë, ndoshta do ta kemi më të lehtë menaxhimin e nevojave të mjaftueshme për ujë./Mesazhi/
The post Pse nuk duhet të pini 8 gota ujë në ditë appeared first on Mesazhi.com. |
| Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Posted: 02 Sep 2017 01:19 PM PDT Edhe përkundër faktit se muslimanët e Arakanit konsiderohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si “pakica më e persekutuar në botë”, ky komunitet nuk e ka tërhequr shumë vëmendjen e botës dhe, më e rëndësishmja, atë të botës muslimane. Muslimanët e Arakanit filluan të përfolen në Turqi dhe në shtetet e tjera muslimane vetëm pas sulmeve budiste ndaj tyre, duke filluar nga viti 2012. Megjithatë, këta njerëz masakrohen prej dhjetëra vitesh, ndërsa qindra mijëra u detyruan t’i braktisin shtëpitë. Për t’i kuptuar më mirë masakrat me të cilat sot përballen muslimanët “Rohingya”, emërtim ky që etimologjikisht lidhet me fjalën arabe “merhamet” (mëshirë), dhe procesin e tëhuajtjes së tyre në atdheun e tyre, duhet që të mësohet edhe historia e tyre mjaft interesante. Burimet historike flasin se në periudha të ndryshme historike, Arakani është udhëhequr si monarki e pavarur dhe sovrane, nga hinduistë, budistë dhe muslimanë Sipas të dhënave historike, Islami ka arritur në Arakan para vitit 788 përmes tregtarëve muslimanë, ndërsa popullata vendase islame filloi ta përqafonte Islamin ne grupe dhe që nga ajo periudhë, Islami ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e civilizimit në Arakan. Ndërkaq, arabët ishin faktori më i madh në arritjen dhe vendosjen e Islamit në rajon. Burimet arabe të shekullit të nëntë dhe dhjetë e cilësojnë Arakanin si Xheziretur Rahmi ose Xheziretur Rahme, që do të thotë “Ishulli i Mëshirës”. Ekspertët pohojnë se fjala “Rohang”, sipas së cilës emërtohen muslimanët e Arakanit, është forma e shtrembëruar me kohë e fjalës “Rahme” (Mëshirë). Ndërkaq, origjina e muslimanëve të rajonit rrjedh nga populli Magh, vendas të rajonit, arabët të cilët kishin ardhur për tregti dhe njoftimin e Islamit dhe nga popuj të ardhur për qëllime politike dhe ushtarake, siç ishin indianët, mongolët, patanët, persët dhe turqit. Periudha më e ndritshme e muslimanëve të Arakanit ishte periudha e Sulltanatit Mrauk-U. Gjatë këtij sulltanati të Arakanit, i cili zgjati nga viti 1430 deri në viti 1784 me mbështetjen dhe nën protektoratin e Sulltanatit të Bengalit, muslimanët dhe budistët jetuan në miqësi me shekuj të tërë dhe administruan shtetin së bashku. Pas islamizimit të Bengalit në vitin 1203, efekti i Islamit në Arakan u rrit, duke u materializuar në një vasal musliman nga viti 1430. Populli vendas Magh, në shekullin 15 filloi të pranojë Islamin dhe në periudhën mes viteve 1430 dhe 1530 muslimanët e Arakanit u morën nën protektoratin e Bengalit. Administrimi dhe ndikimi i muslimanëve në Arakan zgjati për 350 vite, gjegjësisht deri në vitin 1784, kur u okupuan nga birmanezët. Që nga kjo kohë, muslimanët e Arakanit përjetuan tri momente kyçe. I pari ishte okupimi birmanez në vitin 1784, me të cilin filluan sprovat dhe vuajtjet e muslimanëve Rohingya që do të zgjasnin me shekuj. Gjatë 40 viteve të okupimit, muslimanët masivisht u detyruan të migronin në anën e Bengalit. Momenti i dytë kyç ishte qeveria koloniale britanike. Edhe udhëheqja koloniale britanike që erdhi pas birmanezëve dhe zgjati nga viti 1824 deri në vitin 1948, nuk kishte shumë dallim. Britanikët në Arakan ndoqën politikën e njëjtë me atë që ndiqnin ndaj muslimanëve në subkontinentin indian: I privuan muslimanët nga qeverisja dhe arsimi. Muslimanët qëllimisht u lanë mbrapa. Ndërkaq, goditja më e madhe që britanikët ia dhanë Arakanit ndodhi në vitin 1937 gjatë shkëputjes së Birmanisë nga India britanike, kur Arakani iu bashkangjit Birmanisë britanike, edhe pse Arakani gjatë largimit të britanikëve nga rajoni mund të ishte pjesë e Pakistanit Lindor dhe të mos e përjetonte tiraninë të cilën e përjetoi. Rrjedhimisht, ato që sot ndodhin në Arakan mund të shihen në masë të madhe si vazhdimësi e trashëgimisë së pistë të britanikëve. Momenti i tretë kyç për muslimanët Rohingya ishte pavarësimi i Birmanisë në vitin 1948. Në këtë periudhë, shtypjet dhe masakrat ndaj muslimanëve të cilët kishin fituar statusin e një shteti brenda Birmanisë u rritën dhe në këtë mënyrë filloi sprova e madhe për muslimanët Rohingya. Shtypjet, masakrat dhe dëbimet që filluan pak para pavarësimit të Birmanisë, vazhdojnë edhe sot. Muslimanët e këtij rajoni po përjetojnë erozion të madh demografik, teksa në atdheun e tyre u degraduan në “pakicë” dhe “të huaj”. Muslimanët e Arakanit përjetuan vrasje të mëdha në vitet 1942, 1947, 1954 dhe 1978. Dhjetëra mijëra u vranë, kurse qindra mijëra të tjerë u detyruan të migrojnë. Muslimanët e Arakanit, i cili dikur cilësohej si “Ishulli i Mëshirës”, duket të kenë hyrë në një periudhë në të cilën më së shumti kanë nevojë për mëshirë dhe vëmendje nga muslimanët e botës. The post Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës appeared first on Mesazhi.com. |
| Çfarë ndodh nëse nuk ushqehemi? Posted: 02 Sep 2017 01:00 PM PDT Nëse keni vendosur të ndiqni një dietë drastike, apo që të hani shumë pak, atëherë ju do të mund të dobësoheni, por një sërë sëmundjesh do t'ju kanosen. "Ndryshe" këtë herë rrëfen rëndësinë e procesit të ushqyerjes… Në bazë të një jete të shëndetshme dhe të ekuilibruar gjejmë pa asnjë dyshim ushqyerjen. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do t'i ndodhte organizmit tonë nëse do të ndalonim së ngrëni për disa ditë? Para së gjithash është e nevojshme të evidentohet se, mundësitë e mbijetesës pa ushqim janë të ndikuara shumë fort nga variable të tilla si, pesha trupore, gjendja e shëndetit e subjektit dhe sidomos, prania ose jo e dehidratimit. Por le t'u hedhim një vështrim më të thellë pasojave të kësaj sjelljeje "kundër natyrale". Të mos hash 6 orë ose 3 ditë Gjatë një agjërimi (mosngrënie-pirje) trupi ynë kalon një seri procesesh të veçanta metabolike që na lejojnë të kursejmë energji, duke na bërë që të fitojmë kohë, në pritje që ai të ushqehet. Nga distanca e disa orëve nga vakti i fundit, trupi fillon t'i bëjë "thirrje" glikogjenit, ose molekulave që "magazinojnë" energji. Në këtë fazë prodhohet glukoza, ose një molekulë që përdoret si burim kryesor i energjisë në qarkullimin e gjakut. Pra në një gjendje normale ushqyerje, glukoza përdoret si burim i energjisë primare, duke na lajmëruar ndjenjën e ngopjes. Nga kalimi i gjashtë orëve nga vakti i fundit, glukoza nuk furnizon më energji dhe ne nisim të ndiejmë ndjenjën e zakonshme të urisë. Pas tri ditësh mosushqyerje rezervat e glukozës do të jenë pothuajse të ezauruara, për këtë jo vetëm që do të ndihemi të uritur, por trupi ynë do të fillojë të hyjë në një gjendje lodhjeje, këputjeje, e cila përfshin nivele të larta të "trupave keton" në sistem (molekula të lipoideve të sintetizuara në mëlçi, me karakteristika të ngjashme me ato të sheqerit). Trupat keton, në këtë rast do të përdoren nga truri si burim kryesor "karburanti". Çfarë ndodh nëse do të vazhdoni të mos hani ende? Në qoftë se agjërimi zgjat për më shumë se 72 orë, futemi në fazën e ashtuquajtur autophagy(fazë gjatë së cilës trupi konsumon materialet e rezervave të organizmit) dhe që përfshin një rënie progresive të ngadaltë të muskujve. Pak nga pak, metabolizmi do të ngadalësohet aq shumë, saqë trupi do të përdorë vetëm një sasi shumë të vogël të energjisë, në mënyrë që të mbijetojnë. Duke thënë këtë, në parim, një person mund të mbijetojë pa ushqim për disa javë, në varësi të mirëhidratimit dhe në bazë të sasisë së rezervave yndyrore që ka në dispozicion. Megjithatë, në një farë pike sistemi imunitar do të jetë aq shumë i dobët (për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve)saqë mund t'i shfaqen një sërë sëmundjesh. Dy nga sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga mungesa e tejzgjatur e ushqimit janë marazma (gjendje që karakterizohet nga dobësimi ekstrem) dhe sindromi i njohur si kwashiorkor, që është një nga format më të zakonshme të kequshqyerjes në vendet në zhvillim, sëmundje e cila karakterizohet nga lodhja, edema dhe një rënie progresive e masës muskulore. Sa kohë mund të jetojë njeriu pa ngrënë? Mungesa e plotë e ushqimit shkakton çrregullimin e këmbimit të lëndëve. Kur i mungon ushqimi, organizmi përdor lëndët e indeve të organeve që kanë më pak rëndësi për ekzistencën e tij. Më tepër nga të gjitha humbet peshë indi dhjamor dhe më pak nga të gjithë truri. Rënia e peshës së trupit te një njeri i uritur, fillon ngadalë, ndërsa më pas shpejtohet më shumë. Fillon shpërbërja e trupave albuminoze, helmimi i organizmit nga produkte të kësaj shpërbërjeje dhe më në fund vdekja. Sipas gjendjes së organizmit, njeriu vdes pas 40 deri 70 ditësh./Mesazhi/
The post Çfarë ndodh nëse nuk ushqehemi? appeared first on Mesazhi.com. |
| Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Posted: 02 Sep 2017 12:51 PM PDT Edhe përkundër faktit se muslimanët e Arakanit konsiderohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si “pakica më e persekutuar në botë”, ky komunitet nuk e ka tërhequr shumë vëmendjen e botës dhe, më e rëndësishmja, atë të botës muslimane. Muslimanët e Arakanit filluan të përfolen në Turqi dhe në shtetet e tjera muslimane vetëm pas sulmeve budiste ndaj tyre, duke filluar nga viti 2012. Megjithatë, këta njerëz masakrohen prej dhjetëra vitesh, ndërsa qindra mijëra u detyruan t’i braktisin shtëpitë. Për t’i kuptuar më mirë masakrat me të cilat sot përballen muslimanët “Rohingya”, emërtim ky që etimologjikisht lidhet me fjalën arabe “merhamet” (mëshirë), dhe procesin e tëhuajtjes së tyre në atdheun e tyre, duhet që të mësohet edhe historia e tyre mjaft interesante. Burimet historike flasin se në periudha të ndryshme historike, Arakani është udhëhequr si monarki e pavarur dhe sovrane, nga hinduistë, budistë dhe muslimanë. Sipas të dhënave historike, Islami ka arritur në Arakan para vitit 788 përmes tregtarëve muslimanë, ndërsa popullata vendase islame filloi ta përqafonte Islamin ne grupe dhe që nga ajo periudhë, Islami ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e civilizimit në Arakan. Ndërkaq, arabët ishin faktori më i madh në arritjen dhe vendosjen e Islamit në rajon. Burimet arabe të shekullit të nëntë dhe dhjetë e cilësojnë Arakanin si Xheziretur Rahmi ose Xheziretur Rahme, që do të thotë “Ishulli i Mëshirës”. Ekspertët pohojnë se fjala “Rohang”, sipas së cilës emërtohen muslimanët e Arakanit, është forma e shtrembëruar me kohë e fjalës “Rahme” (Mëshirë). Ndërkaq, origjina e muslimanëve të rajonit rrjedh nga populli Magh, vendas të rajonit, arabët të cilët kishin ardhur për tregti dhe njoftimin e Islamit dhe nga popuj të ardhur për qëllime politike dhe ushtarake, siç ishin indianët, mongolët, patanët, persët dhe turqit. Periudha më e ndritshme e muslimanëve të Arakanit ishte periudha e Sulltanatit Mrauk-U. Gjatë këtij sulltanati të Arakanit, i cili zgjati nga viti 1430 deri në viti 1784 me mbështetjen dhe nën protektoratin e Sulltanatit të Bengalit, muslimanët dhe budistët jetuan në miqësi me shekuj të tërë dhe administruan shtetin së bashku. Pas islamizimit të Bengalit në vitin 1203, efekti i Islamit në Arakan u rrit, duke u materializuar në një vasal musliman nga viti 1430. Populli vendas Magh, në shekullin 15 filloi të pranojë Islamin dhe në periudhën mes viteve 1430 dhe 1530 muslimanët e Arakanit u morën nën protektoratin e Bengalit. Administrimi dhe ndikimi i muslimanëve në Arakan zgjati për 350 vite, gjegjësisht deri në vitin 1784, kur u okupuan nga birmanezët. Që nga kjo kohë, muslimanët e Arakanit përjetuan tri momente kyçe. I pari ishte okupimi birmanez në vitin 1784, me të cilin filluan sprovat dhe vuajtjet e muslimanëve Rohingya që do të zgjasnin me shekuj. Gjatë 40 viteve të okupimit, muslimanët masivisht u detyruan të migronin në anën e Bengalit. Momenti i dytë kyç ishte qeveria koloniale britanike. Edhe udhëheqja koloniale britanike që erdhi pas birmanezëve dhe zgjati nga viti 1824 deri në vitin 1948, nuk kishte shumë dallim. Britanikët në Arakan ndoqën politikën e njëjtë me atë që ndiqnin ndaj muslimanëve në subkontinentin indian: I privuan muslimanët nga qeverisja dhe arsimi. Muslimanët qëllimisht u lanë mbrapa. Ndërkaq, goditja më e madhe që britanikët ia dhanë Arakanit ndodhi në vitin 1937 gjatë shkëputjes së Birmanisë nga India britanike, kur Arakani iu bashkangjit Birmanisë britanike, edhe pse Arakani gjatë largimit të britanikëve nga rajoni mund të ishte pjesë e Pakistanit Lindor dhe të mos e përjetonte tiraninë të cilën e përjetoi. Rrjedhimisht, ato që sot ndodhin në Arakan mund të shihen në masë të madhe si vazhdimësi e trashëgimisë së pistë të britanikëve. Momenti i tretë kyç për muslimanët Rohingya ishte pavarësimi i Birmanisë në vitin 1948. Në këtë periudhë, shtypjet dhe masakrat ndaj muslimanëve të cilët kishin fituar statusin e një shteti brenda Birmanisë u rritën dhe në këtë mënyrë filloi sprova e madhe për muslimanët Rohingya. Shtypjet, masakrat dhe dëbimet që filluan pak para pavarësimit të Birmanisë, vazhdojnë edhe sot. Muslimanët e këtij rajoni po përjetojnë erozion të madh demografik, teksa në atdheun e tyre u degraduan në “pakicë” dhe “të huaj”. Muslimanët e Arakanit përjetuan vrasje të mëdha në vitet 1942, 1947, 1954 dhe 1978. Dhjetëra mijëra u vranë, kurse qindra mijëra të tjerë u detyruan të migrojnë. Muslimanët e Arakanit, i cili dikur cilësohej si “Ishulli i Mëshirës”, duket të kenë hyrë në një periudhë në të cilën më së shumti kanë nevojë për mëshirë dhe vëmendje nga muslimanët e botës. The post Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës appeared first on Mesazhi.com. |
| Zyrtare: Gjyqtari vendos, ndërpritet përfundimisht ndeshja Kroaci-Kosovë, shkaku… Posted: 02 Sep 2017 12:46 PM PDT Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë zyrtarisht dhe nuk do të vazhdoj sot (e shtunë), por në një ditë tjetër. Gjyqtari kryesor i takimit para disa minutave ndërpreu ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës shkaku i kushteve të rënduara nga reshjet e dendura të shiut. Ideja fillimisht ishte që mos të luhet 10 minuta deri në vendimin përfundimtar, por me tu kthyer në fushë erdhi ky vendim. Pas bisedës me dy kapitenët e kombëtareve, gjyqtari vendosi ta ndërpresë përfundimisht takimin në minutën e 21-të. Megjithatë, ende nuk është vendosur koha se kur do të vazhdoj kjo ndeshja, por një vendim i tillë pritet të merre sot më vonë ose më së largu nesër. /Telegrafi/ The post Zyrtare: Gjyqtari vendos, ndërpritet përfundimisht ndeshja Kroaci-Kosovë, shkaku… appeared first on Mesazhi.com. |
| A e dini si i identifikon Gjermania refugjatët që nuk ikin nga vatrat e luftës? Posted: 02 Sep 2017 12:44 PM PDT Plot 60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që shkojnë në Gjermani, nuk kanë dokumente identifikimi, por pothuajse të gjithë kanë një celular. Një i ri tha se kishte ikur nga Alepoja. Në vjeshtën e vitit 2015 ai arriti në kufirin austriako-bavarez. Nuk kishte me vete letërnjoftim. Tha se e kishte humbur. Por, kishte me vete telefonin celular. Në fazën e ardhjes masive të refugjatëve, rojet e kufirit nuk ishin në gjendje të kontrollonin identitetet e të gjithë atyre. Në shumicën e rasteve ata u jepnin vetëm shenjën që të kalonin. Në të vërtetë, refugjati që pretendonte se kishte ikur prej luftës civile nga Alepoja ishin maroken që kishte ardhur në Gjermani me rrymën e "sirianëve të vërtetë" përmes "rrugës së Ballkanit". Historia e mësipërme ka ndodhur me mijëra herë. Çështja e vendit të origjinës është e rëndësishme, sepse është vendimtare për shanset për azil. Sirianët mund të qëndrojnë në Gjermani, marokenët jo, sepse ky vend konsiderohet si vend i sigurt. Pas diskutimeve politike dhe juridike nëse do të lejohet që autoritetet të lexojnë të dhënat e telefonit celular dhe të përcaktojnë saktësisht se prej nga ku dhe kur ka ardhur dikush në Gjermani, tani qeveria vendosi që t'i japë Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) të drejtën që të përdorë telefonat celularë për verifikimin e identitetit.
Avokatë, mbrojtës të të dhënave dhe organizata humanitare e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje të gjerë sferën e të dhënave personale. Kurse, Jutta Cordt, drejtuese e BAMF-it e konsideron si një hap shumë urgjent. Ajo thotë se leximi i të dhënave të celularëve do të jetë vetëm një hap ndihmës në rast dyshimesh për identitetin e personave që kërkojnë azil. E ngarkuara e qeverisë gjermane për të dhënat personale e konsideron këtë procedurë si antikushtetuese. Të këtij mendimi janë edhe disa ekspertë të së drejtës penale. Deri tani leximi i të dhënave në celular nga punonjësit e BAMF-it, mund të bëhej vetëm pasi për këtë të kishte vendosur një gjyqtar. Në rast dyshimesh se dikush kishte gënjyer për identitetin dhe kjo vërtetohet, atëherë personit i hiqet e drejta për azil. Në vitin 2016 janë anuluar 400 leje për qëndrim si azilant për shkak të mashtrimit për vendin e origjinës, gjë që ishte konstatuar përmes celularit. Problem është edhe se dikush mund të ketë dy celularë, megjithatë përcaktimi i identitetit të një personi bëhet më i lehtë nëse kontrollohen edhe të dhënat e celularit. Por pavarësisht prej kësaj, shoqata "Për liritë individuale" do të ngrejë padi kundër ligjit për kontrollin e celularëve. /DW/ The post A e dini si i identifikon Gjermania refugjatët që nuk ikin nga vatrat e luftës? appeared first on Mesazhi.com. |
| Pas vrasjes së gjyqtarës, 25 gra denoncojnë familjarët në polici për përdorim dhune Posted: 02 Sep 2017 12:40 PM PDT Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj solli dhe njëherë në vëmendje fenomenin e dhunës në familje në shoqërinë shqiptare. Dhe kur vjen puna tek shifrat, ato janë alarmante dhe tregojnë problematikën e thëllë që shpesh herë shkakton edhe viktima. Në 48 orët e fundit në mbarë vendin në polici janë denoncuar 25 raste të dhunës në familje, ndërsa 8 persona janë vënë në pranga. Në shumicën e rasteve është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa përveç dhunës fizike ndaj bashkëshortes ka edhe raste të dhunës ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes si motrës, vëllait apo prindërve. Madje, në Sarandë një 29-vjeçar ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të lëshuar për nënën e tij dhe e ka dhunuar sërish atë. Por pas rastit fatkeq të gjyqtares Hafizi, edhe femra të tjera të rrezikuara kanë kërkuar ndihmën e institucioneve. Rubrika "Ti Raporton" në Top-Channel ka marrë denoncimin e Merita Doçit nga Fushë-Kruja, e cila thotë se i ka shpëtuar mrekullisht vrasjes nga ish-bashkëshorti, por ndjehet e rrezikuar pasi ai është i lirë prej 2 mujash. Pasi ka mësuar lajmin e vrasjes së gjyqtares në Tiranë, ajo kërkon ndihmë. Ajo thotë se ndjehet e braktisur nga gjykata dhe prokuroria. Për këtë rast, që u bë publik edhe në rrjtetet sociale, ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Unformat Blu thonë se kanë ushtruar kontrolle në zonën ku dyshohet se fshihet ish-bashkeshorti i saj, Agim Doçi, dhe për kapjen e tij këkron ndihmën e qytetarëve. The post Pas vrasjes së gjyqtarës, 25 gra denoncojnë familjarët në polici për përdorim dhune appeared first on Mesazhi.com. |
| Partia e Pacollit përcaktuese e fatit të Kosovës Posted: 02 Sep 2017 12:37 PM PDT Edhe pse 7 shtatori po konsiderohet si data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, një gjë e tillë po mbetet vetëm supozim. Se data e seancës nuk është caktuar, këtë e ka konfirmuar Adem Mikullovci Mikullovci tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Sekretariati i Kuvendit, për datën kur do të mund ta thërras vazhdimin e seancës. Sipas tij, koalicioni PDK-AAK-NISMA duhet të bëjë kërkesë në Sekretariat për datën kur ata dëshirojnë ta hedhin në votim kandidatin e tyre për kryeparlamentar dhe, pas kërkesës së tyre, ai cakton datën e mbajtjes së saj. Mikullovci gjendjen e tanishme e quan anormale, për shkak se, sipas tij, fjalën vendimtare për formim të institucioneve pritet ta ketë partia e Behgjet Pacollit, me vetëm tre deputetë. The post Partia e Pacollit përcaktuese e fatit të Kosovës appeared first on Mesazhi.com. |
| Gjyqtari ndërprenë përkohësisht ndeshjen Kroaci-Kosovë, vendimi final pas 10 minutave Posted: 02 Sep 2017 12:28 PM PDT Është ndërprerë përkohësisht ndeshja kualifikuese për botërorin Rusia 2018 në mes të Kroacisë dhe Kosovës. Kroacia dhe Kosova janë duke luajtur mes vete në duelin që po zhvillohet në stadiumin e Zagrebit në Maksimir. Megjithatë, kushtet për tu zhvilluar ndeshja janë shumë të rënduara shkaku i shiut që ka rënë gjatë gjithë ditës në kryeqytetin e Kroacisë. Fillimi i ndeshjes ishte në dyshim, por në fund gjyqtarët vendosën ta fillojnë deri në një vendim finale. Por, kushtet e rënduara bën që gjyqtari t'i thërras dy kapitenët për të kërkuar mendimin e tyre, ku Samir Ujkani ishte pro vazhdimit në këto kushte, ndërsa Luka Modric ishte për tu ndërprerë. Gjyqtari vendosi t'i dërgoj dy skuadrat në zhveshtore dhe vendimi përfundimtar për ndërprerjen apo vazhdimin e ndeshjes do merret pas 10 minutave. /Telegrafi/ The post Gjyqtari ndërprenë përkohësisht ndeshjen Kroaci-Kosovë, vendimi final pas 10 minutave appeared first on Mesazhi.com. |
| 3 arsye pse duhet të zgjidhni oriz dhe jo makarona! Posted: 02 Sep 2017 12:20 PM PDT Ju pëlqen të konsumoni brumërat? E kush nuk i do! Sot ju tregojmë se do të bënit mirë që të filloni të konsumoni oriz më tepër se sa makaronat, ja tre arsye të rëndësishme për shëndetin tuaj! Ka përmbajtje të ekuilibruar të kripërave minerale Orizi është i pasur me potas dhe ka një përmbajtje të ulët të sodës. Ka proteina superiore Proteinat e orizit nuk përmbajnë elementë alergjikë. Në krahasim me drithërat e tjera kanë më tepër amino-acide, thelbësore për organizmin e njeriut dhe për ta furnizuar atë me energji. Orizi ka vlerën më të lartë biologjike mes të gjitha drithërave. Rregullon florën e zorrëve Përmbajtja e karbohidrateve të orizit shërben si një rregullator i mirë në florën e zorrëve. Një dietë e bazuar tek orizi ju zgjidh problemet me bakteret e zorrëve./Mesazhi/
The post 3 arsye pse duhet të zgjidhni oriz dhe jo makarona! appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





