Mesazhi.com: “Largoni erën e keqe të gojes me kripë himalaje!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Largoni erën e keqe të gojes me kripë himalaje!” plus 9 more


Largoni erën e keqe të gojes me kripë himalaje!

Posted: 05 Sep 2017 02:20 PM PDT

Pastroni gojën tuaj me kripë himalaje! Lamtumirë aromës së keqe të gojës.

Receta tradicionale tibetiane
Kjo recetë do t'ju ndihmojë të shkatërroni pllakën dentare, të neutralizojë aromën e pakëndshme të gojës si dhe t'i bëjë dhëmbët tuaj të fortë dhe të bardhë.

Duhet vetëm të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1.Miksoni një lugë gjelle kripë Himalaje me një gjysmë gotë ujë (të cilin e keni zier më parë).

2. Përziejini mirë derisa të shkrihet plotësisht.

3.Hiqeni shkumën e krijuar në sipërfaqe të përzierjes.

4. Hidheni përzierjen në një kuti të pastër dhe lani me të dhëmbët si zakonisht. Përdoreni me furçë si një pastë normale, duke e zëvendësuar atë.

Kur të filloni të ndiqni këtë trajtim të fuqishëm dentar, do të vini re se dhëmbët tuaj do të bëhen gjithnjë e më të bardhë dhe të fortë.

Lloji i kripës me të cilën përgatitet ky ilaç i fuqishëm në shtëpi për dhëmbët mund të krijojë ndjeshmëri në pllakën dentare, por nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni.

Kjo pastë e kripur do të kujdeset për shkatërrimin e të gjitha baktereve dhe toksinave të dhëmbëve./Mesazhi/

The post Largoni erën e keqe të gojes me kripë himalaje! appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëria barazon me Maqedoninë

Posted: 05 Sep 2017 02:11 PM PDT

Shqipëria ka barazuar kundër Maqedonisë me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kombëtarja kuq e zi kaloi e para në epërsi me golin e Odise Roshit në minutën e 53-të.

Autori i golit u bë "sebep" edhe në golin e Maqedonisë, ku shkaktoi penallti që në gol e kthej Trajkovski në minutën e 78-të.

Pas këtij barazimi, Shqipëria mbetët në pozitën e tretë me 13 pikë.

The post Shqipëria barazon me Maqedoninë appeared first on Mesazhi.com.

Kosova pëson humbjen e radhës

Posted: 05 Sep 2017 02:08 PM PDT

Kosova ka humbur edhe ndeshjen e radhës në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaku kësaj radhe u mposht nga Finlanda me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Teemu Pukki në minutën e 83-të.

Kjo është humbja e shtatë radhazi e Kosovës, ndërsa ka vetëm një pikë në tetë ndeshje.

The post Kosova pëson humbjen e radhës appeared first on Mesazhi.com.

Pastroni zorrën e trashë me 3 përbërës…

Posted: 05 Sep 2017 01:40 PM PDT

Zorra e trashë është organi përgjegjës për eliminimin e të gjitha mbeturinave që trupi nuk ka nevojë. Pra, mbajtja e zorrës së trashë të shëndetshme është shumë e rëndësishme në mënyrë që të funksionojë normalisht në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Nëse funksionimi i zorrës së trashë nuk është në kushte optimale, mund të grumbullohen toksina të dëmshme që mund të shkaktojnë probleme në traktin e tretjes, si kapsllëku, sindromi i zorrëve të irrituara, si dhe probleme të tjera me tretjen.

Për të mbajtur zorrën e trashë të pastër nga toksinat dhe për të lehtësuar problemet e tretjes, nevojitet një detoksifikim i saj, që fare lehtë mund të bëhet edhe në shtëpi. Mjafton të pini këtë lëng detoksifikues.

Përbërësit:
½ filxhan me lëng molle
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji lëng xhenxhefil
½ lugë çaji kripë
½ filxhan ujë të nxehtë

Përgatitja:
Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Largojeni më pas nga zjarri dhe hidheni në një gotë.

Shtoni në të kripën dhe përziejini. Më pas hidhni lëngun e mollës, xhenxhefilin dhe lëngun e mollës dhë përziejini të gjithë përbërësit mirë.

Përdoreni këtë pije 3 herë në ditë: në mëngjes me stomakun bosh, në mesditë para vaktit të ngrënies dhe sërish në mesditë pasi ka kaluar pak nga koha që keni marrë dozën e dytë. Bëjeni këtë për 1 ditë ose 1 javë.

Shënim: Mos e përdorni këtë lëng nëse jeni me diabet. Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë, vuani nga ndonjë sëmundje ose jeni alergjikë nga përdorimi i ilaçeve./Mesazhi/

The post Pastroni zorrën e trashë me 3 përbërës… appeared first on Mesazhi.com.

Ja pse Franca dëshiron të ndërmjetësoj në krizën e Katarit

Posted: 05 Sep 2017 01:11 PM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, njoftoi se është emëruar përfaqësues diplomatik për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga embargoja e zbatuar ndaj Katarit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Agnes Rpmatet-Espagne, në një konferencë për mediat, tha se ish ambasadori i Francës në Rijad, Bertrand Besancenot, është emëruar për të realizuar bisedime në lidhje me procesin e ndërmjetësimit që do të zhvillohen për të zgjidhur problemin mes Katarit dhe disa fqinjëve të tij.

Romatet-Espagne, theksoi se ambasadori për një kohë të shkurtër do të shkoj në rajon dhe do të zhvillojë takime për të eliminuar tensionet mes palëve.

Franca kohëve të fundit ka realizuar shumë shitje ndaj Katarit në fushën e industrisë së mbrojtjes. /aa/

The post Ja pse Franca dëshiron të ndërmjetësoj në krizën e Katarit appeared first on Mesazhi.com.

Molliqaj: LDK nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen

Posted: 05 Sep 2017 01:10 PM PDT

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë që LDK nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

Kjo sipas Molliqajt duke pasur parasysh që kanë pasur shumë pak takime gjatë dy muajve të fundit.

"LDK nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen".

"Ne kemi shprehur gadishmërinë edhe pse kemi pasur shumë pak takime në këtë periudhë", ka thënë Molliqaj i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova.

Molliqaj thotë se problem më i madh se vet LDK-ja është Isa Mustafa i cili sipas tij po bën gabime të mëdha në raportin politik.

"Problemi kryesor mbetet LDK, dhe më shumë se LDK-ja problem është Mustafa që bën gabime të mëdha në raportin politik".

"Edhe qëndrimi i tanishëm i Mustafës ka qenë në kundërshtim për të shkuar në koalicion me VV-në".

"Unë personalisht nuk jam përfshirë në takimet sa i përket ndërtimit të Qeverisë".

"Them se nuk mund të bëhet një Qeveri si duhet duke e njohur LDK-në, Mustafën dhe Pacollin", ka thënë Molliqaj.

The post Molliqaj: LDK nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen appeared first on Mesazhi.com.

Thënie të pavdekshme nga Alia Izetbegovic

Posted: 05 Sep 2017 12:58 PM PDT

Alija Izetbegovic (8 gusht 1925 – 2003) ishte aktivist, filozof, politikan dhe president i Bonsnje-Hercegovines nga viti 1990 deri ne vitin 1996, dhe aktivist në qeshtjet politike nga viti 1996 deri ne vitin 2000.

Ai ishte autor i disa librave, njeri nder me te famshmit, Islami ndermjet Lindjes dhe Perendimit.

Mprehtesia e tij ne fjale dhe veprime ka lene gjurme ne historine boterore, keshtuqe eshte e domosdoshme qe fjalet e tij te rikujtohen here pas here.

  1. Islami eshte me i miri, por ne muslimanet nuk jemi.
  2. Populli im fleni lirshëm, lufte nuk do të ketë.
  3. Bosnja duhet te jete nje shtet sekular. Një shtet josekular për ne do të ishte tmerr.
  4. Unë besoj se njerëzit nuk duhet të mbahen me gënjeshtra të bukura, por duhet t’u tregohet e vërteta, sado e shëmtuar të jetë. Çfarë të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë për ne; Por, me ndihmën e Zotit, do të ja dalim.

5. Mbi të gjitha, kjo është një sfidë politke e cila do të vazhdojë oër vite të tëra, sfidë nga e cila njerëzit tanë nuk do të vdesin më. Unë nuk e di sa shumë do të fitojmë, por jam mëse i sigurtë se nuk do ta humbasim atë që e kemi fituar. /MESAZHI/

 

The post Thënie të pavdekshme nga Alia Izetbegovic appeared first on Mesazhi.com.

Pica të vogla për fëmijë

Posted: 05 Sep 2017 12:20 PM PDT

Këto pica të vogla të fryra janë shumë të shijshme dhe të gjithë do t'i pëlqejnë.
Janë veçanërisht intersante për fëmijët dhe si antipastë në raste festash.
Përbërësit
Përgatitja
Nxehim paraprakisht furrën në 200 gradë C. Vendosim dy tepsi pjekjeje me letër pergamene.
Rrahim vezën me një lugë gjelle ujë në një tas të vogël ose në filxhan. Në çdo petë brumi përdorim një filxhan të vogël për të prerë sa më shumë rrathë brumi të jetë e mundur.
Vendosim copat rrumbullake të brumit në tepsitë e përgatitura për pjekje dhe i lyejmë lehtë me vezë.
Vendosim një lugë çaji salcë domatesh në qendër të çdo rrethi brumi.
I hedhim sipër mozzarella të thërrmuar, duke i mbajtur anët e rrathëve të brumit të lira.
Në fund vendosim gjysmë ulliri në çdo rreth brumi për dhe i pjekim për 15 deri në 20 minuta ose derisa copat e brumit të jenë fryrë dhe të kenë marrë ngjyrë kafe.
I lemë të ftohen 5 minuta, pastaj i vendosim në një pjatancë dhe i shërbejmë menjëherë./Mesazhi/

The post Pica të vogla për fëmijë appeared first on Mesazhi.com.

Si të ruani ngjyrën e xhinseve

Posted: 05 Sep 2017 12:20 PM PDT

Xhinse të zbehta, këpucë kamoshi të pista që ngjajnë si të vjetra, njolla vaji në rroba? Tashmë të gjitha këto probleme e kanë një zgjidhje.

Mjafton të mësoni disa truke praktike që ua lehtësojnë përditshmërinë tuaj.

Ruani ngjyrën e xhinseve

Për të ruajtur ngjyrën e xhinseve dhe për t'i bërë të duken gjithmonë si të reja, shtoni gjysmë filxhani çaji uthull të bardhë në makinën larëse.

Hiqni njollat e vajit nga rrobat

Nëse keni njolla vaji në rroba, hidhni mbi të pak pudër bebesh. Kjo do të thithë vajin duke zhdukur njollat shumë shpejt.

Hekurosni jakat e këmishave ose pjesët e vështira të rrobave me këtë pajisje flokësh

Për lehtësi dhe shpejtësi, hekurosini jakat e këmishave me pjaster flokësh. Kjo do t'ju lehtësojë shumë punë dhe do t'ju kursejë gjithashtu shumë kohë.

Pastroni këpucët prej kamoshi me këtë mjet shkollor

Këpucët prej kamoshi janë ndër materialet më të vështira për t'u pastruar. Por, nuk keni pse të shqetësoheni më sepse me një gomë i shkëlqeni ato në moment./Mesazhi/

The post Si të ruani ngjyrën e xhinseve appeared first on Mesazhi.com.

Si të pastroni kokën e dushit brenda 30 minutash

Posted: 05 Sep 2017 11:40 AM PDT

Sot sjellim për ju mënyrën më të shpejtë dhe efektive të pastrimit dhe dezinfektimit të kokës së dushit. Ju nevojiten:

uthull e bardhë rrushi

një qese

një llastik flokësh

dhe furçë ose sfungjer i trashë.

Shtoni uthullën e bardhë në qesen plastike dhe fusni kokën e dushit brenda.hap1

Lidheni me llastikun e flokëve që të rrijë e fiksuar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.ufdush

Hiqni qesen dhe derdhni uthullën që gjendet brenda saj.

furcaFërkoni kokën e dushit me sfungjer ose furçë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë./Mesazhi/koka

The post Si të pastroni kokën e dushit brenda 30 minutash appeared first on Mesazhi.com.