Mesazhi.com: “Ja shteti i cili do të ndalojë prodhimin e automjeteve të naftës” plus 9 more |
- Ja shteti i cili do të ndalojë prodhimin e automjeteve të naftës
- Cilat janë kafshët më inteligjente sipas Ku’anit…
- Barazim në Romë, Chelsea deklason Qarabagun
- Bayerni dhe PSG fitojnë lehtësisht
- Unitedi mposht ekipin e Xhakës
- Barca i hakmerret Juventusit
- Për të mos shtuar peshë varet edhe ora e ngrënies
- “Microsoft” ofron falas një koleksion prej 250 librash elektronikë
- Ja si do të duket parku i ri qendror i Tiranës
- Kjo video ju bind te mos shkruani mesazh duke vozitur
| Ja shteti i cili do të ndalojë prodhimin e automjeteve të naftës Posted: 12 Sep 2017 02:50 PM PDT Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina planifikon të ndalojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve me naftë. Zv.ministri kinez i Industrisë njoftoi se Kina, tregu më i madh i automobilëve në botë, ka nisur kërkimet përkatëse, por ende nuk ka vendosur se kur do të hyjë në fuqi ndalimi. "Masat që do të ndërmarrim do të sjellin ndryshime drastike në zhvillimin e industrisë sonë të automjeteve", tha Xin Guobin për agjencinë shtetërore të lajmeve "Xinhua". Kina ka prodhuar 28 milionë automjete vitin e kaluar, rreth një të tretën e totalit në rang global. Si Britania, edhe Franca kanë njoftuar tashmë planet për ndalimin e makinave me naftë deri në vitin 2040, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e karbonit. Prodhuesi kinez i makinave, "Volvo" njoftoi në korrik se të gjitha modelet e reja të automjeteve do të kenë motor elektrik nga viti 2019. Geely, pronari kinez i "Volvo"-s, synon që të shesë një milion makina elektrike deri në vitin 2025. Edhe firma të tjera globale të prodhimit të makinave, si "Renault-Nissan", "Ford" apo "General Motors" janë duke punuar që të gjitha në zhvillimin e makinave elektrike në Kinë. Prodhuesit e mëdhenj janë duke nxitur rritjen e tregut kinez, përpara se të shpallin rregullat e reja që synojnë të luftojnë ndotjen. Kina kërkon që makinat e reja me bateri elektrike dhe ato hibride të përbëjnë të paktën një të pestën e shitjeve deri në vitin 2025. Propozimet pritet t'u kërkojnë prodhuesve që 8% të shitjeve të tyre të jenë makina elektrike ose hibride duke nisur nga viti i ardhshëm, me një rritje prej 12% në vitin 2020. Xin parashikoi që ndryshimi do të sjellë "kohë të turbullta" në këtë industri. Por kjo kthesë pritet të ketë efekte edhe në kërkesën për naftë në Kinë. Vendi është aktualisht konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara./Mesazhi/ The post Ja shteti i cili do të ndalojë prodhimin e automjeteve të naftës appeared first on Mesazhi.com. |
| Cilat janë kafshët më inteligjente sipas Ku’anit… Posted: 12 Sep 2017 02:00 PM PDT Kurani dhe Suneti i Muhamedit flasin për gjërat kryesore të natyrës: ujin,Tokën faunën dhe florën si dhe kohën. Gjashtë sure në Kuran mbajnë emrin e një gjallese: El-Bekare (lopa), Neml (milingona), El-Fil (elefanti), Nahl, (bleta), Ankebut (merimanga), ndërsa bota shtazore në Kuran dhe hadith përmendet në kontekste të ndryshme. Janë të shumta urtësitë e përmendjes së kafshëve në Kuran dhe hadith. Ato përfshijnë edhe urtësitë e natyrës sheriatike, sepse me statusin e kafshëve lidhen edhe disa norma fikhore, duke filluar që nga konsumimi i mishit të tyre, shfrytëzimin e tyre për gjueti, mbajtjen në pronësi, etj. Në vazhdim do të përmendim 16 kafshët dhe insektet e përmendura në Kuran, duke shkruar edhe disa ajete në të cilët këto përmenden: Bleta: "Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke i thënë): Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!" Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtetë që kjo është shenjë për ata që persiatin. Lopa: "(Shërbëtori) i tha: "O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata." Deveja: "Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! (Gashijeh, 17). Elefanti: "Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit.". Merimanga: "Rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin!". Kuajt: "Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu." Gjarpri: "Hidhe shkopin tënd!" Kur e pa se shkopi po lëvizte shpejt, si të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejt, pa shikuar pas, ndërsa iu tha: "O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.". Shpendët: "A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë." Delet: "Ç'është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?" Ai u përgjigj: "Ky është shkopi im, me të cilën mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë tjera. Qeni: "Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në krah të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t'i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të kaplonte frika. Sorra: "Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t'i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: "I mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëlla?!" E u bë nga të penduarit. Gomari: "(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t'i shaloni dhe t'i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini. Milingona: "Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: "O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë!". Dhitë: "Ai ju ka dhënë tetë lloje bagëtish në çifte. Merr dy lloje për dhentë dhe dy për dhitë. Thuaju: "A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose atë që mbajnë në bark dy femrat?". Lajmëromëni mua me dije të saktë, nëse ajo që thoni është e vërtetë! Balena: "Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar, dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes. " Miza: "O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: "Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk mund t'ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edh ai të cilit i përgjërohen (idhulli)./Mesazhi/ The post Cilat janë kafshët më inteligjente sipas Ku’anit… appeared first on Mesazhi.com. |
| Barazim në Romë, Chelsea deklason Qarabagun Posted: 12 Sep 2017 01:51 PM PDT Roma dhe Atletico Madridi kanë luajtur pa gola.Kryendeshja e Grupit C u mbyll baras në "Olimpico", 0:0. Në ndeshjen tjetër, Chelsea shkatërroi Qarabagun, 6:0.Golat i shënuan Pedro, Zappacosta, Azpiliqueta, Bakayoko, Batshuayi dhe Medvedev (og). The post Barazim në Romë, Chelsea deklason Qarabagun appeared first on Mesazhi.com. |
| Bayerni dhe PSG fitojnë lehtësisht Posted: 12 Sep 2017 01:47 PM PDT Bayern Munchen ka fituar në shtëpi ndaj Anderlechtit.Bavarezët fituan 2:0 me golat e Leëandoëski dhe Alcantaras. Në ndeshjen tjetër të grupit, PSG shkatërroi Celticun 5:0.Për francezët realizuan Neymar, Mbappe, Cavani (2) dhe Lusting (og). The post Bayerni dhe PSG fitojnë lehtësisht appeared first on Mesazhi.com. |
| Unitedi mposht ekipin e Xhakës Posted: 12 Sep 2017 01:43 PM PDT Manchester United ka triumfuar në takimin e parë kundër Baselit në "Old Trafford". Takimi mjaftë interesant u mbyll me rezultat 3 me 0, për ekipin e Jose Mourinhos. Golat në këtë sfidë i shënuan: Fellaini, Lukaku dhe Rashford. Unitedi kryeson grupin A me tri pikë, po aq ka edhe Cska Moska e cila e befasoi Benfican në shtëpi. The post Unitedi mposht ekipin e Xhakës appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 12 Sep 2017 01:40 PM PDT Skuadra e Barcelonës merr hak kundër kampionit të Italisë, Juventus. Klubi i Barcelonës e mposhti me rezultat befasues Juventusin në "Camp Nou" 3 me 0, shkruan IndeksOnline. Golat për ekipin e Valverdes i shënuan: Messi (2) dhe Rakitic. Me këtë fitore ekipi spanjoll tani kryeson tabelën e grupit D me tre pikë, aq sa ka Sportigu e cila mposhti Olympiakosin. The post Barca i hakmerret Juventusit appeared first on Mesazhi.com. |
| Për të mos shtuar peshë varet edhe ora e ngrënies Posted: 12 Sep 2017 01:00 PM PDT Ushqimi që hamë ka një ndikim të madh në trupin tonë dhe shëndetin tonë të përgjithshëm. Ndërkohë që disa prej nesh edhe pse mund të hanë shëndetshëm, sipas hulumtimeve thuhet se ne mund të prishim gjithë progresin nëse hamë pak para gjumit. Kjo për aryse se gjatë natës metabolizmi është më i ngadalshëm dhe ushqimi tretet më vështirë./Mesazhi/ The post Për të mos shtuar peshë varet edhe ora e ngrënies appeared first on Mesazhi.com. |
| “Microsoft” ofron falas një koleksion prej 250 librash elektronikë Posted: 12 Sep 2017 12:42 PM PDT Librat mund të shkarkohen nga çdokush. Drejtoria e shitjeve të kësaj kompanie të madhe ka njoftuar se kompania ofron shkarkimin e 250 librave elektronik që ju jeni të interesuar. Shkarkimet nuk janë të limituar dhe çdokush mund t'i shkarkojë të gjithë librat e listuar në websajte të kompanisë. Ndryshe cdo vit Microsoft dhuron libra elektronik falas të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në atë që e quan Microsoft Ebook Giveaway./Mesazhi/ The post "Microsoft" ofron falas një koleksion prej 250 librash elektronikë appeared first on Mesazhi.com. |
| Ja si do të duket parku i ri qendror i Tiranës Posted: 12 Sep 2017 11:56 AM PDT Parku Qendror i Tiranës, është parku më i ri urban që do të ndërtohet në aksin e zgjerimit të bulevardit kryesor me drejtim veri, pjesë e një investimi madhor. Projekti parashikon krijimin e hapësirave të gjelbra në të dy anët e Lumit të Tiranës, i cili do të sistemohet përmes argjinaturave mbrojtëse, që do të shmangë edhe përmbytjet. Përgjatë lumit do të ndërtohet pedonale për qytetarët, si dhe korsi të veçanta për të gjithë ata që duan të përdorin biçikleta. Gjithashtu, do të ketë hapësira të posaçme ku qytetarë të mund të kalojnë kohën e tyre me aktivitete të ndryshme social-kulturore. Falë edhe ndriçimit miqësor, Parku Qendror do të mund të shfrytëzohet edhe gjatë mbrëmjes nga të gjithë ata që do të duan të shëtisin e të shijojnë gjelbërimin që është konturuar në formë lulishtesh. Krijimi i parqeve në të dyja anët e lumit, si edhe i hapësira të tjera çlodhëse, pritet që ta kthejë këtë zonë në një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të rriturve dhe të moshuarve. Pas sheshit "Skënderbej "dhe pas Parkut të Liqenit të Tiranës, atij të Farkës dhe të Kasharit, Parku Qendror do të jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara. Që nga marrja e detyrës nga Veliaj, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë projektesh për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, ku më ambiciozi është ai për kurorën e gjelbër të qytetit që parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja. The post Ja si do të duket parku i ri qendror i Tiranës appeared first on Mesazhi.com. |
| Kjo video ju bind te mos shkruani mesazh duke vozitur Posted: 12 Sep 2017 11:46 AM PDT Te shkruash duke vozitur eshte nje prej rreziqeve shtese ne komunikacion, e qe le te vdekur sa e sa persona ne Kosove dhe neper bote. Kjo video vetedijesuese na binde se njerezit nganjehere nuk jane te afte te bejne disa gjera pernjehere, e per rezultat, mund te lendojne edhe veten. Disa nga ne nuk jemi ne gjendje te ecim duke shkruar mesazh ne telefon, e lere me te ngasim makinen. Shikojeni, binduni dhe gjithsese shperndajeni! /MESAZHI/ The post Kjo video ju bind te mos shkruani mesazh duke vozitur appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





