Mesazhi.com: “Haradinaj e quan “keqkuptim” deklaratën për gazetarët” plus 9 more

Mesazhi.com: “Haradinaj e quan “keqkuptim” deklaratën për gazetarët” plus 9 more


Haradinaj e quan “keqkuptim” deklaratën për gazetarët

Posted: 13 Sep 2017 03:35 PM PDT

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar "incidentin" që ndodhi sot me gazetaren e Ekonomia Online, Kaltrina Zymberi, që ka nxitur reagimin e AGK-së dhe të komunitetit të gazetarëve.

Ai e ka quajtur "keqkuptim" përgjigjen e tij me një gjuhë që nga gazetarët është cilësuar si fyerje.

Por, Haradinaj theksoi se nuk ka qëndrim të ri për demarkacionin nga ShBA-ja."Sot në mëngjes ka pasur një keqkuptim…

Shikoni, unë i kam respektuar gazetarët prej se punoj me ju dhe besoj që kam me ju respektu gjithë", iu drejtua Haradinaj, gazetarëve të pranishëm, gjatë vizitës në mihjen sipërfaqësore të Shipitullës, në orët e vona të mbrëmjes.

Por, ai ka këmbëngulur se nuk ka pasur qëndrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth çështjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, pasi ai e ka marrë detyrën.

"Nuk ka qëndrim zyrtar të ShBA-së që ka kritikuar ose kundërshtuar veprimin tim pas zgjedhjes kryetar qeverie për demarkacionin.

Pra është konstatim jo i drejtë. Dhe nëse kjo i pengon dikujt, unë muj me përdor gjuhë ma të butë, por keni parasysh e vërteta mbetet e vërtetë", deklaroi Haradinaj.

Haradinajt nuk i kishte pëlqyer një pyetje e gazetares së Ekonomia Online për qëndrimin e Ambasadës Amerikane rreth demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Kur është pyetur gjatë një vizite në Ministrinë e Infrastrukturës të komentojë qëndrimin e zyrtarëve të Ambasadës Amerikane se nuk do të përkrahin version tjetër të demarkacionit, ai i ka porositur gazetarët "të shkojnë më shumë në shkollë".

"Kam respekt për media shumë besoni. Por shumica juaj, as nuk dini me lexu anglisht, as s'po dini me i kuptu çka kanë thanë.

Problem është i juaji. S'kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa e dit si raportoni, besoni.

Shkoni më shumë në shkollë, këqyrni çka po thonë ata. E shoh unë çka kanë thanë, e kam lexu deklaratën e tyre", ka deklaruar Haradinaj.

Ndaj kësaj deklarate, krahas AGK-së kanë reaguar dhe shumë gazetarë, kryesisht në rrjetet sociale.

Haradinaj ka thënë se formimi i një komision të ri për demarkacionin është një veprim i konsultuar me të gjithë partnerët politikë.

"Kjo është një qasje e re dhe nuk kemi ardhur këtu për të vazhduar me logjikën që na ka sjellë këtu"./Mesazhi/

The post Haradinaj e quan "keqkuptim" deklaratën për gazetarët appeared first on Mesazhi.com.

Çantat e dorës të grave janë të kontaminuara me më shumë baktere sesa tualeti

Posted: 13 Sep 2017 02:50 PM PDT

Femrat i bartin çantat e dorës thuajse kudo që shkojnë, por duket se ato mund të jenë të mbushura me më shumë baktere sesa tualeti.

Në fakt, çantat e dorës janë vlerësuar si vendi më i keq për mikrobe nga ekspertët, të cilët gjithashtu thonë se çanta e dorës mund t'ju sëmurë.

Kjo për shkak se çantat e dorës shkojnë në vende të ndryshme dhe zakonisht vendosen në dysheme, ku edhe mbushen me baktere dhe mikrobe.

Përderisa tualetet dhe zonat tjera të ndyra në shtëpi i pastroni më rregullisht, çantat e dorës nuk janë diçka që pastrohen çdo ditë.

Prandaj, për të parandaluar shpërndarjen e mikrobeve, ekspertët rekomandojnë se në vend se ta vendosni çantën e dorës në dyshemenë e restauranteve, kafeneve, etj., më mirë mbajeni në karrige./Mesazhi/

The post Çantat e dorës të grave janë të kontaminuara me më shumë baktere sesa tualeti appeared first on Mesazhi.com.

Pse janë të dëmshme parfumet?

Posted: 13 Sep 2017 02:00 PM PDT

Parfumi është një nga produktet më të kërkuara nga të dyja gjinitë në industrinë e kozmetikës, por jo vetëm.

Qëllimi i përdorimit te parfumit ose përbërjeve aromatike në një produkt është që të ndikojnë tek konsumatorët nëpërmjet shqisës së të nuhaturit dhe t'i joshin ata për të provuar parfumin ose produktin që përmban atë aromë.

Parfumet janë projektuar për të stimuluar trurin, por studimet tregojnë se produktet e parfumuara ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.

Kur ekspozohet në ajër të hapur, parfumi avullon substanca kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës.

Këto qeliza nervore më vonë i dërgojnë mesazhe trurit.Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.

Kujdes, pasi me parfume nuk duhet të mendoni vetëm ato të cilat i hedhim me raste, por edhe aromat e larëseve të xhamave, dyerve, dyshemeve, etj.

Për të evituar këtë përpiquni që shtëpia juaj, apo edhe vendi i punës të ajrosen mirë herë pas here.

Paralajmëroni të tjerët për dëmin që ju sjellin aromat. Nëse do të keni mundësi gjatë momentit që ju fillon një dhimbje e tillë koke, hidhni mbi ballin tuaj një pikë vaji menteje.

Një në 20 persona mendohet se vuajnë nga alergjia në parfum, ndërsa mendohet se ky numër do të rritet në të ardhmen./Mesazhi/

The post Pse janë të dëmshme parfumet? appeared first on Mesazhi.com.

Helmohen 116 persona në Mitrovicë

Posted: 13 Sep 2017 01:56 PM PDT

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së, ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, sot nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me shenja që flasin për një helmim të mundshëm.

Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional.

Ndërkohë, nga mjekët kujdestar në Kinikën Infetkvie, raportohet se 3 raste janë transferuar në këtë Klinikë si raste që kanë pasur nevojë të trajtim të mëtejmë dhe jasnë jashtë rrezikut.
Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, por ka ende pacientë që janë në mjekim e sipër.

SHSKUK, ka angazhuar të gjitha kapacitetet profesioanle dhe është i gatshëm të ofroj kujdesin shëndetësor në rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore.

The post Helmohen 116 persona në Mitrovicë appeared first on Mesazhi.com.

Babai grek vret vajzën, pasi kishte të dashur shqiptar

Posted: 13 Sep 2017 01:51 PM PDT

Babai vret vajzën pasi mëson se ajo kishte të dashur një shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një familje greke, ku babai vrau me thikë vajzën e tij 18-vjeçare në banesën e tyre ne lagjen "Petroupoli" në Athinë.

Krimi ndodhi ne fund të muajit gusht, ndërsa 18-vjeçarja greke ndërroi jetë në spital javën e parë të shtatorit.

Mediet greke raportojnë se shkak është bërë lidhja që vajza kishte me një djalë shqiptar, shkruan "Panorama".

Mamaja e vajzës, ka folur për herë të parë pas tragjedisë duke shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Në një intervistë dy ditë më parë në televizionin grek "Star", Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë.

Ajo shpjegon se në kohën që ndodhi ngjarja, kishte shkuar në Korfuz me djalin e saj 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

Ajo zbulon se bashkëshorti i saj vuan nga disa probleme psikologjike, ndërsa thotë se në të kaluarën nuk ka qenë kështu.

"Gjithçka ndryshoi kur mësoi se i dashuri i vajzës sonë ishte shqiptar""Gjërat ndryshuan disi kur vajza jonë nisi një lidhje.

Kur vajza kishte shkuar një ditë tek gjyshja, aty babai mësoi se i dashuri i saj ishte shqiptar dhe gjithçka ndryshoi", thotë mamaja e 18-vjeçares.

Javën e fundit të gushtit, kur në shtëpi ndodheshin vetëm vajza dhe babai, të dy debatuan ashpër.

Në një moment, 55-vjeçari mori thikën dhe qëlloi vajzën e tij 18-vjeçare dhe më pas tentoi ta digjte të gjallë duke i vendosur zjarrin shtëpisë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat e zjarrfikësve. Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas 5 ditësh.

Mamaja e 18-vjeçares, pranon gjithashtu gjatë intervistës se ka qenë i dashuri shqiptar i vajzës së saj, personi i parë i cili e njoftoi për tragjedinë që kishte ndodhur brenda familjes.

Ndërkohë, adoleshenti shqiptar nuk ka fshehur dëshpërimin për humbjen e vajzës që ai dashuronte."Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres.

Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im që Zoti të mori aty lart për t'u kujdesur".

“Zgjohu engjëlli im dhe të largohemi bashkë prej këtej…zgjohu të ikim bashkë, po nuk u larguam bashkë nuk iki as unë!

Zgjohu princesha ime".Këto janë disa prej postimeve në Facebook të shqiptarit, i cili nuk donte ta besonte se e dashura e tij ishte vrarë nga babai i saj.Ndërkohë, babai 55-vjeçar i vajzës përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrvënie të qëllimshme/Mesazhi/

The post Babai grek vret vajzën, pasi kishte të dashur shqiptar appeared first on Mesazhi.com.

Fiton Reali e City, barazon Liverpooli

Posted: 13 Sep 2017 01:49 PM PDT

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj APOEL Nicosias me rezultatin 3:0.

Cristiano Ronaldo (12', 51') dhe Sergio Ramos (61') ishin golashënuesit e madrilenëve.

Liverpooli ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Sevillës.

Ben Yedder shënoi i pari për Sevillan që në minutën e pestë, kurse Roberto Firmino (21') dhe Mohamed Salah (37') ia rikthyen epërsinë Liverpoolit para se Joaquin Correra të barazonte në minutën e 72-të.

Manchester City ka fituar 4-0 si mysfir i Feynoordit, kurse Tottenhami ka mposhtur 3-1 Borussia Dortmundin.

Rezultatet e ndeshjeve:

Liverpool 2 – 2 Sevilla

Maribor 1 – 1 Spartak

Feyenoord 0 – 4 Manchester City

Shakhtar Donetsk 2 – 1 SSC Napoli

FC Porto 1 – 3 Besiktas

RasenBallsport Leipzig 1 – 1 Monaco

Real Madrid 3 – 0 APOEL Nicosia

Tottenham Hotspur 3 – 1 Borussia Dortmund.

The post Fiton Reali e City, barazon Liverpooli appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli i kërkon Haradinajt ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

Posted: 13 Sep 2017 01:44 PM PDT

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo. Ai ka theksuar se Nenado Rikalo ka kryer krime lufte në Kosovë prandaj duhet ë gjykohet dhe të dënohet.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Të shkarkohet Ministri i Bujqësisë Nenad RikaloRrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë.

Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet. I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri.

Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike. Rr.P

The post Pacolli i kërkon Haradinajt ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo appeared first on Mesazhi.com.

Të shtëna masive në një shkollë në SHBA

Posted: 13 Sep 2017 01:15 PM PDT

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme amerikane, duke i detyruar studentët të strehoheshin në klasa.

Fotot e hedhura në internet tregojnë se nxënësit po fshiheshin në dysheme pasi te shtena armesh shpërthyen në Shkollën e Lartë Freeman në Rockford të Uashingtonit.

Zyrtaret e shkolles deklaruan se brenda shkollës kishte nje “qites aktiv” dhe “kërcënimi është eliminuar”. Mediat lokale njoftuan se një i dyshuar ishte në paraburgim. /MESAZHI/

The post Të shtëna masive në një shkollë në SHBA appeared first on Mesazhi.com.

Kur është koha e duhur për kafe?

Posted: 13 Sep 2017 01:00 PM PDT

Për shumicën e njerëzve, rituali i pirjes së kafesë është gjëja e parë që e bëjnë pasi të zgjohen në mëngjes. Por, a është kjo koha më mirë për të konsumuar kafenë?

Kur bëhet fjalë për kafenë, zonë biologjike së cilës duhet t'i kushtojmë vëmendje është niveli i kortizolit – hormon ky të cilin e lidhim me stresin dhe me shpejtësinë e reagimeve tona mendore dhe perceptive.

"Më shumë kortizol në trupin tonë do të thotë që ju jeni për nga natyra më vigjilent dhe më të fokusuar", sqaron Steven Miller në llogarinë zyrtare të Shoqatës për Neuroshkencë (Neuroscience DC) në Twitter.

"Sa më vigjilent dhe më të fokusuar që jeni, kafeja do të jetë më pak efektive. Pra, nëse kemi pirë kafe në një kohë kur vigjilenca jonë është në kulmin e saj, efektin e zgjimit të cilin e ka kafeja nuk do të mund ta shfrytëzojmë. Prandaj, kafe në tonë duhet ta konsumoj më në kohën kur niveli i kortizolit në trupin tonë është më i vogël", thotë Miller.

Edhe pse kortizoli arrin nivelin më të lartë në mes të orës 8 dhe 9, niveli i tij rritet edhe disa herë gjatë ditës: në mes të orës 12 dhe 13 dhe 17:30 dhe 18:30.

Por në qoftë se e preferoni kafenë tuaj në mëngjes, ajo do të jetë më efektive nëse e konsumoni në mes të orës 9:30 dhe 11:30, kur nivelet e kortizolit bien në nivelin më të ulët para se të ngrihen përsëri.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, koha e përkryer për një kafe është 14:16, por ky vlerësim nuk është i bazuar në matjet e niveleve të kortizolit por në studimin se në ç'kohë punonjësit ndihen më të lodhur.

Nëse vërtet dëshironi t'i përjetoni përfitimet maksimale të kënaqësisë nga pirja e kafesë, shkencëtarët rekomandojnë një gjumë të shkurtër 15 minutash menjëherë pas pirjes së disa filxhanëve me kafe shkruan telegrafi.

Është dëshmuar eksperimentalisht se kombinimi i kafesë e cila e pastron trupin nga adenozina – kimikat ky që na bën të përgjumur, dhe një gjumi të tillë të shkurtër, i mundëson shkallën më të lartë të vigjilencës nëpër periudhën më të gjatë të kohës.

Kjo metodë është një shembull i efektit paradoksal të shumë substancave në trupin tonë./Mesazhi/

The post Kur është koha e duhur për kafe? appeared first on Mesazhi.com.

Uragani Irma, 5 të vdekur në një shtëpi të moshuarish

Posted: 13 Sep 2017 12:54 PM PDT

Bilanci tragjik i uraganit "Irma", në ditët më aktive të tij nga ishujt e Karaibeve e deri në Florida, shtohet edhe me 5 viktima të tjerë në shtetin amerikan, pavarësisht mosekzistencës së tij.

Të vdekurit e fundit vijnë për shkak të pasojave të lëna nga uragani, e konkretisht nga një shtëpi të moshuarish, që kishte mbetur prej ditësh pa energji elektrike.

Mediet amerikane flasin për rreth 120 rezidentë gjatë së mërkurës nga ambientet e azilit të pleqve, në të cilin mungonte ajri i kondicionuar, aq shumë i rëndësishëm për moshën e tretë.

Kryebashkiakja e kantonit Broward, Barbara Sharief tha se 3 persona u gjetën të vdekur në shtëpinë e të moshuarve "Hollywood Hills", ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë sapo mbërritën në spital.

Pasojat e uraganit "Irma" janë katastrofike. Plot 10 milionë njerëz vijojnë të jenë pa energji elektrike në Florida, Georgia dhe dy Karolinat, atë të veriut dhe të jugut. "Irma" goditi jugperëndimin e shtetit amerikan mëngjesin e së dielës, fillimisht si një stuhi e kategorisë së katërt, përpara se të dobësohej në stuhi tropikale ditën e hënë.

The post Uragani Irma, 5 të vdekur në një shtëpi të moshuarish appeared first on Mesazhi.com.