Mesazhi.com: “Çfarë i ndodh trupit nëse zëvendësoni të gjitha pijet me ujin?!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Çfarë i ndodh trupit nëse zëvendësoni të gjitha pijet me ujin?!” plus 9 more


Çfarë i ndodh trupit nëse zëvendësoni të gjitha pijet me ujin?!

Posted: 03 Sep 2017 02:20 PM PDT

Të gjithë e dimë se sa të dëmshme janë disa pije dhe çfarë na shkaktojnë, por nëse ne arrijmë t'i zëvendësojmë me ujë?! Chris Bailey, një bloger i njohur dhe petagog, ka zhvilluar një eksperiment të gjatë të cilin e sjell në këtë lloj forme.

Duke konsumuar ujë për  9 ditë rresht, ju do të humbni të njëjtën kalori sikur të keni bërë 8km vrap çdo ditë.

Metabolizmi juaj përshpejtohet dhe niveli i energjisë së trupit rritet duke konsumuar 17 fl.oz në mëngjes.

Truri përmban 75-85% ujë kështu që konsumimi i tij e furnizon atë dhe arrini të përqendroheni më shumë dhe punon më mirë.

Do të shihni që pas pirjes së ujit nuk do t'ju hahet njëlloj si më përpara. Gjithashtu ndihmon dhe në humbjen e kileve të tepërta.

Trupi juaj i tret toksinat më lehtë dhe më shpejt.

Falë konsumit të ujit do të jeni më pak i prekur nga sëmundjet dhe virozat.

Pesë gota në ditë ulin rrezikun për një atak kardiak në 51%.

Lëkura fillon dhe bëhet më e butë dhe më e pastër.

Dhe sigurisht ju do të kurseni më shumë para. Çmimi i ujit është më i lirë se të gjitha pijet e tjera./Mesazhi/

 

The post Çfarë i ndodh trupit nëse zëvendësoni të gjitha pijet me ujin?! appeared first on Mesazhi.com.

Si të jeni shef i mirë?

Posted: 03 Sep 2017 01:40 PM PDT

Kujdesuni për punonjësit tuaj, dhe lejoni që ata ta dinë këtë.

Nga 28.8 milion bizneset në Shtetet e Bashkuara, rreth 80 përqind, ose 23 milion nuk kanë punonjës. Pronarët duhet të brengosen për bizneset e tyre dhe kjo është e tëra.

Nuk ka personel të përfshirë. Mirëpo, shumë ndërmarrës, 5.8 milion të mbetur duhet të menaxhojnë njerëzit.

Në fakt, menaxhimi i njerëzve është njëra prej pesë sfidave të cituara nga pronarët e bizneseve të vogla. Më poshtë janë pesë gjëra të cilat ndërmarrësit mund t'i bëjnë që të jenë një shef ''më i mirë'' dhe të menaxhojnë punonjësit e tyre.

Këto këshilla janë të bazuara në gabime të cilat i kam bërë personalisht në të kaluarën. Dhe kam bërë çdo gabim në libër.

Provoni të kuptoni se çfarë duan punonjësit tuaj në jetë. Ju duhet të keni një kuriozitet të sinqertë për njerëzit të cilët punojnë për ju dhe si mund t'iu shërbeni më mirë.

Unë kam nisur biznese të shumta, dhe e vërteta është se jeta e një ndërmarrësi është shumë stresuese.

Rezerva mesatare e një kompanie në Shtetet e Bashkuara është në mes 5 dhe 8 përqind, që do të thotë 5 deri 8 cent përfitim për çdo dollar. Këto nuk janë shumë para për një biznes të vogël ose të mesëm.

Ndërmarrësit presin që punonjësit e tyre të kuptojnë këtë. Por e vërteta është se ata nuk e kuptojnë, dhe me siguri nuk duhet. Është më mirë që ju të provoni të kuptoni botën dhe prioritetet e tyre. Sikur t'a bëja edhe unë këtë kur fillova.

Do të zvogëlonte stresin tim dhe do të përmirësonte aftësinë time për të udhëhequr njerëzit.

Lejoni që punonjësit të dinë se si po ia dalin

Tregoni se çfarë do të thotë sukses për ju që punonjësit të dinë a po fitojnë a po humbasin. Njerëzit kanë një nevojë që të dinë kur po ia dalin mirë. Këtu është një shembull nga përvoja ime personale.

Djemtë e mi ndiqnin një shkollë e cila nuk jepte nota. Një ditë, djali im i vogël erdhi tek unë dhe më tha se nuk dëshironte të shkonte aty më sepse ''ai dëshironte të dinte se si po ia dilte''. Ai ishte vetëm në klasë të 5të.

Njerëzit dëshirojnë të dinë a po arrijnë sukses në jetë apo jo. Është pjesë e natyrës njerëzore. Është gjithmonë një ide e mirë të keni qëllime shumë specifike për punonjësit dhe të keni afate të caktuara të detyrave në vend.

Merrni seriozisht përgjegjësitë tuaja të menaxhimit

Menaxhimi efikas është një disiplinë dhe aftësi. Në fakt, të qenit ''një shef i mirë'' është një punë e ndarë nga pjesa tjetër e përgjegjësive tuaja si një ndërmarrës. Mendojeni si zanat.

Ju duhet të punoni seriozisht në të që të performoni rolin në mënyrë efikase. Ky është një tjetër gabim i madh të cilin e bëra kur fillova. Mendoja se roli im ishte të nisja një biznes, t'iu shërbeja konsumatorëve dhe të ofroja produktet e duhura.

Nuk e mora në konsideratë se unë isha shefi. E mendoja veten si një ndërmarrës. Kjo është e vështirë për t'u shpjeguar, por është e rëndësishme për të qenë një menaxher efikas.

Punoni me njerëz të pajtueshëm

Është e rëndësishme të dini se kur nuk ka përshtatje në mes jush dhe personit që po e menaxhoni. Është më së miri të vlerësoni këtë në procesin e punësimit, por mund të jetë e vështirë t'a dini menjëherë.

Nganjëherë ju jeni në një situatë ku punoni me dikë dhe provoni të gjeni një mënyrë për të punuar në mënyrë produktive së bashku por ju thjeshtë nuk pajtoheni. Ka nevojë të ketë një nivel të kimisë në mes dy njerëzve të cilët punojnë së bashku.

Gjëja më e keqe të cilën mund t'a bëni si një shef është të mos pëlqeni punonjësit që menaxhoni. Njerëzit e dinë kur nuk i pëlqeni ata, dhe ata nuk do të performojnë për ju. Shpesh herë, thjeshtë nuk ka përshtatje.

Ne të gjithë kemi punuar me njerëz me të cilët nuk kemi shkuar aq mirë. Nëse hasni në këtë situatë me një punonjës i cili është i talentuar, provoni të gjeni një mënyrë që ai person të bashkëpunojë me dikë tjetër në kompani. Kjo kërkon gjykim nga ana juaj.

Mbani në mend: Punonjësit nuk zotërojnë biznesin tuaj, ju e zotëroni atë

Ju, si pronar biznesi, keni më së shumti për të fituar ose për të humbur. Prandaj, ju do të kujdeseni më shumë se punonjësit tuaj për suksesin e kompanisë. Ju me siguri do të punoni më shumë se ata.

Nuk është se ata janë përtacë; ata janë thjeshtë më pak të nxitur se ju. Unë ende e bëj këtë gabim gjatë gjithë kohës. Është e lehtë të krijoni një qëndrim superior, por marrëdhëniet punonjës-punëdhënës janë shumë të drejtpërdrejta.

Si shumë këshillat tjera në këtë listë, ju duhet të vini veten në vendin e punonjësve tuaj. Mendojeni nga pikëpamja e personit tjetër. Qartë, ju nuk dëshironi të zvogëloni standardet shumë, por gjithashtu duhet të siguroheni se pritshmëritë tuaja janë reale. Dhe nuk është reale për punonjësit të investohen në suksesin e kompanisë aq shumë sa punëdhënësi.

Një sondazh i fundit zbuloi se punonjësit të cilët kanë kënaqësi të lartë me menaxhmentin e tyre kanë më pak gjasa të kërkojnë një punë të re se sa ata me më pak kënaqësi.

Si në shumë zona të vendit, në zonën e Karolinës Veriore, ku Sageworks ka zyrat qendrore, konkurrenca për punonjësit e mrekullueshëm është domethënëse.

Kështu që, kur ne kemi një punonjës të mrekullueshëm, është e rëndësishme të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur atë të angazhuar dhe të lumtur./Mesazhi/

 

 

The post Si të jeni shef i mirë? appeared first on Mesazhi.com.

“Hydrospeed” në Vjosë

Posted: 03 Sep 2017 01:00 PM PDT

Një grup aventurierësh nga Franca provuan për herë të parë në fillim të viteve '70 një eksperiencë të re ujore të cilën vendosën ta quanin "hydrospeed" sepse bazohet në shpejtësinë e rrëmbimit të ujit.

Tani janë të rinjtë shqiptarë ata të cilët, që prej kësaj vere, për herë të parë provojnë të tillë eksperiencë në ujrat e rrëmbyer të Vjosës, në Përmet.

Blerina Ago, e Federatës Shqiptare të Rafting-ut, shprehet: "Hydrospeed-i ose sporti i ujrave të rrëmbyeshëm vjen për herë të parë në Shqipëri dhe shpresojmë që të shtojmë sa më shumë alternativa në turizmin e aventurës./Top Channel/

Shqipëria është e bekuar duke patur lumenj shumë të bukur, të egër, me rrëmbesa fantastike, me kanione përreth. Ndaj, ne donim të shtonim aktivitetet që mund të bëhen përgjatë lumenjve e përgjatë zonave rurale".

Limiti i vetëm në këtë sport është mosha mbi 15 vjeç. Pajisjet janë të ngjashme me "rafting": kostumi 5 mm i trashë, jeleku i shpëtimit, skafandra si edhe lopatat e këmbëve. Pas kësaj, mund të kridhesh në ujrat e Vjosës si një peshk i vërtetë.

Lundrimi në ujë zgjat rreth 2 orë duke përshkuar disa vende të qeta e disa të tjera më me rrëmbim, ku kërkohet më shumë impenjim.

Në të gjitha rastet, për ata që i tremben sfidës dhe e lënë garën në mes për ta vazhduar udhëtimin si vëzhgues, apo për çdo të papritur gjatë "hydrospeed", një gomone me profesionistë është gjithnjë aty pranë në rast nevoje.

"Kam bërë "rafting" më parë, por "hydrospeed" është hera e parë. Është shumë ndryshe. Andrenalina e "hydrospeed"-it është shumë herë më e madhe sepse je vetëm. Më pëlqen sporti në ekip, por edhe vetëm u kënaqa shumë", thotë një turiste.

Julie, turiste amerikane, shprehet: "Është hera ime e parë në Shqipëri dhe hera e parë në "hydrospeed" gjithashtu.

Ishte e mrekullueshme, shumë qejf, pamjet janë madhështore. Po, definitvisht do të doja të vija përsëri në Shqipëri dua ta bëj këtë sërish".

"Është shumë, shumë ekstreme si eskperiencë. Duhen këmbë shumë të forta, është shumë e rëndësishme të kesh këmbë të stërvitura.

Për mua është hera e parë që e provoj, por do ta provoja sërish nëse kthehem. Hej njerëz, provojeni këtë", deklaron Darius, turist polak.

Veç kënaqësisë e adrenalinës, ky sport mund të jetë edhe fitimprurës për Shqipërinë.

"Të tilla aktivitete, të cilat janë në kontakt të pareshtur me natyrën, shumë miqësore me mjedisin, i bëjnë turistët të qëndrojnë më gjatë e të shpenzojnë më shumë.

Janë ato çfarë i duhen Shqipërisë dhe një turizmi të qëndrueshëm", deklaroi Blerina Ago./Mesazhi/

 

The post "Hydrospeed" në Vjosë appeared first on Mesazhi.com.

Çantat, tendencat e vjeshtës (Foto)

Posted: 03 Sep 2017 12:20 PM PDT

Stinë e re me tendenca të reja, çantat për vjeshtë-dimër të këtij sezoni janë gati për tu admiruar dhe për t'u blerë. Këto janë tendencat e momentit

Çantë e gjerë dhe katrore
Rrip i fortë dhe i rregullueshëm, pjesa e pasme e sheshtë, dhe strukturë të përcaktuar. Fokusohuni tek modeli lëkurë si shembulli i Stella Mc Cartney.

Çantat retro
Mbahen në dorë, përmasat variojnë nga më të vogla tek të mëdhatë, dhe diazjni është me ngjyra të alternuara ose vetëm njëngjyrëshe. Sjellin stilin vintage dhe janë mes modelve më të kërkuara.

Çanta katrore
Baulja e vogël ndjek linjat gjeometrike lehtësisht të rumbullakosura, me rripa të butë. Shembull është ai i bardhë me konture të zeza si e Tom Ford.

Çanta me rrip të gjatë
Rrip të gjatë për në shpatull, ose çanta mund të mbahet edhe në dorë, është e butë dhe me linja bazë.

Çanta pellush
Duket si një pellush, e butë dhe e ngrohtë, dhe është një nga modelet më të përdorura së fundmi në pasarela. Kara, e bardhë dhe delikate është një nga modelet me lëkurë sintetike.

Portofoli i viteve '50
Të kujtojnë aksesorin e gjysheve tona, dhe janë modeli që vjen nga emri clutch (term që ka lindur nga mbyllja me klip). Nga modelet më të reja është ajo e AF Vandervorst.

Çanta thes
Të rafinuara dhe shumë të kërkuara, janë një zgjedhje e mirë për veshjen e mbrëmjeve. Një prej tyre është dhe modeli i Clare V./Mesazhi/

 

 

The post Çantat, tendencat e vjeshtës (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Somali, 20 të vdekur në sulmin terrorist

Posted: 03 Sep 2017 11:57 AM PDT

Së paku 20 persona janë vrarë gjatë sulmit terrorist i cili ndodhi sot në një bazë ushtarake në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët policorë të provincës autonome somaleze Jubaland njoftuan se terroristët e Al Shabaab-it kryen sulm vetëvrasës në bazën ushtarake afër qytetit Kismayo.

Në njoftim thuhet se gjatë sulmit dhe përleshjes me armë që pasoi janë vrarë së paku 20 persona, ndërsa ushtria somaleze është tërhequr nga baza dhe përgatiti operacion kundër terroristëve.

Burimet lokale lajmërojnë se terroristët pas sulmit morën bazën ushtarake ndërsa në spital janë dërguar më shumë se dhjetëra ushtarë të plagosur.

The post Somali, 20 të vdekur në sulmin terrorist appeared first on Mesazhi.com.

Johnson: Të ndalet dhuna ndaj muslimanëve në Arakan

Posted: 03 Sep 2017 11:52 AM PDT

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëri thirrje që të ndalet dhuna ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Britanike, ku citohet Johnson, thuhet se edhe pse ministrja e Jashtme e Mianmarit, Aung San Suu Kyi konsiderohet ndër emrat më frymëzuese të kohës, zhvillimet në Arakan e dëmtojnë reputacionin e vendit.

Johson tha se Suu Kyi përballet me vështirësi të mëdha në rrugën e modernizimit të vendit.

“Shpresoj që cilësitë e shquara të saj mund t’i përdorë për të unifikuar vendin e saj, të përfundojë dhunën dhe të përfundojë të gjitha paragjykimet ndaj muslimanëve dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Arakan. Është tejet e rëndësishme që të mos pengohet në marrjen e mbështetjes së ushtrisë së Mianmarit dhe në drejtim të krijimit të mjedisit paqësor. I japim mbështetje të plotë asaj dhe të gjithëve në Mianmar”, thuhet në deklaratë.

The post Johnson: Të ndalet dhuna ndaj muslimanëve në Arakan appeared first on Mesazhi.com.

Liban, refugjatët palestinezë ëndërrojnë kthimin në atdhe

Posted: 03 Sep 2017 11:49 AM PDT

Refugjatët palestinezë të cilët për shkak të politikave të Izraelit, strehim kanë kërkuar në Liban, nëpër kampe ku jetojnë në kushte të rënda ëndërrojnë ditën kur do të kthehen në atdhe.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Liban jetojnë rreth 450 mijë refugjatë nga Palestina, ndërsa 62 për qind e tyre jetojnë në 12 kampe refugjatësh në të cilat kushtet e jetesës janë larg idealeve.

Refugjatët tjerë janë të vendosur në afërsi të kampeve ose në pjesë të tjera të vendit.

Kampi i refugjatëve Bourj el-Barajneh në të cilin jetojnë pjesa më e madhe e refugjatëve palestinezë, është një nga vendet ku në mënyrë më të qartë shihet se në çfarë kushtesh jetojnë migrantët. Kampet nuk përmbushin as standardet e caktuara themelore.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) në rrugët e ngushta të kampit takoi një grua në moshë e cila tha se dëshira e vetme e saj para vdekjes është të shohë vendlindjen Jenin, të cilën e braktisi atë kur ajo ishte vetëm katër vjeç.

Refugjatja e Palestinës Ummu Hafsa thotë se nuk kanë kontakt me familjarët.

"Krahas asaj se është qindra kilometra larg, secili këtu jeton me shpresën se një ditë do të kthehemi në atdhe. Kemi arritur këtë vetëdije t'ua bartim gjeneratave të reja", shtoi Ummu.

Mustafa Yunus i cili punon në organizatat humanitare tha se ka lindur në Liban, porse pikëllohet çdoherë kur dëgjon se dikush përmend Palestinën.

"Them se duhet kthyer atje, por momentalisht për fat të keq nuk kemi fuqi ta bëjmë atë. Bota arabe nga e cila presim të na shpreh mbështetje, asgjë nuk bën. Teksa duhej të luftojnë kundër armiqve cionistë, muslimanët luftojnë njëri me tjetrin. Bota arabe nuk ndërmerr diçka as për Palestinën, as për Jerusalemin", deklaroi Yunus.

Përkundër të gjitha fatkeqësive, beson se në të ardhmen e afërt do të kthehet në vendin e tij.

"Vetëm bota islame të takohet, të mbledh forcat. Kjo nuk është aq e vështirë. Besoj se ka ardhur koha që kjo të bëhet", tha Yunus.

Nëna e tij ka lindur në Palestinë.

"Një grup hebrenjsh një natë sulmuan fshatin e tyre për shkak të cilës doemos duhej të arratiseshin. Kur emigruan në Liban, ka pasur dy vjet. Shumë familjarë tanë i kanë vrarë cionistët", tha Yunus i cili shtoi se çdo herë kur përmendet Palestina nëna e tij reagon me shumë emocione.

The post Liban, refugjatët palestinezë ëndërrojnë kthimin në atdhe appeared first on Mesazhi.com.

Qelizat staminale kundër Parkinsonit funksionojnë tek majmunët

Posted: 03 Sep 2017 11:40 AM PDT

Dëmet e shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit janë riparuar falë qelizave staminale. Qelizat e implantuara në trurin e majmunëve kanë bërë të mundur rikuperimin e funksioneve të nervave të dëmtuara dhe përmirësimin e simptomave të sëmundjes.

Rezultati i arritur nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kyotos (Japoni) të udhëhequr nga profesori Jun Takashi, i publikuar nga revista Nature, i hap rrugën eksperimentimit tek njerëzit.

Qelizat e implantuara që përshkruhen në këtë studim janë neurone që universitetit të Kyotos lirojnë dopaminë (trakte dopaminergjike), një prej 'mesazherëve' kimikë kryesorë të trurit.

Kur shfaqet sëmundja e Parkinsonit, këto neurone fillojnë të vdesin ngadalë. Pa dopaminë, qelizat që kontrollojnë lëvizjen nuk mund t'u dërgojnë mesazhe muskujve.

Në këtë studim, traktet dopaminergjike janë marrë nga qeliza staminale njerëzore pluripotente që mund të prodhohen nga qeliza normale adulte dhe mund të diferencohen në çdo lloj indi.

Studiuesit vunë re një përmirësim domethënës dy vite pas implantimit të qelizave në trurin e majmunëve me simptomën e Parkinsonit.

Konfirmimi se kjo lloj terapie funksionon tek majmunët është një prej hapave të nevojshëm për të filluar trajtimin tek njeriu.

"Puna jonë tregon se neuronet e marra nga qelizat staminale të induktuara njerëzore janë të sigurta dhe efikase si ato të marra nga indet fetale", nënvizoi profesor Takashi.

Kërkuesit shpresojnë të fillojnë eksperimentimin tek njerëzit deri në fund të vitit 2018./Mesazhi/

 

The post Qelizat staminale kundër Parkinsonit funksionojnë tek majmunët appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdon “telenovela” PAN-AKR

Posted: 03 Sep 2017 11:37 AM PDT

Para pak minutash, në Radio Televizionin e Kosovës u dha lajmi se është arritur marrëveshja në mes të koalicionit PDK-AKR-NISMA (PAN) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR), për krijimin e qeverisë së re.

Por, këtë lajm për zeri.info e ka përgënjeshtruar lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

"Nuk ka marrëveshje. Unë sapo u ktheva nga Zvicra", ka thënë Pacolli.

Së fundmi, akterë të koalicionit PAN kanë thënë se brenda javës që vjen do të krijojnë institucionet e reja, duke u mbështetur në përkrahjen e AKR-së.

The post Vazhdon “telenovela” PAN-AKR appeared first on Mesazhi.com.

Si duhet të bëhet bashkimi i namazeve para udhëtimit

Posted: 03 Sep 2017 11:00 AM PDT

Pyetje:"Disa studente të një universiteti udhëtojnë tre orë nga shtëpia për në ambientet e universitetit ku studiojnë.

Dalja nga shtëpia është pas namazit të drekës, kurse mbërritja në ambientet e universitetit bëhet pasi ka përfunduar koha e namazit të iqindisë dhe ka hyrë koha e akshamit.

Ata e kanë të pamundur të qëndrojnë gjatë udhëtimit për të falur iqindinë për shkak të numrit të tyre të madh dhe mungesës së një vendi të përshtatshëm për t'u falur.

A u lejohet këtyre studenteve të bashkojnë namazin e iqindisë me namazin e drekës në shtëpitë e tyre, para se të nisën për në universitet? Nëse kjo nuk u lejohet pasi janë akoma në vendin rezident të tyre, si duhet të veprojnë?"

Përgjigje:"Tek katër medh-hebet e fikhut islam, kushti për bashkimin e dy namazeve është që njeriu të jetë nisur për udhëtim dhe të jetë larguar nga qyteti apo fshati rezident.

Ky kusht kuptohet qartë nga ajeti:"Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin.." (Nisa, 101) Transmeton Ibnu Umer se i dërguari i Zotit a.s pasi ishte nisur për udhëtim, bashkonte mes namazit të akshamit dhe të jacisë.

Që Profeti a.s t'i ketë bashkuar dy namaze pa u nisur për udhëtim, nuk ka ndodhur asnjëherë. Transmetohet se kur u nis për Haxhin e Lamtumirës, sa ishte në shtëpi ai fali namazin e drekës katër rekate.

Mandej, kur mbërriti në Dhul Halife fali iqindinë dy rekate. Por nëse rrethanat e këtyre studenteve janë si më sipër, nuk shoh problem që ato ta bashkojnë drekën dhe iqindinë në shtëpinë e tyre, por të mos i shkurtojnë. Por kjo të mos u bëhet zakon dhe ves.

Një lëshim i tillë bëhet vetëm për situatën dhe rrethanat e sipërpërmendura dhe të ngjashme me to.

Transmeton imam Muslimi se Abdullah ibnu Abasi ka thënë:"I dërguar i Zotit a.s bashkoi drekën me iqindinë dhe akshamin me jacinë në Medine, pa qenë në gjendje alarmi dhe pa rënë shi.

“Imam Neveviu në komentin e haditheve të Muslimit, e lejon bashkimin e dy namazeve por me kusht që kjo të mos kthehet në ves dhe zakon. Këtë mendim kanë një sërë dijetarësh të konsiderueshëm, si Ibnu Sirin, Esh'heb, pasuesit e imam Malikut etj…

Faktin që i dërguari i Zotit a.s kishte bashkuar namazet e një dite, pa rënë shi dhe pa qenë të frikësuar dhe alarmuar, Ibnu Abasi e arsyeton me fjalët:

"Me këtë, ai deshi të mos ua bëjë fenë të vështirë shokëve të tij." Një përjashtim i tillë, edhe pse është kundër mendimit të imamëve të katër medh-hebëve, lejohet për arsyet dhe rrethanat në të cilat ndodhen këto studente, bazuar në një nga parimet e Sheriatit i cili vë theksin tek lehtësimi i vështirësive./Mesazhi/

 

The post Si duhet të bëhet bashkimi i namazeve para udhëtimit appeared first on Mesazhi.com.