Mesazhi.com: “Çfarë bëjnë njerëzit e mençur para gjumit?” plus 9 more |
- Çfarë bëjnë njerëzit e mençur para gjumit?
- Turqia dhe Shqipëria po krijojnë linjë ajrore?
- Ukë Rugova e Dardan Gashi do të jenë pjesë e Qeverisë
- Këto janë ministritë të cilat do t’i udhëheqë AKR
- Behgjet Pacolli, president i vendit pasi Thaçit t’i përfundoj mandati
- Disa ushqime që duhet t’i largoni mënjëherë nga dieta juaj ushqyese!
- Disa njerëz, janë si puna e kamionit të mbeturinave…(Histori interesante)
- Dyndja e Nxënësve Detyron Komunën të Angazhojë Mësues pa i Paguar
- Ja shenjat që tregojnë se vuani nga alergjia
- Disa veprimet tipike të njerëzve xhelozë…
| Çfarë bëjnë njerëzit e mençur para gjumit? Posted: 04 Sep 2017 02:20 PM PDT Ajo çfarë bëni para gjumit, flet shumë për karakterin tuaj. Këmbëngulja për të fjetur menjëherë pasi jeni shtrirë nuk është mënyra e duhur. Sado të lodhur të jeni nga rutina e përditshmërisë, faza e para-gjumit, kërkon impenjimin e saj. Një aktivitet sado i vogël, ndihmon trurin të punojë shëndetshëm dhe të kërkojë vetë orët e duhura të gjumit gjatë natës. Më poshtë do të listojmë nëntë gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë përpara kësaj faze të domosdoshme:
The post Çfarë bëjnë njerëzit e mençur para gjumit? appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqia dhe Shqipëria po krijojnë linjë ajrore? Posted: 04 Sep 2017 01:43 PM PDT Krijimi i linjës ajrore shqiptare me ndihmën e Turqisë, një nismë kjo e bërë publike muaj më parë nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka qenë në qendër të diskutimeve të takimit që ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati zhvilloi me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu. Takimi mes dy ministrave u zhvillua gjatë punimeve të Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore që po mbahet në Bled të Sllovenisë. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se dy ministrat ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e dy vendeve, në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos ato që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë. Ndërkaq në "Twitter"-in e tij, ministri i Jashtëm turk, nënvizon se në takim u diskutuan marrëdhëniet Shqipëri-Turqi si dhe situata në rajonin tonë. The post Turqia dhe Shqipëria po krijojnë linjë ajrore? appeared first on Mesazhi.com. |
| Ukë Rugova e Dardan Gashi do të jenë pjesë e Qeverisë Posted: 04 Sep 2017 01:34 PM PDT Koalicionit mes Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe koalicionit PDK-AAK-NISMA, do t'i bashkohen në qeverinë e ardhshme edhe Ukë Rugova dhe Dardan Gashi. Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me AKR-në. Veseli ka thënë se këtij koalicioni do t'i bashkohet edhe një listë, të cilën ai e ka quajtur "Lista Rugova". "Fuqizimi i shtetit dhe sovranitetit tonë do të jenë prioritetet tona. Ky është implementimi i votës së 11 qershorit. Brenda ditësh [do të formohen institucioneve v.j], tani jemi me partnerët e koalicionit të gjithë bashkarisht. Është mandatari i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, z. Limaj, edhe presidenti Pacolli. I kemi edhe partnerët e tjera nga komunitetet dhe e kemi partneritetin tonë me kolegët nga Lista Rugova", ka thënë Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes, përcjell Insajderi. Veseli ka thënë se kjo marrëveshje për koalicion i shërbën qytetarëve të Kosovës. "Është një marrëveshje për qytetarët e Kosovës për orientimin tonë perëndimor dhe përspektivën e punësimit për të rinjtë tanë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tonë. Ky koalicion është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të punojmë bashkërisht", ka thënë kryetari i PDK-së. The post Ukë Rugova e Dardan Gashi do të jenë pjesë e Qeverisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Këto janë ministritë të cilat do t’i udhëheqë AKR Posted: 04 Sep 2017 01:23 PM PDT Tashmë është nënshkruar marrëveshja mes partisë Aleanca Kosova e Re dhe koalicionit PAN. Portali arbresh.info ka siguruar ekskluzivisht marrëveshjen, ku Aleanca Kosova e Re (AKR) bëhet e ditur do të përfaqësohet në qeverisje duke udhëhequr me këto pozita: Zëvendëskryeministër i parë Ministria e Punëve të Jashtme Ministria e punëve të Brendshme Ministria e Planifikimit Hapësinor Ministria e Bujqësisë Ministria e zhvillimit ekonomik. Po ashtu AKR do të ketë shtatë zëvendësministra në këto ministri: Zv. Ministër i jashtëm Zv. Ministër i brendshëm Zv. Ministër i ambientit dhe planifikimit Zv. Ministër i mirëqenies sociale Zv. Ministër i shëndetësisë Zv. Ministër i kulturës Zv. Ministër i Arsimit. The post Këto janë ministritë të cilat do t’i udhëheqë AKR appeared first on Mesazhi.com. |
| Behgjet Pacolli, president i vendit pasi Thaçit t’i përfundoj mandati Posted: 04 Sep 2017 01:15 PM PDT Aleanca Kosova e Re ka zyrtarizuar para pak çastesh marrëveshjen qeverisëse me koalicionin PAN. Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshjen sipas të cilës, AKR-së do t'i takojnë pesë ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit, shkruan arbresh.info. Siç mësohet, AKR do të udhëheq me këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Po ashtu, AKR do të ketë edhe shtatë zëvendësministra. Ndërkohë, përveç kësaj, në marrëveshje specifikohet se AKR-së do t'i takoj posti i presidentit në mandatin e ardhshëm të tij, post të cilin do ta marrë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton arbresh.info. "PAN dhe AKR-ja dakordohen që posti i presidentit të Kosovës t'i takoj AKR-së në mandatin e ardhshëm, pavarësisht mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejpërdrejt nga populli. Kështu partitë që përbëjnë koalicionin PAN dakordohen që të mos kenë kandiodat të tyre për president të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR-së", thuhet në marrëveshje./arbresh.info/ The post Behgjet Pacolli, president i vendit pasi Thaçit t'i përfundoj mandati appeared first on Mesazhi.com. |
| Disa ushqime që duhet t’i largoni mënjëherë nga dieta juaj ushqyese! Posted: 04 Sep 2017 01:00 PM PDT Ekzistojnë ushqime që ne duhet t'i shmangim në bazë të gjerë, sepse mund të shkaktojnë shumë dëme për organizmin tonë. Bëhet fjalë për ushqime të përpunuara, plot me aditivë e që lënë pasoja të mëdha në trup. Një ekspert nga grupi punues mjedisor Nneka Leiba, ka përshkruar në mënyrë të qartë: "Nuk është e thënë që ju të sëmureni mënjëherë nëse konsumoni këto ushqime një herë apo dy herë, por që nuk duhet të përsëritni shpesh konsumin e tyre". Duke pasur këtë parasysh, Leiba ka krijuar një listë të ushqimeve që janë plot me aditivë e që nuk mund t'i përshtaten mënyrës së ushqyerjes. Pra, thuani lamtumirë këtyre llojeve të ushqimeve: 1. Produkte nga mishi i konzervuar Mbushet me ujë, sulfate, shije artificiale dhe prezervativë që zgjasin për jë kohë të gjatë dhe ndikojnë në cilësinë e mishit. Për shkak të sasisë së madhe të kripës, këto ushqime mbajnë ujin në organizëm duke rritur presionin. 2. Margarina Është shumë e thjeshtë – zëvendësojeni atë me puter. Ushqim natyral e jo në mënyrë artificiale si margarina që fitohet nga yndyrnat e shumta. 3. Pijet e gazuara Të themi se në kanaqe me lëng të gazuar përmban rreth 10 lugë sheqer. Është e mjaftueshme që të ndërpreni konsumin e tyre mënjëherë sepse nuk kanë asnjë veti të shëndetshme. Nuk ia vlen të përmenden përqëndrimet e dëmshme që nuk japin asnjë përfitim për trupin tuaj, përkundrazi e shkatërrojnë atë. 4. Pijet e gazuara dietale Nëse ekziston diçka më e dëmshme se pijet e gazuara, atëherë janë ato dietale. Sheqeri artificial me kohë mund të përkeqësojë shijen e ushqimeve natyrore, të tilla si frutat. Konsumi i llojit të tillë të pijeve ndërlidhet edhe me sëmundjet, të tilla si depresioni, kariesi, sulmi në zemër… Lexoni edhe këtë: Mbretëresha Letizia me veshje të përsosur që do t'i mahnitë të gjitha zonjat e biznesit
5. Ëmbëlsirë pa sheqerna Edhe ky lloj i ëmbëlsirave përmbajnë sasi të sheqerit artificialë dhe pikë. Është konfirmuar shkencërisht se nëse keni problem me tretjen, ju duhet të shmangni sheqerin sepse ajo shëndrrohet në alkohol dhe shkakton dhimbje të stomakut. 6. Mish pule dhe vezë jo-organike Është vërtetuar se mishi i pulës që nuk është organik, përmban antibiotikë dhe suplemente që ndikojnë në rritjen e tyre. Kjo vlen edhe për vezët. Pra, nëse doni të ushqeheni në mënyrë të sigurtë, mund të blini mish pule dhe vezë organike të rritura në kushte shtëpiake. 7. Kokoshkat të bëra në mikrovalë Kokoshkat e bëra në këtë mënyrë, trajtohen me sulfone perfluoro-oktane, gjë që tregon rritjen e rrezikut për kancer. Gjithashtu përmbajnë përforcues të aditivëve dhe yndyrnave. Andaj, blini misër dhe përdorni metodën e vjetër të bërjes së tyre, asaj me tenxhere. Me siguri do të jetë shumë më interesante, e të mos flasim si të shëndetshme. 8. Djathin amerikan Tek ne është i njohur si djath i verdhë apo djathi i sanduiçeve. Në pyetje është djathi i përpunuar në fabrikë, nga qumështi, yndyrnat, sulfatet, proteinat, prezervativët dhe ngjyrat artificiale. Pra, largohuni nga ky ushqim dhe zëvendësojeni me një fetë djathë të bardhë./Mesazhi/ The post Disa ushqime që duhet t'i largoni mënjëherë nga dieta juaj ushqyese! appeared first on Mesazhi.com. |
| Disa njerëz, janë si puna e kamionit të mbeturinave…(Histori interesante) Posted: 04 Sep 2017 12:20 PM PDT Histori interesante e një udhëtari dhe nje taksisti. Mora një taksi për në aeroport, pasi më duhej të udhëtoj drejt një shteti tjetër. Teksa taksisti ndiqte korsinë e tij me shpejtësinë e duhur, një makinë del papritur nga një parking anash rrugës. Taksisti shtyp fort frenat dhe taksia rrëshqiti mbi asfalt, për tu ndaluar disa centimetra larg makinës tjetër. Shoferi i makinës tjetër, na hodhi një vështrim gjithë inat dhe lëshoi një batare fjalësh të shoqëruara me britma e të çjerra. Nga ana e tij, taksisti i buzëqeshi dhe i ngriti dorën miqësisht sikur ti thoshte:"Më fal zotëri!" I çuditur nga ky reagim i taksistit, e pyeta:"Po ti, përse u solle aq miqësisht me të?! Ai desh na çoi pas diellit me aktin që bëri!"Këtu, taksisti, edhe pse një njeri i thjesht, më dha një mësim që nuk e harroj kurrë. Ai më tha:"Disa njerëz, janë si puna e kamionit të mbeturinave. Ata bredhin lart e poshtë të mbushur me mbeturina, si dëshpërimi, mëria, humbja e shpresës, urrejtja, smira e zilia etj… Kur këto mbeturina shtohen maksimalisht, u lipset që ti shkarkojnë diku. Ndonjëherë, rastis që këto mbeturina të ti derdhin ty, prandaj mos e merr si diçka personale, pasi nuk është ashtu. Thjesht ke rastisur në çastin kur atyre u duhej të shkarkonin kazanin e mbetjeve të tyre. Ajo që të këshilloj të bësh, është tu urosh t'ia kalojnë mirë dhe vazhdo rrugën tënde! Mos i lejo vetes të marrësh mbeturinat e tyre dhe t'ua derdhësh të tjerëve në punë, familje, apo rrugë. Njerëzit e mirë dhe të suksesshëm, nuk lejojnë që kamionët e plehrave t'ua konsumojnë ditën. Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk ia vlen të kalohet me keqardhje për veprat që kemi bërë në momente zemërate. Prandaj, falënderoji përzemërsisht ata që sillen mirë me ty dhe lutu për ata që ndoshta të lëndojnë./Mesazhi/ The post Disa njerëz, janë si puna e kamionit të mbeturinave…(Histori interesante) appeared first on Mesazhi.com. |
| Dyndja e Nxënësve Detyron Komunën të Angazhojë Mësues pa i Paguar Posted: 04 Sep 2017 11:44 AM PDT Rritja e numrit të nxënësve në shkollën fillore "Mihal Grameno" në Fushë-Kosovë ka detyruar Drejtorin e kësaj shkollë ta shtojë numrin e mësuesve pa qenë i sigurt se ata ndonjëherë do të marrin pagë për punën që e bëjnë. Vetëm në klasët e para për këtë vit shkollor janë regjistruar 357 nxënës të rinj, por numri i tyre ka shkuar në 381 në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Drejtori i kësaj shkollë Ismet Gashi tha për KALLXO.com se shumë shpejt do të duhet ta formojë edhe paralelen e 11-të për klasët e para për shkak të numrit të madh të nxënësve. "Vetëm sot kanë ardhur 24 nxënës të rinj. Pritet të vijnë ende. Do të duhet të formoj edhe paralelen e 11 për klasët e para", tha Gashi. Ndërsa nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë janë pranuar 129 nxënës të rinj në këtë shkollë. Drejtori i shkollës tregoi se do të duhet të punojnë në tri ndërrime për shkak të numrit të madh të nxënësve. Ai tha se 6 mësues të rinj të cilët janë pranuar në shkollë edhe pse bëjnë punën e njëjtë me mësuesit e tjerë nuk janë të përfshirë në listën e pagave. Por ata ia kanë nisur punës me shpresën se do të paguhen nga Komuna e Fushë-Kosovës. Islam Shabani, drejtor komunal i Arsimit në Fushë Kosovë, e konfirmoi se janë angazhuar mësues shtesë në këtë shkollë, por nuk dha shpresë se ata do të mund të paguhen deri në janar të vitit të ardhshëm. "Kanë ardhur një numër i madh i nxënësve të rinj dhe jemi detyruar t'i marrim mësuesit e rinj. Por nuk i garantojmë se mund të hyjnë në listën e pagave deri në buxhetin e vitit të ardhshëm sepse në buxhetin e këtij viti nuk e kemi planifikuar rritjen e numrit të nxënësve", tha Shabani për KALLXO.com. Një projekt i komunës për ndërtimin e një shkolle të re në Fushë Kosovë është duke u kundërshtuar nga banorët e banesave përreth. The post Dyndja e Nxënësve Detyron Komunën të Angazhojë Mësues pa i Paguar appeared first on Mesazhi.com. |
| Ja shenjat që tregojnë se vuani nga alergjia Posted: 04 Sep 2017 11:40 AM PDT Simptomat e alergjisë ngjajnë me simptomat e sëmundjeve të tjera dhe kjo është një arsye që na pengon të gjejmë trajtimin e duhur për reaksionet alergjike. Por duhet të keni parasysh se 3 shenjat kryesore të alergjisë janë: Kollitje e vazhdueshme – Nëse keni kollë të ftohtë pa dhembje fyti e inflamacione të tjera atëherë është shenjë e alergjisë. Skuqjet e lëkurës – Gjatë stinës së verës skuqjet shkaktohen nga pickimi i mushkonjave, por edhe nga nxehtësia. Gjithsesi duhet të dini se edhe mushkonjat shkaktojnë reaksion alergjik. Sy të ënjtur dhe kruajtje – Një nga reaksionet më të shpeshta alergjike janë inflamacionet në sy si dhe ënjtjet. Kjo vjen si pasojë e polenave dhe ushqimeve. KËSHILLA: Mbani shënim të gjitha simptomat alergjike në mënyrë që doktori juaj të kuptojë llojin e reaksionit. Mbani gjithmonë ilaçe alergjie me vete./Mesazhi/ The post Ja shenjat që tregojnë se vuani nga alergjia appeared first on Mesazhi.com. |
| Disa veprimet tipike të njerëzve xhelozë… Posted: 04 Sep 2017 11:00 AM PDT Njerëzit xhelozë na rrethojnë, fatkeqësisht ngado, në rrethin tonë miqësor, në punë etj. MBURREN PËR VETEN E TYRE Xhelozët ja rrisin disa herë vlerat vetes duke u mburrur para jush dhe të tjerëve. JU DEMORALIZOJNË Nëse ju jeni përpjekur shumë për të arritur diçka , xhelozët do mundohen t'ua ulin vlerat e t'u demoralizojnë. ANKOHEN VAZHDIMISHT Ata nuk janë asnjëherë të kënaqur me çfarë kanë. PRISHIN LUMTURINË E TË TJERËVE Xhelozët nuk durojnë dot kur shohin njerëz të dashuruar, miqësi të vërteta apo kur shohin se njerëzit që i rrethojnë janë të lumtur. BËJNË THASHETHEME Zakonisht fusin negativitetin në ambientet shoqërore./Mesazhi/
The post Disa veprimet tipike të njerëzve xhelozë… appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





