Mesazhi.com: “Alarmi i ri: Kripa e ushqimit e ndotur nga plastika” plus 9 more |
- Alarmi i ri: Kripa e ushqimit e ndotur nga plastika
- Kur Hafiz Sabri Koçi thoshte “ç’na duhet përqindja” (Video)
- Selimi: S’ka Ushtri me Listën Serbe në Qeveri
- Kuriozitete shkencore mbi stuhitë e fuqishme oqeanike
- Zidane: Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do punoja shofer
- Misteri – Çfarë ndodhi në qiellin meksikan përpara tërmetit?
- Pasi e kerkon arrestimin e myftiut Ylli Gurra, Spartak Ngjela i bie pishman
- Për herë të parë një grua do të jetë gjyqtare në një ndeshje të Bundesligës
- Lista Serbe nesër takim në Beograd
- 13-vjeçarja shënon rekord, dhuron organe për tetë persona
| Alarmi i ri: Kripa e ushqimit e ndotur nga plastika Posted: 08 Sep 2017 12:42 PM PDT Kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga ndotja plastike, duke shtuar frikën e ekspertëve se mikroplastikat po shpërndahen gjithandej në mjedis. Frika më e madhe është se ato mund të hyjnë në zinxhirin ushqimor nëpërmjet kripës që e përdorim për ushqim, transmeton Mesazhi. Pas zbulimeve nga ana e Guardian rreth niveleve të kontaminimit plastik në ujin e rubinetit, studime të reja kanë treguar se grimca të vogla janë gjetur në kripën e detit në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë. Hulumtuesit besojnë se shumica e ndotjes vjen nga mikrofibrat dhe plastikat që i përdorim si shishet e ujit, të cilat përbëjnë shumicën e mbeturinave plastike. Rreth 12.7 milion ton plastikë hyjnë në oqeanet çdo vit, që ështëe barabartë me hedhjen e një kamioni të plehrave plastikë cdo minutë. Ndikimi i plastikës tek shëndeti i njerit nuk është mirë i njohur, dhe shkencëtarët kanë luftuar për të hulumtuar ndikimin e plastikës në trupin e njeriut, por nuk mund të gjejnë një grup njerëzish të cilët nuk i janë ekspozuar asaj. /MESAZHI/ The post Alarmi i ri: Kripa e ushqimit e ndotur nga plastika appeared first on Mesazhi.com. |
| Kur Hafiz Sabri Koçi thoshte “ç’na duhet përqindja” (Video) Posted: 08 Sep 2017 12:17 PM PDT Shqipëria në vitin 1991, si në të gjitha fushat, edhe në aspektin fetar ishte e mjeruar. 1600 xhami që funksionin në të kaluarën, të gjitha ishin rrafshuar për tokë dhe ndonjë që kishte mbetur si ndërtesë ishte shndërruar e kthyer në magazinë, klub, apo lënë në mëshirën E kohës. Vetëm nga dëshira e mirë e njerëzve besimtarë te cilet kryen shumë punë, bëri që ato të meremetoheshin disi e të ktheheshin në mjedise për të kryer rite fetare. Një video e jashtëzakonshme e H. Hafiz Sabri Koçit, kreut të parë të KMSH-së pas komunizmit (1991-2003), lidhur me përqindjet e përkatësisë fetare në Shqipëri, gjatë një ligjërate në fillim të viteve '90. /MESAZHI/ The post Kur Hafiz Sabri Koçi thoshte “ç'na duhet përqindja” (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Selimi: S’ka Ushtri me Listën Serbe në Qeveri Posted: 08 Sep 2017 12:12 PM PDT Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, deklaroi se nuk do të ketë formim të Ushtrisë së Kosovës, kur Lista Serbe do të jetë edhe më tutje pjesë e Qeverisë. Ai për Tribuna Channel, shtoi se qeveria e re përveç që do të ketë kushtëzime të mëdha nga kjo Listë, nuk do të mund të arrijë që ta përfundojë mandatin e saj deri në fund Lista Serbe pritet që edhe më tutje të jetë përfaqësuese e serbëve në qeverinë e Kosovës. E kjo gjë po shihet si negative nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi tha për Tribuna Channel, se Kosova do të vazhdojë ta ketë një Qeveri të kushtëzuar nga Beogradi. Përfshirja dhe fuqia kaq e madhe që i është dhënë kësaj liste sipas Selimit, rrezikon ta lë Kosovën pa ushtri Selimi shtoi se Qeveria eventuale e Haradinajt, nuk do të mund ta përfundojë mandatin katër vjeçar të saj. Sipas Selimit kjo Qeveri po krijohet me pazare politike që i shkojnë për shtati vetëm atyre që janë pjesë e kësaj udhëheqje. The post Selimi: S'ka Ushtri me Listën Serbe në Qeveri appeared first on Mesazhi.com. |
| Kuriozitete shkencore mbi stuhitë e fuqishme oqeanike Posted: 08 Sep 2017 11:55 AM PDT Stuhitë oqeanike krijohen kur temperatura e ajrit në një zonë është e ndryshme nga ajo e zonës pranë saj. Ajri i ngrohtë ngjitet lartë ndërkohë që ajri i ftohtë zbret poshtë. Këto lëvizje krijojnë ndryshim në trysninë atmosferike. The post Kuriozitete shkencore mbi stuhitë e fuqishme oqeanike appeared first on Mesazhi.com. |
| Zidane: Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do punoja shofer Posted: 08 Sep 2017 11:43 AM PDT Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka zbuluar se çfarë do të kishte bërë nëse ai nuk do të ishte futbollist. "Me siguri do të kisha qenë një shofer", tha francezi në një intervistë për Bein Sports France. Trajneri i Real Madrid foli edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e cilësoi të jashtëzakonshëm. "Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, është lojtar shumë inteligjent dhe mëson shpejt. Ai tërheq të tjerët dhe natyrisht është më i miri. Jam i kënaqur me grupin që kam tani", tha Zidane. Zizu gjithashtu foli edhe për stilin e tij të lojës. "Dua që skuadra të luajë mirë dhe të ketë lojtarë të jashtëzakonshëm. E vetmja gjë që na intereson për momentin është që të kemi mënyrën tonë të lojës dhe të posedojmë më shumë se kundërshtari topin, madje edhe kundër Barcelonës". Si e mori drejtim të Realit? Kreu i pankinës së "Los Blancos" shpjegoi edhe ardhjen e tij në drejtim të ekipit të parë dhe marrëveshjen e bërë me presidentin, Florentino Perez. "Gjithçka u bë shumë e shpejt. Isha në Castilla dhe presidenti më thirri dhe më tha se duhej të merrja përgjegjësinë për të drejtuar ekipin e parë. Strategjia e tij është e qartë, ai e di se ku po shkon dhe çfarë dëshiron. Por, unë nuk e di se sa kohë do të zgjasë", tha ai. I pyetur për kapitenin Sergio Ramos, Zidane tha se mbrojtësi spanjoll është një "lider" ndërsa Benzema një "talent i vërtetë". The post Zidane: Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do punoja shofer appeared first on Mesazhi.com. |
| Misteri – Çfarë ndodhi në qiellin meksikan përpara tërmetit? Posted: 08 Sep 2017 11:32 AM PDT Meksika u përfshi nga tërmeti më i fuqishëm në 100 vitet e fundit, por diçka misterioze ndodhi disa minuta më herët. Në qiellin e kryeqytetit të vendit, Mexico City u panë disa shkëndija jeshile misterioze që u pasuan më pas nga tërmeti prej 8.2 ballësh. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi paralajmërim për tsunami për të paktën tetë vende dhe njerëzit dolën menjëherë në rrugë. Një person mori një video të fenomenit të dritës së tërmetit. Nuk dihet ende saktësisht se pse ndodh kjo. Sizmologu Stephen Hicks tha: "Dritat e tërmetit nuk janë provuar kurrë. Shpjegim më i thjeshtë është shpërthimi i vogël në gjeneratorët elektrikë dhe sistemet e energjisë". Dritat janë të ngjashme me aurorat dhe ndonjëherë mund të vazhdojnë disa minuta pas ose para tërmetit. Për shembull, në vitin 1975, dritat misterioze u shfaqën gjatë dhe menjëherë pas goditjes kryesore të tërmetit të Kalapanës në Havai. Ata vijnë në shumë ngjyra dhe forma dhe njerëzit kanë raportuar se i shohin ato për qindra vjet, por vetëm kohët e fundit shkencëtarët vijnë pak më afër për të përcaktuar pse shfaqen. Pse ndodhin? Një hipotezë është se gjenerimi i shkëmbinjve të tërmetit "përfshin jonizimin e oksigjenit në anionet e oksigjenit duke thyer lidhjet e peroksidit në disa lloje shkëmbinjsh nga stresi i lartë para dhe gjatë një tërmeti", sipas një shpjegimi në faqen wikipedia, cituar nga "Metro". 'Pas jonizimit, jonet udhëtojnë nëpër çarjet e shkëmbinjve. Sapo të arrijnë atmosferën, këto jone mund të jonizojnë xhepat e ajrit, duke formuar plazma me dritë". Një tjetër shpjegim është se dritat janë shkaktuar nga rezultati i dy shtresave të materialit të njëjtë për shkak të tensionit. Sipas profesorit Troy Shinbrot të Universitetit Rutgers, i cili zhvilloi një eksperiment laboratorik, shkarkimet e tensionit në ajër, të cilat pastaj elektrifikojnë ajrin dhepër pasojë krijojnë një dritë elektrike të ndritshme. Të tjerë besojnë se dritat janë shkaktuar nga UFO-t dhe janë shenja të apokalipsit. Tërmeti më shkatërrues që ka goditur Meksikën ndodhi në vitin 1985, me një fuqi prej 8.1 ballësh, duke shkaktuar 10 viktima. The post Misteri – Çfarë ndodhi në qiellin meksikan përpara tërmetit? appeared first on Mesazhi.com. |
| Pasi e kerkon arrestimin e myftiut Ylli Gurra, Spartak Ngjela i bie pishman Posted: 08 Sep 2017 11:23 AM PDT Deklarata e avokatit Spartak Ngjela se myftiu i Tiranës duhej arrestuar, mori dhenë, në kulmin e debatit mbi "mbulim" e statujës së Skënderbeut gjatë faljes së Bajramit. Pas ndezjes së debatit mbi "mbulimin" e bustit të Skënderbeut, Myftiu Gurra, edhe pse i kërcënuar me jetë, mbajti një qëndrim publik ku tha se "motrat dhe vëllezërit e krishterë i garantoj se nuk ka qenë asgjë e qëllimtë. Pas deklaratave fyese te Ngjeles, myftiu i Tiranës, Gurra dhe avokati Ngjela kanë pasur një takim së bashku, takim i cili ka bërë që avokati të tërhiqet nga qëndrimi i tij fillestar. Spartak Ngjela, nëpërmjet një postimi në facebook e cilësoi si "palaço", ndërsa kërkoi edhe arrestimin e tij. Pas kësaj Gurra deklaroi se avokati do të përballet me drejtësinë. /MESAZHI/ The post Pasi e kerkon arrestimin e myftiut Ylli Gurra, Spartak Ngjela i bie pishman appeared first on Mesazhi.com. |
| Për herë të parë një grua do të jetë gjyqtare në një ndeshje të Bundesligës Posted: 08 Sep 2017 09:39 AM PDT Për herë të parë, një grua do të referoj një ndeshje në Bundesligën gjermane në futboll. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka bërë të ditur se Bibiana Steinhaus (38), është vendosur në listën e referëve, ku pritet debutimi i saj që të dielën në takimin mes Herthës dhe Werderit i cili do të zhvillohet në Berlin. Steinhaus, me profesion police, është bija e një ish-referi gjerman, me një përvojë dhjetëvjeçare të referimit në Bundesliga 2, ndërsa ka referuar edhe disa ndeshje të kupës së Gjermanisë. Trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann tha se paraqet kënaqësi fakti se një grua do të jetë gjyqtare në Bundesligë. "Për mua nuk ka rëndësi nëse referi do të jetë burrë ose grua. Është me rëndësi që puna të bëhet mirë, prandaj nuk dyshoj në te", tha Nagelsman. Trajneri i Werderit, Alexander Nouri, tha se Steinhaus ka merituar besimin e dhënë. “Nuk është për tu habitur. Ajo ka merituar rolin që i është dhënë", tha Nouri. /aa/ The post Për herë të parë një grua do të jetë gjyqtare në një ndeshje të Bundesligës appeared first on Mesazhi.com. |
| Lista Serbe nesër takim në Beograd Posted: 08 Sep 2017 09:35 AM PDT Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se nesër do të mbajë një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Serbisë. Takimi do të fillojë në orën 10:30, shkruan Telegrafi. Ditë në parë Lsita Serbe pati theksuar se lidhur me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës do të konsultohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. The post Lista Serbe nesër takim në Beograd appeared first on Mesazhi.com. |
| 13-vjeçarja shënon rekord, dhuron organe për tetë persona Posted: 08 Sep 2017 09:26 AM PDT Një 13-vjeçare që ka vdekur nga një sëmundje në tru ka arritur një rekord duke ndihmuar tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, përmes dhurimit të organeve. Jemima Layzell nga Somerseti i Anglisë, që vdiq më 2012, kishte dhuruar zemrën, pankreasin, mushkëritë, veshkat, zorrën e vogël dhe mëlçinë. Prindërit e saj kanë thënë se ajo ishte shumë e mençur, e dashur dhe kreative dhe do të ishte shumë krenare për këtë veprim. Sipas institucioneve, deri tani asnjë donator nuk ka ndihmuar kaq shumë njerëz. Zemra e saj, zorra dhe pankreasi u transplantuan në tre njerëz të ndryshëm, ndërsady morën veshkat e saj. Mëlçia u nda dhe u transplantua në dy njerëz tjerë dhe dy mushkëritë u transplantuan në një pacient. Zakonisht, një donacion rezulton në 2.6 transplante, ndërsa numri tetë është shumë i pazakontë. Nëna e Jemimas, Sophy Layzell ka thënë se ata e dinin që vajza e tyre do të dhuronte organet sepse e kishin folur për këtë disa javë para vdekjes, kur një i afërm i tyre kishte vdekur në një aksident. /albeu.com/ The post 13-vjeçarja shënon rekord, dhuron organe për tetë persona appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





