“Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk i kanë ndjekur mësimet” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk i kanë ndjekur mësimet
- Uragani Irma merr 45 jetë njerëzish
- Mianmari "duhet t'i kthejë" myslimanët
- SHBA do të përballet me “dhimbjen më të madhe”, kërcënon Koreja V.
- Siri: Aeroplanët rusë të dyshuar për vrajsen e 69 civilëve
- Haradinaj provon të korrigjojë demarkacionin
- Bërglez: Sllovenia e mbështet Maqedoninë në integrimet evroatlantike
- Jo të gjitha linjat Prishtinë - Beograd janë mbyllur
- Kompania Air Berlin i anuloi afro 100 fluturime
- Djaloshi 8 vjeçar e refuzoi propozimin e Vuçiqit
- Evakuime në gjithë Rusinë për shkak të kërcënimeve anonime me bomba
- Egjipti thuhet se ka ndërprerë marrëdhëniet ushtarake me Korenë e Veriut
- Dekriminalizimi i sistemit përmes reformave në gjyqësor
- Turqia nënshkruan marrëveshje për të blerë sistemin e raketave nga Rusia
- Rakiq: Qeveria në Kosovë varet nga Lista Serbe
- Arabia Saudite thotë se ka parandaluar një sulm në kryeqytet
- AI: Mijëra gra viktima të dhunës seksuale në Bosnjë - pa mbështetje
- “Strategji të jashtëligjshme” gjatë zgjedhjeve në Rusi
- Hakerët e Koresë Veriore dyshohen për sulme kibernetike
- Qeveria “dobëson” partitë e vogla në Kuvend
Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk i kanë ndjekur mësimet Posted: 12 Sep 2017 10:26 AM PDT Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet vitin e kaluar akademik, bën të ditur një raport i UNHCR-së, Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara. Në raportin e titulluar "Të lënë pas dore: Shkollimi i refugjatëve në krizë", vihet re se, në aspektin global, 91 përqind e fëmijëve e kanë ndjekur shkollën fillore, por për refugjatët kjo shifër qëndron në vetëm 61 përqind, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta në më pak se 50 përqind. Raporti thekson se 6.4 milionë refugjatë të moshës shkollore – midis 5 dhe 17 vjeç – janë nën mandatin e UNHCR-së. "Në vitin 2016, vetëm 2.9 milionë janë regjistruar në arsimin fillor ose të mesëm. Më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 3.5 milionë, nuk kanë shkuar në shkollë", thuhet në raportin e UNHCR-së. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Uragani Irma merr 45 jetë njerëzish Posted: 12 Sep 2017 09:04 AM PDT Nurmi i të vdekurve nga uragani Irma ka arritur në 45 veta, përfshirë 10 në Shtetet e Bashkuara, pasi stuhia që ka zbarkuar në Karaibe, ka goditur edhe Floridan, Xhorxhian dhe Karolinën Jugore. Të martën, Irma është shndërruar në erë tropikale, por ka ende fuqi për të shkaktuar dëme. Zyrtarët thanë se stuhia ka marrë shtatë jetë njerëzish në Florida, dy në Xhorxhia dhe një në Karolinën Jugore. Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhimin e Emergjencave tha se një në katër shtëpi në Florida Keys është shkatërruar nga Irma, ndërsa 60 përqind e shtëpive në këtë grup ishujsh kanë pësuar dëme. Po ashtu llogaritet se 13 milionë banorë të Floridas mbeten pa energji elektrike. Kuba tha të martën se 12 njerëz kanë vdekur në këtë vend gjatë fundjavës - kur ka zbarkuar uragani i kategorisë 4 - duke çuar në 35 numrin e të vdekurve në Karaibe. Britania, Franca dhe Holanda, të cilat kanë territore në Karaibe, kanë nisur tashmë ndihma. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mianmari "duhet t'i kthejë" myslimanët Posted: 12 Sep 2017 08:54 AM PDT Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, i bëri thirrje Mianmarit që t'i marrë qindra-mijëra myslimanët Rohingya që kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine. Gjatë vizitës në një kamp të refugjatëve, ajo tha se Mianmari duhet ta shohë situatën me humanizëm, sepse "njerëz të pafajshëm janë duke vuajtur". Rreth 370,000 myslimanë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh, prejse ka shpërthyer dhuna në fund të muajit të kaluar. Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre. Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht. Shtëpia e Bardhë e dënoi sërish dhunën. "Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me krizën e vazhdueshme në Mianmar, ku së paku 300,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, pas sulmeve ndaj postblloqeve të sigurisë më 25 gusht", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA do të përballet me “dhimbjen më të madhe”, kërcënon Koreja V. Posted: 12 Sep 2017 08:45 AM PDT Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit, më 3 shtator, ka kryer provën e gjashtë bërthamore. Rezoluta e sanksioneve është hartuar nga Shtetet e Bashkuara. Phenjani i hodhi poshtë ato dhe tha se SHBA-ja do të përballet së shpejti me "dhimbjen më të madhe" që ka pasur ndonjëherë. Ambasadori verikorean në OKB, Han Tae Song, tha se SHBA është "e fiksuar" në pengimin e zhvillimit të Koresë Veriore si forcë bërthamore. Sanksionet e reja i kufizojnë Phenjanit importet e naftës dhe i ndalojnë eksportet e tekstilit. Shtetet e Bashkuara fillimisht kanë propozuar sanksione më të ashpra, përfshirë ndalimin total të importeve të naftës. Por, sanksionet janë miratuar njëzëshëm vetëm pasi aleatët e Phenjanit, Rusia dhe Kina, kanë rënë dakord për masa më të reduktuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Siri: Aeroplanët rusë të dyshuar për vrajsen e 69 civilëve Posted: 12 Sep 2017 07:17 AM PDT Aktivistët sirianë thonë se nga sulmet e dyshuara ajrore ruse janë vrarë 69 civilë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, gjatë tri ditëve të kaluara, afër provincës lindore, Deir al-Zour. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhduesit në terren në Siri, ka njoftuar sot se me këto sulme janë qëlluar kampet civile në një kryqëzim të lumenjëve në bregun perëndimor të lumit Eufrat, dhe trageted me njerëz duke lundruar në lum. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se Ministria e mbrojtjes e Rusisë nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment. Vrasjet e civilëve janë shtuar derisa trupat e qeverisë së Sirisë, që mbështetet nga Rusia, dhe forcat kryengritëse të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, ndërmarrin sulme të ndara kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në provincën e pasur me naftë, Deir al-Zour, afër kufirit irakian. Observatori sirian për të drejtat e njeriut, po ashtu sot, ka raportuar për vrasje të civilëve të shkaktuara nga aeroplanët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë 12 pjesëtarë të një familjeje të vetme, në një fshat në bregun lindor të lumit Eufrat. Autoritetet e Sirisë thonë se ekstremistët e Shtetit Islamik e shfrytëzojnë Eufratin për tu larguar nga Deir al-Zour, derisa trupat e vazhdojnë sulmin e tyre kundër militantëve. Siria është e përfshirë në një luftë civile gjashtëvjeçare, ku Rusia dhe Irani e mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, i mbështesin grupet e ndryshme, që e kundërshtojnë qeverinë e presidentit, Assad. Grupi militant, Shteti Islamik, që në vitin 2014 ka okupuar territore të gjëra në Siri, sulmohet nga të gjitha palët dhe është detyruar të largohet nga pjesa më e madhe e territoreve që i kishte nën kontroll, nga ofensivat e ndara të qeverisë së Sirisë dhe të kryengritësve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haradinaj provon të korrigjojë demarkacionin Posted: 12 Sep 2017 07:06 AM PDT Demarkacioni i vijës kufitare me Malin e Zi, vazhdon të mbetet një nga çështjet e pazgjidhura edhe për Qeverinë e re të Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bërglez: Sllovenia e mbështet Maqedoninë në integrimet evroatlantike Posted: 12 Sep 2017 06:33 AM PDT Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Millan Bërglez, tha se Lublana e mbështet Maqedoninë në proceset e integrimit evroatlantik pa kushëtzime. Këto komnete ai i ka bërë sot në Shkup, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ç'rast zoti Xhaferi e ka njoftuar kolegun e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoni dhe për dinamikën e aktivitetit të Kuvendit të Maqedonisë, sipas planit të reformave të qeverisë së re. Zoti Bërglez tha se vendet e vogla, siç janë Maqedonia dhe Sllovenia, është "karakteristike që të jenë unike dhe së bashku t'i realizojnë qëllimet e tyre para bashkësisë ndërkombëtare". "Gëzohem dhe besoj se me daljen e juaj nga kriza, garantohet punë më e mirë e institucioneve në shtetin tuaj", tha Bërglez dhe ka shtuar se "sikur në Maqedoni, ashtu edhe në shtetin tonë, megjithë të gjitha dallimet në qëndrime për çështje kyçe, do të kemi mundësi të mbesim së bashku dhe t'i zgjidhim". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Jo të gjitha linjat Prishtinë - Beograd janë mbyllur Posted: 12 Sep 2017 06:26 AM PDT Qarkullimi në linjat e autobusëve nga Prishtina për në Beograd, nuk është mbyllur, thonë zyrtarët në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kompania Air Berlin i anuloi afro 100 fluturime Posted: 12 Sep 2017 06:26 AM PDT Kompania Air Berlin, e cila ka shpallur falimentim, sot i ka anuluar afro 100 fluturime, pasi një numër i madh i pazakonshëm i pilotëve morën pushim mjekësor, duke e dëmtuar potencialisht përpjekjen për gjetjen e investitorëve të gatshëm për ta shpëtuar këtë kompani ajrore, që është e dyta më e madhja në Gjermani. Air Berlin ka shpallur falimentim muajin e kaluar pasi aksionari kryesor, Etihad Airways, i ka tërhequr fondet pas disa viteve të humbjeve. Investitorët potencialë duhet që deri më 15 të këtij muajim, të paraqesin oferta. Afro 100 fluturime janë anuluar sot herët në mëngjes, pasi 200 pilotë të kompanisë, Air Berlin, kanë marrë pushim mjekësor. Një burim industrial tha se Air Berlin mund t'i humbë deri në 5 milionë euro në ditë, për shkak të anulimeve të fluturimeve, raporton agjencia Reuters nga Berlini. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Djaloshi 8 vjeçar e refuzoi propozimin e Vuçiqit Posted: 12 Sep 2017 06:20 AM PDT Djaloshit tetëvjeçar nga Rijeka e Kroacisë, Tino Popoviq, i cili është shndërruar në yll të Internetit në rajon, pasi e ka refuzuar propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në vend të klubit të futbollit Rijeka, të simpatizojë për "ndonjë klub më të madh si Zvezda ose Partizani", klubi Rijeka i ka dhuruar atij fanelën me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve. Djaloshit, i cili në mes të Beogradit i tha kategorikisht "jo" Vuçiqit, dhe i mbeti besnik klubit të tij, Rijeka, udhëheqësia e këtij klubi këtë fanelë ia ka dorëzuar të shtunën e kaluar gjatë një ndeshjeje në Rijekë. "Nuk duhet shumë të theksohet se sa rëndësi ka ky gjest për këtë simpatizues të vogël, që është vetëm njëri nga shumë prej brezit të ri, i cili do të jetojë shumë gjatë, frymojë dhe simpatizoj për Rijekën", thuhet në faqen në Internet të këtij klubi. Më 24 gusht në Beograd, presidenti Vuçiq i kishte pranuar fëmijët nga tri rajone të Kroacisë, të cilët ishin pjesëmarrrës të një shkolle verore në Beograd dhe disa ditë qëndruan në Serbi. Kur dëgjoi se tetëvjeçari Popoviq simpatizonte për Rijekën, Vuçiq iu drejtua atij duke i thënë: "Tino, ti duhet të simpatizosh për ndonjë klub tjetër më të madh e më të mirë, sikur Zvezda ose Partizani, që janë klube më të mëdha se Rijeka, Dinamo dhe Hajduku", raporton agjencia Beta. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Evakuime në gjithë Rusinë për shkak të kërcënimeve anonime me bomba Posted: 12 Sep 2017 06:10 AM PDT Një seri e kërcënimeve anonime me bombë gjatë thirrjeve telefonike tek autoritetet në qytetet në gjithë Rusinë, prej ditës së djeshme, janë shkaktuar evakuime në shkolla, qendra tregtare, teatre dhe universitete. Deisa media rajonale në Rusi, duke i cituar policitë lokale, kanë raportuar se evakuimet ishin të ndërlidhura me ushtrimet ushtarake, por ka raporte ku citohen zyrtarët që kanë thënë se evakuimet janë pasojë e kërcënimeve anonime me bomba. Raportohet se zyrtarët e sigurisë i kanë evakuuar njerëzit nga ndërtesat në qytetet Çelabinsk, Magadan, Jekaterinburg, Stavropol, Ufa, Oms, Novosibirsk, Riazan, Brianks, Perm, Krasnojarsk, Vlladivostok dhe Juzhno-Skalinsk. Autoritetet e qytetit Perm i kanë mbyllur shkollat pas kërcënimeve me thirrjet telefonike anonime, në shtatë shkolla dhe në staciont e trenave. Raportohet se në qytetin Surgut në Siberi, ushtarët e armatosur i kanë ndalur makinat për të kryer kontrolle. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Egjipti thuhet se ka ndërprerë marrëdhëniet ushtarake me Korenë e Veriut Posted: 12 Sep 2017 05:54 AM PDT Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve në Korenë Jugore, ministri i mbrojtjes së Egjiptit, në një vizitë në Seul, ka njoftuar se vendi i tij ka ndërprerë marrëdhëniet ushtarake me Korenë e Veriut. Nuk ka pasur ndonjë konfirmim të menjëhershëm të qeverisë egjiptiane rreth këtij raportimi, por ky hap pason vendimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërprerë afro 300 milion dollarë ndihma për Egjiptin, për shkak të lidhjeve të këtij shteti me Phenjanin. "Egjipti do të bashkëpunojë me Korenë Jugore kundër veprimeve të Koresë Veriore, të cilat kërcënojnë paqen", është cituar kështu ministri egjiptian, Sidki Sobhi. Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamer el- Rifai, ka thënë se ministri egjiptian, Sobhi, ka diskutuar rreth bashkëpunimit ushtarak me zyrtarët e Koresë Jugore, ai ka refuzuar të elaborojë tutje diskutimet nga vizita në Seul. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dekriminalizimi i sistemit përmes reformave në gjyqësor Posted: 12 Sep 2017 05:31 AM PDT Qeveria e Maqedonisë ka hartuar një strategji për reforma në gjyqësor, si një nga segmentet më të kritikuara në vend për shkak të politizimit, partizimit dhe mungesës së profesionalizimit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Turqia nënshkruan marrëveshje për të blerë sistemin e raketave nga Rusia Posted: 12 Sep 2017 05:09 AM PDT Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blejë nga ajo, sistemin e raketave të avionëve S-400. Gazetat turke kanë cituar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku ka thënë se marrëveshja ëshë nënshkruar dhe se është bërë pagesa e depozitës. Kozhin, ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar, dhe se "po bëhen përgatitje qe kjo kontratë të përmbushet" Kozhin tha se " të gjitha vendimet në kontratë janë në përputhje të plotë" me interesat strategjike të Rusisë. Blerja e armëve nga një furnizues që nuk është furnitorë i NATO-s, ka ngritur shqetësime në shtetet perëndimore. Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se Turqia është e lirë të bëjë blerje të tilla, bazuar në nevojat e saj për mbrojtje. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rakiq: Qeveria në Kosovë varet nga Lista Serbe Posted: 12 Sep 2017 02:07 AM PDT Lista Serbe është e fuqishme dhe prej saj varet qeveria në Kosovë, ka thënë kryetari I Listës, Goran Rakiq, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS. "Nuk do të shantazhojmë, nuk do t'ua fusim gishtin në sy shqiptarëve, por do të jemi një gur në këpucë për ta, që t'ia rikujtojmë Prishtinës detyrimet që ka", ka thënë Rakiq. Ai ka thënë gjithashtu se mund të garantojë "100 për qind se Asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe do të formohet së shpejti". "Ky ka qenë kushti ynë, por njëkohësisht është edhe detyrim ndërkombëtar. Prishtina obligohet me Marrëveshjen e Brukselit, nënshkruese e së cilës është, që sa më parë të mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe", ka thënë Rakiq. Lista Serbe përfaqëson serbët e Kosovës në qeveri dhe Kuvend. Në kuadër të marrëveshjes për formimin e qeverisë së Kosovës, e cila mori bekimin e Kuvendit të shtunën më 9 shtator, Listës Serbe i janë ndarë tri ministri. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Arabia Saudite thotë se ka parandaluar një sulm në kryeqytet Posted: 12 Sep 2017 02:00 AM PDT Zyrtarë nga Arabia Saudite kanë bërë të ditur se kanë penguar një sulm nga Shteti Islamik, që synonte të sulmonte zyret qendrore të ministrisë së mbrojtjes të Arabisë Saudite. Zyrtarë të sigurisë kanë thënë për mediet shtetërore të Arabisë Saudite se dy persona me origjine nga Jemeni, që jetonin në mbretëri po planifikonin sulm kamikaz në ndërtesën e ministrisë, në kryeqytetin, Riad. Personat janë arrestuar së bashku me dy qytetarë nga Arabia Saudite, të cilët dyshohen për përfshirje në komplot, thonë zyrtarët. Arabia Saudite kryeson një koalicion arab, që i ofron mbështetje ajërore qeverisë së presidentit jemen, Abedrabo Mansour Hadi, të cilët po ballafaqohen me rebelën Huthi të përkrahur nga Irani. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
AI: Mijëra gra viktima të dhunës seksuale në Bosnjë - pa mbështetje Posted: 12 Sep 2017 01:56 AM PDT Më se 20 mijë femrave, që ishin viktima të dhunës seksuale në Bosnjë-Hercegovinë, ende u mohohet drejtësia, thuhet në raportin e organizatës, Amnesty International (AI), të publikuar sot. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Strategji të jashtëligjshme” gjatë zgjedhjeve në Rusi Posted: 12 Sep 2017 01:35 AM PDT Grupi i pavarur për monitorimin e zgjedhjeve në Rusi, Golos, kanë thënë se dalja e ulët në votime në zgjedhjet rajonale dhe lokale në Rusi, është si pasojë e "nivelit të ulët të konkurrencës, dhe nga mosbesimi i votuesve ndaj procesit zgjedhorë". Grupi monitorues, Golos, ka thënë në një raport se vëzhgimi i tyre i zgjedhjeve "sugjeron që strategjitë dhe taktikat e jashtëligjshme ende dominojnë në vend". Në këto zgjedhje, partia në pushtet United Russia, ka dominuar në garën rajonale dhe lokale në zgjedhjet që u mbajtën këto ditë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hakerët e Koresë Veriore dyshohen për sulme kibernetike Posted: 12 Sep 2017 01:10 AM PDT Korea a Veriut dyshohet se po i intensifikon sulmet kibernetike, duke vjedhur monedha virtuale bitcoins, thonë ekspertët e sigurisë në Korenë Jugore. Në një raport nga hulumtuesit për siguri, FireEye, thuhet se që nga muaji maj, hakerët e Koresë së Veriut kanë sulmuar së paku tri shkëmbimore të monedhave virtuale në Korenë e Jugut. Raportet nga lajmet lokale në Korenë Jugore raportojnë për vjedhje të më shumë se 3.800 monedha bitcoins në vlerë prej 15 milion dollarësh, ndërsa FireEye thotë se nuk ka shenja të qarta nëse Korea e Veriut është e përfshirë në këtë rast. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Qeveria “dobëson” partitë e vogla në Kuvend Posted: 12 Sep 2017 12:25 AM PDT Emërimi i disa deputetëve në dikasteret e Qeverisë, i detyron ata që të heqin dorë nga mandati i deputetit, thonë zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |