“Manovrat e Rusisë dhe Bjellorusisë thuhet se janë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Manovrat e Rusisë dhe Bjellorusisë thuhet se janë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare
- Telefonata kërcënuese për sulme me bombë në Rusi
- Gjermania fillon dëbimin e azilkërkuesve
- Rishikohet vendimi për dëbimin nga qeveria të ish-kryeministrit pakistan
- Ekonomia e Maqedonisë shënon rënie
- Në 'hall' me marrëveshjen për demarkacionin
- Sallat operative në QKUK, nën hetime
- Moskë: Aktivisti Udaltsov u lirua pasi u mbajt në polici për 90 minuta
- Thirrje qeverisë për fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë
- SHBA: Tillerson nuk synon rritjen e tensioneve me Rusinë
- Roboti YuMi dirigjon Andrea Bocellin
- Netanyahu: Izraeli ende e kundërshton marrëveshjen atomike me Iranin
- Gjuriq dhe Rakiq, nesër në Moskë
- Rusi: Aktivisti Udaltsov arrestohet derisa protestonte në Moskë
- RT: SHBA-ja ka kërkuar regjistrim si “agjent i jashtëm”
- Juncker: Ballkanit t’i ofrohet perspektivë e besueshme për integrim në BE
- SHBA: Ka vdekur pionierja e të drejtave të homoseksualëve
- Myslimanë, katolikë e ortodoksë promovojnë tolerancën ndërfetare
- Ekuipazhi ruso-amerikan arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë
- Pjesëtari rus i IS-it u dënua me vdekje në Bagdad
| Manovrat e Rusisë dhe Bjellorusisë thuhet se janë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare Posted: 13 Sep 2017 09:45 AM PDT Bjellorusia thotë se manovrat që do t'i mbajë me Rusinë, nuk bien ndesh me asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ka thënë kështu pas shqetësimeve nga perëndimi se këto veprime ishin lojëra të luftës. Shefi i Ministrisë së Mbrojtjes, departamenti për bashkëpunime ndërkombëtare, gjenerali, Aleh Voinau, u ka thënë gazetarëve në Minsk, se organizatat dhe qeveritë ndërkombëtare, përfshi edhe OSCE-në dhe vendet anëtare të NATO-s, janë njoftuar me kohë, sipas rregullave të OSCE-së për manovrat Zapad. Vonai tha se numri i personelit, armëve dhe pajisjeve ushtarake të përfshira në këto ushtrime, që do mbahen në Bjellorusi dhe në pjesë perëndimore të Rusisë, janë në përputhje me Marrëveshjen e Vjenës. Dokumenti i Vjenës thekson se në manovrat që përfshijnë më shumë se 13.000 trupa ushtarake, duhet të lajmërohen shtetet tjera dhe të jenë të hapura për observime. Rusia dhe Bjellrusia thonë se në këto manovra do të përfshihen 12.700 trupa, por zyrtarë nga perëndimi thonë se numrat e vërtetë të pjesëmarrjes ushtarake mund të jenë shumë më të lartë, më shumë se 100 mijë ushtarë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Telefonata kërcënuese për sulme me bombë në Rusi Posted: 13 Sep 2017 09:17 AM PDT Rusia ka pranuar në katër ditët e fundit, një sërë telefonatash kërcënuese për sulm me bombë. Burimet nga agjencitë për zbatimin e ligjit në Moskë, citohen të kenë thënë se mijëra njerëz ishin evakuar nga qendrat tregtare, stacione të trenave, universitete dhe ndërtesa të tjera, pas 20 telefonatave kërcënuese për sulme me bombë. Evakuime ka pasur në vende publike, në Abakan, Tomsk, Saratov dhe disa qytete të tjera në Rusi. Evakuimi i parë është raportuar në zyren e kryetarit të Omsk-it ,më 10 shtator, pasi një person i panjohur ka telefonuar autoritetet duke thënë se kishte një bombë në ndërtesë. Kërkuesit në ndërtesën e evakuar nuk kanë gjetur ndojë bombë apo ekploziv, në asnjë nga qytetet ku është raportuar të ketë bomba. Zëdhënësja e policiës Olga Shterk, i quajti kërcënimet si" sulme të rreme", ajo tha se "telefonatat janë bërë përmes internetit, prandaj kjo e vështirëson identifikimin e lokacionit nga janë bërë thirrjet". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjermania fillon dëbimin e azilkërkuesve Posted: 13 Sep 2017 08:45 AM PDT Gjermania ka dëbuar për në Afganistan 8 persona, pasi që kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar. Ministri i brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann tha se të gjithë të dëbuarit ishin të dënuar për krime, dhe së paku dy prej tyre ishin të dënuar nën akuzën për përdhunim. Mohammad Asif Abbasi, përfaqësues afgan në Ministrinë për refugjatë, tha se në mesin e të dëbuarve ishin së paku tre persona që kishin kryer shkelje penale. Këto ishin dëbimet e para për Gjermaninë, pasi kjo e fundit kishte ndaluar dëbimin e avionëve për në Afganistan. Autoritetet gjermane tani po i zvogëlojnë dëbimet e tri grupe të Afganëve, atyre që dyshohen për terrorizëm, të dënuarit për krime dhe ata që refuzojnë të verifikojnë identitetin e tyre. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rishikohet vendimi për dëbimin nga qeveria të ish-kryeministrit pakistan Posted: 13 Sep 2017 08:40 AM PDT Një gjykatë supreme në Pakistan, ka mbajtur dëgjimin e parë që rishikon vendimin që e kishte larguar nga detyra, ish-kryeminstrin, Nawaz Sharif nën akuzën për korrupsion. Sharif kishte sfiduar Gjykatën Supreme në vendimin e 28 korrikut, që e ndaloj atë për një kohë të caktuar si ligjbërës në parlamentin e Pakistanit. Avokati i Sharif-it, u kishte thënë gazetarëve se "nuk ka pasur gjykim të drejtë" ndaj Sharif-it. Akuza penale janë ngritur edhe ndaj dy djemve të Sharif-it, vajzës, dhëndrrit dhe një anëtari të Lidhjes së tij Myslimane të Pakistanit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ekonomia e Maqedonisë shënon rënie Posted: 13 Sep 2017 07:19 AM PDT Ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rënie në gjashtë muajt e parë të vitit, duke rrezikuar futjen e vendit në recesion. Rënia më e madhe është regjistruar në tremujorin e dytë, por rritje negative ka pasur edhe në tremujorin e parë. Qeveria e Maqedonisë i pranon këto të dhëna, por thuhet se masat që janë ndërmarrë kanë të bëjnë me grumbullimin e më shumë të ardhurave në buxhet. Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë në një intervistë për mediat nacionale se gjatë kësaj periudhe tremujore të qeverisjes së tij nuk ka pasur reforma tatimore, pasi Qeveria, siç ka thënë ai, është fokusuar në "kthimin e lirisë politike, por edhe të asaj ekonomike në vend". Bazuar në të dhënat zyrtare, ekspertët thonë se këtë vit projektimet ekonomike jo që nuk do të realizohen, por gjasat janë që gjendja të mbetet e njëjtë apo edhe të përkeqësohet. "Kemi një rritje negative prej minus 1.8 për qind në tremujorin e dytë dhe 0.8 për qind në tremujorin e parë. Kjo nënkupton se recesionin e kemi në prag të derës. Sigurisht se duhet të bëhet edhe një rivlerësim për Bruto Prodhimin Vendor pasi që rritja prej 2.2 për qind do të jetë e pamundur", thotë Nebi Hoxha, drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. "Rrjedhimisht, ne do të ishim të kënaqur për këtë vit nëse arrijmë rritjen prej 0.7 deri në 1 për qind të Bruto Prodhimit Vendor", thekson Hoxha. Sipas tij, ulja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë. Ai thotë se ekonomia vendore edhe më parë ka qenë e pazhvilluar dhe se rezultatet e prezantuara nga qeveria e kaluar nuk kanë qenë reale. Veç kësaj, sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rezultatet tregojnë edhe rënie të madhe të investime të huaja në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. "Shqetësuese janë të dhënat për rënien drastike të investimeve të huaja në masën prej 50 për qind ose nga 199 milionë në 99 milionë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit. Kjo është një çështje shqetësuese, andaj vlerësojmë se qeveria duhet t'u qaset seriozisht masave për përmirësimin e gjendjes", thotë Nebi Hoxha, njohës i çështjeve ekonomike. Se gjendja ekonomike është e rëndë e thotë edhe Sllobodan Najdovski, analist i çështjeve ekonomike. Sipas tij, rënia ekonomike është pasojë para se gjithash e krizës së rëndë politike, nëpër të cilën ka kaluar Maqedonia tri vitet e fundit. Ai thotë se nevojitet një analizë e detajuar për të detektuar të gjithë faktorët për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi. "Duhet të shihet gjatë kësaj periudhe prej disa muajve deri në fund të vitit dhe të bëhet një analizë e detajuar lidhur me ndikimin e një pjesë të transfereve kapitale që janë paraparë në buxhet, të shlyhen detyrimet për investime kapitale lidhur me ndërmarrjet dhe rrugët, si dhe për ndërmarrjet tjera që janë në pronësi të shtetit". "Vlerësoj se gjatë kësaj periudhe duhet maksimalisht të stimulohen kompanitë private vendore, që deri në fund të vitit të mund të realizohen projektimet të parapara me rishikimin e buxhetit", thotë Najdovski. Dështimet në ndërtimin e autostradave dhe harxhimet në projektet joproduktive si projekti kundërthënës "Shkupi 2014" janë gjithashtu ndër faktorët e rënies ekonomike. Ekspertët thonë se është e patolerueshme që për shkak të politikës, ekonomia të mos lëvizë para. Ata rekomandojnë masa që të paktën projektet që kanë nisur të vazhdojnë të realizohen, në vend të shfrytëzimit të situatës aktuale për përfitime poenash politikë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në 'hall' me marrëveshjen për demarkacionin Posted: 13 Sep 2017 07:07 AM PDT Qeveria e re e Kosovës duhet të ndjekë disa hapa nëse është e interesuar që t'i rikthejë negociatat me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, thonë analistët politikë në Prishtinë. Zhbërja e marrëveshjes aktuale apo edhe dërgimi i saj në arbitrazh ndërkombëtar, konsiderohen si hapat e domosdoshëm që mund të ndiqen. Por, meqë bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare, sipas analistëve, në këtë proces duhet të përfshihet edhe Qeveria e Malit të Zi. Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane tha për Radion Evropa e Lirë se nëse një palë nuk është dakord për ta diskutuar sërish çështjen e kësaj marrëveshjeje, atëherë ka instanca të tjera të cilat mund të përfshihen. "Nëse Mali i Zi i ka kryer procedurat e brendshme dhe nëse ka vullnet edhe nga pala e tyre për ta ri-negociuar një tekst të tillë, atëherë është çështje tjetër, sepse vjen në shprehje vullneti i të dyja palëve. Kjo mund të ndodhë. Por, nëse pala malazeze nuk dëshiron, atëherë nuk mund të ndodhë që ne të vijmë deri te një version tjetër dhe ta ratifikojmë atë në Kuvend, pa pëlqimin e palës tjetër", tha Ujkani. Nga ana tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Vigan Qorolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës tha për Radion Evropa e Lirë se për të shkuar përpara lidhur me çështjen e demarkacionit, Kosova ka mundësinë që fillimisht ta refuzojë në Kuvend marrëveshjen e nënshkruar me Malin e Zi në vitin 2015 dhe më pas të hapë rrugë kushtetuese dhe ligjore që të kërkojë negociata të reja me Podgoricën. "Anulimi i marrëveshjes nga ana e Kosovës do t'i hapte rrugë negociimit të një marrëveshjeje të re me Malin e Zi, sepse pa pajtimin e dy palëve nuk do të ketë mundësi të caktimit të kufijve të ri. Versioni ekzistues i komisionit Meha të refuzohet me votë, për çka qeveria Haradinaj duhet ta njoftojë zyrtarisht Malin e Zi", tha Qorolli. Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mund të vijë në shprehje si opsion nëse institucionet e Kosovës dështojnë përfundimisht që ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin. Ujkani thotë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje shumë problematike që nuk mund të zgjidhet vetëm mes dy shteteve, Kosovës dhe Malit të Zi. Qorolli thotë se nëse çështja e demarkacionit shkon në arbitrazh, nuk mund të zgjasë shumë, pasi që palët do të caktonin kohën se kur mund të përfundonte procesi. "Çështja mund të zgjasë jo më pak se gjashtë muaj dhe jo më shumë se 12 muaj. Pasi kjo çështje të marrë epilogun, palët do të duhej ta respektojnë vendimin e arbitrazhit dhe ta zbatojnë", tha Qorolli. Zgjidhja më e mirë, sipas analistëve do të ishte që Prishtina dhe Podgorica së bashku ta adresojnë çështjen tek arbitrazhi ndërkombëtar, nëse nuk arrijnë marrëveshje dy-palëshe. Sidoqoftë, edhe nëse nuk ka pajtim që ta dërgojnë si dy shtete çështjen në arbitrazh ndërkombëtar, mundësitë janë që vetëm njëra qeveri ta bëjë këtë. Ndryshe, Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe Kosova. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri i sapo zgjedhur, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe ka emëruar ish-deputetin Shpejtim Bulliqi në krye të tij. Haradinaj dhe Bulliqi njihen si dy kundërshtuesit më të zëshëm të versionit aktual të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sallat operative në QKUK, nën hetime Posted: 13 Sep 2017 05:46 AM PDT Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten më 7 shtator, kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë. Të paktën për një rast, policia ka nisur hetimet. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit,tha për Radion Evropa e Lirë se në të njejtën ditë, kanë qenë gjithsejt tetë raste, të cilave u është komplikuar gjendja shëndetësore. Dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Sipas Baftiut, personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë 74 dhe 67 vjeç. "Këta dy pacientë kanë pasur edhe komplikime të tjera shëndetësore. Pra, nuk janë katër pacientë siç është plasuar në media, por janë dy që kanë vdekur ditën e enjte", tha Baftiu, duke pranuar se më 7 shtator ka pasur "komplikime në sallat e operacionit". Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj tha për Radion Evropa e Lirë se me këtë rast janë duke u marrë të gjitha institucionet relevante. "Të gjitha institucionet relevante janë duke u marrë në mënyrë të pavarur. Inspektoratet e ndryshme, sipas përgjegjësive dhe kompetencave, janë duke kryer punën e vet. Ne jemi në bashkëpunim me ta", tha Gjocaj. Ndryshe, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo-urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike. Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion. Zyrtarë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë përmes një komunikate kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse që sa më parë të zbardhen këto raste të vdekjeve, të cilat po cilësohen si të dyshimta. "Institucionet spitalore janë vende ku trajtohen, shërohen me mijëra pacientë por ndodhin edhe vdekje për të cilat nuk mund të ngritën paragjykime e spekulime, prandaj duhet të pritet vlerësimi përfundimtar nga ana e zyrtarëve përgjegjës të ngarkuar për rastin konkret nga ana e Drejtorisë së Shërbimi Spitalor Klinik Universitare", thuhet në komunikatë. Inspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku i tha Radios Evropa e Lirë se janë marrë mostrat dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pritet të dalë me rezultate mbi dyshimet për funksionalitetin e sallave operative. "Ne si inspektorat sanitar, së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kemi dhënë urdhëresë që të kryhen të gjitha ekzaminimet në aspektin higjieniko - sanitar dhe në bazë të rezultateve edhe do të reflektojmë". "Ne kemi dhënë urdhër që sallat operative të mbahen në nivelin më të lartë. Një gjë e tillë është duke u zbatuar, por rezultatet e analizave do të dëshmojnë saktë lidhur me aspektin higjieniko - sanitar", tha Tërshnjaku. Ndërkohë, edhe një rast tjetër gjatë këtyre ditëve është raportuar si vdekje e dyshimtë. Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se "një mashkull, shqiptar, ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, ka ndërruar jetë". Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili ka deklaruar se analizat rreth këtyre rasteve janë nisur jashtë vendit, por ai nuk ka thënë se në ç'vend janë dërguar ato. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Moskë: Aktivisti Udaltsov u lirua pasi u mbajt në polici për 90 minuta Posted: 13 Sep 2017 05:35 AM PDT Aktivisti opozitar rus, Sergei Udaltsov, është arrestuar sot për një kohë të shkurtër nga ana e policisë së Moskës, derisa protestonte para ndërtesës së Dumës ruse, që është Dhoma e ulët e parlamentit. Bashkëshortja e Udaltsovit, Anastasia Udaltsova, ka shkruar në rrjetin Twitter, se policia e dërgoi Sergein në një stacion të afërt. Pas 90 minutash, policia e liroi Udaltsovin. Sergei Udaltsov ka shkruar në rrjetin Twitter se ai dhe aktivisti, Aleksei Vorontsov, ishin liruar pas asaj që ai e përshkroi si "bisedime preventive" me policnë. Udaltsov dhe Vorontsov, ishin duke demonstruar afër Dumës ruse, duke kërkuar amnisti për të burgosurit në gjithë Rusinë, lidhur me 100 vjetorin e Revolucionit të Tetorit, që i solli bolshevikët në pushtet në vitin 1917. Udaltsov është liruar nga burgu më 8 gusht, pasi i ka kaluar 4,5 vjet burg, për shkak të rolit të tij në organizimin e protestës në maj të vitit 2012, kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe qeverisë së tij në Sheshin Bolotnaja në Moskë. Në korrik të vitit 2014, Udaltsov ishte dënuar për organizim të "çrregullimit masiv" lidhur me këtë protestë, që shpërtheu në dhunë, ndërsa demonstruesit dhe policia kanë bërë akuza reciproke për fajësi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thirrje qeverisë për fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë Posted: 13 Sep 2017 05:02 AM PDT Komuniteti i biznesit në Kosovë konsideron se fuqizimi i sektorit të prodhimtarisë duhet të jetë një ndër prioritet e Qeverisë së re në fushën e ekonomisë. Produktet, "Made in Kosova", thonë ata duhet të fuqizohen që të jenë konkurruese me produktet e vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Po ashtu, funksionalizimi i ekonomisë së tregut, përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i ekonomisë joformale dhe luftës kundër korrupsionit, kompletimi i kornizës ligjore për politikat e reja fiskale, nga përfaqësues të bizneseve konsiderohet se do të ishin stimuluese për investimet e jashtme dhe të brendshme. Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se ekonomia duhet të jetë prioritet i prioriteteve për qeverinë e re. "Në Kosovë, me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim që e kemi, ka nevojë që prodhuesit vendorë të fuqizohen, të krijohen qendra të certifikimit të produkteve ushqimore, të cilat mund të eksportohen drejt vendeve të BE-së. Po ashtu, duhet të ngrihet edhe cilësia e produkteve, që të jenë në konkurrencë me kompanitë evropiane", thotë Balija. Në Kosovë, sektori më pak i zhvilluar është ai i prodhimit, derisa sipas të dhënave zyrtare aktiviteti më i preferuar mbetet tregtia. Sipas ekspertëve, tregtia, megjithatë, nuk mund të jetë sektor më i leverdishëm për zhvillimin ekonomik se sa prodhimtaria. Shaqir Palushi, pronar i kompanisë "Frutex" nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, kërkon nga institucionet e reja të Kosovës që të marrin hapa konkret në zhvillimin e sektorit të prodhimit. Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se për të qenë konkurrentë me produktet e vendeve të rajonit dhe më gjerë, nevojitet një ambient më i favorshëm biznesor. "Ajo çka ne presim nga qeveria e re është zotimi i saj në fushatën parazgjedhore se do të merret me zhvillimin ekonomik. Neve si prodhues na intereson që pakoja fiskale '2', ashtu siç është marrë një vendim nga Qeveria e kaluar, t'u përmbahet afateve kohore të cilat janë paraparë". "Ne presim që deri në fund të këtij viti të zbatohen këto ndryshime që do të na lehtësonin bërjen e biznesit dhe do të ishte mundësi e mirë që produktet tona të jenë konkurrente me produktet nga rajoni dhe BE-së", thotë Palushi. Ndërkohë, përmes një komunikate për media, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e re të demonstrojë "dinamikë të shtuar në zbatimin e reformave të iniciuara". Rritjet ekonomike prej jo më shumë se 3.5 për qind që Kosova ka pasur përgjatë viteve -- ndonëse ishin konsideruar të jenë më të lartat në rajon -- nga analistët ekonomikë shihen si të pamjaftueshme për t'i adresuar problemet thelbësore që ka Kosova, siç janë papunësia dhe varfëria. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se 17.6 për qind e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 1.82 euro në ditë dhe 5.2 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë së skajshme me 1.30 euro për të rritur në ditë. Niveli i papunësisë ndërkaq arrin deri në 28.7 për qind. Për të zbutur këto shifra të papunësisë dhe varfërisë, zoti Balija thotë se duhet tërhequr investimet e huaja, të cilat gjatë viteve të fundit kanë shënuar rënie. "Në sferën ekonomike, investimet e huaja direkte në Kosovë duhet të rriten dhe kjo bëhet vetëm duke diskutuar me investitorët aktualë, të cilët e dijnë mirë se çka nevojitet, se cilat janë barrierat dhe faktorët nxitës, të cilat ata do të preferonin t'i kenë në dispozicion, në mënyrë që të zhvendosin prodhimin e tyre prej vendeve të BE-së apo rajonit në Kosovë dhe ta shohin Kosovën si një nga mundësitë reale, me avantazh konkurrues", thotë Balija. Investimet e huaja direkte në Kosovë vitin e kaluar patën shënuar rënie për rreth 100 milionë eurosh, në krahasim me vitin 2015. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet ndërkombëtare të pranuara vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur në 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vitin 2015, kur investimet e huaja ishin 309.8 milionë euro. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Tillerson nuk synon rritjen e tensioneve me Rusinë Posted: 13 Sep 2017 04:50 AM PDT Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, nuk dëshiron që mospajtimet diplomatike ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, të përshkallëzohen mëtutje dhe synon përmirësim të lidhjeve ndërmjet "dy fuqive atomike", ka thënë mbrëmë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert. "Mendoj se sekretari beson se nuk është i domosdoshëm aksion i mëtejshëm i përshkallëzimit në këtë pikë dhe ne synojmë përpjekje për të lëvizur përpara", tha Nauert. Këto komene janë bërë në periudhën e rritjes së tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës. Shtetet e Bashkuara më 31 gusht kanë urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Rusisë në San Francisco dhe të dy përfaqësive tregtare në Uashington, ndërsa në shenjë të hakmarrjes, Moska ka urdhëruar shkurtim të madh të personelit diplomatik amerikan në Rusi. Në mospajtimet e gjëra ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, përfshihen edhe akuzat e komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, sanksionet e imponuara nga fuqitë perëndimore kundër Moskës për aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe për mbështetjen e forcave separatiste në pjesën lindore të Ukrainës, pastaj për strategjitë lidhur me Sirinë dhe Korenë Veriore. Zëdhënësja Nauert e ka përmendur vizitën në Moskë të përfaqësuesit special amerikan për Korenë Veriore, Joseph Yun, për biseda me zyrtarët rusë, si shenjë të vazhdimit të bashkëpunimit në përpjekje për ballafaqim me Phenianin, lidhur me programet e ndaluara raketore dhe atomike të Koresë Veriore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Roboti YuMi dirigjon Andrea Bocellin Posted: 13 Sep 2017 04:40 AM PDT Roboti YuMi është paraqitur në skenën e Teatrit Verdi në Pisa të Italisë, për ta dirigjuar orkestrën filharmonike të Luccas dhe tenorin Italian, Andrea Bocelli. (Reuters) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Netanyahu: Izraeli ende e kundërshton marrëveshjen atomike me Iranin Posted: 13 Sep 2017 04:22 AM PDT Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes atomike me Iranin, të vitit 2015. Gjatë një konference të sotme për gazetarë në Argjentinë, ku gjendet për vizitë zyrtare, Netanyahu theksoi se "pozicioni ynë është i sinqert". "Kjo ishte marrveshje e keqe, prandaj ose duhet të përmirësohet ose të anulohet. Ky është pozicioni i Izraelit", tha Netanyahu. Ai e ka akuzuar Teheranin se operon me atë që ai e ka cilësuar si "makinë terrori që e përfshinë gjithë botën, duke i operuar celulat e terrorit në shumë kontinente, përfshirë Amerikën Latine". Zoti Netanyahu, dje ka marrë pjesë në një ceremoni në kryeqytetin, Buenos-Ajres, në Argjentinë, për t'i përkujtuar viktimat e sulmeve me bomba në Ambasadën e Izraelit, në vitin 1992, dhe në një qendër të komunitetit hebre, në vitin 1994. Në ambasadë ishin vrarë 29 vetë dhe plagosur 220 të tjerë, ndërsa në qendër nga eksplodimi ishin vrarë 85 vetë dhe plagosur 300 të tjerë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjuriq dhe Rakiq, nesër në Moskë Posted: 13 Sep 2017 03:44 AM PDT Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, do të takohen të enjten, me 14 shtator, në Moskë me delegacionin e lartë të partisë Rusia Unike, parti kjo në pushtet në Rusi. Lajmin e ka konfirmuar Lista Serbe, përmes një komunikate për medie, në të cilën thuhet se në takim do të bisedohet për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në Kosovë. "Lista Serbe është falënderuese për mbështetjen që po e merr nga Rusia Unike e Putinit", ka thënë Rakiq, në prag të takimit të nesërm. Ai ka shtuar se kolegëve rusë do tu përcjellë falënderimet e serbëve të Kosovës, për të gjitha ato që ka bërënë arenën ndërkombëtare, Federata Ruse dhe partia e presidentit rus Vladimir Putin, për çështjen e Kosovës. Rakiq ka theksuar se Lista Serbe pret që "gjatë kontakteve të ardhshme në Moskë, të marrë mbështetjen e pa mëdyshje të Rusisë Unike, për vazhdimin e luftës për interesat e popullit dhe shtetit serb në Kosovë, ndihmë të cilën e ka marrë edhe në prag të zgjedhjeve të kaluara parlamentare", në Kosovë. Lista Serbe, ditë më parë është bërë pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, pasi që e ka mbështetur qeverinë e Ramush Haradinajt. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusi: Aktivisti Udaltsov arrestohet derisa protestonte në Moskë Posted: 13 Sep 2017 02:51 AM PDT Aktivisti opozitar rus, Sergei Udaltsov, është arrestuar sot në Moskë derisa protestonte para Dumës ruse, që është Dhoma e ulët e parlamentit. Bashkëshortja e Udaltsovit, Anastasia Udaltsova, ka shkruar në rrjetin Twitter se Sergei ishte marrë në një stacion të policisë. Udaltsov dhe aktivisti tjetër, Aleksei Vorontsov, ishin duke demonstruar afër Dumës ruse, duke kërkuar amnisti për të burgosurit në gjithë Rusinë, lidhur me 100 vjetorin e Revolucionit të Tetorit, që i solli bolshevikët në pushtet në vitin 1917. Udaltsov është liruar nga burgu më 8 gusht, pasi i ka kaluar 4,5 vjet burg, për shkak të rolit të tij në organizimin e protestës në maj të vitit 2012, kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe qeverisë së tij në Sheshin Bolotnaja në Moskë. Në korrik të vitit 2014, Udaltsov ishte dënuar për organizim të "çrregullimit masiv" lidhur me këtë protestë, që shpërtheu në dhunë, ndërsa demonstruesit dhe policia kanë bërë akuza reciproke për fajësi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| RT: SHBA-ja ka kërkuar regjistrim si “agjent i jashtëm” Posted: 13 Sep 2017 02:14 AM PDT Transmetuesi shtetëror rus, RT, dhe mediet e Shteteve të Bashkuara kanë raportuar se Departamenti amerikan i drejtësisë ka kërkuar që RT-ja ta regjistrojë kompaninë që punon për të në Shtetet e Bashkuara, si "agjent i jashtëm". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Juncker: Ballkanit t’i ofrohet perspektivë e besueshme për integrim në BE Posted: 13 Sep 2017 01:46 AM PDT Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka mbajtur fjalimin e tij vjetor për gjendjen e Unionit para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, në të cilin ka folur për vizionin e tij për të ardhmen e BE-së. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Ka vdekur pionierja e të drejtave të homoseksualëve Posted: 13 Sep 2017 12:38 AM PDT Pionierja e të drejtave të homeseksualëve në Shtetet e Bashkuara, Edith Windsor, ka vdekur dje në moshën 88 vjeçare. Ajo do të mbahet mend për rastin e njohur në Gjykatën Supreme amerikane, që ka çuar në vendimin me të cilin janë anuluar disa pjesë të ndalesës federale për martesën e njerëzve me gjini të njejtë. Rasti i saj historik ka ndikuar që Gjykata Supreme ta anuloj Aktin e Mbrojtjes së Martesës (DOMA), me të cilin çifteve të martuara homoseksuale dhe lezbike, u ndaloheshin përfitimet federale. Megjithqë, vendimi ishte i kufizuar dhe vlente vetëm për pak shtete federale, ai e mundësoi vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2015, që çiftet e gjinisë së njejtë kanë të drejtë kushtetuese të martohen në gjithë Shtetet e Bashkuara. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë dy mandateve të të cilit e ndjera Windsor arriti fitore dhe legalizim të plotë të martesës së personave me gjini të njejtë, është shprehur pozitivisht për të. "Ajo ka folur, jo për trajtim special, por për trajtim të barabartë, prandaj edhe martesat legale të çifteve të gjinisë së njejtë mund të gëzojnë të drejta të njejta federale dhe përfitime si çdokush tjetër", tha Barack Obama. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Myslimanë, katolikë e ortodoksë promovojnë tolerancën ndërfetare Posted: 13 Sep 2017 12:24 AM PDT Në Kosovë, përmes aktiviteteve të ndryshme, po synohet promovimi i tolerancës fetare. Toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa ndërmjet qytetarëve, potencohen si vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ekuipazhi ruso-amerikan arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë Posted: 13 Sep 2017 12:18 AM PDT Një raketë kozmike e Rusisë me dy astronautë amerikanë dhe një rus, që janë lansuar nga baza në Bajkonur të Kazakistanit, sot ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Pamjet gjatë transmetimit direkt televiziv e tregonin raketën, Soyuz MS-06, me astronautin rus, Aleksandr Misurkin, dhe astronautët amerikanë, Mark Vande Hei dhe Joe Acaba, duke u lansuar në mëngjes në orën 3 e 17 minuta sipas kohës lokale. Sonda hyri në orbitë nëntë minuta pas lansimit në Bajkonur, thanë zyrtarët, ndërsa është bashkuar me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, gjashtë orë më vonë, ka thënë agjencia amerikane e kozmosit, NASA. Kozmonautët do të qëndrojnë në gjithësi 5 muaj e gjysmë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pjesëtari rus i IS-it u dënua me vdekje në Bagdad Posted: 12 Sep 2017 11:28 PM PDT Një luftëtar rus i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), i cili është zënë dje në Mosul, është dënuar me vdekje me varje, kanë njoftuar autoritetet e Irakut. Personi i paemëruar kishte luftuar kundër forcave qeveritare irakiane prej vitit 2015 dhe ishte militanti i parë i lindur në Rusi, që u dënua me vdekje në Bagdad, kanë thënë zyrtarët. Agjencia AFP ka raportuar se personi ishte 28 vjeçar dhe se gjatë hetimeve ai ishte njoftuar me fenë islame në Moskë, nga disa punëtorë ndërtimorë nga Uzbekistani. Pas arritjes në Irak, ai e kishte marrë emrin, Abu Yasmina al-Russi, dhe ka njoftuar se ishte plagosur gjatë luftimeve para se të zihej në Mosul. Forcat irakiane i kanë zënë qindra militantë të Shtetit Islamik gjatë operacionit të çlirimit të Mosulit. Agjencia Reuters ka raportuar se autoritetet, po ashtu, po i mbajnë 1,400 bashkëshorte dhe fëmijë të militantëve të dyshuar, përfshirë edhe disa nga Rusia, Taxhikistani dhe Azerbajxhani. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





