“Majlinda Bregu: Kjo ishte dita e fundit, duke filluar nga nesër, jam e papunë” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Majlinda Bregu: Kjo ishte dita e fundit, duke filluar nga nesër, jam e papunë” plus 9 more Lajmi i Fundit


Majlinda Bregu: Kjo ishte dita e fundit, duke filluar nga nesër, jam e papunë

Posted: 08 Sep 2017 08:09 AM PDT

Me mbylljen e shkolles verore të integrimit, Majlinda Bregu, ka mbyllur edhe karrirën e saj si deputete e kuvendit të Shqipërisë. Nga sot ajo e ka cilëson vetën  të pa punë, ndërsa  për këtë situatë solli në vëmendje një shprehej të Chuchill.

"Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentarit, që do të thotë që duke filluar nga nesër jam e papunë. Por sikurse thotë Churchill, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, do mundohem të përmirësohem sepse të përmirësohesh thotë Churchill  do të thotë të ndryshosh, pro që të jesh i përsosur duhet të ndryshosh vazhdimisht", tha Bregu.

Konferencën në përmbyllje të shkollës verore e përshëndeti nëpërmjet një video mesazhi edhe komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, i cili tha se të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian është  zgjedhje politike, themelore për të ardhmen e vendit.

Ndërsa ambasadorja e Bashkimit  Europian Romana Vlahutin, vlerësoi shkollën verore të integrimit, ndërsa tha se dija  është themelore  në mënyrë që ky proces të ecë në rrugë të suksesshme. /Oranews/

The post Majlinda Bregu: Kjo ishte dita e fundit, duke filluar nga nesër, jam e papunë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Integrimi në BE, Hahn mesazh për shqiptarët: Duhet dialog dhe një qeveri e përgjegjshme

Posted: 08 Sep 2017 08:02 AM PDT

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka përcjellë një mesazh për shqiptarët në kuadër të aktivitetit të organizuar sot në Tiranë për mbylljen e shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE.

Komisioneri i BE thekson se të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është zgjedhje politike dhe sociale, dhe për të arritur këtë duhet punë dhe reforma të vazhdueshme.

Hahn theksoi se për të mundësuar integrimin europian të vendit duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.

Sakaq, ai përcolli mesazhin se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjshme.

MESAZHI I HAHN
Te dashur miq,
Ketu nga Brukseli do doja t'ju përshëndesja dhe t'ju uroja per një javë të suksesshme shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është një zgjedhje fondamentale politike dhe sociale. Është një çështje identiteti, si dëshironi modelin në jetën dhe shoqëria tuaj, Zgjedhja për tu bërë anëtar i Bashkimit Europian është ajo që ju shqiptarët e keni patur për dekada.

Sidoqoftë, kthimi i asipratave politike në ndryshime konkrete dhe në cilësi të përmirësuar jetese, paqe, dinjitet, dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese. Kjo arrihet përmes punës së palodhur, reforma të vazhdueshme si dhe dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.

Kjo është detyra juaj. Përgatitja për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Duhet të gjeni zgjidhje, duhet të sigurinë përgjegjshëmrinë e qeverisjes, jo vetëm për të sjellë Shqipërinë më afër ndaj standarteve europiane por ta bëni BE një realitet për cdo qytetar në vendin tuaj.

Vendosmëria dhe ekpertiza juaj do të jetë shumë e nevojshme pas një viti intensive reformash dhe zgjedhjesh. Ju do keni një qeveri të re dhe parlament të ri dhe në ditët në vijim. Presim me padurim për këtë dhe mundësitë para nesh.

Faleminderit që aplikuat dhe morët pjesë në shkollën verore europiane dhe urime Këshillit për punën e tyre të çmuar dhe angazhimin e tyre. Ju keni një shans unik për të qënë pjesë e ndryshimit transormues në vendin tuaj.

The post Integrimi në BE, Hahn mesazh për shqiptarët: Duhet dialog dhe një qeveri e përgjegjshme appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

34-vjeçarja nga Fieri bën denoncim në Polici: Motra më dhunon psikologjikisht!

Posted: 08 Sep 2017 07:53 AM PDT

Policia e Fierit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për një 34-vjeçare nga Fieri, pasi motra e saj më e madhe e ka dhunuar psikologjikish .

34-vjeçarja ka bërë denoncim në polici se motra e saj më e madhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe në kushtet kur e reja nuk e duronte dot më ka bërë edhe kallëzimin.

Policia e Fierit, pasi lëshoi urdhrin e mbrojtjes ia ka kaluar materialet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

The post 34-vjeçarja nga Fieri bën denoncim në Polici: Motra më dhunon psikologjikisht! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Njihuni me mjetin që zbulon kancerin brenda 10 sekondave

Posted: 08 Sep 2017 07:33 AM PDT

Hulumtuesit në Universitetin e Teksasit kanë projektuar një pajisje të re e cila mund të zbulojë kancerin për më pak se 10 sekonda.

Pajisja e quajtur MasSpec Pen, sipas studiuesve duhet të jetë në dhomat e operimit sa brenda 2018-ës. Ajo është në gjendje të nxjerrë diagnoza të menjëhershme tek kirurgët, teksa janë duke vepruar tek pacientët.
]Mjekët thjesht do ta vendosin penën në indet e një pacienti dhe do t'i japin pak sekonda për të lexuar përbërjen molekulare të indeve.
Pastaj, një nga dy fjalë do të shfaqet në një ekran kompjuterik në OR: 'Normal' ose 'Cancer'.
Ekspertët shpresojnë se pajisja do të ndihmojë kirurgët që të kryejnë procedura më të sigurta, më të shpejta dhe më të sakta, pasi ato potencialisht mund të heqin të gjitha indet kanceroze nga një pacient në një shkallë.

The post Njihuni me mjetin që zbulon kancerin brenda 10 sekondave appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Nesër mbahet seanca për votimin e qeverisë së re në Kosovë

Posted: 08 Sep 2017 07:32 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për mediat ka lajmëruar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re, do të mbahet ditën e nesërme në orën 16:00.

Veseli tha se emrat e ministrave do të bëhen publik së shpejti.

Ndër të tjera, Veseli theksoi se Kosovën nuk do ta udhëheq kurrë Serbia.

The post Nesër mbahet seanca për votimin e qeverisë së re në Kosovë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rama ‘braktiset’ nga një politikan në PS, ja kush është ai

Posted: 08 Sep 2017 07:25 AM PDT

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të PS, ku një nga figurat e rëndësishme të kësaj partie, nuk ishte i pranishëm në takim.

Sipas "Panorama" në mbledhje mungoi Saimir Tahiri.

Ndërsa Rama kishte njoftuar se në mbledhje duhet të jenë të gjithë të pranishëm, Tahiri ka munguar për shkak se ndodhet jashtë shtetit.

Gjithashtu, edhe kur u zhvillua mbledhja e Kryesisë të Partisë Socialiste, ish-ministri Tahiri ishte ndër të parët që u largua nga kjo mbledhje. Kjo për shkak se emri i tij nuk ishte ndër ministrat e kabinetit "Rama 2".

The post Rama ‘braktiset’ nga një politikan në PS, ja kush është ai appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Studiuesit bëjnë krahasimin: “Mungesa e gjumit është si konsumimi i alkoolit”

Posted: 08 Sep 2017 07:24 AM PDT

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm sjell rrezikun e sulmit në zemër dhe tru, depresionit dhe obezitetit.

Sipas një studimi të ri, nëse rrini zgjuar 18 orë në ditë, ndikimi është i njëjtë si të pini alkool.

Sipas neurologut Adrian Oëen, gjumi luan rol kryesor edhe në rregullimin e hormoneve të cilat ndikojnë në uri, dhe mungesa e gjumit shton oreksin dhe nga kjo vjen shtimi i peshës.

The post Studiuesit bëjnë krahasimin: "Mungesa e gjumit është si konsumimi i alkoolit" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Votimi për grupin e PS, 69 vota dhe 1 kundër për Taulant Ballën

Posted: 08 Sep 2017 07:16 AM PDT

Në mbledhje e parë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është votuar me 69 vota pro dhe 1 kundër në postin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, raporton Panorama.

Në këtë pozicion, Balla zëvendëson Gramoz Ruçin, i cili pritet që nesër të zgjidhet në postin e Kryetarit të Kuvendit.

Votimi i tij është mbajtur në fshehtësi, ndërsa kujtojmë se në mbledhje kanë munguar Sajmir Tahiri i cili ndodhet në Itali, Ditmir Bushati që është i pranishëm në një takim në Estoni dhe Musa Ulqini po ashtu ndodhet për një takim në Bullgari, raporton.

The post Votimi për grupin e PS, 69 vota dhe 1 kundër për Taulant Ballën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Njoftimi/ Punime në ujësjellës kanalizime Durrës, sot dhe nesër Shkëmbi i Kavajës pa ujë të pijshëm

Posted: 08 Sep 2017 07:06 AM PDT

Ditën e sotme Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se sot edhe nesër nuk do të ketë ujë të pijshëm në Shkëmbim e Kavajës.

Shkak i kësaj ndërprerje janë bërë punimet për rrjetin e ri të ujit të pijshëm, ndërsa firma është duke bërë lidhjet me rrjetin kryesor.
NJOFTIMI I UJËSJELLËSIT
KD njofton abonentet e zones ne shkembin e Kavajes se gjate dites se sotme dhe te neserme nuk do te kete furnizim me uje te pijshem.

Firma kontraktuese qe ka kryer punimet per rrjetin e ri te ujit te pijshem eshte duke bere lidhjet me rrjetin kryesor dhe per kete arsye eshte nderprere furnizimi me uje. UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve.

 

The post Njoftimi/ Punime në ujësjellës kanalizime Durrës, sot dhe nesër Shkëmbi i Kavajës pa ujë të pijshëm appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Arjan Çani rikthen në vëmendjen e mediave pas shumë kohësh gruan e tij (Foto)

Posted: 08 Sep 2017 07:00 AM PDT

Arjan Çani dhe gruaja e tij, pas shumë vitesh mungesë, rikthehen së bashku me një pozë pranë njëri-tjetrit.

Si pjesë e televizionit Klan për vite me radhë, Çani s'kishte si të mungonte në ceremoninë e 20-vjetorit të emisionit 'Opinion' dhe bashkë me të edhe bashkëshortja, Enida Petro me profesion stomatologe.

Të dy u fotografuan nga aparati i 'Anabel' duke shijuar nga një gotë verë dhe duken në formë shumë të mirë. Shihet që Çani është mbështetur tek shpatulla e së shoqes

The post Arjan Çani rikthen në vëmendjen e mediave pas shumë kohësh gruan e tij (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Related Posts: