Lajmi.net: “Vritet gazetarja e njohur (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Vritet gazetarja e njohur (Foto)” plus 8 more


Vritet gazetarja e njohur (Foto)

Posted: 05 Sep 2017 11:47 PM PDT

Gauri Lankesh, 55 vjeçare, u gjet e vdekur  në pragun e shtëpisë së saj në qytetin e Bangalores.

Ajo u qëllua në kokë dhe në gjoks nga persona të armatosur të cilët ishin me motor. Motivi i krimit nuk dihet ende, transmeton Klan Kosova.

Gazetarët indianë po sulmohen gjithnjë e më shumë nga nacionalistët radikale hindu, thonë aktivistët.

Gjatë viteve të fundit, gazetarët që ishin kritik ndaj nacionalistëve hindu janë sharë në media sociale, ndërsa shumë gazetare janë kërcënuar me përdhunim dhe sulme, raporton BBC.

 

Mungesa e bikarbonatit në organizëm, mund të ndikojë në vdekje të hershme

Posted: 05 Sep 2017 11:38 PM PDT

Të moshuarit që kanë nivel të ulët të bikarbonatit – që zakonisht merret me sodën e bukës – kanë shanse 24 për qind më të mëdha, për të pësuar vdekje të hershme.

Gjetjet sugjerojnë, se përmbajtja e bikarbonatit, ndikon në zgjatjen e jetës, transmeton Telegrafi.

Këtë konstatim e kanë nxjerrë studiues të Universitetit Utah, të cilët kanë gjetur se personat e moshuar, që kanë nivel të lart të bikarbonatit, kanë mundësi të jetojnë më gjatë.

Veshkat dhe mushkëritë, punojnë së bashku në nivele të ndryshme të bikarbonatit – si bazë dhe dyoksidin e karbonit në gjak.

Kjo ndihmon që pH-ja e trupit të jetë në nivel të dukur, duke lënë qelizat dhe organet të punojnë si duhet.  /Lajmi.net/

Përfshirja e SHBA-së në dialog është e domosdoshme

Posted: 05 Sep 2017 11:36 PM PDT

Por analisti politik Behxhet Shala ka thënë se kërkesa për përfshirjen e SHBA-së në dialog ka për qëllim mbulesën e dështimit të këtij procesi.

Por, sipas tij, ky proces nuk mund të arnohet as me SHBA-të, e as me ekip të unitetit, shkruan "Epoka e re".

Ndryshe, ditë më parë presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se është koha që dialogu me Serbinë të shkojë drejt fundit. Ai ka thënë se është koha për një marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund armiqësive shekullore me Serbinë.

Rocky Balboan ‘grushtohet’ nga Bebe Rexha (Foto)

Posted: 05 Sep 2017 11:23 PM PDT

Bukuroshja shqiptare është duke punuar shumë në figurën e saj trupore dhe në një seancë stërvitore, ajo ishte shoqëruar nga një figurë kulmore.

Bebe ka publikuar një foto në rrejtin social instagram, ku shfaqet me aktorin e njohur Sylvester Stallone, i cili njihet për rolin e tij në filmin "Rocky Balboa" ashtu si në shumë filma të tjerë.

Getting my Rocky on today. 🥊

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Këngëtarja shihet teksa tenton të grushton aktorin e njohur, natyrisht për një foto plot shaka.

Bebe Rexha këtë vit pati sukses të madh me këngën "I Got You" dhe këngë të tjera.

Ajo pritet të publikojë të tjera projekte në vijim gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Trump do të angazhohet për deatomizim të Gadishullit Korean

Posted: 05 Sep 2017 11:20 PM PDT

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha mbrëmë vonë reporterëve se presidenti, Donald Trump, ende po e shqyrton lëvizjen e tij të ardhshme, përfshirë edhe masa të mundshme diplomatike dhe ekonomike, derisa bisedimet me Phenianin nuk janë aktualisht në fokus të administratës.

"Ne do të vazhdojmë të bëjmë shtytje për një Gadishull Korean më të sigurt dhe të deatomizuar dhe ky është pritoritet", tha Sarah Sanders.

Këto komente u bënë disa orë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se rreziku bërthamor nga ana e Koresë Veriore është "kriza më e rrezikshme me të cilën ne ballafaqohemi sot".

Duke folur me gazetarët në Qytetin e Nju Jorkut, zoti Guterres e ka përsëritur dënimin e tij të ashpër për testet atomike të kryera nga Koreja Veriore dhe i ka bërë thirrje këtij vendi që të bashkëpunoj me obligimet ndërkombëtare dhe ka kërkuar bisedime për zbutjen e krizës.

Lil Wayne lëshohet nga spitali

Posted: 05 Sep 2017 11:17 PM PDT

Burime të afërta me reperin tregojnë për TMZ se krizat që e dërguan atë në spital të dielën ishin si shkak i kalendarit shumë të zënë dhe faktit se ai nuk po flinte aspak, shkruan rtv21.tv. Weezy ishte shumë i shëndetshëm në dy koncerte të një pas njëshme para se të godiste kriza, por këtë emergjencë e solli mungesa e pushimit. Wayne do të pushojë për 2 javë para se të rikthehet në koncertin e radhës me 23 shtator.

Imazhet më të qarta të dala nga Zona 51, baza ushtarake e cila thuhet se përdoret për të “burgosur” UFO-t (Foto/Video)

Posted: 05 Sep 2017 11:15 PM PDT

I mbyllur për shumë kë, vendi ka mbetur kryesisht një mister – deri tani.
E hulumtuesit amatorë të jashtëtokësorëve Tim dhe Tracey Doyle, të cilët drejtojnë kanalet e YouTube, UFO Seekers, kanë bërë një ngjitje prej rreth 2400 metrash në krye të Tikaboo Peak – 25 milje në lindje të zonës – dhe përdorën një lente për distanca super të gjata për të regjistruar këto imazhe.

Shumë teori konspirative besojnë se Zona 51, Disa besojnë se Zona 51, e vendosur në shkretëtirën e Nevadës, përdoret për të ruajtur UFO-t.

Megjithatë këto teori disa herë janë hedhur poshtë dhe vendi është deklaruar se përdoret për të testuar avionët më modernë të ushtrisë amerikane, si "U2" dhe "SR-71".

 

Mimoza Ahmetaj e interesuar të jetë sërish në krye të Ministrisë së Integrimeve Evropiane

Posted: 05 Sep 2017 11:06 PM PDT

Mimoza Ahmetaj

Ndonëse, nuk i ra të mbante siç e do zakoni këtë post, katër vite, Ahmetaj i tha lajmi.net se është e interesuar të jetë sërish në krye të kësaj ministrie, ani pse partia e saj ende nuk ka vendosur një gjë të  tillë.

"A ka konkrete a jo unë nuk e di, unë interesimin e kam të mbetëm në pozicionin e njëjtë, por kjo varet nga partia si i cakton pozita e të tjera", ka thënë shkurt ministrja në largim.

PAN-i e as AKR-ja ende nuk kanë dalë me emra konkret se kush do të përfaqësoj ministritë që janë ndarë me marrëveshje në mes të partive. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Dhurata Hoxha e gatshme edhe për një mandat në Ministrinë e Drejtësisë

 

Kush është nëna e fëmijës në foto? Zbuloni personalitetin tuaj

Posted: 05 Sep 2017 11:06 PM PDT

Kush mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës? Përgjigjja juaj do t'iu japë të dhëna të mjaftueshme për personalitetin tuaj.

1. Gruaja në të djathtë

7 nga 10 njerëz mendojnë se gruaja në të djathtë të imazhit është nëna e fëmijës.

Nëse jeni nga ata që keni bërë këtë zgjedhje është shumë e mundshme që keni pasur një ditë të keqe ose nuk keni pasur dijeni për detaje të caktuara të imazhit.

Megjithatë kjo nxjerr në pah anën tuaj kreative, dukeni të të pasionuar për gjithçka që ka të bëjë me artin.

Ju keni dy cilësi që miqtë tuaj i vlerësojnë shumë: një mirësi të pafundme dhe një aftësi të madhe për të dhënë këshilla më të mira.

Nëse dikush është i pikëlluar ose përballet me një kohë të keqe, mjaftojnë pesë minuta pranë jush që të lumturohet.

Ju jeni një person i cili ka punuar shumë gjatë gjithë jetës tuaj dhe ju e dini se në sajë të kësaj, mundësia që ëndrrat tuaja të përmbushen është mjaft e lartë. Guximi, këmbëngulja dhe përpjekja juaj të kanë bërë që të arrini sukses.

Ju e konsideroni paranë si një nga gjërat më të rëndësishme që ekzistojnë: edhe pse shumë mendojnë të kundërtën, pohoni dukshëm që një shumë e madhe monetare u jep lumturi të madhe kujtdo që e zotëron.

2. Nëse zgjidhni gruan në anën e majtë

Vetëm 30% e popullsisë mendojnë se gruaja në të majtë është nëna e fëmijës.Në fakt kjo është përgjigja e saktë.

Kur luajnë, fëmijët shpesh shikojnë drejt prindërve të tyre, pasi ndihen shumë më të sigurt.

Duke bërë këtë zgjedhje ju tregoni që jeni shumë inteligjentë.Kjo gjë tregon se ana e majtë e trurit tuaj është shumë e zhvilluar. Kjo hemisferë lidhet kryesisht me logjikën dhe intuitën.

IQ juaj mund të jetë afër me atë të gjenive më të mëdha që kanë arritur ndonjëherë në Tokë.

Ju jeni gjithmonë të rrethuar nga miqtë dhe shpesh jeni i pari që takoni njerëz të rinj ose shkoni në një vend që nuk keni qenë më parë.

Karakteri juaj i këndshëm dhe ndjenja e humorit ju bëjnë një qenie njerëzore shumë të veçantë .

Përveç kësaj, ju jeni mjaft të sinqertë me të gjithë, përveç se ju e dini se si t'i mbani të gjitha sekretet që ju janë thënë në mënyrë të përsosur.

Edhe nëse keni një marrëdhënie romantike, ju do të kuptoni se do të ketë dhe njerëz të tjerë përreth që duan t'iu bëjnë për vete.

Ndiqni zemrën tënde dhe gjërat do të shkojnë mirë!