Lajmi.net: “Roma – Atletico Madrid, formacionet e super ndeshjes në Olimpico” plus 8 more |
- Roma – Atletico Madrid, formacionet e super ndeshjes në Olimpico
- Irak, nga gërmadhat në Mosul u nxorrën 2 mijë e 650 kufoma të civilëve
- Amnesty International: Drejtësi e mohuar për viktimat e dhunës seksuale në Bosnje
- Saakashvili pretendon të rikthehet në politikë
- “Spastrim etnik” në Mianmar
- Sapo filloi pushimet, Vesës i ndodh diçka e papritur (Foto)
- Kara Del Toro
- Vllahiu tregon çfarë folën Haradinaj e Mustafa prapa kamerave
- Elita ia thotë publikisht këto fjalë Gjikos (Foto)
| Roma – Atletico Madrid, formacionet e super ndeshjes në Olimpico Posted: 12 Sep 2017 12:02 AM PDT ![]() ROMA (4-3-3): Alisson; Bruno Peres, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; Defrel, Dzeko, Perotti. ATLETICO MADRID (4-4-2): Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Filipe Luis; Koke, Thomas, Saul, Carrasco; Griezmann, Correa. |
| Irak, nga gërmadhat në Mosul u nxorrën 2 mijë e 650 kufoma të civilëve Posted: 11 Sep 2017 11:59 PM PDT Në qytetin Mosul të Irakut, janë nxjerrë 2 mijë e 650 kufoma të civilëve nga gërmadhat si pasojë e operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA). Drejtori për shëndetësi në Mosul, Dr. Luveys Hebabe në një prononcim për gazetarin e AA-së theksoi se: "Në Mosul deri më tani 2 mijë e 650 kufoma të civilëve janë nxjerrë nga gërmadhat për t’u dërguar në mjekësinë ligjore dhe në qendra shëndetësore të ndryshme". Hebabe njoftoi se kufomat janë nxjerrur nga zona e "Mosulit të vjetër" në pjesën perëndimore të qytetit. Hebaba tha se punimet për nxjerrjen e kufomave nga gërmadhat kanë filluar pas operacionit për çlirimin e qytetit të Mosulit nga DEASH-i më 10 korrik duke bërë të ditur se çdo kufomë e nxjerrë është regjistruar. Megjithëse qyteti është çliruar tërësisht nga kjo organizatë, Hebaba tha se ende ka kufoma nën disa ndërtesa. “Ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’i nxjerrë kufomat nga gërmadhat, veçanërisht në zonat e vështira”, tha ai. Vazhdon ndalesa për hyrje në Mosulin e Vjetër Nga ana tjetër, koloneli Abdulhadi Abbasi në ushtrinë e Irakut, ka njoftuar se është duke vazhduar ndalesa për hyrje në disa zona të Mosulit të Vjetër, edhe pse ka mbaruar operacioni i çlirimit të Mosulit nga DEASH-i para dy muajve. Duke rikujtuar se ndalesa mund të hiqet vetëm në rast se nxirren të gjitha trupat e viktimave nga gërmadhat, Abbasi tha se civilët vetëm atëherë mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Ushtria e Irakut mori Mosulin tërësisht më 10 korrik, pas operacioneve ushtarake që zgjatën gati nëntë muaj, e cila ishte nën kontrollin e DEASH-it që nga qershori i vitit 2014. Gjatë operacioneve ushtarake, shumë viktima civile të cilët humbën jetën janë nën gërmadha për shkak të bombardimeve “të gabuara” të organizuara nga forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA dhe avionët e Forcave Ajrore të Irakut dhe sulmet vetëvrasëse të DEASH-it me shpërthime të automjeteve me bombë. |
| Amnesty International: Drejtësi e mohuar për viktimat e dhunës seksuale në Bosnje Posted: 11 Sep 2017 11:53 PM PDT ![]() Pas qerek shekulli nga shpërthimi i luftës në ish- Jugosllavi, raporti kritikon duke thënë se "pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të këtyre krimeve dhe pengesat e pajustifikueshme, i ndalojnë gratë të marrin ndihmën që u nevojitet dhe dëmshpërblimin ligjorë që u takon" "Më shumë se dy dekada pas luftës, dhjetëra mijëra gra në Bosnjë po vazhdojnë jetën e tyre të shkatërruar, me shumë pak ndihma mjekësore, psikologjike dhe financiare" ka thënë Gauri van Gulik, zëvendësdrejtor për Evropë i Amnesty International, në një përmbledhje të gjetjeve të raportit. Grupi për të drejtat e njeriut të organizatës, kanë thënë se raporti i cili bazohet në hulumtimin dyvjeqarë, zbulon se si mungesat sistematike dhe mungesa e një konsensusi politik, ka lënë anash një gjeneratë të tërë të të mbijetuarve nga dhunimet gjatë konfliktit. Që kur ka filluar gjyqi i krimeve të luftës në Bosnjë, në vitin 2004, më pak se 1 përqind e numrit të përgjithshëm të viktimave të dhunës seksuale kanë raportuar rastet në gjykatë. Mes tjerash, në raport thuhet se për të rritur vetëbesimin e të mbijetuarve, Bosnja duhet të forcojë mekanizmat që mbrojnë viktimat dhe të adoptojë programin për viktimat e dhunës seksuale, që përfshinë kompensimin ndaj tyre. |
| Saakashvili pretendon të rikthehet në politikë Posted: 11 Sep 2017 11:52 PM PDT ![]() "Ky është vetëm fillimi i betejës sime", ka thënë Saakashvili në një konferencë për media në Lviv, vetëm një ditë pasi ai kishte kaluar kufirin ilegalisht për të arritur në Ukrainë, veprim të cilin e dënuan autoritetet ukrainase duke thënë se Saakashvili und të përballet me akuza "serioze". "Unë po luftoj kundër korrupsionit, kundër faktit që oligarkët janë në kontroll të plotë në Ukrainë, kundër faktit që Maidan-i është tradhëtuar" ka shtuar ai. Saakashvili ka thënë se ai u privua nga nënshtetësia e tij ukrainase nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ngase ky fundit e shihte atë si kërcënim. Mikheil Saakashvilli tha se ai nuk e dëshiron presidencën, ai dëshiron të promovojë një politikan më të ri për këtë post, raporton Reuters. |
| Posted: 11 Sep 2017 11:51 PM PDT ![]() Al-Hussein i ka bërë thirrje Mianmarit që të ndalojë këtë, siç e quajti ai " operacion ushtarak mizorë" në shtetin Rakhine, me shumicë budiste. Refugjatët po akuzojnë forcat birmaneze se ata po u'a djegin fshatrat dhe po sulmojnë civilët në përpjekjë për t'i përjashtuar ata. Ndërsa ushtria në Mianmar, ka thënë se po u përgjigjet sulmeve të militantëve Rohingya dhe thotë se ata nuk po sulmojnë civilët. Rreth 300 mijë myslimanë Rohingya janë zhvendosur në Bangladesh, që kur ka shpërthyer dhuna me 25 gusht. |
| Sapo filloi pushimet, Vesës i ndodh diçka e papritur (Foto) Posted: 11 Sep 2017 11:51 PM PDT ![]() Estrada janë ata të cilëve më së paku u bie të pushojnë në sezonën e verës. Kështu ndodhi edhe me Vesa Lumën e cila deri dje nuk kishte mundur të niste pushimet, shkruan lajmi.net. Por, edhe pse me vonesë disa arrijnë të pushojnë mirë në këtë periudhë, kurse për Vesën ndodhi e kundërta. Teksa ishte në plazh, moti ndryshoi rrënjësisht dhe asgjë nuk i shkoi siç e kishte planifikuar këngëtarja. E indinjuar, Vesa postoi një foto në rrjete sociale në të cilën shkroi “Kur vendosi me bo pushime”, e që në prapavijë shihet se në plazh mbretëronte mot me shi. /Lajmi.net/ |
| Posted: 11 Sep 2017 11:43 PM PDT ![]() |
| Vllahiu tregon çfarë folën Haradinaj e Mustafa prapa kamerave Posted: 11 Sep 2017 11:39 PM PDT ![]() "Natyrisht se ka pasur biseda edhe më pas, kur nuk kanë qenë kamerat. Janë biseduar çështje të zakonshme të bartjes së pushteti nga njëra palë tek tjetra", ka pohuar Vllahiu. "Një bashkëbisedim në mes të një njeriu që lëshon detyrën dhe tregon deri ku kanë shkuar proceset dhe një njeri tjetër që e merr detyrën dhe që do t'i çojë proceset përpara". Rrotacioni politik, sipas Vllahiut u bë me respekt të ndërsjellë, por me nuanca hidhërimi në njërën anë, e në tjetrën gëzimi. "Ishte një takim mes gëzimit dhe hidhërimit. Ka pasur respekt brenda gjithë kësaj pune normalisht. Ka pasur një raport fer në mes të dyja palëve, gjithashtu edhe mirëkuptim për të kryer këtë proces që është për të mirë të vendit". Vllahiu ka komentuar edhe vendimin e parë të Haradinajt si kryeministër i ri për shkarkimin e komisionit shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi. "Me atë version të demarkacionit nuk mund të shkohet më tutje prandaj komisioni dhe zotëri Meha shkarkohen dhe caktohet një komision i ri, i cili do ta përmbyllë këtë proces të rëndësishëm". pyetur se a ka kontakte me Malin e Zi dhe njoftim për qëndrimet e kryeministrit të ri kosovar, Vllahiu ka thënë se "të gjitha çështje janë në diskutim edhe me palët e tjera". "Në këtë mes të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e kanë pasur të qartë qëndrimin e Haradinajt, prandaj në këtë mes nuk ka asgjë të paqartë". Kryeministri i ri e ka nisur ditën me shumë takime e ngjarje dhe Vllahiu ka siguruar se të gjitha ditët e qeverisjes së tij të njëjta do të jenë. "Çdo ditë do të jetë kështu si dita e parë, me shumë punë, me shumë aktivitete, për t'ia kthyer dinjitetin Kosovës". "Këto takime janë cilësore, angazhime, premtime dhe aktivitete për të gjetur zgjidhje". |
| Elita ia thotë publikisht këto fjalë Gjikos (Foto) Posted: 11 Sep 2017 11:26 PM PDT ![]() Çifti më nuk fshehin asgjë rreth lidhjes së tyre dhe të gjitha i bëjnë publike në rrjete sociale, madje edhe dedikimet për njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net. E kur jemi tek dedikimet, Elita i ka kushtuar Gjikos disa fjalë dashurie të cilat vendosi të bëjë publike në rrjete sociale. Përmes një fotoje të shkrepur në dasmën ku ata ishin të pranishëm dy ditë më parë, Elita i thotë Gjikos “Më bën të fluturoj❤ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |














”. /Lajmi.net/