Lajmi.net: “Qeveria e re me 50 zëvendësministra” plus 8 more |
- Qeveria e re me 50 zëvendësministra
- 48 vjeç por JLo “i çmend” të gjithë me këtë video (Video)
- Shqipëria do të zbardhë shkakun e vdekjeve në QKUK
- Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe
- Ambasada Gjermane: Kosovarët s’kanë gjasa për azil
- Këto janë këngëtaret shqiptare që si ndahen palestrës (Foto)
- KS-OKB dënon përdorimin e forcës ekstreme nga ushtria e Mianmarit
- Promovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim Kundër Njerëzimit”
- Lekaj inspekton punimet në Autostradën “Arbër Xhaferi”
| Qeveria e re me 50 zëvendësministra Posted: 13 Sep 2017 11:32 PM PDT ![]() Sipas burimeve të gazetës "Zëri", sipas marrëveshjes së koalicionit, PDK-së së Kadri Veselit i takojnë rreth 20 pozita të zëvendësministrave, ARK-së shtatë, AAK-së gjashtë, Nismës pesë zëvendësministra në Qeveri, ndërsa të tjerët i takojnë përfaqësuesve të minoriteteve. Megjithatë, zyrtarët e PDK-së dhe të AAK-së nuk preferojnë të flasin për numrin e zëvendësministrave që do t'i ketë Qeveria e re, pas reagimeve të shumta në opinion për madhësinë e ekzekutivit. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka deklaruar për "Zërin" se nuk e di sa zëvendësministra do t'i ketë qeveria "Haradinaj" e as kush do të jenë ata. Ndërsa Muharrem Nitaj, nga AAK-ja, ka thënë se nuk është vendosur ende për këtë çështje, ndonëse në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit zyrtarë të AKR-së kishin deklaruar se në Qeverinë e re do t'i drejtojnë katër ministri, si dhe do t'i kenë shtatë zëvendësministra. Në anën tjetër drejtues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) thonë se një qeveri e tillë me shumë poste ministrash e zëvendësministrash do të jetë barrë e rëndë për buxhetin e varfër të vendit. |
| 48 vjeç por JLo “i çmend” të gjithë me këtë video (Video) Posted: 13 Sep 2017 11:26 PM PDT ![]() Këngëtarja 48- vjeçare nuk ka bërë ndryshime të mëdha në pamjen e saj duke i qëndruar besnike look-ut me flokë të gjatë me ngjyrë natyrale dhe nuanca nude në buzë e faqe. Ajo ka qenë disa herë e përfolur për lidhjet e saj, si dhe gjithmonë na ka mahnitur me përformancat seksi. E fundit ishte mbrëmjen e kaluar ku vëmë bast që personat e pranishëm janë "çmendur". JLo ka realizuar një performancë seksi në shfaqjen e saj në Las Vegas. E veshur me kostum trupi të argjendtë, Jennifer ka mahnitur të pranishmit duke bërë tundur të pasmet, me tëerk dhe duke treguar asetet e saj "të bekuara"
|
| Shqipëria do të zbardhë shkakun e vdekjeve në QKUK Posted: 13 Sep 2017 11:26 PM PDT ![]() Rezultatet e analizave të Institutit të Toksikologjisë në Tiranë do të zbardhin shkaktarin e dy vdekjeve të dyshimta, të cilat kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në sallat e Klinikës së Kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Me vendim të Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) mostrat e gazrave që janë përdorur gjatë operacionit në Klinikën e Kirurgjisë janë dërguar për analizë në Shqipëri, pasi nga hulumtimet e bëra deri më tash ka rezultuar se faktori njeri dhe preparatet farmaceutike të përdorura gjatë operacionit kanë qenë shkaktarë të dy vdekjeve në sallën e Repartit të Kirurgjisë në QKUK. Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën, ka nisur t'i grumbullojë informacionet rreth rastit në fjalë. "Prokuroria është në fazën fillestare të grumbullimit të informatave dhe varësisht nga përmbajtja e tyre ne do t'i marrim veprimet e nevojshme", tha për "Kallxo.com" Armend Hamiti, prokurori i cili po merret me këto raste. Hamiti më tutje deklaroi se pas mbledhjes së informacioneve mund të pasojnë edhe veprime të tjera. "Hetuesit janë autorizuar dje për grumbullimin e informacionit dhe sapo të kemi pranuar një raport nga ata, do t'i ndërmarrim veprimet e tjera", tha Hamiti. Por në anën tjetër Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thotë se në opinion ka pasur dezinformata se bëhet fjalë për katër vdekje të dyshimta në reparte të QKUK-së. Por, sipas tij, për hir të vërtetës bëhet fjalë për dy vdekje të dy personave të moshës së shtyrë, mbi 70 vjeç, të cilët kanë qenë raste shumë të rënda të diagnostikuar me tumor. "Por, megjithatë, pasi që kemi marrë informacione se ka pasur disa indikatorë që mund të çojnë deri te vdekja e tyre, drejtori ka thirrur mbledhje urgjente dhe më pastaj ka krijuar disa komisione në kuadër të SHSKUK-së. Një komision është krijuar nga sektori i Farmacisë, të cilët kanë bërë një analizë të produkteve farmaceutike që janë përdorur gjatë operacionit dhe pas analizimit të tyre është konstatuar se të gjitha produktet farmaceutike kanë qenë në rregull", ka thënë Veseli për gazetën. |
| Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe Posted: 13 Sep 2017 11:21 PM PDT ![]() Protesta ishte organizuar nga disa organizata nacionaliste të linjës së fortë, përfshirë Kongresin Botëror Maqedonas. Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimin "Tradhtia nuk është demokraci" dhe kërkuan që qeveria ta tërheq këtë propozim. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka premtuar miratimin e këtij legjislacioni kur e ka arritur marrëveshjen për koalicion qeveritar me partitë shqiptare, më herët këtë vit. Legjislacioni aktual e definon shqipen si gjuhë zyrtare, por këtë status e ka vetëm në hapësirat ku shqiptarët e përbëjnë së paku 20% të popullatës. Shqiptarët e përbëjnë pothuajse një të katërtën e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë, që i ka më tepër se dy milionë banorë. |
| Ambasada Gjermane: Kosovarët s’kanë gjasa për azil Posted: 13 Sep 2017 11:20 PM PDT ![]() Në Gjermani javëve të fundit nuk janë rritur kërkesat për azil nga shtetasit e Kosovës. Kështu kanë deklaruar për gazetën "Zëri" zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë pas raportimeve të medieve se qytetarë të shumtë po udhëtojnë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd për t'ia mësyrë më pas ilegalisht kufirit me Hungarinë. Sipas zyrtarëve të Ambasadës, në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës nuk kanë mundësi për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si "dukshëm të pabaza". "Në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës faktikisht nuk kanë gjasa për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si 'dukshëm të pabaza'. Përjashtim përbëjnë vetëm raste të rralla, të cilat njihen jo në kuadër të azilkërkimit, por si mbrojtje subsidiare dhe janë raste të ndihmës emergjente humanitare (2010-2017 gjithsej vetëm 56 persona)", thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për "Zërin", duke shtuar më tej se Republika e Kosovës konsiderohet si vend i sigurt i origjinës. |
| Këto janë këngëtaret shqiptare që si ndahen palestrës (Foto) Posted: 13 Sep 2017 11:16 PM PDT ![]() Për të qëndruar gjithnjë në formë dhe për t'u duket bukur, këngëtarët e estradës janë të gatshme të sakrifikojnë gjithçka, transmeton Telegrafi. Shumë prej tyre qëndrojnë me orë të zgjatura në palestër, e ndërsa një pjesë e madhe bëjnë kujdes maksimal në ushqim. Ato që i përkushtohen palestrës shumë, sigurisht që arrijnë edhe rezultate të mira,duke poseduar linja atraktive trupore. Në vazhdim ju prezantojmë me disa prej këngëtareve të estradës, të cilat janë shumë të dhëna pas ushtrimeve në palestër. Morena Taraku Modelja dhe këngëtarja nga Peja, Morena Taraku është shumë e dhënë pas palestrës. Në rrjetet sociale Morena gati thuajse çdo ditë publikon një imazh nga fitnesi të cilin e frekuenton. Linda Halimi Këngëtarja Linda Halimi gjithashtu është një shembull i mirë për të gjithë ata që duan të bien në peshë. Ajo ka treguar se kilogramët e tepërt kishte arritur t'i heqë edhe falë qendrave të dobësimit, nga ku kishte marrë edhe frymëzimin për të hapur një të tillë në Prishtinë. Gjithsesi ajo vazhdon të mos i ndahet asesi palestrës. Nora Istrefi Edhe Nora Istrefi është mjaft e përkushtuar në fitnes gjithashtu! Të gjithë e mbajnë mend se si ajo kishte arritur që në pak kohë në vitin 2015 të rikthejë format e duhura trupore, pak muaj pas lindjes së vajzës së saj. Dafina Zeqiri Në një intervistë të dhënë muaj më parë për Telegrafin, këngëtarja Dafina Zeqiri kishte thënë se ka një dashuri të madhe për palestrën, dhe se ka qenë imazh i një fitnesi dikur në Prishtinë. Një pasion të tillë Dafina e ka edhe sot, nga ku gëzon linja të shkëlqyera trupore. Era Istrefi Edhe artistja kosovare Era Istrefi është mjaft e rregullt në ushtrime, ndonëse udhëtimet e shpeshta nuk i lejojnë që të jetë çdo ditë e pranishme në palestër. Soni Malaj Këngëtarja Soni Malaj është pa diskutim njëra ndër këngëtaret më të përkushtuara në palestër. Ajo publikon mjaft shpesh fotografi dhe video nga fitnesi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur për ushtrimet të cilat i praktikon. Dhe falë këtij angazhimi, ajo ia ka dalë mbanë që sot të jetë një nga trupat më të mirë të estradës. Adelina Tahiri Edhe këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri përkushtohet mjaft në palestër. Ndonëse nuk e shohim të ekspozuar shpesh në rrjetet sociale me ndonjë fotografi nga fitnesi, linjat e saj tregojnë se ajo nuk rri kot, por është mjaft e përveshur ndaj ushtrimeve. Fjolla Morina Fjolla ka qenë shumë e dhënë këtë vit pas palestrës, dhe si pasojë e angazhimit, ajo arriti që të rikthejë format e dikurshme trupore, pas lindjes së vajzës së dytë. Tani ajo është pa dyshim njëra ndër këngëtaret më atraktive. Luana Vjollca Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca gjithashtu gëzon një trup perfekt. E gjitha kjo falë angazhimit të saj të vazhdueshëm në fitnes. Kohëve të fundit Luana po shfaqet pak më e shëndosh në fotografitë në rrjetet sociale, megjithatë përsëri mbetet në top formë. |
| KS-OKB dënon përdorimin e forcës ekstreme nga ushtria e Mianmarit Posted: 13 Sep 2017 10:45 PM PDT Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për herë të parë në 9 vite duke u dakorduar mbi një deklaratë të përbashkët për çështjen e Mianmarit, ka njoftuar se është thellësisht i shqetësuar për përdorimin e forcës së tepruar nga ushtria e Mianmarit kundër muslimanëve të Arakanit dhe se dhuna në Arakan duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Anadolu Agency (AA). KS-OKB është mbledhur në një seancë me dyer të mbyllura për të diskutuar ngjarjet e dhunshme kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar. Tekeda Alemu, përfaqësuesi i përhershëm i Etiopisë në OKB i cili kryeson presidencën e radhës të KS-OKB-së për periudhën e muajit shtator, ka bërë disa deklarata për gazetarët pas takimit në këshill. “KS-OKB është i shqetësuar për përdorimin e forcës ekstreme nga forcat e sigurisë kundër civilëve dhe dënon sulmet ndaj civilëve. Këshilli ka bërë thirrje që të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhuna në Arakan, të ulen tensionet dhe të mbrohen civilët”, është shprehur Alemu. Deklarata e parë e KS-OKB-së në 9 vite Duke vënë në dukje se KS-OKB ka mirëpritur faktin që Bangladeshi ka hapur dyert për muslimanët e Arakanit, Takeda Alemu, i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit për bashkëpunim me OKB-në dhe institucionet e tjera të ndihmave për çështjen e sigurimit të ndihmave humanitare. Ndërsa përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë në OKB, Matthew Rycroft është shprehur se “KS-OKB për herë të parë në 9 vite është dakorduar mbi një marrëveshje të përbashkët në çështjen e Mianmarit.” Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, ka arritur në 370 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh, pasi janë larguar nga ngjarjet e dhunshme. Në sulmet e ndërmarra që nga 25 gushti e deri tani kundër muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit me arsyetimin për “luftë kundër militantëve të armatosur”, kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra. Në sulme janë djegur mbi 150 fshatra nga ushtria dhe nacionalistët budistë. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen ende të largohen nga rajoni për shkak të mungesës së sigurisë për jetën. Civilët e larguar nga Mianmari kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve në rajonet malore, lumit Naf ose nëpërmjet rrugës detare. |
| Promovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim Kundër Njerëzimit” Posted: 13 Sep 2017 10:44 PM PDT ![]() Libri botohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. |
| Lekaj inspekton punimet në Autostradën “Arbër Xhaferi” Posted: 13 Sep 2017 10:39 PM PDT ![]() Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është një nder projektet më të medha infrastrukturor në Kosovë. Kjo autostradë do të shkurtoj ndjeshëm largësinë në mes të dy kryeqyteteve dhe do të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes më të lehtë të njerëzve nga të dy vendet. Pjesa e parë e kësaj autostrade deri në fshatin Babush të Ferizajit eshte përuruar vitin e kaluar. Ndryshe, autostrada Prishtinë –Shkup është parashikuar të përfundojë në vitin 2018. Me përfundimin e kësaj autostrade, Kosova përmbush objektivat për ndërtim të korridoreve evropiane të përcaktuara në Forumin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, si dhe me Observatorin e Transportit të Evropës-Juglindore. Autostrada po ndërtohet nga konzorciumi amerikano-turk "Bektel-Enka". Kjo kompani ka ndërtuar edhe "Rrugën e Kombit" nga Rubiku i Shqipërisë deri në Besi afër Prishtinës në Kosovës. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






















